Akuzë e re për Delijorgjin: “Vrasje masive”

Tre të arrestuarit, si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, Mihail Delijorgji, Dritan Minxolli, dhe Ylli Pinari do të hetohen për “vrasje masive”. Kryeprokurorja Ina Rama dhe drejtori i Antikrimit të organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, firmosën dje ndryshimin e akuzave.

TIRANE- Mihail Delijorgji, administrator i fabrikës “Alba Demil”, Dritan Minxolli, drejtor teknik i saj, dhe Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, prej ditës së djeshme janë të akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese, të më shumë se 2 personave dhe rrezikshmërinë e dhjetëra personave të tjerë, vepër penale e kryer në bashkëpunim”, sipas nenit 79 të Kodit Penal. Kryeprokurorja Ina Rama dhe drejtori i Antikrimit të organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, kanë firmosur dje ndryshimin e akuzave për tre të arrestuarit e vetëm për shpërthimet në Gërdec. Delijorgji, Minxolli dhe Pinari u arrestuan në 17 mars të këtij viti, dy ditë pas shpërthimeve në fabrikën e demontimit dhe demilitarizimit të predhave e fishekëve luftarakë në Gërdec. Si pasojë e shpërthimeve humbën jetën 26 persona, punëtorë të fabrikës dhe banorë të fshatit. Ndërsa u plagosën, gjymtuan dhe u lënduan të paktën 300 të tjerë. Mbledhja e djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme kryhej për ecurinë e hetimeve për tragjedinë nga shpërthimet në Gërdec, të cilat drejtohen nga drejtori Shtylla. Për herë të parë pas katër muajve në paraburgim, Mihail Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari, akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, akuzë për të cilën rrezikojnë nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Deri dje, akuza ndaj tyre ishte “shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe përfshinte masë më të lehtë dënimi, nga gjobë deri në 10 vite burg. “Hetimet paraprake vërtetuan se kjo ngjarje shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderushëm personash të tjerë”, thuhet në akt-akuzën e prokurorisë.

Gazeta shqiptare

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. Moza thotë:

    25 July 2008 @ 11:13 am

    Po Fatmiri ?
    Apo do vazhdoje te nderroje manshetat dhe Rolexet ?

  2. ardi thotë:

    25 July 2008 @ 12:51 pm

    …po Sala, do vazhdoje tja hedhi b2thes?

  3. kevinjon thotë:

    25 July 2008 @ 2:49 pm

    Per tragjedine e Gerdecit fajtor ne rradhe te pare eshte vete populli injorant shqiptar qe pa pike sedre e karakteri cdo budallallek shoqeror e shfaqeson absurderisht me pasojat e komunizmit?!
    Fajtore jane vete Gerdecaret/katundaret/gangrenet qe pranuan te punonin aty edhe pse ishin ne djeni te plote te rrezikut dhe matrapazllekut, askush ne Evrope nuk do te vepronte njesoj si ato?!
    Fajtore gjithashtu jane politikanet e te gjitha ngjyrave partiake qe nuk ndrejne zerin tamam per cdo pisllek dhe imoralitet shoqeror qe ka kaplluar shqiperine, ata jane ajka e llumit qe i polli!

    - pra, te gjithe jane fajtor pa perjashtim! …e pastaj te kapemi pas njerit apo tjetrit sa per sy e faqe….!!!

  4. Moza thotë:

    25 July 2008 @ 2:52 pm

    Kev,
    Populli injorant e hangu sa krahu me ndoshta 26 (se kushedi sa eshte nr i vertete) te vdekur, dhjetra te plagos, shtepi te shkaterrume, pune te humbura dhe deme ta pallogaritshme psikologjike !!!
    Tani eshte radha ta hane dhe kategoria tjeter !

  5. canart1975 thotë:

    25 July 2008 @ 5:08 pm

    The ignorance of one voter in a democracy impairs the security of all.
    John F. Kennedy

  6. Pjer Thomas thotë:

    25 July 2008 @ 6:20 pm

    Gjyqi ndoshta do te jete interesant.

  7. Genty thotë:

    25 July 2008 @ 9:42 pm

    Mbani mend po nuk i nxorri te pafajshem Sala keto, dhe ka per tja hedhur fajin katnareve qe punonin tek uzina pa qene te sigurum…

  8. gre_wireless thotë:

    25 July 2008 @ 9:49 pm

    tani behet interesante gjeja… se i thone atyre te akuzuarve, qe ju kemi me jete, ose shisni ndonje te madh ose mire se te rrini…

  9. Ariu i Bardhe thotë:

    26 July 2008 @ 8:45 am

    Populli eshte shume i varfer, populli don te punoje, mos i veni faj popullit se don te punoje. Popullit nuk i falet vetem nje gje, votat! Por dhe per votat nuk i vehet faj, sepse ndado qe te rrotullohesh asnje parti nuk i besohet. Problemi eshte per ndryshim radikal ne mendje, ne ndergjegje, tek te gjithe ne, ne klasen intelektuale dhe politike, por krokodilat nuk te lene…

  10. Idris thotë:

    27 July 2008 @ 3:00 pm

    Mire Poplli u dashka denu se ka bashkepunu me keta “kriminele” duke i strehuar e perkrahur ne punet vdekjeprurese … :Te denohet !!!!
    Mire kriminelet qekan te organizum…dhe kane “sulmu” :( :( :( Popullin per ta vrare me demontim municionesh e predhash…. Te denohen !!!!
    Po del pyetja KUSH i armatosi keta “Kriminele” ? Kush ua ka dhene Licensat , kush u ka sigururar bazat , kush u dergonte si “vula” miratimi
    pjestare te familjes apo krushqive , e te tjera e te tjera…..
    Dhe se fundi …por jo e fundit :
    Kush organizonte cfaqje me Palaco ne pallavrament ku me % e fitimit qe u merrte ‘krimineleve” ndante therrimet pas rritjeve sugjestionuese te “”papara ndonjehere”" ne rritje “BUXHETESH SUPLEMENTARE” ??? :P
    Biles me tam-tame Parlamentare u shquan per Jo kriminel dhe Jo
    kriminele z. K/Min dhe K/Parl dhe pas tyre nje varg nofullkatroresh te….. qeshur domosdo :P :P :P
    Te Shperblehen !!!!
    Nxjerre..kape jashtash !!! :) :) :) Prokuroria …Te denohet dhe BALLA !!!

  11. canart1975 thotë:

    27 July 2008 @ 3:22 pm

    Ore po lereni Gerdecin se iku po kini kujdes se para ca ditesh degjova se MB nenshkroi nje kontrate per cmontimin e disa rraketave me lende toksike.Shqiptare blini kundragaze :P

  12. Idris thotë:

    27 July 2008 @ 3:32 pm

    Sala ka pervoje per LHL..qe nga 1991….me “turmat e irrituara”
    Pas sulmit me LHL qe pergatiti ne 1997 kunder Popllit te parmatosur qe protestonte…..pas “shqelmit Bytheve” me Palo..et qe i dha shtetit ne 1998…pas dhjetrave e qindrave krimineleve te ikur ne “drejtim te paditur”
    ja “PLASI” ne Gerdec drejtepersedrejti si QEVERI……dhe ????????
    Miratoi Buxhetin Suplementar….. :P :P :P
    E cfare eshte nje kontrato per dezaktivizimin e municioneve kimike….
    Ai dhe nofullkatroret…qe domosdo qeshin….Jane te lumtur qe me % e fitimit prej aktiviteteve kriminale kane mundesi te “rrisin” pagat e pensionet qe nuk dalin as per te varrosur te vdekurit dhe jo me per te shperblyer FATKEQET.

  13. shqipo thotë:

    27 July 2008 @ 3:47 pm

    idris, cfare eshte LHL?

  14. Dori thotë:

    27 July 2008 @ 3:48 pm

    E drejtë gre, po ngjitën këto akuza dhe po morrën dënimin ka për të ndodhur ndonjë gjë. Ose do arratisen, ose do i vrasin, se ndryshe do e hapin gojën.

  15. idris thotë:

    28 July 2008 @ 3:20 pm

    Lende Helmuse Luftarake…..te klasifikuara si Krim kunder Njerzimit sepse
    bejne cfarosje ne MASE…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com