Akses, ekses, Shqip, Anglisht, Shqipnglisht
Ah, sa më “pëlqen” kur në Shqipe futen fjalë të huaja. Aq më tepër kur fjalët e huaja futen nga njerëz që duket qe s’e kanë idenë ç’po thonë por që përsërisin kot atë që kanë dëgjuar gjëkundi. E duke i përsëritur i shtojnë, i presin, i ndryshojnë kuptimin. Si sot psh në gazetën Korrieri ku mund të lexoni titullin “Topalli, shpjegime per bllokimin e eksesit te mediave ne Kuvend”. Hmm, të them të drejtën e lexova dy herë që të sigurohesha që s’e kisha gabim dhe pastaj buzëqesha. Se artikullshkruesi ka dashur të thotë “access” (akses – “mundësi hyrje dalje” apo në këtë rast “mundësi transmetimi”) por ka thënë excess (ekses – teprim). E kuptimi i titullit ka ndryshuar fare se në vend që të ishte:
Topalli, shpjegime për bllokimin e mundësisë së transmetimit të mediave në kuvend
është thënë:
Topalli, shpjegime për bllokimin e teprimit të mediave në Kuvend.
Kur e lexoj kështu dashur pa dashur (jo me të vërtetë ore) e mbështes edhe unë veprimin e Kryetares së Kuvendit, teprimet duhen bllokuar
Shkrimi nga Korrieri:
“Topalli, shpjegime per bllokimin e eksesit te mediave ne Kuvend”
E Enjte, 12 Tetor 2006
OSBE-ja i kerkon shpjegime kryetares se Kuvendit, Jozefina Topallit, lidhur me vendimin e administrates se Kuvendit per te mos lejuar mediat private te transmetojne direkt seancat plenare, dhe qe mban firmen e Topallit. Burime nga Kuvendi bejne te ditur, se perfaqesia e OSBE-se ne Tirane i ka derguar nje shkrese Kuvendit te Shqiperise, ku kerkon shpjegime lidhur me vendimin ne fjale. Nderkohe, sipas ketyre burimeve, shkresa e OSBE-se ka marre pergjigje brenda dites se merkure, ku ne shkrese sqarohen arsyet e ketij vendimi, dhe qe jane lidhur me rregulloren e Kuvendit dhe nevojes per permiresim te pjeses ku flitet per transmetimet direkte. Gjithashtu, ne shkresen e Kuvendit thuhet se administrata po punon qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpejt. Edhe mediat vizive, madje dhe deputete nga te dyja palet, nuk e kane pritur mire vendimin per te mos lejuar te pakten per momentin, transmetimet direkt te seancave plenare. E.P


13 October 2006 @ 2:48 pm
ky shqetesim eshte shume i drejte! disa duke dashur te hiqen si interesante dhe si te kulturar perdorin kot me kot fjale qe ne me te shumten e rasteve as nuk e dine se cfare kuptimi kane! fjala me idiote qe kam deghuar ndonjehere ne median tone eshte ankimim!!!!!!!!!!!!!!!!!! budallalleku me i madh sps nje fjale e tille nuk ekziston ne shqip. emri qe rrjedh nga folja ankoj eshte ankim dhe jo ankimim….
13 October 2006 @ 2:53 pm
Per nje shkrim shume interesant mbi anen gjuhesore te problemit shikoni:
Huazimet leksikore dhe qëndrimi ndaj tyre
http://www.peshkupauje.com/huazimet-leksikore-dhe-qendrimi-ndaj-tyre/2006/10/13/
Per anen humoristike te gazetave, qendroni ketu
15 October 2006 @ 7:58 am
Nicole Kidman kishte shku ne Kosove dhe kish thene dy fjale qe Balkanweb i kishte perkthyer perturp.
Balkanweb shkruan:
Jam ketu te njoh me mire Kosoven dhe problemet e saj dhe tju ndihmoj nese eshte e nevojshme.Jam ketu te edukohem dhe te jem zeri juaj ne kete moment shume te rendesishem per Kosoven.
Nicola tha:
“I’m here … to learn so that I can help your country at this crucial, crucial time for the future,”
Jam ketu…per te mesuar, ne menyre qe te ndihmoj vendin tuaj ne kete moment shume te rendesishem, per te ardhmen tuaj.”
Kidman said. “To meet people, hear their stories and educate myself, and I suppose be a voice for you if you need it.”
tha Kidman. “Te takoj njerez, te degjoj historite e tyre dhe te edukoj veten, dhe ma do mendja te jem nje perfaqesuese per ju nese ju nevojitet/eshte e nevojshme”
ok bera nje perkthim me teper sesa shqiperim, por krahasojeni me Balkanweb eshte pothuajse e perzjere.Cfare bejne keta o njeri.Ajo eshte duke u folur grave kosovare, keta e kane bere si kur ka shku ajo per pavarsine e Kosoves. Trapa
16 January 2008 @ 7:11 pm
shqip a anglish