Ajo
Na moj! Ndyresire! Sa e cuditshme! Kam qe kur linda qe te ndjek pas e s’te arrij dot! Jo jo. S’e arrij dot. Ecen, vrapon shume! Duket sikur shkon ngadale, tere ojna e naze si ato vajzat qe kalojne rrugen e bllokojne trafikun! Por, ashtu duket. Nuk eshte ashtu!
He ti, me ato numrat e tua! Dhe te mendosh qe jam une, qe kam pasur cdo femer kam dashur ne kembet e mia! Vetem ty jo! Ti ecen, iken e kurre nuk ta pashe fytyren! Vetem shpinen!
Huh, me nxorre frymen, po lodhem! Ku do perfundosh? Kur do te te arrij me ne fund? Do me shpiesh aty ku shpie te tere? Aq banal te jem une? Thua te kem rene ne gracken tende?
Do ishte me mire te ecnim te dy bashke. Krah per krahu.
Do isha zot sikur te ta kaloja! Te te shihja ne sy!
Por ti, ti moj shtrige shtrigash me mban lidhur me fijet e tua e me zvarrit ne kete hapesire te cuditshme.
U trembe? U fshehe he? Prape ketu je. Te degjoj! Degjoj ate kodin e fshehte numerik te ecjes tende qe ben te mundur rrahjet e zemres time. Ndihet te goditja e takave te tua: tik – tak! Tik – tak! Sikur thone: e fal – me fal! Apo thone: mi – fal, mi – fal? C’te te fal moj! Akoma do? Ku po me mbetet mua nga dita ne dite dicka per te falur!
ORA! Gjithmone ti! Gjithmone te ty qenka fshehur!
Po e di moj ore qe je e vetmja gje femerore qe urrej?
Si? Nuk te behet vone, he? Dale se tani do ndryshosh ide!
Si? Qesh? Tallesh? Si cekani i Thorit he? Jo moj! Ky eshte cekani im.
Nah! Nah! Te shijon? U kenaqe?
S’po te qeshet me, ashtu, e zgerlaqur pas murit, me akrepa e ingranazhe qe kercejne andej – ketej!
Shtepi putane!
Moss! Iku e perdala? Ku?
Kot iken. Ta zbulova sekretin. Kete pune kam une tani. Oret e shtepise, pallatit, lagjes, Durresit, Shqiperise, Ballkanit, Europes, botes!
Tere fabrikat qe prodhojne shtepi putane! Te tera do ti shkaterroj!
S’do kesh me ne fund ku te fshihesh! Do te te ze!
Do te te mbaj ne dite e nete te gjata dashurie! Te kenaqesh! Te cmendesh pas meje! Te varesh nga une! Mos me braktisesh kurre! Zot, me jep fuqine e duhur ta bej kete!
Ti je e vetmja, e cila po te me braktiste, do me bente te vdisja!

20 August 2007 @ 7:51 pm
Po do t’i futesh me themeli kesaj pune, hajde ne Zvicer, vendi i orendreqesve.
20 August 2007 @ 7:55 pm
Bukur !
http://images.easyart.com/i/prints/rw/lg/5/6/Salvador-Dali-Explosion-5670.jpg
20 August 2007 @ 8:11 pm
eT, linku yt ka merdhif. Per un imagen del “Explosion” de Dali:
http://www.globalgallery.com/prod_images/bm-pf458.jpg
p.s. “Na moj! Ndyresire!” eshte shume i gjetur si fillim.
20 August 2007 @ 8:14 pm
Keto momente lunatike ju dhurohen zemergjeresisht nga ….
20 August 2007 @ 11:52 pm
po akullnaje, ne zvicerland, me nje shotgun ne dore, duke ndjekur kemba kembes orendreqesit… hahaahh,
e vetmja gje qe mund te gjeja ne zvicer per te me ndihmuar ndopak do ishte ndonje “vella” i yni qe do me jepte koka me mik, te paster sigurisht “95%”, ose ndonje acid a ku di une.
efektet e tyre do me ndihmonin te perdhunoja oret e te vrisja kohen qe iken si k..
21 August 2007 @ 3:57 am
loer, kokaina është mënyra e Zotit për të të thënë se ke para tepër.
21 August 2007 @ 9:52 am
shume terheqese! pa pare ende foton mendova mos behej vertete fjale per ndonje femer! urime vertet goditese. e shijova teresisht. faleminderit per kete
21 August 2007 @ 4:16 pm
ti thuash faleminderit dikujt per ate qe ka shkruar eshte gjeja me fantastike qe mund te behet. kam marre shume e te shumellojshem komplimenta per shkrimet e mia, po kete kurre. sibnqerisht, eshte me e vecanta nga tere urimet. “faleminderit per ate qe ke shkruar”
wooow! kjo ishte kulmi….
faleminderit whisper, me bere te kuptoja qe pozitivja nuk ka fund ne shtrirjen e saj…
o blendi, sinqerisht, po erdhe dhe ti, ca kam fituar kete vere i harxhoj une o burre per shoqerine


e di pse? se pos te tera debateve qe kemi pasur bashke, ti me dukesh tip mua, i hapur ne mendje, dhe me nje mal me bonsens
ndaj, eja se qeras une me koka
21 August 2007 @ 4:18 pm
Loer, ka qënë edhe dikush tjetër kohë më parë që e kishte kapur me mullinjtë me erë

P.s: nëse ke nevojë për Sanço… më ço fjalë
21 August 2007 @ 4:20 pm
stil i fresket.me pelqeu.
21 August 2007 @ 4:53 pm
whisper, une (me gjithe foton) prap mendoj se behet fjale per nje femer, ne fund asaj ju duk si “cekani i Thorit”, cka nje ore nuk do t’i pelqente asesi.
loer po qe flasim nga fundi i shtatorit. jam i bindur se do jete shume interesante, dhe me duket se do shkundesh mire - po as une nuk kam zakon te shkoj ne festa duarbosh
21 August 2007 @ 5:00 pm
ok ne nje fare menyre prape femer mbetet “Po e di moj ore qe je e vetmja gje femerore qe urrej?” vetem se nuk me duket prej mishi e prej gjaku. se po te ishte ashtu loeri do e kishe kap me kohe. nuk jane kaq te veshtira femrat.
21 August 2007 @ 8:22 pm
Urrejtja , thuhet se nganjehere shkon/ecen se bashku me dashurine, dhe mua keshtu po me duket urrejtja e Kumes ndaj ores. Lexoini rreshtat e fundit, urrejtja shkrihet si kripa ne uje dhe vendin e saj e ze nje dashuri e fshehte.
21 August 2007 @ 10:29 pm
Shume bukur..Shkruar me art e stil konçiz…Ma do mendja se je ndonje “ini” sepse seç me dukesh i pare…
22 August 2007 @ 2:10 pm
Loer,
Duartrokitje, shume bukur (po e ke parasysh si duartrokitet ne fund te nje shfaqje fantastike), BRAVO!!!
whisper,
Femrat duan, pa jane te lehta; se po t’i sfidosh ato, te sjellin rrotull me keq nga ora.
“Women and cats will do as they please, and men and dogs should relax and get used to the idea.”
Robert Heinlein
22 August 2007 @ 5:09 pm
grate jane si hija, kur i ndjekin ikin, kur iken te ndjekin.
natyrisht edhe kete e bejne sepse duan… peace sis
22 August 2007 @ 5:18 pm
Can I come with you when you leave me? - Varg i shkruar nga nje burre.
22 August 2007 @ 5:38 pm
“Ti je e vetmja, e cila po te me braktiste, do me bente te vdisja!”
O loer martohu se po pirdhesh :DDDD
Nga nje mik qe te do te miren
23 August 2007 @ 12:49 am
NYc-usa, njoh vetem nje njeri aty ne NY, kush je ti? njeriu qe njoh une eshte nje nga njerezit me te vecante ne bote… ti kush je? une nuk martohem, e nese kriteri i pjerdhjes eshte ky shkrim, une kam lindur i pjerdhur per standartet tuaja :))
akullnaja, whisper, ikje-ndjekja nuk eshte problem vetem i burrave ai, cdokush kerkon ate qe se ka, dhe kur ti iken, une te ndjek nga pas, e kur une iki, ti nuk me ndahesh, kupton? kerkon ate qe se ke, velitesh me ato qe ke, eshte ceshtje thelbesore njerezore… keshtu funksionon bota.. ke pare qe per dike qe vdes thone, ku ike e na leeeeee, askush nuk i qan hallin personit qe iku per lesh, po secili ka hallin e tij, njerezit jane egoiste akullnaja,
sidoqofte, kujdes nga ngrohja globale e?
ina, thanks per komplimentin, grate duan pa jane te lehta, …me thene te drejten lehtesia do e coje perpara boten, eshte elementare natyrore te thjeshtosh… thyesa, e ke parasysh? sa me shuem te lehte te jemi te tere, aq me shume barriera kalojme, aq me shume ngrihemi ne fluturim, aq me lart shkojme, deri sa te arrijme e te kalojme zotin…krijesen tone…
o zana, jam gjysem “i ini” po ti ku e more vesh? apo s’jam nga dere e madhe andej nga gjiroja unee, hahaha, po ti nga je moj cupe?
o edrus, do vish te mbledhja me blendin? po pergatitu mor plak, se eshte e forte, nuk e di a do e mbash dot, edhe po u fute ne “sanco”
ah, wisper, po ti c’gjini je? se kete nuk e mora vesh…


nga e folura ngjan delikat, nga kuptimi ngjan i forte, ec e merre vesh… me shkarkove baterite e intuites…
enka eshte koincize “enka”s per te treguar natyren e prere e dashurine qe ka per qartesine ?
blendo, ok per ne fund te shtatorit se une jam ne sezon pune tani mor burre, po djersis te fitoj parate e fundit te shtatorit
tani ika se syte me kane shkuar per pasneser nga lodhja, e nuk me pelqen roli i te shkathetit qe ka marre persiper te beje simultane komentesh
sa me shume te qeshim, aq me shume do rrojme nuk thoni?
anyway… all we need is love, dhe ketu me duket se po qarkullon nje pozitivitet qe me mbush me energji
23 August 2007 @ 10:09 am
loer miremengjes. thnx per kete fjaline: “nga e folura ngjan delikat, nga kuptimi ngjan i forte”. me pelqeu shume. gjithsesi edhe une nga ato qe te ndjekin kur iken jam.
jam “ajo” edhe une si ky shkrimi yt prandaj me pelqeu aq shume. sa per kombinimin “delikat por i forte” nuk te paska lene edhe aq ne balte intuita. peace bro, looking forward to reading soon from u
23 August 2007 @ 10:36 am
Eshte shume e vertete kjo pikologjia “do ate qe nuk ke”, te pakten per mua, qe te mos flas per te tjeret. E ne mos qofte cdo here nje akt i hapur (edhe pse gjtihmone i fshehte) tradhetie fizike do jete nje mungese vleresimi dhe neglizhence per ate qe ke ne krah. Quaje “velim” loer, jam dakord.
Dhe ne rast se marrdheniet mes njerezve bazohen ne egoizem te paster, ketu hyn dhe dashuria si ndjenje me trajte te qarte posesive. Arsyet pse “e do” dike ne shume raste kane te bejne me menyrat e ndrysheme qe keta na bejne te ndihemi mire. Por a ka ndjenje me sublime se kaq per tjetrin, ndjenje vetemohimi? Apo eshte thjesht nje manifestim abnormal i egoizmit dashuri, deri ne renie ne gjunje?
Boh!?
24 August 2007 @ 3:17 pm
po blendi, po whisper… ju kuptoni…

une kam provuar dhe dashurine sublime, ate qe njeriu eshte ne gjendje te jape gati gjithcka per tjetrin… madje edhe te mos e shohe me kurre sepse kjo gje do ti bente mire tjetres…
kam hequr dore nga egoizmi i paster me vullnetin dhe deshiren time, sepse ashtu ndihesha,
ndjenja e vertete dhe e paster qe ne e quajme dashuri, eshte ajo gjate se ciles ty nuk te cahet koka nese tjetra/ tjetri nuk te do, apo te do sipas menyres se tij, apo ku di une se ca. ajo e verteta eshte kur ti e do, kaq… dhe nuk kerkon ta manipulosh, te kerkosh ta kesh, ta posedosh…
e do qe egziston…
eshte dicka e tipit “faleminderit qe ke shkruajtur nje dicka te tille” e whisper… ajo eshte forme agapeje. dashuria e vertete eshte “faleminderit qer egziston…”
nese “e do per vete”… atehere ketu kemi egoizem te paster njerezor
do ju dergoj per botim nje tregim qe une kam shkruar, e ku tregoj per dashurine e vertete… nese botohet do ta lexoni dhe diskutojme…
per cdo rast, nese nuk botohet, me shkruani dy fjale ne “loerkume@hotmail.com” dhe kam shume deshire tua dergoj me mail. jam shume i kenaqur kur gjej persona te njejte me mua qe kuptohemi….
pershentje resh…
25 August 2007 @ 1:30 am
Po, po me ka ndodhur, dyshoj se vetem nje here ama, nje ndjenje qe eshte dicka qe nuk ka ndonje spjegim llogjik. Sublime, zjarr, zjarr!!!!! patjeter Agape se eros s’i del. Fatkeqesisht, sic mund ta keni imagjinuar, nuk jemi me bashke, prej vitesh, se keto historite me te vyera keshtu perfundojne, pa lavdi. Une kam vazhduar shtegun tim, ajo te sajin. ka qene shume e veshtire me pare, ishte eksperience ndyshuese per mua, nje romance kimike ndoqi.
“Koha sheron te gjitha plaget” - keshtu i tha gjykatesi mjeranit qe u denua 30 vjet, dhe perplasi cekicin. Koha te mpin, kjo e mire vjen prej saj. Ndersa tani rrekemi, une s’kam ndermend te bej kompromis. Po duhet te jete “just so” dhe nuk jemi takuar, as njohur akoma.
Po e pres tregimin.
25 August 2007 @ 1:49 am
blend, koha nuk sheron ne kete rast, koha nuk mpin ne keto raste, koha mbushet me gjera qe e bejne te mos mendosh per te, jo te harrosh ate, po te mos mendosh…
whisper… me corodite… sapo lexova ate tregimin me klaren… prape corientim shqisash… ketej thua jam ajo, ketej thua jam “delikat por i forte” ketej shkruan per meshkuj lakuriq ne mengjes, e ketej mua me duket sikur ai eshte personazh, dhe jo person… whisper? …
c’je ti mashkull qe ben seks me klaren, dhe qe te pelqejne peshperimat? :)) c’je ti femer qe je i forte, dhe qe je nga “ato” qe “te vijne pas” ???
whisper… me devijove nga muhabeti fare… jam njeriu me kurioz ne bote…
dhe dicka… falemindrit te tereve qe keni durimin te lexoni shkrimin tim… ndihem i perkedhelur i fatit qe ka njerez qe lexojne ato qe une shkruaj… faleminderit…
25 August 2007 @ 2:58 am
E paske qa kete. Shume bukur.
25 August 2007 @ 3:59 am
Nje lajm jo fort i gezuar.Dikush nga Boboshtica kishte vrare veten…E keshtu na la (ose do na lere…..
27 August 2007 @ 12:52 pm
ehhhh loer! shpesh coroditemi nga gjerat qe marrim for granted. eshte cesthje stereotipash, skemash trunore qe te kufizojne dhe kshu cortoditesh. sps eshte e paimagjinushme te mendosh per nje femer qe shkruan si nje mashkull!!! anyway edhe paolo cohelio ka shkruar per nje femer “11 minuta” dhe e ka bere me mire se cdo femer mundta beje ndonjehere. ca gjera mund t’i perceptosh edhe duke qene e ndryshme. do flasim qe te me drg ate shkrimin tjeter se im looking forward to reading it. peace bro
27 August 2007 @ 1:02 pm
whisper hudhe dhe knej blendi@shqipo.com
11 minuta, me ka pelqyer goxha. ne fakt ai e bazon te rrefimet e nje femre te vertete se ciles i ka ndodhur (pjeserisht) ngjarja e 11 min. Une e gjej te veshtire te shkruaj per gjera qe nuk i di.
27 August 2007 @ 4:59 pm
ja sa te koordinohemi me loerin dhe do te ta nis menjhere. ne fakt cohelio ka edhe nje liber tjeter nuk me kujtohet tani titulli po pershkuan aq mjeshterisht edhe procesin e vdekjes. tregim i llahtarshme ,2 faqe detaje te hollesishme deri tek krimbat qe te hane mishin. me beso pasi e ke lexuar te kalon frika e vdekjes! u become ready
27 August 2007 @ 9:36 pm
whisper, me vjen keq qe mendon qe truri im eshte i kufizuar nga skema e stereotipe
eshte shume e kuptueshme qe ti mund te shkruash nga pozitat e nje mashkulli ashtu si dhe ajo qe po shkruaj une tani, qe po ta lexosh, do kesh probleme te medha 

flet pikerisht per nje “femer”! po jo stereotip femre por per nje femer te forte dhe te cmendur.
ndersa ai libri per te cilin flisje eshte pelegrini i komposteles, ose o diario di un mago
lexoje blend se eshte shume intrigues.. nuk e kupton ku ndahet imaginata nga realiteti…
meqe ra fjala, do botoj nje tregim tjeter ketu te peshku qe eshte i lexueshem nga te gjithe …dhe qe tregon per mengjesin e nje femre… ne kembim te mengjesit te nje mashkulli nga whisper…
salut…
28 August 2007 @ 10:14 am
me mirekuptove keq loer. nuk e kisha ne vecanti per ty, por ne pergjithesi. nejse. dhe sa per librin thnx, eshte pikerisht ai. a nice day to all.
24 September 2007 @ 1:21 pm
Nje gje eshte e sigurte persa i perket paralelizmit femer-kohe: qe te dyja te konsumojne, e mbasi te kene shkaterruar,vazhdojne te egzistojne