Ai që garanton në emër të autokracisë
Tashmë cdo gjë ka marrë ngjyrën blu në Shqipëri. Çdo institucion mund të konsiderohet si i varur nga një pushtet. Nga pushteti qëndror i Kryeministrit, i cili kontrollon gjithçka nga kulla e tij; Parlamentin, ekzekutivin, gjykatat, Keshillin e Lartë të Drejtësisë, mediat dhe jo vetëm kaq. I vetmi institucion, ai Prokuroit të Përgjithshëm, që deri dje kondsiderohej si i pavarur tani nuk mund të konsiderohet më si i tillë. Bazat e demokracisë që u ndërtuan me aq vështirësi në këto 17-vite tranzicion u rrëzuan aq lehtë. Ndarja e pushteteve e cila “par excellence” është themeli i demokracisë dhe i çdo shteti që aspiron vlerat demokratike, në Shqipëri nuk gjen vënd më.
Më tepër se një shtet me demokraci parlamentare ,Shqipëria, i ngjan cdo ditë e më shumë nje shteti autokratik, i varur nga një person i vetëm. “Auctoritas superiorem non recognoscens”. Pushtet superior nuk njeh, me këte fjale u përshkruanin monarkët absolute shekuj më parë nè monarkitë europiane, dhe duket shprehja më e mira për të përshkruar këte rast tek ne.
Shqiptarët tashmë janë të drejtuar jo vetëm nga perandoria e korrupsionit, e nepotizmit por dhe nga perandoria e pushtetit, nga perandoria e Kleptokratëve, e cila fuqizohet çdo ditë e më shumë. çdo gjë duket e pafuqishme përballë kësaj forme autokracie. As një institucion qè garanton kundra tiranis sè pushtetit nuk egziston më.
Që prokurori përgjithshëm do të shkarkohej, kjo u dinte fare mirë, por të gjithë shpresonim që për zgjedhjen e prokurorit të ri, Kryeministri ose tè paktèn, Presidenti do të konsultoheshin me opozitën, në mënyrë për të gjetur një kandidat që ti kënaqte të dyja palët, për mos të thënë që kandidati për Prokuror i takonte opozitës, duke qënëse Presidentin dhe shumë institucione të tjera, i kontrollon pozita. Por mesa duket duhet të kënaqemi e të shpresojmë vetëm në fjalët e kryeministrit i cili garanton që prokurori i ri do të jetë i drejtë dhe premton qè prokurori do të luftoj korrupsionin. Por cili është kryeministri që të garantoj dhe tè premtoj një gjë të tillë?? Si mundet që pushteti ekzekutiv të garantoj për figurën e prokurorit? Ndarja e pushteteve a egziston në demokraci pikërishtë për këtë, që as një pushtet të mos varet nga as një lloj pushteti tjetër, e të veprojn në pavarësi?! sepse vetëm kështu mund të garantohet demokracia,vetëm kështu mund të garantohen liritë dhe respektimi i të drejtave të çdo individi. Deri ku do të vazhdoj të shtrihet pushteti kryeministri?dhe pasi të kete mbaruar së kapuri institucinet shtetrore ku do të vazhdoj të shtrihet ky pushtet? Sepse siç thotë dhe Machiavelli pushteti është si rrjedha e lumit, i cili ka nëvojë për argjinatura se përndryshe shpèrhapet gjithandej dhe mer me vete cdo gjë.
MARION GAJDA
18 December 2007 @ 3:56 pm
Mos e hiqni atehere
18 December 2007 @ 6:00 pm
MARION GAJDA, me lejo te te bej disa verejtje.
Nuk e mohoj se ne Shqiperi egziston ndjenja se pushtetet jane ne doren e nje njeriu te vetem, Berishes, dhe kjo mund te çoje ne ato pasoja nagative qe keni lart-permendur.
Megjithate dua te di nga ju, nese kani pasur te njejtin reagim, pra nese jeni ankuar per “autoritarizem”, per “perqendrim pushtetesh”, per “devijime nga parimet e demokracise” edhe atehere kur pushteti kontrollohej ne doren e nje partie te vetme dhe te nje lideri : Fatos Nanos ? Partia e te cilit jo vetem qe arriti perqendrimin e 100 % te pushteteve (edhe atyre te pavarura), pa me te voglin perjashtim, por kete perqendrim e mbajti jo per 2 vjet, apo per 4 aq sa aspiron Berisha, por per 8 vite te gjata e rraskapitese per Kombin Shqiptar.
Disa, shqetesohen (akoma ?), sepse u largua Sollaku. Te tjere shqetesohen se ne KLD anetaret e rinj miratohen nga Topi, sipas kushtetues dhe jo me nga Mejdani e Moisiu … pra insinuojne sikur edhe KLD-ja sot, edhe Gjykata Kushtetuese neser, edhe KLSH pasneser, edhe SHIK mbipasneser, do te kalojne ne duart e Sali Berishes.
Me vjen mire t’u them, se Presidenti Topi nuk duket kaq i lidhur dhe aq i nenshtruar nga Berisha. Ne kohen e Socialisteve (1997-2005), te gjithe keto pushtete qe thashe me lart ISHIN ne duart e pushtetareve te asaj kohe, pa me te voglin perjashtim; KURSE tani, pas nje lufte 2.5 vjeçare, u hoq prokurori; KLSH drejtohet akoma me personin qe ishte ne krye qe ne kohen e Socialisteve; Governatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, eshte po ai, qe ishte para 2005-es; Gjykata Kushtetuese, eshte po ajo, me gati po ata njerez qe ishin ne kohen e Fehmi Avdiut (ku eshte nje turp per Drejtesine Shqiptare, por s’eshte ky objekti i diskutimit). Pra, edhe Gjykata Kushtetuese nuk eshte ne dore te Berishes, perderisa vetem ne 2006-2007 ka nxjerre plot 7-8 ligje te rendesishme si anti-kushtetuese. Njekohesisht, edhe kreu i SHIK, eshte po i njejti, ai i para 2005.
Pra, nuk e kuptoj, sesi disa individe si ju, apo Andrea Stefani, te cilet hedhin teza te ketij lloji (pra, rreziku nga autoritarizmi i Berishes, me ane te perqendrimit te pushteteve), mund ta VERTETOJNE teorine e tyre, vetem e vetem me faktin sepse nje cope Prokuror si puna e Sollakut u hoq !
E fundja, ç’fare te keqe e gjeti Shqiperine se iku Sollaku ? Vetem te mira ka sjelle : klima politike tashme eshte qetesuar, nuk ka me konflikt midis institucioneve, dhe te gjithe jemi rehat nga Telenovela e merziteshme “Sollaku”.
Nuk besoj se gjithe ekuilibrat e pushteteve ne Shqiperi vereshin mbi supet e Sollakut, kjo s’ka kuptim.
Rreziku qe ju parashtroni, tani per tani nuk mund te vertetohet, perderisa plot institucione te tjera te pavarura nuk jane ne duart e kesaj mazhorance. Perkundrazi, ne vitet 2000, ku te gjitha keto institucione vareshin nga PS, asnje nuk guxonte te fliste per rrezik te autokracise, apo autoritarizmit.
Por edhe kjo ka shpjegimin e saj : NORMALE, e kush mund te fliste, kush mund te kritikonte, kur edhe sot 80 % e Mediave (gazeta/TV/Radio) jane ne duart e Opozites, imagjinoni sesi ishte gjendja e pushtetit te 4 -et ne kohen e “perqendrimit” te pushteteve te kohen e “Oligarkise Socialiste”.
18 December 2007 @ 6:12 pm
P.S : Rreziku qe ju parashtroni, mund te vertetohet vetem nese kryeprokurorja e re vendos te arrestoi lideret e opozites.
Por deri tani, mesa duket, ajo po merret me Ministrin Basha, te cilit do t’i hiqet imuniteti, ndaj edhe kjo qe s’ka prova per t’u vertetuar tani per tani.
18 December 2007 @ 8:32 pm
i nderuar lefi,
nuk e kuptoj si nuk doni te shihni se sa te rrezikeshme jane medotat qe perdore kryeministri jone. cfare do lloj gjeje te kete bere socialistet ne fillim(dhe nuk them qe nuk ka bere)as nje here nuk jane te krahasueshme me keto qe po ben kryeministri sot. ata,socialistet,e moren pushtetin ne nje gjendje qe te gjithe e dime se si ishte pas 97,dhe arriten mire apo keq te ngrejn ato institucione qe jane baze te demokracise.sic eshte KLD,gjykata kushtetuese(mos harrojme qe e bene shqiperine me kushtetute ne fillim,e qe sot nuk e rrespektojn pushtetaret)arriten te ngrinin nje fryme ku presidenti u zgjodh me konsensus nga forcat politike,dhe ky jo i bazuar mbi blerje votash apo ndonje kandidat i PS sic eshte sot presidenti jone,nen kryetari i PD. nuk eshte vetem problemi i sollakut si indivit,por ai i sollakut si fenomen. as gje nuk eshte vertetuar nga kryeministri deri me sot se sollaku ka qene i ngaterrua me krimin(nuk them qe nuk mund te jete jo)por demokracia ka rregulla qe te akuzosh duhen prova.dhe vet kryeministri apo kush do tjeter nuk ka dhene as nje prov per implikimin e tij,por vetem ka thene qe “sollaku flen mbi dosjet e krimit”pa provuar as gje.Ndersa prokurori i ri u zgjodh pa as nje lloj kompromisi me opozoiten por gjithca ne menyre arrogante..arroganca nuk eshte pjese perberese e demokracise qe profesohet. persa i perket ministrit Basha,perse nuk shkoj ne prokurìori ai qe kur e thirri sollaku?apo priti qe ai te largohej e te emerohej nje njeri nga PD si prokuror. e mos me thote njeri qe prokurorja e re do te dergoj ne gjygj bashen..eshte pothuajse e pa mundur.
vertet ka dis institucione qe kryeministri nuk i vene ne dore..por mos harrojme qe ato institucione qe ai ka ne dore jane ku e ku me te rendesishme se keto te tjerat. p.sh sa e lire mund te jete gjykata kushtetuese kur keshillin e larte te drejtesise eshte i kryeministrit?sa e te lira mund te jene,gjykat,prokurorite kur presidenti dhe prokurori jane te kryeministrit?sa te lire mund te jene opozita e njrezit e thjeshte kur mediat kercenohen e perpiqet ti kontrolloj kryeministri?
tani situata eshte me e qete sic thoni ju,por kjo eshte me e keqa e qe nuk falet..qe gjerat lihen te kalojn dhe harrohen,ky eshte demi me i madh qe i behet demokracise sepse keto situata qe kalohen e lihen ne harrese jan ei boomerang qe me von kthehen mbrapsh
18 December 2007 @ 8:57 pm
Ne fakt Berisha eshte aq shume i dashuruar pas pushtetit sa dhe Nano pas parase.
18 December 2007 @ 9:06 pm
Marion,
Nuk e kuptoj pse mendon se pushtetet kane qene ndonjehere te ndara e te pavarura nga njera-tjetra ne Shqiperine e 17 viteve te fundit. Aq me teper nuk arrij te kuptoj c’te ben te mendosh se bazat e demokracise u ndertuan ne Shqiperi.
Qysh ne fillimet e “demokracise” e deri me sot vazhdohet te nderrohet cdo punonjes menjehere pas zgjedhjeve, bazuar mbi perkatesite partiake te secilit, duke filluar qe nga ministrat e deri tek pastruesja e banjove. Cdo 4 vjet (me mot te mire kjo, se zgjedhjet ne Shqiperi sikur ndodhin ca me shpesh me duket) i vihet kazma asaj qe eshte bere 4 vjet me pare. Ata qe vijne ne pushtet fillojne qe diten e pare te rrezojne administraten prej letre te ndertuar nga paraardhesit, e ndertojne administraten e vet te letres qe eshte gjithashtu e destinuar te bjere diten e pare pas zgjedhjeve te radhes. Jemi akoma larg ndertimit te bazave prej betoni te demokracise.
18 December 2007 @ 9:12 pm
Përse të mos ta lëmë qeverinë dhe kryetarin e saj rehat dhe të punojë??
Tashmë nuk mund të ankohet se forma të trashëguara të forcave të errëta komuniste ja lidhin duart.
Punë të mbarë Zoti Kryeministër!
Trego se ç’je në gjëndje të bësh, vetëm kështu mund t’ja mbyllësh gojën atyre që vetëm qahen prej pushtetit dhe delirit tënd.
18 December 2007 @ 9:15 pm
mor po ne shqiperi para 97 nuk ka pasur as nje pushtet pervec presidentit te republikes,po dhe tani ashtu po ndodh me nje ndryshim te vogel,nga presidenti kaloj tek kryeministri.cfare ti shohim me ne dy vjen vetem rrumpalle beri doktorri,cfare te presim me…kur te mbytemi fare
18 December 2007 @ 9:29 pm
i dashur lefti,
pasi lexova shkrimin tend, mendimi i pare ishte ai qe te mos pergjigjesha, me kane mesuar gjithnje qe injorancas duhet shumezuar me zero, e ne gjithe leksionet qe une kam marre kur kam qene femije, ky eshte i vetmi i gabuar, sepse pikerisht kur une e shume si une, te dashuruar pas demokracise ( sepse te vetmit qe e njohim, ngaqe per ta njohur duhet te kesh nje botevizion qe shkon pertej kooperatives) veshtrojme se si spekulohet me te , se si ajo shkelet, perdhunohet, vazhdimisht nga kjo injoranc, me detyrojne mua dhe shume si mua te reagojme, sepse gjithcka ka nje kufi. eshte e vertete, komente te tipit qe lexova mepare, te presin cdo deshire reagimi, te pezmatojne, te vrasin e te vene ne dyshim nese ka vertet sens nje pergjigje, por kur mendon qe rezultati i kesaj heshtjeje eshte kjo menyre e te arsyetuari atehere behet e pamundur te heshtesh.
zoteri ose shoku lefti,
zoti nano kishte njemije e nje te zeza, dhe cdo dite e verteton kete, duke vene ne plan te pare interesat e tij kundrejt mijerave te papuneve qe humben vendet e tyre, sepse paten mekatin qe kundrejt nje bajraktari preferuan nje egoist te pafytyre. e megjithate ky egoist, pati meriten e padiskutueshme qe te krijonte ne shqiperi precedentin e institucioneve te pavaruar, pati aftesine politike te zgjidhte ne krye te vendit nje president te emeruar nga opozita: moisiu, u emerua nga Berisha, kjo eshte nje pak gjerat e vlefshme qe ka bere berisha ne keto 17 vjet, pasi Moisiu, i shtyre edhe nga nje tradite familjare qytetare, qe pak shqiptare kane pas shpine, drejtoi vendin si presidenti me i paanshem i historise. fatkeqsia qendron ne faktin qe nga nje president konsensual ne perfunduam ne nje president qe ishte nekryetar partie, dhe kryetar i grupit parlamentar te mazhorances, me nje karriere politike servile te mrekullueshme karshi doktorit. e ky eshte nje hap kundrejt demokracise? jo zoteri, ky eshte nje hap drejt asaj qe quhet autokraci ose sic njihet ndoshta me mire nga kooperativistet si bajraktari…por problemi qendron qe kooperativistet nuk arrijne vertet te shkeputen nga ky mentalitet qe shkopi kultivoi dhe rrenjosi ne gjenet e tyre.
me paturpesine me te madhe permend qe opozita ka ne dore mediat, pra pushtetin e katert, nderkohe qe mediat po te ishin realisht n e dore te opozites do te ngrinin zeri vazhdimisht qe vendi eshte ne sketerre, qe vendi nuk ka snje perspektive, qe vendi po pushtohet nga mentalitete obskurantiste e te felliqura. nderkohe media hesht, media nuk thote asnje fjale qe pronaret po shpronesohen ne emr te kapitalizmit shqiptar, nje doktrine qe mesa duket mesohej ne shkollen e partise ne tropoje, ku doktori do kete qene nxenes i shkelqyer. media nuk flet qe vendi eshte emsatarisht 7 ore pa drita, si kurre ndonjehere, mediat nuk thone qe raporti i Transparency International, tregon se Shqiperia eshte nje vend edhe me i korruptuar se dy vite me pare. media hesht, dhe jo pse eshte e djathte, por sepse doktori ka ushtrua dhunen me te pameshirshme ndaj tyre, me kercenime qe shkojne nga ato ekonomike deri ne ato fizike, per hir te perforcimit te diktatures se tij. e verteta eshte kjo zoteri…fatkeqsisht e verteta eshte qe injoranca po qeveris e te tjere injorante e perkrahin.
megjithate po te jap dy udhezime. qe te perkrahesh sa me mire politikat qeverisese berishnikoviane, nuk duhet te harrosh qe armiku i perbetuar eshte rama tashme dhe jo nano, jo per gje, por pa ndihmen e ketij te fundit edhe zoti topi nuk do ishte president. azhornohu, shoku lefti se perndryshe berisha nuk ka per turp te te dergoje edhe ty te thyesh gure. se te perkrahesh te nuk mjafton te jesh injorant, duhet te jesh edhe i informuar mire kush eshte armiku i klases, por sidomos duhet te jesh edhe i poshter…
18 December 2007 @ 9:40 pm
Si ka qen ajo vjersha” O Lal Kros ore Lal Kros/Vete shkruan/Vete vulos. Keshtu dhe kjo puna jone. E kemi ne gjak ne bajraktarizmin.
18 December 2007 @ 11:04 pm
Ca ti bojsha mer? Ramen e mora ne cel po e kishte te fik. Masanej mora Leskajn. Ajo dreqi s’ma nrejti. Thashe me vete: “Mu t’me bojn po.rdhe kta?”.Plus qe vajti ene vone (9:30 am) ene s’pritsha dot mo, kshu qe m’sabah e firmosa dekretin per Inen.
Hajt per hajer ishalla!
19 December 2007 @ 12:10 am
keshtu eshte kur e len shtetin ne dor bajraktaresh
19 December 2007 @ 1:07 am
- Kjo eshte mbreteria e Saliut XIV “mbreti Hene” -
19 December 2007 @ 1:14 am
S’dua ti pergjigjem megalomaneve, te cilet besojne se e verteta jane vete ata; por e kisha reagimin me faktin se disa ketu besojne se Presidenti paska bere “mekat” te madh, perderisa paska zgjedhur Ina Ramen prakurore, pa u konsutuar me opoziten.
Nje gje dua te di nga ju : si thote neni kushtetues per zgjedhjen e kryeprokurorit ? Me duket se thote, se ate e zgjedh Presidenti, me pelqim te kuvendit.
Disa kooperativiste ketu dhe utopiste te mendimit se konsensusi eshte nena e perparimit kolektiv, mendojne akoma si kuaj karroce, se Presidenti e kishte detyrim te “pyeste” mazhorancen apo opziten, pra te bente pazar, per emrin e kryeprokurorit. Ne fakt, kushtetuta nuk e detyron Presidentin te bej nje negociim te tille, prandaj ai s’kishte asnje detyrim te konsultohej, me askend.
Disa bajraktare do te objeksonin se Sollaku u zgjodh me konsensus … e pastaj ? Kush e detyroi Moisiun te zgjedhe ate me konsensus ? Mos valle Kushtetuta ? Absolutisht jo, por nderkmbetaret dhe politika !
Rasti Sollaku s’mund te jete nje “precedent”, sepse ne Shqiperi ka ligje te shkruara, dhe jo ligje zakonore si ne mesjete … pra, meqe i pari u zgjodh me konsensus, edhe i dyti do behet me konsensus …
Sa per ata qe mendojne se Mediat ne Shqiperi paska qene te lira ne kohen e Socialisteve, dhe se tani na qenkan te çensuruara, apo se nuk guxojne me te kritikojne qeverine.
Dua t’i ndertoj nje liste te mediave kryesore ne Shqiperi, qe çdo Shqiptar “mesatar” mund t’a beje, duke ndare mediat prane qeverise apo prane opozites. Ne fund nxirrini konkluzionet se kush e ka pushtetin mediatik ne dore, por nese s’jeni ne gjendje te pranoni as kete, eshte e kote puna :
Prane Qeverise :
Televizione :
TVSH
TV KLAN
Ora TV
Shijak TV
ATN1 (nuk e di nese egziston akoma)
Teuta TV (tani UFO)
etj
Gazetat :
Rilindja Demokratike
“55″
Republika
Tema
Koha Jone
“Sot”
Prane Opozites :
Televizione :
Top-Channel
Top-News
Vizion Plus
TVA
A1 TV
News 24
etj
Gazetat :
ZP
Gazeta Shekulli, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare (jane qe te treja tek webpage : antiberishizmi, tek linket e miqve !)
Gazeta Panorama
Gazeta ABC (prane levizjes Mjaft)
Albania
Kush jane gazetat me te lexuara ne Shqiperi & kush i ka mediat me te shikuara, dhe kush i “ka” ato, kjo eshte pyetja lidhur me pushtetin e 4-ert.
19 December 2007 @ 1:22 am
o AR31,
meqe e krahasove Salen me Louis XIV :
i bie atehere qe pasardhesit e tij te qeverisen vendin deri edhe 100 pas “ikjes” se tij
:) , sepse pas tij erdhi Louis XV dhe Louis XVI !
Ose tjetra : Meqe qenka monarki absolute, duhet permbysur !
Dreqi e mori, s’keni fat ! Se jemi 10 vjet e kusur pas 1997, ju duhen ca fajde te tjera dhe ca piramida te tjera per te bere revolucion apo kundra - revolucion !
Perdorni per kete qellim “piramidat” e shkollave private, siç i cilesuan shume analiste, per te permbysur regjimin !
19 December 2007 @ 1:46 am
Na duhet nje 1789 dhe ne!!!
19 December 2007 @ 2:48 am
Lefti, une po merrem vetem em pjesen qe me takon.
Meqe e paske kaq per zemer ligjshmerine te sugjeroj te lexosh pak Kushtetuten e Republikes. Te kapitulli te pjesa qe flet per Prokurorine, lexo pak piken dy te nenit qe citove. Ajo thote:
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rëndatë ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
Me thuaj ti mua ku eshte ligjshmeria te shkarkimi qe i beri partia Sollakut.
Meqe e dh.ieu ketu, si president i te gjitheve i takonte qe te pakten te konsultohej me opoziten. Jo patjeter ti merrte konsensusin, po te konsultohej.
Pervec kesaj, ka dhe ca parime te se drejtes qe duhen respektuar sepse ligji interpretohet vetem ne kontekstin e tyre. Njeri psh eshte “autrefois acquit” (Po ta ve frengjisht meqe ke flamurin francez aty afer emrit). Po nuk e kuptve bej pak research se te duhet.
Pavaresisht te gjitha ketyre, Bamiri mund ta shmangte gjithe kete po qe se do respektonte funksionimin e shtetit LIGJOR. Mund te priste 2 jave dhe e bente interpretimin e kushtetutes i zoti i punes, Gjykata Kushtetuese. Po si iu qep kucedra, helbete edhe presidentuci e beri me breke neper kembe kete pune.
Sa per kooperativiste, eshte mbushur PD-ja plot. Nuk ju kane kolektivizuar token, po trute.
19 December 2007 @ 12:17 pm
I nderuar shoku lefti,
urime per fantazine tene, qe nxjerr nga fjalori yt i larmishem te njejten terminologji qe perdorin njerezit kundra teje.
megjithate qe insititucionet te mebten te pavaruara i nderuar zoteri duhet medeomos qe ai te perfaqsoje te gjithe shqiptaret, pra mos jete vegel e zgjedhur ne mekanizma te caktuar nga x apo y force politike. une e kuptoj qe kjo mbase per nje mentalitet te dhunuar e kompleksoid eshte pakse e veshtire per tu kuptuar e pranuar, por kjo eshte demokracia, te na pelqeje apo te mos na pelqeje ne.
persa i perket renditjes tende te mediave ehste vertet qesharake. te gjitha mediat qe ti vlereson si prane opozites, jane ato qe guxojne te thojne dicka kundra qeverise, gje qe e benin e dhe kur pushteti ekzekutiv ishte ne dore te PS, pra flasim per media qe perpiqen ti hapin syte komunitetit shqiptar ne batakun ku jetojme, dhe ti ndricojne ti tregojne te gjitha paudhesite qe qeveritaret tane kryejne me pafytyresine me te madhe, pavaresisht se kush jane qeveritaret ne fjale.
por mentalitei bajraktar nuk e njeh kritiken, mentaliteti bajraktsar te etiketon menjehere si armik, kur ti guxon thua gje kundra tij, dhe perdor te gjitha menyrat e mundshme per te te mbyllur gojen.
e megjithate pasi ti i rendit keto media si prane opozites, ne fudn shton se jane me te veshtruarat. duke arsyetuar ne menyre absurde sikur ti ke te drejte per kete, nuk te lind pyetja pse jane me te ndjekurat? sepse mbase thojne me teper te verteten? sepse mbase i afrohen me shume realitetit shqiptar? sepse si te tjerat nuk i bejne fresk kryeministrit e nuk trillojne historira te tipit “djali i rames, ky bir i kristaq rames”? ky eshte niveli i mediave te djathta, kjo eshte fryma qe ata perpiqen te shperndajne, nje fryme e poshter dhe jagoiste, qe aq shume perputhen me bariun e kopese tuaj.
19 December 2007 @ 12:43 pm
lefti,
qeveria deri para pak kohesh ka pas paret e Alb-Telekomit per te blere mediat. Tani qe u privatizu ky ka ridale ne skene INSIG-u.
Te me falesh qe po i bi shkurt po je fiu fiuuuuuu larg realitetit.
Ne Shqiperi mungon jo vetem media qe ben opozite por ketu mungon fare dhe opozita.
Keta birbot qe bejne sikur bejne opozite e dine fare mire qe duhet ta kesh mire me Berishen qe te vish ne pushtet.
I vetmi ze qe ben opozite eshte Erion Braçe, bisha e terbume e Muzeqese.
19 December 2007 @ 3:45 pm
ah mo lefi mo lefi!
po si te paska bere dhe ty komandanti i gjithe fuqishem e kudo prezent berisha, qe ta hash sapunin per djadh?!!!
PO, qe kur paskan filluar militantet e PD te flas me kushtetut???? sikur nuk e njihnin ate???apo si tju interesoj????!!!epo meqe ra fjala,po te citoj kushtetuten ne lidhje me presidentin”presidenti i rrepublikes eshte shprehje e unitetit te popullit”vetem per topin,kjo fraze nuk vlen.sepse shprehje e unitetit te popullit do te thote qe presidenti te zgjidhet me konsensus.po qe saliu konsensusin as gje e di cfare eshte.nga ana tjeter cfare prete nga nje bajraktar si ai…
19 December 2007 @ 6:36 pm
“të konsultoheshin me opozitën, në mënyrë për të gjetur një kandidat që ti kënaqte të dyja palët, për mos të thënë që kandidati për Prokuror i takonte opozitës, duke qënëse Presidentin dhe shumë institucione të tjera, i kontrollon pozita.”
Kjo menyre arsyetimi nuk con uje gjekundi. Te emerosh prokurorin nga opozita per hir te faktit se pushtetet e tjera i ka ngerthyer pozita, jo vetem qe nuk ndreq gje, por rikthen procesin reformatar serish ke klanokracia.
Gjithe thelbi i institucionit te prokurorit eshte qe te kunderveproje praktikisht ndaj ketij mentaliteti me ane te ligjit kushtetues, dhe jo ta riperterije ate duke sirtarizuar llokmat e pushtetit.
20 December 2007 @ 2:35 pm
…Që prokurori përgjithshëm do të shkarkohej, kjo u dinte fare mirë, por të gjithë shpresonim që për zgjedhjen e prokurorit të ri, Kryeministri ose tè paktèn, Presidenti do të konsultoheshin me opozitën, në mënyrë për të gjetur një kandidat që ti kënaqte të dyja palët, për mos të thënë që kandidati për Prokuror i takonte opozitës, duke qënëse Presidentin dhe shumë institucione të tjera, i kontrollon pozita….
—–
Marion cfare konslutimi kerkon kur per heqjen e ish prokuroit te mepare vendi desh shkoj ne zgedhje te parakohshem nga ajo opozite qe tani ankohet se nuk po e pyet njeri. Apo u harun kaq shpejt sheri i madh per presidentin. A duhet konsultim Patjeter dhe gabim qe nuk eshte bere ky konsultim, por pepara se opozita te kerkoj konsultim duhet ta kishte menduar kete kur kerkoj te minoj bashkpunimin per presidentin me cdo gje, me forma me kalamaqe qe te kishte zgjdhej te parakohshme. BIle nga intati si akrepi kafshoj edhe veten kur nuk ja ariti ketij qellimi. Me poziten u zune deri sa u kujtua dhe 97 disa here, Tani kerkon konsultim? Qe te kete sher duhen dy pale qe te kete konsultim po keshtu duhen dy pale. Perse vetem njera pale eshte fajtore? Apo per hir te militantizmit?
20 December 2007 @ 3:04 pm
Me vjen shum keq, qe mungesa e kultures dhe e civilizimit, na ka futur ne keto dite qe jemi sot. Deri sa te nderrohen brezat, te rritet kultura e pergjithshme e shoqerise, populli shqiptar sdo bej ndonjeher hajer. Nuk dua te futem ne debate, personale e lagu apo se lagu, ky apo ai tjetri. Sot me shum se kurre shqiptaret duhet ta kuptojne, qe patriotizmi edhe kuptimi i plote i demokracis eshte e vetja dalje nga kjo gjendje qe jemi. Po nuk duam njeri-tjetrin, ose veten tone, ska si te na doje bota, kshu qe shqiptar, kushdo parti te jete ne pushtet, pa dallim idealizmash edhe interesash personale, duhet ti japim fund egoizmit edhe te gjith te japim kontributin tone, per te ndryshuar gjithcka. Jemi i vetmi komb qe e urrejn me shum njeri-tjetrin, edhe qe s’bejm fare per njeri-tjetrin, egoizmi, cmira, urrejtja..etc…sidomos keto ndodhin jasht vendit, ku e ku ta shofim njeri-tjetrin keq….! Me vjen keq qe po shfryhem ktu po, kur te gjith ankohen s’kemi drita,uj,lek,pun…etc..etc… Duhet ta ngrini zerin, te dilni ne protesta, se prandaj jemi ne demokraci, pa dallin partish, kushdo qoft ne pushtet. Si mund te jemi ne patriot kur ja lejm vendin tone, ne dore disa politikaneve te pa afte???? Te cilet e shkaterrojn, e perdorin si monarki, sikur e kane pronen e tyre????
TURP!