Afera amerikane dhe pandëshkueshmëria shqiptare
Çështja e lidhjes së ambasadorit amerikan Withers me aferën e paligjshme të falsifikimit të fishekëve kinezë, ku dalin të përfshirë amerikanë dhe shqiptarë, ka mbytur faqet e lajmeve të televizioneve dhe ato të gazetave. Është vërtet një ngjarje me të gjitha elementët për të qenë një skup mediatik, shumëdimensional sepse përfshin në një lidhje të çuditëshme, gati surreale, një shtet të vogël si Shqipëria dhe shtetin më të fuqishëm në botë, pse ka në prapaskenë luftra dhe armë që prekin konflikte botërore, sepse gjejmë në këtë lojë protagonistë të rëndësishëm, ndër të cilët edhe gazetën më të njohur në botë New York Times, pse në lojë është edhe rivaliteti midis Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, midis demokratëve amerikanë dhe atyre republikanë.
Fatos Lubonja, Korrieri
Çdo gazetar që ka ndjekur dhe komentuar ngjarjet më të rëndësishme në vend nuk mund të mos bëjë komentin e tij edhe lidhur me këtë ngjarje. Nxitoj prandaj edhe unë të bëj komentin tim.
Janë dy pikat më të rëndësishme që më fton të ve në dukje kjo histori ashtu siç është zhvilluar deri tani.
Së pari, ndonëse, siç thashë, kemi të bëjmë me një ngjarje kaq mediatike për shkak të implikimit të SHBA, kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë se pjesa shqiptare e kësaj afere është shumë herë më e rëndë dhe kriminale sesa ajo amerikane. E kam fjalën për atë se tragjedia e Gërdecit është shumë herë, pakrahasimisht herë më e rëndë sesa përfshirja ose jo e ambasadorit amerikan në falsifikimin e origjinës së fishekëve. Fakti se në këtë aferë janë amerikanët, se në të mund të ketë dorë edhe vetë ambasadori, nuk duhet të na bëjë të kalojmë në plan të dytë krimin e Gërdecit. Dhe krimi i Gërdecit nuk lidhet me fishekët kinezë apo shqiptarë, por lidhet me faktin se të korruptuarit shqiptarë, në etjen e tyre për para, kanë shkuar shumë më përtej në krime dhe paligjshmëri sesa shitja me fallsifikim i fishekëve të vjetër kinezë. Ata kanë futur në proces demontimi predha të artilerisë së rëndë në kushte të paimagjinueshme sigurie për çdo qënie njerëzore që ka sadopak ndjeshmëri ndaj jetës së tjetrit. Dhe ky është krimi kryesor për të cilin duhet të akuzohen dhe gjykohen përgjegjësit e kësaj afere ku ajo e fallsifikimit të origjinës së fishekëve është pjesa më e lehtë. Duhet bërë, pra, kujdes që afera amerikane të mos eklipsojë krimin shqiptar, të mos futemi në sherret midis Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, apo ato midis demokratëve dhe republikanëve amerikanë e të ngecemi aty.
Së dyti, midis asaj se çka po ndodh në Amerikë dhe këtej nga ne lidhur me këtë aferë bije në sy një diferencë e madhe. Ne shohim dhe ndjejmë peshën e rëndësisë me të cilën po trajtohet kjo aferë në SHBA dhe, po ashtu, kemi ndjenjën se këtej nga ne nuk do të ndodhë asgjë me protagonistët tanë të krimit. Kjo sepse ne dimë se në SHBA drejtësia është e pavarur nga politika, se fajtorët do të dënohen, kurse tek ne jemi në mbretërinë e pandëshkueshmërisë me një drejtësi të kapur nga autorët e krimit qofshin këta politikanët qofshin oligarkët si Delijorgji me shokë. Në këtë kontekst kjo ngjarje vlen të komentohet edhe për atë se edhe në këtë rast, si shumë herë, ne shpresën e kemi të na shpëtojnë të huajt. Pra dëgjon shumë zëra që të thonë se fakti që për këtë çështje po hetojnë edhe amerikanët mund të na ndihjmojë sepse, duan s’duan, edhe prokurorët tanë do të detyrohen të hetojnë e të nxjerrin fajtorët; se kjo do të jetë një provë edhe për drejtësinë tonë, se nga ky dokumenti i fundit doli qartë se Mediu ka ditur që në nëntor 2007 se çfarë ndodhte, jo se ishte i huaj për këtë aferë siç ka pretenduar etj.. Personalisht jam skeptik ndaj kësaj shprese. Sepse më duket se edhe sikur të arrijë të dënohet Mediu nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim në thelbin e gjësë. Unë e shoh klasën tonë politike aq të infektuar nga sëmundja e Mediut dhe drejtësinë aq të lidhur me klasën tonë plitike saqë e kam të vështirë të besoj se, pas kësaj historie, ne do të dalim me ndjenjën se sistemi i impunitetit për klasën tonë politike ka marrë një goditje të rëndë dhe se nesër do të kemi më shumë drejtësi. Sikur në SHBA afera korruptive të kishte shkaktuar edhe 26 viktima nuk di se çfarë do të kishte ndodhur. Atje vetëm për faktin se janë blerë fishekë kinezë po bëhet nami, kurse tek ne është evidente ngadalësia e veprimit, pafuqia ndaj së keqes, mungesa e vullnetit për ta ndëshkuar atë. Kemi të bëjmë me një diferencë që, metaforikisht, do të thoja se është si ajo midis sëmundjes që bije mbi një trup të shëndoshë, që ka forcën e imunitetit për të reaguar dhe pashpresësisë së një trupi me Sida, me sistem imunitar të shkatërruar, të cilit episode të tilla veçse i venë në dukje agoninë e tij.
Qofsha i gabuar, por përshtypja ime është se sistemi i imunitetit për klasën tonë politike është forcuar edhe më shumë dy vjetët e fundit, veçanërisht pas Gërdecit. Kjo sepse, në fakt, është e njëjta klasë politike që ka 17 vjet që më një anë përthellohet në abuzim me pushtetin dhe, më anë tjetër, e konsolidon gjithnjë e më shumë këtë pushtet. Kjo klasë politike - e kam fjalën për të gjithën pa dallim krahësh - në krye të herës e kishte shumë më tepër frikë drejtësinë. Pastaj, veçanërisht pas 97-tës, kur, megjithë atë masakër, nuk i hyri gjemb në këmbë, por vetëm vazhdoi pasurimin e saj edhe më tej, ajo e rriti edhe më sigurinë se nuk mund t’i ndodhte gjë. Konsolidimi i sistemit të korrupsionit me socialistët e çoi në një shkallë edhe më të lartë këtë siguri, por përsëri lufta për pushtet që lindi brenda socialistëve në një fazë dhe ajo midis mazhorancës dhe opozitë në fazën tjetër, ku njëra palë denonconte palën tjetër, sikur e ruajti një farë frike nga drejtësia. Kurse me kapjen nga PD të sistemit të korrupsionit dhe veçanërisht pas Gërdecit siguria e pandëshkueshmërisë u rrit edhe më shumë pasi palët e shohin veten në të njëjtin batak. Së fundi kemi hyrë në një fazë të fundit të forcimit të mëtejshëm të kësaj sigurie nëpërmjet marrëveshjes së heshtur dhe të hapur mazhorancë - opozitë për të ndarë të patrazuar nga drejtësia dhe opinioni publik pushtetin dhe përfitimet abuzive prej tij. Sot vërtet opozita bërtet herë pas here për Gërdecin, por ndjesia e përgjithshme e opinionit është se kemi të bëjmë me show-un televiziv të rradhës, me larje goje sepse asnjëra palë nuk ka forcë morale për të kërkuar t’i shkohet deri në fund drejtësisë pasi Delijorgji dhe shokët e tij i kanë pasur bashkëpjesëtarë në krim. Njerëzit nuk kanë më asnjë besim. Ata i janë nënshtruar së keqes dhe padrejtësisë e cila i godet dhe mpin ngado që kanë kontakt me politikën.
Ka shumë që kanë arritur në këtë përfundim dhe në fund të këtyre arsyetimeve shtrojnë pyetjen: mirë, po si do të dalim nga kjo gjendje? E përsëris edhe një herë: qofsha i gabuar, por kam shumë frikë se nga kjo gjendje ne do të na nxjerrë kolapsi dhe jo aftësia për të përmirësuar shkallë shkallë vetveten dhe e keqja e kolapsit është se ai pjell kaos i cili jo vetëm rrit pandëshkueshmërinë, por nxjerr në krye përsëri sharllatanë dhe aventurierë të kategorisë së këtyre që kemi sot në krye.


1 Korrik 2008 @ 4:22 pm
E qarte. Spiropalja dhe Lubonja e mendojne ndryshe.
1 Korrik 2008 @ 4:35 pm
Shkurt muhabetit, po kaloi edhe Gerdeci pa lene asnje gjemb ne kembet e askujt, atehere “Miresetevini ne “bej-c’te-duash-land”.
Do shfryje si flluske sapuni edhe kjo ceshtja e ambsadorit. Po ndeshkimi apo pergjegjesia per shperthimin e shtetit kujt do t’i ngece ne dere? Askujt!
Po pra, miresevini!
1 Korrik 2008 @ 4:49 pm
Lubonje, lexo Princin e Makiavelit, ta marresh vesh se c’duhet.
1 Korrik 2008 @ 4:50 pm
Shkrim i mire per mendim tim I shkrojtur me bukur dhe me thjeshte jane po ato qe une i kam thene Mero/Merushes ne shkrime te tij
1 Korrik 2008 @ 5:17 pm
mesimi me te keqen eshte e keqja me e madhe!
Lubonja, keshtu po. Te ze vend llafi.
1 Korrik 2008 @ 5:27 pm
Te mire e ke analizen Lubo, por e vetmja shprese e atij trupi te semure dhe te falimentuar eshte t’a sheroje dikush nga jashte.
Duhet nje kirurg qe t’ia heq kancerin qe po i ze frymen. Shpresoj qe pasi Brisha te kete mbaruar pune duke fshire prapanicen me New York Times-in dikush ta marre ate cope gazete dhe t’ia vere tek hunda qe t’i marri ere mire.
1 Korrik 2008 @ 5:37 pm
Frike me vend aty ne fund, qe ne fakt peshkataret e kane shprehur pothuaj te gjithe, kur une therrisja per robespierrizim te situates pas Gerdecit. Ne fakt, nuk ka shoqeri qe te mos kete nevoje per nje Robespierre; e keqja eshte se te gjithe kane frike se ndeshkimi terrorizues ndeshkohet, dhe askush nuk e merr persiper rolin e heroit negativ. Tashme eshte vone. Nga dy ekstreme u zgjodh me i keqi, pandeshkueshmeria eshte konsoliduar, sic e ve re Lubonja, dhe e vetmja gje qe mbetet eshte te shpresojme se vonesa e drejtesise ka te beje me shprehjen se drejtesia vonon por nuk harron.
1 Korrik 2008 @ 5:41 pm
Shkrim cilesor por premisa qe drejtesia amerikane eshte e pavarur nga politika nuk ka qene asnjehere e vertete. Por me nje ndryshim te madh nga drejtesia shqiptare (me ke e krahasoj dhe une), politika ne sistemin e drejtesise amerikane me teper se ne rrafshin materialist eshte e perqendruar ne rrafshin e luftes ideologjike (lberalizmit dhe konservatorizmit) midis dy kampeve te medha republikaneve dhe demokrateve.
Fitorja ne planin ideologjik sjell perfitime ne planin politiko-legjislativ dhe pastaj domosdoshmerisht ne planin materialist.
P.sh lobi i avokateve ishte nje nga lobet me te fuqishme ne mbeshtetje te presidentit Bill Klinton. Ne emer te mbrojtjes se interesave te individid ne ate kohe moren fame avokatet qe paditen kompani te medha te duhaneve, siguracioneve deri edhe te fuqishmin Microsoft. Me fitimin e gjyqeve 15-20% e shumes shkonte per te paguar avokatet. Ne kete menyre avokatette u pasuruan se tepermi nga klima politiko-ideologjike e krijuar nga presidenti te cilin ata e mbeshteten materialisht dhe politikisht.
Kjo klime ideologjiko-politike u nderpre me ardhjen ne fuqi te republikaneve (Xhorxh Bush), i cili me ligjet qe aprovoi e beri te veshtire paditjen e kompanive te medha, te cilat ishin dhe jane shtylla kurrizore e konservatorizmit (republikaneve).
1 Korrik 2008 @ 5:47 pm
Arben,
Nuk me duket se Lubonja po trajton qendrimet ideologjike te drejtesise Shqiptare. ketu po flitet per nje krim ordiner te pandeshkuar
1 Korrik 2008 @ 6:47 pm
Shume i sakte ky pasazh, nga shkrimi i Lubonjes!
..por do te shtoja se kur flitet vazhdimisht per abuzime me pushtetin,eshte njesoj sikur ha nje pjate me sallate domate,kastraveca,dhe djath!
Nuk i bo pershtypje njeriut per abuzime me pushtetin, nuk ka shanse njeri nga pushteti te denohet,abuzimet jane aq te medha sa edhe flaka e Gerdecit!
Gerdeci,nuk dogji as edhe nje politikane-pushteti ne karierren e vet,vetem 26 viktimat i mbuloi dheu,dhe harresa!
Faktet per abuzime me Gerdecin,shit-blerjen e armatmeve dhe perfitimeve personale, flasin por jo per veshet e pushtetareve,politikaneve ata nuk i gjen gje,se gjithemone do te jene te shurdher,nga zeri i bute i ketij populli ! Abuzimi me pushtetin nuk ka te ngopur!Morali i qeverise ndjen kurben e termetit,por nuk shqetsohet sepse nuk bie termet ne hale!
1 Korrik 2008 @ 8:22 pm
lumidrin thotë:
27 Qershor 2008 @ 12:10 pm
Kur e lexova dje,artikull terheqes,por me mendesi te mbrapesht.Pse?
Ato qe thuhen ne artikull sot, shume mire mund te ishin thene para se te ndodhte tragjedia e Gerdecit.
Nuk kane vlere,sado te jene fjale te verteta.
Ketu qendron e keqja jone, nuk kemi kurajon profesionale, qytetare, te ngrejme zerin.
Eshte shume e lehte te merresh sot me humbesit,me te “pandehurit”, por “dje” ku ishte ky ushtarak?
Politika Shqiptare ne keto dite eshte ne gjuetin e shtrigave.
Sot politikanet e ato afer tyre, akuzojne,denojne,pa marre parasysh se ekziston nje instituzion qe eshte ai kompetenti i akuzes e i denimit,pa e thene keto fjalen e tyre te fundit, çdo eshte e pabaze,e pavertet,vetem iluzione te erreta.
Me te njejtin qellim niset edhe ushtaraku,autori i artikullit,ne gjuetin e shtrigave.
Nuk arrij te lexoj nje artikull ku çeshtjen e shtron me problemin se ç’fare sjell ne jeten e Shqiptareve kjo situate.?
Nuk degjova njeri person publik e jo, te bej pyetjen,”po presidenti pse e beri kete levizje kaq te gabuar per emerimin e anetereve te Gj se Larte,nuk eshte se ishte nen presionin e ndonje grupi njerzish, qe nuk duan te humbin pushtetin e tyre te vjeter.?”
Si eshte e mundur te flitet kaq shume per nderrimin e arkave te municioneve, e pak per Gerdecin.
Per ne Shqiptaret, e panjohura qendron tek Gerdeci,jo tek municionet Kineze, ato ambalazhime u nderronin hapur, nuk kishte vende sekrete.
Ku eshte lidhja midis municionit Kinez, me fatkeqsin e Gerdecit?
Pse nuk shkruhet me shume per hetimet qe kane bere specialistet mbi mundesin e provokimit ne shperthimin e depove.?
Gjendja politike Shqiptare nuk eshte te “zbardhet çeshja e Gerdecit” por te largojme Berishen.
Do vazhdojme perseri ne Shqiptaret ta marrim per te vertet se largimi i nje personi do thote “mirqenie”, “begati” ,e “lumturi”?
Deri kur do besojme se nje person i vetem na sjell lumturin,o nje person i vetem na pengon te kemi kete lumturi?
2 Korrik 2008 @ 4:19 am
Deri kur do besojme se nje person i vetem na sjell lumturin,o nje person i vetem na pengon te kemi kete lumturi?
—————————
….por e vetmja shprese e atij trupi te semure dhe te falimentuar eshte t’a sheroje dikush nga jashte…..
———————————
Mendoj se “lumturia” do te vij kur shoqeria jone te kuptoj pergjegjesine e saj civile. Me nje shoqeri si kjo e jona e pa zhvilluar ne mbajtjen e pergjegjesise civile, ska lumturi.
Mendoj qe shoqeria jone te zhvillohet duhet nje katalizator qe te filloj zhvillimin e saj. Ky katalizator duhet te kete interes dhe mare persiper pergjegjesine per te kryer nje veprim te tille. Nga jashte kjo nuk vjen se askush i jashtem nuk ka kete interes apo pergjegjesi. Mbetet vetem qe nje indivit ose nje grup i kufizuar individesh, te mare persiper pergjegjesine civile dhe me interesa te pastra civile qe te mund ta kryej/ne kete. Ky/Keta do te bjene “jumpstart”in e zhvillimit te shoqerise sone e cila pastaj do te mare persiper pergjegjesine civile qe do te coj ne “lumturine” e enderuar.
2 Korrik 2008 @ 8:16 am
Na u deshen njezete vjet per te kuptuar se gjithe planeti eshte i korruptuar.Per te zgjidhur nje çeshtje edhe ne kancelerite nderkombetare duhet ta zgjidhesh qesene.Gjithçka qe kerkojme te arrijme ne arenen politike siç del e paguajme edhe me bakshishe.Saliu sipas interesave dhe halleve e zgjidh qesen per lobing,per Kras…. Nderkombetaret ne Shqiperi kane gjetur nje lope qe i numerohen brinjet,
por qe u jep mjafte qumesht per klanet e tyre.
Ja qe keshtu eshte…
2 Korrik 2008 @ 11:31 am
Fjalen lumturi e kam futur ne thojza,len te kuptoje se lumturia eshte relative per secilin individ.
Shoqeria Shqiptare ka nevoje per nje rishikim te ndergjegjes personale e kolektive.
Shqiperia eshte e “mbytur” ne konflikte partiake,konflikte instituzionesh, konflikte grupit, e konflikte individuale.
Konfliktet partiake, nuk jane vetem ato te pozite opozite, por edhe brenda vete partive,konfliktet e grupeve (rolin kryesor ketu e luan masmedia) e shtrire edhe ne ato te instituzioneve.ka krijuar nje marramendje totale ne jeten e perditshme te shtetasve Shqiptare.
E ne fund konfliktet individuale, te krijuara nga arsye me te ndryshme, nga ato jetsore, deri ne me banalet.
Kush i sjell me dem shqiperis?
Me e demshmeja eshte ajo instituzionale,krijon, ushqen pabarazin midis grupeve shoqerore e individeve,duke rritur ne maksimum konfliktet e tyre,o duke i shtuar ato.
Cila eshte arsyeja e konflikteve insituzionale?
Politika e keqe Shqiptare,klasa politike nuk ka arritur te shkeputet nga mentaliteti i politikes hakmarrese te se kaluares.
Do thuhet se pa konflikt nuk ka perparim.
Konfliktet Shqptare jane me pasoja te renga per jeten.
Nuk ekzistojne ne Shqiperi konflikte idesh, por interesit, e pushtetit.
2 Korrik 2008 @ 6:34 pm
Artikulli ishte shkruar bukur, ashtu siç di te shkruaj Lubonja, veç une do ti thoja atij, te mos ta kete ate merak se si do hecin hetimet, se nuk eshte puna se e kan marre ne dore dhe amerikanet (nga afer) por kete problem po e ndjekin “nga larg” dhe EU. Dhe sado te sperdridhen ligjvenesit e telekomanduar shqiptare, ata do te jene te detyruar sadopak te tregojne paanesine e tyre.