Identifikohu



Regjistrohu

A mund të mbijetojë biznesi i lajmeve?

Nëse interneti do të merrte fund një herë e mirë që nesër, unë do të tronditesha. Megjithatë, këndvështrimi sipas të cilit në biznesin e lajmeve bota është duke u përmbysur është në të vërtetë një triumf i zemrës mbi mendjen. Lajmi i vërtetë për biznesin e lajmeve është se nuk është duke u shkatërruar. Thjeshtë po ndryshon.

Ndryshimet janë më shumë se sa thjeshtë ekonomike. Kur unë fillova punë, gazetaria në printim kërkonte dy aftësi themelore: raportim dhe shkrim. Sot, gazetarëve u kërkohen që të jenë të aftë me pajisjet multimediatike, për të ushqyer me lajme faqet e internetit, postuar video-filmime si dhe të jenë të aftë për në TV. Deri në një farë pike, kjo është diçka e vlefshme.

Robert J. Samuelson

Kur nisa punë në Washington Post si reporter në vitin 1969, rrallë ndodhte që ndonjë person që njihja në biznesin e lajmeve e konsideronte këtë si të tillë, pra biznes. Ne i përkisnim një zanati, apo ndoshta një profesioni. Nuk shqetësoheshim aspak për “modelin e biznesit” të industrisë, një term ky të cilin nuk e kishim dëgjuar asnjëherë. Realitetet ekonomike përziheshin herë pas here në këtë punë, ku zakonisht kishin të bënin me pagat (gjithmonë shumë të ulëta). Por përgjithësisht, ne injoronim plot gëzim propozimin që gazetat synonin të bënin para. Ne mendonim se njerëzit që bënin para, shitës reklamash, menaxherë, rraskapiteshin me qëllim që ne të arrinim qëllimin tonë më të lartë, i cili ishte informimi i publikut. Ishim snobë.

Tashmë jemi çliruar nga iluzionet e naivitetit dhe arrogancës sonë. Të gjithë modelet tanë të biznesit (për gazetat, revistat, rrjetet e lajmeve) janë tashmë në zhdukje. Interneti po na vjedh audiencat dhe reklamat. Pak prej nesh imagjinonim që të humbisnim vendet e punës për shkak të konkurencës dhe teknologjisë së re. Por kështu po ndodh. Nga viti 2000 deri në vitin 2006, stafet editoriale në gazetat e përditshme të SHBA-së janë zvogëluar me 4000 vetë, ose 7%, sipas “Projektit për Përsosmëri në Gazetari”. Shkurtimet vazhdojnë në gazeta, si dhe revista apo redaksi lajmesh.

Tani oferta e Rupert Murdoch për të blerë “The Wall Street Journal” për 5 miliardë dollarë, ose 60% të aksioneve (një rritje me 67% e çmimit fillestar) duket një goditje e mëtejshme. Nga njëra anë është gazeta më e mirë e Amerikës, fituese e 12 çmimeve “Pulitzer” që nga viti 2000. Por veprimtaria e saj e kushtueshme e dhënies së lajmeve e bën, në rastin më të mirë, shumë pak me fitim. (Dow Jones, kompania mëmë, nuk ofron të dhëna të veçanta për Journal-in). Nga ana tjetër është Murdoch, një manjak gjigant mediatik, kompania e të cilit “News Corp” është pronare e “Fox News Channel”, “MySpace” dhe “New York Post”. Ekziston frika që Murdoch do të korruptonte faqet e lajmeve të gazetës duke vendosur redaktorë, të cilët do të shisnin pikëpamjet e tij konservatore si dhe do t’i bënin jehonë editorialeve të saj tashmë konservatore.

Kështu, përballë njëri-tjetrit janë integriteti gazetaresk dhe dollari i gjithëpushtetshëm. Familja Bancroft, e cila kontrollon 64 për qind të aksioneve të Doë Jones duhet të marrë një vendim. Domethënë, jo tamam një vendim. Mënyra tradicionale e të menduarit nuk është shumë e rëndësishme këtu. Sepse ai që do të fitojë, do të ketë shumë më pak rëndësi se sa mendojmë ne.

Murdoch betohet se do të respektojë pavarësinë e “Wall Street Journal”, dhe përse të mos e bëjë? Është 76 vjeç. Mos dëshiron që të mbahet mend si njeriu që shkatërroi një thesar kombëtar? Për më tepër, aseti kryesor ekonomik i gazetës është reputacioni i saj. Shkatërroje këtë, dhe menjëherë tirazhi e reklamat do të bien. Murdoch propozon një bord të pavarur për të zgjidhur mosmarrëveshjet me redaktorët dhe të miratojë ndryshimet e dy kryeredaktorëve. Ai tha për të përditshmen “New York Times” se do të investojë më shumë për “Journal”. “Murdoch foli me entuziazëm për hapjen e zyrave të reja… “, shkruan Andrew Ross Sorkin i Times.

Unë mendoj se, ajo që po ndodh është që ne prototipat e mediave po vajtojmë për humbjen e autonomisë sonë dhe fuqisë. Jemi të zemëruar që, ashtu si gjithë të tjerët, edhe ne i nënshtrohemi trysnisë së biznesit dhe trysnisë financiare. Pavarësia editoriale është gërryer shumë. Vendimet se çfarë temash duhet të mbulohen (shëndetësi, teknologji) po përgatiten gjithnjë e më shpesh për t’u shkuar pas qejfit shijeve të atyre që ofrojnë reklama. Tregjet e ciflosur të mediave e kanë dobësuar bazën ekonomike për mbledhjen e lajmit.

Në vitin 2005 dhe 2006, revista “Time” e shkurtoi stafin e saj të lajmeve me 14%, bën sërish të ditur Projekti për Përsosmëri në Gazetari; ai pranon se stafi i Newsweek është sot sa gjysma e nivelit të vitit 1983 (ndonëse marrja në punë e gazetarëve për faqen e internetit ka kompensuar disa humbje). Edhe nëse “Wall Street Journal” refuzon ofertën e Murdoch, ajo nuk mund t’u shpëtojë këtyre trysnive. Ka nisur që tani të vendosë reklama në krye të faqeve.

Ndryshimet janë më shumë se sa thjeshtë ekonomike. Kur unë fillova punë, gazetaria në printim kërkonte dy aftësi themelore: raportim dhe shkrim. Sot, gazetarëve u kërkohen që të jenë të aftë me pajisjet multimediatike, për të ushqyer me lajme faqet e internetit, postuar video-filmime si dhe të jenë të aftë për në TV. Deri në një farë pike, kjo është diçka e vlefshme: gjetja e mënyrave të reja për t’u angazhuar dhe për të informuar. Por në të njëjtën kohë ajo konsumon kohë dhe heq nga pjesa e raportimit. Sot është më pak e qartë se çfarë e përbën realisht gazetarinë. Hitsite, një firmë vëzhgimesh, numëron 8001 faqe interneti që ofrojnë lajme. Më e madhja prej tyre (Yahoo! News) ka vetëm 7 për qind të trafikut të përgjithshëm. Aftësitë e kërkuara janë duke u zhvendosur tashmë, nga të zellshëm, kuriozë dhe të qartë, në tip teknologjik, i shpejtë dhe i mprehtë.

Nëse interneti do të merrte fund një herë e mirë që nesër, unë do të tronditesha. Megjithatë, këndvështrimi sipas të cilit në biznesin e lajmeve bota është duke u përmbysur është në të vërtetë një triumf i zemrës mbi mendjen. Disa pjesë të kompleksit të biznesit të lajmeve janë duke u zgjeruar. Bloomberg News ka 2300 gazetarë dhe redaktorë në të gjithë botën, nga 300 që kishte në fillim të vitit 2006. Në pjesën më të madhe të gazetarëve dhe redaktorëve mbizotërojnë normat gazetareske, respekti për faktet dhe përpjekjet për të qenë të drejtë e të paanshëm. Pavarësisht problemeve që mund të kenë organizata të ndryshme lajmesh, sot publiku ka akses në më shumë lajme se kurrë më parë. Njerëzit nuk janë më pak të informuar. Një sondazh i kryer nga Pew Research Center bën të ditur se gjatë vitit 2007, 69% e publikut është në gjendje të identifikojë zëvendëspresidentin, nga 74% që ishte në 1989; por nga ana tjetër, 76 për qind e dinë se cila parti e kontrollon Kongresin, nga 68 për qind. “Rezultatet e arritura tregojnë se ka pak ndryshim në nivelin e përgjithshëm të njohurive të publikut”, thotë Pew. Lajmi i vërtetë për biznesin e lajmeve është se nuk është duke u shkatërruar. Thjeshtë po ndryshon.

Gazetari përballë dollarit

Tani oferta e Rupert Murdoch për të blerë “The Wall Street Journal” për 5 miliardë dollarë, ose 60% të aksioneve (një rritje me 67% e çmimit fillestar) duket një goditje e mëtejshme. Nga njëra anë është gazeta më e mirë e Amerikës, fituese e 12 çmimeve “Pulitzer” që nga viti 2000. Por veprimtaria e saj e kushtueshme e dhënies së lajmeve e bën, në rastin më të mirë, shumë pak me fitim. (Dow Jones, kompania mëmë, nuk ofron të dhëna të veçanta për Journal-in). Nga ana tjetër është Murdoch, një maniak gjigant mediatik, kompania e të cilit News Corp. Është pronare e “Fox News Channel”, “MySpace” dhe “New York Post”. Ekziston frika që Murdoch do të korruptonte faqet e lajmeve të gazetës duke vendosur redaktorë, të cilët do të shisnin pikëpamjet e tij konservatore si dhe do t’i bënin jehonë editorialeve të saj tashmë konservatorë. Kështu, përballë njëri-tjetrit janë integriteti gazetaresk dhe dollari i gjithëpushtetshëm.

Nga gazeta Metropol

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.