A do të vazhdojnë Shqipëtarët të jetojnë si popull i dorë së dytë?

shqipo.jpgCa pytje në vazhdimë të artikullit të zotit Koço Danaj, “Pse jamë kaq i sigurtë!”.
Cdo të bëjnë 7 milione shqiptarë të Ballkanit, a do të vazhdojnë ata të jetojnë si tani, të ndarë në pesë shtete, a do të vazhdojnë akoma të jetojnë si nje popull i dorës së dytë? A do te ngrihen dot ata në lartesinë e sakrificave që kërkon liria e tyre? A do ta permbushin dot ata kësaj radhe imperativin historik për zgjedhjen e cështjes shqiptare? Në Ballkan po krijohen raporte e baraspesha të reja, dhe përmbajtja e mendimit politik dhe e qëndrimit të shteteve fqinje, ndaj cështjes shqiptare, po ndryshon dit e ma shumë. Ndersa Fuqite e Mëdha vazhdojnë ta shohin problemin të ndërvarur nga integrimet rajonale dhe kontinentale.Të paktën, kështu vazhdojnë të thonë përpos Rusis dhe Sërbis. Në këte gjendje të vështire e të koklavitur, shqiptarët zgjodhën rrugën e rezistences paqësore por deri kurë?. E zgjodhën se ishin të pa organizuar, politikishtë por edhe kësaj po I vie fundi e pastaj ? sigurisht do bëhet paqa ose dhunë e përmasave shumë të mëdha në të cilën sigurisht se kufit artificial të vendosur tani nuk do çojn pesh dhe sdo mund të monitorohen si në kohën e monizmit dhe të ballansuar me fuqi njerzore dhe armstimi, sigurisht se disa fqinj tan do ken probleme të mdha me ne ngaqë orekset e tyre për tokat e shqipëtarve do zdukën shpejt pran fuqisë së bashkuar dhe mlefit të akumuluar ndër shekuj tek ne shqiptarët Dhe pastaj, me e rëndësishmja, a do ti nxjerrë dot kjo rrugë shqiptaret në liri? Serbia për Kosovën vazhdon të flase vetëm me gjuhen për të cilën edhe luftuam, e ai ishte terrori i hapur shtetëror, dhe më në fund Beogradi kur do të detyrohet të mësoj gjuhen fqinjësisë së mirë, e lirisë, te demokracisë, të mir kuptimit dhe paqës midis popujve? Apo duhet në të ardhmen tja msojm ne në tjetër mënyr? Ne Ballkan gjithnjë do të dalin triumfus e do të shpërblehen kriminelet e popujve dhe të lirive? Apo do të filloj të zbatohet drejtsia? Nukë ështe ndonje fshehtësi: qarqet diplomatike ndërkombetare bëjnë presion mbi qeverinë shqiptare dhe udhëheqjet politike të shqiptarëve të Kosovës,e të Maqedonisë, për vetë përmbajtje të popullit tone, për aklimatizimin e shqiptarëve me zgjedhje fare të vogla, të ngathta e të cunguara të të drejtave të njeriut dhe nji shteti nën monitorim, për zgjedhje në të artdhmen të ceshtjes shqiptare në kuadër të Bashkimit Europian. Sa larg do të jetë kjo e ardhme për shqiptaret? Kosova tani jo vetem qe nuk është cështje e brendshme e Sërbise, por ajo ështe e lidhur drejtperdrejtë me vet egzistencen dhe zhvillimet ekonomiko-politike, paqësore e demokratike të Shqipërise. Eshtë evërrtetë, shqiptaret e vetëdijshem, tani për tani zgjodhën rrugën e politikës elastike paqësore, por ama, proceset tepër kontradiktore përpara te cilave ata po gjendën, po ndikojnë fuqishem dhe po ushtrojne një presion përhere e më të madhë, për një zgjedhje sa më të shpejtë per clirimin e tyre. Dhe per lirinë asnjë cmim nuk është tepër i lartë. Shqiptarët e dine këtë, ndofta më mirë, se ndonje fqinj trimosh i tyre. Atëherë, mos ndoshta, mospërfillja me të cilën trajtohet cështja, po e shtynë popullin tonë, edhe kundërvullnetit të tij - drejte konfrontimeve te hapura me Serbine? Një lufë tetjeter në Ballkan, shumë e shumë më tragjike se ajo e 1998-99?Zjarret e luftes do të përfshinin lehtësisht Sërbine, Shqiperinë,Maqedoninë, Bullgarinë, Greqinë, Turqinë? Porë, a mos, për të qenë të qetë Ballkanasit, duhet të zgjdhen problemet e shteteve Kombe në Ballkan për tu qetsu ky problem i cili është arritur duke ju falenderu politikave shkurtpamse të shekullit të kalum të fuqive të mëdha të cilat edhe kontribun në problemin e qujtur fuqia e barotit ballkanikë? Shqiptarët nuk do të të pranojnë të jetojnë si tani, popull i dorës së dyte? Qengji i sakrifikimit Europianë për të qetësu Ballkanin e integrumë Europianë? mos duhet të jetë liria e shqiptareve e limituar nga të tjerët duke mos na pyt fare për mendimin tonë?Te gjitha keto dilema, e cojne sot popullin e kombin shqiptarë përpara një detyre të pashmangshme historike: shqiptaret duhet të marrin vetë në dorë fatin e tyre, ata vetë të ndertojnë lirinë dhe jetën e tyre. Dhe për këte ata duhet të jenë të pregatitur përpara çdo situate, të jenë në gjendje që rrethanat e krijuara dhe që do te krijohen nesër, të mund edhe ata ti shfrytezojnë për vetën e tyre. Vetëm të bashkuar, të organizuar dhe të vendosur para cdo situate, shqiptaret do të jenë në gjendje që të ndihmojnë me të vërtetë edhe miqt e vërrtetë të paqës dhe demokracises në Ballkan, te ndihmojnë dhe t’i shpëtojnë popujt tanë nga një tragjedi tjetër, ku kërkojn politikat shkurtpamëse të tanishme të disa shteteve në Botë.

Kemail H. Hyseni

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. Naimi thotë:

    13 April 2007 @ 4:51 pm

    0 shqipetaret e gjore,
    Ndegjoni Baba-Tomore:
    Kombi tuaj s’vete mbare
    se beset u kane ndare.

  2. Vlore1920 thotë:

    14 April 2007 @ 12:05 pm

    Ne kurdoherë
    Burra të ndjerë
    Edhe të vlerë
    Jemi treguar;
    Me grekërinë
    Dhe me Persinë,
    Me gjith’ Asinë
    Kemi lëftuar.

    Me Lekën vamë, { Aleksandri i math }
    Muntmë Daranë,
    Datën i dhamë { frikën }
    Gjithë Asisë
    Burr’ u dëftyem,
    Të gjith’ i thyem,
    Përmbys e kthyem
    Fron’ e Persisë.

    Të tërë dhenë,
    Den’ e sterenë,
    Sa kombe qenë
    Në këmb i vumë
    Dhe mbretëruam
    Kudo që shkuam,
    Tekdo lëftuam,
    Vëndin e zumë.

    Me Pirron vamë
    Romës i ramë,
    Llatint’ i vramë
    E i tmeruam;
    Me Skënderbenë
    Tyrqve sa qenë
    U dhamë dhenë
    Dhe i dëbuam.

    Kush i goditi
    Posi petriti
    E i cfiliti
    Tyrqit, barbarët?
    Bota s’kuxonte
    Që t’u qëndronte,
    Po kush lëftonte?
    Ne shqipëtarët.

    Pastaj u ndruam,
    Se s’kupëtuam
    Dhe nuk e çquam
    Të mirën tënë
    Gjaknë për botë
    E derthmë kotë,
    Njeri ç’të thotë?
    Nuk ishte thënë!

    Mbajtmë Tyrqinë,
    Ngjallmë Greqinë,
    Ndihm’ Italinë.
    Po Shqipërinë?
    Pse s’u munduam?
    Për kë lëftuam?
    Neve ç’fituam?
    Ç’kemi taninë?
    —————-
    Naim Frasheri

    Besoj se nuk ka nevoje per komente

  3. Beli thotë:

    14 April 2007 @ 6:36 pm

    me keto rrjeshtat e fundit Naimi i permbledh te gjitha, dhe te fut ne mendime se sa cuba si ai lart ne fotografi kane luftuar dhe ndoshta kane dhene jeten per shtetet e tjera dhe jo per shqiperine?
    c’vit mund te jete bere ajo foto, dhe ku mund te gjindet?

    Mbajtmë Tyrqinë,
    Ngjallmë Greqinë,
    Ndihm’ Italinë.
    Po Shqipërinë?
    Pse s’u munduam?
    Për kë lëftuam?
    Neve ç’fituam?
    Ç’kemi taninë?

  4. Kliton thotë:

    15 April 2007 @ 3:21 am

    po, derisa te vazhdohet mbeshtetja per politika te vjetra Berisha-Nano etj me shoke qe hedhin fryme urrejtje dhe percarje ne popull, do kete rrumpalle.

    Do behemi atehere kur do kemi respekt per vehten dhe kur do ndergjegjesohemi. Nuk na pengon njeri, po te duam ne. Kurse kur nuk sillemi mire me veten tone, atehere na peshtyjne.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com