A do te shpallin pavaresi serbet nga Kosova?
Ndersa 6 vendet fillojne nje periudhe diplomacie eksprese mbi fatin e Kosoves, enklavat serbe brenda provinces kercenojne te zhysin rajonin ne lufte civile. Nese Kosova shpall pavaresine, serbet brenda saj mund te ndjekin te njejtin shembull.
Andrej Haxhi Miliç ngjan me nje Radovan Karaxhiç te ri. Ky eshte nje kapo çete qe paralajmeron dhune nese Kosova, - “qendra e shenjte e serbeve” - i shqyhet Serbise. Ai eshte betuar se asnje “mize” shqiptare nuk do t’i mbijetoje “agjensise se tij te dizinfektimit”. Politikanet shqiptare te Kosoves tallin taravelen me çetat imagjinare te Miliçit si nje ushtri fantazme mburravecesh llafazane, por anetare me pergjegjesi te administrates se OKB ne Kosove paralajmerojne se keta halabake mund te jene kukulla te anetareve radikale te policise dhe paraushtarakeve serbe.
Shumica derrmuese e shqiptareve te Kosoves do pavaresi, gje per te cilen parlamenti serb votoi te hidhte poshte te merkuren me nje shumice votash prej 217 me 2, duke i paraprire ringjalljes se bisedimeve te Fuqive te Medha ne Viene. Shumica e gjashtçes se “Grupit te Kontaktit” perveç Rusise, gjithashtu, synon pavaresine. E keqja qendron se provinces se vogel mund t’i jene pjekur kushtet per lufte civile.
Xhami i nje autobusi qe udheton lart e poshte midis dy pjeseve armike te Mitrovices, - nje qytet kufitar brenda Kosoves - kriset nga gure te hedhur prej njerezve ne rruge. Mushama te trasha mbulojne dritaret anesore. Autobusi ndjek nje trajektore permes lumit Iber qe ndan pjesen shqiptare, jugore te Mitrovices nga veriu qe sundohet nga serbet. Qyteti eshte nje maket i vogel i vete provinces: veriu i se ciles de-fakto eshte territor serb, me flamuj serbe qe mbushin rruget, dhe qindra postera te Vojsllav Sheshel, nje udheheqes radikal serb, qe per momentin dergjet i burgosur ne Hage nen akuze per krime lufte.
Rreth 20 000 serbe jetojne ne veri te provinces, ne nje zone qe prej kohesh i ka ikur duarsh kontrollit te administrates se OKB dhe forcave te NATOs per Kosoven, KFOR. Fati i 1500-2000 shqiptareve qe jetojne ne veriun qe zoterohet nga serbet zor se ndryshon nga ai i serbeve qe jetojne ne jugun shqiptar: Ata jetojne ne geto me tmerrin e nje te ardhmeje te paqarte. Dhe zyrtare serbe kane kercenuar se veriu i Kosoves do t’i shkeputet pjeses qe mbetet ne rast se Kosova fiton pavaresi.
Ne kete pike, 60 - 100 000 serbe qe tashme jetojne ne pjesen jugore te Kosoves do te fillonin nje shtegetim te gjate drejt veriut. “Kushdo qe arrin te kaloje matane do ta quaje veten me fat”, - paralajmeron Samidin Xhezairi, nje shqiptar qe ka bere buje dhe eshte njohur me emrin Komandant Hoxha ne rradhet e UÇK gjate luftes se 1999 ne Kosove. Nese veriu shkeputet, shton ai, ai do te rifilloje luften me Serbine. Sipas Xhezairit, lufta nuk ka mbaruar ende; dy palet thjesht po “respektojne” armepushim.
Javen e kaluar, Moska refuzoi nje propozim tjeter per nje rezolute te re te OKB-se qe do te sillte pavaresi te mbikeqyrur per provincen e shumevuajtur. Presidenti rus Vladimir Putin, vendi i te cilit ka fuqi vetoje ne Keshillin e Sigurimit te OKB, ka bere te qarte pozicionin e tij: Ai do te hedhe poshte çdo lloj zgjidhjeje qe nuk eshte e pranueshme per qeverine serbe te Beogradit. Por serbet do te paguajne nje çmim shume te rende ne kembim te mbeshtetjes nga vellezerit e tyre sllave te Moskes. Negociuesit Moskovite tashme kane arritu marreveshje me Beogradin qe do te beje privatizimin e ardhshem te bizneseve shteterore serbe, veçanerisht ne sektorin energjitik, nje parashikim shume joshes dhe te leverdisshem per Rusine.
Washingtoni nga ana e vet nuk ka ndermend te leshoje pe. Riperseritja e premtimeve te bera se fundmi gjate vizites ne Shqiperi, presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush vazhdon te kembengule per nje vendim te shpejte per Kosoven. Javen e kaluar, eksperti i tij per çeshtjet Evropiane, Nikolas Bërns, Nensekretar per Çeshtjet Politike dhe I Treti-Ne Komande ne Departamentin Amerikan te Shtetit, deklaroi se SHBA “do te njohin Kosoven si te pavarur deri ne fund te vitit, - me ose pa rezolute te OKB.”
Me bllokaden ruse te rezolutes se OKB, vendet Perendimore synojne te lene fatin e provinces ne dore te Gjashtçes se Grupit te Kontaktit per Kosoven, ku perfshihen Gjermania, Franca, Britania e Madhe, SHBA, Italia dhe Rusia. Ne kete forum, Rusia nuk ka te drejte vetoje. Plani parashikon nje afat 120 ditor te ngjeshur negociatash midis serbeve dhe shqiptareve te Kosoves. Ne perfundim te se cilit, nje konference nderkombetare mund te dale me nje vendim, te cilin do te jene te detyruar ta pranojne si shqiptaret ashtu edhe serbet.
Nje mundesi tjeter qe po konsiderohet eshte nje skuader bisedimesh e perbere nga perfaqesues te BE, SHBA
dhe Rusise, me qellim perfundimtar qe te ushtroje presion te ashper mbi palet kundershtare ne Kosove.
Por shqiptaret e Kosoves po e humbin durimin me premtimet e pafund te komunitetit nderkombetar. Kryeministri Agim Çeku dhe Presidenti Fatmir Sejdiu u takuan te henen ne Washington me Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice dhe deklaruan qe jane te gatshem te shpallin pavaresine ne menyre te njaaneshme nese procesi 120 ditor nuk sjell asnje perfundim - me 28 Nentor, qe gjithashtu eshte dita e pavaresise se Shqiperise. Por Sekretarja Rice i keshilloi ata qe me se pari te koordinojne levizjet me Washingtonin. Ajo “nenvizoi faktin qe askush nuk fiton te djege nje proces diplomatik tashme ne perfundim”, sipas zedhenesit te Departamentit te Shtetit Shon McCormack.
Perktheu nga gjuha e huaj, - zotrules
Burim: Spiegel Online
27 July 2007 @ 5:52 am
Të lumtë Zotrules për artikullin, është përkthyer bukur dhe te mban në tension deri në fund. Gati janë trimat shqiptar për tu sakrifikuar, në qoftëse do të nevojitet lufta për idealin SHQIPERI !!!
27 July 2007 @ 6:09 am
Washingtoni nga ana e vet nuk ka ndermend te leshoje pe.
———————————————————————-
Gjithe Anglosfera eshte duke u bashkuar per t’ju kundervene arinjve Ruse.
Dihen pikat e nxehta Rusi-Amerike: mburoja anti-rrakete, dhe Kosova.
Ndersa Anglia po perjeton nje krize dipllomatike si rrjedhoje e vrasjes te nje qytetari anglez.
Nderkohe sapo mora vesh qe Rusia po krruhet edhe me Kanadane duke kontestuar sovranitetin Kanadez mbi Polin e Veriut, dhe duke derguar nje nendetese per te ngulur flamurin Rus nen akullin perenial.
27 July 2007 @ 6:31 am
Ne cilin territor ndodhen Minierat e Trepces?
27 July 2007 @ 6:34 am
ne territor serb
27 July 2007 @ 8:19 am
E keqja me e madhe do te jete se do plase perseri lufta! Dhe ne plaste, gati eshte shqiptari! Dhe rezultati do te jete krijimi i Shqiperise etnike pa bisedime. Populli yne e tregoi se nga ky drejtim eshte zgjuar nga gjumi. Pra, mire se te vijne!
27 July 2007 @ 11:27 am
zotrules, duke ardhur afer fundit te artikullit, po mendoja se ky zotrules-i shkruaka shume bukur artikujt, kur pashe se ishte perkthim, me nje here mendova qe t’ju thosha: Ju lumte, per kete shqiperim dinjitoz. Kur pashe qe i pari i postimeve e kishte shprehur kete ide, s’me ngeli vec t’ju falenderoj per kete sensibilizim te opinionit shqiptar.
Harta e Kosoves, me te vertete te krijon pershtypjen e nje tabele qitjeje, por nga ana tjeter duket edhe si nje trup i nje te pushkatuari nga nje kompani pushkataresh (jo skuader) dhe per siguri i paskan prere dhe koken.
27 July 2007 @ 1:51 pm
http://politicalpistachio.blogspot.com/2007/06/albanias-love-of-us-and-kosovos-desired.html
Kjo faqe tregon se sa me fat jemi si komb ne syrin e Amerikes dhe per problemin e Kosoves te cilen ato e kane kaq te qarte dhe do te na ndihmojne perfundimisht dhe me premtimin e Bush-it.
27 July 2007 @ 1:54 pm
Bush, during his visit to Albania, told the Albanians exactly what they wanted to hear, saying that he’s running out of patience with Russia’s objections to independence for Kosovo.
“Sooner rather than later you’ve got to say `Enough’s enough; Kosovo is independent.”
27 July 2007 @ 6:06 pm
Ishalla nuk arrin puna te behet ndonje lufte civile se gjynaf ky popull i mjere. Sikur cpo kerkojne.. nje cope pavarsie mer jahu??
27 July 2007 @ 8:59 pm
Agjent je i sigurte qe miniera e Trpces eshte ne zonen serbe? Kam pasur pershtypjen se miniera vete eshte ne zonen jugore (ne jug te lumit Iber) te kontrolluar nga shqiptaret, ndersa metalurgjiku qe proceson keto minerale eshte ne Zvecan, ne zonen serbe. A ka kosovare ketu qe te konfirmojne kete? A eshte miniera vete ne zonen shqiptare apo serbe? Ku ndodhet konkretisht miniera, sa km larg vijes ndarese midis shqiptareve dhe serbeve.
Nese miniera eshte ne zonen shqiptare, une mendoj se eshte me mire qe veriu (mbi iber) te shkembehet me presheven, bujanovcin dhe medvegjen, kjo do te jete zgjidhja me e mire per Kosoven.
27 July 2007 @ 10:42 pm
çdo gje eshte e mundur,e pleqet thone mos te marrt ere armiku,se te nenshtrone te shtype kur ti teket;
nuk eshte e vertete qe kosoven do e shpallin pavaresi hiq mos u gajloni,pos keni me jetue ne endrra gjere sa magarit ti shkojne edhe kembet e mbrapme!e sa i perket ketije haxhi karagjiqit,mos valle jane ndonje ish komandant i uçkes qe eshte ne bashkpunim me eliten serbe,se serbet nuk jane aq trima me dale ne mejdan as me gabel e mos te flasim me shqiptar!por serbi pse mos me sundue shqiptarin kur shqiptaret i behen servila,dhe luftojne kundra shqiptareve!Keshtu na ka shkue qe nga tradhetija e teutes e edhe sot nisoje i kemi punet!pse statusi zvarritet,sepse na ka marr ere edhe bota qe me na zatet dy shqiptar i dalim dhjete budalla,pra si i shkolluar shqiptar si bari nisoje budalla e fjale si kushi e punet si kerkushi!dhashte zoti e nuk e nisin serbet luften perseri,sepse ata qe e kane dashure kosoven i kane vllaqitur punet dhe shetisimsi budalla neper rruget e botes e shpiunat dhe qenet e qeverisin kosoven viset e maqedonise ,shqiperise ,ne luginen e presheves,e gjetiu;pavaresia e shqiptareve eshte oda e perfoljeve dhe trimerija mes shqiptareve shpiuna me liridashesit dhe ska gje nga ne sepse shumica na kane mundur dhe me ba me krise ndonje lufte mes vedi do pune per kete tere njerezija po bane shaka me ne sepse na kane pare qe mese vedi nuk jemi ne kete bote kerkund,dhe ata qe kane luftue pernjemed po tju beni pyetje se a do ti dilni zot atedheut perbese me shpiuna a luftohet?prape na marrin timonin dhe me shkije ne qesin jo perteje kufive,por na qesin ne deti te pafund,dhe e marrin prape qeverisjen ne kosove siq e kane tani!
zoti pafte e pagoft e ne shpiuna mos e zgjate
poshte tradhetaret e nanen qeni,pse sepse keta qena edhe na morren ne qafe dhe po bahen çlirimtar,kujt i djektedhe ketije qeni nnn
edhe nje here po u them se lufta ne kosove nuk ka perfundue,jo per ndonje pavaresi,por per me ju pakue si qenje njerezore e pa njerez,por nuk po mangohen shpiunat por po vriten te pafajet!!!!!
28 July 2007 @ 11:46 pm
karemi thotë:
27 Korrik 2007 @ 8:59 pm
“Agjent je i sigurte qe miniera e Trpces eshte ne zonen serbe? Kam pasur pershtypjen se miniera vete eshte ne zonen jugore (ne jug te lumit Iber) te kontrolluar nga shqiptaret, ndersa metalurgjiku qe proceson keto minerale eshte ne Zvecan, ne zonen serbe. A ka kosovare ketu qe te konfirmojne kete? A eshte miniera vete ne zonen shqiptare apo serbe?”
Repartet e flotacionit dhe seperacionit dmth perpunimi i xehes ndodhet ne anen serbe ndersa xehja nentokesore mbi 95% ndodhet ne anen shqiptare ,pikerisht ne rajonin e Shales se Bajgores -vendlindjen e Isa Boletinit .Ketu e kisha fjalen per xehen e plumbit,zinkut,argjendit dhe boksitit duke mos permend sasine marramendese te lignitit e cila ndodhet
ne rajonin e Kosoves qendrore rrespektivisht Bardh dhe Kastriot.
Realisht, komuna e Zubin Potokut dhe Leposaviqit kurre nuk kan qene
shqiptare,mirpo Titoja ne emer te “bashkim-vllaznimit” i morri Kosoves luginen e Presheves dhe ju bashkangjiti keto dy komuna serbe kosovareve.Duhet cekur se lugina e Presheves ka nje rendesi te vecant
pasi aty kalon “Korridori 10″ rruge kjo qe lidhe Serbine me Greqine.Personalisht mendoj se mu ky regjion do te jete fusha e ardhshme e mejdanit.
29 July 2007 @ 5:12 pm
titulli eshte i shkruar KEQ ! fjalise i mungon SINTAKSA.
flalia e drejte do te ishte : A do të shpallin pavaresinë, serbët e kosovës ?
30 July 2007 @ 3:39 pm
Zog thote: “A do të shpallin pavaresinë, serbët e kosovës”…
Puna eshte te shpallin pavaresi te gjithe, sidomos ata jashte Kosoves, se me ata po debatohet, jo me ata te Kosoves. Keta te Kosoves jane shkarpa qe as Beogradit nuk i duhen absolutisht, por mire qe i ka qe t’i perdore kunder Kosoves.
E more vesh perkthimin tani? Compris mon pote? Voila. La syntaxe est tout a fait correcte.
1 August 2007 @ 12:58 am
Ore zetërinjë i ka vdekur nana punës së serbit e rusit. u ka mbetur veq goja si plakut pran oxhakut.
do të provojn deri në fund durimin e budallenjve sikur se që e kemi ne Kosova por kohrat e 1998/1999 kan shku dhe rinia Shqiptare e kosovës nuk ësht ajo e cila duhej të vinte në shqipri ti bënte shpejt e shpejt disa trajnime të shkurtëra dhe të ikte në via lufte, tani edhe fëmijt e shkollave fillore e kan msu armën dhe serbi e di mir kët punë, ka qe besa edhe njerz ekspert të artit komandus dhe luftarak e tani jemi disi si te barabart dhe nuk do ta haj shkau ket loj ne fakt po do të mundohet si gomari para se të cofi ta gjuaj edhe nji shkelum të fundit.
Kosova do paversohet ose ballkani do te revidohet e pastaj let mandohen të gjith se kujt do ti bie ma mir.
Sa ju përket atyre që e krahasojn luftën e kaluar ku skishte instiutucion as politik as ushtarak po volentarist e palaqo, le ta harrojn se tani po dhezi lufta do vlejn edhe ligjet e luftës ku për dezertim dhe bashkpunim me armikun nuk ka gjygje po plum e po patën trimrin mos ti zbatojn po le të flasin rrugve të botës.
sido që të jetë për mua më me vler është Bashkimi Kombtar i të gjitha trojeve etnike se sa pavarsit e arrnave në Hartën etnike Shqipëtare.
12 August 2007 @ 8:12 pm
PA BASHKIMIN E TREOJEVE SHQIPTARE NUK KA RAHATI PER SHQIPTARET NE BALLKAN ASE PER VETE SHQIPRINE AJ SHQIPRIJA ESHTE SHTET PREJ 1912 EDHE NUK KA ASHGJE: NORMAL SE NUK KA KURE 60% E TERITORIT TE SAJ I TAK
ON SHTETEVE BALLKANIKE SERBIS MALITE TE ZI GREQIS MAQEDONIS
PRA DUA TE THEM SE SHQIPTARET DUEB
N TE ZGJOEN NJEHER E PREGJITHMON PER BASHKIMIN E TROJEV TE VETEA SE PA BASHKIM KURRE SHQIPRIJA NUK MUND TE HYNE ASE NE NATO E AS NE
EU:
12 August 2007 @ 8:14 pm
Flori, perdorimi i te gjitha germave te medha kur shkruan eshte i lodhshem per lexuesit e tjere. Perdor shkrim normal.
Flm.
Ll.
12 August 2007 @ 8:38 pm
Wolfgang Ischinger, perfaqesuesi i Bashkimit Europian ne trojken per bisedime per Kosoven ka dhene nje konference shtypi sot.
Ai midis te tjerash ka thene se: Trojka ne parim eshte e prirur qe te miratoje dhe mbeshtese cdo marreveshje midis paleve. Kjo nenkupton te gjitha zgjidhjet e mundshme.
I pyetur nese kjo pefshin edhe ndarjen e Kosoves ne 2 pjese ai eshte pergjigjur: “Ne qofte se kjo eshte ajo cfare ata (shqiptaret dhe serbet) deshirojne.”
10 September 2007 @ 1:11 am
Rrini ne vend e bani mend si fena!!!Tane njerezin e kishin pas shti ne kazan te ziftit qe digjej ne gjenem ,dhe ne nje tjeter kazan i kishin pas shtie shqiptaret dhe zoti shqiptareve ja kishte pas leshue nje pare shkalle,me qellim qe kur ta shohin zorin le te dalin e te shpetojne!Por çka ndodhi!!!Nerezija kur e pane qe po digjen,njani e rezikoi veten dhe ju tha hypni mbi mua e dilni gjalle,.Dhe keshtue edhe gabelet dolen te fundit me serbet,dhe shpetuan.Ndersa me shqiptar o zot çka ndodhi?Po shqiptaret u rroken mes vedi,dhe nisen mu mbyte me te madhe si?PO nuk ja leshojshin rrugen njani tjetrit duke i thene se jo une due me dal i pari e me rende,dhe u masakruan vete !!!!
Ishalla me fjale e bani bashkimin,apo pavaresin e kosoves!!!!Kam pare ne enderr se edhe lopa po barsojke me fjale,edhe ara po u mbillke me fjalet e shqiptareve!!!!
Ndaqit me u ba te mire me shqiptar thunju hiq mos keni derte se keni me fitue pa mbjell!Edhe pavaresin si tu thoni se kena me fitue pa kurrfare problemi kan me te ngrite larte e ma larte ………
Edhe Thaqi e ka pa qe si Rugova se vetem mashtroi shqiptaret se nuk marrin ere sa …..dhe futjau masi keshtue e lypin………çka te shkruai ma teper po lodhna pa lidhje dhe per kerkan!!!!
5 November 2007 @ 1:57 pm
Me sa e di une fabrika ndodhet ne Zvecan por miniera jo.