A do të protestojnë shqiptarët? Dhe si?
Kur nisa të shkruaj këto rreshta titulli që kisha ndërmend ishte “A do të protestojnë shqiptarët në Greqi?” Bëhet fjalë sigurisht për një shprehje të indinjatës njerëzore ndaj asaj, video ku policët athiniotë barbarisht i torturuan dy të mitur shqiptarë. Por ndërsa po mendohesha për atë që dmth të protestosh ndaj këtij akti kuptova se shqiptarët e Greqisë edhe pse më të rrezikuarit nga dhuna greke, nuk duhet asesi të lihen vetëm në protestë, as nuk duhen inkurajuar për veprime ekstreme.
Përkundrazi, kjo dhunë raciste kërcënon njësoj dinjitetin e çdo shqiptari, në Athinë apo në New York, e mandej duhet të na revoltojë të gjithëve njësoj, e ca më shumë duhet të revoltojë ca ca shqiptarë në Tiranë që u pëlqen shumë t’i thërrasin baballarë të kombit.
Mos po i fryj zjarreve të konfliktit? Mos po bej gabim që marr e shkruaj? Unë jam për Paqen, jo për dhunën. Druaj gjithmonë ndonjë keqkuptim, duhet thënë është çështje delikate, unë asgjë tjetër nuk uroj përveç Fqinjësisë së mire, Paqes dhe Begatisë. Por unë shkruaj me dijeninë se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan pikërisht këto tre gjëra, Fqinjësi të mire, Paqe dhe Begati. E në mënyrë filozofike mund të thuhet se këto gjëra do çdo komb.
Atëherë pse kjo dhunë psikologjike nga fqinjët? Dhe a duhet “të rrimë urtë? Drejtësia greke në disa raste e ka provuar veten të padenjë. (gjithshtu shiko: Greek Helsinki) Dikush në atë temën e reagimit të pare tha diçka tip (perifrazoj); “Mire ua bënë, janë hajduta, edhe në Shqipëri njësoj do hanin shpulla”.
Teknikisht e vërtetë, kush ka hyrë ndonjëherë në furgon të Policisë mund të dëshmojë për drurin që haet paq, por çështja qëndron se adoleshentat, nuk po rriheshin se bënë një faj, por se ishin shqiptarë. Kjo është e debatueshme, por unë jam i bindur se kombësia e adoleshentëve ishte burimi i asaj torture shtazarake. Jo për të thënë që populli grek na urren, por për të dëshmuar me vërtetësi egzistencën e një sentimenti tipik, anti-shqiptar, që here pas here manifestohet me dhunë deri vdekjeprurëse.
Herën e fundit që kontrollova, dënimi për vjedhje të rëndomta nuk parashikonte poshtërimin e pamëshirë, dhunën skandaloze dhe trajtimin prej nën-njeriu. 20 vjeçari Gramoz Palushi u ther me thikë pse Shqipëria mundi në futboll Kampionët e Europës, por ne çfarë mësuam atë natë? Apo natën kur në stadjum u gris flamuri, ju kujtohet ajo natë? Një kërkim në Google me termin “emigrant shqiptar greqi vritet” sjell 415 përgjigje. Sigurisht këto nuk janë 415 raste por për mendimin tim janë shumë sidoqoftë.
Herë pas here shqiptarët bëhen pre qoftë të dhunës fizike, qoftë edhe të fyerjes së simboleve kombëtare. Kjo prirje anti-shqiptare fatkeqsisht është e ngulitur thellë në ndërgjegjen kombëtare greke, është në një fare mënyre pjesë e të qënit grek.
Në foto Ligor Halili. I keqtrajtuar.
Konflikti midis dy popujve nuk nisi rishtaz dhe mesa duken bathët do dojë ca kohë të harroet. Kjo mëri është shekullore, emigrantët shqiptarë në Greqi nuk e nisën sherrin. Ata gjenden mu në mes të përplasjes, dhe detyrimisht e vuajnë dorë e pare ksenofobinë. Prandaj mendoj se reagimi ynë duhet të jetë si komb, dhe jo detyrë e atyre shqiptarëve më pranë zjarrit. Nuk më duket e drejtë të themi, “Sikur të isha unë në Greqi bëja namin!”
Bëje shqipe namin atje ku je! Mos prit nga shteti shqiptar, bëj detyrën tënde ndaj kombit. Indinjohu në Hamburg, në Romë, në L.A. indinjohu dhe në Kinë po të jesh…shkruaj, organizohu, fol!
Sepse në rast se nuk do të ketë reagim, atëherë do japim mesazhin e gabuar të një Kombi që nëpërkëmbet kollaj. “Game Theory” sërish në veprim.
Tirana Zyrtare meqë bën çmos prej 17 vjetësh si e si të nisë sa më shumë emigrantë shqiptarë fillikatë rrugëve të botës, është më mire të lihet jashtë kësaj bisede. Më tepër më intereson të dëgjoj idetë tuaja se dënglat e ndonjë pordhaci të mërzitshëm në Tiranës “Zyrtare”. Në fund dy pyetje. Çfarë mund të bëhet pra, dhe kush është gati?
Blendi Salaj
Peshkupauje.com
17 June 2007 @ 12:51 am
Propozimi im: Të kapen dy tregtarë/bankjerë/janullatosa në Shqipëri, dhe të vihen që të ‘argëtohen’ me të njëjtën mënyrë si ata shqiptarët… do thoni juve pse???
Sepse natyrisht, edhe ata do kenë vjedhur/ofenduar ndonjë shqiptar.
17 June 2007 @ 12:51 am
Shume gjera mund te behen, si psh sensibilizimi i medias greke per keto veprime te pahijshme, demonstrata paqesore te komunitetit shqiptar ne greqi, reagim zyrtar nga ambasada jone ne greqi, takim i emigranteve me policine greke per te diskutuar problemet etj etj. Por une nuk besoj se asgje nga keto nuk do te ndodhe, edhe po ndodhi do jete shume e zbehte dhe nuk do ndryshoje gje derisa te harrohet fare deri ne momentin qe do dali nje ngjarje tjeter diku ne greqi me te cilen do endemi pafundesisht e keshtu si rreth vicioz do vazhdojme diskutimet.
Do ti vazhdojme diskutimet deri ne momentin kur ta kuptojme se per sa kohe ne vete nuk e respektojme se pari dinjitetin tone qytetar ne shqiperi, perderisa nuk rrespektojme te drejtat e njeri tjetrit ne shtetin meme, perderisa nuk e kemi rrenjosur ne tru idealin e te drejtave te patjetersueshme te shtetasit ne shqiperi, perderisa nuk i nxisim institucionet tona publike te jene me demokratike e transparente ne marredhenie me ne qytetarin, perderisa mos ta etiketojme njeri tjetrin me mllef si katundar,malok,jevg,gabel,pederast,bqir,pabuks etj, atehere do ta kuptojme me te vertete vleren sublime te jetes dhe sa e shtrenjte eshte mbrojtja e kesaj te drejte. Deri atehere ka shume pune. Sepse nuk duhet te na beje me shume pershtypje kjo neperkembje e huaj me shume sesa keqtrajtimet e pocise dhe shtetit tone, rradhat neper zyrat civile,neperkembje neper burokraci,kurrupsionet neper sptiale etj etj. Te tera keto na e ulin aq shume dinjitetit sa tingellon i shurdher ky reagim per te njejtat veprime nga nje shtet tjeter. Nuk do te na respektoje askush ashtu sic duhet kur ne vete nuk e respektojme sic duhet vetveten tone.
17 June 2007 @ 1:00 am
O shef, ç’do sensibilizosh në Greqi mer lal, atje urrejtja është istitucion.
Dhe e keqja është se në rrugën e tyre ndërmjet turqve,maqedonasve, bullgarëve, qipriotëve na kanë gjetur neve që të bëjnë ç’të duan.
Dhe nëse ata harbutërinë e tyre, s’arrijnë t’a fshehin as në istitucione, përse NE duhet që të tregohemi më të ‘civilizuar’????
17 June 2007 @ 8:23 am
Demi me i madh nga kjo video nuk i vjen krenarise tone prej Shqiptari por Greqise. S’ka nevoje per proteste kur ‘armiku’ ben autogol.
17 June 2007 @ 8:53 am
Shteti grek do te marri masa ndaj ketyre personave, po incidenti nuk eshte edhe kaq i izoluar. Ndoshta nje proteste do ndergjegjsonte autoritet te merreshin masa perkatse per trajtimin e emigranteve shqiptare jo vetem ne organet e rendit por ne cdo institucion shteteror.
17 June 2007 @ 11:00 am
edrus@: “Të kapen dy tregtarë/bankjerë/janullatosa në Shqipëri, dhe të vihen që të ‘argëtohen’ me të njëjtën mënyrë si ata shqiptarët… do thoni juve pse???
Sepse natyrisht, edhe ata do kenë vjedhur/ofenduar ndonjë shqiptar.”
17 June 2007 @ 11:04 am
ata dy adoleshentet paskan vjedhur nje grua shume gje e denueshme…po ne ç’duhe te themi qe kane 17 vjet qe po navjedhin pasurite tona kombetare me benkat e tyre, me kompanite e tyre cellulare, me bankat karburantet dhe shoqerite e sigurimeve me politikanet e blere haptasi (Nano&CO) dhe monopolet ekonomike.
Jo vetem kaq; ata na vjedhin dhe leket qe na vjedhin nuk i fusin neper dysheqe por i vene ne perdorim menjehere kunder interesave tona kombetare.
Jam dakort me edrusin …ide e mire
17 June 2007 @ 11:05 am
Blendi, mendoj se nuk ka nevoje per proteste masive, per vete faktin se dy emigrantet qenkan kapur ne flagrance duke vjedhur dhe aq me teper me dhune. Per rastin ne fjale, mund dhe duhet te protestojne, shoqata shqiptaresh atje, avokater, profesore, konsullata, shteti shqiptar (megjithse kjo e fundit rri si pule e lagur para shtetit grek), pra duhet te protestojne apo interesohen njerez te ligjit apo persona publik, drejtues shoqatash apo forumesh, te helsinkit, etj. Biles tani eshte rasti me i mire qe keto/keta qe permenda, te interesohen per dosjen e cilido emigranti shqiptar te denuar, per te pare se a ka ekzagjerime denimesh apo dhe denime te pavertetuara mire, denime me paragjykime dhe pa fakte. Interesim, i cili do te bente qe shum ankesa qe kane bere te pandehurit dhe te denuarit , te dalin ne pah. E duke i pyetur dhe vete ankuesit , duke i krahasuar me dosjen, del ku kane gabuar organet e drejtesise greke. Mirpo kjo pune kerkon seriozitet dhe durim, pa i ofenduar greket, veç shih dosjet dhe personin e arrestuar.
17 June 2007 @ 11:08 am
E thot mire AO ketu se greket kane bere autogol. Shyqyr qe s’doli AO i Kanadase, qe flet me ironi e sarkazem
17 June 2007 @ 1:24 pm
Mund edhe ta shohim ashtu sic e shikon AO, dmth si nje autogol, por une nuk jam fort i bindur.
Mos u dashka te gezoje “skuadra jone” meqe greket bene gol ne porten e vet? Te festojme sic feston nje skuader kur tjetra shenon autogol?
Shume pragmatike, por nuk me duket aspak shqiptare.
Portesta duhet! Duhet per te thene, ata femije kane familje, kjo toke ka zot, ky popull ka dinjitet.
17 June 2007 @ 2:06 pm
Ju propozoj diçka konkrete, ju të gjithëve. Dy gjëra : e para, të bëjmë një peticion të fuqishëm të “Peshku pa ujë”. Të cilin unë mund t’a depozitoj dorazi tek Presidenti i Komisionit Europian Barroso, tek Presidenti i Parlamentit Europian Potering, tek Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Van der Linden, tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Terri Davis, tek Kryetari i Gjykatës së Strasburgut dhe tek Solana.
e dyta, ju ftoj (krejt miqësisht) të bëni dhe ju si unë : Unë prej kohësh e kam fshirë Greqinë nga harta ime e Botës. E kam marrë vendimin për t’a bojkotuar. Nuk kam qenë dhe nuk do të shkel kurrë në atë vend.
17 June 2007 @ 2:16 pm
Ore Zoterinj,
Ne shtypin grek eshte perdorur termi “metanastes”(emigrant) dhe jo shqiptare. N.Ago e vuri ne kllapa termin “Shqiptar” prane atij “emigrant”, dhe te gjithe po merreni me Antishqiptarizmin e grekeve.
Keta te dy jane ASIATIKE, DHE ASNJE NUK E DI SE A KANE VJEDHUR APO JANE PA LEJE, OSE U KAPEN DUKE SHITUR CD PIRATE. KJO PER FAKTIN SE VIDEO ESHTE XHIRUAR 1 VIT ME PARE.
Ftoj N.Agon te thote se ku e kuptoi qe ata ishin shqiptare.
Prandaj kete rradhe denoni vetem sjelljen e policise dhe mos u merrni me kombesine e atyre te dyve.
Fakt tjeter qe e verteton se nuk jane Shqiptare eshte qe asnje prej tyre nuk deklaroi qe “Fajin e kishte tjetri” dhe qe “Une nuk kam faj se jam V.Epiriot”. Mungesa e deklaratave te tilla verteton qe ata jane cdo gje tjeter, por shqiptare jo.
17 June 2007 @ 2:34 pm
Po pse protestojne shqiptaret e shqiperise???
Une vetem kosovare kam pare te protestojne….
Megjithese, jane race muti greket……
Bariu
Me vjen keqe, po tjeter gje po thua…
17 June 2007 @ 2:49 pm
Leon,
ke te drejte, por u terhoqa nga komentet dhe jo nga tema. Thjesht, ne nuk po protestojme per vehten (shqiptaret) dhe jo te protestojme deri tek Barosso per dy ASIATIKE.
Baku, je i sigurt qe ata te dy ishin shqiptare?
Po t’a perseris prap (ata qe kan jetuar ne Greqi e din vertetsine e kesaj fraze):
“Fakt tjeter qe e verteton se nuk jane Shqiptare eshte qe asnje prej tyre nuk deklaroi qe “Fajin e kishte tjetri” dhe qe “Une nuk kam faj se jam V.Epiriot”. Mungesa e deklaratave te tilla verteton qe ata jane cdo gje tjeter, por shqiptare jo.”
17 June 2007 @ 4:19 pm
Ka njeri informacion te sakte per shtetesine e ketyre dy cunave? Sikur mediat thone qe jane shqiptare; keni ndonje fakt per keto hamendjet?
17 June 2007 @ 4:44 pm
Blendi
iniciativa jote eshte per tu pergezuar ninqerisht ndihem shum i indininjuar ,nuk e di se çfar mund te bejm gjithsesi jam kunder violences sepse eshte ne dem ton si popull i vogel dhe i pambrojtur,nderkoh ne kemi mundesi te te organizohemi ne menyr nderkombetare qe nga athina deri ne new york te gjith te krijom nje organizat (jo qeverritare)dhe te mbrojm dinitetin ton si komb
u ben 17 vjet qe vellezrit dhe motrat tona ne greqi vuaj ne menyr tragjike dhune dhe perçmim te vazdhdueshme ,PERSE?! vetem se jemi shqiptar ,A eshte krim te jesh shqiptar?a jetojm ne ne nje epok diktature?a nuk ka shqiperia bij e bija qe ti dalin zot fateve te tyre?!
un besoj se po te organizohemi ne do arrijm diçka qoft kjo edhe simbolike
17 June 2007 @ 8:48 pm
bruksel@, termi organizate joqeveritare me duket i papershtatshem per te perballuar nje “perbindesh” te tille si mentaliteti grek. Duhet dicka tjeter shume me e forte dhe “bindese”…jam i prirur te besoj me shume kohet e fundit ne forcimin gjeopolitik te shqiptareve ne rajon se sa ne OJQ-te e “bythes”…. shiko lajmet e fundit ku Dora Bakojanis i kerkon faktorit shqiptar ne Maqedoni te ndikoje per emrin tek politika maqedonase.
Grekerit dinake siç jane do i hidhen faktorit shqiptar ne rajon per ta perdorur dhe percare sipas interesave, deri tani nuk ua priste mendja se do u duhej ta benin kete dhe qe puna te arrinte deri ketu, por statusi i Kosoves (pavaresia me saktesisht) ndryshon shume gjera ne rajon…per fat te mire kesaj rradhe ne favor te shqiptareve.
Edhe pse me vonese po fillojne ta kuptojne por pak me vonese; ne fakt fale tempujve te vertete te informacionit si ky i peshkut, opinioni publik e ka tashme te qarte se kush jane greket….”egjyptianet e peloponezit” kete here u kujtuan shume vone te nderronin pllake.
17 June 2007 @ 8:59 pm
Blendi te pergezoj per kete iniciative dhe te kerkoj qe ta leme ketu tek peshku si artikull fiks ku te jepen ide dhe mendime cdo dite. (shpresoj qe do kete me shume postime se sa “Ora e Bushit”. Nese ke mundesi ta veme si artikull dhe ne blogje e forume te tjere shqipetare.
———————————–
jam dakort me mendimin e Ervinit te bejme nje peticion tek Presidenti i Komisionit Europian Barroso pa specifikuar kete si rast te vecante po duke kerkuar te mbikqyret Greqia ne lidhje me te drejtat e emigranteve dhe per mos zbatim te marreveshjeve nderkombetare ne lidhje me kete ceshtje.
Une jam gati ta firmos me Emer e mbiemer
17 June 2007 @ 9:18 pm
Vlore 1920 thote: “jam dakort me mendimin e Ervinit te bejme nje peticion tek Presidenti i Komisionit Europian Barroso pa specifikuar kete si rast te vecante po duke kerkuar te mbikqyret Greqia ne lidhje me te drejtat e emigranteve dhe per mos zbatim te marreveshjeve nderkombetare ne lidhje me kete ceshtje.
Une jam gati ta firmos me Emer e mbiemer”
______________________________
Edhe une!!!
17 June 2007 @ 9:25 pm
labi-
jam i ndergjegjeshme qe krijimi i organiztave jo qeverritare nuk jep asnj nje frut
mbase jam shprehur keq por desha te them te behet nje grup qe te ket antar qe nga athina deri ne new york dhe te paraqisim nje ankes ne organet kopetente per keto çeshtje dhe po te jet e nevojshme ne mund te angazhojm nje avokat(ne domen e te drejtave te emigranteve)qe ta perforcoj dhe percjell protesten deri atje ku duhet
por pa patur fakte asgje nuk behet(asnje nuk eshte i sigurt per informacionet e personave qofshin keta dy djemmt shqiptar apo policat grek)
17 June 2007 @ 11:04 pm
Edhe une jam dakord parimisht.
18 June 2007 @ 5:27 pm
ta beje Mjafti nepermjet http://www.ohchr.org/
18 June 2007 @ 5:35 pm
Ndoshta duhet ta shkruaje Baku qe eshte i familjarizuar me komunikimet neper keto organizmat.
18 June 2007 @ 7:19 pm
www.europa.eu ky eshte siti kryesor i EU. Te dalin se ne ç’gjuhe e don, e klikon dhe del faqja kryesore. Majtas poshte eshte rubrika; 1) lidhje direkte me EU, 2) EU ne vendin tend, 3) lidhje me Ombusmanin, pra kur kerkon nje te drejte apo sheh shkelje.
18 June 2007 @ 7:30 pm
dhe ja ketu sja mban njeriu:) per llafe jemi te vetmit ne
18 June 2007 @ 8:23 pm
Zevzeke, nuk eshte puna se s’ja mban njeriut, poooor, ata çunat jane kapur ne flagrance, dhe shtazerimin e policise aty, mund ta ndjeki vetem avokate/r, VIP, drejtues shoqatash apo forumesh, siç eshte dhe Llukani, Blendi dhe Penari, si dhe Ombusmani.
18 June 2007 @ 10:16 pm
o Bashkombas duhet te jemi te bindur 100% se greket duhen masakruar ku te zihen.
Greku me i mire duhet varur ne litar! Mbreti zog l
19 June 2007 @ 4:26 am
Nuk me duket shume e mencur qe te dalim e te protestojme publikisht kunder dhunes se policise greke duke u identifikuar, edhe vetem terthorazi, me dy cuba te rendomte, qe grabitin zonjat greke diten per diell. Dhuna e policise greke ndaj shqiptareve eshte problem real, sidomos kur shqiptaret jane te pafajshem e shohin punen e tyre; por a eshte i pershtatshem rasti i ketyre cubave per protesta te kesaj natyre? Jo, nuk eshte. Keta fare rrugacesh njelloj do t’i kishin rrahur edhe ne Tirane me mos me keq - po kush vete te protestoje kunder dhunes se policise shqiptare? Ia vlen te tundet nje blog i tere si Peshku per nje incident qe ka te beje me menyren si i trajton plehrat e rrugeve policia e Athines? Jo nuk ia vlen. Sikurse nuk ia vlen qe lajmi per kete rrahje te dilte ne faqe te pare te te gjitha gazetave ne Shqiperi. Ky eshte problem i grekeve, jo i shqiptareve. Prandaj une do t’i lija menjane sentimentalizmat dhe fryrjet prej kaposhi. Nuk na e ka fajin greku. Nje fjale edhe per ju qe dilni me parrulla idiote si “greku me i mire duhet varur ne litar” “greket duhen masakruar ku te zihen” ose “kombi me i qelbur ne bote zgjebsat grek”: Turp! Me kete vrer qe villni, e keni merituar qe t’ju vere korofillaku grek t’ia futni njeri-tjetrit me shpulla. Sikur te ndodhte, une i pari nuk do te protestoja.
19 June 2007 @ 9:52 am
Prandaj une do t’i lija menjane sentimentalizmat dhe fryrjet prej kaposhi. Nuk na e ka fajin greku. Nje fjale edhe per ju qe dilni me parrulla idiote si “greku me i mire duhet varur ne litar” “greket duhen masakruar ku te zihen” ose “kombi me i qelbur ne bote zgjebsat grek”: Turp! Me kete vrer qe villni, e keni merituar qe t’ju vere korofillaku grek t’ia futni njeri-tjetrit me shpulla. Sikur te ndodhte, une i pari nuk do te protestoja.
AS UNE.
19 June 2007 @ 10:04 am
hallo Aura,
une jetoj prej disa vjetesh ne austri dhe ketu kapen pothuajse per dite hajdute nga rumania cekia gjerogjia moldavia e ku dine une sa nga
por ne asnje rast nuk jane trajtuar te tille
kur lexoj shkrimin tend me kujtohet nje skec:
po hajduti qe ma vodhi lopen nuk paska faj???
19 June 2007 @ 10:47 am
Eizo,
ne jemi ballkanas dhe ballkanasit mendojne me zemer, nuk mendojne me mendje sic bejne gjermanet, austriaket e me mire akoma andej nga poli i veriut. Te tille jemi ne, gjaknxehte. Ti e di qe sa te mendohet i mencuri, budallai ka mbaruar pune. Nuk mund kurrsesi te krahasosh profesionalizmin e punonjesve te policise se atyre shteteve me ballkanasit. Ti kur shkel semaforin atje, te vjen gjoba ne shtepi apo jo? Kurse ketu mjafton ti nxjerresh 2 mije lekeshin atij dhe je ne rregull.
Une nuk kam jetuar kurre ne Greqi por kam shkuar disa here atje. Jo me pushime. Greket qe kam njohur nuk me kane lene aspak ndjesi negative. Perkundrazi. Kjo eshte pershtypja ime personale. Nga miqte e mi kam mesuar se te jetosh atje eshte komplet tjeter gje. Do hasesh ne voglesine e tyre si njerez. Dhe nje nga keta njerez eshte dhe polici i videos. Sa te tille ka ne Shqiperi?
Mendoj se nuk eshte aspak mire te nxisim urrejtje etnike. Une nuk kam faj pse linda ne Shqiperi, as greku pse lindi ne Greqi. Une dhe polici grek jemi pre e geneve tona dhe e nje sistemi qe ushqen aksidentalizma te tilla.
19 June 2007 @ 3:31 pm
As une nuk do protestoja per ata derra. Sidoqofte, perkunder thirrjeve per doreheqje te Min. te Brendshem nga opozita Greke dhe pezullimit te policeve mendoj se te gjithe ne nuk kemi c’te presim me shume nga Republika Helenike.
19 June 2007 @ 4:00 pm
Ja nje forme proteste.
Grup shqiptaresh, duke transmetuar ne nje Flat-Panel vidion perkatese ,Para Selise ….( OSBE, etj) me nje diciture te perafert; -A eshte e denje Greqia per nje fqinjesi te mire… (anetare e EU). Ne sfond mund te jete melodia e Miki Teodoraqis. Koha :jo me pak se fillimi dhe mbarimi i nje orari ditor pune te administrates. Veshja e prezantuesve bluza me montazhe nga nga ngjarja.
Kolona zanore here pas here e theksuar ;-Junaited …e T. Kotunjos.Momenti: ndoshta i perafert me nje ceremoni….
19 June 2007 @ 5:00 pm
DOni nje forme qe te jete me efekte se nje proteste???
Te mbledhim para e te paguajme nje profesionist qe ta beje si Avni Rustemi!
Dhe me pas kush mendon ta perserisi nje gje te tille ndaj shqiptareve do te mendohet 100 here…..
19 June 2007 @ 5:27 pm
Jam shume dakort me Ervinin per peticionin. Ju lutem mendoni pak em kthjellet o peshq, atje dhuna kunder shqiptareve eshte reale dhe e mireoranizuar. Duket paster edhe nga titulli i videos, “Sigurimsat ju japin dru te mire shqiptareve”!!!!! Une nuk e di se cfare mund te thuhet me teper, per te treguar poshterimin e grekeve dhe forcave te tyre te policise dhe ushtrise, pas atij xhevahiri qe nxori dhe kjo e fundit. Me ane te ketij peticioni ne mund te demaskojme “vlerat” evropiane te Greqise dhe shtetit grek.
Me kujtohet nje seri e emisionit Shqip te Rudina Xhunges, me nje perkthyese greke qe perkthente shqip per shqiptaret e akuzuar nga gjykatat greke! Ishte shume trishtuese dhe e tmerrshme teksa degjoje qe zonja nuk dinte asnje fjale shqip dhe e pranonte vete se nuk di shqip por jam mesuar ta bej kete pune ngaqe me paguan mire gjykata!!!!
Kjo besoj se as ne vendet me te mjerueshme te planetit nuk ndodh, shume me mire eshte te gjykohesh pa gjygj se sa ne kete menyre “evropiane” te grekeve.
19 June 2007 @ 11:49 pm
idris
ide e shkeqyer.
personalisht dakord.
20 June 2007 @ 11:19 am
Bojkot produktesh grege, gjeja me e mire qe mund te behet. Dhe ti leme fjalet e teperta, se dy dite pas daljes se videos dhe u kenaqem me nje percjellje te thate te Vilit.
Nuk do lejoje qeveria e bythegrisurve te prishen marrdheniet ” e shkelqyera dhe vellazerore” me Greqine. Ptuhh, rrace e qelbur.
20 June 2007 @ 4:59 pm
Blendi. Unë jam plotësisht dakort dhe i gatshëm për një redaktim të peticionit. Miqësisht, ju ftoj ju të tre-ve (ty, Llukanin dhe Penarin) për formulimin e tij. Por, mirë është që të bëhet sa më parë kjo punë. Faleminderit.
20 June 2007 @ 5:06 pm
dominues / Bojkotin e produkteve unë kam shumë kohë që e aplikoj. Por kam shkuar dhe shumë më larg : Unë prej kohësh e kam fshirë Greqinë nga harta ime e Botës. E kam marrë vendimin për t’a bojkotuar. Nuk kam qenë dhe nuk do të shkel kurrë në atë vend.
20 June 2007 @ 5:15 pm
Ervin pershendetje. Jam dakort dhe une me ate peticionin. E ke firmen time
20 June 2007 @ 5:21 pm
Faleminderit kolege. Po t’a them publikisht që je shumë e mirë.
20 June 2007 @ 5:22 pm
Proteste???
Perse do te beheht kjo proteste. Ne fund te fundit shikoni “The Ekonomist” sot per imazhin e shqiperise dhe do ta kuptoni se perpara se ti beni proteste atij apo ketij shteti duhet bere porteste vetes sone. Sepse ne vete themi ( ose me sakte neprmjet gojes se dikujt tjeter) se jemi hajdute, dhe me te drejte pas kesaj bota do te thote Mire ja u bejne shqiptareve ne Greqi, ata jane hajdute. Ne vete themi se bota qesh e tallet me ne, perse duhet te na marin seriozisht ne kete proteste. Duhet filluar nga vetja ne fillim mendoj une. Lexoni artikullin ne The ekonomist ” dhe do ta kuptoni se nga na vijen te keqiat. San e ka fajin as Greku e as Anglezi As Amerikani as Turku fajin e kemi vete ( me sakte fajin e kane politkanet tanet e ndyre por edhe ne qe i zgjehdim ata)
20 June 2007 @ 5:23 pm
hahhaha. Flm, kisha nevoje per nje kommpliment ne keto momente se u mbytem ne pune
20 June 2007 @ 5:27 pm
Jam totalisht kundër këtij postimi tomi korça… Dhe shumë i zhgënjyer… Ne peticionin do t’a bëjmë dhe do t’a depozitojmë në dorët e ekzekutorëve më të lartë europianë. Ti, mos e firmos. Çdo njeri bën zgjedhjen e tij. P.S. Çdo shtet (pa përjashtim) ka hajdutët e tij… Por kjo nuk justifikon absolutisht asnjë sjellje apo trajtim ç’njerëzor.
20 June 2007 @ 5:29 pm
Ti e meriton shumë kolege…
20 June 2007 @ 5:34 pm
Tomi, problemi yne eshte se nuk kemi asnjehere besim tek vetja jone. Ne presim qe te na rregullojne te tjeret, jo te rregullohemi vete. Demoralizohemi nga nje shkrim, dhe inatosemi se pse shkrimi nuk eshte shkruajtur pozitivisht per ne. E di cfare, vetem shkrime te tilla do na ndihmojne ne si shqiptare te kuptojme se ku jemi e ku duhet te shkojme…
20 June 2007 @ 5:42 pm
Po nuk ka nevoje te nevrikoset me “The Economist” tomi, ai e ka lexuar shkrimin gabim e para e punes se nuk quan shqiptaret hajdute, perkundrazi, thekson faktin qe “imazhi i keq” i etiketoi shqiptaret si hajdute ne menyre arbitrare.
20 June 2007 @ 5:59 pm
Ervin Sheno emrim tim atje. Nuk jam kundra ishte me ironi shenimi tim
Miss Larson te kam kthyer pergjijge tek tema tjeter.
Sa per ndryshimin ndermjet Imazhit dhe te vertetes. lexoje shkrimin perseri do te kuptosh se pas fjales “imazh” vjen fjala “e verte” dhe per kete sipas autorit fajin e ka Berisha ( mos me keqkupto nuk them se nuk ka faj Berisha ska hume bile, por ama nepermjet ketij fakti autori pranon se ky eshte realiteti)
Nejse tjete teme kjo
20 June 2007 @ 6:16 pm
Dhe sa i lumtur ishte mao ce duni
Ne revolucionin kulturor ne te dy anet lexoheshin parullat etij.
Sa i bukur eshte ky peticioni
Njerez qe deklarojne se keto shtete nuk egzistojne(e kam fshire nga harta e botes) do ju bejne peticione.
cudi me duket ti ankohesh nje gjeje qe per ty nuk ekziston.
Njerez qe nuk kane shkelur kurre ne greqi do ankohen per ata qe kane ikur dhe rine ne greqi vullnetarisht(askush s na ftoi dhe kurkush sna mban me zor.)
pune e ngatruar si ajo e gardisteve te kuq.
Nuk jam fare i zhgenjyer se nuk do me mbetet zhgenjim per me mbrapa.
Sa per tekstin besoj se duhet ti ngjase letres te kozakve zaparozhas derguar sulltanit.(po sikur te shkruajme dhe decibao)
Shqiptaret ne greqi nuk kan nevoje per pyje dekurative(peticione) por per peme qe prodhojne fruta.
Dhe e vetmja peme qe ben fruta eshte inegrimi i tyre me te drejta te plota ne shoqerine greke dhe per kete nuk ka nevoje nga gardistet(brigada rosse)
ne 500000 shqiptaret e greqise ka njerez te afte te ndergjegjshem per te luftuar ne mjete demokratike dhe ideologjike .(nuk jane nga niveli me te ulet se shqiptaret e tjere kudo ne bote.per kete re ferohuni fakteve historike shqiptaret e Italise nxorren gjitha ata mendimtare ata te Greqise(deri ne fund te luftes te pare botrere po ashty .Te Amerikes megjithse me te vegjel si komunitet super mendimtare.E cuditshme tere kohen pjesa me prOduktive e mendimit intelektual shqiptar ka qene jashte shqiperise dhe kane luftuar per shqiperine tani kan ndryshuar kohrat ndoth e kunderta
Ce Gevara iku nga kuba te bente revolucion ne ameriken latine.(po asnje vendas nuk e mbeshteti)
ka njerez qe duan ti ngjasin natyrisht.problemi qendron sa do ti ndjekin pas.
QOFTE I BEKUAR PETICIONI.
Amin
20 June 2007 @ 6:30 pm
Padre, duhet ta haje me pare secili ne kurriz drurin qe me pas te reagoje?
kete mendon ti, te shkojme dhe ne qe nuk kemi qene, dhe pasi te trajtohemi si kafshe te reagojme? E pse duhet ta bej une kete, kur precedentet flasin me shume se asnjehere??
20 June 2007 @ 6:37 pm
Peticionin e nisem.
Teksti i peticionit ndodhet tek kjo faqe:
http://writeboard.com/64fe6fe47e13465fa
Për t’a parë dhe redaktuar tekstin, do t’ju nevojitet ky fjalëkalim (password): tirana
Ervin, te lutem shto tek vendi “To:” listen e emrave te personave ku do dorezohet peticioni.
20 June 2007 @ 6:49 pm
U nis peticioni? nese po—per cfare redaktimesh flet? nese nuk eshte derguar akoma–mos e dergo–it is very weak and short—na jep 24 ore kohe qe te gjithe te kontribuojne per redaktime te frytshme.
uhhhhhhhhhhhhhh
20 June 2007 @ 7:15 pm
te vene ne mendim ato skena qe sheh ne ate video …
dhe thua nje here se mos greket, si ballkanas (una faca una raca) si dhe shqipetaret, kane te zhvilluar vetgjyqesine. ose ndoshta ate policin e kishin rahur kur kishte qene i vogel, dhe tashti ai po shkarkonte psikozat…
apo mos i perdorin keto metoda primitive si me efektive, dhe duan te bejne vellain e madh qe u jep dru me te vegjelve? fundis drurin do mbajne mend ata trimat qe kishin kapur, se sa per deportim, eh e dine kufirin me mire se kufitaret … e kesaj dhe asaj ane.
pastaj thua se ndoshta ai polici babaxhan po i bente te vetriheshin nga inati (ai inat qe kemi dhe ne ndoshta, po ne rastin e grekeve ka evoluar ne nje maraz e urejtje se jane njeres me namuz de) qe ata shqiptaret ne shqiperi nuk kane vendosur te behen njeres …
po kushedi mund te ishte dhe bored dhe tired ai polici ne keto dite te nxehta dhe ka thene po dale: nje ruge e dy pune, plus nuk harxhoj dhe duart dhe drurin tim (ishte interesante skena se si e mbante drurin gati, se ku i dihej gjerat dalin shpesh nga kontrolli me shqipot
ndoshta policat kishin bere qejf nje cike me shume sec e mbante kandari, po fundis ne vend te tyre ishin dhe kishin dhe shkopin dhe kameran ne dore … keshtu qe pse jo, qeveria e tyre ehste, shqiptaret i kishin aty me vite (te legalizuar deri ne ate pike sa nuk u prishnin pune) dhe i flaknin matane sa here donin (being sure that they will bounce back in no time), se mos dinin ata nga ligjet … e fundi fundit ligjet vete i bejne dhe i ndrojne e lakojne, qe tua sjellin sa me mire pas kokesh shqipove …
po ndoshta cunat nuk kishin pasaportat me vehte(dhe rrjedhimisht nuk e dinin), passportat ku qeveria shqiptare u lutet autoriteteve te huaja (ashtu si mbreteresha e anglise lutet per gjithe passportat e commonwealth, ne emrin e saj) ti asistojne shtetasit e saj (ndoshta greku e kishte lexuar dhe po asistonte) sa here kane probleme, ne favor te se mires globale dhe mirkuptimit midis popujve aq me shume miq e komshij…
papo gjene thua se mos ky polic duhet te jete ndonje nga ata ultra anti shqiptaret, qe jane raste shume te izoluara (?!) se me sa mbaj mend ne 91, kam pare vetem polica te sjellshem greke, te cilet na lejuan te kalojme ne grup vetem me nje liste ne kufi dhe me pasaportat tona pa viza, per te takuar per 24 ore kushurijte e humbur me vite ne anen tjeter te kufirit. eh, po si u kthyem te gjithe pa perjashtim … ndrojne koherat ndrojne … ndoshta dhe policat ndrojne …
se fundmi lexova dicka qe me beri te kuptoja thelbin e humbur te kesaj ngjarjeje. nje gazete shqiptare ulerinte dhe protestonte me te madhe pas kesaj gjeme qe na u be, per nje rast te fresket fare, dje a pardje, kur nje emigrant i paligjshem kishte kaluar kufirin dhe ishte qelluar ne shenjester nga rojet greke dhe ishte atdhesuar aty per aty pa shpenzime te medha, e kishte perfunduar ne nje spital te shqiperise still alive. shpresoj qe taksat e shqiptareve ta kurojne ate deri ne piken kur ai do beje nje perpjekje me te sofistikuar per te kaluar kufirin. se keshtu humbet thelbi pa e ditur most of the time.
sa keq ! e kishin humbur dhe mesimin e radhes nga greket te 3 milionet qe mban ai vend! per te 3 milionten here e kishin humbur (cdo here kjo e ndryshme, sipas kokes se secilit kuptohet, custom tailored). po ska gje greket aty kemi per ti pasur dhe shume kohe te tjera dhe nuk merziten asnjehere, kur vjen puna per tu kujtuar gjera qe harohen …
kam pershtypjen qe ngjyra e kapakeve te passport te cdo zemer-shqiptari ehste ngjyra e trurit te tij (jo e zemres se ajo, e cmendura, mbetet shqiptare), dhe greket i besojne me shume asaj, se sa atyre historive ballkanike, kush ishte me pare veza apo pula …
by the way … kjo ishte indinjata ime e paorganizuar ketu ne tokyo. desha te organizohesha, por fatkeqesisht eshte bere keq per shqiptare ketu (sidomos femra) … se do e kishim bere ndonje “zarar”.
cte them tjeter, ehste interesante te shohesh se si perpiqen njeres te ndryshem te ngulin nje gozhde, kudo qe mund te ndodhen dhe sido qe mund tia rasin me sqepar ….
ah, sa per pyetje ne fjale nga usteriani im i preferuar (pas stephanie george se ate e kam ketu ne tokyo) 1.shume mund te behet (hekuri rihet sa eshte i nxehte) 2.nuk besoj qe jam gati (te pakten kete 15 ditesh qe vjen).
20 June 2007 @ 8:03 pm
Jam shume dakord me juve zoteri qe thone ” Ben ti shqiptar i thjeshte dicka dhe mos prit nga pordhacet e Tiranes zyrtare”
Mendimi im eshte qe shqiptaret kudo qe jane te protestojne me menyrat me te thjeshta deri te me te sofistikuarat. Te protestojne per kete shtazeri qe nuk eshte pare as ne shekujt e kaluar…… Te mblidhemi ne Shqiptaret dhe ne cilin do shtet te botes te bejme tonen dhe te informojme opinionin mbare boteror per kete shtazeri dhe keqtrajtim qe po pesojne bashkeatdhetaret tane ne Greqi.
Po te presim se cfare do te thone politikanet tane te Tiranes trupat e shqiptareve qe banojne ne Greqi do te perdoren per eksperimente Anatomie…….
Cohuni Shqiptere kudo qe jeni dhe ngrejeni zerin me force per keto shtazeri qe po bejne Greket sa nuk eshte vone!!!!
20 June 2007 @ 8:37 pm
lola
sa lodra te cuditshme jane ne luna park .dhe ne ne luna park vene te gjithe.disa per te lojtur dhe ca per te shoqeruar ata qe do luajne.ti perse vete.
21 June 2007 @ 1:15 pm
Vetem me hakmarrje duhet t’iu pergjigjemi greqise. T’i shkaterrojme te gjitha shkollat greke. T’i perzeme te gjithe bizneset greke. Ti vrasim te gjitha keto bisha te egra e t’i shpurrim nga vendi yne.
Vdekje Greqise, vdekje grekeve! Greqia eshte nje populli pederastesh.