PS, përjashtohet Tom Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe të Fufit (181)

Deklarata eshte bere nga vete deputeti i PS, i cili ka thene se ky vendim nuk do ta perjashtoj nga politika. Ai ka akuzuar kryeministrin dhe kreun e Kuvendit. “Edi Rama sot ka një tutor që është Ilir Meta, i cili ka urdhëruar vrasjen time dhe të Mhill Fufit. Kam 5 muaj që ia kam bërë të qartë këtë gjë, jo vetëm Metës e Ramës, por edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm e prokurorit të Krimeve të Rënda.

Nuk ishte vrasje, por ekzekutim publik (8)

Mbaj mend, që kur isha 17 vjeçe, njoha një djalë në urën Bolshoi Moskvorestski. Ishte verë, ngrohtë dhe një vend frymëzues për gjëra të bukura. Edhe shumë vjet më pas, kam kaluar mbi këtë urë mbrëmjeve. Gjithmonë jam ndjerë e sigurt aty, qoftë ditën dhe qoftë natën. Dukej si vendi më i sigurt në botë. Fundja, çfarë mund të të ndodhte në një vend aq afër mureve të Kremlinit? Lideri i opozitës ruse, Boris Nemcov, u qëllua për vdekje mu aty, ditën e premte. Në vendin më të sigurt, në vendin më të shenjtë dhe në vendin më të paqtë. Dje u riktheva përsëri atje, por nuk ishte më e njëjta pamje.

Policia ndërpret grevën te Mjekësia, s'kishte leje. Studentët: U dhunuam (54)

Policia ndërpret grevën e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, pas kërkesës së Rektoratit për lirimin e menjëhershëm të ambienteve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike. Kjo për shkak se godina, sipas tij, ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga studentët e transferuar nga universitete private.

Dy adoleshentët që synojnë të ulin smogun nëpërmjet shkencës (13)

Ata janë dy maturantë shkodranë, të cilët i mban bashkë pasioni për shkencën dhe ëndrra që në një të ardhme të bëhen mjekë. 18 vjeçarët Sheri Tuzi dhe Drini Draçini u shpallë fitues të një konkursi mes kolegjeve turke në Shqipëri. Ata prezantuan një projekt i cili mund të implementohet lehtësisht në infrastrukturën e qytetit dhe nëpërmjet reaksioneve kimike mund të ulë smogun. Ky konkurs organizohet çdo vit nga disa kolegje private. Ky ishte edicioni i tetë.

Rusi, ekzekutohet udhëheqësi i opozitës, vetëm orë pas thirrjeve për protesta (136)

“Interfax” raporton se Nemtsov, politikani rus i Opozitës atje, është qëlluar pas shpine katër herë në qendër të Moskës, në afërsi të Kremlinit. Vrasja e tij ndodhi vetëm disa orë pasi Boris Nemtsov bëri thirrje për protesta kundër luftës që Rusia po nxit në Ukrainë. Në të kaluarën e afërt Nemtsov kishte shprehur frikën e një eliminimi fizik prej kundërshtarëve të tij politikë.

Të Paekspozuarit, "Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi" (13)

"Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi". Ishte kjo tema e emisionit investigativ "Të Paekzpozuarit". Në pjesën e parë të emisionit, u paraqit nje material filmik, ku u pasqyrua gjendja e tre fermave bujqësore; në Kashar, Thumanë të Fushë Krujës dhe në Gërdec. Pronarët e tyre tregojnë sfidat e biznesit dhe vështirësitë që ata hasin, qe nga sigurimi i ushqimit te bagetive qe e importojne nga Serbia, me pleherat kimike, kultivimin e tokes apo me elementë të tjerë. Më pas debati në studio u zhvillua ne studio mes të ftuarëve ekspertë të fushës.

Digjitalizimi i TVSH-së. Dy-tre shënime për zonjën ministre (4)

Një tender me polemika, diskutime të pafundme, afate ndërkombëtare, etj. Po kush është e vërteta, që lidhet ngushtësisht me këtë tender, strategjinë e digjitalizimit, frekuencat për përdorimin televiziv, AMA-n, Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, privatët dhe të gjithë subjektet e interesuara? A e ka Shqipëria luksin të shpenzojë 12.5 milionë euro për investimin e një rrjeti, që ndoshta nuk do të vihet kurrë në përdorim?!

Shqipëria që po zvogëlohet nga një “pushtues” i ri (98)

Të zhvatur e shkatërruar pa asnjë kriter, lumenjtë - të ndarë në dhjetra copash, mes gropëzash uji e përrenjsh të pafuqishëm - e kanë të pamundur të shkarkojnë materiale të gurta në bregdet. Rrjedhimisht deti ka nisur ofensivën e tij, duke pushtuar e mbuluar pa asnjë pengesë tokën, e ç’të gjejë përpara. Para viteve 1990, raporti mes tokës së fituar dhe asaj të humbur nga deti ka qenë 2,4 me 1; pra fitohej 2,4 metra dhe humbej vetëm 1 i tillë. Sot ky raport është tejkaluar në krahun tjetër. Çka do të thotë se kufijtë e Shqipërisë nuk janë më të njëjtët.

Dekriminalizimi, ligji me shpejtësi për të kapur edhe zgjedhjet vendore (5)

Pavarësisht se Komisioni i Posaçëm, për atë që quhet procesi i dekriminilizimin në politikë dhe administratë, ka një afat për të përfunduar paketën ligjore në qershor, demokratët propozojnë të ecet me shpejt për të penguar kandidimin në zgjedhjet e 21 qershorit të personave me precedentë kriminalë. 

Ne propozimin e Eduart Halimit ra ne sy pohimi i qarte se kandidatët zgjidhen nga kryetari dhe në këtë të fundit nuk bëri asnjë dallim mes partive.

Të tjera nga shtypi

Analiza e një psikanalisti për suksesin e ISIS-it dhe organizatave të tjera ekstremiste.

Botanistët shqiptarë thonë se kanë shtuar një tjetër bimë në Regjistrin e Florës shqiptare e cila nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Lulekëmbana Vezulluese u zbulua në Malin e Tomorrit falë një bashkëpunimi me botanistë kroatë dhe italianë. Korrespondenti ynë Raimond Kola bisedoi me Profesor Doktor Lulëzim Shuka ,një nga autorët e zbulimit. Profesori i Shkencave Natyrore flet edhe për problemet e fundit që po shkakton dëmtimi i bimësisë në eko-sistemin e disa zonave në Jug të Shqipërisë.

Arqipelagu

EKONAL

Shtëpia e Librit

Konsumerizëm

Kuturu

Rrethana dhe Rrethina

Urban Survivor

Arti i të jetuarit

Elian Gjini Blog

Aliens' Corner

Dude, where's my gomar?

Holy Shqip

Halloween (0)
Halloween (0)
Changes (0)
Changes (0)

Bashkëbisedim

The Lone Blonde

Wildkat Formation

Tralala-ja që po dëgjon

Pa Censura

Pa censurë - 87 (233)
e fundit nga Mimoza_Llastica