Kuvendi mbyll punimet me miratimin e reformës territoriale. Basha: Harta e re antikushtetuese (23)

Me 88 vota pro, deputetët e Kuvendit miratuan ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit në 61 bashki nga 385 njësi vendore që Shqipëria ka pasur deri më dje. Në kushtet kur mazhoranca gjeti konsensus edhe me deputetin Andrea Marto, falë një bisede prej disa minutash me kreun e mazhorancës Edi Rama, në tavolinën e Martos, reforma mori vetëm një votë kundër, atë të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për shkak të pretendimeve të tij që Himara të mos bashkohet me Vranishtin.

Katandisja kitsch e monumenteve të Tiranës (15)

Edhe pse koncepti i kitsch-kulturës është tejet i specifikuar, mënyra sesi po degjenerojnë nga dita në ditë monumentet historike urbane në kryeqytet, të bën të mendosh se ato janë fare afër kësaj kulture... Përveç se shtatorja e Nënë Terezës qëndron mbi bazamentin me pllakat gati krejt të hequra, ashtu si monumentit të Ismail Qemalit i kanë zëvendësuar shkronjat me imitime boje, kurse monumentin e Pavarësisë e vjedhin rregullisht për skrap. Sa për të tjerët, andej-këndej, gjenden thjesht për të qenë dhe për të na treguar sesa inferiorë jemi me nderimet dhe kulturën urbane...

... edhe njëherë për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë (39)

Thashe vjedhjen per delikatese, se shqiptareve u kane grabitur diten per diell te pakten 7.13 miliarde leke. Per fat te keq parashikimi ogurzi qe bera dje pasdite u provua sot e gjithe diten. Te gjitha zhvillimet e dites se sotme, deshmuan se askush nga ata qe kane pergjegjesi ligjore per tu thene te verteten shqiptareve se cfare ka ndodhur me parate e tyre ka bere krejtesisht te kunderten. Sot nuk u hodh drite mbi ate qe ka ndodhur ne Banken e Shqiperise. Sot u fshehen dhe te fundit gjurme qe kishin mbetur nga grabitja e turpshme ne objektin me te sigurte te ketij vendi.

Tragjedi në Mirditë, shembet tuneli i HEC-it. Vdesin dy shqiptarë dhe një turk (19)

Një incident i rëndë ka ndodhur sot (30 korrik 2014) në mbrëmje në hyrje të tunelit të një HEC-i në ndërtim në Mirditë. Është shembur hyrja e tunelit të Hidrocentralit në Qafë Mollë dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, Pjetër Doda nga Fani dhe Ndue Legisi nga fshati Shebë dhe një shtetas turk, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur nga policia.

Muzikë dhe verë (25)

Gjithmonë e më shumë, së fundmi dëgjoj si motiv të përsëritur, “Me cfarë muzike do ta shoqërosh verën?”. Drejt e në temë: Unë nuk besoj tek muzika që shoqeron verën apo birrën (ndryshon puna me rakinë). Une besoj tek muzika ... Ajo me nota! Qofte kur e degjoj ne kasetofon (megjithese kur te ngec shiriti eshte bela), qofte ne cd, apo dhe me kompjuter e celular ku muzika nuk ka me ekskluzivisht nje ene mbajtese fizike. Sigurisht, here pas here me pelqen te degjoj dhe xhingellat ne radio apo tv, me nje gote raki para (ju thashe per rakine).
T’i kthehem muzikës së “Verës”. Për mua si me verë, ashtu dhe me birrë muzika është njësoj. Interesante, ose jo. Mjafton që të dyja të shoqërohen dhe me një libër të mirëDëgjoni miksin veror këtu / Shkarkoni miksin veror këtu

Dilema para Kryeministrit (61)

Mos vajtja në seancë e 6 deputetëve të pakënaqur dhe sulmi verbal i Tom Doshit ndaj ministrit Tahiri gjatë javës së shkuar kanë vendosur këtë episod në qendër të vëmendjes mediatike dhe spekullimet fluturojnë nga të katër anët. Disa e shohin si krisjen e parë që paralajmëron çarje të mëdha në mazhorancën qeverisëse. Disa të tjerë, thonë se situata nuk është dhe aq dramatike pasi Kryeministri do ta gjejë gjuhën me deputetët e tij. Në fakt situata mund të mos jetë aq dramatike, sikundër nuk është as fort serioze.

Dy plakat dhe reforma (22)

Plakat, që nuk folën kurrë me njëra-tjetrën përveçse me ndërmjetës, kishin origjinë të ndryshme. Njëra ishte nga Shkodra, fliste vetëm shkodrançe, as shqipe letrare jo. Tjetra ishte nga minoriteti grek, fliste vetëm greqisht, atë dialekt që kishte mësuar në fshatin e saj. Për të dyja ishte vonë që të mësonin gjuhë të huaja. Pa këmbyer asnjë fjalë, ato e respektuan thellësisht njëra-tjetrën [...] pata pyetur një herë si me shaka të moshuarën shkodrane në dialektin e saj: He si po t’shkon muhabeti me shoqen? Plaka e mirë ma ktheu me një përgjigje që më jehon ende ndër veshë: Kur njerëzit shkojnë mirë nuk ka nevojë me fol!

Jews and Arabs Refuse to be Enemies (72)

Një faqe në Facebook dhe thurja #JewsAndArabsRefuseToBeEnemies në rrjete të tjerë ka bashkuar Online mijëra hebrenj dhe arabë që bashkëjetojnë me njëri tjetrin në paqe. Si një reagim kundër dhunës në Gaza. 

Të tjera nga shtypi

Po deputet a është akoma?

Qeveria socialiste shkakton dëmin e radhës.

Mediat maqedonase raportojnë se 6 persona të armatosur kanë sulmuar dy argjendari

Arqipelagu

Shtepia e Librit

Globalisti

Konsumerizëm

Bletebzz

Rrethana dhe Rrethina

Almost Single

Kinoditari

Fletore

Artrit Bytyçi

Tirana Calling

Aliens' Corner

Holy Shqip

The Lone Blonde

Peace and Carrots

Bashkëbisedim

Dude, where's my gomar?

Tralala-ja që po dëgjon

Pa Censura

Pa censurë - 78 (4)
e fundit nga heretik