Identifikohu



Regjistrohu

90% e shqiptarëve për një Shqiperi natyrale

Televizioni shteteror maqedonas ritransmeton emisionin LOGOS me temen per bashkimin e shqiptareve

Televizioni shteteror i Maqedonise ne gjuhen shqipe MTV 2 i kushton 2 ore emision problemit te bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem. Emisioni eshte transmetuar ne oren 21.00 deri ne oren 23.00 ne date 5 shkurt.
Behet fjale per ritranmsetimin e emsionit Logos te Sonila Mecos me titull: A ka ardhur koha te flitet per panshqiptarizem.
Ne emision ishin te ftuar Paskal Milo, Koco Danaj dhe Sokol Dervishaj.
Pergjate 2 oreve emisioni trajtoi temen e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem dhe per te krijuar Shqiperine natyrale.
Ne fund te emisionit jane dhene edhe rezultatet e sondazhit i cili rezultoi se: Mbi 90 perqind e votuesve ishin dakord per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetem. Dhe vetem 5 perqind ishin kunder.
Sipas burimeve te lajme.net, ritransmetimi i kesaj teme te nxehte ne televizionin shteror te maqedonise eshte bere me porosi te kryetarit te PDSH, Menduh Thaci.

Lajme.Net

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente »

  1. Ahmet N Murati thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 4:04 pm

    Sërbia dhe Rusia po na detyrojnë që Kosova të bashkohet me Shqipërinë.

    Duke parë nga deklaratat e minstrisë së punëve të jashtme të Rusisë e cila thotë se do ta bllokojë përherë hyrjen e Kosovës në Këshillin e përhershëm të Kombeve të bashkuara.

    Arsyeja pse është e pashmangshme bashkimi është se nëse Kosova nuk është e pranuar në Këshillin e përhershëm atëherë edhe sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i cenueshëm. Kështu që me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë atëherë nuk ka nevoj fare të kemi një ulëse në Këshillin e përhershëm të KB.

  2. artan thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 4:30 pm

    Nuk do ishte i keq mendimi i nje bashkimi shqiperi-kosove, e para sepse do te krijohej nje treg prej gati 6 milion njerezish me gjith konseguencat mbi ekonomine dhe tregetine qe kjo do te sillte por edhe se nje shqiperi e madhe si nga ana territoriale si e popollates do e perforconte akoma me shum zerin e shqipove ne ballkan!! Megjithate eshte nje levizje qe tani per tani s’besoj te ndodhe…ndoshta me kalimin e viteve mund te realizohet.

  3. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 4:49 pm

    artan thotë:
    7 Shkurt 2008 @ 4:30 pm
    Nuk do ishte i keq mendimi i nje bashkimi shqiperi-kosove, e para sepse do te krijohej nje treg prej gati 6 milion njerezish me gjith konseguencat mbi ekonomine dhe tregetine qe kjo do te sillte por edhe se nje shqiperi e madhe

    Pse tregu nuk krijohet edhe pa bashkim? Mua me duket se ai eshte krijuar prej kohesh jo vetem midis Shqiperise edhe Kosoves, por edhe me Maqedonine dhe Malin e Zi.

  4. Tironsi thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 5:01 pm

    olsib, po tregu i telefonise psh? po ai i energjitikes? Investitoreve u intereson me shume te investojne ne nje vend me 6 milione, sesa ne 3 vende me nga 3 milion se ka me pak barriera, me pak burokracira etj etj.

  5. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 5:02 pm

    Rendesi ka qe kjo tregon qe ata qe pellasin si Sal Berisha apo Pandi Majko pellasin kot.

  6. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 5:21 pm

    E drejte Tironso, por mendoj se investitoreve nuk ju interesojne te investojne as ne nje treg prej 6 milion njerzish, sidomos po te kemi parasysh fuqine e ulet blerese.

    Mendoj se interesi eshte per te investuar ne nivel rajoni (SouthEst Europe), ose per te bere nje lloj “Hub” per investimet, sherbimet dhe prodhimin. Beogradi por mbi te gjitha Athina jane tashme hube shume te rendesishme. Ne kemi humbur goxha kohe. Duke lexuar intervisten koheve te fundit te Thacit tek “Herald Tribune” (?) duket se ai ka ndermend ta bej Kosoven, pikerisht nje hub te tille, megjithese me duket pakez e cuditshme mqs. Kosova nuk ka porte dhe zakonisht hube te tilla kerkojne porte, por mund te perdoret ai i Shengjinit. Nderkohe qe Shqiperia nuk ka kompletuar ende segmentet qe e lidhin ate me boten, edhe pse jemi ne drejtim te mire, Kosova mbase do arrij ta bej para nesh.

    Le ta lejme Kosoven te shkoj per qefin e vet e te mos ta bezdisim me paranojat dhe paaftesite tona. Duket se andej kane nje klase politike me te urte.

    Persa i perket shembullit te telefonise, ti shiko Shqiperine!

    Vodafone, menaxhim grek.
    AMC, shumica e aksioneve Cosmofon.

    Dhe vazhdojne e kruhen akoma per Epirin! ;-)

  7. lulian kodra thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 5:47 pm

    “olsib, po tregu i telefonise psh?” thote Tironsi. E kena kenoq ne. Tregun e telefonise e ka Greku, ca perfitim leshi kane shqiptaret nga bashkimi pervecse do i jepnin me shume treg te huajve?

    Ahmet Murati, eshte interesant agumenti jot, dhe deri tani eshte argumenti me i vlefshem qe kam hasur ne lidhje me bashkimin e trojeve shqiptare. Vetem se ka nje gje. Rusia po anashkalohet ashtu si po anashkalohet KS. Serbia po ashtu do kete pakenaqesi, sepse do te humbasi nje territor qe e ka gezuar per gati 100 vjet tashme. Por e drejta e shqiptareve ne Kosove per t’u vetvendosur, po arrihet, pavaresisht Serbise, pavaresisht Rusise, pavaresisht Shqiperise. Kjo eshte ceshtja.

    Une habitem, nga njera ane qahemi se ne Shqiperi s’po e ndrrisim dot as me drita e s’po e lagim dot as me uje, nga ana tjeter u dashka qe te fusim edhe Kosoven ne kete erresire dhe ne kete thatesire. Dhe edhe me keq akoma, nderkohe qe argumenti kryesor i politikave kunder pavaresise se Kosoves, eshte argumenti se pavaresia e Kosoves do te sjelli si rezultat crregullime ne rajon me tendencen e nje Shqiperie te madhe, ne, ne vend qe t’a qetesojme kete frike, qe te fitohet pavaresia, i fryjme edhe me shume. Eshte papjekuri politike nga mediat kjo.

  8. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 5:59 pm

    lulian, mos u perpiq me kot te kopjosh ato qe them une!
    Cito burimin te pakten!

    ;-)

  9. lulian kodra thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:07 pm

    Olsi me fal, nuk te lexova. Gjithe fajin per indoktrinimin tim e ka Olsi.

  10. Qafir Arnaut thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:13 pm

    Le ta lejme Kosoven te shkoj per qefin e vet e te mos ta bezdisim me paranojat dhe paaftesite tona. Duket se andej kane nje klase politike me te urte.

    Nje m*** jane si ne Prishtine si ne Tirane.

  11. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:14 pm

    Ahhh, tani mund te flej gjume i qete

    ;-)

  12. Tironsi thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:20 pm

    Luliano s’me ke kuptu per punen e tregut. Tregu me i madh ka te mira per te gjithe. Edhe per ate qe do investoje dhe per ne qe do jemi konsumatore. PO te marresh vetem telefonin psh trash trashe i bie qe pothuajse per te njejtin investim kompania te kete me shume abonente. Do uli normen e fitimit po do fitoje me shume. Konsumatori paguan me pak. Psh po te shohesh linjat e fluturimeve ne europe habitesh se si cave u del fitimi me 20 Euro bilete Londer-Rome. U del sepse ka me shume qe levizim, ka treg me te madh.
    Sa per ate qe thote Ahmet N Murati ceshtja eshte me e komplikuar se aq. Per te bere ate duhet qe shteti i ri i bashkuar te njihet si pasues i shtetit te sotem te Shqiperise.

  13. lulian kodra thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:24 pm

    Tirons, eshte gabim. Eshte njesoj si te thuash, sa me homogjen te jemi, aq me kollaj mund te hegjemonizohemi. E pse duhet pavaresia fare, ca vlere ka, kur zot i mallit eshte i huaji?

  14. desaparacidos Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:32 pm

    Qiqra ne hell!

    Me falni, edhe une jam per bashkimin e Shqiperise etnike, pak si te gjithe, por eshte e kote. Ne nje kohe kur po bjen kufinjte mbare botes ne shtrydhim trurin per muhabete simbolike. Ne jemi te bashkuar me Kosoven, ne jemi nje trup e nje gjak, ne jemi nje gjuhet e nje shpirt! Doni qe edhe bashkimin tna e sjelli NATO apo tna e serviri SH.B.A.-ja? Bashkimin duhet ta bejme vete nese e duam vertet, vetem duke ndjekur ato politike te njejta ne te gjitha fushat e mundshme, da ne arsim do ne integrim do ne ekonomi do ne kufinj. Kaq po qe se bejme ne jemi te nderuar.

  15. Tironsi thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 6:43 pm

    Po pavaresi s’dmth izolim mo luliano. Pastaj kena dhe marreveshje nderkombetare per te respektu ne. Nejse mo se muhabet i gjate ky

  16. lulian kodra thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 7:00 pm

    Po une s’fola per izolim. Une fola per sherbime nga shqiptaret. Nuk me duket se e kemi luksin te na sherbejne, prandaj dhe mendoj se duhet t’a bejme sherbimin vete.

  17. Tironsi thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 8:43 pm

    Luliano, pa fort lidhje kjo me artikullin po po te jesh me terezi boj search ne google GATS & GATT dhe WTO Agreement.
    Sa per kete punen e bashkimit me behet qejfi sa me s’ka qe shumica derrmuese e deshirokan. Normal qe s’do behet pas 5 vjetesh e duhen politika te njejta sic thote desaparacidos, po fundi ai do jete.

  18. Pjer Thomas thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 11:11 pm

    Kesaj i thone te terheqesh vemendjen e qarqeve te ndryshme, se pse , kjo bie ere jo e mire.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.