Identifikohu



Regjistrohu

50 të “çmendur” pastrojnë Bushekun

“50 të sëmurë mendorë pastrojnë Bushekun” eshte titulli i artikullit qe eshte botuar tek Shekulli ne daten 12/07/07. Arsyet, pse e perzgjodha kete artikull jane disa; se pari sa e lexova mu duke sikur lexova apo ripermeda, kujtimet e femijeris ku, te burgosurit gjate perjudhes se “diktaures”, sherbenin per te ndertuare pallate apo punuar neper minjera, etj, etj. Se dyti, menyra se si e paraqete Z. Pjerin Xhuvani, qellimin e projektit me moton “Ne për qytetin, qyteti për ne”, dhe se “sensibilizimi për ta mbajtur mirë këtë pikë ka qenë edhe një ndër qëllimet kryesore të projektit” e gjeje jo subjektive dhe jo therapeutike per te “semuret mendore”. Ne vime nga nje kontekse politike, sociale, kulturore qe me termin “vullnetarizmin” eshte abuzuar shume dhe ku konstatoje se vazhdon te abuzohet. Se treti, ngreje pyetjen se çfare kupton me te semure mendore? Njerez pa te drejta!

Ndoshta mund te gabohem por pershtypja qe kam nga ky artikull, duke e banalizuar me vetedije: “Hajte se po i veme ne pune “te çmendurit” se ndoshta do te kuptoje ç’eshte puna dhe do te readaptohet apo…. !!??”

Gjendja ne spitalet psikiatrike, respektimi i te drejtave te semureve, trajtimi therapeutike dhe reformat instituconale kerkojne vemendjen tone.

ps
Artikulli ku bazohem:

B.N

12-07-2007

ELBASAN-Rreth 50 të sëmurë mendorë nga spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” i janë bashkuar një iniciative nga drejtoria e spitalit për pastrimin e pikës turistike të Bushekut. Motoja e kësaj iniciative ka qenë “Ne për qytetin, qyteti për ne”. Sipas drejtorit të spitalit, Pjerin Xhuvani, kjo iniciativë është ndërmarrë, pasi pika e Bushekut ishte kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash dhe sensibilizimi për ta mbajtur mirë këtë pikë ka qenë edhe një ndër qëllimet kryesore të projektit.

Të sëmurët të përfshirë edhe në një projekt të OBSH-së kanë ndihmuar edhe në ndërtimin e një sere si dhe disa lulishteve në ambientet e spitalit. Gjatë pasdites së djeshme, janë grumbulluar mbeturinat dhe janë pastruar kanalet ku kalon uji i ftohtë i burimit. Drejtori i spitalit ka premtuar se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në pika të tjera për t’i përcjellë mesazhin shoqërisë se edhe njerëzit me sëmundje mendore kontribuojnë në mbajtjen pastër të ambientit ku jetojmë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente »

  1. Shqipe Kryezi Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Korrik 2007 @ 8:31 pm

    Shendeti mendore nje teme qe do te doja ta diskutonim.

  2. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Korrik 2007 @ 10:08 pm

    nuk me duket aspak nisme e keqe kjo. ndihmon ne rehabilitimin e njerezve me probleme mendore si edhe ne riafirmimin e vlerave te tyre njerezore.
    dikur ideja e trajtimit te te cmendurve ne spitalin e Elbasanit ka qene dushi me uje te ftohte dhe gurat qe iu hidhnin kalamajte qe banonin rreth e qark.
    terapia venies ne pune dhe e perkujdesjes per dicka organike (lule kryesisht) eshte teper e rrahur ne perendim dhe ka dhene rezultate te mira ne permiresimin e shendetit mendor. ketej nga ne i japin si alternative per luftimin e depresionit.

  3. tomi korca thotë:

    25 Korrik 2007 @ 3:43 am

    Sa keq kur edhe te semuret mendojne i kuptojme me mire se ne “normalet” detyrat shoqerore.

  4. Shqipe Kryezi thotë:

    26 Korrik 2007 @ 3:13 am

    Blete,
    Ruajtja e integritetit individual te te semureve mendore perbente shqetesimin tim. Njoh miq, qe punojne ne struktura te ndryshme sociale, ku punohet me “manualen” por ajo çfare une pyese eshte se, mendoj do te ishte mire te punohej ne grupe me te vogla dhe t’ju jepej rendesi çfare do te perfitojne keta te semure nga nje aktivitet i tille nga ana therapeutike, ne çfare do ti sherbeje kjo eksperience kur nje dite te dalin nga spitali. Pastaje s’duhet ngaterruar “handikapi” me “semundjen mendore” etj, etj.

    Tom,
    A e dine se kur “merzitesh” duke u mendu, behesh qytetar me i mire!

  5. tomi korca thotë:

    26 Korrik 2007 @ 3:17 am

    Pajtohem me ju Shqipe.Kur mendon per problemet e medha qe nuk jane pergjegjsia jone haron ato gjerat e “vogla” qe mund ti bej kushdo. Sikur te gjithe te mendnonin keshtu pak dhe thjeshte do te ishin bere aq shume gjera te vogla sa do te ishin zgjidhur dhe porblemet e medha

  6. Shqipe Kryezi thotë:

    26 Korrik 2007 @ 3:26 am

    Tom,
    Jam per gjestet e vogla, sepse keto kemi mundesi ti ndryshojme. Me pelqen ajo historia me piken e vogel te ujit qe me durim, me ne fund arriti ta hapte rrugen per tu bashkuar me pikesat e tjera per te formuar burimin me uje te ftohte.

  7. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Korrik 2007 @ 7:10 pm

    mendova se artikulli fliste per te semuret mendore, jo per handikapet.
    nese keta te semure e kane aq gjykim sa te thone po/jo per pjesemarrjen ne projekte te tilla dhe nuk demtohen nga puna ose keqperdorohen nga personeli mjekesor, une e shoh si teper te mire nismen e marre per pastrimin e Byshekut.
    terapia me grupe te voga eshte ideale per keta te semure, por nuk e di sa mund te jete zbatuar ose sa ka mundesi te zbatohet nga spitali i elbasanit.

  8. GERTA thotë:

    18 Shkurt 2008 @ 8:21 pm

    ne fakt, ky eshte nje email per ate qe ka kete faqe, dhe sidomos…per ate qe ka shkruar kete artikull per pacientet e psikiatrise se Elbasanit ne aktivitetin e pastrimit te byshekut.
    une o ” PESHKU PA UJE ” prej nje viti e gjysem punoj ne spitalin psikiatrik te elbasanit, ne nej pozicion te lezetshem dhe ne nje profesion qe ka hyre se fundmi ne kete dhe ne te gjitha institucionet e ketij tipi. dua te te them qe bere shume mire qe hape kete lloj teme, por te lutem shume informohu mire para se te shkruash tema te tilla, pasi keqinformon komunitetin… i dashur PESHKU PA UJE… ata qe pastruan byshekun ishin rreth 15 paciente ( qe u pagua me 500 leke te reja per nje ore pune dhe me pas ju dha nga dicka per te pire nga i zoti i lokalit aty afer ) dhe gjithashtu aty pastruan edhe personel nga spitali… nse do une mund te te coj dhe foto te aktivitetit… te sugjeroj qe ti shohesh mire disa ecuri te mira qe po ben spitali kohet e fundit, dhe te lutem shume mos u bej si ca prapanike ne kete fushe…
    per cdo gje, mund te me drejtohesh ne adresen time, dhe SHPRESOJ se heren tjeter do flasesh sipas fakteve dhe te dhenave konkrete, e jo kot me koti…te pershendes….mpuq…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • Peshku Fluturues: C'ke me ne o Sol. Ne u plakem. Une jam Matura 1981 e Ismail Qemalit.... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: ten-ned on October 10, 1980. PS fifteen days before the october revol... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: obobo sa paska vujt ai i banjos, i thone 28 vjet... te kronike ne gur ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: @Bostonian vetem: shiko sol-noxin me siper: perdor fjalen ulurime "lek... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: Sol-nox, faleminderit. Po punoj qe t'i permbledh te gjitha po s'na len... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: Sol-nox, lexoje edhe te Peshku pa Uje PF-ne!!! Me teper nuk te them. P... Dhe ishte konflikt