Login



Register

33-vjecari mbyll gruan e djalin ne shtepi per 2 vjet

….dhe tani nje lajm qe po te mos kish ndodhur me te vertete,do te kujtonim se vjen nga mesjeta….

 

Te ulur ne tavoline dhe po mbaronim se ngreni, papritur, fjala e spikerit te lajmeve me beri te ktheja koken:

…dhe tani nje lajm qe po te mos kish ndodhur me te vertete,do te kujtonim se vjen nga mesjeta.

Lajmi vjen nga qyteti i Ternit,vazhdoi kronisti(nje parandjenje e keqe me beri qe te me ngelte kafshata ne fyt),nje 33 vjecar shqipetar, per dy vjet ka mbajtur te mbyllur brenda ne shtepi, pa pare driten e diellit, te shoqen 22 vjecare dhe te birin 2 vjecar.

Komshinjte thone se e bente kete sepse ishte xheloz,ndersa ai,perpara organeve te policise,u pergjigj se kishte frike nga “syri i keq” dhe se mos ja merrnin ne sy femijen.

Vetem gjendja e rende e femijes,e bene ate qe ta shoqeronte femijen ne spitalin e ternit,ku mjeket konstatuan :rakitizem,si pasoje e mungeses se ekspozimit ne driten e diellit dhe mungeses se ushqimit dhe sidomos,frutave dhe verdurave.

Policia e ka arrestuar djalin 33 vjecar dhe gruan e tij ja kane besuar asistences sociale.

Po beja nje kerkim per te ditur dicka me teper rreth ketij lajmi,por asnje nga agjencite e lajmeve nuk e ka botuar akoma (pervec videos ketu)

Por s’eshte kjo e rendesishme,e rendesishme eshte se si mund te arrijne deri ne kete pike?? Deri ku mund te arrije injoranca??

Edrus

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

29 Komente

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 August 2006 @ 10:11 pm

    kishte kohe qe ne lajme nuk po permendeshim per “monopolin” e vjedhjes ne vila,prostitucionin,drogen,por c’e do,nga nje majemali,del perseri nje personazh i prehistorise……….

  2. Bona thotë:

    25 August 2006 @ 10:59 pm

    e tmerrshme!!! kesaj i thone ta vrasesh femijen me duart e tua!!! keta njerez duhen varur ne litar!

  3. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 12:09 am

    E pash lajmin, fatkeqsisht nje turp.

    Sa per reference keto lajthitje ndodhin vazhdimisht kudo ne bote. ne ShBA, ne shtetin New Hampshire para dy vjetesh nje cifti u vdiq femija 2 vjec se ishin pjese e nje sekti qe nuk besonte ne te ngrenet. u denuan, keta dhe sekti.

  4. john thotë:

    26 August 2006 @ 4:28 am

    Te ju tregoj dy raste te tjera. Nje grua ne Shqiperi para disa vjetesh ne lagjen time, ndejti ne shtepi gjate shtatezanise,sepse kishte turp ta merrnin vesh njerzit qe kjo ishte 40 vjeç dhe kishte ngele shtatzane.Komshijet u hutuan kur e pane me femi kujtuan se e kishte te motres.Imagjinoni ç’idiotesi!

    Ketu ne Amerike, ka shume shqiptare “te ndershem” qe i mbajne grate e tyre mbyllur e nuk i lene me dale askund.Jo kaq ekstremist sa ky rasti, por ne ishim ne nje party per vitin e ri dhe njeri i drejtohet shokut te vet se ku e ka grun.Ky i thote ska pune gruja ne party.Imagjinoni ishte party e vitit te ri vetem familjare.Ai e nxjerr grun vec ne oborrin e shtepise dhe tek doktorri.

    E meqe jena ketu,te ju them dhe nje tjeter.Nje grua rreth te 50ve kish veshur nje pale tuta qe ne te pasme lexonin “Kiss me”.Idiotja s’dinte anglisht.
    E takon ne rruge burri me shoket e vete dhe e merr ME SHKELMA nga oborri i pallatit ne apartament.
    Ketij nuk i ve faj une. (tallem)
    Sa ju kishte marre malli e?

  5. lea Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 1:36 pm

    ua avash mi bona se ne evrope eshte e ndaluar denimi me vdekje. gjithsesi 1 veprim i tille eshte i tmershem dhe atij i duhet dhene denimi i merituar

  6. ermela thotë:

    26 August 2006 @ 2:19 pm

    jam e kenaqur qe doli ne pah nje ane e medalis te popullsis shqiptare ,te pakten per ate qe di,ketu ne itali. eshte e rende ta pranosh por nuk eshte e vetme si subjekt, ekzistoje vertet keta njeres( flas per nivelin e kultures e intelektit) jane jashte rrethit familjar e shoqeror, nodhen ne nje shoqeri qe per ta eshte krejt e huaj dhe e mbrapsht. rezultati eshte izolimi total ku pasoje e te ciles i paguan nje femi i pafajshem dhe nje nene e re qe nuk ka kuptuar akoma ne cila rrethana gjendet.
    mjafton te shkosh ne bari o ne rinas , e me nje su i ndan shume lehte kete shkalle te shoqeris, qe eshte realitet e sidomos per mua ne emigrim…..

  7. tea thotë:

    26 August 2006 @ 3:06 pm

    edhe thote Kadare qe ne Shqiptaret jemi perendimore..ha ha ha ha … ne vlore nje fqinja ime vdiq sepse ishte me kancer ne gjoks e kishte turp te shkonte tek mjeku…

  8. Olivieri thotë:

    26 August 2006 @ 3:25 pm

    tea jam me ty. Edhe pse nuk më pëlqen aspak ky fakt, nuk jemi edhe aq perendimor sa thotë Kadare. Realiteti është më afër shpjegimit të Qoses edhe pse ai e ka teprua.

  9. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 3:36 pm

    tea………dhe eshte per te qeshur?!
    merita e blogut ketu nuk eshte se nxjerr lajmin e para,apo se gjen komente mbi fakte analoge te ndodhur me pare,rendesi ka qe keto tragjedi te dihen dhe te komentohen,ne men qe neser njerezit te mos kene me turp qe te vene tek doktori ose te kene akoma frike syrin e keq.
    s’ka rendesi, se mund te ndodhe kudo,ne maje te malit,si ne vlore,terni amerike apo dhe ne hene nese kane shkuar akoma shqiptaret,por te pakten ta trajtojme si plage qe akoma e vuan ndonje pjese e popullsise(dhe nuk eshte vetem shoqeria shqiptare qe e vuan kete plage………nese do te shikoje ne kroniken e zeze te atij perendimi qe te duket se s’i perket,do te shoshesh 101 te zeza dhe me te keqija,vetem shikoji me kujdes,se shpesh jane barceleta vetem per humorin makaber te atyre qe qeshin me injorancen e te tjereve.

  10. tea thotë:

    26 August 2006 @ 4:18 pm

    Edhe njehere o peshq thatesire, qeshja ime atje (ne mungese te audios) ishte ndaj deklarates se Kadarese, duke marre shkas nga lajmi i 33 vjecarit ne Itali dhe lajmeve te tjera ne kete teme blogu. Nuk ishte qeshje e shoqeruar me renie nga kolltuku ose ndryshe gajasje, nuk ishte qeshje tallese apo perbuzese, po qesha me faktin qe shpesh ne flasim e shkruajme per ate qe duam te jemi (Si Kadare) dhe jo per ate qe jemi ne te vertete. Dhe ne te vertete ne jemi nje shtet-komb me prirje orientale, me fanatizma dhe injoranca qe kane ardhur si pasoje e nje mungese informimi, ne jemi nje vend europian por qe ende nje pjese e jona zbaton kanunin, ne themi se jemi nje vend europian por marredhenia grua-burre eshte mesjetare, ne jemi nje vend europian edhe pse e kemi ne maje te gjuhes urimin “Ishallah cun femija i pare” (ne dhe mbreterit dmth:), ne jemi nje komb europian por patologjike ndaj seksit, marredhenieve romantike, ne jemi nje komb europian por pa nje kulture demokratike dhe nje kulture komunikimi te shendoshe, ne jemi nje komb europian por pervec disa kokrrave (ketu mbeshtes Qosen), veprat tona me te njohura kane qene bejtet dhe tregimet patriotike, qe nuk mund te quhen letersi e mirefillte. Edhe ata qe shkruan letersi te bukur si Petro Marko etj u denuan. Ne jemi nje komb europian por qe ende jetojme ne shtepi me prinderit edhe kur shkojme 40 vjec, ne jemi nje komb europian por qe nuk e denojme tradhetine bashkeshortore kur kjo kryhet nga burri biles e lartesojme ate, ne jemi nje komb europian por qe shkrihemi pas tingujve te Tarkanit, historise se Zhades apo ndonje vjedhje te re te SInan Hoxhes. Ne jemi nje komb europian me universitetin e pare ne vitin 1957(me duket), ne jemi nje komb europian sidomos sa del nga vija e kuqe e tiranes dhe sheh neper rruge njerez qe fusin duart ne hunde, apo “pick a wedgie” (me fal por se them dot ne shqip), ne jemi nje komb europian ku nenat tona jetojne te lumtura ne shtepite e mermerizuara me leket e pista te djemve te tyre, ne jemi nje komb europian ku te rinjte kane turp te punojne pavaresisht se kerkojne te vishen “firmato” apo te blene “X 5-sa”. Lajmi ne Itali eshte vetem nje ilustrim i vogel i nje te vertete te erret shqiptare, i nje realiteti prapanik qe sado mund te ndryshoje ne siperfaqe, perseri mjafton te hapni stacionin muzikor BBF apo te dilni me nje udhetim te shkurter jashte qendres se qytetit, do te kuptoni se ne me mentalitet jemi ende shume larg perendimit.

  11. zhiron thotë:

    26 August 2006 @ 4:31 pm

    Nuk mund te thuhet se te gjithe shqiptaret bejne te jejten gje ,pra mos i egzagjironi gjerat duke i pergjithsuar ..rasti i mesiperm varet ,..
    sa me i pakulturuar ose i pa qyteteruar te jete nje person aq edhe me i prapambetur do te jete , me shume keto raste ndodhin ne zonat e fshaterave ..ose provincave

  12. ermela thotë:

    26 August 2006 @ 4:37 pm

    komplimentet e mia tea , jam plotesisht dakort. kjo eshte tabloja e shoqeris tone (shqipetare). eshte dicka per te cilen duhet, folur e nxierre ne pah , mbase keshtu munde te ndryshoj dicka!!!!!

  13. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 4:42 pm

    tea,te uroj mbaresi ne kabul ose kudo qe te jesh,s’di c’te te them me teper,por ,po te shikosh nje cike me larg,do te shikosh se ka edhe gjera te tjera qe s’kane pse te na bejne me turp qe jemi shqiptare.
    nese do te ishim ne te paret qe te “qaheshim”gjithmone me “injorancen” dhe budallallikun tone,c’mund te presim nga hill(ndershmerisht,artikulli i hillit,ishte shume me lavderues per shqiperine dhe shqiptaret ne krahasim me tuajin ;)

  14. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 4:51 pm

    ermela,è facile fare complimenti,s’besoj se menyra juaj e jeteses reflektohet ne pasqyren e teas,fatkeqsia jone eshte se kujtojme se vetem une jam i qyteteruar,vetem une di gjithcka,vetem une…vetem une….,te tjeret jane te gjithe injorante,anadollake,budallenj…..,nese egzistojne keta injorante,duhet te pyesni vehten se i kujt eshte faji??
    i shkolles,familjes,shoqerise,mungesa e informacionit??
    nese per shkollen,shoqerine dhe familien s’mund te bejme dot shume,atehere le te bejme pak informacion :)

  15. Olivieri thotë:

    26 August 2006 @ 5:05 pm

    edrus, edhe pse nuk më pëlqen, tea ka përshkruar me fjalë realitetin. Do të kisha dëshirë të dija të formuloja mendimet e mia si tea. Komplimente. Jam shumë kurioz të di diçka më shumë për ju, tea?

    Nuk jam në asnjë mënyrë krenar me atë që përshkruan tea, por ajo po tregon për realitetin. Kam respekt të madh për Kadarenë, por duhet ti kujtoj se është bërë i njohur duke bërë Shqipërinë dhe shqiptarët exotik.

  16. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 5:20 pm

    olivier,kush eshte kadareja?(gjeja e pare qe me erdhi ndermend kur e permendet,ishte dilema “hamletjane” e tij tek “qyteti ne gur”,tek rrinte dhe mendonte se si mund te realizohej shprehja “hengsh koken tende” :) )
    olivier,edhe mua me pelqen ,jo vetem stili i te shkruajturit,por edhe “argumentacioni” qe perdor tea(qe ne fund te fundit nuk eshte se s’jep nje panorame te realitetit),por ajo qe “ma ngre tensionin”,eshte se PERSE TEA duhet (me ate bagazh qe ka),te rradhitet ne turmen e atyre qe dine vetem te qajne,perse TEA,te mos vije ketu me ide dhe propozime te reja,dhe jo ti bjere te njejtes vrime,ashtu si shumica e shqipetareve ne keto 16 vjetet e fundit……………sepse TEA nese na konsideron peshq pa uje(ops,thatesire),atehere me mire te mos turbullonte ujerat ;) me anen me te keqe te ironise se pasurise se saj kulturore.

  17. ermela thotë:

    26 August 2006 @ 5:27 pm

    edrus, une kam bere pjese e jam rritur ne ate realitet e ne nje menyre o tjeter bej pjese akoma. por kur shkoj ne durres ku prindrit e mi jetoje tani, gjej kete realitet pak a shume. eeeeeee e nuk gjendem per asgje ne kete shoqeri , por kjo nuk do te thote qe une jam me shume e qyteteruar o c’fare, thjesht i shoh gjerat me nje sy tjeter…..:-)

  18. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 5:43 pm

    ermela,pikerisht,ashtu sic i shikon gjerat ti “me nje sy tjeter” jane dhe shume te tjere……….ma fà più rumore un ramo che si spezza,che un bosco che cresce(ben me zhurme nje dege qe thyhet sesa nje pyll qe rritet),perse te kujtojme gjithmone vetem “mollet e kalbura”,se nese eshte e vertete qe molla e kalbur,kalb gjithe koshin,ne jemi duke diskutuar ketu,se si mund te bejme qe keto molle,te arrijme qe te jene sa me pak,sepse s’kam pretezen se po fola une,tea,olivieri llukani o ku di une,ata elemente do te “riparoheshin” qe te nesermen,por te pakten ndoshta me pare se te mbyllin here tjeter gruan ne shtepi,ose te mos shkojne tek doktori sepse kane turp,te kujtohen,se nje here dhe nje kohe,nje ed,nje tea,nje ermela etj etj,dikur kane folur per nje anakronizem dhe idiotllik te tille

  19. tea thotë:

    26 August 2006 @ 5:45 pm

    zhiron dhe edrus, ju jetoni jashte shtetit dhe ju pelqen te mendoni mire dhe nuk keni faj, por ato qe i kemi te mira nuk na hyn ne pune. Te flasim hapur. Kush ka nevoje per virtutin tone te mikepritjes, kur ne mikepresim te huajt por sapo dalim nga dera i shajme, kur kosovaret vijne per turizem me ate naivitetin dhe dashurine e tyre per “token ame” dhe ne ku tjua fusim me cmimet, kur ne nuk dime te bashkepunojme ne komunitet, kur ne nuk e hedhim paketen e cigareve bosh ne koshin e pleherave po ne rruge sepse nuk mendojme qe ajo pakete neser pasneser do te na marre frymen, do te demtoje mjedisin. Apo te flasim per gatimet? Vertete ushqimet tona jane fantastike por e di ti se prodhimet e vendit nuk mbrohen aq sa duhet, e di ti se fshataret kohet e fundit i fusin ilace pa karar prodhimeve te tyre qe te duken si te grekut edhe pse ato mund te behen te demshme per ne? Do te flasim per vellazerine, per afrimitetin ne familje…Dakord. Me jep mua nje familje qe ka dale me toka dhe nuk ka patur nje sherr aq te madh saqe vellai nuk flet me vellain. Do te flasim per “zgjuarsine tone, e afte per te konkurruar cifutet?”, dakord por ku e perdorim? Jashte shtetit, ne kompanite e te huajve ose per te organizuar trafiqet me te medha te droges dhe prostitucionit. Nuk e di cte them, por cdo dite e me shume me ulen shpresat se ketu mund te ndryshojne gjerat. Kur une erdha nga jashte mora shtepi me vete dhe e di cfare thane “se isha k…ve” sepse nje femer nuk duhet te jetonte me vete, e qindra gjera te tjera qe degjoja vetem se vija nga jashte. Une nuk e kuptoj kete deshire kaq te madhe qe ve re tek disa per te te pare keq, dhe se kam hasur as ne Amerike ku pjesa me e madhe e njerezve jetojne me anti-depressante dhe kane arsye nga me te shumtat per te qene skizofrene etj. Do te flasim per bukurite e vendit tone? Dakord, tropoja eshte nje qytet perrallor nga bukuria por sa eshte investuar atje, sa vete do te shkonin per turizem “Ua mami jo se vritemi?”, po ne Lure kush po shkon, po ne Theth (po ceket e shkrete?), po ne Korce per ski ne dimer sa ikin, apo shijojne ajrin e paster te dajtit (jo vetem restorantet e malit). Ku jane keto vende perrallore qe une i shoh vetem ne ndonje reportazh arkive TVSH-je. Kemi Saranden e bukur? E ku eshte e bukur Saranda me gjithe ato ndertime skandaloze pa asnje rregull? Po Plepave te Durresit cfare iu ndodhi, ku jane pishat e plepat, atje ka vetem plehera te pambledhura, pallate idiote qe ndertohen e presin pemet dhe ne mes ndonje lokal me kenge live nga kengetare qe dikur kane qene montatore apo traktorista (Isha tek nje i tille perpara disa ditesh). Aman ju lutem ku eshte kjo shqiperi e mrekullueshme? ME falni qe nuk jam shume patriotike, dhe ndoshta kam pak nostalgji per komunizmin kohet e fundit, sepse vetem shoh nje degjenerim total, biznese qe ngrihen e bien, njerez qe papritur behen me leke e mbyten nga vaniteti, Olimbira e Nikollaqa me kile qe ecin me benza e AUdi A6 neper tirane, lakuriqesi, injorance e papare, femra me I.Q me te ulet se Paris Hilton. Ah ju lutem, Shqiperia eshte e bukur vetem dy jave. Nje keshille: Nese ktheheni, sigurohuni qe keni nje pune shume te mire dhe qe do e beni me qejf, keni nje apartament te tuajin, makine, familje, nja dy shoke (jo kolege) dhe nje te dashur, dhe mundesisht leke e viza per te udhetuar cdo muaj te pakten deri ne Mal te Zi, meqe eshte shtruar dhe rruga. Dhe meqe mu kujtua, a ka vend ne Europe ku ende njerezit mendojne “ua sa mire qeka shtruar rruga”? Dhe ajo qe eshte me e rendesishmja: A ka vend qe aspiron te jete pjese e BE (pervec atyre te lidhura me Rusine), qe ENDE NUK KA ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME????

  20. Olivieri thotë:

    26 August 2006 @ 5:45 pm

    ermela po kjo me qytetrim dallon nga vendi në vend. Edhe unë i shoh gjërat me sy tjerë, por ka dallime edhe mes vendeve të qytetruara. P. sh nëse një italian vjen këtu në Norvegji, mendoj se do të përjetoj një shok kur sheh se këtu jetohet më ndryshe se sa në itali. Italianët ashtu si shqiptarët banojnë tek prinderit deri sa të mbushin 30 vjet, dhe kur dalin, ata vendosen disa metra larg nga ata. Kurse këtu të gjithë pothuajse, me mbushjen e 18 vjetëve mezi presin të dalin në apartamentin e tyre, dhe preferojnë të jetojnë larg nga prinderit.

  21. tea thotë:

    26 August 2006 @ 5:57 pm

    eDRUS se sta lexova mire ate qe kishe shkruajtur pak me siper. Une hy tek ai grup i vogel qe u kthye pas shume vjetesh thjesht se doja nje ndryshim radikal dhe me shume se nevoje apo mall (shoqerine time e kam ne SHBA), e quaja nje eksperience te re. Kam dhene shume ne punen time dhe edhe nese do te isha injorantja me e madhe te pakten vetem kultura ime e punes dhe e jeteses e perftuar ne perendim eshte nje kontribut gjithsesi. Dhe ika serish nga Shqiperia per studime pasuniversitare ne piken qe me kerkonin edhe ne vende te tjera pune vetem se nuk e honepsja dot mungesen e disiplines se te tjereve per pune, mungesen e pergjegjesise, mungesen e nje etike biznesi, nje komunikimi mes kolegeve apo epror-koleg. Tashme kam vendosur te hap biznesin tim dhe e di qe prape do te kem probleme por kete rradhe te pakten vetem me shtetin dhe duke qene se do jem biz.i vogel edhe problemet sdo jene aq te medha. Ja Edrus, une po i paguaj taksa ketij vendi, po kontribuoj, po sjell ide te reja por prape them se ketu te pakten aktualissht nuk ka ndonje drite te forte ne fudn te tunelit

  22. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 August 2006 @ 6:02 pm

    tea,te uroj mbare dhe me mbare kudo qe te shkosh dhe c’do hap dhe ne c’do gje qe te besh.
    s’jam nostalgjik,por,do te ftoja ti hidhje nje sy tek: Veshja e socializmit kishte fituar urrejtjen dhe emocionin negativ të brezave (1)(ma ha mendja se do te gjesh material per te shfryre dhe ti ;)

  23. john thotë:

    27 August 2006 @ 2:50 am

    E di çfare me çudit? Sesi shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi, per çdo gje e gjejne justifikimin tek “Jeton jashte ti, po ne qe jemi ketu e dime”.Jo mre shpirta jo,asgje nuk dini. Ne qe jetojme jashte dhe flasim ndryshe, e bejme kete,sepse ketu jashte ndryshe nga ç’mendoni ju qe jetoni ne Shqiperi,sapo vjen ora e lajmeve vetem te zeza ka.E flitet per qytetin ku banon jo per nje shtet te tere apo per Ameriken si shtet me vete. Ne i shikojme me nje sy me optimist gjerat ne Shqiperi,sepse me kalimin e viteve po pershatemi me jetesen ketu, kemi njohur shume njerez te ketyre vendeve “te huaja” dhe kemi degjuar nga gjerat me te cuditshme, si psh, ata poligamistet qe kane nga 100 femije e qe nuk i lene te shkojne ne kolegje apo i perzejne nga qyteza e tyre e rrethuar me mure si keshtjelle,sepse keta nuk ju binden urdhrave te tyre. Apo Amish? Apo Mormons? Vetem pardje ketu ku jetoj une, nje burre shkoi dhe vrau te dashuren ne mes te lokalit e pastaj veten. Apo rasti i atij çiftit qe e mbanin ate imigranten si skllave ne shtepi etj raste te tilla qe i degjojme per dite e ndaj flasim ne nje menyre pak me pozitive se e kemi kuptuar se nuk jemi aq te ndryshem perkundrazi, qe keta me “te rehatshmit” e me nje jete me te civilizuar, me shume mundesi per me mire, jane shume te ulet e injorante. Nuk di per brezin e ri te shqiptareve, por te pakten brezi im (ne te 20) kur hyn ne diskutime e bisede me moshataret e tyre amerikan i ha te gjalle.Keta nuk dine ku eshte Londra.Apo kur me tha njera, do iki ne Paris,ne Spanje dhe ne France :)

  24. blete thotë:

    27 August 2006 @ 5:06 pm

    Hey John, ajo ka qene Marilyn Monroe!
    me vjen keq qe degjoj lajme te tilla, per me teper qe edhe ketu ka plot historira flagrante, kur grate refuzojne mamograme, djemte e diplomuar nga kolegji, martohen me adoleshentet qe iu gjen familja dhe nuk i nxjerrin tek pragu i deres, meshkujt ngrene supet kur i padisin per dhune ne familje, dhe te tjera.
    kjo injorance duhet luftuar jo me pesimizem, ose me percmim, por me ndihmen e te gjitheve.
    mos t’ju duket cudi qe njerezit vuajne nga lloj lloj semundjesh mendore dhe fobi te ndryshme, pra mund te jete edhe kjo, ne vend qe te tere te flakerijne dhe te fajesojne injorancen e popullit. te qenet jashte, te jep edhe nje dimension tjeter ndaj te cilit shume shqiptare mbyllin syte dhe e klasifikojne si shitmendje, apo te tjera. nejse, eshte me e lehte te ngresh supet perpjete dhe te fajesosh zotin apo fatin e keq, sesa te besh dicka per vendin tend.

  25. BLERINA thotë:

    29 August 2006 @ 7:00 pm

    o tea ketu ne shqiperi nuk rihet por ky fat na ra, origjinen nuk e ndryshojme dot.

  26. BLERINA thotë:

    29 August 2006 @ 7:02 pm

    imagjino sa injorant qe eshte shqiptari sa qe mbyll gruan dhe femijen dy vjec se mos i marin mesysh. Ketu eshte injorance e gjalle.

  27. eizo thotë:

    31 August 2006 @ 10:14 am

    @tea,
    brvo te qofte se i ke rene gozhdes mu ne koke ……….
    une per veten time e them troc vije me qef ne shqiperi per ato 3 jave pushime …..por ike me akoma me qefe se ai rrumpalle ma heq qefin me dale rrugeve …ku nuk shef piken e qytetarizmit evropian ……ku lavderohen deri ne qiell provinzat e shteteve fqinje ……..pse sepse nuk kane deshiren qe dhe tiranen ta bejne nje qytet per se mbari…..( nejse kjo eshte nje teme tjeter ) aty ku rrohet nen moton ps ja fute ta fusin
    mere vete me mend se cbehet ……….

  28. anonim thotë:

    31 August 2006 @ 11:15 am

    Ja edhe nje histori tjeter pikante:

    Rreh gruan me zinxhir, duke e mbajtur lidhur

     

    Pasi ka shkuar në arë, bashkëshorti 50-vjeçar i ka hedhur litarin në qafë gruas së tij dhe për 20 minuta me radhë ka nisur ta rrahë publikisht, duke e goditur me zinxhir, ndërsa i shtrëngonte litarin në fyt

     

    KORÇË- Banorët e fshatit Kuç kanë mundur të shohin në fshatin e tyre një skenë të pabesueshme sherri. Gjithçka ka ndodhur mes dy bashkëshortëve, 50-vjeçarë. Ngjarja nuk është zhvillur në ambientet e brendshme të shtëpisë, por në arat e fshatit, ku gruaja kishte qenë duke punuar. Banorët kanë parë se si 50-vjeçari, Gjirak Alevica, ka rrahur publikisht bashkëshorten, Ramilje Alevica, 51 vjeç, ndërsa kjo e fundit kishte qenë duke punuar me shatë. Por Gjiraku nuk është mjaftuar me kaq. Ndërsa e rrihte me zinxhir i ka hedhur litarin në grykë, duke e kërcënuar se do ta vriste. Gruaja është rrahur dhe është mbajtur me litar në qafë për 20 minuta rresht. Pas shumë përpjekjesh, 50-vjeçarja ka mundur t’i dalë nga duart bashkëshortit dhe më pas të largohet, për të kërkuar ndihmë tek të afërmit e saj. Kanë qënë këta të fundit që kanë vënë në dijeni policinë, ndërsa kanë çuar drejt spitalit të Bilishtit gruan e maskaruar. Në këto rrethana, policia ka bërë ndalimin e 50-vjeçarit, Gjirak Alevica, ndërsa prokuroria ka nisur procedimin penal. Nga hetimet e para ka dalë se shkak për keqtrajtimin ka qenë xhelozia e bashkëshortit të saj, i cili rezultoi se e kishte keqtrajtuar edhe më parë gruan 51-vjeçare. Po t’i referohesh kallëzimit të bërë në polici nga Ramilje Alevica, mëson se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, kur ora shënonte 18.00. Pikërisht në këtë kohë, bashkëshorti i saj, i ka shkuar në arë dhe ka nisur ta rrahë me zinxhir. Më pas i ka hedhur litarin në qafë dhe ka tentuar ta mbysë. Gruaja ka pohuar se i shoqi kërkonte ta vriste. Për 20 minuta me radhë, 51-vjeçarja është gjendur nën dhunën e verber të të shoqit, goditjeve me zinxhir dhe shtrëngimit të litarit në fyt. “Nuk e di se si shpëtova”,- ka thënë ajo. “Arrita t’i dal nga duart dhe të largohem. Edhe pse isha në gjendje të rënduar shëndetësore, munda të kërkoj ndihmë tek të afërmit e mi”. Sipas saj, kanë qenë vëllezërit e saj, të cilët jetojnë në fshatin Tren të rrethit Devoll që kishin kërkuar ndihmën e policisë së Devollit. Të afërmit e gruas, veçanërisht njëra nga vajzat e saj, kishte vënë në dijeni dajat, përmes telefonit. Më pas, ata kanë ndihmuar në shpënien e Ramijes në spitalin e Bilishtit, pasi gjendja shëndetësore e të dëmtuarës ka qenë mjaft e rënduar. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, gruaja ka dalë nga spitali, por është ndalur në polici për të bërë kallëzim penal ndaj të shoqit. Sipas Ramiljes, i shoqi e kishte keqtrajtuar edhe më parë, madje ka shtuar se marrëdhëniet e tyre ishin acaruar, për shkak të xhelozisë së burrit. Ndërkohë, burime pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut kanë konfirmuar ngjarjen e ndodhur në fshatin Kuç të rrethit Devoll.  Ndërsa janë kryer të gjitha procedurat hetimore, materialet i kanë kaluar prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal. 

  29. fani thotë:

    11 September 2006 @ 12:49 am

    wowwww te ta mbydhesh gruan dhe djalin 2 vite ne shtepi ky sen me len pershtypje te keqe tek femrat se si nuk i shikojn dhe si nuk i testojn mire meshkujt sepse ne fillim meshkujt kan prentime te mdha po simbaz kohes ato fillojn qe te injorohen qe te zhdukn kshtu 1 propozom per femra shikoni mire qfar po beni dhe me vemendje tua mendoni mire po e bet jne sen te keqe shkojn madh ne dreq krejt jeta…… besoj se me kuptoni se q’far desha tju them me ket sen qaooo ju do te gjithve fanni ….

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.