Identifikohu



Regjistrohu

25 pyetje për Kryeministrin

Kryeministri Sali Berisha, “Espinoza” i mafies ekonomike shqiptare
Gazeta Sot

Për kryeministrin e këtij vendi, i cili vazhdon të jetë në detyrë edhe pse nuk duhet të jetë as në Shqipëri, ka shumë pyetje në lidhje me Gërdecin dhe jo vetëm me këtë ngjarje. Jo thjeshtë si kryeministër, që në bazë të Kushtetutës është Komandant i Forcave të Armatosura të Ushtrisë, por si person i përfshirë me veprimet dhe mos veprimet e tij në këtë tragjedi. Ne i kemi drejtuar Berishës 25 pyetje, por ai nuk ka denjuar të përgjigjet. Kjo në fakt është një praktikë e tij, në raport me shoqërinë dhe drejtësinë shqiptare, mbasi siç dihet, Berisha edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ende nuk po dëshmon për vrasësit e tij, të cilët ka deklaruar, se “i di cilët janë”. Për më tepër edhe drejtësia nuk e ka marrë këtë politikan “për veshi” dhe ta çojë në bankën e drejtësisë si dëshmitarë, ose pjesëmarrës në tragjeditë e ndodhura në këtë vend, ku janë shkatërruar institucione, janë djegur pasuri kombëtare, janë shkatërruar biznese dhe janë vrarë mijëra njerëz. Drejtësia shqiptare duhet të merret me këtë shtetas problematik dhe vandal, i cili vazhdon të hiqet si “kaposh”, i cili vazhdon të shpërfill ligjin dhe për më tepër, ligji ka frikë ose është ortak me të.
Ne sot, po i bëjmë 25 pyetje të tjera në lidhje me Gërdecin, duke ditur se ai është “koka” e kësaj tragjedie dhe duhet të përgjigjet publikisht. Edhe pse ai, hiqet sikur nuk di asgjë, faktet konfirmojnë përfshirjen e tij dhe të familjes së tij në këtë aferë korruptive me përmasa kriminale. Sipas informacioneve që disponon gazeta “SOT”, familja Berisha ka patur lidhje të plota me trafikun e armëve dhe është në “gjendjen civile” të familjeve mafioze shqiptare, të cilat kanë kontrolluar dhe kontrollojnë shumë linja monopolesh, shumë biznese që “derdhin kontribute” në llogaritë e kryeministres faktike “Argita” dhe të djalit të Berishës, Shkëlzen Berisha, të cilët janë bërë miliarderë pa patur asnjë ditë librezë pune.
Ne sot po i bëjmë 25 pyetje të tjera kryeministrit ende në detyrë, shokut Sali Berisha, mbasi kemi dokumente të plota, që ai është “Espinoza” i mafies ekonomike shqiptare, i caktuar në këtë pozicion nga ish-mafia ekonomike komuniste e PPSH e klanit “Hoxha, “Kapo”, “Alia” etj. Sepse nuk ka shpjegim tjetër fakti, që ai erdhi në PD si “engjëll” dhe ka vepruar si djall, duke e mbushur PD me ish-komunistë dhe kriminelë të hetuesive e të prokurorive. Nëse Berisha nuk u jep përgjigje këtyre pyetjeve, ne do të vazhdojmë çdo ditë me nga 25 pyetje, jo vetëm për Gërdecin…

1. Cili ka qenë personi që ju ka informuar i pari, që djali juaj kishte lidhje me trafikun e armëve?
2. Çfarë i keni thënë ish-ministrit Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit?
3. Cili ka qenë qëndrimi juaj, pas informacionit që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thënë se “për punët e Gërdecit na pengon Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”?
4. Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë?
5. Cila është biseda që keni zhvilluar në shtëpinë tuaj, në datën 4 shkurt, me Fatmir Mediun, për çështjen e Gërdecit?
6. A ju ka kërkuar Fatmir Mediu, largimin nga Gërdeci, të baxhanakut tuaj, për shkak të dekonspirimit të emrit?
7. Çfarë keni biseduar me Kosta Trebickën, në lidhje me takimin e djalit tuaj?
8. Cili ka qenë personi i autorizuar prej jush, që ka kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për hedhjen e firmës për miratimin e Gërdecit si fabrikë demontimi?
9. A ka lidhje me tenderin e Gërdecit, shkarkimi i drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes, Maliq Xhebro dhe cili është roli juaj në këtë shkarkim?
10. A ka lidhje zyra juridike e vajzës tuaj, me përgatitjen e dokumentacionit të firmës që ushtronte aktivitet në Gërdec?
11. A ka kontribuar Delijorgji, në shlyerjen financiare të apartamentit tuaj, për të cilin thatë, se ua ka falur vajza?
12. Cila është marrëveshja që keni bërë 12 ditë më parë, me Prokuroren e Përgjithshme për dosjen e Gërdecit?
13. A keni dhënë porosi, që Delijorgji dhe Pinari të hetohen jo për trafik armësh dhe për krim njerëzor, por vetëm për shkelje në administrimin e municioneve?
14. A ka qenë trafiku i Gërdecit, pjesë e konfliktit tuaj me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe përse?
15. A i keni kërkuar ish-ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, të ndalojë hetimin e drejtorisë së krimit ekonomik, për trafikun e Gërdecit?
16. A kanë sponsorizuar Delijorgji, Trebicka dhe Pinari aktivitetet bamirëse të bashkëshortes tuaj, zonjës Liri Berisha?
17. Kush ia ka paguar makinën djalit tuaj, me të cilën shkonte çdo javë në Gërdec?
18. A ju ka marrë mendim Delijorgji, për të caktuar baxhanakun tuaj, si mbikëqyrës të biznesit në Gërdec?
19. Sa është sponsorizimi, që firma e Gërdecit ka dhënë për hapjen e televizionit “Mediasat” të kunatit tuaj Agim Rama?
20. A keni dhënë urdhër, që Delijorgji të arrestohet pasi të ketë boshatisur llogaritë bankare?
21. A ka djali juaj llogari bankare të përbashkët me Devirolin, me Delijorgjin, Pinarin dhe Trebickën?
22. A keni ndërhyrë tek Delijorgji, për të sponsorizuar gazetën “55” dhe sa është vlera financiare?
23. A ka lidhje me Gërdecin, konflikti juaj me Mero Bazen, pas një paralajmërimi që ky, i ka bërë kësaj firme për publikim afere korruptive?
24. Kur ka qënë takimi i fundit mes jush, Fatmir Mediut, Ylli Pinarit, Kosta Trebickës dhe djalit tuaj?
25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni?

Si përfundim këto pyetje nuk ulin siparin e pyetjeve për Ju. Ju këshillojmë të filloni të ktheni përgjigje zoti Sali, pasi sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë përgjigje duhet të jepni. Nesër kemi edhe një cikël tjetër pyetjesh për Ju, natyrisht jo si pyetjet që të bëjnë marionetat e tua mediatike të cilët Ju i keni shpërblyer me tenderë miliona euro.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente »

  1. kitare Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:38 pm

    Kryeministri duhet te mbaje pergjegjsi qe nje Gerdec te tille ,e kishte afer autostrades,afer portit dhe afer aeroportit dhe zones se banuar.Duhet te mbaje pergjegjsi qe aty punonin gra e femije ,ku ne kohen e xhaxhit dhe ushtaret hiqnin kepucet,para se te hynin ne depo ngaqe sholla e tyre kishte llamarine (qe te mos konsumohej sholla)qe te mos provokonin shkendija.Me shitjen e municioneve direkt me hyqmin e shtetit do te merrnin pension shume ushtarake te cilet kane ngelur mes 4 rrugeve,ose te punesoheshin ushtarake per cmontimin e tyre.

  2. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:59 pm

    Kjo eshte vjedhja ose grabitja me e madhe qe i behet ketij vendi gjate te gjithe historise se tij si shtet nga njerzit ne pushtet. Historia qe do te shkruhet mbas 10 apo 20 vitesh do ti klasifikoje keta pushtetare jo vetem si hajdute te klasit te pare, por dhe si kriminele te pa meshirshem, pasi morren ne qafe njerez te pafajshem dhe shkateruan pronat e tyre. Zoti ju bekofte por une jo.

  3. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 2:09 pm

    Me falni se mbase jam mbrapa kohes dhe mund te mos kem degjuar ndonje te re…po kto pika ku bazohen?

    . Çfarë i keni thënë ish-ministrit Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit?

    . Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë?

    Kush ia ka paguar makinën djalit tuaj, me të cilën shkonte çdo javë në Gërdec?

  4. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 3:16 pm

    Si shume do ti per te kuptuar ku bazohen PYETJET? :) :) :) .
    Ai qe i ka bere se ka koken teper mbi shpatulla te te sqaroje Ty.
    Ti vete si mendon a mund te ndodhte GERDECI pa qene ky XHAMBAZ jetesh ne krye?
    Ti si mendon se “ju nxi” MIXHES per perkrahjen qe i jepte Moisiu te Majtes?
    Nga gjith ajo dashuri VEFA-ve si kaloi ne “urrejtje” per korrupsionin ky Xhambaz me jeten e Shqiptareve ?
    Nga gjith ky veprimtar AUTORITARIST deri ne PARANOJE per te patur nen KONTROLL edhe FED e FUTB. ,ti si mendon qe mund te jete ky nje “tip” qe nuk e lejojne te dije se c’ben Min.Mbr.me fabrika DEMOLIMI :( :( :( ?
    Ti si mendon qe ky Autoritarist te mos i kete thene SH.SH.P…”Shiko z.Luan …ti e din mire qe baruti a zbulue ne Burrel …
    Ti si mendon per ftohjen BERISHE-Mero…? Eshte parimore apo nje ftohje HAJDUTESH MEGAMILIONERESH , ku Merua mendoi se mund te fuste Hundet per “moral” dhe DUART “per ca dollare me shume”
    Ti si mendon qe nje Baxhanak i Baces , do punonte ne “llum” kur ky tipiku
    NR! i TRAFIKUT te INFLUENCES i ndan pergjegjesite shteterore vetem mbi “puthjet e dores” si llokma portofolesh.
    Dhe per ta mbyllur vetem intervisten e fundit po te lexossh ne Hard……
    BACA perseri ka permendur SHPERNDARJEN e PORTOFOLEVE!!!!!!!!
    Atij njeriu ka ardhur dhe ka KALUAR KOHA per ti thene “MJAFT” me
    Qytetari! Ai per KARRIKE shet GJITHSHKA!!!!!!!!
    Urgjentisht duhet nderprere cdo aktivitet deri ne heqjen e imunitetit dhe dergimin e TIJ para PROKURORISE!

  5. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 4:33 pm

    Idris qehtesohu…une pyta se mos kishin dale fakte te reja mbi te cilat bazoheshin pyetjet…se qe jan te verteta i dime…po a ka fakte qe mund ti preznatohen publikut? Kte pyta…

  6. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 4:50 pm

    Nuk jemi ti dhe une qe vendosim i dashtun GRUP! :) :) :)
    Po ta shikosh e lexosh mire nuk e kam me “pergjegjesine “tende :( :( :(
    Puna eshte qe prurjet eshte mire qe te lLEXOHEN dhe KUPTOHEN se nuk ka pasoja GERDECARE pa nje veprimtari te mirllogaritur per perfitime te padrejta.Dhe per te kuptuar me mire se si ka funksionuar ky “mafiozllek”
    kjo prurja e mesiperme ka prure disa pyetje qe patjeter jane te dokumentuara sepse DENONCOJNE veprime te KRYERA .Per me teper gazeta shprehet ….do vazhdojme me Pyetje-fakte.

  7. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 5:26 pm

    A do ta dërgoni djalin tuaj(Shkelzenin)

    në Afganistan të luftojë me fishekët e skaduar? -pyet Geri Kokalari dhe shqiptaret.

  8. anonymus thotë:

    15 Prill 2008 @ 8:18 pm

    Ore, pse nuk del ta pyese njeri kete per ate letren e famshme qe mberriti ne Kulle te Oroshit dy dite para Gerdecit?
    Pse merren me budallalleqe? A ka evidence qe keto akuza te Kachit, apo keshtu kot!
    Ky muhabeti po perfundon si ato historite e Fiksit; muhabet barcaletash! U be java qe mesuam se Saliu (vicariously) ka pasur dijeni! Akoma nuk del njeri e ta pyese!!!!

  9. DARDAN PEJA Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 12:02 am

    Nese Berisha do te ishte ne opozite,a do te kerkonte ai doreheqjen e kryeministrit….!Gjykoj se nuk do linte gur pa levizur dhe akuza pabere per te demantuar qeveritaret dhe mafien kriminale…..Vetem ne Shqiperi nuk njihet institucioni doreheqjes kur deshtojne politikisht apo ne raste tragjedish fatale.Mbase nje dite do te na vije turp per kete klase politike qe kemi mbi koke.

  10. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 7:37 am

    Derri do plumb dhe jo pallavracione oblike, Oshilacionet publike te inteligjences shqiptare te bejne te mendosh se eshte e kondaminuar nga frika per jeten. Kjo gje eshte fenomen i pergjithshem ne vendet e tjera por atje inteligjenca e mund friken dhe del e ta jep me grusht turinjve kur ti i perdhunon te drejtat e shenjta. Deri kur keshtu? (m), deri kur do te valoje mbi keshtjelle flamuri i urryer i tiranit te huaj? (f.n)
    Sot dua une te pyes: Deri kur do te hane shqiptaret mutin per djathe?

  11. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 8:01 am

    Ua ç’eshte ky shkrim !?Retorike idiote …Deshire e artikullshkruesit te tregoje se sa izoti e kurajo ka.Eshte i klases se tete te dikurshme me te njejtin patetizem e pathos siç shkruheshin hymnet per PPSH.Nuk eshte kjo menyra per te kritikuar kryeministrin.,e as per ta bere qe te levize sadopak nga “istikami”i tij.Blend!Qofsha e gabuar por me duket se ka rene pak cilesia e perzgjedhjeve.Dite te mire miq.

  12. iliri thotë:

    16 Prill 2008 @ 8:25 am

    Waaa moj mami, çesht keshtu…? Waaa ….. epo kjo eshte per te vene duart ne koke.

  13. toko thotë:

    16 Prill 2008 @ 10:37 am

    Shkrimi shume i mire. Pyetjet me vend. Mund qe asnje prej tyre te mos qendrojne ( une vete nuk ve doren ne zjar per kete) por ai ( Berisha) duhet tu pergjigjet. (them duhet dhe jo Do Ti pergjigjet)
    Me sa shikoj Gerdeci per ne u kthye ne nje 97. Po harohet Jeta vazhdon dhe tani Gerdeci si ne 97 filloj te quhet nje ngjarje e se kaluares. Ky eshte problemi jone. Cudia jone me e madhe zgjat vetem 3 dite. Sepse per ne keto jane si lojra kalamajsh. Luajme sa luajme na merzitet lodra dhe kerkojme nje loder tjeter. Nuk eshte thene se na terhiqet vemendja kollaj, tek gjera te tjera, por se na eshte merzitur lodra e radhes.
    Nuk e di cfare pati Opozita qe pushoj se kerkuari llogari Berishes dhe Qeverise? U tha qe pas 4 Prillit ( marjes se fteses ne NATO) do te behej nami. Nje fare mitingu u be me duket me parrulen “NATO Po Bersiha JO”, tjeter nuk e di te jete bere. Ku jane deputet e saj ne parlamnet, ose anetaret e saj ne rruge?
    Ku jane OJQ “Mjaft” & Co Perse heshtin me Gerdecin kur per Bulqizen bene me shume zhurme se per Gerdecin? Cfare ka ndodhur me ta?
    Se fundi ku jane peshkatert . 4 artikuj per vrasejn e nje mjeku, vetem 1 per Gerdecin. E di qe disave kjo teme ju be boze, bile pati edhe kerkesa nga lart/poshte qe mjaft me me kete teme duhet kushtuar rendesi edhe letersise apo edhe kozmosit. Dakort pra loja na u merzit duam lodra te reja. Por ju lutem mos pyesni pastaj perse nuk ju pergjigjet Berisha pyetjeve te me siperme.

  14. shqipo thotë:

    16 Prill 2008 @ 8:35 pm

    Jo mo tomke se juve po cuditeni me shume se 3 dit . :D

  15. Genty thotë:

    17 Prill 2008 @ 5:29 am

    Po si nuk doli nji burre nga gjithe keta banoret e Gerdecit qe u plagosen e ju vrane familjare e tia numeronte ketij hales mu ne lule te ballit e ta shpinte njehere e pergjithmone matane. Po keto po vrasin vellain per nje garth ferra e su preken kur jua shkulen nga faqja dheut te tera, me shtepi, grua e femije!! Ah c’popull mizerje paskemi qene.

  16. gioi thotë:

    17 Prill 2008 @ 7:37 am

    ne artikull me siper thuhej:
    Ne sot, po i bëjmë 25 pyetje të tjera në lidhje me Gërdecin, duke ditur se ai është “koka” e kësaj tragjedie dhe duhet të përgjigjet publikisht. Edhe pse ai, hiqet sikur nuk di asgjë, faktet konfirmojnë përfshirjen e tij dhe të familjes së tij në këtë aferë korruptive me përmasa kriminale.

    pyetja ime eshte meqe i paskan parovat per fajsine e tij dhe te falmilies pse nuk dergohen tek autoritetet perkatese ne menyre qe te merren masa te arrestohet dhe te denohin???????
    pyetja tieter eshte a ekzistojne vertet keto prova apo eshte thiesht nje bindie e nje menyre per te qe te shitren gazetat?????????

  17. hunter thotë:

    17 Prill 2008 @ 9:40 am

    pyetja tieter eshte a ekzistojne vertet keto prova apo eshte thiesht nje bindie e nje menyre per te qe te shiten gazetat?????????

    Provat per mungese te normave te sigurise jane dhe per kete arsye pronari i firmes qe punonte, Delijorgji, eshte arrestuar.
    Provat per abuzim ne detyre dhe shperdorim te pushtetit prej drejtorit te shoqerise pronare juridikisht te materialeve ushtarake, presidenti i MEICO Ylli Pinari, jane prandaj eshte arrestuar.
    Ka nje hetim per implikim te ish ministrit te mbrojtjes Mediu ne afere korruptive.
    Hipotezat per implikim te djalit te kryeministrit dhe te vete kryeministrit jane te dobeta dhe te pakonfirmuara nga vete prej njerit prej protagonisteve (lexo Trebicka).

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.