Në emisione televezive, shkrime në media të ndryshme, në diskutime të lira shoqërore etj, ka mendime e debate që jo në pak raste 'degjenerojnë' për mungesë shifrash zyrtare nga institutet qoftë shteterore e qoftë të pavarura për pagesën minimale nga subjektet punëdhënëse të garantuara me ligj. Do të doja të 'shfrytëzoja' mendjet këtu në PPU se ç'mendim kanë për detyrimet e bisneseve të ndryshme në raport me punonjësit e tyre dhe me shtetin vetë në rastin në fjalë. Ligji mesa di unë parashikon sigurimet brenda pagës, ditët e pushimeve zyrtare, punët jashtë orarit e të tjera. Në Shqipëri ka dy dekada që në këtë drejtim është bërë fare pak ose aspak. A ka ardhur koha që sindikatat ''e pavarura'' të bëjnë atë që duhet apo do vazhdojmë sërish me monologjet e Kolë Nikollës që po del në pension si kryetar i një prej sindikatave më t'mëdha në vend dhe një vegël në duart e qeverive të shkuara dhe të kësaj të sotme.

Ekonomia shqiptare ka njëzet vite që noton në informalitet të plotë. Aksionet e ditëve më parë që dhanë shpresë rezultuan një dështim i plotë. Të verbrit, paraplegjiket, të papunët kanë muaj që s'paguhen, varka e tyre siq duket po mbytet ngadalë në sytë e të gjithëve që rrinë e vështrojnë thjeshtë 'fenomenin'..A ka ky vend një minimum jetik të garantuar me ligj? Kush është përgjegjës për shumë njerëz që edhe mund të vdesin urie dhe nga i ftohti në pragun e këtij dimri që po troket? Ç'mendim keni të dashur miq të këtij forumi që po humbet ''sensin njerëzor'' dhe është shndërruar në grupe tifozësh politike dhe ''kimikë'' ditët e fundit?

 

103 Komente

400-500 mije leke di qe marrin mesuesit

punetoret sociale ne Elbasan mershin 250 mije leke , per turp

smiley

E ka fajin i madhi . Per t'u trajnuar as qe behej fjale, te edukuar ne kte fushe nivelin 0, keshtu qe pasojat te cojne te hici, si i thone shqip, e kan nisur ters

Kot rrine gjithandej, ta kam fjalen.

Si te duan te bejne, asigja s'vjen te dera po s'kerkove pa derdh djerse dhe pa kontribut

n'vend numero , para mbrapa , 1, 2 smiley

Elba, ai po pyet per Pagen Minimale, jo sa marrin mesuesit, se mesuesit marrin 250-300 mij leke te vjetra ne muaj, dhe jo 400-500 . Kaq sa thua ti, mund te marrin pedagoget e universiteteve ndoshta. 

Mësimdhënësit duhet thënë se në kohën e sotme parë në raport me pagat e tjera kanë goxha të ardhura, gjithsesi fjala ishte për kategoritë e të papunëve dhe me ata bisnesmenë që tallen me djersen e mundin e një kategorie punonjësisht si psh në fabrikat e këpucëve një treg që ka lulëzuar kohë më parë në Shqip%ri, një pagë mezerabël që varion nga 11.000 - 13.000 lekënë muaj,pa sigurime,orë jashtë orarit, festa të papaguara dhe ç'është më e keqja e të kqijave pa asnjë siguracion minimal pune..Troç fare nëse një individ duhet të jetojë në Shqipëri sa të ardhura duhet të ketë në muaj ose vit kalendarik?

Mundohu e coi 1 kerkese qeverise te publikoi nje fletore zyrtare ku ne vija te pergjithshme te permbledhe informacionin qe do.

Ne emigrantet nuk te ndihmojme dot se pastaj na fajesojne per nxitje te dembelizmit pasiv ! smiley

Gaz i nderuar, kjo pyetje ishte për të gjithë emigrantë a jo. Ka ditë që tërë ne jemi futur diskutimeve pa krye për armët kimike siriane dhe parë nga ky këndveshtrim për protestën më ra në mendje se jemi i vetmi popull në glob që s'protestojmë për punën, kushtet e sajë,siguracionet e papaguara, pagesat nën minimum jetik (nëse ka minimum) rrjepja që na bëhet ç'do ditë që jetojmë e tjera si këto..Mustaqet Çelua i kishte a jo të kuqe s'mëplasi fort as mua e as ju, problemi është se më duket u mësua iriqi në ferrë, ka ardhur koha që pseudosindikatave t'u tregojmë vendin me fakte dhe me anë të tyre edhe qeverive të posaqisura shqiptare.Pale pastaj emisionet,anal'istët e një media shkërdhatë që i bien nga deti i Kinës për të dalë në mesdhe..

Me c'pashe vjet une pa 1 milion ne muaj ,jetoje mysybet i Zotit, po njerezit edhe jetonin smiley

Njerezit jetonin edhe ne kohen e Dulles me 17 leke ne dite kur cmimi i bukes ishte 40 leke apo 50 leke. Varet se cfare niveli jetese kerkon. smiley

C'ia fut kot dhe ti. Me nje milion ne muaj cifti po jetojne me qira, hane normalisht, dalin cdo fundjave e bejne pushime cdo vit,

Seriozisht e ke ti? Deri te dalja e kuptoj, po pushime vallaj s'shof si mund te bejne

Ata qe njoh une bejne te gjithe. Nga nje jave ne jug, 30 mije leke nata, 20 mije leke dita ushqime, 50 mije leke. Me 3-400 mije leke bejne nje jave plazh fantastik qe te tjere as i enderrojne. Fundjavave me makine ne gjir te lalzit ose neper pishina. Ca do me?

Me nje milion ne muaj the ? pagujne qirane hane normalisht dalin cdo fundjave , bejne pushime perrallore cdo vit dhe ne fund i kane tepruar dhe nja peseqindmije leke , ca thu mor burre smiley

Ja pra ku u bene 200 mije euro.

O Endro sa kollaj te doli llogaria . shifi shifi mire se te ra qe nje jave te bejne qefe , nje jave qeraja , jave e trete vetem grosh

dhe java e katert greve urie

 

pa shif se mos kane te ardhura te tjera Endro efendi ata qe te kane genjyer e po na djeg fshatin kot smiley

një pagë mezerabël që varion nga 110 - 13.000 lekënë muaj,

Diku afer QTU-se, ishte nje ndermarrje e madhe,ku vini e ikinin tre autobuza me gra e vajza per turn.Paga,sic me thane, ishte te 70mije leke te vjetra.Skllavri moderne. Edhe skllavi mbahej me mire,pasi duhej i gjalle dhe i vdek nuk i hynte ne pune njeriu. smiley

Splitting hairs, por jo tamam skllaveri... per shume njerez, pune te tilla, te themi tek paga minimale e dicka te ngjashme, jane e vetmja mundesi per nje jete me te mire.

Sigurisht qe ka me ligj. Ligjet i ka te gjitha Shqiperia. Puna eshte qe ty politikanet te hapin biznese ku punesojne kalamaj te mitur per te cmontuar predha me duar e me gure zmerile, kshu qe mos prit t'u kerkojne llogari te tjereve, per sa kohe qe ti vete atyre politikaneve u rreh shpatullat e behesh sikur te kane share nga nena po te t'i shaje njeri, dhe gezohesh kur ata nuk denohen pasi atyre femijeve u kane plasur predhat e kane vdekur. S'ka pune ligji ketu e as pronari. E ke fajin vete.

minimumi jetik mujor per mua vetem per ushqim te shendetshem eshte te 15 000 leke te reja per person ne rrethe. ne tirane te 25 000. behet fjale gjithnje per gatim shtepiak, jo restorant. kostot e nevojave te tjera elementare te jeteses, si ajer te paster, banim, veshmbathje, sherbim mjeksor, transport nuk i perllogaris dot as perafersisht.  

 

Epo minimumi jetik përllogaritet me ato që ju shkruani në fund i dashur filanfisteku..smiley

nuk e di sa leke do duheshin per te pastruar ajrin nga helmet kimike. per ta pastruar nga tymi mjafton deshira e mire per te perdorur sa me pak motorra djeges dhe ne rast pashmangshmerie te tille me sa me pak ndotje. edhe per pastrimin nga ndotjet e tjera si pluhuri nuk mund te permend kosto.

banimi krijon kosto qeraje te me pak se gjysma e njerezve. ne mesatare nuk besoj se do ishte shifer e larte. por ngrohja (ne dimer), ftohja (ne vere) e kosto te tjera te lidhura me banimin si energji elektrike apo uje them se do shkonte diku te 3000-4000 leke te reja per person e muaj. (minimumi jetik gjithmone)

veshmbathja. pa e vrare mendjen ca thone te tjeret mund t'a llogarisesh me 1000-2000 leke te reja ne muaj per person. (minimumi jetik edhe ky)

sherbimi mjeksor. pa rreth 10000 te reja ne muaj e person per sherbim spitali privat nuk behet fjale. sherbimi publik spitalor nuk ia vlen te permendet.

transporti. brenda qytetit mjafton bicikleta duke perjashtuar ata qe nuk mund t'a perdorin per arsye shendetsore. per jashte qytetit por edhe brenda tij (per ata qe nuk mund te perdorin bicikleta) do duhej nje sherbim urban i organizuar mire per te ulur kostot te le te themi 2000-3000 lek te reja ne muaj per person.

me kaq, pa kosto pastrim ajri dhe kosto te tjera si p.sh. mobilje, orendi, kompjuter, televizor etj etj etj jemi te 29 000 -34 000 per rrethet dhe 39 000-44 000 leke te reja per tiranen. gjithnje minimum jetik sot per sot.

p.s. kjo llogari eshte bazuar mbi hamendjet e mia subjektive mbi nje mesatare kostosh totale me numrin e banoreve. shifrat mund te ndryshojne ne varesi te perputhjes a jo te tyre me realitetin subjektiv te cdo njeriu tjeter.

40 euro dita per refugjatet greke

Këto janë gjepura mediatike,grekët edhe në kohë normale mernin tek 25 - 35 euro e rrallë 40, vetëm ca profesione..

20 mije leke te vjetra per fryme eshte perkrahja sociale, nese e mbaj mend mire.

mu me vjen pensioni (si ish ushtarak) 425000 lek (vjetra) cdo muj ktu ne angli + pensioni anglez dhe na del. po mos te ishte pensioni i shqiperise, nuk na dilte vallai.

Rri dhe ca muaj edhe Vidh mendimet e z.Pjer  e paraqiti si shqetesim madhor tek PPU .

Keto pune jane komentuar disa here tek PPU dhe te gjithe Llogjexhijte ekonomiste te kombinatit perfshi dhe kete me B mbrapa pavaresisht qe e ka Gaz po qe te ben te qash me humor Debilesh . 

Kur te kuptojne cdo me thene Minimum Jetik ose dhe ti vete ,qe nuk ke asnje Haber per te  pakten se si e ke ndertuar pyetjn e shpjegimet me poshte , atehere mundet te orientosh cfare kerkon .

Njerzit ne shqiperi jetojne ...vetem me cmimet e tregut per te Henger  e Dhier  ....30 here me poshte se ne kohen e Enverit ! Ka vende qe Standartin e minimumit Jetik e masin me Detergjentet dhe Ujin qe harxhohet ...Po Jozefpercka qe kur doli jashte shtetit per here te Pare nuk u la se "nuk ishte e shtune " ne c'minimum futet smiley ?

Si gjithmonë i nderuar dhe katërkëmbësh mbetesh oidriso, njoh mirë dy gjuhë të huaja por kur komentoni ju më duhet shqipërues..Spaletat e demokracisë nuk ju shkojnë fare dhe ju kuptoj fare mirë, jeni mësuar me qafore të bardhë t'bëra shpeshhere me pecet e këmbëve të mbajtura ushtarëve dhe me yllin pese cepësh vendosur mbi kapelen katërkendore prej nënoficeri që njihet rendom ditët e sotme me graden kapterr..Hisja e groshëve të marra në kazanin e madh ushtarak ju ka lenë me pasoja o njeri i vogël me garuzhde në brez, sikterisu tutje s'e s'ju kërkoi njeri mendje dhe as që po ju kërkon..Këmbanat bien për kë ka veshë dhe jo për ata që janë shurdhuar dhe çarë tumpanet e tyre nga megatellallët e partisë mëmë.

E gjithe pergjigja Juaj ishte nje Lecke ose Pece e palare Ushtaresh megjithese nenkupton dhjetra Gjuhe te Huaja ne te gjithe Ushtrite e Botes ,Nje Inteligjence e currufjaksur si Juaja mund te beje Buje vetem para pasqyres me keto Pyetje HUNJSH !  Minimumi Jetik ...??????? pa kuptuar se per Cfare Pyet ? 

Kjo nuk  o te thote qe JU te mos jeni Peshk dhe i Kuq , bile i vare ne Peme dhe qe kendon .Kete te fundit ta thashe per te ngaterruar !

Me shume tu pergjigja se e kishte qejf z.Pjer smiley ..Por personalisht po te kujtoj ose rikujtoj :

Pordhet e medha Grisin Breket e te zot !

Paga minimale me ligj qe nga Korriku 2012 eshte 210mi te vjetra. Pune shteti pa kerkese e pritshmeri 320mi.

Per te tjerat googloni mer yahoo:

http://www.instat.gov.al

Ne ket fryme, nji llogari e thjeshte per ju por shum pun per mu ju nxjerr edhe minimumin jetik, shporten baze etj etj.

 

Page minimale dhe maximale ka ne shtete parasocialiste ose Feudalizmit kur punon ne administrata . Page per ORE pune ka ne keto sisteme Moderne ku gershetohet Rendimenti (aftesite cilesite shkollimi etj ) i individit me Tregun .

Pastaj pa hyre ne Cmimet e produkteve mallrave e sherbimeve Jetsore ose Kushteve Minimale te cilat Llogarisin , pervec ha e dhit ( Shqiperia Sot ) edhe parametra te tjere si Edukimi e Defrimi behet nje zinxhir i tille ku Pelivanet e Injorances, moren persiper te kritikonin ish Sistemin duke e Futur ne Grope Haleje Popullin ,  me arritjet fitorjet e sukseset e njepasnjeshme sidomos e ne menyre te vecante me daljen ne krye te Halexhijve Kriminele PD-hi i Sali Vucidol Babasqap Berishes .

Kur ky Shtet te percaktoje me detyrim Jo Pagen minimale por pagen per Ore PUNE per "se bizineset zotrie " pa dallim  , atehere mund te themi qe Llogaritaret e Demokarcise po ngrihen ne nivelin e nje financieri te ish Kooperativave .

Duhet ditur   pa  frike e "fsheshur " pas termave , ish Shteti kishte arritur ne nje masivizim te Qarte te kesaj Rruge ne shume Organizime si Koop .e Ferma bujqesore , Pyjore , Sherbime komunalje etj  dhe  kishte Realisht nje Shperblim ne Page mbi Minimumin Jetik te atij Organizimi shoqeror .

Keta jane me Vite drite larg ketij Termi dhe as nuk e kuptojne cfare domethene nje shtetar Dinjitoz ! Sot ka vetem pordhe me llogje si shporta baze etj !

 

drizo, ti do jesh klienti me i rregullt i Lazaratit.

Dhe cfare shpjegon kjo ? Qe kullota e Gomereve me e preferuara nuk eshte Gjembi ? Jo moj zonje Jo .Nje Gomar gjithmone ha Gjemb dhe kjo nuk ndryshon edhe SOT !

Shkruaj vetem dy rreshta qe mendon ndryshe ...ose edhe vetem Mendon smiley.... pa fshese mbrapa smiley

smiley  E ke mesuar stilin e amerikaneve "puff puff pass?"

Rob i thjeshte une ne kete nahijen time dhe nuk para mesoj shume nga te Huajt o Gjembac .Por Imtelektualet smiley shqiptare i njoh . Poeti smiley ai fatakeqi LefKOPESE , Huri , therror per Lirine e dijen ne PPU , Gjembi kullote e perjeteshme..e nje seri syresh vandake vandake me kalem e leter na i kane bere Lopka me "e ke pa ate vidion " smiley ose mandafshi Mikelanxhelos dhe Rrapi me hije ku thuren e perpunohen teori qe permbysin Boten si perrua i rrjedhur Malor  smiley

rob i thjeshte ti po i bere lemsh te gjithe, ketu.

Lemshin e gjidh Xhibolja ne derstile .Ketu jane Lopka qe vetem Gjembi i zgjidh dhe Vandake vandake pas aj ..e te tjera e te tjera thosh Bernsi smiley Na per pPu po flasim per Shkenxetare te mBedhanJ nder na  , qe bejne e hedhin Parrulla .Ti ku e ke merakun smiley S ' je Gjembi , apo jo ?

 Shoferi i tij ka deklaruar se ai ka qenë duke folur me të në telefon para se të ndodhte aksidenti. Më pas ka dëgjuar një zhurmë dhe sinjali është ndërprerë. Aty ka filluar të dyshojë se diçka mund të kishte ndodhur dhe ka tentuar t’i telefononte sërish, por celulari i Olldashit dilte i fikur. Në këtë moment ka njoftuar deputetin Igli Cara, i cili ka provuar po ashtu të lidhej me telefon me mikun e tij, por edhe ai ka konstatuar të njëjtën gjë.

Nga pervoja ime me disa firma ndertimi mund te them qe orar nuk ka patur kurre, d.m.th. ishte por shkelesh ne menyre te pavetedijshme dhe oret shtese sigurisht qe nuk ekzistonin. Ditet e pushimit nuk ekzistonin, as per festa jo (vetem Viti i Ri, dy -tri dite), por edhe mund te beje nese e kishe mire me shefin. Paga, po te gjithe e dine, 9-10 mije leke per punetoret dhe 18-20 mije leke per manovratoret. Per siguracione as qe behesh fjale. 

Gjithsesi kishte edhe nga ato te rregulltat, ne orar, siguracion, por jo ne dite pushime. Ne asnje nga ato qe kam punuar nuk ka pasur kurre dite pushimi te rregullte.

~~ Paga, po te gjithe e dine, 9-10 mije leke per punetoret dhe 18-20 mije leke per manovratoret

Ne dite keto?

peshku i kuq, minimumi me ligj, ne mos gaboj, para ca vitesh u vendos 128 mij leke te vjetra, (te reja i thone 12 800 leke) , te cilat duke u indeksuar çdo vit nga çeshtja e inflacionit (pagat minimale e kane kete te drejte te indeksohen) , sot mund te kene arritur aty tek 140-450 mij leke te vjetra = 100-110 euro. Pra poshte 100-110 euro ne muaj, nuk mund te kete page per 7-8 ore pune ne dite, nga e hena te premten. 

Normalisht, qeveria e sotme, do ishte mire te vendoste kete limit per ore dhe jo per muaj, duke u bazuar tek euro dhe jo tek dollari siç behen akoma llogaritjet aty. Une do te propozoja qe 1 ore pune te vendosej 0,8 deri ne 1 euro, qe per 8 ore ne dite i thone 6,5 deri ne 8 euro. 1 jave pune ka 40 ore, dhe ne kete rast paga minimale do te ishte aty tek 130 euro ne muaj neto. 

Qeveria mund ta vendosi edhe 1 euro ne ore bruto, por duke e taksuar shum pake per pjesen bruto, (si ne perendim ku pagat e vogla e kane te ulet % qe i takon brutos) , dhe ne kete rast punonjesi mirrte 0,80 eurocent neto dhe 0,20 i kalonte shtetit, me sakte sigurimeve shoqerore, etj.  

z. Pjer, une e di qe ti nuk ke arritur ashtu kot ne ato numrat qe propozon. Te lutem na jep nje zberthim dhe neve si arrite ne ate page, duke patur parasysh qe ti i ke studjuar shume mire cmimet e ndryshme ne Shqiperi, duke filluar nga birra e qoftet, deri tek apartamenti e shampoja.

gjembo smiley te besh minimumin e rroges se nje vendi, mirret parasysh jo vetem niveli i jeteses ne pergjithesi, ku shihen çmimet e produkteve, por shihen/studiohen edhe kerkesa dhe oferta (perafersisht) dhe prespektiva e punes (tregut te punes, shume te papune, pak te papune, % e tyre) . Jo te gjitha shtetet e kane bere nje gje te tille, ose ka shtete qe e kane bere para shum viteve, por nuk e kane indeksuar, dhe tani gjinden para nje fakti te ri. Gjermanet, psh, tani po e diskutojne kete gje, lexo lajmet ku kualicioni i Merkelit po tronditet vetem nga kjo pike. 

Per rastin e Shqiperise, une mendoj se rroga minimale bruto duhet te jete 1 euro per ore, ngaku netoja i bie tek 0,80 , qe per 8 ore here 20 dit pune ne muaj i thone 160 ore = 18 mij leke apo 180 mij leke te vjetra ne muaj neto.  Sa me e madhe rroga, aq me e madhe edhe % e brutos.  

Faleminderit Pjer!

Pra juve e keni studuar kerkesen dhe oferten dhe perspektiven e punes ne Shqiperi. Bravo! Mund te ma shpjegoni kete pak me mire se s'e kuptova "Sa me e madhe rroga, aq me e madhe edhe % e brutos."

gjembi, kete pyetje po ta arshivoj, dhe do te te pergjigjem tek Intervista e Madhe smiley Pergjigjen do ta kthej me posten ketu, dhe pas kesaj ke te drejten edhe te nje pyetje tjeter brenda kornizes se çeshtjes. 

Pergjigjen do ta kthej me posten ketu, dhe pas kesaj ke te drejten edhe te nje pyetje tjeter

 

Pjero,  po bonus  ka te keto pyetjet  e ''Intervistes se madhe''   p.sh kush ben 3 pyetje, fiton nje pergjigje gratis..  ose kush ben pyetjen me te bukur  fiton nje  weekend ne Paris,  hotel 5 yje, all incluzive..smiley

Belulo, ti ke te drejten e 5 pyetjeve se e ke lexuar VQ, plus noi pyetje te vogel, intermexo smiley

Vtem 5 pyetje? Pjer nese Beluli e ka lexuar vertete ate liber meriton medalje si i vetmi person qe e ka lexuar smiley Se edhe ti veteme  ke shkruar. Une do te jem i dyti qe do ta lexoj, se nuk i them kurr jo dijes, por kur te me bjer ne dore. smiley

Paga minimale për 8 orë në ditë është 21.000 lek të reja në muaj.
 

Netoja i bika tek 18 000 leke (180 mij te vjetra) ne muaj, tamam aq saç e kisha llogaritur une me llogarite e mia. 

Pjer ja ku e ke zyrtare...si specilist i fushes qe je, duhet ta dije dhe ta gjeje kete indeks...

VENDIM
Nr. 573, datë 3.7.2013
PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të nenit 4 të ligjit nr. 10 405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 127 (njëqind e njëzet e shtatë) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr. 445, datë 11.7.2012 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2013.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

 

smiley Mirmengjes i nderuar ! Meqe je i Ingranuar , flm si paradhenie .

Alidemso mu me pelqe kjo Teme se eshte pika baze , nga ku startojne te gjith problemet e tjera te individit .Pika Dy dhe Tre pavaresisht se si jane shprehur halldupshe , jane te pranueshme per kete ceshtje  pasi te tjerat jane lesh ne leme te xheraheve berishiste .

Diku ne nje prurje qe ka Vjedhur dhe ky Peshk i Palyre po qe mbahet i Kuq , e kam bere nje detaim se c'kuptojme me Nje Page qe percakton Minimumun Jetik  Nisur nga Te Ushqyerit ( vetem ) me cmimet e tregut dhe ne baze te kalorise ditore jo me posht se 1200 kalori , si individ .

Per keto te dhena e Metodologji ka ekzistuar nje Drejtori e Pages Punes dhe Cmimeve shume e Pergjgjeshme nen varesi te K.P Shtetit por e lidhur drejtperdrejt me K/Ministrin .Nga dalin keto SOT dhe kush i nxjerr ?

A ka ndonje te dhene ku jane mbeshtetur per percaktimin 127 leke  per pagen orare ( ose per pagen e Gjuhes te dhive  nga Vucidoli ) ose shqip pagen per Ore Pune , kufiri i se ciles eshte i Detyrushem per cdo Biznes .

Duke postuar kete perjashtojme edhe muallitje e zgjuara qe jane bere me pejetj te mejtimit te mendjes te  nje Berishisti Injorant ne kete fushe si Nxites i MIRE por me qellime te keqija dhe fare Aut ne njohuri megjithse "kom gjuh te huja mer jahu smiley

Thjesht ku mbeshtetet dhe cfare pasqyron ky Vendim !

Idris, shume gjate i ke rene per nje pune qe do fare pak mund, po e ben si tek ai skeçi, me ate puntorin qe po kerkonte te thyente gure me varrè--- e kur vjen nje shok i veti, i mori varrene dhe me nje te goditur e theu.... e ai filloi ta shante... po pse e theve ore trap, se me  kete gur do shtyja javen...... edhe ti, shume germa dhe llafe per te thene diçka te thjeshte....

Po te kesh kohe per te me lexuar po te them se ne ligjin per sigurimet shoqerore te Shqiperise flitet edhe per minimumin jetik, fllitet edhe per indeksimin e pensioneve, edhe per rritjen e tyre e keshtu me radhe...dhe shpesh keto ligje jane permiresuar apo ndryshuar, te pakten ky ligj eshte ripare tre here shkurt dhe heren e katert, pati ndryshime themelore... Poe qe te percaktosh minimumin jetik eshte nje pune shume serioze, shume e rendesishme qe ka te beje me nje shtet te forte dhe serioz, cilesi te "vogla" keto qe nje shtet si i yni, nuk arrin ti kete... ndaj po behen rrreth 20 vjet dhe ne ende edhe sot e kesaj dite nuk kemi minimum jetij te ligjeruar dhe mbi kete baze ngrihet pastaj edhe piramida e pagave dhe e pensioneve..... besoj se me kupton drejte... marrjee

Eh 0-idris-0, na merr malli per ato vite kur kishim Komisionin e Planit te Shtetit.

Minimumi jetik është i barabartë me pragun a limitin e varfërisë dhe për shqipërinë ësht 2$/frymë.

Normalisht minimumi jetik duhet të përputhet me asistencën a ndihmën ekonomike.

Shifren te sakte e ke po kete shifer e kishim para 10 vitesh.. sot per mendimin tim pragu i varferise eshte 4-5 $ per fryme.

Sa kohë ka nuk e di por kam përshtypjen 2vjet ndoshta më shumë por kurrsesi 10 dhe e deklaroi BB.

Tani te te bej nje llogari te thjeshte fare une.

Une per ngrohje ,uje, drita, tel/internet ne korce harxhoj min 1500 $ ne vit ( dhe jam i detyruar ti paguaj se skam nga ja mbaj nuk jane shpenzime lluksi qe mund ti pres). Te supozojme se une dhe gruaja  ime marim dy rroga minimale te barabarta me 440$ muaj, ne vit 5500 afro. Kam dhe dy femije te vegjel qe shkojne ne shkolle. Me mbeten 3000 $ / 4= 750 $ per fryme ne vit. 750 / 365dite= 2 $ per te ngrene veshur dhe shpene femijet ne shkolle.

Cfare jane 2 $ ne shqiperi ??

Kg mishi vici = 8$

kg mish pule- 3 $

veza - 0.15$

qumesht 0.7 $ liter

gjalpi 5 $ kg

Sheqeri kg - 1.3 $

Buka 1 $ kg

vaji lt - 2.3 $

djathi min 5$ kg

Fruta perime nje familje me kater veta do harxhoje min 5 $ ne dite

Etj etj...

Po semundje e me the te thashe.. hajde ma nxirni llogarine mua ju.

Ke harru shpenzimet per lindje te kontrolluar ..do thohte Xhibolja . Ndoshta e ke  falas se perdor Kapon ! Ketu terhiqem !

 pragu i varfërisë apo minimumi jetik llogaritet mbas nevojave të domosdoshme që ka një njeri për të jetuar

dhe jo se sa merr ti. Mund të jet që rroga minimale të jet nën nivelin jetik të vërtetë por pragun zyrtar e përcaktojnë struktura statistikore nën mbikqyrjen e rreptë të qeverisë. 

Prizeren ta nxora qe ai 220 $ ne muaj  mund te vlente per pragun e varferise para 10 vitesh kur cimimet e cfaredo loj gjeje ishin 100% me te ulta sesa sot. cfare do me shume nga mua?

Gjergj  aha të kam keqkuptuar;për kte problem postova pak më poshtë; kjo varet nga ata që e llogarisin dhe çfarë treguesish marrin. Me çmimet që janë atje minim i ekzistencës duhet të ishte i barabart me Greqinë, të paktën. 

Prizren, ketu gabon...Minimumi jetik nuk nxirret keshtu apriori, por me formule... dhe jo zyrtare, se saktesisht nuk e di as une, por eshte ne baze te kalorive qe shpenzon nje person per nje pune mesatare ne dite, dhe ushqimi qe i duhet per te zevendesuar keto kalori, 8te konveruara me para plus inflacionin mujor, plus shpenzimet e domosdoshme per higjenen personale... dhe ca elemente te tjere.... ja ky eshte minimumi jetik, qe sipas llogaritjeve te Gjergjit duhet te jete, sot per sot, flas diku tek 80 mije lekshi ne muaj per person.....(por mos ma merrni shume per baze kete shifer)

Alidems kjo ësht teorike dhe  llogariten kaloritë minimale për jetesë jo sa harxhon në punë në praktikë ësht tjetër gjë dhe + atyre kalorive hyjnë nevojat për banesë, ujë e drita, libra, shkolla  etj etj. ndryshe pragu i varfërisë duhet të ishte i njënjtë për të gjithë bie fjala në Europë. Por jo. Ose të tjera kalori harxhon një murator e të tjera një pianist a një roje por minimumi i egzistencës është i njenjtë për të gjithë dhe vlen veç për asistencën.Paga ësht çmim i tregut të punës që sigurisht duhet ti përgjigjet minimalisht minimumit jetik.

Nejse kam përshtypjen që ti dhe gjergji flisni për gjë tjetër,  pragu i varfërisë ësht  ai nivel të ardhurash që nën të quhesh i varfër dhe duhet të ndihmohesh nga shteti sipas llogarive të gjergjit i bie që shumica duhet të ndihmohen nga shteti që faktikisht nuk ësht e vërtetë.

E mira si dhe e keqja s'ka fund prandaj vihet një prag i së keqes një "shenjë" ndarse.

Une me ca kam pare vete ne terren di qe kjo paga minimale (nga Bleri eshte marr kjo ide ehh) eshte mjet per te mbajtur masat ne varferi duke bere kapitalistet akoma me te pasur.

Dmth Bleri paska qene i pari qe e ka hedhur kete idene e pages minimale?

Po. New Labour, kam lexuar nja dy libra mbi Third way te demokrateve dhe Neew Labour si levizje homologe ne britani.. natyrisht synimet jan fisnike (te shumices te pakten) por ne terren ka krijuar varferi madje po te shohesh te gjith mentalitetin mbizoterues te kompanive dhe korparatave ne bote duket sikur eshte nje vegel qe u vin pershtat. 

Si t'ja bejme qe ne Amerike ka qysh ne 1938-ten qe zbatohet?

Nuk e di per ne amerike, ketu ne Britani po, madje edhe Merkeli kishe folu para disa kohesh se mund te ndjek te njejtin shembull si new labour ne britani. Nuk e di se si dhe cfar eshte bere ne amerike qe ne 1938 por di qe paga minimale ne Britani ka rezultuar nje krijimin e nje shtrese te varfer te shoqerise.

Me fal se nuk e njoh aq mire Britanine. Por kerkova pak e me doli kjo.

Po edhe po pastaj? Per ca qe kjo s'e mora vesh?

Qe s'e ka shpikur Blerimi pra!

O gjembace smiley Ca s'ka shpikur Blerimi? Shpjegohu.

He de lere gugllin... ca ska shpikur blerimi pa he njehere?

Aha dobet gjembace dobet... po si s'me morre vesh njehere? Po gjithmone pa menduar moj gjembace, c'paske qene smiley

Dobet qe ti harrova cfare ti vete the 3 komente me siper?! uo njesh, po s'na paguan njeri te edukojme njerezit ketu.

Gjembace thuaj ku e ke hallin mor u sperdridh.. se po ja fut kot. Une i qendroj aty qe them jo ne tre komente por ne tre vjet te shkosh mbrapa ti nuk ke per te gjetur kontradite.

sa eshte paga minimale sot ne amerike? dhe sa ka qene para 5 vitesh ose 10 vitesh? 

Prizren nuk flas si nocion.

 

Po ca gjembi, gjembi hedh nje llaf futet ne gugell hedh nje llaf tjeter pastaj kontrollon prap ne gugell smiley

Po jo mo sqaroe he.. pse ja fut kot aman. smiley bere gjith kete gjullurdi ne vend te beje muhabet e katranose fare. Do flasesh me kompetenca per gjera qe sja ke idene.smiley

1ora e ke gabim gjemi ësht vajzë e përgatitur (besojdhe e bukur) pastaj guglli për të guglluar ësht(NN)smiley

Nuk jam kondra qe eshte e pergatitur dhe e bukur si trendafili ne maj te ferres plot me gjemba... s'jam kondra as qe te perdore gugllin, por ti qendroje muhabetit se kemi bere 20 pergjigje e kot fare pa pike kuptimi, vetem me gjembin qe perpiqet kot se koti te me nxjerr mua bllof smiley

A thua faktin qe Bleri per here te pare bazuar ne programin new labour beri te mundur me ligj pagen minimale e vendosa une se ashtu kam qejf dhe tani gjembi do provoj te kunderten smiley

 Ora Po duhet të theksosh se i pari në Britani jo në botë këtu e ka fjalën Gjemi. Prit se si ka gjet hala dokumentet në gugëll.

Prizren

Po e thashe ate pra mo, nuk e dija qe ne Amerike egziston paga minimale (jo si nocion apo si rekomandim por si detyrim ligjor per cdo punedhenes ne vend). Megjithate e thash qe New Labour u frymezua nga demokratet. Ne Europe jan te paret dhe si shembull anembane botes Bleri dhe new labour merret mbi kete ceshtje nuk e kisha degjuar pagen minimale amerikane si detyrim ligjor, prandaj edhe pyeta sa eshte sot, dhe sa ka qene para 5 vitesh sepse do dilja tek thelbi i muhabetit, po te le guglli? smiley

Eshte me ligj ne Belgjike dhe kur eshte bere ligji? Sa eshte sot paga minimale e di? Dhe nqs e di sa ka qene para 5 vitesh psh ose 10?

Po sot më duket se është 1500 brut para dhjetë vjetësh ka qenë 1100 brut(minimale për punën më pak të kualifikuar)nuk jam shumë i sigurtë për shifrat. Paga minimale ndryshon sipas profesioneve që quhen "commission paritaire" gjithashtu me ligj ësht dhe rritja e pagës sipas treguesit të shëndetit(inflacioni) si dhe nivelet e pagave sipas vjetërsisë a kualifikimit por ka shtigje ku shmangen patronët por jo nga ajo minimalja e të pakualifikuarës.I lash studimet pikërisht kur po arrinim tek kjo fushësmiley

Prizren

Ahhh pikerisht ketu doja te dilja kur thashe se paga minimale ka krijuar nje shtrese te madhe te varfer. Paga minimale ka dy efekte qe kontribuojne rendshem ne kete aspekt.

1- zgjerohet rrethi i punetoreve qe marrin page minimale ne maksimum nga industria.

2- paga minimale NUK rritet ne perputhje me inflacionin. Te pakten ne Britani jo. Ka vite qe paga minimale eshte rritur shume pak dhe ne menyre konsistente nen rritjen e inflacionit. 

e tha xhaja me lart, po kush e degjoi smiley

Gjembi eshte profesioni i 3te nder me te lashtet ne bote...per te qene komfort me tematiken e statistikave po I rreshtoj si me poshte 

1 hajduti

2 spiuni

3 muza smiley ( mos u merzit gjembo, se c'do gje eshte relative ne kete bote smiley, prognozat tregojne se: shume shpejt kalon ne vend te pare )

Alidemso je gje admin ...se paske lujt si cifuti me cunin ..Ti fiton po une mbaj piket smiley

Hiqni dore nga keto pash zotin .Po ke ndonje mendim kembeje se u bote te gjithe Lule mos me Prek dhe Hajde Fshesaxhi ...dhjete leke fshes e shqopes ...smiley Dhe mbani  ne prurje nje varg Hokataresh qe flasin per Blerin si per Kovacin e Fshatit qe e kane majte me pune smiley

Dava Blogu thuj , po mos e Pirdhni per nje peshk qe eshte i KUQ qe eshte i vetmi qe nuk kupton se cfare ka dashe te thote  .Shumenikesh si zakonisht

! " Foli fshesaxhiut se na ofenoi Bashkimin Sovjetik a i qivja udhet "smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).