Krahasimi i pagave minimale me vendet e Bashkimit Europian, jemi njëlloj vetëm me Bullgarinë, por larg të tjerëve.

Një shqiptar me pagë minimale paguhet 12 herë më pak se sa një qytetar me pagë minimale në Luksemburg. Të dhënat e fundit të Eurostat lidhur me pagat minimale në vendet e Bashkimit Europian tregojnë për diferenca të jashtëzakonshme me vendin tonë. Nëse i hedhim një sy asaj çka ofron raporti i Eurostat, dalim në përfundimin se i vetmi vend në BE që ka pak a shumë të njëjtin nivel page minimale sa ne është Bullgaria, e cila e ka këtë pagë 22.1 mijë lekë, ndërkohë që ne e kemi 22 mijë lekë.

Më pas vjen Rumania, me një nivel page minimale 24.8 mijë lekë, kurse pas saj Letonia, me 40 mijë lekë. Në kategorinë e parë të vendeve me paga minimale të ulëta janë 11 shtete, dhe në këtë grup mbyllja është me një pagë minimale 400 euro. Ndërkohë që nëse krahasimin do ta bënim me vende të tjera të klasifikuara në grupin e dytë, diferenca në paga minimale është e lartë. E para që nis këtë grup është Portugalia, me një pagë minimale prej 566 eurosh dhe e fundit është Sllovenia, me një pagë minimale 784 euro.

Grupi i tretë është edhe ai me pagat minimale më të larta, ku rekordin e mban Luksemburgu, me 1874 euro, ndërkohë që vende të tjera të kësaj kategorie janë Belgjika, me 1502 euro dhe Franca me 1430 euro. Gjithsesi, sipas studimit të Eurostat, situata është më ngushëlluese për vendet me paga minimale më të ulëta, pasi të përkthyera në fuqi blerëse, ka më shumë toleranca, pasi nivelet e çmimeve janë të ndryshme.

44 Komente

Mirë që shifrat janë të Eurostat sepse Instati ynë është një institucion në degradim të plotë dhe mashtruesë ordiner.

po pra, ndersa Saliu vete ngre rrogat qe ti bej 11 here me pak se BE.... turp!smiley

Te mendosh qe nje banor i Tiranes qe eshte Bombey Class City ka gjysmen e te ardhurave te njerit qe jeton ne Prage (First Class City) eshte gje e madhe. Per Pragen domethene. smiley

Nuk eshte vetem paga problemi ne Shqiperi.

 

Nga paga nis gjithçka..Zullumet  sebep kanë paranë..

Mendoj se ky zullum krijohet nga shtrengimi i globalizmit dhe kapitalizmit kudo ne bote.

Halli me i madh eshte prishja e njerezve ne shpirt. Ku zgjidhja me dhune , korrupsion dhe egersi shihet si e vetmja zgjidhje.

Ky dem qe na kapi ne brezave me te rritur po shkaterron femijet , brezin e ardhshem.

Mendoj se bota do e gjejë ilaçin edhe të kësaj, unë mendoj se problemi qendron tek ne dhe brezi ynë i ardhshëm por edhe tek i tanishmi. Vapës së stinës i gjendet dermani por nxehtësisë së trurit të shqiptarëve jo, se besoj..

Per ate nxehtesi i gjendet dermani me shume pune ama. Them keshtu sepse kam parasysh komunitetin shqiptar ne Kanada. Njoh me dhjetra qindrra njerez , dhe sjelljet  e tyre jane te ngjashme me ato te Kanadezeve. Pse ?? Pse nuk jemi njesoj ne sjellje si shqiptaret (pjeserisht jo te gjithe ) ne Shqiperi ?

Sepse ligji vepron njesoj per te gjithe. Nderkohe njerezit trajnohen here pas here , ne pune , ne shkolle , bile edhe ne kopesht ka workshops me qellim edukimi dhe njohurie.

Besoj se kjo strukture do te funskiononte ne Shqiperi po te fillonim me kopshtet si fillim.

Pa dashur të hy në debate unë mendoj se komuniteti shqiptar në Kanada është një komunitet kualitetativ intelektual, madje edhe se në USA..Krahasime të tilla mua më pëlqejnë sigurisht por peshku në det e tigani në zjarr shqipove që janë në kontinent mendja u punon tek paraja dhe mënyrat siguruese të saj s'kanë rëndësi. 

E di edhe kete gje , edhe kur vjedh deputeti , dhe te gjithe strukturat shteterore me rradhe inkriminuar me mafien , ca mund  te beje nje qytetar i thjeshte ?

edhe kete e di.

dhe s'me vjen mire.

kur shoh shtete te tjera qe njerezit nuk i kane as me te bukur dhe as me te zgjuar se ne

me vjen shume keq qe shqiptaret ne Shqiperi vuajne per nje drejtim drejt suksesit , qe he per he eshte i shtrember

lexo edvinin(se mu kujtu kadareja me "lexo homerin",qe udheheqesi i thoshte ministrit t'mrenshem) smiley ka kater vjet qe edvini asht t'u than se sitemi korrupton njerzit.nje shqiptare nuk asht ma i korruptushem se ni gjerman dhe ni gjerman nuk asht ma i nershem se ni shqiptare,po sistemi e ven n'hulli ket pis milet.

Nje shqiptar kanadaje me llafoste njehere, qe vjen nje shqiptar qe kerkonte nje apartament me qira dhe pasi nenshkruan qerane i jep manageres se apartamenteve $100 bakshish.Ne fillim ajo nuk pranoi por ai insistoi.Me vone ai referon nje mik shqiptar per apartament.edhe miku vepron ne te njejten menyre.managerja refuzoi ne fillim po pastaj pranoi.Po keshtu vepruan edhe disa shqiptare te tjere.tani managerja jo vetem qe nuk e refuzo bakshishin por e kerkon vete dhe vetem shqiptareve dhe jo atyre te kombesive te tjera.

e vertete, gjithe budallenjte e shqiprise i ka mbledh kanadaja.

 

Paga minimale eshte thjesht nje tregues ne leter tek ne pasi as qe zbatohet nga shumica e bizneseve private. Ajo me teper sherben per te detyruar bizneset qe te derdhin kontributet per pensionet dhe shendetin duke marre per baze kete page minimale.

Kam nje pyetje : a ka ne shqiperi nje ligj qe garanton pagen minimale ? Ne France ka (quhet SMIG), por ne Itali e di qe nuk ka.

Dhe : a ka page minimale TE GARANTUAR ME LIGJ ne : Kanada ? USA ? Angli ? Gjermani ?  ... (e vende te tjera te botes)

stalker ne itali ka kontrate nazionale per sektor.eshte pak e gjate ta shpjegoj po zakonisht zgjasin 4 vjet dhe aty caktohen te gjithe parametrat

Wow, nuk e dija fare per gjermanine, meqenese de facto duket sikur ka... jane shume te rralla vendet qe nuk kane. Ne amerika ka nje federale, dhe pastaj shtete te ndryshme kane te tyret dhe eshte me e larte sa federalja.

Stalker... si i shpetoj kjo puna Saliut... te thoshte, "gjermania eshte ne te njejten kategori me ne, por ne perseri ja kalojme se paga minimale ne shqiperi eshte $150 me shume se ne Gjermani."

sipas wikipedias  : 21 nga 27 vendet e BE, kane ligj (NGA SHTETI) per rroge minimale

Nuk paskan LIGJ : Gjermania, Finlanda, Austria, Italie, Qiproja, Suedia, Zvicera

Ne Shqiperi ka, dhe para nje muaji me duket u rrit ne 22.000 leke. 

Djema, mos u zhysni ne nje te ashtuquajtur tabele, tabele e cila nuk ishte fare e sakte. Shqiperia e ka aty tek 125-128 euro ne muaj, Belgjika nuk e ka 1502, se 1500 euro ne muaj eshte nje rroge e mesme quhet, dhe siper kesaj shifre fillon e quhet rroge e larte. 

 Rroga mvaret nga disa faktore, je vetem , i martuar, me femije, me shum femije etj. Per nje proçes pune, kur je vetem, merr me pak se nje i martuar me partnerin/ren papune. Ai qe ka 1 femije merr pakez me shum se dy te paret, dhe ai me 2 femije diçez me shume se tre te paret e keshtu me rradhe. 

Shifrat e tabeles aty, jane afrove. 

As qe behet fjale , vetem nsq flet pas taxave ashtu po , se perpara  smiley    taksave ,  as do me dit njeri je e martume apo sa kalamaj ke.

Bile eshte kundrra ligjit te te pyesin ne interviste per statusin personal etj etj .

Ma merr mendja se ti po flet per cekun pas taksave , apo jo ?

Elba, nuk e di se si eshte ne Kanada, por ketu ne Europen perendimore, regjistrohen edhe se sa pordhe ben. Ju mund te jeni akoma ne fazat e fillimit te kapitalizmit. 

Nuk jemi kuptuar besoj.

Une kisha parasysh procesin e aplikimit dhe pranimit ne pune te nje aplikanti.

Ne kete proces nuk llogaritet gjendja martesore, gjinia, apo gjera personale.

Aplikon, CVR permbledh edukim, experience pune ose vullnetare, awards, apo edhe sukseset pergjate punes, realizim te nje projekti etj etj. Kaq.

Gjate ketij procesi, e vetmja gje qe merret parasysh jane te rinjte nen 18 vjec qe  kane plane nga shteti per t'u ndihmuar per te gjet pune , apo njerezit me probleme intelektuale , apo ato qe jane ne assistence ndihmohen te gjejne pune sa me shpejt per arsye se shtetit i intereson punesimi i tyre .

Por paga eshte njesoj per te gjithe , dmth pavarsisht gjendjes personale nje punetore sociale paguhet njesoj per pozicionin e saj , pavarsisht se burrat paguhen me shume me statistika.

Pas taksave eshte  gje tjeter, dmth beqaret dhe te martuarit taksohen ndryshe. Por si fillim paga eshte e njejte dhe varion vetem nga edukimi dhe eksperienca qe ke.

Pse si eshte ne Europe na bere kurioze smiley

Sipas uncyclopedias smiley

Employment

The majority of the population is either self-employed in drug-dealing the chemical industry, or not working. Those who are employed are usually unsatisfied and quit after some time. There are some 2000 cafés in every major city to spiritually-assist the unemployed. In a recent campaign, the government promised lower coffee prices and more coffee shops. It is said that close to 70% of the population is unemployed, about 10% work in the chemical industry and its offshoots[4] and the remaining 20% is unemployed but won't admit it.

http://uncyclopedia.wikia.com/wiki/Albania

Kjo , me sa kemi lexuar e kuptuar VQ hyn tek treguesit sintetike , nga me kryesoret por nuk shpjegon asgje esenciale ne c'raporte  eshte Paga nominale e krahasuar me nivle te ndryshme duke filluar qe nga 

Minimumi Jetik ...SA ? ...dhe pas kesaj per te treguar per shtresa te tjera te Popullsise si gjith Bota qe i klasifikon ne te 

Varfer...Mesatare dhe ..Te pasur ! Ne se keta tregues nuk sherbejne per keto kategorizime te shoqeruara me Nr = % e popullates e perse duhen ?

Per mendimin tim me sa njohim e shohim mbi dhe  , paga mesatare per ORE Pune eshte celesi i nje page .Dhe keto ne se nuk jane ne Gjermani me Ligj ??? i ka rregulluar tregu dhe dhomat e Tregetise e nje varg Institucionesh qe nuk te lene te paguash sipas deshires se Biznesit . Kjo i shpie keto biznese ose drejt Falimentimit ose drejt subjekteve kriminale "puneve ne te zeza " qe shpien ne evazione fiskale .Pra besoj se nuk duhet te jete kaq e thjeshte sac permendin disa qe njohin Italine e Gjermanine . Po sic duket terminologjine e kane te bazuar nga Bideja i Babasqapit , financier Klasi pe Devolli , qe deklaroi se "Jeni kunder Projektit Berisha jue , per ngritje pagash e pensionesh "smiley

Me kete tregues ne nuk renditemi as poshte "arixhijve te Europes " sic i thirrnin me pare Rumunet ...smiley qe u theu hundet Jozefina smiley  Ne qenkemi  " zv Jevgj "  Per Para !

Cfare komedie ky titulli i artikullit.

Paga minimale eshgte 12 here me pak se ne BE, dhe shembulli reprezantues i BE eshte... wait for it... wait for it... drum roll.... Luxemburg... nje vend me 500,000 banor, pra me 0.1% te popullsise se BE-se. Literally, literally, 0.1% te popullsise se BE e gjithashtu vendi me i pasur.

Kjo eshte sikur une te beje nje artikull ku shkruaj nje shqiptar bene 1,000,000 me pak se nje amerikan, dhe pastaj per shembullin e Amerikanit te nxjerre Bill Gates. A ju rrofte gazetaria.

lexo pak se po flet xakja per ekonomine. lexo 9 here dhe fol 1 here!

si do integrohemi ne BE? po kjo eshte e thjeshte fare: te krijojme marrdhenie shume te mira me zyrtaret e BE-se!
 

Cili është projekti që keni menduar e që do të zbatoni në krye të ministrisë? 
Prioriteti kryesor është ngritja e marrëdhënieve shumë të mira me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Europian, dhe sidomos me ata që merren drejtpërdrejtë me integrimin e Shqipërisë. Pse jo do të ishte shumë mirë edhe marrja e statusit të vendit kandidat deri në muajin dhjetor të këtij viti.

per me shume

E gugulova e u mundova ti gjeja CV. Se gjeta, por gjeta nje tjeter "gem" qe me bind se eshte njeriu i duhur per kete pune:

 

Kur morëm CV-në tuaj, shkruani në krye “Formati evropian curriculum vitae”, duke vendosur edhe simbolikën. Kjo na shtyn t’ju pyesim direkt, ç’do të thotë kjo prezencë “evropiane”?

Formati Evropian i Curriculum Vitae në radhë të parë është formati standard dhe më i përdorur nga të gjitha institucionet në Shqipëri. Përveç kësaj, fakti që Shqipëria dhe të gjithë ne si qytetarë aspirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, kjo në vetvete do të thotë se duhet te adaptojmë disa rregulla të Evropës, pra me pak fjalë duhet të fillojmë të integrohemi në shoqërinë evropiane. Dhe integrimi fillon që nga komponent tepër të vegjël si CV e përbashkët e deri te funksionimi i një shteti me rregulla të përbashkëta. Me këtë CV unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse u jam shtuar radhëve të atyre qytetarëve që dëshirojnë shumë të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Linku.

PS; me pelqen sesi ne shqiperi integrimi gjithnje ju jipet femrave. Cila eshte detyra ku mund te vjedhesh me pak? Ministria e integrimit. Ok, hajde te veme atje nje femer-kukull, sa per sy e faqe, kurse ato ku behet paraja i mbajme per vete.

te ecim me shpejt drejt Europes!
kjo eshte moto e LSI. Gjerat nisin nga CV format europian dhe vijojne te krijimi i marrdhenieve te mira me zyrtaret e BE. Jo po voto ligje n'parlament, jo po lesh...

shtetet e bashkuara e kane reth $1250/muaj ose 941 euro ne muaj nese punon 40 ore ne jave. Nga kjo hiq 12.5% taks per te ardhura te pakta hiq edhe 220 dollar per sigurimin e shendetit del 901 dollar ose 678 euro ne muaj. Prandaj tani per tani njerzit me page minimale nuk ju intereson te punojne, dhe te harxhojne kaq shum te ardhura per transport( makine benzine riparime etj.) sepse marrin gati njesoj nga asistenca per te papune. 

Pas publikimit për rritjen e pagave në forcat e armatosura, Polici e SHISH, dje është realizuar edhe botimi i radhës për ndryshimin e pagesës mujore për punonjësit e administratës qendrore e vendore shtetërore, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të vendimit përkatës të qeverisë Berisha.

Në Vendim nuk ka ndryshim paga e zëvendësministrit të të gjitha dikastereve të Ekzekutivit shqiptar, që ka qenë e mbetet 140 mijë lekë në muaj, ose 1.000 euro. Po kështu, edhe zyrtarët që marrin të njejtën pagë me ta nuk gëzojnë rritje të saj. Fjala është për kategori të tilla, si këshilltari i presidentit të Republikës apo kryeministrit e kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të KQZ-së, por edhe zëdhënësin e presidentit, këshilltarët për protokollin e dy VIP-ave të shtetit, etj.

Ndërkohë, paga e kategorisë I-a të nëpunësit civil, pa shtesat e vjetërsisë në punë, që janë të ndryshme për persona të ndryshëm, apo shtesat për postin konkret, kalon nga 128 mijë lekë, në 128.500 lekë në muaj. Për kategoritë më të ulta të nëpunësit kjo rritje shkon edhe 1.500 lekë më shumë.

Rritja prej 5.000 lekësh të vjetra në pagë vendoset edhe për prefektin e qarkut të Tiranës dhe atë të çdo qarku tjetër dhe po kjo rritje caktohet edhe për pagat e nënprefektëve të të gjithë rretheve. Konkretisht, tani e tutje prefekti i Tiranës do të paguhet me 118.500 lekë në muaj, nga 118 mijë që merrte më parë, 110.500 lekë do të marrë prefekti në çdo qark tjetër të vendit.

Shqiptarja.com

Paga e një sekretari të presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, zëvendëskryeministrit apo Avokatit të Popullit do të jetë 70 mijë lekë, me rritje 10 mijë lekë të vjetra, nga 69.000 që ishte deri tani. Kurse sekretari i ministrit apo i titullarit të një institucioni të pavarur do të paguhet me 59 mijë lekë në muaj, nga 57.700 lekë që merrte deri tani, me një rritje në masën 2.3 për qind.

Kryetarit të Akademisë së Shkencave nuk do t’i akordohet rritje page, ashtu si edhe zëvendësit të tij apo sekretarit shkencor të Akademisë. Kreu i këtij institucioni do të paguhet me 174.760 lekë në muaj, si më parë. Ndërkohë, paga e një profesori do të bëhet 110 mijë lekë, nga 108 mijë që ishte deri tani. Për profesorin e asociuar paga mujore shkon në 96 mijë lekë, nga 94 mijë, me rritje prej 2 përqindësh.

Më 24 korrik, kur janë miratuar nga qeveria këto vendime për rritjen përkatëse të pagave për kategoritë e ndryshme të nëpunësve të administratës publike, kryeministri në ikje, Sali Berisha, deklaroi se “ato janë në zotimin tonë për rritje rrogash dhe pensionesh. Ne e kemi bërë këtë rritje për 7 vite me radhë, nga viti 2006 e deri më sot dhe do ta bëjmë sa herë të jemi në pushtet. Kjo është filozofia jonë”, tha Berisha. Ndërkohë, eksponentë politikë të krahut kundërshtar, që ka dalë fitimtar në zgjedhjet parlamentare, kanë hedhur hijen e dyshimit për arsyet e vërtëta të rritjes së pagave e pensioneve, në një kohë kur borxhi publik është rritur tej çdo kuote logjike. Sipas tyre, fjala është për rritje qesharake për xhepin e punonjësve shtetërorë, por që rëndojnë më tej deficitin buxhetor në total, në një kohë që edhe ndërkombëtarët sugjerojnë shkurtim të shpenzimeve operative. 

Shqiptarja.com

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).