Elbasani i bollëkut, atje ku shijohej gjithçka

Si e përshkruan Leksi Vini një iftar zyrtar në Elbasan

Guzhina e traditës së Elbasanit është një ndër krenaritë e këtij qyteti të lashtë që në fillim shekullin 19 do të cilësohej ndër qytetet më të pasura të Shqipërisë. Në Elbasan jetohej mirë dhe sidomos ushqimi ishte një pjesë e rëndësishme për të cilin elbasanasit kishin dobësi duke ndjekur me fanatizëm kuzhinën turke me pak gatime të përcjella në kohë brez pas brezi. Ende banorët e këtij qyteti kujtojnë me nostalgji. Aleks Josifi i njohur me emri Leksi Vini  e ka përshkruar me bejte një iftar të shtruar nga një anëtar i parisë së qytetit në vitet 30-të të shekullit 20-të. Vini ka përshkuar të gjithë gjellërat dhe ëmbëlsirat që gatuanin elbasanasit në atë periudhë due përshkruar edhe shijen e tyre. Ai përshkruan mes vargjeve dhe artin e të gatuarit, specialistet i elbasanllinjve që e trashëgojnë brez pas brezi. Edhe pse një Kuzhinë e ndikimit turk, gatimet marrin vlera të veçanta pasi disa prej tyre janë unike dhe gatuhen vetëm në Elbasan.

1.Pitet/ ke Lush Piçi jan’ me nâm’.

Çorba/ fërgohet me tëlyn e jo me dhjâm’.

2.Ullinjt’ e regj’/ me uthull e voj,

të çelin miden’ kur i fut në goj’.

3.Dhe qoftet e yftarit/ jan’ me fâm’,

të bâme me ve’ , s’mbesin nër’ dhâm’.

4.Dhe paça/ gjellë e mirë që nuk të velit.

Dhe tava me pestil/, me ynyrë’, nuk të mërzit.

5.Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fërgu’/,

gjell’ të mira, të lehta…për t’u lëvdu’.

6.Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/.

Dhe tava me bamje/ të kënaq.

7.Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/.

Dhe mish’ i pjek’ me kos e me hudhër/.

8.Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullëza po ashtu/.

Dhe bumari me speca Stamolli’/, për t’u lëvdu’.

9.Dhe zorrët e pjekme/, me mëlçi/,

të lehta janë në verë, për çdo njeri.

10.Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk përjashtohet;

Dhe djathi i njomë/, e kaçkavall/ lavdërohet.

11.Në daç’ me bâ mish dashi me kos/.

Gjel deti me dollëm/, byrek – koros/.

12.Keq nuk bâhet nji spahi-byrek/,

Laknuri me kos/, në furr’, i mir’, e i pjek’.

13.Âsht nji mal i bukur mush’ me bor’,

kabuni me rrush të thatë/, ta shemësh’ me dor’.

14. Dhe mishi me lakna/ që âsht tue ardh’.

Dhe biba e patës, – shumë e mirë – me lâng të bardhë/.

15.Dhe joprakët me kos/, të mirë jan’.

Dhe llahanâtë që bâhen me mish e me uthull/ të sha’ s’kanë.

16.Dhe dhallturi/ derdhun në tëlyn’.

Dhe ballakumet/, me revani/,

të mira jan’ për çdo njeri.

17.Dhe kadaifi me qumësh’ e me arra/

në goj’ njit’, lum’ barku kur i ka përdit’.

18.Dhe laknuri me qumësh’/ me djathë/ e me mish/,

me spinaq/ e me të tjera, … i mirë ish’.

19.Në daç’ me bâ mish qingji-tavë me kos/;

I mirë âsht edhe me qepë e me majdanos/.

20.Ç’âsht nji gjâ që dridhet nër’ dur’

Âsht sultjashi/, me qumështur/.

21.Lloj-lloj reçeli/, dhe tollumat me kajmak/,

nuk dun’ përtyp, shkojn’ vet’ në bark.

22.Kto’ dy sende që i ka barku ilaç,

Mâ mirë: bakllavaja/, me gjylaç’/.

23.Mjaft mâ me kto’ gjellë që na bânë bejan’,

âsht nji tas me hoshaf/ që i ngre’ njerzit’ në kâm’.

24.Pastaj del kafja sade/ me pak sheqer,

ku i thotë njerzve’: – dilni në der’ ! -.

25.Për ktë’ yftar që na thirre, me kaq të mira plot:

Daim! Qofsh “der’ çelë” dhe festofsh për çdo mot !

 

Kush ishte Leksi Vini

Leksi Vini, kështu e kanë njohur elbasanasit, Aleksandër Kostandin Josifin, njeriun që shkroi një mal me dorëshkrime dhe i la në arkivën e shtetit me shpresën se një ditë do të shërbenin dhe puna e tij si grumbullues I këngëve, përrallave, gojëdhënave, traditës zakonore të Elbasanit por edhe këngët apo poezitë të shkruara nga vetë ai një ditë do të kishin vlerë. Jeta e Leksi Vinit që njihet edhe si shkrues I disa këngëve qytetare elbasanase ishte mjaft e çuditshme. Drejtori i Muzeut etnografik dhe specialist i trashëgimisë kulturore në Elbasan, Kreshnik Belegu ka pasur fatin të shfletojë të gjithë masën e madhe me dorëshkrime. Ai tregon sesi përfunduan në muzeun etnografik dhe vlerat e padiskutueshme që gjenden brenda këtyre materialeve të shkruara në fletë të  ndryshme madje deri në letra cigaresh. Belegu thotë se i gjithë ky material kërkon një studim të detajuar. Aktualisht Drejtoria e Trashëgimisë kulturore ka arritur të botojë dy vëllime një prej të cilave anekdota, gojëdhëna e përralla dhe së fundi materialin mbi traditat zakonore në qytetin e Elbasanit.

Tregu i Bezistanit ose tregu i bollëkut

Qyteti i Elbasanit fatmirësisht është i ngulur në ekstremin lindor të fushës shumë pjellore të luginës së Shkumbinit dhe fare pranë zonave malore. Kjo i siguron popullsisë së këtij qyteti shumëllojshmëri prodhimesh të freskëta të fushës dhe të malit njëkohësisht, për një periudhë kohe gati gjithëvjetore. Veçanërisht në ditët e shtuna, nga malësitë zbrisnin fshatarët me karvane të ngarkuara plot e përplot dhe pazari furnizohej me mallra të ndryshëm. Kështu, nga Çermenika vinin dardhat, mollët, gështenjat, arrat, ftonjtë si dhe materiale druri për ndërtim; nga Shpati e Sulova vinin bulmetrat; nga Vërça vinin veç të tjerave edhe mjalti e pekmezi; nga Gryka e Zaranikës vinin bulmeti, frutat, qymyr druri dhe në verë sillnin dëborë të ruajtur në gropa në natyrë që përdorej për prodhimin e akullores (dundurma – turqisht); nga Krraba sillnin duhanin, fiqtë, perimet e sidomos rrushin e llojit të famshëm jabixhak (fshati Tërbaç); nga Mokrra vinin fasulet, arrat, rrushi e shumë lloje bulmetrash si djathi, gjalpi, gjiza apo mjalti e leshi; nga Dumreja që konsiderohej edhe hambari i Elbasanit vinte duhani, orizi, drithi, leshi, shpendët, vezët etj.

Perimet dhe fasulet e malësisë së Shpatit, Shmilit dhe të Funarit janë ende të preferuara nga amvisat këtu. Ja si e përshkruan konsulli francez i Shkodrës Jasint Heckard në vitin 1857 pazarin e Elbasanit: “…Puna intensive këtu bëhet të shtunën, sidomos kur moti është i mirë. Që të premten shihen gjindja të kenë ardhur në qytet nga krahinat më të largëta”.

Në qendër të Sheshit të Bezistanit ndodhet edhe sot si një dëshmi e vjetër shatërvani rrethor me basenin e ndërtuar me pllaka guri, që mbushej me ujë nga një çurg i vendosur në një kolonë të rrumbullakët guri dhe ku njerëzia pasi freskoheshin me ujin e ftohtë, shlodheshin nën hijen e Rrapit të Bezistanit (Monument Kulture) që ndodhet fare pranë.

Ndërsa në perëndim të pazarit ndodhej edhe Hamami i Shabanajt (banjo me avull për burra, tip allaturka) i cili ekziston edhe sot (Monument Kulture). Në rrugën që lidhte Xhaminë e Agait në pazar me vendin e quajtur Tri Urat (pranë godinës së PTT) ishin vendosur poçarët. Ata prodhonin dhe tregtonin enë të ndryshme prej balte të pjekur si tava për amvisat elbasanase që gatuanin gjellëra të mrekullueshme, bucela, katruve dhe shtama për ujë, vorbe për gatim, qypa për ullinjtë e regjur, ibrikë, voza, xhama (një lloj tave e thellë) etj. Kupat, qypat edhe xhamat smaltoheshin nga brenda. Në ditët e shtuna, pazari i Elbasanit shndërrohej në spektakël mahnitës ku shumëllojshmëria e mallrave kombinohej natyrshëm me kostumet magjepse kombëtare që vishnin fshatarët e zonave të ndryshme të cilët vinin për të bërë pazar. Karakteristike ishte se bujqit e fshatit Balëz tregtonin përveç perimeve aq të preferuara, edhe shumë lule natyrale si, disa varietete zymbylash, misirin disangjyrësh, menekshet, karakaftet, aroma e të cilave dukej sikur plotësonte këtë kompozicion idilik.

103 Komente

"Lloj-lloj reçeli/, dhe tollumat me kajmak/,

nuk dun’ përtyp, shkojn’ vet’ në bark."

E mer Leks Vini te rafte drita aty ku ke ra!

Mâ mirë: bakllavaja/, me gjylaç’/.

Kam  ndëgjuar dhe "gjylaç me bojna" dhe si bëhet por, as kam parë e as kam ngrënë.

Gjylaçi mbetet gjëja e paplotsuar e pa shijuar nga të gjitha kto që shkruan Leksi.

Kur kërkon më shumë se mundsitë elbasansit thonë:  mos do dhe gjylaç? ose: jo po gjylaç me bojna.

Priz,gjylaci eshte embelsire tradicionale ramazani.behet me pete te ndryshme nga normalet me shume qumesht e sheqer dhe arra. Do dhe pak uje trendafili.duhet te kete pete gylaci te ju ne bakallet turq.

Vlora më vjen keq që kisha ik. Me të treguar petët e gjylaçit ishin shumë të holla piqeshin në saç tek e tek dhe shtoheshin në tepsi një nga një me gjalp. Këtu kam pa vetëm petë normale dhe disa që emerohen per jufka, do pyes për "gylaci"

Mqns më kujtove lëngun e trëndafilit më kujtove dhe reçel trëndafili që bëhej në Elbasan; pak kush di ta bëj sot mendoj.

Elbasani ne fakt, ka nje pozicion ideal per shum prodhime, fusha, kodra e male, lume, rezervuar, liqen. Aty une do kisha ngritur platacione te shumta dhe nje qyteze lojrash dhe nje mini Las-vegas shqiptar, po te kisha ne dore Bursen shqiptare.

epo dy kunguj nen nje sqetull nuk mbahen Pjero! o bursen e Brukselit, o bursen shqiptare... ose Bursen e Turqise..smiley

p.s. ti ke shkruajtur vazhdimisht per te mirat qe ofron qyteti i Elbasanit..smiley

Elbasani ishte edhe qofte edhe pjeshke, mesa mbaj mend une. Zgjidhje e merrje. Njerez bujare dmth, burra e gra.

po dicka e tille.. dhe te gjitha keto ofrohen ne kafene speciale. sherbim i kulturuar! tekja e pare e rakise, gratis.. nga menaxheri, dmth..

Kushedi nga ka qen Pjeri edhe i duket sikur ishte n'Elbasan smiley

ti po ve ne dyshim Pjerin, kete qemtues te sprovuar?! ne mos gaboj, citimet jane marre nga cikli me rrefime: "pershtypjet e vezhguesit....." kupton? "vezhguesit".

Po mo po, por varet se ku ka vezhguar vezhguesi smiley
Dashkeni te na njollosni reputacionin me ca vezhgime rastesore, te cilave nuk u vertetohet autenticiteti elbasanlli smiley

Tave me pestil ahhh,

Pestili u thate ne penxhere te tava ne mdhoja.

Ishte gati kur ishte pothujse nji ngjyre te perkuqme transparente kur e maje kundra diellit.

te thartote ne proverbiale por megjithate ishte bota

 

Kryesisht kumlla te verdha ne te kuqe ato te voglat/ jo shume te omla.

shtypet e zihet tuli/ nji lloj rreceli pa sheqer qe shkon shume me gamemeat !

I shton intesitetin mishit

lehet te thahet ne trashsi jo me modhe se disa milimetra/ (ne diell)

si kombinimi klasik francez: pate dhe kumlla

hence te saying

te boj pestil

pistili ka nje si shije tjeter qe nuk do ta quaja te tharte .Une i tharte i them limonit,kurse pistili eshte pistil me nje shije te veten te paperseritshem e te pangjashem me asgje.I athet mbase do e quaja

Pistili eshte shume i tharte aq sa kur e ha je duke rrudhur edhe te gjithe fytyren njekohesisht, por ka edhe nje embelsi te fshehur. Kur ishim te vegjel me nje cope te vogel kalonim gjithe diten smiley

1 cope te thate e majshe ne xhep, nji cike pestil edhe te mante ene gojen e fresket. 

Cudi ku humbi gjith ajo  trashegimi culinare.

Ato plakat e vjetra dishin te bojshin disfaresoj mrekullinash.

kenaqsite e jetes po na zhduken 1 e ka 1

derisa sa shkon pistili ,durim Bey,te tjerat s'jam tu i lane me m'iksmiley nejse pistil bahej edhe nìshkoder,kumbllat jane te famshme(kumbllat bardalike).Nuk e di pse pistilin e benein plakat e pjeses myslymane,mandej ishte nje si tip -jahni me pistil nje gja e mrekullueshme

Hahaha 

Duhani hiku

Pija po ashtu overtaxed

Women no comment

Ushqimi me shume protein, duhet ta kerkosh e ta perzgjedhesh shume.

Ca do thote Epicurus per gjendjen e sotme te shijes

Fillon nji cikel per Toni Servillo ke rai3. M'kan thon me e ndjek. A ja vlen?

Nuk e di ça me t'than ,nuk e ndjek.nejse bey,ma mire po limitohem me muhabet pistili,te tjerat no comentsmiley

Taven e kosit me mish qingji i qajne elbasanllinjte.

Edhe bugacet me tlyn!

Sekreti i taves me kos qendro ne faktin se mishi ngelet tejet i bute, 

Ke ato koret e thekrume anash persiper qe i pelqenjne te gjithve po mishin mund ta presh vetem me luge.

Elbasonllit thojn qe duhet me i fut edhe pak miell misri qe ta lidhi.

The best 

Po shkoj me vrap ke kasapi !!

Dhe zorrët e pjekme/, me mëlçi/,...të lehta janë në verë, për çdo njeri.

Kjo me kujtoi ate biseden e qenit ujk me mushkonjen tiger. Zorre te pjekme qe jane te lehta ne vere....shko're pir*hu.

Po bugacja, gdje? Ah, dhe kjo 1 eshte e bukur; "Pitet/ ke Lush Piçi jan’ me nâm’"...une vetem per mbiemrin do t'ja kisha ngrene nje pite.

Tavat e Elbasanit me mire, jo gjellet smiley

Ahhh c'na shkoi goja leng...

receta e taves kosi ,ajo klasikja,pa deformine kush e din?

po nuk mesoi robi me gatu gjer me i fare pike, nuk ka enciklopedi gatimi qe i ben derman...

Gatimi eshte art dhe ska te bej shume me "vjedhjen" sa me traditen, elbasanllite se kane shit fort kollaj. 

Rrofte italia qe na mesojne pasten se do kishim mbet tu hanger bukevale.

paparen e kemi dhe ne Vlore bej...  copa buke te qullosura me ereza, kryesisht rigon,   dhe djath te  bardhe  te shkermoqur siper...     ushqim ideal per pleqte pa dhembe..smiley   ne Vlore  thoshim kshu: o papare me rigon, kur e ha te sheron..smiley

Paparja penicilina shqiptare.smiley

S'jom elbasanlli Zaranika

Belulo po ato qullosen pastaj sikur skuqen ne tigan mos u gabofsha? 

Nejse po mua me ka marr malli per arapash. Mesa di une Belul arapashi eshte ushqim i aneve tona vetem, tradicional i krahines te laberise... e bejne dhe ne itali, (polenta) por nuk krahasohet me arapash me zorr qengji.

po ora, paparja ne tigan pergatitet..

ndersa arapashi eshte gatim tipik Laberise, por ne me duket se njihet eshe si ''kaçamak''  ne disa zona prane Laberise.  

pa vajte ne Vlore, qendro ne Llogara, atje bejne arapash te mire.  mua me pelqen arapashi, vetem se duhet ta bejne cik me te lehte, se eshte ushqim i rende  ngaqe pervec zorrve te qengjit, i shkrijne edhe dhjam qengji brenda.. dhe ka raste qe hedhin edhe gjalpe..smiley, pa harruar edhe djadhin e bardhe persisper.smiley  ne fakt, po te behet pak me e lehte, pervec  e shijshme, eshte gjelle goxha e ushqyeshme sepse ka si baze miellin e misrit.

E habitshme nese eshte gjelle dhe e toskerise, sepse i bie qe dy Tosket e europes ta kene gjelle tradicionale, tosket e Shqiperise dhe tosket e Italise. smiley

Megjithate kacamaku duhet pare a eshte me i perafert me polenten toskane apo me arapashin lab. Arapashi mund te jete nje eksport i shkelqyer i Shqiperise psh.

shiko, per kete duhen gastronomet dhe guzhunjeret e mire, ti perpunojne nje cik keto ushqimet tradicionale nga gjerat e teperta.  e kam fjalen per yndyren e tepert..   ashtu sic kane bere italjanet me guzhinen e tyre, bie llafi.. e garantuar pastaj, tava e dheut, arapashi, tava e kosit, pacja fergeast etj, kane per tu nderkombetarizuar shpejt!  ne fakt ardhja e turisteve ne Shqiperi dhe njohja me guzhinen tone, e ben te mundur edhe perhapjen e ushqimit tone ne Evrope.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/05...

 

ambasadorja britanike ne Tirane, preferon arapashin, thote..smiley

Madje edhe byrekun Belul, duhet me patjeter qe byrekun ta pervetesojme ne se na takon, byreku eshte ushqim shqiptar i perhapur ne perandorine osmane, madje edhe melcite me qepe. smiley

patjeter.. por jo byrek, duhet thene shqip:  petanik (petet e byrekut pra)  ose lakror..smiley

thone qe Merkel vdes per trahanà...dite nate veò trahana do,te jete e vertete?

shiko zana, se trahanaja me vaj ulliri dhe djath te bardhe eshte e shkelqyer!!   pastaj mire do bente Merkelja te hante cik trahana,   se guzhina gjermane, gjithe gjithe eshte  ''knudels''  apo patate te zjera  shoqeruar me ca perime te zjera, pa vaj a njecik salce..smiley,  e natyrisht mish derri ose ''wurst'' (tip salcice kjo).

po ke te drejte ,kuzhina gjermane eshte inekzistente..hiç,lakra patate e wurstwl ne ca salcra gjys te embla balsamike...che skifo prandej gjermant i jane qepur jugut te evropes...duan te hane edhe holandezet aty jane po perdorin spezie me shume

Harrove lakrat belul, si ato qe tek ne i kan ngrene lopet smiley  Nuk dine te hane europiano verioret, ate te mete e kane. Kur i ziejn ato perimet (mbasi kan qene ne ngrirje nja 1 vit njehere) dhe ti hedhin ashtu ne pjate me njecik mash patate, pa kripe pa vaj, pa erza te bejn per te vjell, se si i han nje zot e di. Ato pjatat kur i lajne ti belul i lene te thahen megjith detergjent dhe u vjen ushqimi era detergjent...smiley te lene cik krime (nga ajo e holla fare e ke parasysh) ne tavoline tja hedhesh siper pjates gjasme per shije smiley

Te them te drejten une trahanane kur isha i vogel e kam ngrene me dhune, nuk e honepsja dot fare po do e haja se po mos ta haje vetem te vdisje per buke smiley  tani me pelqen pak me shume, po prap aha mezi e shtyj me vaj ulliri e me djath te kripur edhe shtyhet gjysem tasi. Ata qe hanin nje tas plot me trahana vallahi s'i kam kuptuar kurre smiley

po keto patatet e zjera i kane ne vend te bukes keta, Ora..  po habitem qe nuk i lezetojne njecik  me pak vaj e kripe, bie llafi..

isha njeher te ca miq ketu per darke.. e mire menuja e zakonshme.. mish me cik salce te bardhe me kerpudha (mua me pelqen kjo ne fakt) , dhe natyrisht  patate te zjerasmiley   dhe  barbunja te zjera, kuptohet sade pa vaj pa kripe, asgje dmth..   po une nuk i shty do fare  perimet, kshu, thjesht te zjera.. dhe meqense  jemi miq te mire, i them une.. ore, keni vaj ulliri ju..  po tha e zonja e shtepise.. merziteni ju sikur ti rregulloj une cik keto barbunjat e zjera.. jo thane.. mos ta zgjase, i hodha nja 2 luge gjelle vaj ulliri, griva dhe nje thelp udher siper barbunjave, cik krip  i nakatosasmiley..  u kenaqen ata..smiley   ja i thashe une, kaq e thjeshte eshte.. heren tjeter grini dhe 1 a 2 kokra domate siper  dhe do shijoj akoma me shume..smiley

 

p.s  ish presidenti i Frances Zhak Shirak ka dhene nje batute forte.. ateher kishte rivalitet Parisi me Londren per lojerat Olimpike.. thote Shiraku:  se kuptoj,  si mund tja japin lojrat Olimpike nje vendi si Anglia qe gatuajne kaq keq..smiley

Tifozët e kuzhinës shqiptare në Tiranë njihen. Por ndër më të spikaturit mbetet ish-presidenti i vendit Bamir Topi, i cili shpesh konsumonte dhe preferonte gastronominë vendase.

Dmth, Topi s'heq dorë nga gjiza.. Kulinaria shqiptare = me kulinari leshi

Tollumbat sa i hengra, i kishte bere maqedonsi i kishte qare, tamam tollumba shqiperia edhe nga madhesia, jo si ato qe shesin dyqanet turke te vogla si bilushat e kalamajve..smiley

Imam bajalldi s'ma zuri syni gjokund. E kishte menjifaresoj numri 8 aty:

8.Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullëza po ashtu/

po sikur s'asht elbasanlli emni i gjelles po nuk i the "imam bajalldi" smiley

eshte si: gjethe rushi me oriz.  shkurt,  japrak.

Je shume larg te vertetes lal... Informohu pak ma shume, se imam bajalldia asht tjeter sen' smiley

Noshta s'te kuptova, zaten... Shpjegohu pak ma mire.

 

e di ceshte imam bajalldia.  por krahasimi im kishte te bente per menyren se si e kishte ''shmangur'' emrin imam bajalldi, duke e quajtur, patellexhan dhe mulleza.....

Bukur, keqkuptimi im.

Ka nji gjo vec, sa per muhabet kjo: me sa e maj men qysh e bante smiley gjyshja (elbasanllije denbabaden) imam bajalldine, emertimi "patellxhana te mush", me fal per anglishten por, cannot begin to describe the taste and the experience of that dish!

A e ke parasysh?

shiko tani, se me kete ''e ke parasysh'',  me kujtove dicka te lezetshme.. me nje grup  shokesh ne plazh dikur.. vjen nje shok tjeter te cadra  jone qe sapo kishte pare njeren (e mire kjo) qe   kishte dale nga deti ..  e filloi ky:  booo,  ca trupi, ca gjoksi.. floket e gjata te lagura.. ehh, sikur ta kisha ketu do beja ashtu e keshtu... e ke parasysh?   po or po, tha nje shok aty,  parasysh e kam, po para ka**t  nuk e kam..smiley

...edhe puna e imam bajalldise tashi,  e kam parasysh or, e kamsmiley   sepse qysh ne kohen e gjyshes, ka qene dhe eshte nga gjellerat e mia me te preferuara!smiley      nje detaj, no-ja ime vinte  ne cdo paterxhane te mbushur, nja 2-3 thelpinj hudhre. boooo ca shije, e paperseritshme!!

Hahahaha... ca ilustrimi ke gjet he t'rafte fshesa adminit t'rafte!

Po "a e ke parasysh" s'e kisha per gjellen mor, po per idene e emrit dhe pershkrimit qe te sjell nder men'. Ishte nje perkthim i shpejte i "makes sense?" (qe kisha qellim te thoja ne fakt).

Ej, ato thelpinjte e hudhres kishin lezet. Ne fakt hudhrat beheshin te buta krejt prej gatimit dhe ishin shume me ndryshe nga sa jane po t'i hash "te gjalla" smiley. Po tepria e vajit/yndyres ishte elementi qe, per mu t'pakten, i vinte vulen e "bajalldise" asaj gjelle. Ama e ngjyeja buken aty deri sa ta kisha fshire krejt. E ke parasysh (smiley, here we go again): si "teoria e pjatave te pastra" ke teatri me Leninin, qe e luante nji Lazer, Lazer... smiley

 

Edhe mua nena ma ka mesuar kete futjen e thelpinjve te plote ne patellxhanesmiley shyqyr qe I kemi,thesare jane!

Gjellet e elbasanit gjelle kot, gjell turke ter yndyre e vaj. Te bien rende ne stomak e scohesh dot nga veleria. Mire ne shqiperi haet vetem nga saranda, gjera te lehta, ushqime deti e sallatra. 

Kjo ishte tamam sade me pak, ty village-bej te kemi ne vend te Xheladin Beut.

Imam bajalldi me thone kto turqit e mi ktu afer nuk bohet me mish, eshte gjelle vetem barishtore, vegjetarjane.

Ajo me mish eshte dicka tjeter.

Perkthimi fjale per fjale eshte gjithashtu i lezecem;

Kur  e provoi gjellen hoxha, aq e mire ishte e aq shume i shijoi sa iu keputen gjunjt ene i rane te fiket.

Hence emni "Imamit i ra te fiket"!!!

Kush eshte ky Xheladin Bey Trop!

Bi dakort me krahasimin vetem nqs ehste perfaqsues i denje i reaksionit dhe kundershtar deri ne vdekje i takses progresiste. 

Sa kam pyetur ketu per kabunine qe ta merrja vesh a eshte e jona a e ketyre.me ne fund e gjeta ne Diyarbaker.fare lindje dmth

Te gjitha gatimet na i mori Elbasani, ca na mbeti ne vetem fasulet! smiley

ketlina. Show us smth se na ka marre malli!!! smiley

psh cila eshte ajo gje (hahet apo nuk hahet ?) qe te heq ty mallin? smiley

e ben si ajo barcaleta qe thoshte njeri..sa me hahet nje pershesh me qumesht tani, po ce do qe s'kam as qumesht as buke..smiley

çdo gje qe m'pelqe mu, hahet... now tell me what you got, qe te mundem me zgjedhe. smiley

 

 

 

p.s. Ki parasysh, juicy stuff.

Se kam ber pazarin akoma, te fusesh koken ne frigorifer thyen turinjte, vetem dhalle te thartuar kam ne shtepi...bujrum..smiley

sa shpejt tu thartu moj, ti vetem para pak kohesh po mi beje reklame. Pupupu

damn it, na kujtoi Llhanane, japrakun me laker dhe mish, qe ngjit pak ne fund te tenxheres. nje nga gjellet e mundimshe por te shkelqyera ne gjithe aspektet.
e di,kto vargje jne refren i gjithe shtepive. we cant help it. e kemi mendjen ke e ngrena gjithe kohes. eshte denim te jesh rrit ne shtepi vendalinjsh. ke probleme serioze gjithe jeten me ushqimin. o do ta mesosh ta besh vete, o do kenaqesh me sume zor. le qe nepsi te ngjitet qe ne vegjeli e te merr ne qafe.
poezia eshte tulle fare. si luj presjen.
pestili nuk eshte i tharet shoke, pestili eshte NONA vete, kur i kput me stil ato anet e tepsise qe thahet ne deill para se me ta fut i shpulle durve plaka.
the best fruit roll in the world. gjellet me te jane te papame.
por dhe varianti veror i taves me kumlla te tharta jeshile, mish qengji,qepe te njoma dhe koper, per mua eshte gjella kampion fare.
ufff mi none...

uff mi none primen. rri oj cucë se s'kena asnji prij ktyne mrekullinave qi m'ke radhit ktu sipër. 

Elbasani osht toksik - ver masken kur kalon neper qytet

nishke, mire thote prizreni. Pastaj gjellet e elbasonit bohen me domatatet e grekut dhe qepet e maqedonasit, nuk jane toksike,

me kan thon qe maqedonsit dhe greket kan prodhim te vecante per shqiperine, se turshite per knej i kan sh. te mira

Toksik mund te jetepo ka kohe qe ska lindur me vic me tre koka. 

ja vjen noshka per nazar dhe i kput nai trapllik pa lidhje me temen.
nejse une sjam fanse e madhe e taves se kosit. por e kam pare dhjetra here mamen,gjyshen e ku di une duke e gatuar. ja kam marre mames dhe receten. bah snuk snuk. nuk ja qelloj asnjehere.
nuk e marr vesh ku fle lepuri. noshta receta nuk vlen. sepse si mama, si une, gatuajme me sy. nuk na fut dot ne binare recetash kerkush.
po e kam merak ate tave kosi qe duket aq e lehte e kur vjen puna mazallah...

Ne nuk jemi nga Elbasani dhe e qajme taven e kosit..se di pse e beni kaq te veshtire..smiley

Ktu qëndron vështirsia tek emërtimi " e qajmë" që varet nga etaloni që e krahason.

Restoranti tek stadiumi (majtas hyrjes kryesore) bênte një tavë kosi shumë të mirë. kur tê kesh rastin merre për etalon.smiley

se vej ne dyshim mi ketlina.
ceshtja eshte qe une dua te riprodhoj ate tave kosi qe kam ne mendje. qe eshte e paket,nji gisht ne tepsi, me kore te kuqe, qe eshte holle de njekohesisht komapkte dhe e lidhur mire per tu ngrene me pirun. qe ka thartiren ne masen e duhur, vezet dhe miellin po ashtu. qe racioni ne pjate eshte super i koncentruar,per te dale si pjate pasanikesh, e paket por super e shijshme. village beu e ka qa ate pershkrimin e mishit te taves se kosit. i madh fare

Ruzhe, të kuptoj fare mirë. Kur gatova japrak në dimër kisha në mëndje shijen e fëmijërisë, gjellën e sime mëje që e qante. Doli shumë e mirë mora edhe komplimente/notën nga juria që e provoi për darkë lol, por ama mua s'ma solli shijen që e kisha të ngulitur në tru. 

Gjellet duhet te gatuhen me dashuri qe te dalin te shijshme. smiley

Tave kosi imam bajalldi tave dheu....te gjitha ushqime katnaresh. Elbasan hesapi mo, ca pret nga rob qe thone 'ime' qe i dreq e kupton ca do me thene. Hani o njerez ushqime te lehta perendimore, hani perime e ushqime deti, lereni vajin menjane. 

Kok, çuditem se si sta ka blloku akoma brimen gjithe ai hot dog perendimor qe ha mer.

dhitu sa te dush mre.
vallai jane ca gatime, tave kosi included qe jane te shkelqyera. gatime shqiptare. te bera nga duart e plot amvisave te papame shqiptare, qe jo vetem jane plot vlera ushqimore, por kane shije, kane dhe elegance ne pamje dhe kombimin. per mua jane gjelle pasanikesh. madje me yndyre e kripe ne masen e duhur. te zgjasin jeten. disa nga duart e mamase dhe gjyshes time pa dyshim.
spo i krahasoj me gatimet e frengut e te askujt tjeter. por jane tonat dhe jane te shkelqyera.
oh yes ne shqiperi hahet shume mire, dhe ushqimet e vendit kane shije te mrekullueshme. respekt i pakursyer per amvisat e vjetra dhe te reja qe serish nuk ngelen prapa.
tani dhit prape noshke se une po fle.
sonte kam gataur namin, ishim nje tavoline e madhe :gatova qe nga peshqit e furres, sallatra me perime te pjekura, supe me bizele e majdanoz, sallate greke, fergese, dhe per te vegjlit si embelsire ca si pancakes (ama me veze fshati dhe kos ne brume) me mjalte konispoli. kjo e fundit shpikja ime e muajit smiley
naten

ca eshte kjo sallata greke, si behet?smiley

Belul asaj qe ne thjesht i themi sallate ( baza me domate, sallator dhe djath te bardhe) bota ka qejf ti shtoj dhe nje greke* nga mbrapa. smiley

e mora me mend ora, qe  do jete  sallata klasike  verore: domate, qep e thate, sallator (djathi i bardhe dhe spec jeshil  jane opcionalsmiley).  por nuk e kuptoj pse i thone greke?!   te ne eshte  njohjtur gjithmone me emrin:  ''sallate domate''.smiley    nderkaq greket vet i thone: sallate fshati (horiatiko).

qeke mundu, te lumshin duart

ishalla dalin lehte ne mengjes smiley

Edhe po s'dolen le te pine cik uthull. smiley

filloi djegia e stomakut që te strofa e tretë smiley

peshkun e ka marre uria..   ketu, ne Elbasan dmth gjelle,  ndersa ne Korce birre..smiley    po ndonje vend per t'ëmbëlciresmiley   keni mo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).