Në vitin 2011 Universiteti i Tiranës nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane ETC për mësimin e gjuhës angleze dhe për të dhënë provimin Toefli-t dhe Toec-it në Shqipëri. Iniciativa u shndërrua në biznes të pastër, ku dëshmitë e njohjes së gjuhës angleze merren vetëm duke u futur në provim dhe dorëzuar mandat pagesën që vlen rreth 60 euro.

Sa dëshmon realisht njohuritë e studentëve në gjuhën angleze ky test, Gazeta IDEA sjell sot, siç edhe dje bëmë me dije, dëshmitë e studentëve, pedagogëve dhe qendrave të gjuhës angleze. Përmasat e skandalit përveç sfondit me qëllim përfitimi financiar mbartin edhe paradoksin: Të duhet të mbrosh Toefl-in në UT, paçka nga vetë UT-ja je diplomuar në Gjuhën Angleze.

Po e dhashë, ishte diçka shumë formale! Edhe atë që s'dinin e morën sepse nuk kishte rëndësi fare sa pikë merrje, mjafton të dorëzoje mandatin e pagesës dhe kaq. Shumë veta aty as i plotësuan provimet se u duhej vetëm qe kishin hyrë në provim. Skandal! Po s'e di nëse të hyn në punë. Në provim futeshin edhe ata që kishin mbaruar për Anglisht tre-vjeçarin dhe u duhej për masterin Toefl-i, paradoks! - na rrëfen një ish-studente e gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Ishte një si libër, që kishte ushtrime, kishte dhe "listening" edhe i ktheje përgjigjet aty në libër! Provimin e bëmë në një godinë tek Qyteti Studenti, 60 euro ishte tarifa,- na shpjegon një tjetër ish-student që Toefl-i iu desh për të marrë diplomën e masterit shkencor.

Po po duhet ta mbrosh, por është formal. Sepse provimin e kanë lënë në nivel mesatar … nuk e di nëse kanë ndryshuar ndonjë gjë tani, - thotë një tjetër ish-student i masterit shkencor në Fakultetin Histori-Filologji.

Para se të jap diplomën do të mbroj Anglishten tek Toefl-i. Është 66 euro dhe nuk kanë fare kriter pikësh. Me pak fjalë duan vetëm të marrin ato lekët, edhe zero pikë të kesh marrë. Mjafton të paraqesësh fletën që e ke dhënë provimin e Toefl-it,- thotë një tjetër studente e masterit shkencor.

Gazeta IDEA bisedoi me qendrën e gjuhëve të huaja në Tiranë, Univers e cila na sqaroi procedurat e Toefl-it që kërkohet nga UT-ja dhe atij ndërkombëtar që njihet në çdo universitet dhe institucion të botës.

Ka dy forma Toefl-i, ai ITP që kërkohet nga Rektorati dhe po aty zhvillohet testi dhe IBT që njihet jashtë vendit e qëndron për dy vite në sistem. Të japësh ITP-në mjafton të kesh një nivel mesatar të gjuhës angleze dhe atë provim e njeh vetëm Universiteti i TiranësAi jepet sa për të marrë diplomën e masterit ose në doktoraturë Kurse IBT-ja kërkon domosdoshmërisht një nivel mbi mesatar të gjuhës angleze dhe kryesisht jepet në kompjuter.

Siç mësoi Gazeta IDEA provimi i Toefl-it IBT jepet tek mjediset e universitetit privat Kristal në kryeqytet, sipas datave të përcaktuara në www.toefl.org, ai kushton 160 USD ose rreth 150 Euro, kurset përgatitore për të variojnë nga para 250 mijë lekë deri në 350 euro. Toefl-i që kërkon UT-ja kushton 60 euro, shumë e vogël krahasuar me të parën, por që sërish rëndon në xhepat e studentëve.

Toefl-i, domëthënë kursi për të nuk të mëson anglishten, por të mëson si të japësh testin,- na tha qendra e gjuhëve të huaja.

Është e vërtetë, mesa di unë është bërë thjesht me vjelë para. Nuk është si Toefl-i zyrtar, i cili ka vlefshmëri vetëm dy vite. Ideja është thjesht me ba biznes, e padrejtë. Ështe diçka formale me një shumë prej 60 Euro,- na tha Gasper Gjeluci, përkthyes profesionist i gjuhës angleze.

Një vit më parë kemi organizuar një protestë në universitet dhe kemi kërkuar ndonjë ndryshim … Por është e pamundur se kjo është VKM-ja e veçantë dhe ishalla qeveria e ardhshme po bën ndonjë gjë. Është shumë problem, pasi është e kushtëzuar, pasi shumë shkolla te mesme kanë gjuhë si frëngjishtja apo italishtja, qe mësohen në to, ndaj dhe shumë nxënës duhet që të mësojnë dhe anglishten në universitet që ta japin provim. Megjithëse mund të njohin disa gjuhë të tjera. Është monopol kjo e anglishtes, tarifat janë shumë të shtrenjta nga 60 deri në 150 euro, - tha për Gazetën IDEA, Julian Hoxhaj anëtar i Senatit Akedemik të Universitetit të Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’.

Mbrojtja e gjuhës angleze para marrjes së diplomës Mastër ose Doktoraturës është përcaktuar në ligjin për Arsimin e Lartë. Por paçka ligjit e zbatimit të tij, ka shumë studentë e pedagogë që janë ende të paqartë.

Është kriter që duhet ta mbrosh deri në fund të fakultetit që të diplomohesh dhe duhet diplome ndërkombëtare, Toefl-i, IELTS etj etj. Ndërkohë e njëjta gje vlen edhe për degët e tjera. Për të gjitha programet e studimit të nivelit të dytë dhe doktoraturë, anglishtja është kriter,-na tha anëtarja e Këshillit të Fakultetit të Mjeksisë.

Ndër testet që mund të jepen janë: Cambridge ESOL, IELTS,TOEFL, TOEIC, MICHIGAN TEST,PTE. Mund të hysh tek faqet e tyre dhe të shikosh për koston. PTE-Person më duket jepet dhe në Shkodër, - mësojmë nga ish-studentë të Psikologjisë.

Duhet ta japim provimin e Anglishtes, por nuk na kanë caktuar kohën se kur, por duhet para se të diplomohemi. Nuk jemi shumë të sqaruar shumë mirë me këtë gjëNuk e kam shumë të qartë as vetë sepse jam në vit të dyte në universitet dhe provimi duhet të jepet diku rreth vitit të 5-të,-na rrëfen një studente e Mjeksisë.

Jo nuk është i detyruar në Mjekësi mesa di unë, jo më patjetër, -na tha një pedagog-mjek.

Duhet vetëm për specializimin nëse je për Mjekësi dhe nuk ka nevojë të jetë Toefl, mund të jetë dhe Anglishte e mbrojtur në shtet. Nuk e di sa e sigurt jam, - tha për IDEA-n një studente e vitit të dytë dega Mjekësi.

Unë s'po e marr diplomën në juridik se varem nga provimi i Toefl-it, - na tha një juriste me profesion.

Kur filluam studimet për master shkencor në marrëdhënie me publikun na i bënë të qartë se duhet mbrojtur. Ka nga ata që edhe s'janë dakord. Të gjithë në gazetari janë të ndërgjegjshëm që s'marrin diplomë pa anglishte, - rrëfen një student i Marrëdhënieve me Publikun.

Provimet që njihen si të vlefshme për mbrojtjen e gjuhës angleze nga universitetet tona janë: Cambridge ESOL, testi IELTS, testi TOEFL, testi TOEIC, Michigan- Test dhe PTE General. Testi i TOEFL-it vlen për 2 vjet e ka kosto më të ulët se të tjerët. TOEIC-i gjatë gjithë jetës. Sipas rregullores të gjitha testet korrigjohen në qendrat përkatëse ndërkombëtare të tyre dhe rezultatet përgjithësisht u vijnë studentëve deri në dy javë pas kryerjes së testit. Në këto kushte vihet në pikëpyetje fakti sesi një fletë e dorëzuar formalisht në UT ka sjellë kalimin e testit nga korigjuesit e huajt?!

Disa nga të intervistuarit kërkuan të mos u publikohej emri.

15 Komente

pasojat e drejtperdejta te njeriut te ri te komunisteve. do na ndjekin gjith jeten!

 

Te kete pase te drejte Rama kur thoshte, qe ja merre Gjermanin me strikt dhe sille ne shqipri e mbas 6muajsh do ta kesh te korruptuar!!! --Ne tentative te shfajsonte veten, duke i dale punes para... Lmao

Po diskutonim nje here me ca miq qe sa shume pune na prishi pushtimi osman. Na ka bo dhe hilacak tha njoni, vallaj tha dikush une kam bo shkollen ne Turqi dhe pervec studenteve shqiptare asnji nuk kopjote. E mulote turku fleten e provimit me dore, me e vra nuk te lete me kopju! 

Mesiguri komunizmi, eshte si puna e radiacionit qe edhe po nuk te vrau ty, fmijes tat i shkakton mutacione! 

Megjithese deshmite ne artikull jane pak rremuje, ndoshta edhe perfaqesojne rremujen.  Shkrimi qe u paraprinte ketyre deshmive, mund te lexohet ketu.

Para dy-tre vjetesh, kur u hodh ideja e TOEFL-it si test i detyruar, per anglishten e detyruar pati goxha debat.  Sic jam shprehur atehere, TOEFL si test i detyruar per masterat, doktoraturen ishte nje ide e pafrytshme, edhe sikur ta marrim si te nevojshme anglishten e detyruar.  

Por realiteti qenka me zi se ideja.  

per cdo anibiotik do dali nje shtam i ri bakterial rezistent. per cdo antivirus software, do prodhojne djemt e xha jahos andej nga kamcatka virusin e ri, edhe te serte e me me shume alete se i pari. per cdo provim qe kapitalistet do vene, e kemi merak vete ne. kam pershtypjen qe ne edhe vete Angline e blejme, sic eshte. nuk di c'po i vonon levendet e memedheut. me gjithe princ william e  tosun bac.

Po mua me tha njera 600 euro , dhe duhet t'a japin ndryshe s'marrin diploma

s'mora vesh asgje

se kuptoj rremujen

ETC ka tarifat e veta, online booking eshte me lire,kto qendrat shtojne leke me menjen e vet pastaj. ka shume zhurme dhe vonesa. zhurma tek seksioni i listening eshte pak problem .

Me nje aknese tek ETC kjo pune zgjidhet,jua heqin direkt  te drejten.

 

po kush ka interes te ankohet?! duhet me mbaru masterin se hmhmhm

konkurenca bre

Edhe ata te Ielts moot jane. S'di a shesin a blejne, por shume te paorganizuar. Te besh test me laps e ta dergosh testin me laps? Sa i besueshe mund te jete ai test? Te besh provim me audio ne klasa leksionesh me 50 vete, me nje magnetofon idiot, dhe me kalamajt e shkolles ku eshte marre salla me qira qe bertasin jashte dritareve. Shume shume kot. S'kuptoj pse nuk marrin shembull nga aleanca franceze. Ata i bejne testet me sistem kompjuterik, dhe klasat per provime i kane me nga gjashte vete.

ej, kam marr vesht kur isha qe votova per kryetarin e PD se tani ne Shqipri master i thon dy vjecarit te fundit te universitetit... smiley u shkriva... se dija me gjith mend....

Na vje keq pastaj kur bota na nxjer nga radha dhe fillo e na verifiko vecmas bashke me vende si Somalia etj

                 Kriza shton konsumin e kafes                             08/08/2013 

Kriza ekonomike dhe ulja e konsumit nuk i ka frenuar shqiptarët që të konsumojnë më shumë kafe. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë importuar rreth 3700 ton kafe me një rritje prej 3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është edhe niveli më i lartë i importit të kafes së shënuar në katër vitet e fundit. Sipas importuesve, megjithë krizën dhe uljen e shpenzimeve të shqiptarëve për argëtim, konsumi i kafes ka pësuar një tjetër rrjedhë. Në kushtet kur kafja është me çmim ende të lirë dhe është kthyer thuajse në një ‘lëng’ të domosdoshëm për vendasit, konsumi i saj po rritet në këtë periudhë të vështirë ekonomike. Kjo shkon në të njëjtën linjë me rritjen e numrit të bareve, sidomos në kryeqytet. Edhe në periudhën në vazhdim, operatorët parashikojnë se konsumi i kafes do të mbetet e i lartë, sidomos në muajt e ftohtë, ku konsumatorët shtyhen drejt pijeve të ngrohta, kryesisht me përmbajtje kafetine. 

                 MONITOR

Unë me sa e kuptova: nuk behet fjale per blerjen e TOEFL-it. Po si kriter per t'i marr ato diplomat eshte vetem te jesh futur ne TOEFL. Dmth ti futesh ne TOEFL dhe merr 0 pike dhe e merr diplomen e masterit ne gazetari. Shoku yt i bankes nuk e merr dot ate diplome vetem se nuk eshte futur ne TOEFL.

Apo jam gabim se vetem fillimin e lexova smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).