Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme. Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.
- Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.
Nana nuk bezante.
Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.
- Nana e eme nuk asht e fryte si fuçi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje çerek lekut.
- Uf, nane, hajt ma, a po çohe, me më dhane me hanger…
E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u çue.
Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u çue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.
- Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.
E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diçka.
- Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:
- Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.

- Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.
Grueja u çue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.
- Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.
- Asgja. Cka me më thane…S’ia qet hesapi me më marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.
- Po a kqyre te zotni Lorja?
- Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.
- Mire, mire, more Kolë, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?
Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:
- Thueji nanes te çojne paret, po desht me i dhane buke.
- Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.
- Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.
Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase çka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.
Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u çuen te shkojne me fjete.
- M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.
- Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.
- Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.
- Po kot pse po te qet? ...
- A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!
- Mire, mire. Mos bertit, se po ma çon djalin.
Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.

Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.
Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, çka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!
Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:
- A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?
- Eeeh! Atehere...
- Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.
- Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...
- Po due me thane se djelmnia e soçme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...
- Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane çile tash...
- Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po çka t’i bajsh shkollave te reja? ...
- Po çudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...
- Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.
E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:
- Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...
Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diçka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:
- Buuuke! Buuuke per Lilin!
- Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!
- Buke! Aman! Vdiq Lili!
- Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.
Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.
- Si je, Kole? Si po shkon?
- O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.
Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.

Zotni Filipi s’kish dale ende ne kafe. Kola po e pret. Kanjehere e shndrron ndoj fjale me dy garsonat. Veren Kola si shkelqejne tryezat e gurit te bardhe, karriget e zeza me politure, - iu bane si me qene pjesa e nje trupi te tij te madh, nga i cili u shkeputen. Ndiente per ta diçka si nostalgji. I kujtohej vetja si, me dy-tri tabake mbushe me gota, sillej i lete tue sherbye, shpejt, pa gabim, paster. Atje m’at tryeze ne skaj vinte nje zotni, i huej, i cili gjithmone jepte bakshish. E me at bakshish ai i blente diçka Lilit. Zotnia kerkonte nje vermut dhe me ia ndeze cigaren. Keshtu ne mendime, nder mashtrime te gjalla aq thellohej Kola, sa gati i vinte te bertasi: Urdhno, zotni! Po vjen! – megjithse kafja ishte fare e zbrazet. Ishte koha mbasdreke.
Ulet Kola ne nje karrige. Po t’ishe ketu me sherbim nuk do te mund te rrinte, tashti barem njat privilegj e ka (o sa deshronte mos ta kishte). Ndej ne karrige, brrylin e mbshteti ne tavoline e ftyren ne shplake. Prap mendime. O mendime, fundi ju dalte! Se asgja s’po qitni ne drite. – Pese vjet pune ne ket kafe. E per pese vjet trajtat e te gjitha ketyne sendeve lane vrage te pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qe t’u shembelleje. E shpirti i Koles asht coptue, ash shpernda grima-grima. Pak nga ai asht fute neper vrima te karrigave e te tryezave, te cilat Kola i njofti nje nga nje tue i kerkue, e pak nga shpirti i tij asht fute, asht ngjite, asht ngjeshe neper paçavra te ndyeta dhe mshisa te lagta. Atje, n’at tryeze – i kujtohej Koles- kishte gjithmone ma shum bishta cigaresh dhe gjithmon mbi te ose ishte shkarravitun diçka e pakuptueshme, ose vizatuem ndoj ftyre, ndoj trup grueje me tjera. E ai mbasi e shikonte mire e mire, e hapte paçavren e lagte dhe me aq fuqi e ferkonte, saqe tryeza lonte vendit. Duhej mshi mire, se qortimi i kercnueshem i zoti Filipit nuk mungonte. Pese vejt kesi pune. Dhe mandej ne rruge te madhe. Por as zoti Filipi s’ka faj. Pune s’ka. – Po kush kaf aj? – Askush. Nana qe me lindi, - une me shoket e mi qe apim te gjitha fuqite e veta per nje krodhe buke – dhe keto fuqite tona askuej s’i duhen.
Kush ka faj? – Kola thote askush s’ka faj – dhe aty qendron e tane tragjedia e tij. Vuejta intime deshpruese, e cila t’udheheq ne vetvrasje. Por mire ash qe Kola mendonte ashtu e jo ndryshe. Ta dinte ai se kush e ka fajin, ose se paku t’ia kishte vue ai vete kuej fajin, atehere – eh atehere... Fuqite e njerzve n’ankand kushedi si do te veprojshin.
Crrr-crrr-crrr bajshin kepucet e reja te zotit Filipi. Kola u çue ne kambe.
- Ej, Kolë? S’kemi gja te re? – por menjehere vazhdoi:
- A ishe dje ne procesion?
- Po, kam kene...
- Pak popull, s’ishte shume. Cudi, te rijt e soçem, si me i pase marre me dale ne procesion e me u vue ne rresh. Po ku ishe ti? Une s’te pashe.
- Isha mbrapa jush, zoti Filip.
- Eh, po, po, e dij. Une isha me zoti Zefin, bisedojshim per disa pune, por nuk te vuna re.
- Une erdha, zoti Filip, at pune qe me keni thane – desh te vazhdoje Kola, por s’e la ky.
- Kur isha une i ri, - filloi zoti Filipi me ftyre te qeshun dhe tue u ule ne karrigë – nje here keshtu ne procesion tue kalue, nje turk u qeshte ose lajkos, ose uratve tona, ose neve te gjithve, e une –eh, atehere me vlonte gjaku – dola nga rreshti ta kapa per fytit at qen bir qenit dhe zoti me dha nje fuqi te mrekullueshme, saqe gati e mbyta aty ne vend. Por u perzien tjeret, te dyja anve, t’u perleshen, une shpejt ika ne rresht, vazhdova rrugen ne procesion, kur mbrrini policia tue fishkellue dhe t’i rrasi ne burg nga te dy palet. Ha-ha-ha! Edhe sot, kur me bien nder mend, qeshem se si disa shoke te mi hangren dajak ne burg e une shndoshe e mire. Ha-ha-ha...E te rijt e soçem..., - vazhdonte zoti Filipi tue shikue neper dere.
- Pse mos te qeshesh, - bluente Kola nder mendime te veta, - shoket te kane hanger dajak e ti jo, ti s’ke hanger kurr dajak; por Pashkesh ose Keshndellash, ose ndoj feste te madhe si dje ke veshe kepuce te reja; e meqe vij me te lute per pune, m’i tregon pallavrat qe ke ba kur ishe i ri. Pse mos te qeshesh?!
Kola, i vramun, shikon zoti Filipin. Ky e din se Kola s’po e ndegjon, por vazhdon te flasi gjithnje ma me hare. Kish qellim te mire, si shifet. T’ia largoje mendimet nga mjerimi i papunsis, ta zbavisi, por edhe veten te nxjerri sa ma lire e mire nga borxhi kundrejt Kolës. Por se fundit, e pa se nuk shkon kjo taktike, prandaj ndrroi flete dhe i ra çeshtjes ne thelb.
- Po e din, ti Kolë, se punen tande gjithnje e kam nder mend?
- E dij. Ju felemnderës!
- Per Zotin, si per djalin tem mundohem. Te permenda nder dy-tre vende, port e gjith m’ankohen se s’kane pune dhe se nuk mund t’i shtojne shpenzimet… E une, ti po e shef edhe vete. Thuej, thuej due me ndie nga goja jote, a ma qet hesapi me te mbajte?
Kola disi i turpnuem nga fjalet kaq miqsore, mezi murmuroi:
- Po, nuk jua qet hesapi? – e ne vetvete vazhdoi: s’po fike me më mbajte derisa te gjej pune ngjeti...
- He pra, çka me ba? Ket krize, ket horrllek une s’e mbaj mend ndojhere. U bane lufta, u bane revolucione, por krize nuk kishim. Vlonte parja anembane. Shtrejtsi – po. Por ajo ishte per dobi tone. E sot, tek po kemi qetsi shyqyr, por ç’e do qetsine, more Kolë, kur asht kriza? Apo s’asht keshtu? Une, ti, na duem me jetue. Cka na duhet ne se po vriten tjeret... A ende s’jane vra-a? U farojshin. Pune, pune me fitue... Apo s’asht keshtu?
Kola pau se zoti Filipi prap po ia nis bisedes dhe bani sikur do me shkue.
- A, po shkoj. Tungjatjeta!
- Tungjatjeta. Kolë! Mos kij mendim. Gjithnje te kam nder mend. E sa per mue, ti edhe vete the se s’ma qet hesapi. Hajt, udha mbare...
Nga dera e kafes Kola u gjet ne rruge te madhe te qytetit. Diçka ia pickonte dhe ia digjte syt. Lot.
- Po pse me thrret? Pse me rren ne shprese, barem? Ah… - dhe kryevrare, dalngadale, me mendim te mpite nder tru se do ktheje ne shtepi prap pa gja, endej rrugave pa dite per vete.

- Lil! Hajde, nanë, hajde, me ra me fjete, se te ka shtrue nana.
- Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjete! Due me prite babën.
- Po baba vjen vone, moj nanë. Hajde, te paste nana.
- Jo, praaa...
- Po te dëftoj nje prralle te re te bukur.
- Cilen? - ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s'ames dhe e shikonte me shkelqim ne sy.
- Nje te re... U, po te mesoj uratë...
- Jo, jo, s'due uratë, due prralle...
- Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mesue permendsh?!
- Pooo - dhe u fut femija nder shtresa dhe e ama u shtri prane tij.
- Hajt, nanë, prrallen...
- Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt...
- Aty yne... uf... jo, jo, thueje ti vete ma pare.
- Mire pra: Ati yne qe rri ne qiell, shejtnue qofte emni i yt, te mbrije mbrentimi yt, te bahet vullneti i yt sikur ne qiell edhe ne toke...
- U nane, po kjo nuk asht prralle! Kjo eshte uratë! E din edhe Zefi, ia ka mesue gjyshja...
- E, a shef sa mire e din Zefi?... Duhet edhe ti me xanë.
- Mire, pra... Si fillon? - dhe strukej Lili ne prehen te s'ames. Kryet i mbshteti nder gji te saj, NDIENTE ERE NANE.
- Ati yne qe rri..., - shqyptonte nga nje rrokje e ama e Lili persrite. I ndalohej vemendja nder fjale qe s'kuptonte, por makinalisht vazhdonte te persrisi fjalet nga buza e s'ames.
- Buken tone te perditshme epna sotn, - vazhdonte e ama uratën.
Mbas ketyne fjalve te persrituna, Lili mbet:
- Buke te bardhe, nane, iha qysh kur s'kena hanger! - dhe çok kryet me ia pa ftyren s'ames.
- Hajt, tash me e thane ti vete deri ketu...
- Po... e dij. Si fillon?
- Ati yne...
- Ati yne, buken e bardha na fal...
T'amen e zu gazi, dhe nisi te qesh heshtaz, por e zu kolli:
- Jo, more... ti i re shum per shkurt...
- Uuu, kjo prralle asht shum e gjate, s'e due - jo, aspak, - u zemrue Lili.
- Sa mire Zefi e din uratën? E ti s'e din. Marre!
- Pooo, posi... ai nuk din asnje prralle qe dij une. Ai asht qyqe. Ta kam rrahe, t'i kam ra grusht, pse me ka thane se s'kena çka me hanger dhe pse s'ia kena pague paret per qira.
- Si, more, me i ra djalit te zotnis?! Te rafte pika duerve!
- Po fort, pra! Tash e mbys.
- Besa, s'guxon ma me e preke me dore... Jo, moj nane nuk duhesh me e rrahe Zefin..., - ndrroi e ama me te bute.
- Po, po pse me më thane ai mue se s'kena buke me hanger, - shfajesohej Lili e zani i dridhej gjithnje ma teper. Ishte gati te zhgrehet ne vaj.
E ama e muer me te mire. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi.
Lili merrte fryme te rregullt. E ama u suell ne shpine dhe ashtu e shtrime ne shtrese kundronte neper gjysemerrsinen e dhomes. Llamba, e ulun gati krejt, leshonte ere vojguri nen tavanin e ulte te dhomes. Ia digjte cipen e holle te hundes se ftofun, nga e cila kullonte uje. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e perpin ne nje gjum te rande si plumbi e te pakuptueshem si errsina. Por, mendimi, si nje korb i zi, ka ba çerdhen ne nje skaj te trunit ne rrashte, pjell te keqen mbas te keqes dhe s'len me fjete. Diku nga fundi i mides i doli si nje te dridhun, diçka si afsh i nje dashjes, i nje deshires, i nje nevojes se domosdoshme. Edhe çudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n'at çast deshronte, si net e para te marteses, t'i shtrohej deshirem me gjith zjarrmin e nje trupit qe vuen. Aty, aty asht harresa, shpetimi, e vetmja kenaqsi e jetes se saj varfanjake. Por edhe njajo pune bahet shpejt e hidhet si berthame e kumlles se gjelbert dhe pa pjek... Ne kesi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve te mfshehta, njajo deshire asht si deshira e njeriut, i cili mbasi ka vendose te mbytet, hidhet n'uje, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qe ndien kenaqesi bash pse mbytet.
Kola sonte ende s'ka ardhe, por ka me ardhe. Te vije. Kola nuk asht ma Kola qe ishte. Kola i mire, i qeshun, me duer plot qe vinte ne shtepi nuk asht ma, - por asht Kola pa pune. C'e do burrin pa pune? - i tha nje shoqe keto dite. Dhe grueja e votres nuk ndjen shume per burrin pa pune. Po burri me çka dallohet nga grueja? Jo vetem me pantallona, por me punen qe ban per t'i sigurue grues miregjendjen. Dhe pikerisht me njate dallohet. E kur burri s'e ka at pune, atehere ç'e do? Te na leshojne vete ta fitojme jetesen, - por as njate s'te lane, te qesin ngatresa, - i tha grues se Kolës nje shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa pune. Ajo, bile, dhe i uha dhete leke. Dhe i tha:
- Kur te kesh nevoje te madhe, eja tek une.
Grueja e ndershme e Kolës desh t'i thoshte kesaj grueje: jo, moj grue, une nuk vij ne shtepi tande - pse e tane bota fliste per te se nuk asht e ndershme. Ajo desh t'i thoshte njashtu, por te dhet leket, qe i kishte shtrengue fort ne dore, i thane: ndal! Dhe ajo te gjitha ato mendime te keqija i kaperdin. E kur i kaperdin, nuk i duken gjithaq te keqija.
E sonte burri i saj ka me ardhe. Por, burri pa pune, a asht burr? Grues s'i bahet, s'i duket se asht burr. Dhe sonte kur te vije, ka per te hyme si ne shtepi te huej, pa te drejta dhe marreveshje. E nder shtresa, rate, kur dora ka me udhtue me gjete harresen, grueja ka me i thane: mos me prek!

 Po Lili ç'ka pat? Pse u zbe qe nga maja e hundes deri te veshet? E syt pse i xhixhellojne ne zjarrmi? Mos e zu malli per baben? Per baben qe shkoi diku, nga do t'i bije çukulada...
- Mos harro me i prue Lilit çukulade, - i tha nana babës, kur ky me nje valixhe te shkyeme, marrun uha, nisej nga dera e me sy te turbullt shikonte femin.
U nis, shkoi ne kryeqytet. Atje, i thane, se ka me gjete pune. E keshilloi me gjithe mend dhe zoti Filipi. I dha diçka edhe per udhtim, uha. E shoqja nuk bezani fare kur i shoqi ia tha mendimin e vet. E Kolën, kur kjo s'bani za, diçka e theri thelle mfshehtas ne zemer. Por u nis, me vendim te preme qe t'u dergoje femis dhe grues sa me parë per jetese. Me gjith vendim te preme te tij, kaluen disa dit te mira e ai nuk i lajmoi gja shtepis. E shoqja priti dy jave rresht, dit' e nate, ndoj lajm, leter a pare, por kur s'erdh gja, e kojet e bukes munguen e vdekja ne rini nuk pritet me duer kryq, ajo ndryshoi jeten.
Po Lili? Lili çka pat? - Jo, s'e zu malli per babën. As per çukulade... Por u zbardh, u zbe qe nga balli nen floke deri ne bire te mjekres se holle, e ne mes te fetyres syt i qitshin shkendija.
- Nanë, uje...uje nanë, - dhe ne jastek sillte kryet here ne nje ane, here ne tjetren, me gishta qe dridheshin kapte safen e ujit dhe s'e leshonte pa e pi deri ne fund. E e ama ia terhiqte:
- Mjaft, moj nanë... Lil, mjaft ke pi...
Dhe per nje muej, i cili ka 30 dite, dite per dite e zune Lilin ethet. Kur ish nder ethe, i skuqeshin mollzat e syt zvogloheshin; e me tekaluemen e tyne zbehesh dhe qante ose pse nana nuk ia plotsonte deshiren, ose pse i pelqente te qaje. Me qa, kur ke vner dhe ethe, asht nje ngushllim ndosha, kushedi.
- Uf, si ma plase shpirtin, - i thoshte e ama kur ky qante. E Lili vazhdonte te qaje jo pse ia plaste shpirtin s'ames, por pse i pelqente te ndegjoje si i oshtin zani i vet nder veshe dhe i pelqente te qaje nga inati, nga inati. Pse mos te qaj? Po fort! - mendonte Lili me vete.
- Pse s'me nep, pra, buke te bardhe? E, pse s'me nep? - i sillej s'ames, e cila i kish mendet e humbuna dhe vazhdonte te qaje.
Pau e ama se si Lili u zverdh si drita e bishtukut e ethet nuk po e lene. Dhe e dinte se duhet me thirre mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minester per me hanger, me pime limonade ne vend t'ujit kur ka zjarrmi, me u veshe trashe kur del perjashta, te gjitha keto i din e ama e Lilit, i ka mesue te zotnia kur, si vajze sherbetore, por...
Dhe nje dite, kur Lilin, mbas etheve te forta e zu gjumi, e ama e ndryni shtepine dhe shkoi te grueja qe i kish dhane uha dhete leke. Shkoi shpejt, pa kthye djathtas e as majtas dhe pa u mendue ma gjate, por me vendim te preme, si dhe burri i saj, per me gjete te hollat e nevojshme qe i duheshin per mjekimin e Lilit.

Dhe mjeku erdhi. Nje burr i shtyem ne mot me ungjill ne dore. Hyni tue shikue djathtas e majtas qe te shofi kend. I doli e ama e Lilit. Lili nder shtresa ish bame palmuç. Mjeku iu avit, nxori termomentrin t’ia veje nen sqetull. Por Lili, si duket u friksue nga termometri, ia nisi te qamit dhe i shmangej mjekut. E ama u avit, e mori me te mire, e perkedhelte, e puthte dhe se fundi mezi ia vune termometrin. Mandej mjeku e mori ta prek neper trup femin. Gishtat e ftohta te mjekut iu duken si thika Lilit. Dridhej i tane nga friga e mjekut, nga te ftohtit, nga vuejtja dhe s’dinte se ç’bahej me te. Veç kur e mbuluen dhe e lane te qete nder ethet e tij, mori fryme thelle me te tane gjoksin. Mjeku i kish rrudhe buzet dhe mendohej. Shikonte perqark e ne parakalim nder sy te tij pasqyroheshin plaçkat e nje shtepie varfanjake. Dritore me xhama te thyem e te ngjitun me leter, dy karriga jo te sigurta, nje tavoline e shtrembte mbi nje qilim te arnuem, ne qoshe fugeret e nder qoshe tjera pelhura merimangjash si trofejet e mshefuna te mjerimit. Se fundi, syt e mjekut u ndeshen ne syt e grues, e cila e shikonte me frige.
- Duhesh me u kujdese shum per femin, perndryshe do ta humbish. Shum kohe ka pase zjarrmi te madhe, - mezi iu kujtua mjekut me fole dhe mori te shkrueje receten. Kur u nis me shkue, grueja e pyeti sa duhet t’i paguaje. Por ky i tha ti blejne barnat me ato te holla. Ajo ulet ne nje vend si e mpime, shikonte mjekun, i cili iu avite deres s’oborit ne shpine mbrapa, dhe iu avulluan syt. Mbet ashtu nje kohe… Gjemimi i Lilit e terhoq. Ngau te djali, u shtri prane tij, zu ta rroki, ta perkedheli me fjale:
- Do shendoshesh, moj nanë, do shndoshesh, pellumb! Tash te blen ty nana me hanger te gjitha te mirat. Cka don me te ble?
Por Lilin, si shifet ne kete çast, s’e interesonte asgja, veç gjemonte, - dhe nuk iu pergjegj s’ames se gezueme nga mirsia e mjekut. E ajo u mendue, diçka si me e piskue per zemer; mendoi se ndoshta mjeku s’i muer te hollat nga se Lili ka me ... “Jo, jo, - peshprite, - ruejna zot!” Dhe me frige e shikoi djalin, e mbuloi mire dhe u çue.
Sahati i kishes trokiti nje here, ishte tre e gjysme mbasdite te vjeshtes se dyte. Grueja u çue me vrull, shkoi ne dhome te zjarrmit dhe ne sqoll nisi krizma e enve dhe e ujit. Mbasi u la mire dhe u mshi, iu avit pasqyres te cilen ia kish dhane uha Lezja, gruaja e dhete lekeve. Mori krem, e ferkoi ftyren e nje ere e kandshme u perhap neper dhome. Neper rete e pudres grueja shikonte veten ne pasqyre dhe kujdesej sa ma natyrshem t’i skuqi buzet. Jo jo, s’jam plake! mendonte. Ti je e bukur, moj dreq! – E kur burri s’ta çon asnje leter, e ti me femi po vdes unit, besa ti je e marre, - i tha Lezja. Dhe ia rregulloi punen.
Lili i kish qite kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amen. Mezi e njofti. Kurr s’e ka pame nanën kaq bukur te veshun e te goditun. Kjo iu avit, e çoi, e mbeshtjelli me jorgan dhe ne gryke, e mori ne dhome te zjarrmit. I shtroi prane votres dhe i tha te rrije urte se ka me ardhe nje zotni ne dhomen tjeter. Lili shikonte t’amen me admirim fminuer, gati ishte te rrafi shplakat nga gezimi. Por kur i foli kjo seriozisht per ardhjen e nje zotnis ne dhomen tjeter, ai s’bani za; si duket e kuptoi randsin e çastit. U shtri rate, u mbulue, u struk, u mblodh dyfish si krymbi dhe me sy te mbyllun shifte nanën aq bukur te veshun e te goditun. E e ama, mbasi kish mshie dhomen dhe ndreq, aq sa mund t’u ndreqte, kish qendrue ne mes te dhomes ne mendim. -Mos rri e vrame, se burrat s’kane qejf ashtu me e pame gruen, - e mesonte Lezja. – Qeshu, fol, mos rri si qyqe. E ne rase se te pyet kush pse çon keso jete, ti thueji si te duesh, mundesh me i thane te verteten, por thueja tue buzeqeshe. Mos gabo me te shpetue lot, se ai burr nuk te kthehet ma kurr. Por qeshu, fol, ban lojna. Une e dij, moj moter, se ty m’at çast te pelset zemra, por çka me bame... per hater te djalit qe e ke te smunde... dhe jeta duhet jetue, te e mbramja, s’asht edhe nje pune e madhe! Tjeret i bajne keto pune per qejf, e na i bajme per hall, - i tha Lezja ma me za dhe tue çue duert perpjete nga zemerimi qe duhet me i thane kto fjale qe t’ia mbushi mendjen per nje pune aq te thjeshte.
Tash ajo qendron ne mes te dhomes, e goditun per me prite... Te gjitha mendimet mallengjyese dhe jomallengjyese, fundojne te keshille e Lezes: buzeqesh! Ajo iu avit pasqyres, buzqeshi dhe i pelqeu vetvetja. S’kish dijte deri tash se ishte nje bukuri e mshefun.
Tingelloi ora kater. Grueja shikoi neper dritore dhe qe: ne oborr po vjen i prituni. Ajo mblodhi fuqin, e nxori prej dikah nje buzeqeshje, e vendosi mbi fetyre te vet dhe i duel para mikut te pritun…

Posa hyni Kola ne rrugzen ku e kish shtepin, i nguli syt mu ne dere t’oborrit qe prej se largu. Pau se bash nga dera e shtepis doli nje zotni i huej, i panjoftun. Kolës diçka i ra ne krye. Si me i pase shkrepe dikush per mur. Zotnia i panjoftun kaloi ne drejtim te kundert te rruges, ngadale, i qete. E Kola e ngadaloi hapin. Gjithfare mendimesh si shigjeta ia pershkojshin trute. Por asnje mendim nuk ishte qetues, as nuk i fashite ndergjegjen e tij te çueme peshe ne dyshim. Me hap te sigurt hyni neper dere t’oborrit. Dyert e shtepis, dritoret, ne vrullin e mendimeve te hidhta, i lojshin para syve, iu dukeshin dyfish, shtrembet, gjithsesi. Praku i deres shkonte e vinte. Ne dritoren e dhomes se zjarrmit pau nje grue shume te hieshme, dukej se numron te holla. Thellte, ne ndergjegjen e tij t’ersueme, vegoi nje rreze e vogel shprese: ndoshta grueja e tij nuk banon ma ket shtepi! Do te kete dale vete, ose do ta kete qit jashte i zoti per mospagim qiraje. S’ka gja… Ma mire njashtu… se njerzit e huej me ardhe te grueja e tij, - mendonte Kola msheftas, tue e mshefe dhe nga vetvetja at mendim. Por sa kaperceu prakun pau plaçkat te cilat i ka lane. U zhduk ajo rreze e vogel shprese. Si nje i plagosun rande, u ul ne karrige, disi u mblodh e shikimin e mbertheu pertoke. Po ajo grueja ne dritore? – mendonte. Para atij erdh grueja, e cila se parit, me te pame te shoqin, u hutue, u zbe. Kola çoi kryet, ne gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht godite per at zotnin, - mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbertheu pertoke, ne nje vrime nder drrase. Heshtje. E zemra donte t’i bertase, t’ulerije si bisha se ciles i kane prishe strofullen. T’ulerije, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun, i mjeruem rrinte ke karriga pa levize. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:
-Kur ke ardhe?
-Tash..., - u pergjej shkurt pa drejtue kryet nga ajo.
-Lili asht shum i smunde, - i tha e shoqja.
Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa. Ishte nje vrime shume interesante!

124 Komente

smiley, do t'a lexoj me vone .

shume flm

Gjate gjithe kohes e kam lexu me frike se mos vdiste Lili smiley.........sa per punen e te rriturve dhe  vrimes interesante eshte zgjedhje e tyre , por e  cudtishme sepse edhe sot degjojme histori te tilla .

Menyra e te shkruarit te mendimeve te lira per nje realitet theres te personazheve te tij i madhi Migjeni do te mbetet legjende.

kjo eshte me shume gjase proza me e mire e shkruar ndonjehere ne shqip. dmth ne top 3 eshte pa asnje medyshje. s'ka pun shijeje ktu.

kjo me lart me kadarene perfshire, e? pa per paskoliqra e koliqira, ksi vogelsinash nuk po i ve njeri ne hesap.

kto punet e artit dhe te shkrimtarise jane jo sistemike - aty kuptohet voluntarizmi i Atij Lart: shkon e i jep migjen e kadare ketij pis mileti, me te cilin jan tall deri turqit shallvaremuter ("bit pazar" tha, kur mbrriti ne tiron turqeliu). kjo gjindja jon shume teper e ka edhe shuteriqin. biles edhe ate pipthin qe bonte filozofi ne letra cigaresh teper e ka.

Em, per mendimin tim Migjeni eshte shume i ngarkur ideologjikisht per te qene shkrimtar i madh. Edhe nga stili mua me duket sikur e kap robin, e fut ne shishe dhe duke e shenjuar me gisht para tribunes, fillon e na tregon historine e tij. Shume propagandistik dmth. Eshte padyshim nje nga kollonat mbajtese te letersise shqipe, po kaq. Tregimet e tij mund ti gjesh si copycat te njera tjetres ne te gjithe letersine e majte pre-realsoc te gjithe Europes lindore dhe pse jo tek tuk edhe asaj Perendimore. Po fiks fiks fare ama.

kjo me lart me kadarene perfshire, e?

dakort  , po tjetra cila eshte smiley

a eshte turp me thane qe sme ka pelqye kurre ?

po ku kam turp une aman smiley

s'ka gje. ja sa te sjellin ndonje shkrimtar te madh rumun a bullgar, perkthyer nga mongolishtja dhe botuar tek ca revista me emra kubonjes, tip poeteka a ku di une.

qyqja me mu e ke? 

une c'lidhje kam me ato lart i here, qe mu befsh kurban

Thjesht sme ka pelqy kurre Migjeni.

Noshta prej zymtesise, te qenit shpresepaket, dhe perseritjes se vetevetes kushedi sa here.

pastaj une e kam bo zborin, prej hallit e kam lexu mbare e prape, mos m'hyn n'hak tashti.

Detyren e kam KRY !

 

jo mer, se s'kom gjo me ty. sic nuk kom as me PF-ne. Jeni ne te drejten tuj, gjithe diten e gjith noten.

shpresepaket dhe perserites i vetevetes

si eshte puna ë? Une keto i quaj cilesi ne art. Dikush tjeter i quan difekte smiley

 Kola çoi kryet, ne gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht godite per at zotnin, - mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbertheu pertoke, ne nje vrime nder drrase. Heshtje. E zemra donte t’i bertase, t’ulerije si bisha se ciles i kane prishe strofullen. T’ulerije, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun, i mjeruem rrinte ke karriga pa levize. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:
-Kur ke ardhe?
-Tash..., - u pergjej shkurt pa drejtue kryet nga ajo.
-Lili asht shum i smunde, - i tha e shoqja.
Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa. Ishte nje vrime shume interesante!

Jam dakord me emigrantin 1000%. Nje vertigo e jashtzakonshme. Nje brilant te tille psikologjik, teknikalisht te persosur, kaq sintetik as tek Kadareja nuk e gjen. Migjeni ka vdekur 27 vjec. Me nje supozim te shpejte, po te mendosh qe vitin e fundit e ka kaluar semure neper spitale, i bie qe kete e ka shkruar aty tek 25-26. The guy was pure genius. E do apo e urren per ceshtje ideologjike te stisura, ky esht muhabet krejt tjeter. Po te vesh re ne ditet e sodit eshte ne mode me pelqye Lasgushin para Migjenit, mjerim i madh me thene te verteten. Lasgushi, imitatori me i madh i poezise se Emineskut, pati fatin qe ishte shqiptar dhe imituesi i pare i tij. Te tjeret qe erdhen me pas e qe shkruan fiks si ai, su mbahet me mend emri.

Nejse, flmnd Elbes dhe Emigrantit, megjithese si esht katandisur derexheja ne si shoqeri vetngrenese nuk e meritojme ket djalosh.

nuk te perfytyroj dot ne nje vend pa internet, pa guglle, pa dosje wiki ne duar. smiley 

Av, mu me thene te drejten Lasgushi me ka pelqyer me teper se Migjeni qe ketu e dekada me pare dhe as me ka vajt ndermend ndonjehere te urrej Migjenin, ashtu sic nuk mund te urrej Picason psh, megjithese nuk me pelqen. Me thene te drejten me vjen keq qe vdiq aq i ri se ka goxha talent. Po te kishte jetuar deri ne 60-tat le te themi mbase do i kishte kaluar keto ideologjizimet. do ishte shtruar dhe do kishte bere nje letersi me te mire. Le qe tani qe po e mendoj, po te kishte rrojt me shume do e kishte lidh Lidhja e Shkrimtareve dhe mbase doi ia kishte heq vehtes edhe ai si Majakovski. Ne nje second thought, rruget e Zotit jane te pakuptueshme.

Kjo qe lasgushi imitoi Emineskun po me le pa fryme...kini perendi...na lini te besojme...se ndodh qe po kapi me themel Emineskun e po me del keshtu sepse nisem me paragjykim...e mandej adio Lasgush...smiley

E ka hak Ruzhdija .Mos i bjer ne qafe .Ka shije zbori . Pse duhet ti kete ndryshe .Boll gjume , vidh na igjo dhe pak sa ...kush shko ne pune kur te maroi zbori smiley

C'pune ka me Migjenin ajo ? Kush a ky ? Te jep dite zbori qyl ? Jo ! Le te shofi punen  e vet !

Duke qene se dallga e humanizmit nuk i lagu kurre brigjet e Adriatikut juglindore, Migjeni detyrimisht dhe nuk pelqehet ne brigjet ne fjale.

ne ditet e sodit eshte ne mode me pelqye Lasgushin para Migjenit, mjerim i madh

!

e na cate kryt megjithmen 

?

nuk po te kuptoj. a nuk mund te shohim gjithkush punen e vet?

nuk kam vertet gje me ty. dmth per gjera letersie, gjeja e fundit qe me vjen ne mend eshte te debatoj seriozisht me ty, ruzh.

jo ju spo e shikoni ne fakt, duke u bo kor me kamzhik ne dore, a thu se ca

ika ika

se nuk me duket ndonje gje aq e rendesishme per te debatuar

cheers

 

po lexo, o njeri, me lart: nuk kam asgje me ty dhe Zot na ruj, me shijet e tua! Si mund te menosh qe paskam nje here?

jo sdu smiley

as ma ndjen fare per letesine smiley

nuk foli mo !

ika te bej nje ekspres. ktu e kam mendjen tani

ma bo dhe mu nji kafe Ryzhe - se me mbaroi kafja dhe s'kam kohe me dal. transformimi ne anglez do dhe ca kohe...s'e maj dot veten vetem me caj gjith diten

p.s. e dijsha un qe s'ta thek per poezi ty 

ne ditet e sodit eshte ne mode me pelqye Lasgushin para Migjenit, mjerim i madh

budallalleku s'ka brire. (check...check...smiley ) and neither have I.

Ika,ika. Thjesht mendoj se kjo puna e Migjenit mund te diskutohej nga pak.  E me ke tjeter pastaj pervecse me njerez qe ia vlen ta diskutosh?

PF, bejme mire te gjithe te mos e leshojme doren kesisoji.

Ajo qe e tha ate gje, ka nje te drejte morale ne radhe te pare, pasi eshte dikush qe merret me letersi, e njeh letersine, dhe ka kontribuar per letersine.

Pra, sugjeroj nje fare respekti lidhur me tjetrin. Pastaj per Migjenin vete dhe me mendimet tuaja per te, rrasjani e meshojani si t'ua kete kokrra e qejfit. Ne per kete dite enderruam.

Em nuk po merresha me njeri, thjesht po thoja qe nuk eshte kriter budallalleku apo zgjuarsie pelqimi apo jo i nje shkrimtari. Perfshi dhe Migjenin ketu. Hajde tani, mos i marrim gjerat personale edhe kur s'jane. Ja me thuaj ti cfare te pelqen vecanerisht tek Migjeni.

"cfare pelqej une tek Migjeni?"? smiley

Po pse, mer i dashur, pytje eshte kjo? Kshu mun te pysesh per Gzim Kulufin... smiley

smiley

lene amon... se kom nji dy gramsh pun qe s'po e maroj dot per te mrojt Migjenin nga sulmet tuja t'idhta... e ke ene ortodoks, mer... sikur dhe vetem per kaq smiley

 

ik, Pf, ik se e mbushe kupen smiley... pupupu te pelqesh shtatlekundurapallua mekaperveluarmua para Migjenit... smiley

Eh, keshtu kane qene ndare gjithmone njerezit; ca te pushkes e ca te pendes. Une vdes per pende dhe per pallonjra. smiley

a te qifsha pendet dhe pallonjte, o PF smiley

smiley

 

smiley 

Emo. Nuk cahet rruga e letersise me palle ne dore, jooo!

P.S. Dhe mos e xhibizo Lasgushin.

Nuk bejme  klasifikime  tip "top  ten". Migjeni ishte fenomen ne letersine shqipe dhe si i tille vetmitar qe shpirtin e tij poetik  e ndau vec me udhen qe  pershkoi. Nje poet traumatik me nje ndjeshmeri te pazakonte, qibar  dhe sqimatar, shume i fuqishem ne delikatesen e tij. Pa  asnje dyshim  poet  i kalibrit boteror. Poema e Mjerimit ( e plote  dhe jo  sic  na  jepej ne  tekstet  shkollore)  eshte  ndoshta  kryevepra e  poezise  shqipe. Dhe gegnishtja  e tij  nuk e humbet melodiozitetin e natyrshem edhe kur  subjekti poetik qe  trajton  te dhemb  deri ne  eshter.

Spekulohet  shume se  Migjeni ishte  i majte. Kjo ngaterrohet nga  fakti qe  u perdor  dhe u vleresua aq shume  nga  rregjimi komunist. Por ne thelb  natyrshem ndjeshmerite e jashtezakonshme njerezore   jane "te majta',  sepse i ben te tilla altruizmi i cili  eshte tipar  jo vetem i poeteve  te medhenj, por pikesepari i njerezve  te medhenj.

Vepra e tij? Nuk  dime  ndonje  poet  tjeter shqiptar  qe deri ne moshen 27  vjecare  te kete  prodhuar perla  si te  tij. Kjo e ben te pakrahasueshem  gjenine e tij poetike.

Nga ana  tjeter, mendojme se proza e Migjenit  dallon nga e bashkekohesve te tij  vetem nga  kendveshtrimi social i  subjekteve, por jo nga  ana  artistike.

takiteasy take it easy. E pranoj qe eshte nje nga kolonat e letersise se vogel shqipe. Po cfare valle i ka sjelle Migjeni poezise boterore qe te kapi nje vend ne tribune. Se aty ka ca emra qe...non' e zeze!

PF, i kemi lexuar  edhe ata emrat tip "non' e zeze", ne  origjinal nje pjese  dhe ne shqip disa  te tjere.

Ne  tribune sigurisht nuk kap nje vend  gjuha  shqipe ne te cilen shkroi Migjeni, nje aresye  pse  shume te tjere qe shkruan ne  gjuhet  e medha  te  botes  ndodhen ne  ate  tribune memenxire. Nuk eshte faji i Migjenit  se  shkruajti ne nje gjuhe qe e lexojne  vetem 3  milion njerez, e ndoshta  as  faji  juaj  qe nuk e kuptoni kete gje  kaq  domethenese.

OK. E lejme fatkeqesine e gjuhes se vogel qe na hongri te gjitheve, pervec Kadarese. Stilistikisht apo si fryme le te themi, cfare sjell te re Migjeni ne letersine boterore? Pa harru qe flasim per vitet 20-30 qe eshte koha me pjellore ne artet europiane. Dridhesh me ti permen shkrimtaret e poetet e atyre viteve.

Shikoje pak si  pikture kete te meposhtmen. Edhe Gojen  do e linte pafjale.

 

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.

 

Pse Gojen?ç'Merita ka ne poezi?

Drejt. Nderkohe qe Migjeni qante per ate qe ra nen tra, shiko "shqetesimet" e borgjezise amerikane bashkekohore qe shkrunte nga "karshia"

...No! I am not Prince Hamlet, nor was meant to be;
Am an attendant lord, one that will do
To swell a progress, start a scene or two,
Advise the prince; no doubt, an easy tool,
Deferential, glad to be of use,         115
Politic, cautious, and meticulous;
Full of high sentence, but a bit obtuse;
At times, indeed, almost ridiculous—
Almost, at times, the Fool.
 
I grow old … I grow old …         120
I shall wear the bottoms of my trousers rolled.
 
Shall I part my hair behind? Do I dare to eat a peach?
I shall wear white flannel trousers, and walk upon the beach.
I have heard the mermaids singing, each to each.
 
I do not think that they will sing to me....

(Elioti ky.)

PF, na  duket se po krahason mollet me portokajte. Nese  do te besh krahasimin  sille ne shqip kete  te  Eliotit ,  ose  perktheje Migjenin ne anglisht dhe pastaj mund t'i krahasojme  dhe te  flasim se  cili ia vlen me shume,  Migjeni  apo Eliot  apo te  dy bashke.

Mos me thuj qe dhe ti si Pjeri di vetem hollandisht. Se c'do thoshim pastaj per Epin e Gilgameshit qe s'e ka lexu njeri ne origjinal, po te gjithe vdesin per perkthimin. smiley Une them shife pak si puno Bentley...pa edhe me urban e kapim Qafen e Thanes re, jo se nuk e kapim.

Jo se Migjeni eshte urbani i unazes. Po tjeter fryme, tjeter ndertim, tjeter shqetesim desha te them. Te keput gjunjet tjetri, dac ne anglisht dac jo.

PF, shohim qe ke nje problem orientimi ne bisede, nje mungese koherence qe karakterizon zakonisht  zogjte.   Ai Bentley   mund te ishte kthyer lehtesisht ne nje qerre nese  do  hynte ne garazhin e harruar  e  te humbur  te  shqipes.

OK, tani po kthehet ne personale. Me nje llaf ti me psikologjis mua, po edhe une te psikologjis ty. Ketu eshte tamam moment ku une filloj e humb respektin per bashkebiseduesin, ndaj po e le me kaq qe te vazhdojme te mbetemi miq.

Sidoqofte tema nuk ishte per perkthimin dhe prevalimin linguistik. Te pakten me sa di une. Le me per psikanalize.

tashi e pashe kete. mir mer PF, e shof prufrokun tat dhe po e ngrej me kangen skandaloze; e kan kte te mire kta te medhenjte, s'te len me heq shum keq kur vje puna me u dal krah (jo se kane nevoje, e? po na ben ne te ndihemi pak me mire) - urdhno:

Nje murgeshe e zbete, qe bashke me mkatet e botes
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet te molisun,
mbi supat e verdhe si dylli qe i ka puth hyjnia
- kaloi rruges se qytetit si ejll i arratisun!
Nje murgeshe e zbete, e ftohte si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve te djegna te gjalleses,
me buze te holla te kuqe, dy gajtana
pshertimet qe mbysin
ma la der' vone kujtimin, kujtimin e ftohte te kaleses.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe ne lutje prap po shkon.
Lutjet i flejne gjithkund: nder sy, nder buze, nder Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, c'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshe e zbete, qe con dashni me shenjt,
qe n'ekstaze para tyne digjesh si qiriu prane lterit
dhe ua zbulon veten: Smire ua kam shejtenvet:
Mos u lut per mue, se due pash me pash t'i bij ferrit.
Une dhe ti, murgesh, dy skaje po te nje litari;
te cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashper dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe perplasen njerzit.

Fantastike Em. Une kurre nuk kam thene qe Migjeni nuk ka pas talent. Thjesht qe u perfshi ne ideolgjizmen e majte aq tipike per ate fillim shekulli. Dhe kjo ia humb talentin neper mjerimra te bezdishem. Po dhe i ri ishte. Mbase dhe do piqej...ose digjej, sic u dogj vella Majakovski ndersa rrinte midis reve me pantallona dhe tymit te lokomotives leniniste.

ho me... mos m'thuj qe nuk ta ngrin dyllin qe te shkon shpines ne kto dit akoma gushti...

eh mer bab: po nuk krahasohen numrat pambarimisht te mdhenj, lene ca thot matematika...

Mire, me kto numrat ma dhive. smiley Do ta mbaj mend kete batute.

per letersi flasin te gjithe. deri edhe gjembi ben pankarta mbi letersine. dhe kete ia detyrojme demokracise dhe zhvillimit te teknologjise.

Pene e Arte Si cdo gje e Arte qe pjell Letersia , nuk mund te kaloje ndryshe pervecse nga Protesta " ose Letrarisht shqetesimi njerzor ! " Te kishe nje grusht / ti bije malit qe s'bzan " ne ate Kohe , ishte Gjenia e njerzve te Artit per nje Bote te Drejte e te Lire . Vecanerisht Ky me nje moshe , pothuaj njomzake ,perfaqeson nje kaliber te tille , qe ta kishte ndonje Shtet emer ZE do e kishte si Maje Boterore . Fati i tj te lindete ne nje kopsht Plehrash aq me teper kur qeverisnin  Anadollaket , me gjasa te bartur edhe Sot ne Politiken zyrtare per cmimin e tij , me te vetmin motiv se "e kishte propoganduar Diktatura " smiley Ben hesap edhe apologjetet e "zheleve perjashta " te dialekteve ...i qendrojne Larg edhe si stilistike ne ndeertimin e mendimit e shprehjen e tij ne Gegnisht .Tufe Lopesh !

Pak si veshtire per lexuesit qe flasin dialketin e Shqiperise se mesme dhe te jugut per te kuptuar ne menyre te mirfillte Migjenin , ndikon gjithsesi.

Migjeni flet per komedine e zeze , ne te cilen pesha e njerezve nuk ndjehet ndaj dhe ai i ngre lart, i pershkruan, fokusohet ne to per te diskretituar "bukurine qe vret"

Migjeni eshte letersia e madhe. Sidomos ne proze, per mendimin tim. Ate poemen e mjerimit dhe cilesimin "poet i mjerimit" pe e marrim kshu, si pas berihajt. Ka nje fat te cuditshem shkrimtari dhe vepra e tij lidhur me popullaten leximtare ose degjuese (kam degju per te, tha fshatari kur e pyeten nese e njihte Kanan Tafilin): ja, Celani celebrohet per nje krijim krahasimisht medioker (krahasuar me veten, te kuptohemi) si Fuga e vdekjes. Hajde merre vesh kete pune. Edhe Migjeni njihet me shume nga Poema e Mjerimit...

Te  quash Migjenin poet  i mjerimit, sic e pagezoi diktatura,  do te thote  ta  gjymtosh ate poet  dhe  krijimtarine e tij e ta  ulesh ne nje karroce me rrota.

Por ne besojme shume fort  se   "Poema e Mjerimit" eshte nje  perle, pavaresisht inflacionit  deri ne neveri  qe  ka  pesuar  ky titull  per  dhjetra e dhjetra  vjet nga gojet e pushtetareve  te djeshem  deri edhe ne gojet  e  gurskalitesve  apo kasapeve  te sotem.

jam dakord ne ate qe Ai edhe te donte te shkruante mesatarisht, nuk e bente dot.

e na cate kryt megjithmen ... smiley 

Po kush te merzit ty mi dreq .Edhe per Migjenin ?? smiley Po leshoje mi brezin si te dush dhe sa te dush , per vjersha e te shkrume asht se nuk a per ven Pune smiley I paske rreshkit  nga duret Chetit mrome qe bo si e merzitme !!! Apo te ka thy nonji dhom dhe s'po te del Inoti ? 

Migjeni e fut ne xhep nje si Ungaretti, per shembull smiley

p.s. Keto punet e veshtiresise se leximit meqe eshte ne dialekt, jane muhabete analfabetesh funksionale pastaj.

bejme mire te gjithe te mos e leshojme doren

Thote tjetri ndermjet ofendimeve te disa persona rradhazi, si duke ju thene qe s'te marr ndonjehere seriozisht, apo me nenkuptime qe "po kujt po don me i tregue Migjenin ti mer jahu" (TM Vlera) dhe "u bone ti me fol per letersine."

Personalisht nuk kam diskutuar neper temat e letersise pikerisht sepse nje dore kujtojne se vec ata kane te drejte te kuptojne apo vleresojne letersine e i perbuzin opionionin ndryshe te te tjereve. Pavaresisht se kritiket me te njohur letrare ne boten perendimore nuk njihen si shkrimtare. T'i nderzehesh dikujt e t'i thuash "po ku merr vesh ti" e te thuash qe eshte mjerim i madh qe filan shkrimtar pelqehet nga dikush me shume se nje tjeter eshte injorance ne rradhe te pare, fodullek gazeror qe prish ozonin ne rradhe te dyte.

Te pelqesh nje artist/shkrimtar mbi nje tjeter eshte njelloj si te pelqesh nje lloj luleje, apo makine mbi nje tjeter. Gjithcka eshte pelqese vetjake - ose ne gjuhen kryeqytet-periferiste: shije. Une per vete nuk kam ate talent apo intelekt qe te kritikoj dike pse pelqen filan artist - por mund te jap mendimin tim, kush me pelqen mua e pse. Kaq kam kapacitetin te bej. Edhe PF kete gje tha, mendimin e tij - nuk kritikoi te tjeret pse e pelqejne Migjenin e pse s'pelqejne Lasgushin.

P.S. cudi qe s'e paske kuptuar qe "pankarten" nuk e bera mbi letersine por per fodullekun e rradhes qe na tregohet ke meritojme apo s'meritojme.

PPS: Sa per dijeni, ne rinine time Migjenin e kam pas pelqyer me shume se Poradeci. Dhe ndoshta ende e pelqej me shume.

E prisha fare Shqipen. Eh o emigracion c'na ke bere. Zevendesoje me hakerrehesh. Me mire?

Ne fakt ai ishte gjithe thelbi i asaj qe shkruajta une, thembra e Akilit.

Migjeni flet per komedine e zeze , ne te cilen pesha e njerezve nuk ndjehet .....ndaj dhe ai i ngre lart, i pershkruan, fokusohet ne to per te diskretituar "bukurine qe vret"

Ke ndonje interpetim me Shqip per kete ! Dmth qe ka pas Komedi e per me teper te Zeze , deri diku e kuptueshme  sepse dihet cfare sundonte ne ate kohe e cfare niveli ishte Shqiperia ! Por edhe sepse ne ato kohe  "nuk mund te pjell Lasgusher" ( pa e minimizuar per zgjedhjen e tij dhe qe mendoj se nuk ka vend permendja e tij ) Lasgushi nje Lirik i kendshem qe te ben te ndiesh Puhizat e Liqerit .Deri aty , po asnje GERME qe te zhvillosh jeten si Migjeni qe te ben te ndiesh Murlanet e Majes se Hekurave !

Por,  kjo pesha e njerzve qe nuk ndiehet ,te le pak ne Havadan si kuptim . Ndoshta ka kuptim e njerezve Insekte qe mund ndiheshin si ne tregimet e Kafkes . Ka nje kuptim te Madh keshtu , dhe ndoshta eshte nje zbulim kafkian por Real jo ne Imagjinate .Deri me sot eshte vertitur ne disa kuptime Nicheane te Migjenit ( mbinjeriu ) por nuk ka te beje per mua me Njohjet e Pervojen e tij .Ndersa kafkiane eshte brenda MOSHES  ....Ai shkruan per njerez Insekte te shtypur  .....por qe i prune Botes ndryshimin !

Dhe po e mbyll me "lashe nje koment aty " .....Personalisht nuk kam diskutuar neper temat e letersise..

Mos more c'paskemi humbur !smiley

Migjeni ësht vetë shpirti Njeriut mbushur me dhimbë e kundërshti por i shprehur nga një Gjeni letrar i përmasave botrore.Kush e përktheu dhe botoi në at kohë.

Ideologjizimi i Tij ësht mbeturinë e të ish doktrinuarve ( që e kanë harruar) që dhe Skënderbeun e bëjn ish komunist.

Lasgushi ësht gjithashtu i njënjti shpirt por nga ana tjetër e Dashurisë njerzore nuk i bëjnë hije njëri tjetrit pasi janë dy anë të së njëtës medalje.

Nji qe ben poezi si PF, eshte larg mendsh mos me i pelqu nje si Migjeni.Te jete kaq cingun vetem pse eshte verior............e sidomos kjo pyetja me t'hedh dekun se ça ka sjell Migjeni ne letersine botnore....rrup sup per zotin ...eshte e vertet qe historia nuk behet me se e sikur,po Migjeni kur vdiq nuk ishte as 27 vjeç,nuk di seç'mund te kish shkruar...Migjeni ka nje proze qe te kap n'shputa kur e lexon ,te ther ,te djeg ,te fut ne freezer...te hjedh dekun me nje fjale...kane lakuar poemen ma sterkotse te tij ,poemen e mjerimit...sepse aty ishte mjerimi nuk ka nevoje per meshire ,po don vetem te drejte...pra me nje fjale asht nji fije si ...nejse Migjen kena vetem nje...figura si ai duhet me na vu n'paqe ma shume se kushdo...ma fort se me fol per te ma mire me e lexu ma shume......

edhe mua m'u duk disi i cuditshem kendveshtrimi i Pf-se, por kjo jo se ai eshte verior(hamendesimi mbase smiley )

migjenin e kategorizuan padrejtesisht nga ana e te kuqve gjate regjimit komunist, dhe i mbeti ky avaz

por nje revolte te tille (individuale) ndaj skamjes dhe mizerjes mund ta kishte cdo njeri i cdo kahu politik

 

une do thoja vetem kaq; Migjeni ky humbes i madh!

migjenin e kategorizuan padrejtesisht nga ana e te kuqve gjate regjimit komunist

 

e kam thene edhe njehere me duket, por kur lexoj te tilla mendime, me vjen ne mend ajo qe W. Benjamini i thosh B. Brehtit : "Ti nuk je autor komunist, ti je autor katolik. Po te ishte per autor komunist, ai do ishte Kafka"

Vendos Migjenin ne vend te Kafkes dhe...

jo mua nuk me ngjan shume me kafken, migjeni eshte i qelqte dhe qartesisht i lexueshem dhe i kuptueshem per shtresat e mesme dhe te larta te lexuesit (mund te them se i bashkon te gjithe ne nje, veti e shkrimtarit te mire)

pastaj aspiratat e pergjithshme te individeve te asaj kohe varen shume nga situata gjeopolitike , por aspiratat e ngjashme jo domosdoshemeirsht te kategorizojne edhe ne bindje poltike te njejta

pse si te duket ty ai prifti qe shkroi: ne fillim erdhen dhe moren komunistet por une nuk fola...

(vargje te cilat ia atribuojne Brehtit)

dhe nuk ka autore komuniste e katolike, ka vetem autore dhe pike smiley

Askatolike e komuniste ,perjashtojne njeri tjetrin

Ti mos u ban si LefKOPEJA ose demat e kuq kur lexojne "komunist "moj Zan ! " Komunizmi si dhe Feja Katolike jane produktet te se njejtes Ideologji .Njerezve te Shtypur " Ba me pas kene Ndrysh Komunizma nuk kishte per te ardhe nga Shkodra por nga Skrapari i dervisheve ose Hoxhallaret e Peqinit smiley...Ja kshtu ta marsha e dashtun shtojzovalle qe po kandellesh me Migjenin ma pak se kandellesh me deledashen Jozefain , me ato krijimtari te hujtme me "zhele e zhdranga " bash prej Migjenit smiley

Flo, une nuk shkruajta gjekundi se Migjeni ngjan me Kafken. Thash vetem vendose ne vend te tij. Dhe nuk shkruajta gjekundi se ka autore komuniste apo katolike. Thash "po te ishte per..."  smiley

Ai ishte kendveshtrimi i nje hebreu, duhet me thene smiley

ishte vetem nje thenie figurative, shok smiley

Te jete kaq cingun vetem pse eshte verior.

Pf te nje teme tjeter:

Koliqi ka tregime fantastike.

As e nevojshme e as per hajgare me e kompliku aq shume. 

Zana ja futi kot ktu. E shef nis thjesht mbi baza lokaliste. Se nqse do kish jetu, me shume gjase, Migjeni do ishte komunist. Pastaj duhet t'shifnim reagimin e Zanes. Pikpytje e madhe: t'mbaj anen e Migjenit sepse eshte shkodron apo ta atakoj meqe eshte komunist?

jJo Bredh ,s'ka fe' lokalizmi.historia nuk bahet me se e sikur.Migjeni nuk ishte komunist e po te flasim me se e sikur ,ndjeshmeria strordinaria e tij do ta mbronte ngaa komunizmi...Vargu i tij sublim ,kaq i perkore,kaq pasionant e ne te njejten kohe elegant..keto jane te gjtha jo komuniste,nuk mund te bashkeekzistojne..Komunistat deshten me e ba te tynin....nuk ia dolen...nejse....

migjeni nuk pati paraardhes dhe deri me sot nuk ka pasardhes ne gjuhen shqipe.instiktivisht munohem me i gjet nje t'perngjashem edhe nga ato çer kom lexu .kafka si thot idrizi i perngjan.nga italianet cuditerisht me vjen ne mendje d'annunzio il vatte.

Shume shkrimtare mund te kene shume cilesi por  origjinalitetin zor se e zoterojne .

Kjo polemika e hapur me ngjason me nje jehone konkurence pa vend.

Nuk me pelqen , fillojme i trajtojme diskutimet e mundshme kur dikush nga larg zgjat doren dhe heq fetat e sallamit qe kemi ne vend te xhamave per syze

ah Migjeni nuk e lexoj... me duket sikur shkoj ne ndonje vend per te kaluar mbremjen dhe degjoj nje nga ato kenget qe te bejne te presesh damaret. ka ngelur ne klase Migjeni shkret.njerzit duan vetem te bejne nje dore gallate, jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar me trishtim preferoj Lasgushin

Por nje djalosh qe shkruan: "Kafshat qe s'kaperdihet, asht or vlla, mjerimi"ska nevoje per koment

Per ata qe kane nevoje te njohin Migjenin:

Migjeni per veten :

Kjo tregon se shkrimet e mija nuk lexohen në thellësi, por thjesht në sipërfaqe dhe e dyta, nuk asht aspak e vërtetë se jam ateist. […] unë e njoh fenë nga mbrenda dhe mospajtimet e mia janë reminishenca të gjykimeve të thella qi kam ba në vetvete

Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer- mos me thanë ideologjik- nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n’sa mbrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis’ me qindra vetë në vendin tonë”.

Dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë.../ Askush nuk më ndigjon, çirrem kot me kot.../ Hesht more hesht! Por qindro o shpirt./ …Gjel, rren a s’rren? Cila asht fjala jote?/ Kur ti këndon thonë se asht afër drita…/ Por unë s’besoj sonte në fjalët e kësaj bote

Te tjere,profesioniste, per Migjenin :

- Migjeni është shkrimtari ynë më konceptual i modernitetit letrar. Ata që nuk e kuptojnë këtë të vërtetë sot, do ta kuptojnë nesër, ose s’do ta kuptojnë asnjëherë. Aq më keq për ta...

Though he did not publish a single book during his lifetime, Migjeni’s works, which circulated privately and in the press of the period, were an immediate success. Migjeni paved the way for a modern literature in Albania

 Me krijimtarinë e tij novatore letërsia jonë kaloi përfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si në poezi edhe në prozë pasqyroi me realizëm të thellë shoqërinë shqiptare të kohës

Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti në shtëpi", "Të çelën arkapijat", "Historia e njenës nga ato", "Qershijat", "Bukën tonë të përditshme falna sot", në të cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar në problemet më thelbësore dhe dramatike të saj, qëndrojnë përkrah poezisë së tij më të mirë. Migjeni është krijuesi i vetëm i letërsisë sonë të së kaluarës që u shfaq me të njëjtën forcë artistike si në poezi ashtu edhe në prozën

 

 

Migjeni per veten :

unë e njoh fenë nga mbrenda dhe mospajtimet e mia janë reminishenca të gjykimeve të thella qi kam ba në vetvete

Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer- mos me thanë ideologjik- nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n’sa mbrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis’ me qindra vetë në vendin tonë”.

Fantastike! Falemnderit, hera e pare qe i lexoj. 

 

Eh mire o mire...

Loloto shume i madh me kete ... (dhe jo, nuk qenka idrisi... smiley  ...)

He mer ta treguan dhe ty ee? Mua sot ma thane. smiley

mezi po e pres dosjen tende smiley

Se mos vetem ti. Mesa duket paske shoq e shoqe plot. smiley

Po te paguajne mire jam gati t'ia bej nje leter anonime vetes. Madje po paguan mjaftueshem, kusur nuk do i le.

Ti te pakten je VIP ketu, por une e hengra sado qe "jo relevant". smiley

Ate nuk e dime akoma ne. Dosja do e tregoje.

Na lajmeroni kur te beheni me dosje, qe t'u vime per vizite nga shtepia.

Ju kanadezet keni dhe pretendime se i doni llokumet me arra. Po t'u nxjerrim llokume te thjeshta ta kendoni ne dosje. 

Mos na fut te tereve ne nje dosje Kavir. Ato te Kebekut qe mbajne flamur francez siper bunkerit, ato jane keshtu qe vene re. Ne anglosaksonet shofim punen tone, ka thene Spartak Ngjela.

Emo, kur te hapni ate dosjen per 'dosjen ppu'  na beni nje ze se kemi edhe na nja dy llafe.. megjithese  "gjysma-gjel,gjysma -kapua"..

Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato të Migjenit, shohim se i pari ka njëfarë adhurimi mistik për të kaluarën, shpreh pakënaqësinë për realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do të sjellë diçka të mirë, i dyti nuk i kundërvihet realitetit, por përpiqet ta riparojë atë dhe të harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon të kaluarën dhe të tashmen në emër të së ardhmes, të cilën kërkon t'ia rrëmbejë me forcë kohës. Tregimi i Migjenit është satira e mprehtë e një poeti, që shpërthen me një protestë nga më të fuqishmet e letërsisë sonë të traditës. Ndaj, ndërsa Kuteli është një prozator i shquar, i talentuar i thellë, e Koliqi një prozator i kulturuar, Migjeni është novator. Ai vështroi thellë në shoqërinë e kohës dhe pasqyroi atë, duke e gjykuar dhe dënuar rreptë, në emër të një të ardhmeje më të bukur, pavarësisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni në prozë na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, për herë të parë në prozë shohim thelbin tragjik të botës shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmërinë problematike të poezisë sonë. Tregimi i tij, bashkë me atë të Kutelit, shënojnë një periudhë pjekurie të letërsisë sonë, sepse individi filloi të vështrohej gjithnjë e më gjerë në një raport të përcaktuar me jetën politiko-shoqërore.

-Jo vetëm në mendimin, por edhe në formën me të cilën e vesh mendimin Migjeni është më i përparuari nga të gjithë shkrimtarët shkodranë bashkëkohës, me tendencën e tij centripetale në lëmën e gjuhës shqipe. -Që të kuptohet madhështia e veprës së Migjenit, duhet së pari të njihen mirë rrethanat në të cilat shkroi e punoi Migjeni. Fare pak qenë të rinjtë të cilët që më 1935 u bënë ballë këtyre çorbaxhinjve në lëmin e letrave…të rinj si: Andrea Varfi, Petro Marko,Aleks Çaçi,Kristaq Tutulani, etj. të cilët na bënin pak fllad në atë zagushi mendore. Të tjerët qitnin në dritë xhinde. Kur luhej komedia e 25-vjetorit të indipendencës shqiptare në Tiranë, nja 75 poetastra shqiptare (midis tyre edhe Dh.Shuteriqi me pseudonym ''Shpati’’) i thurnin himne dinastisë së Zogut dhe ''mbarsnin malin''

Në gjinin e letrave shqipe Migjeni asht ma realist  se i gjithë “realizmi socialist” marrë së bashku, e çudia asht se ai mbërrin me e ba ketë gja pa qenë pjestar i asnji rryme apo partie politike

 

 

 

Sot, atë që mund ta bante Migjeni me artin e tij në vitet ’30, nuk mund ta bajë as edhe nji grusht shtetit. Kjo asht arsyeja që Migjenin e kanë frikë të gjithë, pse nji rruzë e kuqe e tija asht ma e fuqishme se tonelata bojë të zezë që derdhet çdo ditë mbi letër.

E me mendue se nuk kemi pasë gjatë këtyne 70 viteve edhe nji shkrimtar të vetëm që të ketë qenë revolucionar si Migjeni, e kur them “revolucionar” nuk kam parasysh as Revolucionin e Tetorit dhe as atë fashist të vitit 1922. Revolucionar domethanë i gatshëm me sakrifikue vetveten për nji ide, i gatshëm me jetue idenë për të cilën jepet edhe jeta.

Migjeni pat kuptue nevojën e urgjencës së ndryshimeve rranjësore në shoqninë shqiptare, dhe me forcën e artit të tij mbërrijti me i ba nji diagnozë të saktë gjendjes sonë, edhe pse zgjidhja e tij terapeutike parashikonte vdekjen e të sëmurit dhe lindjen e nji njeriu të ri.

Migjeni asht i papërshtatshëm për dogmatizmin e çfarëdolloj ngjyre, e këtë gja duhet ta kenë kuptue të parët ata që drejtonin seminarin ortodoks të Shën Joan Theologut në Monastir.
Ai nuk ka qenë kurrë as bolshevik e as komunist, por nietzschean (niçean), ai nuk donte me ndërrue nji regjim me nji tjetër tue iu afrue horizontalisht shelbimit (shpëtimit), nuk donte me u përkundë në andrrën e rrejshme të nji mesianizmi toksor, ai donte me shpërthye, donte me fitue qiellin e tokën së bashku e me e ndrrue këtë qiell e këtë tokë me nji tjetër, që ai ruente thellë në gjoks.

jo se Lasgush Poradeci, …, nuk është një poet shumë i mirë, por nuk ka dyshim se çdo juri profesionistësh do të vendoste Migjenin të parin. Pa u menduar gjatë., se Migjeni ka kurorën e mbretit të poezisë. Për të mund të thuhen fjalët që ka thënë Maksim Gorki për Eseninin se “ishte një organ i lindur për poezi”.

Vepra e tij nuk është thjesht një argument letrar për analizë, por një projekt politik, shoqëror, që mjerisht asnjëherë nuk u bë i dikujt e askush nuk pati guxim të përqafojë

Njerëzit që e kanë dashur dhe e duan, nuk kanë për ta besuar kurrë që ai ka qenë një mit apo perëndi. Kush e do me të vërtetë e do afër vetes, tokësor, të prekshëm pra

Temat sociale që Migjeni trajton janë therëse, sepse pena e tij është e mprehtë. Në poezinë e tij, seksualiteti që konsumohet në skamje kthehet në një monster.

Mjerimi kthehet në veprën e tij në nji antivlerë universale që bren njerzimin

 

 

 

Dhe per ta mbyllur :

Ai është thjesht Migjeni, i vetëmjaftueshëm për të qenë shkrimtar i madh shqiptar, një ndër më të shqetësuarit shkrimtarë evropianë të viteve ’30, që jetoi dhe punoi në një vend e në një kohë të vështirë, tragjizmi i së cilës vulosi veprën e tij.-(i.kadare)

Na u be Migjeni si Refiku i Shkodres, vec me fut njerezit ne sherr. smiley

Per pune artistiko-estetike nuk flas, por dy gjera them se i duhen njohur ne menyre te vecante Migjenit.

Si "zhaner" , letersia shqiptare ka qene nja 200-300 vjet mbrapa. Dhe ne Shqiperi ka nje "mish-mash" etapash ku ne te njejten periudhe (1920-1940) perzihen bashke klasicizmi, lirika, romaticizmi dhe realizmi. Nder te rrallet (per te mos thene i vetmi) qe del nga rrjeshti eshte Migjeni. 

Migjen nga stili eshte bashkekohes europian.

E dyta, per periudhen kur shkruante Migjeni, Shqiperia ishte nje vend ku letersia ideologjike ishte e nevojshme per te cuar para vendin, sepse ata ishin ajka e vetme e inteligjencies qe nuk ishin te lidhur materialisht me sistemin e prapambetur qe ishte ne ate kohe. Dhe Migjeni e ka kryer "detyren" e vet ne menyre te pakontestueshme  (ne kete pike perfshihet edhe N.Bulka e ndonje tjeter).

Migjeni iu rrin shqiptareve sikunder le perle ai porci

Migjeni eshte Bethoveni i shqiperise....ska kohe e shekuj ta uli poshte madheshtine e tij...

Inteligjence perzier me elegance dhe sensualutet,oh sa e vogel jam para teje o njeri i madh!

Loloto flm jo se ke thene ndonje gje vet smiley Por nje njeri me gjykim te shendoshe di te Zgjedhe ndermjet qindra e mijrave rreshta per Migjenin , me te spikaturen , per ta pare ate ne te VERTETEN e tij te MADHE

E dua Shqiperine dhe Shqiptarin ne Maja te Letersise Botrore .Si duket Kadare e kishte Lexuar Migjenin smiley

Arshi Pipa antikomunist ky

 "poezia e Migjenit nese nuk mund te quhet ma si nje toke virgjereshe, pret ende te studiohet e t'ekspolorohet ma mire. Migjeni asht ende i panjohun si duhet".

Jo po disa e akuzojne si majtist Migjenin!!  

paska shkruar Adrian Ndreca:

Ai nuk ka qenë kurrë as bolshevik

shume dakort

 

as komunist, por nietzschean (niçean)

Po kjo eshte nje oksimore!

 

pse ma keni heq komentin tem per emigrantin mer piskuriqa ju!!!!

Migjeni apo Lazgushi? ene Migjeni ene Lazgushi, te du jan madheshtor. megjithse te un peshorja mund te luje pak anej ka Llazari.

Kadare vetem per dy personazhe te darka e fundit e meriton gjith famen e vlersimin qe ka.

Gurameto i madh dhe Gurameto i vogel. Megjithse ato ishin secili ne pune te vet, per ma shum ishin dhe kolege, gjith njerzia here ngrinin te parin e ulnin te dytin, e her ngrinin te dytin e ulnin te parin. me duket se kemi semundje kombtare ne shqipot qe smunt ta vlersojm kurr dicka pa ja kundervu dickaje tjeter. 

Ismail Kadare ka shkruar nje liber te mire per te, Ardhja e Migjenit ne letersine shqiptare, ku flet edhe per Lasgush Poradecin dhe Fan Nolin.

Desha me thene qe une i du shume te dy. S'i ndaj dot as Lasgushin, as Migjenin. Per cdo here qe i lexoj, me kap nje si mallengjim e dritherime, qe pak lexime te tjera mund te ma japin. 

Migjeni me Lasgushin? Nuk ka fare kompeticion. Migjeni! 

Si krahasim midts te dyve ...

Migjeni eshte nje Rruge e gjere e veshtire plot shprese .E rreh mizerjen me grushta dhe shqelma , e peshtyn mizerjen dhe i ben thirrje  te ardhmes ,e parasheh ate , Qeshu  rini , se Bota asht e jotja !

Lasgushi eshte nje furrik , nje Oaz qetsie , ku robi do te mos marre asnje pergjegjesi per jeten por vetem te tjeret te punojne e kujdesen per te  dhe ai i vetmuarim madh , vetem te dashuroje e mallengjehet nen puhiza e kenge mjelmash qe mos ndryshofshin kurre !

Ne fakt te dyja jane atribute te Nierit dhe njera pa tjeteren nuk mundet me ekzistu .

Te tere pordhamanet me tere kuptimin e Fjales Injorante te Pacmuar ne Fushen e dijes e ca me teper te Letersise , kujtojne se Lartesohet Migjeni po te thuash qe  ate "nuk e mori dot komunizmi " Dhe ca me teper pordhamanet e mbetur nen ombrellen e of -af renkojne ne furrikun e  Lasgushit po aq madherishem sa te paret se edhe kete  "nuk e mori dot komunizmi "!!!!!!!!!!!!!!! 

Hapuni nje teme me Fashiste mbase ndihen Rehat me veten !

Per te nderuarin Stalker ...E kush asht ky me Nrec ? 

 

Ke te drejte o Oidriz, por problemi eshte se kur mori fund komunizmi si megapordhe, pse mos te pjerdhim akoma ne gjatesi vale te ndryshme dhe me madhesi te ndryshme? Pjerdhin poetet, pjerdhin edhe lexuesit, bota rrotullohet.

Une te vleresoj Heretik !

Tani , mbase dhe nuk te kuptoj mire sepse  une nuk jam i prroit psikik ne komunikim  ku Ju shquheni  , si perfaqesusi i vetem i zeshem dhe me cilesori ne kete Blog . Une konstatoj dhe nuk mund te them e ke mire apo keq ! Ai eshte stili Juaj ! Megjithate po e them si e kuptova komentin tuaj ne kete rast pasi ishte i adresuar per Migjenin !

 Pordhet e medha ose Megapordhet jane keto qe emertojne Komunizem pa u aplikuar ne asnje vend te Botes ..vecse tek poezite e Migjenit !!!!!  me analizat per te si "desh me e mor partizon komunizmi " ose "nuk e mori dot partizon komunizmi " smiley

Jam plotesisht dakort me mbylljen abstarksioniste Tuajen  ... Pordhet rrotullohen  sipas varianteve te Koheve te Pordheve smiley

Shkrimin e meposhtem e kam gjetur online dikur, ne vitin jo aq te larget 2007. Per fat te keq nuk e mora dot vesh kurre kush e kishte shkruar. Ndofta autori s’ka asnje lidhje me letersine por dhimbja njerezore qe ka ndjere e ka llahtarisur aq thelle, sa i eshte sublimuar per nje cast ne talent per te dhene me nje sinqeritet e thjeshtesi tronditese keto pak rradhe. Ndofta te gjithe e kemi kete potencial ne fund te shpirtit kur te verteten e dhimbshme e prekim me dore. Ndofta edhe Migjeni keshtu e ka marre penen per here te pare diku ne pazarin mesjetar te Shkodres apo Puken e harruar nga bota. Thone se e verteta e ben artin e madh dhe une e besoj. Prandaj edhe e duam Migjenin, edhe pas 75 vjetesh,per vertetesine e fjales se vet, per kurajon per ta zbuluar e per ta thene ate te vertete,per vuajtjen e tij para asaj te vertete, qe ndofta e shtyu edhe ajo per  ne varr aq te ri dhe per artin e rralle me te cilin na e jep.

E kisha ruajtur me fanatizem kete skice mjerimi dhe po e sjell sot si homazh per Migjenin nga nje anonim.

Falemnderit Emigrantit, edhe Mondes per prurjen tjeter,qe nuk harrojne te perkujtojne njerez te medhenj te artit si Migjeni , qe i japin dinjitet ketij vendi.

 

Kush pyeti pse ju pelqen Migjeni?

Migjeni solli Krishtin ne letersine shqipe, si asnje tjeter me pare, dhe neper vende te paimagjinuara se biri i perendise mund te fshihej. E nxorri nga kisha, nga altari ku flijohej pambarim dhe e vizatoi mbi flete te bardha, me vargje.

po po solli krishtin.... dhe c'te sjelle

-merren kete shtatore dhe dhurojani atij qe ka me pak merita... perendise klasike...-

 

flo, edhe Messi sa here ben gol, i ngre dy gishtat lart (why this doesnt sound as right as it should), dhe kthen koken nga qielli. Atij i takojne te gjitha meritat. 

Qeni qepen!!!! Zotni Filipe, versioni femnor, paska ndryshu qendrim. Tash fillon dhe reabilitimi lokal i Migjenit.

it was about time smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).