Behet fjale vetem per shkencat e natyres, informatika, pylltari ... dicka qe te themi jemi krenare.

27 Komente

ka qen, me e zgjedhura, per nja ca kohe juridiku. sot di se esh ekonomiku.

p.s: peshku po jep frymen e fundit... smiley

Êshtë zbardhur thua, noton në cektinë dhe ujra të ndenjura smiley

po ne vere kshu esht tamam, avullon uji avullojn peshqit, nga dimri fillon dhe ngjallet muhabeti ktu

Shumica e fakulteteve janë të mira, por unë mendoj se duhen zgjedhur ato degë që nesër të ketë mundësi punësimi dhe ku ai që zgjedh mund të japë më të mirën. Shqiptarët i janë qepur juridikut si balta këpucës, Universiteti Bujqësor që degët e tij duhet të jenë prioritare është me pneumoni ( Vendi ynë është agraro-bujqësor ) Maturantët e rretheve në më të shumtën e rasteve janë dru fare, zgjedhin filozofinë dhe shkencat politike si trampoline ne të ardhmen e tyre siguruar nga prindrit. Ekonomiku është në krizë konkuruar padrejtësisht nga palo universitetet private..Shkencat ekzakte stë lenë në baltë mendoj unë, informatika dhe mbi të gjitha Universiteti Bujqësor me degët e tij, dikur ishte një o ''jam njësh'' smiley

Inxhinieri agronomike duke u specializuar per arroret, ullirin dhe kerpin. 

Belulo, dega me mire dhe e preferuar dikur ka qene Sfera e Qarkullimit te cilen e ka mbaruar edhe ylli i sotem i politikes shqiptare Ilir Meta. smiley

per ca ka mbaruar tamam Meta ne fakt?smiley. ok, pervec shkollen e Partise, meqe mbahej per i ri me perspektive...smiley

po "Peshkim ne pishine", ka mo..?smiley

nejse, termi rilindas, "Peshkezimi i Bujqesise".smiley, pershtatur nga effkey, mbetet i paaritshem..smiley

xhibi kerkoi sa plasi te drejte studimi ne seksollogji po nuk ja dhane. Si rezultat, emigroi dhe e kerkoi te drejten ne ameriqi

Jo o burre se o me konkurs tani.

Xhibi konkuroi po nuk fitoi. Biles as me shtesat nuk u fut dot. smiley

heee, shikon ti.. tani e kuptova pse xhibi qenkesh i persekutuar ne kohen diktatures.... po gjembi?smiley

pak a shume per te njejtat arsye dhe gjembi. Kjo nuk mund te pranonte nje liri gjysmake.
Per me teper, duhet pas parasysh se gjembi ishte shume liberale dhe promovonte lidhje te shumfishta njekohsisht. Shkurt muhabeti, gjeti tenxherja kazanin

Me sa di, inxhinjeret qe vijne nga Shqiperia, infermieret, mesuesit , ekonomistet, kimistet dhe disa qe spo me kujtohen , jane shume te pregatitur dhe kane gjetur pune po me zanatin e tyre , sepse ne fakt jane dhe zanate qe kerkohen shume ketu ( sidomos inxhinjeret dhe infermieret paguhen shume )

Pra shkolla nga Universiteti shteteror ( jo privat) te ben te jesh krenar sepse te njihen shume kredite  nqs do te vazhdosh per me lart , ose te ndihmon te gjesh pune me shpejt nqs ke punuar disa vjet

dmth si perfundim inxhineria apo jo.. e ndertimit sigurisht smiley

Rendesi ka te kete lidhje me lapsin dhe librin bosh smiley

per t'u mundu me ju pergjigj pytjes seriozisht:
se ku eshte me mire varet n'radhe te pare nga prirja e vet robit, n'radhe te dyte nqse e ka nda mendjen (i) me nejt ne Shqypnie ose (ii) jo dhe nqse (i), ath. shif sektoret qe mendohen se do kene perparsi (dhe pare). Inxhinieria minerare ose e naftes, (tani qe Arti ndrroi mendje dhe solli dhe TAP-in) ose agro-ushqimore (kimi biollogjike etj), nis nga perparsite qe i ka ne program PS ose, n'rast (ii), shif per ku ke nda mendjen. Psh US i rifreskon shpesh te dhenat mbi kerkesen ne tregun e punes dhe kush jane me te favorizumet e momentit.
Kshu, ka dhe radhe te trete e te katert po mu vec kto po m'bijn ne mend per momentin

ska dege t'mire

jane te gjitha i mut i madh

mo mir shif ta martosh cunin/gocen me nonji me leke ene bi rahat

Ti thua te martohesh me belane, qe gjithe jeten ta kujtoi?

Po ata qe jane martuar me te varfer si i behet halli? smiley

Qyqa , me t'ran goca me nje koklope qe ka be pare me vrasje dhe pislliqe , do flesh rehat thu ?

Kam nje shoqe qe ka marr nje "parelli" se i Zot e di se ca paresh kane se apartamentin nuk  e kane me emrin e tyre dhe  jetojne ne Edinburgh , po shet mend bleva kto  syze 500 euro, bleva makine te fundit , bla bla bla ...dhe si perfundim ka filluar t'e qahet se nuk po shkojne mire dhe ka ber gabim qe eshte martu prej hallit !

Me duket se u hallakatem kot  smiley   , se pyetja eshte c'fare dege ne universitet ha buke sot ose na ben krenare kudo qe jemi ?

Mjekesia... mundesi marramendese per korrupsion, e ne rast se ajo nuk ju intereson, te pakten shpetoni jet njerezish.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).