Kompania italiane IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin Ora News, ka publikuar mbrëmë sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe në këtë sondazh, në rang kombëtar janë intervistuar me telefon 1 mijë qytetarë. Sipas këtij sondazhi, në rang kombëtar koalicioni i majtë merr 50% të votave, ndërsa koalicioni i djathtë merr 43% të votave. Marzhi i gabimit është llogaritur 2.5%. Kompania ka realizuar edhe një sondazh të veçantë për qarkun e Fierit, në të cilin, sipas IPR opozita merr 10 mandate, ndërsa e djathta 6 mandate. [MAPO]

42 Komente

E majta partia e Edit me Dule grekun....

Me Dule grekun ti ke bashku votat i here ni kohe,me i dhan Himaren,te kujtohet?Tash qe kane maru pune me Trojen,akejt, Himares i'a kane vu synin.smiley

PO ne gazete sikur se paska Cili kete. Sa heret qeke ngrit me blendo smiley

Kishte bo gazeta Koha Jone nje sondazh me punonjesit e vet dhe te TV Klan , kishte fitu e Djathta me 97 % .

smiley
Po demnonstron shenja frike,do me i mush menjen vetes se sondazhi s'eshte i vertete. smiley

Shenja frike ? Po jo me dhe mund te jete i vertete por eshte njelloj sikur une me pyet veten time 1 mije here se per ke do votoj , ne kete menyre me del e djathta 100 %   smiley

mire mire,po jane do pune te ngatrrume,jo subkoshi,jo Frojdi e m'the e te thashe, qe s'di me i ftillu tamam,qe m'bani me menu se ke frike.smiley

Me ler tani se po nigjoj muzike , nuk te nep gja politika smiley

sultans of swing-un tan jam tu nigju dhe une,at pjesen me kitare nga mesi e mrapa e kthej 15 here smiley

Pse me duket si ky sondazhi mu Brado, me 7 % diference prap si ne 2009 smiley

 

Sondazhi i "Zogby": PD, 30%. PS, 37%

ZGJEDHJET/ Kompania prestigjioze, e komisionuar nga "Top Channel", publikon rezultatet e janarit. Renditja e partive të tjera, sipas përqindjeve

Dardan Malaj - Gazeta Shqip

Partia Socialiste do të dilte fituese e zgjedhjeve parlamentare, nëse ato do të mbaheshin në muajin janar. Ky ishte rezultati i publikuar dje nga agjencia e njohur "Zogby International" dhe "Top Channel". Faqja e parë e sondazhit tregon se 82% e personave të anketuar, pyetjes nëse do të shkojnë apo jo drejt kutive të votimit, i janë përgjigjur pozitivisht. Kundër kësaj pyetjeje i janë përgjigjur 19% e të anketuarve nga "Zogby International". Të pyetur se për cilën parti do të pranonin të votonin nëse do t‘u kërkohej të shpreheshin në janar, 37% zgjedhin Partinë Socialiste, ndërsa 30% e tyre kanë preferuar të zgjedhin Partinë Demokratike, që aktualisht qeveris vendin. Sakaq, 5% kanë zgjedhur Lëvizjen Socialiste për Integrim, të drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta. 19% e të anketuarve kanë thënë se ende nuk janë të vendosur se për cilën forcë politike duhet të votojnë dhe 4% refuzojnë të përgjigjen. Tri parti të tjera të vogla arrijnë të marrin vetëm nga 1 për qind të votave, përkatësisht PR, PDK dhe PBDNJ. Rezulton se përqindja e të intervistuarve që janë të pavendosur për kë do të votojnë, është relativisht e lartë. Nëse shikohen të gjitha shifrat, masa prej 19% e të pavendosurve mund të lëvizë ekuilibrat e sondazhit. Pyetjes se sa e preferojnë një parti politike, në rastin e Partisë Demokratike 54% kanë mendim pozitiv, 38% negativ dhe 8% të pavendosur. Sa i takon Partisë Socialiste, 62% shprehin një mendim pozitiv, 28% reagojnë negativisht dhe 10% nuk janë të sigurt. Po sipas rezultateve të sondazhit të publikuar në "Top Channel", një masë prej 51% të të anketuarve kanë vendosur tashmë se për kë do të votojnë, 29% duket se shfaqin prirjet e tyre, 11% ende nuk kanë vendosur për votën dhe 10% nuk e dinë se kë të zgjedhin. 

Po se mos po kane gje tjeter ne dore , sondazhe te bejne tere diten prape nuk e gjejne dot se si dalin votat per ne, merre me mend , keta llogarisin Tiranen 16 me 16 , kete rezultat ne e kemi pas qe kur ishte Rama Kryetar Bashkie ,pse keshtu , nuk paska punu Lul Basha per tre deputete plus ketu e dy vjet ? Une jam 100 % i sigurte qe Po !

Pastaj, dhe dicka tjeter para 2 javesh e nxirrte me 4% para, sot me 7 pse mer car u bo ketu. Radhen e kaluar marzhi gabimit ishte  + -2.5% kete here 3.2 ajde merre vesh. Me duket sikur ky tipi kalon nje here nga Zaloshnja para se te shkoje te Ilva Tare

PS-ja, mbështetje më të madhe tek ortodoksit, PD-ja tek katolikët. Myslimanët të balancuar.

 

 

bir nona vet ... sa mire na i dine te huajt ndarjet e problemet e gjithe ato gjone te tjera per te cilat ne as nuk ja kemi idene fare mer zot ! smiley

Gabim ajo lloj gjuhe, sidomos kur flasim per fene, sduhet me u ngaterru gjojnat. Ketu jam me ty nemesis, megjithese te paret e mij jane pushkatuar me gjyq apo gjyq nga komunistet ska lidhje me fene. Une di fshatra te tere ortodoks  ne jug qe mbeshtesin PD, ashtu sic ka fshatra ne mirdite katolike qe mbeshtesin PD. Ky muhabeti fese eshte kot fare

postu gabim ...

 

Per mendimin tim shkrimi nuk me tha ndonje gje te re !

Une e kisha fjalen se bota po perpiqet te na percaje ne fe dicka e njohur, por kane filluar dhe me metoda te reja si komunist apo sekretar partie apo malok apo gjuderr apo tosk apo geg bile duke perdorur dhe krahinat!

Dhe dikca dua te theksoj se nuk eshte dhe aq "rastesi" apo "dashuri" per klerin orthodoks qe greku janulla te tolerohet aq shume nga disa segmente te politikes shqiptare.

E ardhmja do na tregoj shume gjera ...!

E filluan si te balancuar keta te IRP marketing, tani dolen "bllof fare". Pikenisja ishte kur te nesermen e debatit per "Meten Kryeminister te ardhshem", na del LSI-ja me 3 deputete ne Tirane dhe me 6.5% ne nivel kombetar.

Tani "konfirmon" fitoren e opozites, edhe pse marzhi i gabimit rritet nga sondazhi ne sondazh megjithese data e zgjedhjeve afron ... çudi.

Edhe ato "sms konfidenciale" te Rames dje (18 deputete ne Tirane pretendon ky), dhe sms "konfidenciale" te Metes sot, duket sikur kane qene ne sinkron te plote me kete sondazh.

Ne qarkun e Fierit e djathta do marri mendatin e 7. 90 % e sigurte.

Keq me vjen qe media te tjera nuk kane "porositur" sondazhe... na mungojne sondazhet e TCH me ndonje Zogby apo ato te Gani Bobit smiley

Per mendimin tim shkrimi nuk me tha ndonje gje te re !

Une e kisha fjalen se bota po perpiqet te na percaje ne fe dicka e njohur, por kane filluar dhe me metoda te reja si komunist apo sekretar partie apo malok apo gjuderr apo tosk apo geg bile duke perdorur dhe krahinat!

Dhe dikca dua te theksoj se nuk eshte dhe aq "rastesi" apo "dashuri" per klerin orthodoks qe greku janulla te tolerohet aq shume nga disa segmente te politikes shqiptare.

E ardhmja do na tregoj shume gjera ...!

iku dhe berisha me se fundi!!!!! ku do haje lukunia tashti....o po do zbrazen ambasadat njehere e do na dalin me lulkuqe te gjithe kto hajnit

Une s'po kuptoj fare keta te PD. Shume po vonohen per te bere publike ca skandale te tmerrshme te Edvin Kq Rames. Vete na thane para ca kohesh qe prisni pak se keni per te degjuar gjera shume te renda. Kush e di ku u fle lepuri ?

Prandaj shtohen aq shume lepujt. S'qenka kot ajo shprehja ...nje stan me lepuj...

IPR-ja nuk e ka per here te pare; zbuloni sondazhet e kaluara dhe kuptohen vetvetiu keta te sotmit smiley

 

Sondazhez e IPR ne 2009 ishin te vetmet sondazhe te sakta

Fryke kam se del barazim dhe kesaj here ... dhe hec duro LSI prape edhe 4 vjet ...

në perceptimin tim të gjitha sondazhet që do bëhen si nga njëri kah edhe nga tjetri do të jenë çiik fare po cik far etë manpuluar.
siç e kam thënë sondazhet në Shqipëri janë një mjet manipulimi i opinionit publik.

FRD ka me marr kater depudete ne Tirone.Po keta te sondazheve  nuk folin se jan te pagume.Qenat

Po mori nje te vetem Bamiri e ka fituar betejen me konen e beogradid...

me konen e beogradid

Te thoshe me "konen e washingtonit" edhe e besoja!

Vizat me US premtimi per 2017 ! E ka rrugulluar punen me te medhnjte xhanani, ca Arvizu, e ka mire me Kerrin dhe Moore ky

kot lodheni ju

Hahahahahaha, e ka rregualluar punen me te medhenjte, sdi cte them jeni per gjynah apo te cmendur. Po ja u le ju zgjedhjen.

sondazhet duhen pa ditet e fundit para zgjedhjeve. me nji fjale nji jave para merret vesh. edhe pse ky muhabet eshte morr vesh me kohe qe PD do ikum po hajd mo po themi qe duhet edhe nje jave kohe

Kesaj rradhe fiton Edi Rama. Shpresojme t'i dali me shume per mire se sa per keq kjo zgjedhje popullit. Il popolo albanese.

Te tjerat, si e qysh e tek, i diskutojme pas zgjedhjeve.

lefti , perpetum moblile, ouu, 

dhe e dyta, po Lulja qe do celi ne krye te trungut te vjeter te PD-se , sikur na premtoi ne qytetareve qe ishim te paret para tij, se nuk do perzihej me politike.e Left, si thu, apo gjithcka eshte right?

o Gjergji ishNgjala, që e nxorre tani...

kapi pak ato përqindjet e sondazhit të BW e na i sill në mandate, rreth pas rrethi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).