ROMANCË  KRISHTLINDJEJE

Evgjeni Rejnit, me dashuri.

 

Lundron në mall e pashpjegueshme

ndërmjet qerpiç – brengëmadhit

ani’ e natës e pashueshme

nga kopshti i Aleksandrit,

në trëndafil të verdhë vret,

çnjerëzor natës një fanar,

mbi kry’ të dashurish të vet,

mbi kalimtarë.

 

Lundron në mall i pashpjegueshëm

një kor i pirë bletësh, xurxull.

Në pikë të natës pikëllueshëm

i huaji shkrep foto turbull,

edhe largohet në Ordink

taksia plot me të sëmurë,

vdektarë e vila n’përqafim

qëndrojnë qafuar.

 

Lundron në mall i pashpjegueshëm

këngëtar’ i trishtë qytetit humbur,

rri në stola gjys-ndriçueshëm

fshesar’ i trishtë fytyrërrumbull.

Dhe nxiton rrugës pa u dukur

ashik’ i vjetër dhe i nurshëm.

Karvani me dasmorë të bukur

lundron në mall i pashpjegueshëm.

 

Lundron në terr që lumit tej

notari fatit i dërrmuar,

përsjellin fjalë do hebrej

në shkallë të verdha, të trishtuar,

dhe prej dashnisë gjer te mërzia

prag Vitit t’Ri, së dielës pranë,

lundron e regjur dashuria,

lundron në brengë të saj pa anë.

 

Lundron në sy e ftohta natë,

dëborën për vagonësh shfryn,

erë e ngrirë, erë e thatë

duart me të kuqe ngjyen,

dhe pikon zjarrthesh mbrëmësorë,

dhe ëmbëlsi hallvaja çon,

një byrek nate kërshëndellor

mbi ne flatron.

 

Viti yt i Ri në zi dhe blu -

një valë mes detit qytetar

lundron në mall krejt kuturu,

si t’niste jeta për së parë,

sikur lavdi e dritë do ketë,

bukë boll e ditë e mbarë,

sikur djathtas tundet kjo jetë,

krejt majtas shkarë.

 

21 dhjetor 1961

 

 

POTHUAJ ELEGJI

Në ditë të ra përjetuar kam qëmoti

Shiun e ftohtë nën kolonadën e Berxhit.

Dhe ma thosh mendja se kjo është dhuratë Zoti.

Gjasë ka të mos kem gabuar. Se kam qenë de,

Dhe unë dikur i lumtur. Gjëlloja peng

tek engjëjt. Ngjaja me vurkollakët.

Një perrie i ngreha rreng,

si Jakovi, nësa zbriste shkallët

e sheshit para fasadës.

Se ku firasi ajo ashtu,

përgjithmonë. U fsheh. Megjithatë,

kundroj dritares dhe, si shkruaj “ku”,

as pikëpyetje nuk vë.

Para meje – kopshti. Shtator tani gjithkah.

Një bubullimë e largët veshët t’i shtupos.

Në gjethnajën e dendur dardhët e mëdha, -

varen si aletet e mashkullit përposh.

Dhe veç rrebeshi ka kohë që më fle kresë,

si në kuzhinën e farefisit të largët – neqez,

veshi im lë t’i kalojë kjo kohë:

muzikën jo ende, zhurmën jo se jo.

 

Vjeshtë, 1968

 

*  *  *

Zoti nuk banon qosheve në fshat

siç mendojnë hokatarët, po gjithkund.

Ai çatitë dhe enët shenjtëron sa mund

dhe drejt i gjysmon dyert për kanatë.

Në fshat është mes bollëkut. Në vorbë

të shtunave zjen groshë dhe në zjarr,

brafllon befas ndër flakë të fortë

dhe syrin ma shkel si dëshmitar.

Ai gardhe ngre, dhe vajzën për grua

ia ep rojës së pyllit. Për gallatë

gjahtarit të patave në gëzhua

ia qet plumbin huq e të ngadaltë.

 

Mund pra, t’i vëresh mundësi të tilla

vjeshtës fërshëllimat kur buisin,

dhe vetëm kjo, ndër shumë mrekullira, -

e kapshme është në fshat për ateistin.

 

1964

 

LETRA MIKUT ROMAK

(Nga Marciali)

____________

Tashmë fryn dhe dallgët ngrihen me tallaze.

Dhe gjithçka ndryshon këtu në prag të vjeshtës.

Ky ndrrim ngjyrash, more Postum, është mbase

nga gjithë veshjet e mikeshës më se prekës.

 

Të zbavit femra gjer në një farë caku -

për brryle e gjunjë mandej të grin bezdia.

Ah, ç’gëzim jashtë kurmi: aty së paku

nuk të prek as përqafimi, as tradhtia..

____________

Po t’i nis me postë, Postum, këto libra.

Ç’kemi andej? Të shtrojnë butë? Fle beterr?

Ç’bën Cezari? Me se merret? Me intriga?

Sigurisht, me intriga, grykësi dhe sherr.

 

Ku unë prehem veç kandili kopshtit ndrin.

Pa mikesha, shërbëtorë, pa të njohur.

Mes të dobëtish dhe të fortësh sall pipëtin

paqësorja zhuzhimë kandrrash e përsosur.

____________

Këtu prehet një tregtar prej Azie.

Ish i zoti, punëmadh, s’ta zinte syu.

I ra shpejt: ethet. Për punë tregtie

lundroi, dhe jo të vdiste rrezikziu.

 

Bri tij – kuarci t’ashpër – një legjionar.

Perandorisë ndër beteja nam i dha.

Shkoi plak. Vrarë mund ta kishin mija herë!

As në këto gjëra, mor Postum, rregull s’ka.

____________

Troç ta themi, Postum vëlla, pulën zog s’ma ke.

Por po pate trutë e pulës t’gjet qameti.

Po t’më binte n’perandori të kisha lê,

larg do rroja, visesh shurdhe, buzë deti.

 

Larg më mirë nga çdo Çezar e çdo tufan.

Pa nguti e frikë që të bën sahanlëpirës.

Gjithë regjentët thua se hajdutër janë?

Po më mirë besa hajdutë, se gjakpirës.

_____________

Këtë rrebesh me ty po e kaloj, heterë,

jam dakord, po le t’i biem ujdisë:

t’i marrësh sestercë kurmit që të ka mbështjellë

njësoj është si t’i heqësh furgjat çatisë.

 

Më thua se pikoj? Po pellgun ku ma ke?

Nuk prishem që të lë pellgje asisoje.

Ja do gjesh për vete ndonjë burrë dhe le

të ta fusë pikën ai përnën shtroje.

________________

Eh, e hëngrëm përgjysmë torbën tashmë.

Siç më tha para taverne një skllav plak:

“Tek hedhim sytë pas: rrënoja dhe asgjë”.

Mendim tepër barbar, porse jepi hak.

 

Qeshë në male. Për një tufë lulesh blu.

Kërkoj një vazo të madhe, në ujë t’i fut…

Ç’bëhet në Libi, more Postum, apo ku?

A thua gjer më sot ende atje ka luftë?

___________

Motra e regjentit, Postum, të ka rënë në vesh?

E hajthme, po me shalë të kolme-llokum.

Me të bile ti fjete… S’ka pak u bë priftneshë.

Priftneshë dhe flet me Zotin, mor Postum.

 

 

Duku për një çap bukë, një gotë venë.

Të na sjellësh habere prej andej nga vjen.

Kopshtit për nën qiell do shtrojmë të flemë, -

emra yjësish plot do të të them.

___________

Yt mik që desh, Postum, mbledhje, shumëzime,

tash shpejti borxh të vjetër zbritjeve u ka.

Poshtë nënkresës mblidhi ndoca pak kursime.

Sa për varrim dalin, s’janë kushedi sa.

 

Shalo pelën tënde korb të zezë dhe bjer

te heterat n’shpi, ku ndan qyteti cakun.

Jepua pra, hakun për çka m’deshën njëherë

që po për atë shkak, të vajtojnë hakun.

______________

Blerim’ i dafinës në ngjethje ka shkuar.

Frëngjia e pluhurt, dera hapur rri.

Një shtrat i braktisur, tryez’ e shkretuar.

Pëlhura nën diell mesdite u ngi.

 

Ndanë gjirit buçitës, pishat – gardh i vrarë.

Zgrip shkëmbit nën erë një jaht po pisket.

Plini Plak po rri stolave të tharë.

Mbi krip qiparisash një çoçërr rrëshqet.

 

1972

 

 

ODISEA TELEMAKUT

Telemaku im,

lufta e Trojës

mbaroi. Kush e fitoi – nuk më kujtohet.

Më ngjan se grekët: Aq të vdekur

flakur jashtë shtëpive, vetëm grekët bëjnë

të tilla gjëma. Po rruga e kthimit

si shumë e gjatë më duket,

a thua se Poseidoni, ndërsa ne humbnim

kohën atje, zgjeronte hapësirën këtej.

Nuk e di ku gjendem e ç’më pret

përpara. Njëfarë ishulli i pistë,

shkurre, ngrehina, bulurima derrash,

një kopsht i harlisur, një biçim mbretëreshe,

barishte e gurë… Telemak i shtrenjtë,

gjithë ishujt ngjajnë me njëri-tjetrin,

kur udhëton kaq gjatë, dhe trutë

të bëhen dhallë duke numëruar dallgët,

syri, lëbyrur horizontesh, qan,

dhe mishi i kalbur ujërash ta topit dëgjimin.

Nuk më kujtohet qysh mbaroi lufta,

as sa vjeç ke mbushur, nuk më bie në hatër.

 

Rritu, Telemaku im, burrnohu.

Veç hyjtë e dinë në piqemi sërish.

Ti tashmë nuk je më ajo foshnje,

të cilën njëheri e mbroja nga demat.

Të mos qe Pallamedi, do jetonim bashkë,

por, mbase kish të drejtë: pa mua

ty s’të kanoset kompleksi i Edipit,

dhe ëndrrat do t’i kesh virgjine, Telemak.

 

1972

 

NË KRAHINËN E LIQEJVE

Asokohe në vendin e dentistëve,

bijat e të cilëve marrin pas porosisë

veshje nga Londra, pincat e të cilëve

ngrenë lart Dhëmbin e Pjekurisë

në flamujt e askujt, fshehur gojës së vet

rrënojave më t’pastra se Parthenoni, unë -

kolonë e pestë, vëzhgues, spiun

i një civilizimi të kalbur – në jetë

profesor oratorie – gjalloja

në kolegjin ndanë liqenit të Presnjës

ku nga buzëqumështit e atjeshëm

qeshë thirrur vidat t’u shtrëngoja.

 

Asokohe gjithçka pata shkruar

çonte pashmangësisht në retiçencë.

Bija pa u zhveshur, i dërrmuar

në çarçafë. Dhe nëse ndër netë

tavanit lypja yllin të më shfaqej,

ai, nën ligjësitë e djegies në natyrë -

rridhte mbi nënkresë nëpër faqe

më shpejt se t’kisha gjetur një dëshirë.

 

1972

 

*  *  *

Veç hiri e di ç’do të thotë të digjesh plojë.

Por, para tek shoh si miop, e them prapë:

jo gjithçka e merr era, se dhe fshesa sado t’i shkojë

oborrit, prore diçka s’do të kapë.

Ne, si duqe cigaresh pështyrë e shkelur në hije

qoshesh, nën stola, ku rrezja furet ndër mure,

do zhgërryhemi përqafe me llucë e lloj-lloj ndyrësie,

tek ditët numërojmë në humus, llum e shtresa kulture.

gojëhapur si buf arkeologu lopatkën do ngulë e do vjellë;

por zbulimi i tij do trandë botën mes dritash,

si pasion i groposur tokës përthellë,

si variant i kundërt piramidash.

“Kërma!” – me dorë në bark do shfryjë ai,

po prej nesh do jetë larg sa dhe toka prej shpesëve,

sepse kërmat janë liri prej qelizave, liri

prej së tërës: apoteoza të pjesëve.

 

1986

 

*   *   *

Ajo vesh çorapet, saora çatis vjeshta;

Një shi i dendur kërpi bie përreth:

Sa ç’luajnë menç prej lisë asfaltet e sheshta –

Aq fundi është i gjatë dhe taka e mprehtë.

Veç dy kolonave të strukura u vjen zor

Të zbardhin. Portiku cullak u mvesh.

Me ty në mungesë një verë Zoti u bor,

Një verë pa ty, ngado që ta kthesh.

Në gjegjet fëshfërimë – jehu i ikjes ësht’ tashmë

I luftëtarëve falmur-rënë, pa rëndësi se nga.

Tastet që presin bemolin, duket nga kyçet, teksa

Kërcasin kërcet – vetveten s’njohin më.

Nga frëngjia ajri i detit u shemb si suva –

Andej nga s’pipëtiu absolutisht asgjë.

 

17 shtator 1993

 

*   *   *

Në kafaz u mbylla në vend të bishës së tërbuar,

ngula shortin dhe grahmën me gozhdë në barakë,

luajta kumar, buzë detit kam jetuar

dhe drekuar kam s’di me ç’dreqin me frak.

Hemisferën nga maja e akullnajës e pashë,

tre herë u fundosa, dy herë rashë i shkalluar.

Vendin që më ushqeu ika dhe e lashë.

Një qytet bëhen ata që më kanë harruar.

Brodha stepave me klithma hunësh në mendje,

duke besuar se do të kthehen në modë prapë.

Mbolla thekër, katramà shtrova lëmenjve

dhe nuk kam pirë vetëm ujë të thatë.

Me retinën e eskortës së korbave ndoqa ëndrrat e natës,

hëngra bukë mërgimi, kothere s’lashë prapa.

Tejzat i lashë gjithë tingujt të nxirrnin, përveç piskamës;

kalova në pëshpërimë. Të dyzetat i kapa.

Ç’të them tjetër për jetën? Që m’u duk tepër e gjatë.

S’kam tjetër, pos brengës, me kë hallet të qaj.

Por derisa gojën s’ma kanë mbyllur me baltë,

veçse mirënjohja do të kumbojë prej saj.

 

Përktheu: Agron Tufa

39 Komente

Bobobo cfare bastardimi!!! Po qe se lufton dhe komunizmin ky, keshtu sic ka perkthyer keto poezi, komunizmin e kemi dhe 1000 vjet mes tone. Dhe jo fantazem te drobitur, po me mish e kocka e shale te gjata si Rihanna. smiley

E hoqe komentin smiley Une s'e marova s'e lexuari, por ate xurxullin ma kapi syni dhe muve smiley 

E hoqa se nuk formatohej. Njehere tjeter.

Jozef Brodskit kur ia thane,

lidhi duart e zu vajne

 

s’të kty anoset kompleksi i Edipit,

dhe endrrat s'do ti kesh virgjine ,Telemak 

pa fjale !!

Zonja Elba, si eshte puna me keto "s’të kty anoset" dhe "s'do" qe nuk figurojne ne origjinal, eshte duke u talle kompiuteri yt me poezine, apo ja more doren me ne fund edhe ti te tallmes poetike gramatike peshkore post-moderne? 

jo jo , u mundova ta shkruaja se me pelqeu po me sa duket e pasken shkru gishtat dhe jo mendja , isha pergjumesh smiley

Ta tregoj un ty Frojdin mer jau, i cili ka thene: kur pergjumet koshienca, zgjohet subkoshienca, dhe fillon e behen lapsus frojdjane qe tregojne se si ngrejne krye deshirat e sub-it, te shtypura pa meshire prej kosh-it.

do muhabet ti , hajde spo ta prish , dhe ben mire qe na editon se nuk vazhdohet me keshtu smileysmiley

 

Per Romance Krishtlindje do flasim apo per elegjine smiley

Po nje muhabet kam un Elba (ne fakt edhe "ju" te njejtin muhabet beni, pavarsisht se me veshje tjeter), muhabet seksi, qe lidhet ngushte me muhabetin e politikes dhe fese. Ky eshte muhabeti, s'ka tjater: pa u zgjidh problemi i leshit te seksit, nuk zgjidhet problemi i politikes se leshit, aq me teper leshit dixhital.

Lapsuset frojdiane i ke kryeveper fare, si gjithnje informacioni te vjen andej nga se pret. Ta them sinqerisht, BRAVO! Prej lapsusve tend prej emigranteje (Brodski e ka shkruar kete vjershen, shume e njohur dhe e analizuar, ne momentin kur po ikte prej Rusise), u frymzova per t'i bere psikoanalize Brodskit, biles vete Odisese qe nuku ishte ne rregull nga trute e krese. E si mund te jesh ne rregull nga trute kur braktis vendin tend per hir te signora Bertinit qe i ka shkrepur ne koke tu mejk the seks me nje katunar Troje, porcha troia? 

Llogjika qe perdor ketu ne PPU eshte si ketchap i thartuar siper qofteve ose hot dogs , fatmiresisht nuk e perdor ketchup. mund te vazhdosh ta perdoresh smiley . Po te jesh i tille dhe jasht kesaj bote ku jemi ketu , i beke shume dem njerezve. Nderro mendje , nuk eshte kurre vone to see the light dhe te sfidosh erresiren.

Logjiken shko e ja kerko Helen of Troj, se ajo eshte simboli logjik i sherrit politik dhe nacional, shershe la fam! Ketchapi i thartuar, qoftet, hot dogs, kokoshkat etj jane gjethi i fikut qe mbulon problemin Helen of Troj. Prandaj jetojme ne kohe speciale, qe Helen of Troj tani e zbulojme, biles bejme edhe paraqitje anatomike eksituese ku i duken edhe si i ka zorret. Le te ankohen sa te duan feministet per shfrytzimin e trupit te femres nga nje shoqeri mashkullore duke protestuar te zhveshura lakuriq, pa gjethe fiku.  

 ka lezet mendimi yt konciz, nuk le vend per debat . po perse i hap nanim vetes mor i zi smiley

Kjo e pas 93 si ballafaquese duket smiley  Si e paska perkthy TUFA keshtu ....

Asokohe gjithçka pata shkruar

çonte pashmangësisht në retiçencë... sikur lexoj filosofine e Lermontovit . Por me sakta eshte qe duhet te'rritesh " me kete kulture ti kuptosh per ku e ke e kane .Keshtu thjesht drejt kane nje  si ne te "erret " .Po hajt ti themi Tufes ne fjale te gjetura nuku keq !

ShKrimin/perkthimin  nga Krimi e ndan nje "sh".Kur syte arriten tek byreku,  mu trazua stomaku.Po ne origjinal, mos eshte lakror ose petanik? he Heretik, ckoqite njecike kete pune si me i brendshem qe je kur u ngjiz lundra e dashurise.

Cer i brendshem jam un bre, un jam "jashte shtetit", bile edhe kur kam qene brenda shtetit, jashte kam qene, sepse nemos profetas in patrias, ose ne variantin frojdist: "njeriu eshte i huaj ne shtepine e tij". Ne fakt ky eshte rezultati i tere ketyre ulikseve pa fund qe nuk ka mbet poet e shkrimtar pa i kenduar, edhe ulur ne divan prej kadifeje, duke kruajtur hunden e duke gjuajtur miza.

Diskutimin e pafund nese humbet poezia gjate perkthimit, ose ja vlen te perkthehet apo jo?, Brodskij e kaperxen me stil pele/vrap gomari me shprehjen:

“Poezia eshte perkthim. Perkthim te vertetash metafizike ne gjuhen tokesore”.

Ja kam munduar ta sqaroj kete pune tek Peshku, aha pune qe s'behej, dola rrobaqepes qe perkthen mbrapsht veshje te vjetra. Ne qoftese te kujtohet o katnar qyteti nje thirrje e lashte maloku majekrahu qe vinte nga hiçi kreshendo me efekt Dopler:

"..... allone, rrobe, kepuc t'vjetra, kush ka per t'shiiittt"

 

 

 

Dakort , eshte i vjeter diskutimi nese perkthimi eshte vlere e shtuar apo bjerrje vlerash te origjinalit.Eshte tamam si puna xhaketes, mire  thua, varet nga rrobashqepsi dhe tipi makines qepse.  Perkthimi patjeter do paguaje dhe "tvsh-ne"  e gjuhes tjeter . Por Tufa ne kete rast (Leter Telemakut) xhaketen firmato te Brodski-t  e ka kthyer  ne gune leshi per barinjte e Korabit.

Kur autori thote qarte e bukur:vetem greket do te linin aq te vdekur larg vendit te tyre, Tufa thote: aq te vdekur flakur prej shtepije.Brodski nuk flet gjekundi per  "gjema te tilla", por Tufa , e nxjerr nga xhepi i tij  "gjemen" dhe e vendos  ne xhepin e xhaketes te riqepur si nje shamicke zije.

Pastaj ne skene futen derrat (tama  si buaj)  qe bulurijne. Nje ishull i se keqes dhe nje bicim mbretereshe . Sa bukur tingellon per poetin : per nje ikanak, te gjithe ishujt kane nje fytyre. Kurse Tufa "uliksin" -simbolin e njeriut qe endet per vite e vite neper dete ne kerkim te rruges se humbur, e kthen ne nje person te lodhur , me trute dhalle, nga qe  ka "udhetuar pak gjate".

Dhe, pa shiko,  Tufa fut edhe Hyjte ne skene.Mungojne vetem  fyejt e Korabit. Ne kohen e luftes se Trojes  nuk ishte shfaqur  ende Hyu shpetimtar  por tokesoret qeveriseshin ne fatin e tyre nga Zotat e Olimpit.

Dhe problemi mbetet: Perkthimi do te jete nje RishKrim/Rikrijim apo Pershtatje. Risku eshte qe nga Rikrijim te kthehet ne Krim dhe Ndeshkim.

 

 

Odysseus to Telemachus My dear Telemachus,The Trojan War is over now; I don't recall who won it. The Greeks, no doubt, for only they would leaveso many dead so far from their own homeland. But still, my homeward way has proved too long. While we were wasting time there, old Poseidon, it almost seems, stretched and extended space. I don't know where I am or what this place can be. It would appear some filthy island, with bushes, buildings, and great grunting pigs. A garden choked with weeds; some queen or other. Grass and huge stones . . . Telemachus, my son! To a wanderer the faces of all islands resemble one another. And the mind trips, numbering waves; eyes, sore from sea horizons, run; and the flesh of water stuffs the ears. I can't remember how the war came out; even how old you are--I can't remember. Grow up, then, my Telemachus, grow strong. Only the gods know if we'll see each other again. You've long since ceased to be that babe before whom I reined in the plowing bullocks. Had it not been for Palamedes' trick we two would still be living in one household. But maybe he was right; away from me you are quite safe from all Oedipal passions, and your dreams, my Telemachus, are blameless. 

Maja maja e hipa hipa eshte e gjithe Shqypnia, kush eshte nga Korabi, kush Taraboshi, kush nga Tomorri (per shume vjet ashuret), kush nga Dajti (per shume vjete rakine e koçimares), por me i rendesishem eshte Guri, aty eshte i gjithe sekreti, kush hipen ne maje te Gurit qe te mbaje fjalime programatike, nje perzjerje alkolike e majes Athos me majen Porthos.

Il quarto e il quinto verso sono uno strano enigma:

Должно быть греки: столько мертвецов

вне дома бросить могут только греки...

(Credo i greci: tanti cadaveri

abbandonare fuor di casa possono solo i greci…).

Zubova sottolinea … come il sintagma «вне дома» (fuor di casa) indichi la mutata posizione nello spazio del poeta, in quanto anch’egli si trova ormai fuori della propria casa. … L’utilizzo del verbo «бросить» ha, per altro, un duplice significato che deve essere evidenziato: ‘abbandonare’, ma anche ‘gettare lontano da sé, scagliare lontano’. Nel primo caso si legge: i greci=i russi hanno abbandonato=lasciato al loro destino i cadaveri=gli estranei al regime, i reietti fuori di casa=fuori dal  sistema sociale. Nel secondo caso si legge: i greci=i sovietici hanno gettato lontano da sé=hanno espulso i cadaveri=le persone a loro contrarie e comunque ritenute pericolose fuori di casa=fuori dalla madre patria.

L’isola che Odisseo vede è «грязный» (sudicia), perché in essa ci sono molti porci, tanto che egli parla al figlio di «хруканье свиней» (grugniti di porci) come di un elemento denotativo. In generale, l’isola di questi versi suggerisce un’impressione di disordine e di confusione, sia con la vista che con l’udito; l’impressione richiama l’analogo stato d’animo dell’eroe stesso e, probabilmente, di Brodskij: confuso, triste, anche impaurito di fronte al repentino cambiamento delle sue coordinate esistenziali. L’uomo non riconosce più la vita che sta vivendo. Nell’Odisseo brodskiano c’è molto di più, ci sono paura e scoramento, un abbandono al fato, un’accettazione dell’impossibilità di mutare il corso degli eventi.

Plasa duke ju thone qe pa u be shef kuadri, nuk merr vesh gje nga poezia.

I versi seguenti trovano un riscontro nel peregrinare dell’eroe omerico:

Милый Телемак,

все острова похожи друг на друга,

когда так долгo странствyешь

(Caro Telemaco,

tutte le isole sono uguali l’una all’altra

quando così lungo è il peregrinare).

Odisseo, dopo aver lasciato le coste di Troia, incontra: l’isola Citera, il promontorio libico, l’isola dei Ciclopi, Eolia, la terra dei Lestrigoni, l’isola Eea, il fiume Oceano, il sacro bosco di Persefone, l’Ade, l’isola delle Sirene, Scilla e Cariddi, la Sicilia, l’isola Ogigia, l’isola di Drepane e infine Itaca. «Tutte le isole sono uguali l’una all’altra» vuole significare che l’assenza della patria, della città natia crea una sostanziale uguaglianza tra tutti gli altri luoghi che sono e saranno sempre luoghi di peregrinazione e di estraneità. La categoria spaziale una volta di più diviene esistenziale e la funzione geografica viene di fatto assolta dal tempo: «когда так долгo странствуешь» letteralmente va tradotto: ‘quando tanto a lungo viaggi’.

Lo smarrimento, la rassegnata accettazione del proprio destino di vagabondo, induce Odisseo a riconoscere la propria smemoratezza di fronte al figlio:

Не помню я, чем кончилась война,

и сколько лет тебе сейчас, не помню

(Io non ricordo, come sia finita la guerra,

né quanti anni tu abbia adesso, non ricordo).

 Non si tratta di incapacità di ricordare, di vecchiaia, di una mente annebbiata, Odisseo non lo ricorda per due motivi: la guerra di Troia è ormai avvenimento troppo lontano nel tempo e nello spazio e troppo altro egli e i suoi compagni hanno dovuto superare; la guerra di Troia è ormai senza importanza.

Me nje fjale: Porca Troia!!!

Venti anni dopo, nel 1993, Brodskij scrive la poesia Itaka (Itaca), che deve idealmente essere collegata a Odissej Telemaku; la prima strofe merita di essere citata integralmente:

Воротиться сюда через двадцать лет,

отыскать в пеcке босиком свой след.

И поднимет барбос лай на весь причал

не признаться, что рад, а что одичал.

(Tornare qui dopo venti anni,

 cercare nella sabbia l’impronta del proprio piede nudo.

Il cane leverà il suo latrato su tutta la banchina

non per confessare che è felice, ma inselvatichito).

La strofe è autoreferenziale, sono trascorsi venti anni da quando Brodskij è stato costretto ad abbandonare Leningrado, che nel 1991 è tornata a chiamarsi San Pietroburgo.

L’intertesto con l’Odissea è dichiarato, ma ogni elemento intertestuale appare qui rovesciato rispetto al testo originale: la vecchia nutrice è morta e non potrà riconoscere la cicatrice, non c’è agnizione; Penelope non la si può ritrovare da nessuna parte, poiché in realtà si è concessa a tutti; il figlio, ormai adulto, lo guarda con rimprovero e lo accusa di averlo abbandonato; colui che ritorna non è più in grado di parlare con coloro che sono rimasti:

И язык, на котором вокруг орут,

разбирать, похоже, напрасный труд

(E la lingua, nella quale urlano all’intorno,

identificarla sembra un’inutile impresa).

Heretik, paske hik "jashte shtetit" per plazh sot.Kujdes nga sirenat smiley

 

Telemak, o djale

Ndoshta keshtu e deshen Zotat

- jeta po me iken neper shale

mendja po me vjen rrotull

si nje sapllak* me dhalle

ca sirena magjepsese

e me kacuba te errta po me vijne verdalle.

 

Nuk e di ku dhe kur do pieqemi

ne Diell

ne Hell

apo ne Djall.

 

Por, ani, tani ti je rritur, je berre burre

Telemak, o djale

dhe ndoshta ka qene me mire per ty

pa pranine time

dhe cliruar nga kompleksi Edipit

te dy , me Penelopthin,

beni palle!

_____________

*sapllak e perdoret Zotrules, ku humbi ai djale? smiley

 

He per he pa fjale per kete poezine tende. Pres qe te komentoje Zonja Elba, sigurisht pergjumshem, ne mes-nate, me gishta, me sub, sepse Kosh-i na ka lene shendene qe vitin qe u mbyt Titaniku.

Flm per infon. dhe sidomos per kuptueshmerine e vargjeve:

 

(Credo i greci: tanti cadaveri

abbandonare fuor di casa possono solo i greci…).

Pjesa tjeter eshte e kuptueshme.Xhaketa e mr. Mitit eshte kthyer mbapsht nga tovarish Brodskij.Lufta eshte harruar, dhe shkaku i saj (a nuk duken absurde luftrat ne distancen kohore?) dhe heronjte e saj.Dhe Odiseu eshte harruar dhe kete e thote dhe xhaxha Homeri.Penelopi  kishte endur pelhuren e qefit sic ja kishte dash kokrra e qefit.Telemaku kishte lene pasurine ne kazino. Vetem qeni i mire Argos e mban mend te zotin e vet.Ja pra qeni besnik iKanunit. 

Dhjete vjete thanatos, dhjete vjet endje hedonistike neper ishujt e Eros-it.Keto jane dy brigjet e mes tyre rrjedh jeta.Dy kodrinat dhe lumi permidis , pra.

 

Spiritus, prej ketij diskutimi mu kujtu per turbull nje vjershe te F. Rreshpes me te njejten teme (Itaka) te lexuar ne gazete nga fillimet e demokracise. Me pat bere shume pershtypje, Brodskin pothuajse nuk e njihja fare atehere. Jam shume kurioz ta rilexoj perseri, nqs gjendet ne ndonje liber. Nese e ke per kollaj, pa u lodh fare nese e ke ne bibloteke personale, ta di per nder nese e hedh ketu. Tani me teper e kam per te bere krahasim me tovarishça qe po diskutojme, dhe per te pasuru temen.

Qe thu ti ky tovarshça qe ne nje fare menyre e mbyll me sukses (hahaha, sukseset gjithnje ne rritje) poezine e madhe ruse, eshte hebre si pune e Kafkes. Un ta pata thone tek tema e Para Ligjit te K. qe gjithe kunji eshte teologjik, me JezuSin. Aty tek Ligji nuk dukej e qarte, tani duket me e qarte se ku eshte kunji, vetem se prap paqartesohet muhabeti duke nxjerre para JezuSit dropullitin bizantin Odise, dmth Mbrapa Ligjit, para e mbrapa, kompletohet puna. Po ne fund te fundit sqarohet prap po te shoç qe mohonjet njeri, po ashtu mohet edhe tjetri, te gjithe rehat, oho qef o qef. Vetem se kam frike se nuk do te mbaroje mire kjo pune me kete stil.

Na kape edhe kete hebreun tjeter, Odise ziun qe zbarkoi e mbeti ne Trieste (ishalla na e perkthen Ana Hoksa):

Nella mia giovinezza ho navigato

lungo le coste dalmate. Isolotti
a fior d'onda emergevano, ove raro
un uccello sostava intento a prede,
coperti d'alghe, scivolosi, al sole 
belli come smeraldi. Quando l'alta
marea e la notte li annullava, vele 
sottovento sbandavano più al largo,
per fuggirne l'insidia. Oggi il mio regno 
è quella terra di nessuno. Il porto
accende ad altri i suoi lumi; me al largo 
sospinge ancora il non domato spirito,
e della vita il doloroso amore.

Umberto Saba, Ulisse. 

Per kete e ke fjalen t? Une kam lexuar dhe nje tjeter me motiv itake qe s'po me kujtohet.B.Londo? 

Diku-Kudo

 

Shi, ti fëmijë i vockël që qan prej mijëra vitesh

Për ditën tënde të pangushëlluar!

Shfaqet dhe zhduket itaka

Nën pasione vetëtimash.

 

Përditë më duhet të nxitoj drejt diçkaje që nuk është

Por nuk jam një odise i shpikur.

Eh itakën time e kam shpikur vetë

Se kam nevojë të domosdoshme për ishuj.

Më vështro me sytë prej uji

Te dritarja, fëmija lakuriq;

Bien itakat e legjendave

Pas bregut madhështor të vetmisë.

______________

Ketu e gjeta dhe ketu do gjesh nje foto fantastike te Reshpjes  

http://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=fr...

Falemneres Spiritus. Un maj men nje gje tjeter, me te ngjeshur si vargje dhe me brenda temes, por ose eshte faji i kujteses qe i rregullon sipas qefit te vet gjerat, ose Rreshpja ka bere edhe nje Itake tjeter me historike. Megjithate edhe kjo mire eshte, stil shqiptari, gjithsekushi Itake me vete. E ka te forte titullin qerratai: Diku-Kudo, paska problem me hapsiren, kurse Brodskij e ka me kohen. Shif keto dy vargjet poshte te Brodskit, me ngjisin shume, sidomos ne shqip:

a thua se Poseidoni, ndërsa ne humbnim

kohën atje, zgjeronte hapësirën këtej.

Une kisha parasysh kete te Londos.Kete mbaja mend.

ITAKA 

Itaka fle nen qiellin e shtatorit.
Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne.
Mua me merr malli per shtepine larg,
per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate 
ne Tirane.
Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen 
e legjendes!
Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte.
Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken
me te ngaterruara se radhet e trikos
se Penelopes.

Rruge, rruge, rruge...
Drejt lindjes, drejt perendimit,
drejt Jonit, drejt Egjeut.
Kohet vertet moderne jane
po fillin prape mund ta humbasesh
si ne shekullin e Odiseut.

Cila, pra me con ne Itaken time?
Cila fjale e qeteson gruan qe pret?
Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike,
larg nga Circet e shekullit te njezet!

Une kete rruge s'e humbas!
Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!

Te gjithe jemi nga pak Odise;
ne mos pacim Penelope,
nje Itake e kemi patjeter!

___________

Titulli i Itakes se Reshpjes e ka rrokur te gjithe universin.Kudo qe te jesh, diku do jesh patjeter dhe patjeter, kudo, domosdoshmerisht, do ta krijosh Itaken e iluzionit tend. Carpe diem thone te lashtet dhe keshtu bejne sot te leshtet.

Dy vargjet e Brodskit perle.  Ashtu duhet te kene menduar edhe emigrantet kur fluturonin mbi Atlantik e zbriten si Kolombet e rinj ne Boten e Re : ndersa ne humbnim kohen kot atje,hapsira e lirise zgjerohej ketej. Andej ketej, fuga di vita.

ka mundesi qe keto vjersha i ndjeri i ka shkruar kur ka mbetur keq per ndonje qindarke...

Brodskij. s'me intereson shume perkthimi. 

poezira qaramane smiley... sick and tired of them. 

Epo mire.  Mire u shkembefshim ne poezi qeshamane smiley.

jo, jo sme ke kuptuar fare smiley nejse

Eh mi Monde ti s'ke kuptuar Av, Av s'me ka kuptuar mua (megjithse jemi apo s'jemi ne nje linje, dmth vemi as'vemi, aty ne mes te linjes te kithet do jemi), sepse te gjithe luajne lojen femijnore duke treguar grushtin mbyllur: "gjeje çfar kam une ketu", une nuk po kuptoj veten time se çfar po them me keq se Brodskij qe ankohet ne vjershen e fundit qe se kuptoi gjithe Bashkimi Sovjetik: "ah, ç'shpirt i madh ra ketu", pastaj ne fund te vjershes thote: "Per derisa gojën s’ma kanë mbyllur me baltë,/veçse mirënjohja do të kumbojë prej saj", ai qetri thote: "mbyll gojen se ti nuk merr vesh nga lidhet gomari, tjetri akoma thote: "ti paske qene gomor fare, trap, un te dija çun per s'mari, mos me fol me goje, anallim loje, mos mu drejto me, nuk dua te bej muhabet me ty", ai tjetri thote: "mu be vone mua, e sigurte qe ne Fier fitojme ne, jo ju", tjetri i pergjigjet hazer xhevap: "kush mer ju, ne mer ne kemi per t'ju a ça ballin juve, 98% ne Shkoder".

Ndersa i gjithe njerzimi Monda i ankohet çensor Svoboda-es: "C'pate qe me hoqe komentin ku sapo hodha poshte teorine e Ajnshtajnit!".

Per nje perkthim ndryshe ketu (flm finis) 

 

Vetëm hiri e di ç’do të thotë të shkrumbohesh prej zjarrit

Por dhe unë do dëshmoj vështrimpakët duke parë përreth

jo gjithçka, jo gjithçka rrëzuar prej erës, fshesa

duke zgjatur krahun e saj mbi oborr, do ta mbledhë.

Ne do të mbetemi: bishta cigaresh të shkelura, përshtyrë nën këmbët

e stolave, në qoshkun ku rrezja s’arriti dot kurrë.

Dhe, të rrokur me baltën, do shtrihemi, për t’u kthyer prej ditëve

në hiç, në hedhurina, në shtresë kulture.

Tungjatjeta miq!Mua personalisht me duken perkthime korrekte biles i shijova me kenaqesi  vjershat.Natyrisht qe perkthimet jane  gjithmone me te mete si puna e sahateve qe nuk tregojne te njejten ore  te gjitha njekohesisht,keshtu jane edhe perkthimet.Por une do tju besdis dukre ju "servirur"ketu dicka te "gateshme""sade"shqip nga "kuzhina "e gatimit tim te poezise.Do te me interesonte shume nje mendim i juaj,cilido qofte ai.Mos nguroni te ma thoni.Me nderim ju falenderoj te gjitheve juve qe dote merni mundimin ti lodhni syte duke i lexuar keto rradhe.Lexojoni pra ketu;

 

Kaltersi

Si bistake rrushi te pjekur qe shpirti lakmon
mbushur me eren,aromen dhe mushtin e beharit

neper pisha ,neper zall, neper vale...
Rend nje dashuri e bardhe... 
vjen nje dashuri e kalter...
E sapodale nga guacka me freskine ne buze
zhveshur lakuriq si oret e gushtit
qe ne gishtat e brishte e mbajne
te ndricme...
te virgjer...
te lire..
si drita
ne gjinjte e kolme te endrrave..
Dashnore floke-kalter...
Puthje bjonde e val'detit...

 

 

Refleksione

Mos u tremb!
Ndalu pak me afer heshtjes...
perbri nates lavire te pa krehur
qe trupin epshor enderron lakuriq...
Ketu ka horizonte te pafundme
me kuqelim shpresash,enderrash,deshirash
dhe nje ore fatale te ckurdisur
qe ja djeg jetes pa meshire
minuten e fundit te fatit..
Mos u tremb!
Ndalu pak me afer heshtjes...
Perbri akrepave te ngelur ne mesnate...
Merzitu po te duash...
Bertit...
Deshperohu mbrekullisht...
Mendo e qete;
"-Keshtu qenka e shkruar te punoje koha jote...
si renkim oresh te mbrapshta ne bosh-in e stepur te neteve..."
Dhe eja pastaj te te ngushelloj me nje perqafim...
tete flas per mjellmat,per vjeshten
dhe shirat e dashurive te mija...
Mos u tremb!
Ndalu pak me afer heshtjes
Perbri portes se pasme te qiellit ,ne te majte...
Pas pak dote jemi atje lart tek yjet
dhe ti dote qash e mallengjyer...
Dote qash me nje pergjerim ne buze
qe te te puth...te te puth ...e te te puth...
Dote qash me nje denese hene
qe te meken yjet e te shashtisen rete
dhe e dehur ,e ekzaltuar, e paturp...
ne gushe dote me kafshosh me afsh pervelues..
ne dy psheretima dhe nje ofshame kenaqesie....
Ti...
E bukur...
E marre...
Xheloze-hij e shpirtit tim...
Ti qe as vete Zoti nuk te njeh me mire se puthjet dhe lotet...
ndalu pak me afer meje...
Mos u tremb!

 

 

Te me falni per menyren qe perdora per ti shfaqur ketu  keto shkrime.Nese parashikon ndonje sanksion apo ndeshkim,jam i gatshem ta pres e ta pesoj ate cfardo qe te jete.Ju falenderoj paraprekisht!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).