Leo është makineria më e çmendur e golave që ka parë ndonjëherë Bota e Futbollit, por...

Lionel Messi fitoi për të katërtin vit radhazi Topin e Artë duke shënuar  91 gola brenda nje viti kalendarik (ndërsa këtë sezon shënoi shifrat e 53 ndeshjeve me 61 gola). Me një rekord të dyfishtë  argjentinasi i dha një arsye me shumë të gjithë atyre që e lëvdojnë të jetë më i miri në Historinë e futbollit. Pikërisht ky cilësim është bërë dhe thelbi i debatit kohëve të fundit (dhe vazhdon të jetë i tillë edhe pse ai është i dëmtuar dhe jo në formë të mirë) : A është Messi më i miri në Histori?

 

Erblin Vukaj

Messi ka një “dollap” plot me çmime dhe rekorde. Deri më tani Leo ka koleksionuar 4 Topa të Artë, 3 Liga të Kampionëve, 2 Super-Kupa të Evropës, 5-së La Liga, 2 Copa de Ray, 5 Super-Kupa të Spanjës dhe 2 Botërore Klubesh, të gjitha vetën me Barcelonën dhe duke qenë vetëm 25 vjeç.

Përball rekordeve si ato të 50 golave në La Liga apo të 91 golave “brenda” një viti kalendarik, po degjohen gjithmonë e më shumë ata që e cilësojnë argjentinasin më të mirin e të gjitha kohërave. Por a është e drejtë të cilësohet Messi i tillë, kur nuk ka fituar ende një Botëror apo një Kupë të Amerikës Latine?

Përgjithësisht në dhjetë-vjeçarët e fundit, Kupës së Botës i ka rënë pesha. Eshtë vënë re një vështirësi shumë herë më e madhe për të fituar një Ligë të Kampionëve se sa një Botëror. Nottingham Forest dhe Milani janë skuadrat e fundit që e kanë fituar atë dy vite radhazi (skuadra angleze 1979-1980; skuadra italiane 1989-1990) duke e lënë Evropën mes një “lufte” me fitues të ndryshëm çdo vit. Por ky fakt është më shumë argument kundër Messit se sa pro tij. Nëse Kupa e Botës është bërë më e lehtë për t’u fituar, atëherë një lojtar si Messi, që arrin fitore akoma dhe më të vështira pse po pret kaq shumë përpara se të ngrijë lart Kupën e Botës?!

Diego Armando Maradona, i vlerësuar si lojtari i shekullit, është ai të cilit Messi i është bashkangjitur që në fillim të karrierës. Ai është krahasuar gjithmonë me të për nga mënyra e të luajturit, për nga fiziku, teknika apo dhe fantazia. Aq sa të mbiquhet nga tifozët katalanas si Maradomessi. Por përveç golave fantastik ndaj Getafes (me një slalom nga mesi i fushës) dhe Espanyolit (me dorë) Messi nuk ka arritur ende atë çka arriti Maradona. Të riut argjentinas i mungon ende një Botëror edhe pse ka fituar 3 Liga të Kampionëve, edhe pse ka fituar Topa të Artë, cmim të cilin Diego nuk e mori kurrë. Leos i mbeten nga pas skeptikët të cilët e kritikojnë ende (dhe kështu gjithmonë) pasi nuk e ka provuar veten në një skuadër tjetër njëjtë siç bëri Maradona që arriti ta shpallte Napolin 2 herë kampione të Italisë dhe 1 herë fituese të Kupës Uefa në fund të viteve 80-të. Ndaj është ende herët të cilësohet më i miri në Histori.

Messi tashmë 25 vjeçar mund të thyejë çdo rekord që ka mbetur por sado që të mundohet nuk mund ta arrijë, kurrë më, rekordin e “Mbretit të Futbollit”. Pele, lojtari tjetër i shekullit (i shpallur nga Fifa në vitin 2000) ishte 17 vjeç kur ngriti për herë të parë Kupën e Botës në Suedi (1958) madje duke shënuar dhe dy gola në finale. Që nga ai vit ky rekord nuk është prekur nga askush. Lojtari i shekullit, gjithsesi, edhe pse ka shkruar me këmbë shumë faqe të historisë së futbollit duke vënë dhe rekorde personale, i takon futbollit “të vjetër”. Futboll, statistikat e të cilit vetëm Messi po i sfidon.

Argjentinasi me super-talentin e tij di të mbaj kufijtë e thjeshtësisë dhe spektaklit. Njëjtë si Maradona apo dhe Pele, ai jo vetëm që është vendimtar por edhe dëfryes. Messi mbetet i vetmi lojtar i futbollit modern që ka rendimentin e golave të një futbollisti klasik. Ai mbetet i vetmi që mund të sfidojë shifrat astronomike të 1281 golave të Pelesë. Eshtë unikal, i vetëm në këtë periudhë, por (në pritje të Botërorit) është herët të cilësohet më i miri në Histori.

Shkrimin mund ta ndiqni dhe ne formë video: 
http://www.dailymotion.com/video/xwyff1_a-e-meriton-lionel-messi-etiketimin-me-i-miri-ne-histori_sport#from=embediframe

 

39 Komente

Jo.

Si dhe nisur nga foto e autorit supozoj, them qe me moshen qe ke, nuk mund t'ja lejosh vetes nje pyetje te tille. 

smiley e lexove shkrimin deri ne fund? Ne te jane te gjitha argumentat se pse nuk duhet te cilesohet i tille... sa per pyetjen (per forme debati) ka lindur nga mediat spanjolle, jo nga une smiley 

ah ok, tipaske percjell pyetjen.

 Fifa pati bere nje sondazh dikur edhe u pat votuar Maradona si me i miri. Pastaj se car sajuan edhe nxoren edhe Pele.

Sma do mendja, keta qe meren me futboll jane dobet pergjithesisht ne Histori.

jo ende jo. po mori nje kupe bote atehere eshte padiskutim me i miri. maradona pele jane ne vend te pare per mendimin tim

Ashtu mendoj dhe une, smiley 
Pele mbetet ende i pa-arritshem... edhe pse Maradona mund ta kete bere qe ta ndaje fronin e Mbretit me te...

Si mund ta meritoje titullin futbollisti me i mire ne histori me ato syze me xhama blu?

Historin e bojn fituesit.. te shtunen.

Jo!

Nuk është më i miri, për sa kohë, siç e ka thënë dhe artikullshkruesi, nuk i ka dhënë atdheut të tij, Argjentinës, një titull botëror.

Skuadra ku ai luan, Barça, dhe ku ka fituar ato kupat që cilësohen në krye të shkrimit, bashkë me Realin, PSG, 2 Mançesterët, Çelsin, Bayernin, Juven dhe Milanin, janë të dënuara t'i fitojnë. Futbolli, si biznesi më fitimprurës, ka krijuar skuadra komerciale, ku rastësia nuk njihet dhe domosdoshmëria përcaktohet nga skuadrt 500 miljonshe. Këtë status, ja që nuk mund ta ketë një skuadër kombëtare.

po ky me keto syzet blu, ala John Lenon, kush eshte?

po sikur e kemi ezauruar nja 3 a 4 a 5, 6smiley here kete ceshtje me duket...

nejse, edhe nje here: Messi eshte lojtari me i mire per momentin, pa diskutim! ska te dyte. ndersa lojtari me i mire ne Histori mbetet Maradona.. ka shume arsye, por e e thjeshta, Mardona sukseset qe ka arritur, i bere me ekipe mediokre.. dhe bashklojtare medioker.. me nje llaf Maradona ishte vet ekipi.. nuk kishte, bie llafi, bashklojtare te kalibrit, si Xavi, apo Igniesta qe ta kuptonin me sy mbyllur.... Maradona, pervec te tjerave, duhet te mendonte dhe te kuptonte lojen e shokut te ekipit.. ndryshe nuk funksiononte loja e tij..smiley

Ai "tipi" jam une smiley hahahaha 
Po t'klikosh tek fotoja del ke blogu im (qe kam per futbollin, por kto kohe s'kam shkruar shume smiley

a,ti qeke mo... kujtova se ishte Messismiley dhe thashe, kur i paska rregulluar floket qeratai..smiley

nejse, urime per shkrimin..edhe per dilemen..smiley

Per mu, 

1) Pele

2) I grup futbollistesh braziljon (romario, ronaldo, ronaldinjo etj etj)

3) Maradona

4) Mesi

Masanej ne skene nuk o fut ala Nejmar... smiley Kom shpresa do ta mori Barca!!! smileyray: 

Edhe une pres shume nga Neymar, shpresoj qe t'japi kontributin e vet per Boteror, do doja ta shihja ne futbollin anglez (me cfaredolloj klubi s'kam "kerkesa", vetem t'jete n'Premier).

23 milion tha barca sot.... ububu mesi-neymar... ububujaaaa!!!!!

E kemi degjuar pafund kete argumentin e botrorit.  Na beni ze kur te dale ndonje argument tjeter.

Eshte akoma heret . duhet te barazoje medoemos Maradonen pastaj ta kaloje pastaj te mendoje per Historine e me te mirit .

Koment i imi, para nje viti kur Messi theu rekordin e golave te shenuar per Barcen ne te gjithe historine e ekipit:

 

Nqftse flasim per statistika individuale dhe e masim madheshtine e lojtarit nga ky aspekt, Messi me sa duket (nqftse nuk peson demtime te renda apo renie forme ekstreme) ka per te thyer cdo rekord te imagjinueshem. Ca projektime te thata duke konsideruar ritmin me te cilin po shenon gola dhe sigurisht duke konsideruar qe nuk peson demtime te shpeshta apo te renda dhe nuk humb formen, e kane Messin te 500-golshi per klubin vetem ne moshen 30 vjecare.  Ne Champions Messi ka 49, dhe ka vetem Inzaghin, Henry, Shevchenkon, Van Nistelrooyin dhe Raulin perpara.  Raul mban rekordin me 71 gola, dhe Raul kishte 49 gola ne moshen 27 vjecare.  Messi s'ka mbushur 25 ende.  Henry po e mbyll karrieren e tij ne MLS, kurse keta te tjeret edhe pse ende aktive ne futboll zor se do kene shance shume (apo me fare) te shtojne me kundrejt ketij rekordi, ne mos mos te kene shance fare qe te luajne ne champions.  Kjo eshte thjeshte ne rrafshin e numrave si shumatore, se sigurisht qe nje gol i shenuar nga Messi kundrejt Realit ne el classico s'vlen njelloj si nje gol i shenuar nga Peleja ta zeme ne ndonje kampionat shtetror Brazilian ne vitet 60 kundrejt ndonje skuadre lagjesh.

Tani keto krahasimet mespermes dekadave dhe epokave te futbollit jane shume problematike dhe te rrezikshme.  E vertete qe ne kohen e Maradones dhe ne kampionatin Italian qe luante mbrojtesit ishin me te eger ne nderhyrje dhe vete natyra e futbolli ishte me dhunshme.  Nga ana tjeter ama, edhe pse rregullat ne lojen e sotcme i vene goxha fre lojes se dhunshme dhe e mbrojne mire nje lojtar si Messi, fizikaliteti nuk eshte se eshte zhdukur komplet dhe Messit nuk i kursehen hic thyerjet e kembeve dhe nderhyrjet e dhunshme.  Dhe nqftse besojme teorine e evolucionit dhe ne futboll, athere mbrojtesit e sotcem jane me te gjate, me te medhenj, me te forte, me atletike e me teknike se mbrojtesit 20-30 vjete perpara dhe si rrjedhoje kundershtare me te forte e me efikase qe nuk kane aq shume nevoje ti thyejne kembet Messit apo kujtdo tjeter, per t'u mbrojtur ne menyre efikase nga ai.

 

Jam dakord me pjesen me te madhe te argumentit tend, por kur permend rregullat dhe ndryshimet ndermjet epokave kur kane luajtur (Pele/Maradona/Messi) mos ji i nje-anshem... sepse permende sakte faktin qe mbrojtesit tani (sikurse ne kohen e Maradones) jane me te ashper, por mos harro pa permendur se ne kohen e Messit (apo dhe Maradones deri diku) fushat e futbollit s'ishin me gunga, topi s'ishte top volejbolli i pershtatur per futboll (top lecke), portieret mund ta kapnin topin me dore sa here te donin (edhe kur ia kthente lojtari vet topin prapa) gje qe ja veshtireson lojen nje sulmuesi, te thuash luajti me skuadra lagjesh eshte direkt nje tregues i tille qe je i nje-anshem ne argument, per mendimin tim, edhe pse eshte nje argument i sakt dhe me vlere. Dakord me teresine, por duhet t'i rrjeshtojme argumentet edhe per palen tjeter, qe eshte e dizavantazhuar per nga mbulimi filmik, dhe nga ai koherent (dmth ne si brez pas viteve 90 nuk kemi si t'i shohim lojrat e tyre, flas si per Maradonen ashtu edhe per Pelen) pasi koherenca e futbollit aktual na pengon dhe dikton gjykimin... ky ishte dhe synimi i shkrimit tim lart, per t'thene qe nese do etiketojme nje sportist si me te  mirin ne Histori, duhet te shohim qarte edhe te tjeret...

 

Shume thone qe po s'arriti majen e suksesit me kombetaren Argjentinase (botror por dhe Copa America) nuk mund te futet ne diskutimin si nje nga me te miret e gjithe kohrave apo edhe me i miri gjithe kohrave bashke me Pele, Maradona, Cruyff etj.  Mbase...Messi ka ende kohe te shkelqeje edhe me kombetaren.  Ka te pakten nje (ne mos dy) botrore ku mund ta shkrije talentin e tij individual per ti dhuruar nje kupe te trete apo dhe te katert Argjentines.  Nga ana tjeter nqftse nuk e arrin kete maje, a ja zbeh kjo talentin, gjenealitetin dhe madheshtine ne fushe?  Nje pyetje tjeter eshte edhe nese futbolli me i larte dhe me cilesor sot e kesaj dite luhet ne botror apo ne kompeticione si Champions?

Pastaj madheshtia e lojtareve te kategorise se Messit nuk mund te permbyllet ne statistika individuale apo kolektive, ne botrore e kampionate te fituara.  Beluli e permendi me siper Cruijffin, qe s'ka fituar asnje botror por s'ka asnje kundershtim qe kur flitet per futboll ai futet ne Olimpin e sportit.

Ja dhe dicka per Messin tek kombetarja mbasi fitoi topin e arte te katert:

 

Gabim.  S'po e luajne si pyke.  Ne tetor e pashe Argjentinen kunder Uruguajit ne eliminatore dhe Messi luante si 10-ç tipik, ne majen e diamantit te mesfushes argjentinase mbas Augeros dhe Higuanit.  Ishte fantastik duke e beri pershesh nje Uruguaj qe nje vit perpara jo vetem e rrahu paq Argjentinen por dhe fitoi Kupen Amerikane (kampionatin amerikanojugor).  Problemit i Messit me Argjentinen  nuk ka qene se nuk dine se ku ta vendosin, por kane qene nje mori problemesh te tjera.  Ne 2010 si trajner kishe nje koqe Maradone qe jo vetem eshte zero me xhufke nga ana taktike, por dhe nga seleksioni i lojtareve nuk zgjodhi me te miret te mundshemit, por ata me te cilet kishte miqesi dhe i pelqenin atij personalisht.  Taktikisht e la skuandren vetem me nje mesfushor mbajtes (defensiv), dhe pa nderlidhje e fluiditet, pra thuajse te ndare ne dy.  Tjeter gabim qe beri Maradona (por dhe Batista mbas tij) eshte qe te luante Messin dhe Tevez pernjehere.  Messi dhe Tevez jane afersisht i njejti lojtar (nga ana taktike) dhe zakonisht zene te njejten hapsire ne fushe, dhe normalisht thjesht pengojne njeri tjetrin.  Tevezit i kerkohej te pershtatej e te shtyhej me anash ne te majte, duke e ditur qe Messi eshte superior ndaj tij, po ai s'mund ta bente kete gje.  Argjentina arriti deri ne cerekfinale ne 2010 per hir te bollekut teknik qe kishte.  Gjithesesi edhe ndaj zbythjes teresore qe pesoi ndaj Gjermanise Argjentina, Messi prap luajti goxha mire edhe pse skuadra e tij ishte medioker.  Nje vit me vone Batista u mundua te krijonte sistemin e Barcelones (qe te nxirrte maksimumin e Messit), por fatkeqesisht pa patur lojtare si ata te Barces dhe te stervitur nen sistemin e Barces, plus beri dhe gabimin e njejte me Tevezin.  Argjentina doli serisht ne cerek ndaj Uruguajit.  

 

Tani me Sabellen, Messi eshte ne thuajse ne maksimumin e tij per Argjentinen.  Sabella eshte takticien ku e ku me i mire se Maradona e Batista, dhe s'ka tentuar te rikrijoje Barcelonen plus nuk e loz thuajse fare Tevezin.  Gjithashtu Messi ka krijuar nje kuptim shume te mire me DiMarian, Higuain dhe Aguero dhe mbrapa tij ka dy mbajtes, qe jo vetem jane nga ana mbrojtese te mire por dhe nga vizioni dhe pasimi goxha te mire (Mascherano dhe Gago).  Ka 7-8 rradhazi qe Messi jo vetem po shenon, por dhe po jep asiste per Argjentinen.

 

http://www.peshkupauje.com/2013/01/shkurt/lionel-messi-rremben-per-here-te-katert-topin-e

Sigurisht qe e meriton! Mesi Lionel eshte me i miri ne te gjithe historine e futbollit. Kush nuk e pranon le te na jape ndonje emer lojtari tjeter. Por a do te jete Mesi me i mire se Mesi i deritanishem? Kete do ta shohim ne vitet qe vijne.

Perpiqen o Pele, perpiqen te ta masin...

Mendoj se statistikisht po, edhe pse nuk ka karizmen e te tjereve.

Qejfli sporti jemi dhe sa here qe ka keshtu Faktesh desherojme qe nje Talent si Messi te eci akoma.

Po sot ka nje vecori tjeter nga ajo e Kohes se shkuar ja nje fkt me humor pasi Bekenbauer mori Kepucen e Arte ne diskutim me  Myler.

Pse ai ? Futbolli eshte GOl dhe golat i kam bere une smiley

Vetem se duhet theksuar se Mardona e Bente nje Ekip ndersa Messi e Gjeti nje Ekip.

Pa qindramilionat e Barcelones per te krijuar Ekip e Trajnim , Messi do ishte nje Blerje e rendomte , te themi ne nje blerje ne Kukes .Ndersa Maradona Kuksin padyshim do e shpallte Kampion Europe .Ashtu si dhe Pele qe bente Kombetaren edhe Maradona beri Kombetaren . Dhe kjo mbetet njesia Matse .

Messi duhet ta kaloje edhe kete Prove qe te futet ne kete DYSHE .Ja Urojme ! Ka moshen dhe te ardhmen ta BEJE .

Jo ,nuk eshte....nuk ngjall emocione,eshte i mefshte,nuk eshte lider...Asqe mund te krahasohet me poetet e topit...maradona ,Krujf....per carità.Nje gja e vogel ,me koken midis shpatullash si tip i dale nga cartoni animati...

Pjeter, me kenaqe me kete vidio permbledhese.......

titullimi 'lojtari me i mire' eshte teper arbitrar.. ha-ha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).