Shorti i Champions Lague vë përballë njëra tjetrës Bayernin dhe Barçën, Dordmundin dhe Realin. 

103 Komente

Ehe,u bera gati me thene c'me kishte nxjerre filxhani per te ardhmen time,ti po pyeske per te ardhme TOPASH.

te ardhmen e shofim shume te zymte per ekipet spanjolle smiley

me ate me xham apo me ate pa xham? smiley 

hehehe, do flasim ne nje maj, dhe do m'lutesh te t'tregoj ku i kam ble gjyslyket smiley

Nuk e perjashtoj qe ta falin, se helbete do hane dhe te tjeret (4 kupa Barca ne 8 vjet shume duken), por... smiley 

smiley Ndonese me pelqe te shof Barcen te shkepi Realin ne dru, nuk ka lezet te kthehet CL ne kupen spanjolle... 

Barca-Real...

nuk ka lezet te kthehet CL ne kupen spanjolle... 

pse, stë pëlqe pan de spagna ty?

 

I llov it!!! Po si cuna me zemer te madhe, nuk e kemi problem te ndajme fitoret me shoket... smiley 

Mrekulli! Uroj nje finale Barcelona Real.Gjysma e deshires time eshte realizu tashme,pasi Barcia ka kalu,por s'i dihet per Real-in smiley

Po sikur te lujne te dyja per vendin e trete a te prish pune? smiley

Boisaaaa, hajde jep dhe ti parashikimin tend qe ta mbledhim mendjen top ne qe jemi me gjermont smiley

BAJERN-REAL

fiton Bajerni boll ka deshtu se fundmi...

Gjermania eshte lideri ekonomik i Europes (ne jemi te dytet por nuk quhet se e ka thene mashtruesi sali) dhe pararoja e BE-se. Nuk ka pse te mos kryesoje edhe ne futboll, e meritojne. 

Bayerni ka zero shanse swedo, s'ka per te kap top, per ndeshjen e dyte kam shume dyshime, po them se me zor te madh Reali do kaloje. Per parashikimet si rezultate diten e ndeshjes, te shohim njehere formacionet.

Eh c'ma ke bo qejfin me ket parashikimin per Bayernin smiley smiley

fiton Barcelona ne fund fare. smiley

si filmat me Van Damin një herë një moti. 

te lumtur!smiley

Shqiperia bashkohet me Kosoven...  pastaj do futemi ne BE...  dhe Barca  fiton  kupen CL pasi ka rrahur, (jo mundursmiley)   Realin 4-1.smiley 

a je azhornu per fitoret e ardshme a jo? Une u bera me penevreke te reja; ja i gezofsha!!! smiley 

po po..  Bajerni  do rezultoj shume easy..smiley   gjithcka do vendoset qe ndeshjen e pare.. ndeshja e dyte thjesht formalitet!smiley

ndersa Reali e thame.. do rrihet si gomari ne duhan!smiley

Formalitet si me PSG-ne?

me PSG ishte nje ndeshje e keqe e  Barces, por  sidoqofte i vuri gjerat ne vendin e duhur..

shiko, ca ndeshje te tilla duhen  ne fakt..  sepse te  ''zgjuajne'' nga gjumi,  te çmpijne.. (kujto  kunder Milanit  2-0  ne Milano  dhe cndodhi  ndeshjen e kthimit.smiley.)    pra , sic thashe  ndeshja e keqe  ben   gati   ekipin per lojen e madhe  te radhes..  ne kete rast fatkeqi eshte Bajerni.smiley

Ta shohim.

Une Bayarnit i jap fitoren ne 1/2 finale dhe me merak ja kam finalen.

Pastaj Bayerni nese do te fitonte 2-0 me Barcen nuk do te hante 4 ne ndeshjen e kthimit.

a jo, me duket se sme paske kutpuar mire..  ''gjyshi i madh  foli..smiley    Barca  do kualifikohet  qe ndeshjen e pare..    pra ska 2-0 per Bajern.   ndeshja e pare del   0-2  0se 1-2  per Barcen.smiley

kete ritin e sacrifices e ka apliku dhe bajerni sivjet (nji me Baten, nji me Arsenalin mrena) keshu qe bujrum belul gjej naigjo tjeter me shit se spo hy mo njeri ne dyqon.

e mire tashi..   mos ma qaj hallin  se  une shes mall cilesor...  dyqani smbetet kurre bosh , Bota ..  p.sh  Xavi, Igiesta, ëëëëëë......... 

Belul, te kam dobsi pranej te keshilloj te pakten mos te vesh baste, llafet te peshku s'ka problem se pa dem jane, po jo baste te kam rixha smiley

 thanks  per keshillen swedo..  se miku i mire   ketu duket,  kur jep keshilla racionale..smiley   po ndonje gjekafshe  te lehte..  p.sh   shishe vere, lejohet?smiley

Belul, Barca mu duk ne gjendje deshperuese me PSG. Nuk e meritonte as barazimin. Kurre nuk i kam pare te bejne aq gabime ne pasime. Mbrojtja ka kohe qe eshte e coroditur. Duken si te lodhur ose te painteresuar. Me Bayern do jete shume e veshtire, per mua 50-50. Ne fakt me mire te mos jete ne finale me Real se do degjenerohej. Reali eshte kthyer ne bishe kurse Barca ne qingj. Florentino Perez ka hedhur aq para kete vit sa as zoti nuk ja heq dot kupen Realit. Nuk do doja ta shihja Barcen te mundur ne finale. 

Ka zera qe Barca kerkon Vorm nga Swansea. Ishalla smiley

aman o dajosh, sa emocjonal qe je mor burre..   beri Barcelona nje ndeshje te dobet.. so what?     jeni mesuar keq me duket..  per ju  Barca duhet te dominoje 90 minuta   cdo ndeshje   qe te quhet  ndeshje e bukur...  po eshte e pamundur te jet gjithmone keshtu, apo jo..smiley   edhe Barca  nuk eshte ajo e dy vjeteve me pare..  mosha  e disa lojtareve ben te sajen...  pooor,  eshte akoma  cik me mire  se  ''gjindja''  ne pergjihtsi..smiley

"sa emocjonal qe je mor burre" - E di Belulo, edhe doktori ma ka thene "you worry too much, as mos e rruj per asigjo", po une prape me timen. Ma kalofsh mire fundjaven. smiley

ashtu te lumte!smiley

 

faleminderit, gjithashtu edhe ty!smiley     te pershendes me  ''bijelo dugme'' . nga ato te bukurat..  une kisha kohe pa e degjuar..smiley

jo keq per kohen ''bijelo dugme'' dajosh,  po kopjac  te medhenj  kane qene dreqerit.. si gjidhe  ''jugot'' ne fakt..

degjova   nja 3, 4 here  kete  ''ako ima boga'',  ngaqe kisha kohe pa e degjuar.. dhe  sidomos hyrja me tingelloi e  njohur...   dhe e gjeta  burimin...smiley    po pate kohe degjoje...  eshte   shume e qarte ngjashmeria..smiley

ueee  Tafe., Andrea.  qe i vogel  e mbaj  mend..smiley

aso kohe ne Shqiperi  e kishin pershtatur si kenge tifozash  kete:

 

mu te 15-kaçi..

Kola Minga Baçi........... Andrea!.smiley

Belulo, nuk ka qene tamam -tamam kenge tifozash,

Ishte pershtatur:

Mu tek 15-katshi

Torrja, Thimi, Baci...Andrea....smiley

dhe muzika duhet te ket qene nga nji kong sllave e asaj kohe.

po pra, kenga sllave Andrea...  na i kujtoi shoku Taf me siper..smiley

 

p.s faleminderit  per nderhyrjen  Bari.. kete versjon nuk e dija..smiley

smiley

s'e kisha pa. fiks fare. Tafes i kerkoj ndjese per mosvemendjen.

Belulo, na hudh naj sllave tjeter sa per atmosfere te viteve 80te, por jo lipe cvatu dha as milena generacija smiley

loool

urdhro,  oka tvoja dva..smiley   ose Dirlija..smiley

 

p.s  me kap cik keq tani se po ndjek ne te njejten kohe ''Amstel gold race''   eshte eveniment prestigjoz  ciklistik.. po mua me kalon para shtepise..  keshtu  qe jam sa jashte sa brenda..smiley

 

znam volish me jooosh smiley  smiley

bofshi hajer. kjo ishte si time machine. back to 1988...

Gomari ne lakra doje te thoje.
Nejse, Bayern 3 1 Real ka per tu mbyll qe ndeshjen e pare.

Finale barca-real

fiton reali se ja ka marre doren barces

ty oscar sikur te shkojne punet m** zakonisht... smiley 

Eh. Ashtu thane dhe parvjet kur i prishi milito 2 her

Parvjet humben dhe Interi e meritoi i mundi me loje dhe rezultat..

Vjet,nuk i eci fati,njeso si me Manchersterin.

Kaq gje duhet ta pranosh.

Nigjo sado i mire te jete bajerni barcen se rref dot. Messin se kalojn dot. Nese ka ekip qe e rref barcen sot per sot esht reali

Po sikur ta rrafi cfare do te thuash?

Vjet nuk ishte Bayerni qe i hoqi breket nga koka Realit?

si vjet eshte bayerni me i mire ne histori dhe jan me te motivuar.........

Loew: Finalja do të jetë gjermane

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, ka deklaruar se finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të jetë gjermane. Ai u ka uruar shumë fat homologëve gjermanë, Jurgen Klopp dhe Jupp Heynckes.

“Një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve është sikurse një ndeshje vendimtare në Botëror apo Kampionat Evropian. Është një sfidë e madhe dhe përjetim i veçantë për secilin lojtar. Përjetime të tilla janë të mira dhe të rëndësishme për lojtarët e kombëtares”.

“Bayerni dhe Dortmundi e kanë dëshmuar këtë sezon se çfarë janë në gjendje që të bëjnë. Ata do të kenë respektin e duhur dhe do t’i qasen seriozisht këtyre ndeshjeve ndaj Barcelonës dhe Real Madridit, prandaj besoj se do të kemi finale gjermane. Unë vetëm dua që t’i uroj fat Jupp Heynckesit dhe Jurgen Kloppit, të cilët i njohin shumë mirë kundërshtarët e tyre”, është shprehur Loew për Bild. /Telegrafi/

Me thane se im at, tifoz i Barces bente tifozllek per PSG: per cupen i bejme keto sakrifica.  Asgje mos t'ia ndal rrugen Bayernit.

Reagim ne sms: I thuaj babit Bayerni i Modh nuk ka nevoje per rituale sakrifice. Rruga e hapur.

Sms e kthimit: "Bayerni i Modh"? C'i ke keto ala "shqip tirons"?

Ia kthej: Shqip i Fiqos

Ma kthen: Kush eshte Fiqo?

I kthehem: Ohuuu. Bayern i Modh dhe pike. 

 

te ish per ju edhe e linim pa gedepur Bayernin e vogel, por keshtu e do puna...

2008/2009 eniuan?

nga nje sms e censuruar.....:

Kush eshte Fiqo? Se mire Pjerit ja bleme librin.

Po pyte naihere tet ate a o mire me shnet? S'ke turp je bo mo keq se une me tim ate kur isha n'France. Priste mamadhia nga telefoni tjeter me fol nai llafe po jo nuk bohej fjale se do bohej si fillim muhabeti i futbollit.

qenka optimist Jupi.

 

“If we do draw Barcelona, we’ll be ready. I know them like the back of my own hand, maybe even better than my own team … I know their philosophy, their system, their tactics and all their players.”

  • Jupp Heynckes

Une sjam me asnje nga keto lart, po kam nje si Kshu tip vizioni se kush mund te fitoj. Barcelona fiton. Them une smiley

Vizion i qarte... Te shprehej dhe Pjeri tani, dhe e mbyllnim seksionin e diskutimeve...

Pjese nga inisiativa e re "100 arsyet ....":

Do ishte arritje e madhe per Bajernin po te arrinte edhe sivjet ne finale, e para punes do ishte hera trete ne 4 vjet, (vitin tjeter bohet edhe mo e omel bohen 4 out of 5 e keshtu me rradhe kush e di ku maro meqe hyjme ne kalendarin guardiolez vitin tjeter) e dyta nuk eshte se do ishte e thjeshte me eleminu Arsenal, Juve dhe Barcelone njona mas tjetres tu e dit qe Juve lu gjithmone per rezultat dhe me kalu Barcelonen eshte si me kalu trekoncin e Bermudeve Mesi-Xavi-Iniesta se dro edhe hum aty mrena. E treta (qe eshte dhe ne programin tone) o mire me shku deri te avioni prap se kesaj rradhe besoj se do shkojne me shkalle me vete ne rast se perpiqen me ia heq momentin e funit.

Barcelona - Real.M

   1                2

Gjergj, te bera nje pyetje te kjo tema, po se ke pare me duket..

 Barcelona- Bayern 0-0         Real Madrid - Borrusia Dordmund  2-0

Bayern- Barcelona 1-1         Borrusia Dordmund -Real Madrid   1-1

Barcelona- Real Madrid  1-1 Ft (4-5 Pen)

Real Madrid  Champion 

Kush mendon qe Barca do zbythi Bajernin lehtesisht s'ka ndjekur ndeshjet e tyre perkatese ose s'nok hic nga futbolli.

Mbas Barces ne Europe Bajerni eshte skuadra e dyte per ka perqindja e mbajtjes se topit dhe ka nga perqindja e pasave te permbushura.  Bajerni eshte skuadra qe i afrohet me afer Barcelones per nga menyra se si luan, dhe mbase skuadra e vetme ne keto 4-5 vjetet e fundit qe mund ta sfidoje Barcen ne fushen e vet te tiki takes topmbajtese.  Nga ana tjeter sic thashe dje Barca kete vit ka humbur ate epersine mbinatyrore qe ka pasur vitet e kaluara.  Taktikisht skuadrat e medhaja (por dhe skuadra Celtic) kane gjetur menyren si ti luajne dhe ti permbajne mjaftueshem qe te nxjerrin barazime por edhe fitore pse jo.  Demtimet, renia ne forme, mungesa e Vilanoves per nje kohe kane bere te veten.  Edhe pse kampionatin e kane te fituar, ndaj rivalit te tyre te perjetshem kete vit kane barazuar dy here dhe jane mundur bindshem dy here te tjera.   Pjeset me te dobta te Barces jane krahu i djathte ne mbrojtje ku Alves del shpesh dhe shume perpara ne sulm duke harruar te kthehet e duke hapur vrima te medhaja ne ate krah per nje skuader me shpejtesi ne krah dhe kundersulm te mire qe te shenoje gola (Bajerni ka Riberine), si dhe qendra e mbrojtjes ku Pique ne situata nje me nje eshte keq plus tani per tani ska partner solid, por kane luajtur nje mori lojtaresh qe s'jane qendermbrojtesa. 

Bajerni nga ana tjeter sic thote Fiqo eshte i modh.  Nje Juventus qe konsiderohej si nje nga skuadrat me te forta ne Champions kete vit, e vuri perpara si te ishte ndonje skuader lagjesh.  Une po dal kunder rrymes e po them qe Bajerni e mund Barcen dhe del ne finale kete vit.

ne ndeshje te tilla trumfon kush eshte me efikase ne sulm.Gjithe lojen 90 minuteshe tre-kater raste mund te shfaqen, dhe nga kto duhet te prodhohet goli.bayern, ka tregu se vuan per te nxier golin,kurese per barcelonen,messi eshte gjithmone aty.mesfusha eshte pika me e forte e bayern, ku eshte forca dhe varet dhe suksesi i kesaj skuadre.barcelona dhe ne ket sektor akoma s'eshte inferiore,.me injesten xavin ne forme, te ben gjamen dhe ne mesfushe.Mbrojtja problematike per te dyja skuadrat.sulmi i barcelones shume me superior.

fiton barcelona! smiley

Pikerisht keto dy sezonet e shkuara Barcelona eshte bere ca si teper e mvarur ndaj Messit per gola.  Kur Messi mungon se eshte i demtuar (si me PSG te merkuren) apo kur Messi mbulohet mire apo frustrohet goxha taktikisht (si ndaj Milanit) athere Barcelona vuan per gola dhe behet nje makineri pasimesh monotone.  Bajerni nga ana tjeter eshte me fleksibel per nga menyra se si mund te gjej golin.  

O Pako,

Te dyja neshjet jane te hapme dhe o veshtire me bo parashikime. Bajerni o ekip shume i mire por Barca ka tregu qe kur o ne forme nuk pyte per njeri. Ke humbja me Milanin kom dyshimet e mia elektorale. Kurse te neshjet e tjera ne CH.L. kom vone re nje mungese impenjimi nga Barca. Per ta duket sikur kete vit ka shume me teper rendesi kampionati (deri para neshjes se kthimit me Milanin nuk kishin lone kurre pushim asnje lojtar ne kampionat para neshjeve ne CHL)

Bajerni e myti Juven dhe kjo nuk mund te mohohet. Por perballe nuk kishte as Juven e mesatares se sezonit. Mos harro qe edhe Bajerni ka humb ndeshje si em Bate Borisov qe eshte ekip lagjesh. Ka humb me Arsenalin ne Mynih dhe rrezikoi eleminimin. Pra Bajerni ka limitet e veta kur nuk eshte ne dite te mire.

Sa per real Borusia asnje 5 leksh peshkor nuk do vejsha bast. Borusia o ekip absolutisht i paparashikueshem kete vit. Realin e griu dy here ne grup, po nga ona tjeter shko e rrifet 1-4 nga Shalke mrena. Nje gjo o e sigurte, kjo mund te quhet pa problem fare gjysfinalja e turpit sepse asnji nga keto te dy nuk e merito me qene ketu. Te dyja u eleminune ne fushe dhe ketu i sollen arbitrat.

Ne fakt tani qe kane kalu ca dite dhe emocionet e sfides jane lene mbrapa, mund ti behet nje tablo me gjakftohte ndeshjeve, Juventusi krijoi nje volum te madh loje me raste ne te dyja ndeshjet, mungesa e Vidal ne ndeshje kthimi ishte mbase nje nga elementet kryesore por qe askush nuk e permend. Performanca teknike e Juventusit ishte disa shkalle me lart se ajo e Bajernit duke patur parasysh qe Juventus luajti me 3 mbrojtes. nuk mund te parashikosh rezultatin sidomos kur je ne disavantazh qe ne 25 sekondat e para te ndeshjes se pare, ajo te ve perpara veshtiresive dhe situatave te paplanifikuara. Fatkeqesisht qe 2-3 goditje denimi te ekzekutuara me nje teknike te re nga Pirlo, ishin shume prane golit por vetem aq. Mbase po te kishte dale Riberi me te kuqe loja do ishte balancuar edhe ne aspektin e paanshmerise se gjykimit. Megjithese Juventusi mund te kete luajtur me 50%-75% te kapaciteteve te tij te zakonshme te kampionatit, ne fushen e lojes tregoi qe meritonte te ishte se paku nje gjysemfinaliste dhe mbase te kishte shancin te perballej me Barcelonen per te pare me te vertete ecurine si ekip keto dy vitet e fundit.

 

Car thu o Bote? Ku i pe rastet ti ne neshjen e pare amon? Me perjashtim te gjuajtjeve te Vidal anej nga minuta 80 ne nuk e pame porten e Bajernit. Sigurisht qe goli ne sekonden e 25 demtimet e Vucinic dhe Giovinco (qe ju thafshin komet atij Cambiassos) na penalizune por nuk ecim dot me teorine e halles me ashtu.

Masnej nuk ka nai arsye me u deprimu se ket mujin e funit ne po dalim ekipi me i "suksesshem"  smiley me Bajernin. Hamburgu hongri 9, Wolfsburgu 6 (mrome), Nurnberg 4 me ekipin e dyte.

Sa per ndeshjen RM - Dortmund, ne grup Reali mori nje barazim dhe nje humbje ndaj Dortmundin.

Edhe ketu kemi dy skuadra qe luajne pergjithesisht njesoj, me kundersulme te fuqishme dhe tranzicione te shpejta.  Reali ka kundersulmin me te forte ne bote, por dhe Dortmund nuk ngelet shume mbrapa.  

Pika e dobet e Realit eshte dhe pika e tij me e forte.  Ronaldo makina golashenuese ne te njejten kohe behet problematik kur ne krahun kundershtar ndodhet nje mbrojtes i djathte qe del ne sulm dhe Ronaldo pergjithesisht nuk kryen pune defensive thuajse fare duke i dhene skuadres tjeter plot shanse per te ndertuar aksione ne ate krah.  Kete beri Dortmundi ne grup, kete ka per te bere prap nqftse Ronaldo luan ne te majte ose Murinjo mund ta veje si pyke Ronaldon ku mangesite e tij defensive mbulohen me lehte.

 

Ne vazhdimesi me inisiativen e re "100 arsyet....":

Shorti favorizon Bajernin, duke qene se ndeshja e pare luhet ne Mynih. Historikisht Bajerni luan me mire ne fushe kundershtare, dhe duke i shtuar kesaj faktin qe ndeshjen e pare e luan ne shtepi, tashme do kete mundesine qe te ushtroje presionin e duhur per te mbajt topin te oborri i komshiut per te mos prish barin e vet. Po e mbajti trajsen te pa came deri sa te vije furnizimi, do kete vend ku me mbajt edhe ca patate pastaj te ndeshja kthimit.

Po pse jo mo oscar ? i ri je ketu ti mo ? apo nicknderruessahereteduash dhe ti smiley

Bayern Dortmund do ishte akoma me mire por Barca nuk ndalet , vetem Dortmundi e ndal.

Jo se eshte me i forte por luajne me bukur , masnej eshte gjynof per ate tifozllek , une kam qene shpesh dhe e kam pare Bayernin ne stadium , shume te pakenaqur forcat e sigurise se Stadiumit , i duhet dy tre ore qe te zgjojne Tifozet nga gjumi mas neshjes .

Sic e ka shkrujt dhe njoni me siper aty, Champions Leaguen e fiton Dordmundi. smiley

Real Madrid CF (ESP) - Borrussia Dortmund (GER)

ca jane ato ne kllapa?

(Ehhhh Short i Pjerdh) - (Gjithmone E Rrafim)

C'me genjeu  titulli , thash se per c'fare te ardhme flitej smiley

Kush del ne finale Bayerni apo Dortmundi ?

po une sport kam kohe qe nuk shoh , dikur isha simpatizante e Real -it dhe Brazilit , per Brazilin jam prap xhanem smiley

them se do dali ajo qe parashikon ti smiley

they still trying to make money the bet365.com waysmiley
upto I looked at the receipt which said $6911, I be certain...that...my friends brother had been realy taking home money in their spare time at there computar.. there friends cousin started doing this for under 23 months and recently cleared the mortgage on there appartment and got a gorgeous Lancia. I went here,www.peshkupauje.com smileysmiley

cant digest the paellas yet? smiley një birrë bavareze ndihmon, truth be told. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).