Po shikoja Opinion te dates 16 dhe me beri pershtypje se si ne fillim, pothuajse te tere te ftuarit rane dakort se Shkodra paska qene burimi me cilesor dhe sasior i humorit ne shqiperi. Une jam objektivisht shume skeptik ndaj ketij gjykimi, megjithate pyetja ime eshte si ka mundesi qe humori i viteve '90 nuk  deshmon per ndonje superioritet te qarte te humorit shkodran? Jam shume kurioz te shikoj ndonje skec te para viteve '90 neqoftese keni per te mi rekomanduar nga youtube apo diku.

178 Komente

nuk e kam idene se si ka evoluar humori shkodran mbas viteve 90 sepse ndjek shume pak tv Shqiprise po para 90 kenaqesha pa mase nga humori shkodran, me pelqenin pa mase edhe barsaletat qe krijonin kunder regjimit sigurisht nuk i shikonim ne tv por i degjonim goje mbas goje, mund te shikosh ne you tube humor shkodran ne vite

Mesa mbaj mend une nga programet e vitit te ri, 1 here ne vit (lol) Shkodra kishte kualitet ne humor ( perjashto ate Gezim Krujen qe si merrja vesht asnje fjale) . Do shtoja dhe Durresin. Kane qene te forte. Atehere flas. Tani sja kam idene se nuk shoh me. smiley

kjo eshte pune shije personale po per muaideja eshte ok te ai skec, pervec asaj vetem 1 fraze funny ka :"si ke qene me mustaqe? - jo, pa mustaqe. - po gruaja? - me mustaqe." hahahahah

E gjithe skeci ka qene pikante. Se atehere ashtu dilnin njerezit ne foto - te gjithe te Skenderbeu. Edhe u ngaterroheshin, humbnin fotot. ' gruan ta gjeta ( pas shume mundimesh) kalamajte ti gjeta, cfare do ti me? - po une mer une ku jam?!! - si tha Tano ne fund ; interesant  o duan fotografine e vet o nuk shkulen prej dyqani smiley ( ky skec me eshte fiksu qe atehere kam qene e Vogel e sot e kesaj dite ta them prape, not to mention qe se kam pare me qe atehere, aq me eshte fiksu. ) . 

Ashu i rre mendja. Me te degjume e kam qe njisha jan vlonjatet. Ose labet me perkedheli. 

Humor ka pas Shkodra vertet , po edhe Durrsi ama , ilac per shpirtin . Per mu eshte Durresi i pari , po ku ka me Fadil Hasen dhe Muharrem Hoxhen smiley

Me shume nga humori shkodran me pelqen aktorja Zyliha Miloti dhe Zef Deda , kushurinin nga amerika e qajn  O diavolo , fredo mer fredo krejt

laverrdo smiley

 rofsh Elba nuk e kisha pare u kenaqa sa kam qesh

smiley kjo te kusheriri nga amerika fliska fiks si zana, per zotin

hahaha... e kisha harruar qe ekzistonte ky skeci

m'u kthye imazhi si dezhavy, neper tym. e kam pare duke ngrene bakllavane e peste tek nje prej kusherijve, nje dite pas vitit te ri. kam qene kalama, me merrshin ata te shpise me vete per vizita 

u thosha qe s'doja me bakllava e s'me besonin, kujtonin se e kisha nga turpi e me jepnin, madje me ngutnin haje, haje.... smiley

banjen e kena nderkombetare smiley

dika dhe italisht kodoshi smiley

si hapet fjala e ka marr vesh gjithe bota smiley

le ta marr vesh gjith bota cer dere ka ran -)  ftyra muharremit smileysmiley

aty jam smiley

shangai eshte larg , per ju kena menu smiley

Ne fakt zakon te poshter e Kane pas ate; u shkoje per vizite te jepnin llokume e bakllava me zorr. Presion psikologjik- do e hash se sben!!! Une spara I haja shume keto me sherbetra e ngjitese si llokumet. E mbaja ne dore gjithe siklet . Po nuk e ha dot . smiley. Ca zakone shqiptare I urrej smiley

Kurse humorin me vt e ka korca me elbasanin. 

une mendoj  qe ne nje periudhe te caktuar, estrada e Shkodres ka pasur humor te bukur dhe cilesor..   edhe disa aktore te estrades se Shkodres ishin colesore.. Zef Deda, Tano Banushi e ndonje tjeter..   por kete mund ta thuash edhe per estraden e  Fierit  bie fjala.. keta    kishin avantazhin  qe kishin ndofta humorshkruajtesin  me te talentuar ne Shqiperi per kohen, Pellumb Kullen..  pra nuk mendoj se kishte ndonje dominim  , por  disa  trupa estradash, kishin disa faza te forta..

 

meqe kerkove  ndonje video.. mua me ka pelqyer  shume nga estrada e Shkodres skeci: ''kunati i shokut Xhemal''   e ndonje tjeter qe spo me kujtohet titulli..   por  skeci  me i arrrire, per mendimin tim ka qene: Fotografia    (e paskeshin hequr nga youtube,  por e gjeta ne FB.smiley.)

jam shume dakort me ty, komplet. pra kete gje mund ta thuash per shume qytete, po ska arsye ta besh shkodren tempullin e humorit....

 

se ku e gjen lidhjen e shkodres me humorin, vetem ky qe ka shkruar kete postim e di

mua me bezdisin ne jeten reale komunikimet e shkodraneve smiley

Por humorin artistik, padyshim e kane patur me te mirin dhe me te rafinuarin.

Estrada e Durrsit dhe Tiranes kane qene te lezetshme, por aspak te rafinume. Vlora pionere e vetmuar e parodise por qe skishte asgje me shume se ate.

Estrada e shkodres e para '90 ka qene fenomenale, gjer diku ka qesendis vete sistemin.  Skenari, mimika, loja, ironia, misherimi i personazheve dhe kohezioni ne skene te padiskutueshem.

Por dhe pas '90 kane patur pune fantastike, si ajo e Tuç Makut dhe Lokes qe dun me marre pronat ne greve urije, humorin per biznesmenet e rinj, shokun miku a ku di une.

Mandej, ske cte presesh se gjithe trupat u shthuren, as shkodra as askerkush ska patur me humor. Pas Koco Devoles dhe Vasillaq Vangjelit dhe gjigandit Aleko Prodanit ne fillim te viteve '90 perenduan te gjitha .

Banaliteti pushtoi jeten shqiptare, andaj dhe humori nuk shkonte dot me tej.

Ndonje perpjekje modeste e Agron Llakajt, Behar Meres me Rita Latin dhe kaq.

Me vjen keq , se nuk shikoj te jete trasheguar tradita e teatrit te estrades se shkodres. Kemi ngel ne shfaqje te llojit Portokalli qe me zor shtyhen. Imagjino gjer parvjet kane vjedh batutat e mija ne PPU  smiley

 

mer nje shami fshiji lotet

ca ishte kjo ?

humor demek ?  smiley

ishte tu t'ardhe keq o pra gjasme, ca me te thone qe merr i shami e hidh i valle?

ti e di

E po kjo qe do ta politizoje cdo gje. Ajo tha qe i vinte keq, edhe e tha me keqardhje biles. Zehet ngushte robi, solidarizohet, i jep nji shami te kuqe te mbaje lotet, ca te keqe ka ketu? 

Mbas 23 Qershorit do rimekembet dhe Humori sepse padyshim qe teatrot dhe trupat e estradave do marrin nje dimension te ri. Do rilindi dhe humori padyshim. Tradita e shkelqyer e humorit ne Fier do jete perseri ajo qe do zbukuroje ekranet tona, njerezit ne Gjirokaster sdo shohin lajme me trafik lendesh narkotike por do ndjekin teatrin dhe estraden. 

 

po pra, prandaj thashe me siper qe nuk mund te flasesh per dominim total nga estrada e Shkodres, sic shtrohet pyetja..  por ishin edhe disa trupa te tjera me nivel te mire ne faze te caktuar.. p.sh estrada e Durresit ka pasur disa vite shume te forta...  apo sic the ti Aleko Prodani.. ose estrada e Tiranes  natyrisht me Koco Devolen, Vasillaq Vangjelin  por edhe Kosta Kamberin..smiley  ja keshtu..

aman Belul mos ma len mas dore Skener Sallakun se e kam fiksim smiley

mua  spara  me ka pelqyer Skender Sallaku..  perpiqej shume, ''shtrengohej''  me pantonima etc per  te me bere mua, ''shikuesin'',  te qeshe..   me nje llaf nuk eshte  tipi i humoristit qe une pelqej..   por jane shije personale..smiley

Belulo. Ato fjale qe the per Skender Sallakun vlejne me shume per Kosta Kamberin smiley

jooo,  e ke gabim... Kosta Kamberi ishte shumei lirshem.. bile batuta vinte ne nje moment qe ti nuk e prisje..smiley      

pastaj  Kosta nuk ishte vetem aktor,  ai shkruante skece gjithashtu..

Vallai une e mbaj mend qe kur tregonte barsaleta tek '12 vallzime pa nje te shtune" dhe sme pelqente hic....por sic the dhe ti, shije personale smiley

Barcaleta me e bukur shkodrane qe kam ndigju kunder regjimit ka qene:

Futet njoni duke ju marr fryma ne berberhane dhe bertet. Kan kene ne anije krejt byroja tu shetit ne Durres e anija asht myt!!! A e gjeni dot se kush ka pshtu??? Fillojn et gjithe me rradhe Ramizi? Jo! Adili? Jo! etc, etc. Po thuje mor djale, nxehet nji plak, kush dreqin ka pshtu? Po na mor xhaxh, na kemi pshtu!!!

portokallin nuk e shoh , me ka rastis ne Shqiperi ta shoh kalimthi jo se ja kam ven mendjen , dhe sme ka bere asnjeher per te qesh  smiley

Estrada e shkodres numer nji. Artista!

numer dy, Fieri, ose sic do i themi tashi e tutje: Fjeri smiley

Fjeri smiley  Luftar Pajen ka

Fieri vec Malon ( ta martojme) mbaj mend une. Ka pas te tjera? Sme ka lene ndonje mbrese te vecante. smiley. Me boring nga te gjithe ka qene Korca!! 

Edhe thone pastaj qe ne qenkeshim njerez pa humor smiley E kishim kuptuar globalizmin qe ne '85, jo ne 2013 

Paskan lene jashte "na syri filxhan" smiley

Per vete pervec Fierit dhe Vlores, Shkodra me pelqente dhe per gjuhen e veçante, edhe per mimikat teper te spikatura. Tano Banushi ishte personazh pa hap gojen fare. 

mua nuk m'u duk per te qeshur kjo e garuzhdeve

shume e parashikueshme dhe shume paradoksale

Bugaci po ta majti ja ke baci , e ka Elbasani smiley

me kte "cift"  une s'vej njeri n'bote

ca humori do ket Shkodra tani? e mbajten llafin kur thane do ikim t gjithe jashte dhe 5 heronjt e Vigut kan me mbet aty. iken te gjith (dhe Zana)  dhe ne qytet kan zbrit malsuerit prej Puke e rrethinat.

smiley edhe pese heronjt iken bashke me Plakun Mere e Tosun Baç

Ka pas qene nje skec me Nerin. Qe Ishte vesh si katnar e hypi ne bus. Kishte pas qene club ne bus smiley ( ka qene e forte ) 

asnji kang asnji valle vetem pune , ajo kohe e arte nuk vjen ma po t'jet puna per identitet humori edhe lumturie pa lek  smiley

po estrada ka pas cdo lokalitet per ate pune po per humorin shkodront dallohen nga pjesa tjeter e shqiprise si anglezet nga europa. Kjo nuk dmth se suedezet nuk kan humor, thjesht qe cdo gjo eshte relative, ka humor dhe humor per hir te humorit.

* vej re se askush nuk ka permend humorin korcar psh.

po me ka fol kokolepsi per korcen dhe elbasanin si ekspert  qe eshte , shif cik ma nalt

Bredho,  e thame pra..Aleko Prodani..  me Alekon permblidhet  humori korcar ne pergjithsi.. tjeter smbaj mend.. me nje llaf kishte, po ishin ''mbushesa'' ...smiley

Shiko se Fieri ka nxjerre personazhe te spikatur, vetem Fuat Boci ka nja dy personazhe Lipe Shtogun dhe Belul Gjeraqinen qe kane mbetur tipike bashke me shprehjet "prapa liste si Lipe shtogu" dhe "doni me per Belulin?" Jo per kete tonin, kuptohet smiley 

ore, po Elbasani kishte estrade?smiley  

teatrin po,  e kishin   cilesor.. Spiro Duni, kushtu quhet ai regjizori me duket, ka pas vene ca  pjese  te bukura ne skene..

po s'kishte mor Belul qe  gjetcin belane smiley , se kshu per humor s'na mungonte ne tavolina , iamgjino t'jesh me i tavoline me alke , ruzhdijen dhe une  smiley

menja ke kanga ke ahengu , ja Isuf Myzyri ne nje ane , ja Mandi nish tulles n'ane tjeter ( per ata qe kujtojnse Mandi eshte jevg tirane smiley )

humor fantastik shqiptar per mua ka qene vetem dashi pa brire

kryeveper e paperseritshme

Fieri number one..ta vodhen o Cane? - ma vodhen..po pse ore nuk e mbajte nje sy hapur dhe nje sy mbyllur? Ke faj Cane, ke faj..smiley

 

Kur kam qene ne shkoder, shkodranet e mbanin veten per epiqender te humorit dhe e kishin fiksim te tregonin barsoleta. Megjithate, me ca mbaj mend, humori shkodran dhe ai i durresit kane qene vertet me te miret

Shkodra nuk ka pasur humor te keq, po deri tek Tano Banushi. Se pastaj kur dolen ato Zef Dedat e Gjysho Vasiat qe kendonin me kitarre, te zinte lemeria. Me kujtohet nje skec i Zef Dedes qe kendonte si Michael Jackson per gropat e rruges...nene zeze!

Fieri ka pas humor klas, po dhe Korca me Durresin u bene grup nga fundi.

Skecit te Malos, vetem Pallati 176 ia merr ne kthese.

Une maroj per Fadil Hasen , fiksim e kam , edhe mos flasi hic smiley njit njit  smiley

Ka 2 probleme qe shof une, nje qe diskutohet humori me qytete a thua se po flasim per ndonje parameter, gjatesia mesatare apo rrogat, dhe nuk diskutohet me emra, me figura te humorit.

dhe tjetra eshte qe shkodra me shume e mban veten sesa eshte, pra nje fenomen qe me shume eshte fryre nga ata vete, trego barcaleta e qesh vete. Provimin nuk e korigjon vete robi apo jo smiley

Shiko varet nga shijet si tha dhe Beluli , po humori shkodran eshte art me vete mos ua hiq hakun , eshte i vecante se ata dreqer kan dhe dialektin

Dakort po smund te thuash "ah mer ta morrsha" edhe te qeshim ne tani.. se krahinarizmat jane difekti i tyre me i madh me duket, qe i ka izolu ne skenen e humorit me se shumti. Une ne shumicen e rasteve as qe i kuptoja fare ca thonin psh smiley

Ah, kjo po mendoj se ka qene problem per nje pjese te madhe te njerezve humori shkodran per shkak te dialektit. Mbaj mend nje shok timin Lushnjar qe thoshte me skecet nga Shkodra qeshja vetem une (meqe rrinte me shkodrane gjithe diten) e te tjeret e familjes me shikonin si budalla. 

"Krahinarizmat jane difekti i tyre me i madh me duket..." I jpaim fjalen partise qe do punojme ta zhdukim edhe kete vessmiley 

Pse ti menove qe kur robi thote shkodra, ose korca ishte me humor, robi po folte literalisht per qytetet respektive si qytete?

hej zot na ruj

Humor te forte ka patur Vlora me parodistet psh, Cekja i beratit, Aleko Prodani dhe Vasillaqi, me i forti Koco Devole ( qe del te fiksi dhe per vit te ri), ka qene Agron Llakaj...

Agron Llakaj vlonjat eshte ?

ehe , i madh eshte edhe ai , sec ka tregu nje barsalet njeher ne televizor kur e moren ne interviste , po sguxoj t'a them ktu  smiley

Isha nje dite duke pare tv, tregonte Agroni.. Prit qe te vinte gruaja ajo hic ne guzhine, atehere e pyet, o grua po ca m*utin po ben ne guzhine qe spo vjen? Ajo I pergjigjet, ate qe do hash ti neser.. smiley

dhe si shpjegohet qe ska ndonje gjirokastrit, kjo eshte e cuditshme fare

humor te papare ka pasur estrada e Ballshit...   12 kenge e nje skeç..smiley

Per nje moment u mendova...ah po ka edhe Ballsh ne Shqiperi s,se ç'ishte nje si perdemek uzine...po prej ketu e te estrada duhet shume fantazi hahahaha

Sa per Durresin une di Behar Meren, Fadil Has gjys-militantin dhe Rita Larjen. Te tre cilesore, po ai Met Bega nga ka qene valle smiley

Behari tek alpazari qe loz rolin e pederastit grek

Kam nje pyetje serioze..ka ndonje ketu qe ka kaluar para infrakt? Cilat jane shenjat e tij? Flm.

aha ketlina , ke thirr shume here ujku ujku , ste beso njeri ma smiley

E di, por se kisha per vete kete radhe..smiley

ketty,nuk ka para infarkt.Ka gjendje qe lene te presupoziosh qe pacienti eshte ne rrezik infarkti.E para ,tensioni,vlerat e sidomos sa i c'rregullt eshte ritmi.Menjehere nje elktrocardiograme,koronarografi edhe mundesisht.Dhimbje te mprehta ne gjoks ,te vazhdueshme,edhe ne shpatull apo ne krahe.,Djerse te pa shkak Me njehere te marre anticoagulante,edhe aspirina normale shte e tille.Mos te ngaterrohet nje gje qe kohet e fundit eshte shume frekuente.Gjendje strsei e paniku ka shenja te ngjashme me infarkt.Kur te jete i stabilizuar te shikoje kolesterol,peshe ,glicemi e nje doppler

Tani, mqn e kam burrin shkodran me takon me thene vetem fjale te mira smiley

Megjithate, pavaresisht burrit, shkodranet kane vertet humor te kendshem. Qofte edhe kur jane duke bere muhabet me njeri tjetrin, te bejne te vesh buzen ne gaz. Pervecse e kane batuten gjithmone gati, eshte edhe gjuha qe ndikon.

Tano Banushi ka qene njish!

Tano Banushi ka qene talent. Shkodra Fieri ,Tirana, Berati VloraDurrsi .., deri diku Saranda, Dibra .kane patur aktor te mire! Spo gjej ate Fotografin, me Tano Banushin ajo eshte klasike! smiley

i pd-se, ata kan femrat ma t bukra, kan pare dhe maqina me rrota t mBedha smiley ja pyt Bradin smiley

Po ca te me pyesin mu mor mik , ku e dija une qe Pjeri do i shikonte rrotat Makines smiley

  smiley Pjeri eshte vezhgues i holle.dhe e di qe djali mbare (dmth qe i kan hec gjonat) duket nga rrotat smiley

E bone si ajo historia ne nje dasem fshati, kur kendonin dhe hidhnin vallet motrat e dhendrit : "Hidhe vallen me ngadale, bole madhi i motres oo! kendonin motrat.. Pastaj ja mori nusja :"Hidhe vadhen dhender o , sonte mbrema do te shoh" Morali, nuk shikohet njeriu nga boja smiley shikohet nga puna rezultatet smiley

brun po  me lesh te zeza ama smiley

Humori shkodran për mua mbetet ndër më të mirët deri nga mesi i viteve 90'të pastaj më vonë e mori lumi si çdo gjë tjetër në Shqiperi. Ja një dyshe fantastike që s'ka për tu harru asiherë per nga xhestet e mimikat e tyre. "fredo mar fredo  smiley
 

Jo mo jo, atehere ishte vetem ai humor, prandaj.Sikurse themi per filmat, per librat.Nje dritare. Ka edhe pas 90 humor te mire por eshte si perlat e pakta mes banalitetit qe ka permbyt dynjane.Plus qe humorin e bejne politikanet.Me taksat tona smiley

Mundet. Por, personalisht me duket sikur kam ngelur tek humori me te cilin jam rritur, jo vetem Shkodran paçka se i preferoj shume. Humorin e sotem, apo keto emisionet e Portokallise nuk me ngjisin. S'e di, me duket i shtirur, e s'ka aspak fantazi e gjenialitet ne ato skenaret qe bejne regjizoret, e aktoret. 

Portokalline as e shoh fare.Me shume humor ka Fix Fare. Sot ka kaq shume material per humor, kaq liri...por s'ka humoriste.Humoristet sot jane terroriste te gjese fine.idiote kemi sa te duash tha, Dostojevske, snuk.

e kam kerku edhe me kryqi i kuqo nderkomtario

smiley ahahahahaha smiley

lol te 2.05 mu kujtua sheme berberi, kur e rreh e shoqja: Me ty?! Kurren e kurres, si qen ke me fjet vetem sonte! smiley hahahaha

Aman, sot humori shqiptar jane batutat bajate te Portokalli, qe s'e sheh askush.

 

S'ke nevoje per estrade sot ndiq parlamentin dhe dhihesh gazit .Pastaj kur mendon se keta njerez kane ne dore fatin e shqiptareve te vjen t'ia japesh kujes.

Debatet mes Jozit dhe socialistëve kanë qenë sot më të forta se kurrë në parlament. I pari që debatoi me të ishte Balla. (Kërkojmë ndjesë për fjalët e pista të ndërprera me pika)

Sapo ai filloi të fliste, Jozi e ndërpreu.

-Taulant, keni ikë për lesh.

-Jozefinë këtë shprehjen me ik për lesh e ka pas përdorë gjyshja jote, kur i ikte burri për me shitë lesh. E kishte si parullë në lagje. Se që ta dini ju të nderuar kolegë, Jozi vjen nga një familje e shquar për shitje leshi.

-Çfarë leshi mar thua ti, çfarë leshi…?

-Mos më detyro ta them para kësaj salle të nderuar çfarë leshi shisnin, i tha Taulanti…

-Thuje mar, thuje po je burrë, po s’je burrë, hë pra thuje…

-Lesh Dashi pra shisnit, tha Taulanti dhe pa nga Dash Sula.

Ky i fundit u xhindos dhe u ngrit në këmbë.

-Dëgjo ti legen, ta q… motrën, dëgjove, dil jashtë dhe ta tregoj unë leshin ty.

-Çfarë ke mor burrë, nuk e kisha për ty. Kryetarja pyeti çfarë leshi ka shitë gjyshi i saj dhe unë thashë lesh Dashi.

-Je i përjashtum Taulant nga seanca. Ke përdor fjalë turpi, je i përjashtum. Kaq di me thanë…

-Po ku janë fjalët turpi, tha Taulanti…

Jozi i mbylli mikrofonin dhe Taulanti po ulej në vend duke folur me vete.

Pas kësaj Xhafa kërkoi sqarime nga Jozi pse dënon Taulantin që nuk tha fjalë turpi dhe nuk dënon Dash Sulën.

-Dash Sula nuk ka thënë asnjë fjalë turpi, i tha Jozi.

-Si moj nuk tha asnjë fjalë turpi, tha Xhafa. A e dëgjove që i tha tjetrit të q…. motrën?

-Zotëri, ul ndenjë. E ka thënë me q, ajo fjalë e pistë për mu asht me ç. Nuk na impononi dhe gjuhën tuj. Kena tonën.

-Ou, e Taulanti çfarë fjalë turpi përdori pyeti Xhafaj.

-Tha që të parët e mi ka shku për lesh Dashi dhe pa nga Dash Sula.

-Po me sa di unë ajo fjala e turpshme është kur thonë ke shku për lesh k…, jo për lesh Dashi… Apo më fal, ju të gjithë i flisni Dashit k…

-Ulu mor ndenjë, po na difto ti si i thërrasim ne Dashit, tha Jozi e nervozuar.

Shkodra - Epiqendra e dizidences shqiptare nepermjet humorit thumbues dhe elegant gjate kohes se diktatures hoxhiste jugoro-centriste-ali-pashaiste-flirtomyslymano-antiverioro-antikatolike-antibushatllije.

Shume seriozisht.

diktatures hoxhiste jugoro-centriste-ali-pashaiste-flirtomyslymano-antiverioro-antikatolike-antibushatllije

Nashi diktature ishte po kur ra termeti i ndertoi gjitha shtepite ne 6 muaj.Tani po permbyten pervit dhe Jozi thote keto ndodhin njehere ne 100 vjet.

Ndertoi zhele,shpia kineze...material zhele.Prishi alamet shpiash guri ne Bahçallek,prishi kopshte e frutore te mrekullueshme.Obotasit i ndertonin shpiat ne menyre qe Buan nuk i kapte.qysh atehere rujna zot...

Ju qekeni kru kot, se ne edhe 2-metra nen uje jemi artista. smiley

Nuk di gjo pune Katerinash une, por mund te te jap numrin e telefonit te Katarzyna-s (shkurt e thrrasim Kasia). 

Per mua Vlora, Shkodra dhe Tirana kan patur humor. Dihet Tirana me shume dhe me kualitativ. Vlora ka pasur humorin me thumbues dhe me kritik ne ate kohe, dhe ne cdo kohe, per aq sa lejohej kuptohet.

Tirana as krahasohej me te durresit, shkodres e beratit. Keta te tjeret kane qene gjithnje me mire.

Po mire varet nga preferancat personale... Per mua s'ka pas humor me te madh dhe me perfshires se ai i Tiranes per arsye se edhe Tirana ne pergjithesi prodhonte kulture me shume se te gjitha qytetet te mara sebashku. Per mua personalisht Koco Devolle eshte mbreti i humorit shqiptar.

Humori behet e ngjit ne njerez te paster ,shpirtlehte e qe dine te gezojne jeten.Nga ky identikit jane shume larg njerez qe zhyetn ne trafiqe te pista si puna e Devoles.Eshte shume larg nga humori qe te jep jete e gezim.Jane njerez te erret.Po natyrisht per mentalitetin shqiptar mbreterojnE ntivlerat.Nje trafikant apo hajdut eshte burre i zoti

Une e vleresoj vetem si humorist. Dhe i them faleminderit per te qeshurat qe na ka dhuruar gjat kohes te diktatures dhe viteve te para te demokracise kur Shqiperia vertete kishte humor qe prezantonte nepermjet sarkazmes fine dhe sensit te mprehte te humorit shqiptar  problemet socio-kulturore dhe politike. Per te tjerat pastaj le ta denoje gjykata dhe te vuaj denimin ne ka shkelur ligj. Njerezit qe merren duke i bere biografine te tjereve tregojne se c'nivel jan vete, dhe cfar kulture kan marr ne jete.

ne ç'kado qe ne bejme nuk jemi te ndare me thike.Kur je person publiok duhet te kesh gjithçka kristaline....Devole eshte nje trafikant...kaq.

Zane, aktore me te mire qe ka nxjerr Shkodra ne keto vite eshte Kryetarja e Parlamentit, aktore politikane e kam llafin. Une e di qe ju e njihni personalisht dhe flisni personalisht, po them se femren shkodrane nuk e perfaqeson, si ne qytetari edhe ne nivelin e familjes me taban. Ka patur shume shance me e ndryshu modelin e femres dhe si mund te shikohet femra shqiptare, por e ka bere keq, vetem ne pamje eshte mundu me e paraqit moderne. Nuk kam asnje deshire te zihem me ty, por kete desha ta them. Eshte tjeter gje kur ty psh ti ngrejne nervat ketu disa politoblog dhe qe e meritojne ti shash, por ti psh nuk je deontologe ne sharje, di t'i diferencosh nivelet. Kryetarja e parlamentit nuk e ben kete gje edhe pse eshte person publik. Jam dakort qe ndermjet meshkujsh duhet te sillesh si mashkull kur mund te te merret per dobesi, po edhe kjo me kut them duhet te jete.

Gaja...vhere is the problem?nuk thashe asgje ne merite....!!

E kisha ne personalizimin dhe kriminalizimin e nje individit si Devole, i denuar per krime specifike, dhe aktrimit ne vlera publike.

Ka disa figura delikate...Politik,aktor e sidomos kur je kaq i dashur...eshte si te te bjere nje mit.Ne fund te fundit aktoret  me te miret nuk ndahen nga personazhet...Si te te them...Nje si Devole kaq i dashur, i pandare nga personazhet ,eshte trafikant per ke beson ende ne ndarjen e se mires e se keqes eshte traumatike.pa polemike...smiley

Zana mirseerdhe ne zyren e kuadrit prane selise se Komitetit Qendror. Kam vite qe punoj aty i vetmuar, drejtor i vetes time, por e di qe te gjithe demokratet e medhej mer jau, here a vone do te kerkojne te punesohen tek une. Mirsevini te dashur dijetare dhe studjues te Harvardit, ka shume pune per te bere sidomos ne sektorin e Wikipendias, per te krijuar dosje te profilizuara per te gjitha figurat e kultures shqiptare.

me ke ngatrru me ndokend tjeter....nuk njoh zyra kuadri,nuk kam punu kurre ne Shqiperi...

"te ashper bijte e shqipes", tha poeti... e ashper edhe Zana ne gjykim..smiley
shiko Zana, periudhe shume e veshtire per Shqiperine vitet 90.. por sidomos periudhe e veshtire per shqiptaret.. u "tjetersuan" vlerat dhe morali tyre.. tranzicion hesapi medemek...shume pak i shpetuan "tjetersimit".smiley

tani, nuk e dime nese vertet Kocoja e beri dercklen, apo ishte viktime... nejse, kur erdhi nga Italia (burgu) ka dhene nje batute te forte... interviste me A.Llakaj ne tv.. i thote Agroni nder te tjera: Koco, kishte shqiptare te tjere ne burg? -po kishte tek tuk edhe ndonje.........italjan, u pergjigj Kocoja..smiley

smileysmiley Nuk jane shume pak ata qe i shpetuan tjetersimit...Jane shumica....me bindje kjo...Po se ç'eshte kjo tendence...he mo keshtu bejne te gjithe....nuk eshte hiç ashtu....

nuk doja ta justifikoja Kocon.. por vertet mund te gjendeshe ne situata te pakendshme e fare kollaj mund te ishe viktime..smiley

po pra ti cen cen durim-madhi iher ke fotografia , a gjete foton mar ? smiley

E tham pra qe dje , Shkodra ka pas volum dhe ndikim te madh ne humorin shqiptar sidomos naten e Vitit te Ri neper tavolinat tona dhe ju falenderojme . Tesh ska ngel gja ma , maj men ca ka qen smiley

E dashtun ,ka ndoshta shekuj .periudha historikeqe te gjitha kete thone ,shkodra ka mbaru,shkodra nuk eshte ,mbahet mend per çqe e bal bla bal.Para nje viti me thane ,Zane shko e merr nishan ne Shkoder se do mbytet...!!1Tesh Shkodra me gjithe ç'ka te mire a te diskutueshme,aty eshte nder shekuj...origjinale ,e vertete ,si krajlice, ebyukur ,me shkodrane e me malcore....Tutto il resto è noiaaaaa thoshte califosmiley

Oj Zanushe smiley.....e kisha per humorin oj shpirt ......sa per ate bukuri qe thu .....e kam ndjere ne hyrje te saj tek pashe kalane e Rozafes mbi qytet si perkrenare te nje trimi qe kthehet me fitore ,  me dha krenari smiley  Shkodra mbahet per stil te vecante dhe histori madheshtore smiley

Zana, Elton John eshte nje homo dhe kaq. M. Jackson eshte nje pedofil dhe kaq. 

Po nuk arrite ti ndash gjerat ne nje menyre apo tjeter nuk mund te gjykosh asgje. Kjo qe ben ti eshte t'i thjeshtosh te gjithe ekuacionet me nje te panjohur. E njejta gje ndodh ne politike, ku futet jeta personale e politikaneve, po ajo eshte shashke e pavlere mendoj une. Aftesia profesionale ne politike ka pak te beje me "sa mama e mire je" apo "sa dhurata ju ben femijeve per ditelindje''. Eshte gjithashtu e vertete qe shume diktatore kane patur talente te spikatura ne arte te ndryshme, po pse nuk ja u ka ngritur kjo gje aspak vlerat atyre ne politike. Atehere me c'llogjike duhet t'ja u ule vlerat dikujt?

 

Pse te jesh homo eshte te kesh bere krim te denueshem? Nuk e dija...Po Jackson eshte i denuar per pedoili? (qe eshte krim)spse nuk fillon e i ndan pak sa keto?

Po edhe perdorimi i drogerave te forta i denueshem eshte, gje qe prape ndodh ne shume artiste. John Lennon-in per ta debuar nga amerika atehere i gjeten marijuane ne shtepine ne angli dhe i hapen ceshtje pavaresisht se nuk ja dolen dot ta debonin. Nuk mund ta zerosh cdo gje te nje njeri, pavaresisht se te thyhet zemra ty apo edhe ndonje tjetri. 

jo perdorimi nuk eshte i denueshem.Ne Itali e hollande jo.Tregtimi e shpoerndarja po.Mandej..ul pak mushak ,,,do me krahasu gjithe keta me mizerabilitetin e nje komiku zhelexhi shqiptar qe e gjejne deng me droge ne Itali?

Zana, prit te vije e premtja dhe ne darke futja nji vize dhe hyp ne timon, sorollatu deri sa te te ndaloje ndonji vigile. Ke per ta pa nese eshte apo nuk eshte e ligjshme. Thashe, vize dhe jo fummo, sepse fummos i vjen era dhe kane per ta pase te lehte ato policet. Lol

Une spo mbroj Kocon ketu se skam interes ama ti po e ofendon. Shembullin e dhashe me marijuane po ne fillim thashe per drogerat e forta. Ideja ime eshte qe ti ndash gjerat se ketu po flitet per humorin, pa nqs do te besh biografine e njerit apo tjetrit eshte gje tjeter. Ne fushen e humorit ka qene dhe eshte i mire, ai ben per te qeshur dhe eshte i zoti ne ate pune. Pastaj se ca ka trafikuar droge une absolutisht nuk ja fal. Nuk te ben jeta publike burre me te mire para gjyqit ne nje rast te tille, eshte e qarte. Po ti thjesht nuk te pelqen humori i tij ose per nje arsye nuk do ti japesh hak fare ne ate fushe, ok ska problem...

Humorist I mire eshte Koco. Kur e paskan kap Kocon? Shume mbrapa dynjase jam dhe une. Dhe per Liliana Kondakci vone e kam marre vesht. lol

Ohu ka vite , me sa di une para 1999-tes , se ate vit e kam taku ne Ny kur erdhi te Vatra dhe ajo mesele me tha kishte bere vaki me pare . Po Kocoja eshte i gjithanshem , humorist i mirefillte , gjynah qe humoristet dhe artistet e filmave i degjeneruan ne kete pike dhe i lane ne harrese, krim

Meqenese kam jetuar gjysmen e jetes ne SHkdoer e gjysmen tjeter ne Tirane e me shoke nga gjithe Shqiperia (pa qene nje nga shkodranet e bezdishshem qe duan te bejne rime me cdo fjale), mund te them me bindje se humori ne Shkoder eshte menyre jetese, eshte pjese e karakterit; pra ajo cka eshte pare ne TV ka qene si te thuash pasqyrim i asaj cka ndodh ne realitet (sigurisht edhe me shkrimtare tejet te talentuar si prof. Paulin Selimi ndjese paste i.e Kunati i Shokut Xhemal. ja ku e ke te misheruar sot ne kunatin e Bashes). Estradat e Fierit; Vlores; Durresit kane patur here pas here kulme por kryesisht per shkak te shkrimtareve/aktoreve te talentuar (Kulla; Hasa etj.) "humorin" e  Tiranes nuk e kam kuptuar kurre. 

Humori , apo sic shkruante dikush me siper , te besh humor per humor (jo vetem   si humor i zi ballkanas; asvetem si si reagim ndaj kushteve social-ekonomike) eshte pjese e te qenit qytetar e formesohet me breza. 

At least ky eshte leximi im. 

Humori shkodran ... .Shkodra ka "ngacmues"  per malokerine qe i jepnin ngjyren e Humorit te "msheftë" ndaj katunarëve qe zbrisnin prej malsive ne Pazar të Madh ...sepse ndryshe humori drejtperdrejt lahej  me GJAK . .

Humori Shkodran u kthye ne ART ashtu si ne cdo qytet tjeter me Shkollimet perkatese .Përveç talenteve popullore te Lindura qe Shkodra mund te themi pa DROJE i ka pas eme sasi me te madhe se sa cdo krahine tjeter , Humori U shqua kur filloj te TRASMETOHEJ ne TV .Pra pas 1964 .Te gjithe superlativat e tjera jane "me ka çu baba me la gojen "

Maja e humorit psh u harrit në konkurencën midis Fierit e Shkodrës ku spikatnin edhe aktorë edhe skenaristë cilësorë ...dhe më vonë me Parodistët e Vlorës u formua Piramida e Humorit Shqiptar .Këtu nuk përjasjtohet Tirana me humoristët e saj apo me "pika -pika " të rretheve Berat Durrës Korçë etj

Pastaj nga këto dëngëlat me politikë e me pakënaqësi kamuniste le të themi më të dukshmen epadukshme  se kanë qenë me frymëziim nga "ndeshjet e deshijve" me seli në KQ e Qeveri .Ja një psh ..

Në Shkodër hudh një Grep dhe zur një Krap  .Në Tiranë hudh një grep e zur një Lab . ..dhe pas kesaj 

Shkodran prej Puke me not Gjeli ne Velipoje

Autoret ....smiley

Damn Idriz ke filu me tregu barcaleta kunder diktatures.Puna riedukuese e PPU ka filluar te jape frutet e veta smiley

Mos e bo Alben me hije , se nuk merrem lali me ashtu ...per hobi !smiley

Peshq, ju lutem, mund te me thoni kush e shkruar skecin "Fotografia? Apo Tanoja?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).