Po ju pres me këmbët e para: nuk do të flas as për arkitekturën e shpifur me të cilën është shpërfytyruar Tirana, as për zhvillimet kaotike demografike, që e tjetërsuan qytetin tonë të fëmijërisë, por për atë qytet që më ka humbur, që tani është thyer në ca si fragmente mozaiku brenda meje dhe i rastis herë pas here me mall, në kujtesën time prej elefanti.

 
Në qytetin tim çdo stinë kishte aroma dhe shije.
 
Dimri kishte ajër të ftohtë, të pastër dhe vinte erë drush të djegur, tym ishte në fund të fundit, por kishte tjetër aromë. Kishte aromë mollësh starkinga që me zor i dilte era çantës sportive, me të cilën i sillte daja i tim eti. Po ky dajë (që prej meje i mbeti emri "Xhaxhidaja", se unë doemos që 5 vjeç kisha halle ekzistencialiste: nuk ndaja dot në duhet t'i thërrisja xhaxhi në shenjë respekti apo daja, si im atë, se në fund të fundit, unë nuk e kisha dajë...) na sillte edhe kolé nga Erseka, që mbushte shtëpinë me një aromë, që sot e kërkoj dhe nuk e gjej. Po dimri kish edhe aromën shpuese të bredhit të Vitit të Ri, ajo aromë sikur ish vetë festa. Pa më kujtohet amëza e supës së kopshtit, që kish një shije që nuk i ngjante kurrë supës së mamasë në shtëpi. Aroma e mafisheve, që babi i piqte me gazetë tek soba me dru dhe ngazëllimin e gjithë procesit të bërjes së tyre (çoç po bëhej). Kam edhe një ndjesi që nuk kam ditur kurrë ta përshkruaj, një si gjendje dehjeje, turbullire, kur mamaja të lante me kanoçe një herë në javë dhe meqenëse kanoçja nuk e merrte ujin e fundit të kovës, mamaja e kthente kovën kokëposhtë dhe ta rrëkëllente gjithë ujin mbi kokë: pikërisht ky shkulm i vrullshëm më krijonte një gjendje dehjeje, që nuk di pse po edhe sot më sjell ndërmend muzikën e filmit me Xhepërvokin... (kaq më pëlqente ajo ndjesi, sa sot ia derdh fundin e kovës fëmijëve në kokë, me shpresën se do provojnë edhe ata). 
 
Pastaj vinte pranvera me nektar e aromë dorëzonjash e trëndafilash të vegjël, nga ata që rriteshin mbi dyert e shtëpive përdhese dhe që kishin karabusha me lëng... hmmmm... nuk ka një fjalë për atë shije... Me aromën karakteristike të domateve (që mbase ishte edhe aromë kimikatesh, po unë sa herë e ndjej edhe sot, mendoj që ajo domate duhet të jetë e mirë, vetëm sepse ka atë aromë), kokrrizat e tyre kur e çaje domaten me gishta (jooooo ta prisje me thikë) dhe shijen e ujshme të katravecit të njomë. Pastaj vinin manat e kuq të tokës, që tezja e babit i ruante kastile për ne (vdiqa të provoj edhe një herë shijen e atyre manave të tokës). Po shurupi me gjethe trëndafili? Apo gara për të kapur xixëllonja nëpër ferrat e lagjes? Po lojërat nëpër rrënojat e shtëpive, që u kishte rënë plani, me atë erën tipike të suvasë të lagështuar, që ti e lidhje me zhbirilime për thesare alla Pipi Çorapegjata?
 
Me verën vinte karroca e akulloreve 5-lekëshe me atë shijen dhe aromën, që do ta gjeni veç në e bëfshi akulloren pa ngjyrues e shtues shijeje në shtëpi. Era karakteristike e furrës së tavave, ku gjyshja e mami çonin byrekët me kungull dhe Ylli tavapjekësi do të merrte patjetër nga një ngastër, demek se i pëlqenin shumë byrekët e shtëpisë sonë (kushedi sa dreka ka hequr Ylli, merr një copë byrek këtu e një spec tave atje). Po aroma e kafesë që piqej me qebap në ballkon dhe ti vdisje ta bluaje me ata mullinjtë e kafesë, që të linin nëpër duar erën e hekurit (iiiii era hekur! thoshim kur ishim fëmijë).
 
Po pastaj vinte vjeshta, me të vinte shkolla dhe natyrisht idet e sapodala, sa unë ende sot, kur hyn 1 shtatori filloj të kërkoj për ide. Vinin misrat e pjekur nga xhaxhai në rezistencën me bukë balte, që nuk do t'i garojë asnjë misër në botë për njomështi. Po edhe gështenjat gjithë tul e shije. Pa vinte era e rrobave të lara me sapun dhe të hekurosura me hekur të nxehtë, një amëz e përkorë pastërtie.
 
Ky është qyteti që më ka humbur, bashkë me lojërat e fëmijërisë që nuk luhen më; bashkë me komanin, kopacat, karrocën me kuzhineta, pincat, lojën me shami... Ky është qyteti që nuk do ta gjej më kurrë, por që jeton ende në kujtimet e shokëve të mi...
 
 
Në paçi ndjesi që doni t'i ndani, ju mirëpres në komente :)
Ndërkohë, blogun dhe aktivitetet e Tiranës mund t'i ndiqni edhe tek TiranaXXL http://tiranaxxl.com/

516 Komente

Qytethumbur te tere jane ketu, mos caj koke veq vazhdo shkruaj.smiley

Mireserdhe znj Pjeshke!

time to time I like to overindulge myself smiley

Mat poetry smiley

As in, new Mati?

heu bre, they have flagged me smiley

ps: no, mat poetry as in Shah Mat poetry. ose ose Mat (7 here e prit 1 here) Poetry.. si te dush ti. mos me bej me pyetje pa u prezantuar vete. Take care.

Haha, ok. M'u duk gallate por e shof se po arrij tek kufiri yt i lejueshem.

 mos me bej me pyetje pa u prezantuar vete 

Megjithe qejf, por une s'kam blog vete. Perndryshe do t'i shkembenim, si bicim prezantimi ose cigaresh te markave te ndryshme. Keshtu qe i bie shif e shkruaj, ky anonim qe tregon nick-u ketu dhe komentet. S'kam gje tjeter up my sleeve. 

Bej nje blog. Me blog je me i zgjuar, me blog je me i pashem, me blog eshte dhe moda.smiley

Ndjesi e nostalgji të humbura që i kujtojmë në biseda me miq. Një kohë që s'kthehet më jo vetëm se qyteti ka ndryshuar, por kemi ndryshuar edhe ne. Faleminderit e mirëserdhe! smiley

smiley na shtove mallin,na ktheve mrapshsmiley

Kur lexova ate eren e taves, vertet me erdhen ato aroma.

Kot nuk i thone nostalgia canaglia, sic thote dhe kenga.

Prandaj, vetem now is real. Kape dhe jetoje. Op iku the ai, kap momentin tjeter.

 

 

 

oiiiii tavat ke furrxhiu , kush ash elbasanlli e man mend furren e xhevatit smiley

po tava me korent smiley

Ehe, edhe kush eshte durrsak e mba men shprehjen "o durrsak o torrollak, puno gjithe javes e n'fund i hy taves". smiley

oh me u qajt ene durrsaket afer mretit smiley  keni qen me fat edhe jeni prap smiley

Ehhh olio kon mare, olio kon mare... I jemi largu detit shume. U ba c'u ba, line ma. smiley

dakort e pra po huqi vdes me shpirtin smileysmiley

ps. Ne Durres shkonim cdo vit me kabine ne plazh dhe kam nostalgji smiley, vjet jam knaq

po mire e ka, ca tjeter duhet te beje durrsaku ne fundjave?

Ahhhhhhhhhhh c'na ktheve ne ato kujtime vegjelie dhe adoleshence paraprakisht ne fillimet e veta .....loja topa luftash , loja me pafka , loja me litar , loja hapa dollapa , vjelja e hurmave dhe manave te gjyshja , rrushit celek , aroma e trendafilave vishnje , portokallat dhe limonat ne bace dhe loja jone me shtepiash , shitsesh ....vrap pas shkolle maje kalase me cantat qe na binin nga muri ....pastat 20-ce  .....arancatat..akullorja 5 lekeshe ....gurabijet..kasatat...xhiroja me prindet per dore darkave nga turizmi ....udhetimet me tren me gjyshen....te qendisurat me moline , me grep ..deri sa erdhi 90-ta

ktu je jasht teme , femra mor bir femra. edhe sikur ta dish se do te te hedhe ne nje kazan me uje te perveluar prap nga pas do ti vesh

Progres ? Ku eshte progresi aty smiley Aty ka" revolucion" , vershim! 

Voloreke , kujtimet me te bukura ne kete zone , qe nga femijeria dhe tani . aty paqja dhe shpirti takohen.

smiley

pse me kaq e vogel jam sa spo me shef a smiley

ti po plakesh po thinjesh mor njeri dhe komentues do vdesesh nga halli , nuk shtohet network tu kerku seksin e vicave

Zonja Elba, mos u tall me mua. E kam vere re qe shpesh here tallesh me mua.

mos te te rreje mendja , edhe nja 5 vjet te tjera nuk ti heqim keto kenaqsi

Ja shif, prap po tallesh me mua. Mos hyn ne gjynaf zonja Elba, se ti shkon dhe ne xhami e te vret allahu.

 bej si te besh edhe puno me mendjen tende  se ta ka me hile

Mire zonja Elba mire, tallu me tallu. Une te bej komplimenta juve me tallni.

Qyteti qe ishte nuk eshte me,misrat jo aq te njome dhe geshtenjat jane akoma,asnje ne bote nuk ka me qytetin e femijerise smiley

shume e vertete kjo.askush nuk e gjen me qytetin e femijerise.smiley

shif çfar ekologjie ka qene....

icik si e rond kjo.askush ne bot se gjen dot qyetin e femijerisesmiley un dhe ti xhen jetojm ne vendin ku shume qytete e fshatra jane si kartolina nga e shkuara dhe vlere e shtuar e  pasticerive apo te tjera aktivitetesh eshte fondata nel 16xx,17xx,18xx,19xx. vendet qe rrifja une ne 90 egzistojn akoma pa ndryshime edhe sot. habia ktu esht kur mbyll ndonje aktivitet.

Alke ajo qe thua eshte shume e vertete,u diskutua edhe tek tema per gjirokastren,por ate qe thashe me teper e kam nga mendimet e qytetareve ku une jetoj,kur ata flasin me nostalgji per qytetin e femijerise se tyre,ndryshime qofte edhe ne kolorin e poullsise apo jo?

ata e kan me moshen qe ju iken mi xhen, e kan me t'ardhmit e kan me ekonomin etj,etj,etj.amo kur tregojn per nai shetitje,apo drek,dark qe shkojn nuk thojn ka ndryshu filan vend. ne me te shumten e rasteve e myllin me siç ka qene ka ngel. edhe kur ankohen ankohen se  hanxhiu qe ka qen perpara ishte me i mire se ai qe eshte per momentin.smiley

smiley shif alke,tashti edhe ne me moshen qe hiken e kemi,se shptepiat me qerpiç s'i do mo njeri,autobuzat  dhe trenat ku shtypeshim si sardele po ashtu,po nje dite po me thoshte nje mike kur une i ankohesha per mjegullen,ajo me thoshte-sa bukur,dilnim xhiro ne kembe,s'kishte makina-etj pak a shume si ndryshimet tek nesmiley

kush e ma men lfutbollin ne trotuare.....

lojametopnetrotuar.jpg

... e kuu çate topi nga rrotat e makinave qe kalonin.....

kureantetopinmakina.jpg

...... ishte dite zie mehallore.....

ishtediteziemehallore.jpg

ps

dhe ankohen pastaj adminat, se perse postojme foto.... po keto tema per foto jane......

Fantastike fotua me topin e care.eee ca kujtime te ngjall ajo.e shikon sa vlere mer Ali ajo foto.

pranej e pruna....... Ja ky ka pas qen qyteti yne, qe tani osht harru fare, e bile o spiro, kan qe as qe dune me epa fare e me e kujtu......

Shumica e fotove qe ti ke sjelle jane edhe ne videon e meposhtme qe solli Qemoli. Jane si foto te "prera, ose shkeputura" prej te njejtit dokumentar. 

Mbaj mend nje loje, e kishim bo me fjale qe do loznim deri sa te cahej topi. Shyqyr u ca me ne fund se na doli shkuma.

as e du fare qytetin tim

gjithe jeta me shkoi duke ju largu smiley

shifni mi se sa te bukur e keni qytetin ju te dyja........

 

elbasani.jpg

qaty jane thjesht objekte, i shof shpite e mija te vjetra dhe shpite e raja mrena ksaj fotoje.

por sic te thashe jane objekte.

kurre sme ka marre malli per gjona materiale, hiq rrugicat mitike te lagjes kala me historine qe bartin brenda.

se du qytetin per atmosferen dhe frymen qe ka percjelle jete e mot, se du miletin.

se du ere se du

dashnija nuk osht me zor smiley

naten e mire

e me genjen ai genjen smiley

yll bote e kemi  na shifni

mos bej gabim ti te kesh gje kundrra flakes smiley

ja dhe nje kujtim tjeter i qytetit tim.......

kyeshtesheshiskenderbej.jpg

dhe ja kjo pjese qe ka 20 vjet qe ka humbur......

erdhenudhetaretmetrenst.jpg

edhe sandalet ne bulevard...

akulloret me qumesht pak te djeg. me pa hile u bonin te nji pasticeri djathtas pa shku te Flora. ne pergjithesi benin hile ne mushjen e kupes, e cila ishte si e ngrene nga brenda. kasata ka pas durrsi - plazhi, pesce dhe dhjece; kishte dhe ca me te mdhoja (me duket 15 lekshe), nji pjese akullore, nje pjese si krem... nuk po flas per "pastat ne akull".

te pasticeri agimi em?

po parfet?

smiley fiks. 

t'betohem qe i menova, po thash s'po zbrazem krejt mo smiley

ps. strudel te barakja e cepit te partizani. ose kokarapi.

smiley

(10 lek strudja; 8 kokarapi; detyr shpie: a e ma men sa ka bo nji qumesht panda kineze te "ushqimorja"?)

Gjoja me e mire ke Jeni ( gjimnazi Partizoni) ishin pastat 20-ce, sapo vishin, te freskta. Strude me duket ka qene 15 lek. Kurse Pandat 21 ( jo shume i sigurte). Kur u prishem me kinezet,i bote kominati dhe i qujten " Kelmendi". Pastat piramide kush i ma men, me shtresa marmalte, ose gjys-honat me arra ? Ose pastat "Sy" ...??? 

ne jemi tre shqiponja turim turim turim tum ta smiley

epo he , me akuzon dhe Bama se jam bije e Ollges se smiley

Rendesi ka qe jumpin, me apo pa litar.smiley

PS. Me litar nuk kam loz, se te tallte gjithe mehalla pastaj.

kom loz me litar e me peta bashke smiley Ke pas shoqe ti apo jo? smiley 

Petat lejoheshin, po me litar boheshe me cen, megjithse neihere mceftas kam loz dhe une. Ishte ceshtje PR me shume. smiley

Si mer s'kam pas shoqe? Te mira shume bile. Do me na vu cen mo te modh ti me duket. smiley

Hë pra, pranoje që je hedh me litar. Best way to keep one in shape. No need for shtanga smiley

Ashtu eshte, dhe tashti po i kompesoj ato te hudhmet e pakta te dikurshme. But cannot replace iron.smiley

ih fiksimi im smiley o gjemb o e poshter smiley

rrini ore se na ka ik dhe mideja sot smiley..me kte gripin e rende , na kujtoni dhe parfet tashi smiley

aty aty e kam shpine smiley po shyqyr nanen edhe baben e kam smiley

edhe ty alke smileysmiley

per ket rrugen ketu e ke llafin...?????

neonaterrdurresit.jpg

 

paskomitetit.jpg

o alidems sna the esht akoma apo jo fusha qe ka qen n'alidems?

Fusha aty eshte. Po se c'kane bere nje gje. I am not sure se cfare. Nje si qender lodrash me duket. Kjo para ca vjetesh . lol

ah fusha, sa e sa kujtime, baltosje, te rrafme e te lujtme....... Qe ta moresh vesh mi alke, gjysa e fushes qe ishte per stervitje, o bo kalçeto, ajo pjesa nga pallatet me silikate, kurse pjesa kryesore qe ishte dhe fusha zyrtare e kon bo ven per tu argetu kalamojt....mire e kon bo, por nuk ke se ku te lush pa parè mo......

po pata kohe dhe kujtese, do ti boj ca foto veç per ty.......

ueee kjo fotoja e dyt!!!!!!!! ca bo me! ka i gje. stacioni i uzines te zyra e adresave. mos me lej me gabu. nji pasticeri tjeter aty... s'do e harroj kurre nga nji gjo e vockel fare. plot kalamoj qe msyn me ble akullore, por pa majt radh, e di ti variantin e dyndjes tu gerthit me pes leksha ne dur "o shoqe, o shoqe". njoni afer meje, "rrugac", bertiste edhe ai me turmen "o loqe, o loqe" smiley ... te stacioni per laprake, mos gaboj. hej po kto jane aty aty ne kohe me akilin dhe patroklin, o patrioto!

alidemso...vari trapin mo. ne vend te fundit ne gjithe evropen jemi, ishim dhe kemi pas qene

syte nga e ardhmja

po mire mer mire çar ti bojme komunizmes ne qe na la kaq mrapa.....por edhe me kapitalizmen prape po mrapa jina.....

Poshtë videos ishte dhe ky petitte gem smiley

Nostalgji, mè i pèruluri, skllavi yt jam,
Nè çdo qelizè, nè çdo molekulè tè gjakut ty tè kam,
Rjedha e harbuar e jetès le tè rrèshqasè,
Momentin tènd tè amshuar nè shpirtin tim
Ajo kurrè nuk do tè guxoj ta ngasè. ... gdhihu, moj natè ,
moj natè e dhimbjes, e trishtimit tim.
Unè do tè pij, do tè pij sa tè plas
... deri nè agim.
( poezi nga Marlind Kusi 1968-1995)

Kete e ka vu Beni, i zoti i videos. Ky cuni ( Marlindi) shume i talentuar, por ka nji histori shume, shume tragjike. Refugjat ne Gjermani, me Ambasadat. Niset me makine nga Gjermania me i dore paresh per t'i bo varrin babes qe i kishte vdek jo shume kohe me pare dhe ai mungoi ne varrim. Diku nga mesi Italise ben aksident me makine dhe vdes. Llahtari i familjes qe nuk e dinin c'ndodhi deri shume dite me prapa... E gjora none qe u bo sa i grusht ... Ka hollesi shume prekse. Ka lene shume shkrime te shkelqyera, kryesisht poezi. Do mundohem t'i sjell disa nder kohe ... 

Oh sa fatkeqësi! Te lutem silli në një teme me vete kur te mundesh. Faleminderit per videon. 

Qemol, rrofsh per keto videot. Na knoqe!

Paska dale dhe guri i famshem.

Tirana me bore, qe ishte gje e rradhe e kthehej ne feste.

C'paska kap dhe ca ambjente shume familjare per mua.

Rrofsh qe e solle.

 

 

S'ka problem, kenaqsia osht imja. Nji hollesi e vogel. Bora eshte " qameti" qe ra ne Tirone ne dimer '85.Nga min. 00:06 deri rreth 00:17 duken nji grup cunash ne krah ku ka qene shtatorja e Dulles. Ishte shume e forte se cunat e pazarit do i gjushin te gjithve me topa bore, sidomos po te ishte ndonji i " famshem", sportist, artist etj. Dhe ne ate moment, aty jane Shyq Rreli (traineri kombtares) dhe dr. Profit Cani. Ata hongren disa topa, por bone gabimin e pafalshem qe "kthyn " dore. Dhe aq deshen garipat e Tirones. Shkurt muhabeti cadra Shyqit u bo per plena. Kete e kane filmu disa italjone nga siper Bankes. Dhe pytjea se nga i di une keto hollesira, ka vetem nji pergjigje : I WAS THERE... smileysmiley

E bukur dhe mbreslense ...me kujton plot kujtime ...ke brryli hypem siper taracave dhe filluam te shtynim masa te medhaja bore , aq shume u ekzaltum sa fillum tu i gjujt autobuzit te unazes , u bome gardh nga te dy anet , vetem se me sa me kujtohet fillun pislliqet ,duke vene gura nemes te topave te bores dhe u ca nje gru ...hmmmm

kujtime te bukra.

Ajo karroca e akullores me kujton akullorexhiun e lagjes . nje plak babaxhan me hunde te madhe e therrisnim Cucasmiley

ne na vinte nje hajdut me cizme, e mbushte aq pak sa dy-tre here e lepije dhe mbaroi. po si ajo akullore ama, pa hile, s'kam ngrene kurre me, qe e blej homemade dhe ketu.

CUCAAAAAA, hahahaha, m'u kujtu. Cuca vinte nga Ali Demi shpesh. Kur morem shpi te re na "mbulonte" Gega ...smiley

gega u thoshin ketyre qe shisnin akullore dhe embelsira, te gjitheve gega u thoshin. se pse ky emer, s'e di.

sepse pjesa me e madhe ishin dibrane, se ata kan qene mretnit e atyre gjonave te vogla......piprra, ato hallvasite e bardha, apo mollet me sheqer..... apo edhe kallomat.... i vejshin me i kuti dhe i varshin ne qafe.....

po e maj men ke alidemi ishte Allamoni ...haaaaaaaaa  vite ke shkolla Alidemi smiley..ca zera thoshin qe i bite dhe..ehhhh

Cuce hunderri ...haaaaaaaaaaaaa

e kishte hunen e madhe si patate..haaaa me duket se ishte malok

shumica e shqiptareve hunden skandal e kane. te burrat haet, por kur e kane femrat. skandal.

Po Saden e ma men njeri. Shiste karamele me ngjyra ne forme kuadratesh. Kur e pysnim ca pune bote vec kesaj, na thoshte jam gazetar, dmth shperndante gazeta.

Më kujtove një gallatë me keta qe shkuan ne fillim në itali. E pyesin ça punë bën, piktor thotë, aka bojaxhi smiley

Kur e morra vesh ca ishte gazetari u nxefa shume me Saden qe na kishte mislead. smiley

Kisha nje shok italian qe i kishte prit keta zbarkuesit tane. Tre kerkesa kishin te gjithe me thoshte: televizor, veture e shtepi.

Kurse ky italiani ishte gallate me vehte. Me tregonte se kishte degjuar Radio Tiranen, dhe si i majte qe ishte per pak i ishte prish mendja te vinte te Shqiperi, aq mire i ishte dukur. smiley

Nje me maksist, me thoshte, na morret ne qafe, na shkaterruat idealet.smiley

E une i thoja, ca komunist m... je ti mer, me tre shtepia.

Kurse nje tjeter me i zgjute, shpesh me tregonte harten dhe thoshte, ca fati kam pat mer, per icik do me kishte hudh zoti tek ju.smiley

Qemol, po vej nji paraljmerim kur sjell ksi perlash, daj. se ka rob me probleme valvolash, tension diastolik... vaji pa ndrru pas 30000 miljesh... guarnicion testato... 

autobuz me rimorkjo ka pas vetem linja kinostudio-kombinat. Viberti (demshperblimi) vetem tirona re.

Jo mer burre. Unaza ka pas plot atobuza me rimorkio.

Ah, OK. Meazallah se me bjen ne hater. I maj men vagull - ishin dore e Sata-ve kto rimorkjot.

M'vje keq Emo, po ne Vibertat s'i ma men mire. Kishte dhe Kinostudjo-Kombinat. Kishte te vjeter dhe te rinj. Ato te vjetrit i kisha shume qejf, me dukeshin shume babaxhane, dhe zhurma e motorrit, sikur po i merrej fryma, i shkonte shume pamjes.

M'u me ka pas pelqy qamet zhurma e " Ikarusve" te rinj... kishte nji Grrrrrr shume melodioze. 

Edhe ato te bukur ishin, sidomos ne fillim me lloj-lloj ngjyrash. Nga zhurma te jepshin pershtypjen sikur ishin te forte shume. Pastaj erdhen ato te Shkodres qe u perlpaseshin llamarinat si kolibe jevgu.

Ok, a doni edhe pak debat ? ( akoma s'me ka maru rakia Skraparit qe me erdhi. haha). Shifeni me kujdes ate foton qe shoqeron kete post. A jom une i pime, apo osht 15 katci i shtremet ??? Dhe mos me thoni qe aparati eshte mbajt shtremet. Kollonat e Pallatit Kultures ne ekstremin djathtas jane paralel me prerjen e fotos. Ose jane ato te shtremta ose 15katci. Njona m'dysh( kon pas thone Sauksit) . Edhe bishti i cadres se akullorexhiut osht pince fare... dhe c'oshte kjo Ahullore ??? I di Partia kto ? smiley

Do jete pune lenteje aparati mbase. Se 15 katci s'ka qene neiher i shtremet.

Ndonje ekpert fotografie te na ndihmoje ne kete dileme. smiley

It's the angle that the photo was shot smiley Nga këndi që eshte fotografuar duket si pak i pjerret, por syri po luan me ty, por edhe pak rakija smiley

Mbase eshte koha me e lone rakine per sonte. Eshte nje barcalete me njonin qe kishte nje si test per te ndalu te pimen. Edhe ai me fotografi e kishte. smiley

Po mi kollaj e ke ti ( i thote Nikolin Xhoja grus), po ato dreq nuk marojshin te dyja per i here. Kur marote rakija me kishte ngel edhe i gjys qafe pate, sa marote qafa pates, ishte gastarja me raki per gjys ... ne kshu muhabeti, prnej ti me cove per pazar , une erdha m'shi tape ... kshu ne kjo puna ime smileysmiley

Partia e beri  te drejte por e shtremberoi  resmjasmiley

e c'na myti nostalgjia smiley

ja ta stilizojme pak:

 

Nostalgjia ka emrin  e qytetit te humbur te femijerise

Ka shijen e  hurmave ne oberret e vjeshtes tiranse

Ka rendjen  pas  xixellonjave  ne muzgjet  pranverore

Ka aromen e te djeles me  tave kosi ne furren e lagjes

Ka pertypjen me fara luledielli mbi bordura te monotonise

Ka syte e pervuajtur mbi vajzat gazela me fustane basme

Ne xhiron e madhe

              te se djeles mbrema  

                                          ne bulevardin Deshmoret e Lirise

Ka trishtimin  e dashurise te nderprere per shkaqe biografije

Ka magjine e prekjes se gjunjve

                                           dhe gjinjve ne mbremjen e matures

Nen vezhgimin e rrepte te zjushes  Ruzhdie smiley

Ps: PF me duket ka nje poezi te mire me nota nostalgjije.

smiley  "Ka trishtimin  e dashurise te nderprere per shkaqe biografije"

vlen sa per 500 e ca komente!

kujt i ka hum qyteti mer..... ja ku e keni jua kom gjet una......

jakjokaqenefemmijriajon.jpg

fleterrufe1.jpg

dyqaniibukestirane1985.jpg

autobuzetfisarmonike.jpg

autobuzetepare.jpg

 a e keni gjet qytetin tuj... miqte e mi...????

alidemso, i madh je. nje nga ato buket si keto qe ke nxjerre ti, ketu eshte pa frike 7-8 dollare, dhe jo aq e rende, vetem sa gjysma e kesaj qe ke nxjerre ti.

O ali, ti paske pas nejte me aparat fotografik ke dora n'at kohe... Mire xhanem, po a t'lejshin?

o Alidemso mos na e hap barkun me ato autobusat ku ishim njit si sardele e ngaj here tu njiste nej zhuls e prdhunim me te  tmerrshem nuk kishte

po po flmnrs prej teje ...smiley....kape kte

Ky i shkreti sapo ka ardhur nga fshati......tek vellai i vet ne Tirone.....

eeeee ca kohesh thuaj ....sa here vishin ne shtepi uje komplet , kembet e regjura nga kepucet me uje kur ishim te vegjel , na vinte babi shkret plastmas qe mos na lageshin kembet

Sapo e lexova shkrimin. Bukur bukur...

Po Tirana nuk ka qene kurre e jotja. Nga gjuha, dhe referencat eshte kollaj te kuptosh se autori/ja eshte nga zona Juglindore e Shqiperise. Pra keta njerez e pushtuan Tiranen pas clirimit me ndihmen e merhumit nga Gjinokastra.

Sot me ndihmen e malokut Tirana i perket malokeve. Femijet e tyre do te shkrujne me nostalgji pas 20 vjeteve, per aromat e ujrave te zeza te bathores, tabelave magjike "toke e xanum" dhe epsheve te pakuptueshme qe ju lindin duke punuar tek lavazhet pertej Laprakes... apo per mixhen nga Tropoja, shef te komisariatit numer 2 qe i sjell trasta me pare te vjedhura cdo fundjave...

Dhe Tirana do te vazhdoje te jete e me te forteve te fundit... asgje per tu shqetesuar... Memorjet e tua nuk kane lidhje me Tiranen si vend gjeografik, por me humanitetin e familjes dhe kultures se saj.... Kulture qe ata qe e kane uzurpuar sot nuk mund ta imagjinojne kurre...

I nderuar fgm

Une që e kam shkruar quhem Anxhela Çikopano, jam goc Tirone dhe origjinën e kam nga Kolonja, madje nga një familje fort e shquar anti-komuniste. Familjen time nuk e ka sjellë Enveri në Tiranë, gjyshi im ka ardhur në Tiranë që në vitet '20 ene baba m'ka lè n'Tiron smiley

Siç e ke thënë edhe vetë në fund, ky shkrim nuk ështe domosdoshmërisht për Tiranën, pavarësisht se nostalgjia ime lidhet fort dhe veç me të (veç në mos llogarisim këtu 15 ditëshat e pushimeve në qytete të tjera). Unë enkas nuk kam vënë kufij gjeografikë, edhe për shkakun se meqenëse ai mender "burrë" na çnatyralizoi duke na detyruar të ishim të gjithë njësoj, edhe ndjesitë tona janë po të njëjta. Për këtë arsye këtu gjithsecili gjen qytetin e tij, që natyrisht nuk ekziston më, sepse asnjë qytet e asnjë shoqëri në botë nuk mbeten më të njëjta 30 vjet më vonë (veç në mos qofshin në mes të askundit). 

Më duket absurde në këtë pikë të diskutoj nëse Tirana ka qenë imja apo jo, sidmos në çastin kur unë kam vënë thellë në dyshim faktin nëse kjo Shqipëri është e jona apo jo dhe me "e jona" nënkuptoj të gjithë ata që e kanë dashur dhe e duan këtë vend e përpëliten të tregojnë se ky është një vend burrash e grash të mençura.  

O cuna nese ndonjoni do me tregoje ndonje foto te KIZIT te pazari ,apo vilit kok modhit....

Vil Kokmodhi smiley  A eshte gjalle akoma?

Kizi, nuk jeto mo, kurse Vili i shkrete osht myll ne shtepi dhe nuk e lejn me dale...del vetem tek dritarja e shtepise, tek rruga Tefta Tashko.....

Po Gezim Kulufin? smiley. Sa I frikshem ka qene. Se shifja dot aq me trembte. lol

You are very kind, e bukur kjo smiley. C'ne Gena mashkull me kete emer? Di gje ti? smiley

Gjalle qeka Ver Llapa? Po ate Sacin e rruga ures e keni ne foto se ai ka qene i lezetshem! Tit xhanin, Toren, Dragushin... smiley 

Po nei tifoz te Tirones ka ketu, apo keni qene te gjithe me Partizonin e Dinamon?

ke ka mor molli per Tironen e viteve 80-85....

Halim Durim Mersini, Millan Baci, Tur Lekbello, Anesti Stoja, Bedri Omuri, Mirel Josa, Cim Muca, Sul Mema, Ben Minga, Agustin Kola, Tit Ramadoni. Tranier Ver Shehu.

Tirona e arte!

I merrte te gjithe me rradhe me i dore petllash per shoq. Treshja e famshme Cim Muca, Ben Minga e Agustin Kola ishte zemra e suksesit. Cimi sidomos ishte lojtar inteligjent, se dy te tjeret vuxhut kishin mo shume.

Ia ke fut pordhes me Mim Mersinin, e ma veten ne si tifoz te Tirones, pa le smiley ...3 Portierat jane Gjergj Dinella, Tit Rroga dhe Jar Sharra ...

Jar Sharra ishte portier i pare. Moce ishte. Kto te tjeren nrofshin stolim mo shume.

Prezente taljono! Po normal qe do kete shume me Partizonin e Dinomjen, se kalamojte e oficerave kon njel tifoza me to.

Ne qe e kena shpin afer dyqonit te Qemol Avdise nuk kena si mos te jena me Tironen. Qemolit hallall, ene cunat i ka tifoza me Tironen smiley

Gzim Kulufi ! smiley ky i nja shume Mike Tyson nga fytyra! Kur kam pare perhere te pare Majkun me eshte kujtuar Gzim Kulufi! smiley 

Vili osht akoma, por edhe gezim Kulufi do te rroje perjjete ne zemrat tona.... thirrja e tij, ....rrofshin jevgjit, vdekshin gaxhojt, ...........do te ushtoje per shekuj ne rrugicat me kalldrom te Tirones.....smiley

... e hoqa foton se e kish vu ai njeriu ma perpara...

 

a po flasim per te njejtin Vil (me koke te madhe)?

po pra po..... per ate... po ka hy n'uje i shkreti. Del ne dritare te kati i trete dhe u buzeqesh te gjithve....

 

Nji ka qene Vili i Pazarit te Ri. Qe nuk lete goce te lagjes pa ngacmu ...

kush ish ai qe vdiq para nja 2 vjetesh ne rruge ke kinostudio? Me ata qent me zgjebe anash, 2 minuta larg spitalit?

Jo mer lal joo  Vili ke kati dyte mrapa ministrise jashteme ke rruga per nga pazari

 

Ketu qekan mbledh gjithe "cunat e rruges Bardhyl", m'fal, te rruges Ali Demi smiley

Kjo trego se Alidemi ka qen zemra e Tirones, ka qen dhe paska met akoma...... ju te tjeret veç tangerrliku ju ka met... se shpirti ju ka lon........smiley

Lol.. shndrit ai flamuri kuq ke nick-u jot, shndrit!!

Muzikë shumë e bukur që na ka shoqëruar në fillm-vitet 90'të. Flm smiley

Nei shpenetke, hajt se po e pranojme me mik. Po zemnen lene rehat. Mos e cyt, tha.

Jo mer jo, s'jena bo per lot, se s'ka vdek njeri. Gjithmone me e mira pasketaj vjen smiley

Tirona: rendesi ka rakija n'ket mes. Dite ma t'mira na presin smiley

Aty me rri e mos me luj, tha. Rakija s'bo qeder, po bojm ne pa te. smiley

po ti ke gjujt katunaret te shkolla e guzhines, pranej paske nostalgji...?????

Ky majtas osht Tit Xhani . Me garanci malli." Nuk duket mire po ai duhet te jete" ...

Qemolo, ky tjetri qeke ti me siguri.....mos me thuj qe jo....ej, me verte e paskeni thirr Tit Xhanin ne mromje.....???? Pranej qeka vesh bukur shejtoni...... me kenoqe.....

Nuk jom une. Une kom ca aventura ke Sahati me Titin, por ky nuk jom une. E di se si e qujn, e kom shok ket cunin ... osht Sami Frasher's ...

Alidemso po dirja motra gzim kulufit gjall eshte akoma

 

"esht peshkarexhe e huaj. jan me te shpejta se ne dhe vijne peshkojne ne ujrat tona. na ka pa e prite kur t'largohet."

 

Po dhe me e modhje eshte se kur shkojme nojhere ne atdhe ma bo njoni ke kafja ke lagja  : Ej ka je ti mer daku ? Stkam pa noj here ktu ty , ka je ? Dhe shef shtremet kur porosit noj kafe !

....eh mer zotri...po normal, se kur erdhen ca atje, venalit kishin ik ...dhe tani te ardhurve ju duket sikur po i zaptojne teritorin smiley

Kush e ka pas njoft Gramoz Nebia-n ? Po te doni iau qis ketu. Por kam frike s'e nuk e ma men njeri ...

As unë s'e gjej dot më qytetin tim, por fshatin ama e gjeta siç e kisha lënë para 25 vjetësh. 

 

ja dhe ca te tjera dhe boll mo se do na shaj admini......

kaladibrane.jpg

kush nuk e di kjo ka qene loja ...kaladibrançe....

karrocamekushinjeta.jpg

dhe keto karrocat me kushineta kan qen nje tregues i nivelit ne shoqni.....

 

dekorataenxenesit.jpg

kush ka ju ka mor nai te tille....????

dyfegjetevegjelise.jpg

no koment.....

kishtelekeponukkishtema.jpg

ja dhe radha per buke nga vitet 89-92....

 

e paskam natarru un........se kaladibronçja ishte me te ardh rrotull kalase deri sa te linte literi... dhe ti kapshe para se me hyp.... hahahahahaha

jo, kaladibrance eshte ajo te fotoja e pare

te pakten ashtu duket

Ehhh mer Enver....sa popull te derrmu qe le prapa. I jete e djegme kot. Nostalgjia i nxjerr gjerat e bukura por dikush qe i shef nga jashte i duken kto foto si "Kujtime nga Afganistani"

pse krahaso ti me ter men feminin e atyne fotove me feminit e knejshme???

Emigranto....varferi e madhe or burre.....atehere na dukej bukur se ishim te vegjel...po prindi shkrete e dinte me mire at pune. Nuk e di por tani qe po i rishikoj ato pamje me duket jo varferi por mizerje. Gjynah qe jemi rrace qe kemi vujt per shekuj ene akoma do vazhdojme te vujme.

Komplet er pra, emigranto... femini ma adventurous s'e bo nona knej. Duhet me i cu kalamojt t'emigrojne mbrapsht n'Shqipni qe ta shijojne tamon.

Seriozisht.

smiley

ate me thone gocat dhe qe jane te vogla pra , vjet u kenaqem ne Shqiperi o ma , na co prap kete vit  ( edhe pse mu semuren disa here ne fakt po gjera qe kalojn )

ama i cova 3 muaj , u theken nga dielli e lujten jasht perdite nga mengjezi deri ne darke e u kenaqen sa ta mbajn mend , u nxine nga plazhi e iu zbardhen floket me shume nga dielli qe si njoften njerzit kur erdhem smiley

feminia jone vertet ka pas fukarallik , po dhe sot ca kujton ti se po hane femijet ma shume ?? konservat ? apo mishrat e pa kontrollum , apo zarzavatet e frutat me pesticide , apo karamelet dhe biskotat e helmatisura , me mire ne qe u rritem me pak e sakt , e haje nje gje po merrte arome gjithe pallati.....sa arrija ne kat te trete nga shkolla vinte era fergeses, mishit , pules , shalqinit , hajde merri ere ktu ushqimeve ca ere vine ??

plej-steishenat nuk bojne i leke, perpara zarave, kopacave, caracave, llastiqeve, harqeve, pellumave, karrocave me guzhinjeta, tavllave, derrit-mac, shkalleve te pallatit, topave te llastikut, fushave me qymyr te futbollit/basketbollit/volejbollit... shtangave me rrota vagonash miniere.. shkemit te kavajes si ka qen iher e i kohe.. etj etj etj

shtangave me rrota vagonash miniere

 

E kam thy parvazin e ballkonit padashje duke bo shtange me rrote treni smiley E vodha me i shok te shpia njerit. Ne e dime ckemi heq per ta kalu matane murit smiley Prape se prape po ta them qe kujtimet jane te bukura po varferia ngelet....

ne kena pas 2, nji ke shpia perdhese e i shokut tim, nji ne tarace (keto qelbesinat ishin te ngushta per mu e mi bojshin parakrahet nga anash gjak)... kisha i pale gila 10 kilshe qe i maja ne ballkon... shume te bukra per tja tregu njeriu tjeter... smiley 

Kurse shoket e mi te rruges bardhyl kishin bo i palester te plote ne tarace... 3 shtanga me stol, pesha pa fun... atje u shkote me abonim, 1-2 here ne jave...  smiley 

Me kujtove i shokun tim qe bote paralele ke hoxha tasin... 1 ore ne heker rrite, i papare...

Ahahhaha po ene une kur bojsha shtangen e kapja nga mbrapa rrotes te "bishti" se kisha hall se me ngushtohej gjoksi i gjere smiley Girat i kam pas nga 6 "topa" per gire qe ta "shqynin" krahun kur i ngrije smiley Une njifja nje qe ishte komplet trrup deri te beli. Fiks si Arnoldi. Pastaj nga beli e poshte i kishte kembet e holla si balerine smiley Ja kam harru emrin. Ai tip bente stervitje me i dore giren e me i dore buke me gjize smiley

t'paska ushtare te mire Sala, ty Pate. menderisht dhe fizikisht te pergatitur.

Me hoqi Sala nga forcat speciale se kam vene bark. Na prishen keto imperialistet amerikane. Nga trrupa fiber jemi kthy ne Bujar Qamilsa smiley

Ka lezet tashti, eshte mbush Tirona me palestra qe i kane te gjitha veglat, e peshat.

Po pse me, u marum paralelet mrama shkolles eee

Jo, e kisha me Patekun e Bamen me lart. Kishin lezet paralelet, e filloshe ne paralele teke i futshe dhe nja 20 pompa ne paralele dyshe dhe perseritshe derisa llocshe ne paralele dhe skishe mo takat per tu ngrejte. Te shpija masanej taksirati plakes me na mush barkun.

Te dukej vetja si steve reeves eee? smiley 

ai llastiku qe ka qit alidemsi ka me shum jete se tom sojeri e hakelberri fini te mbledh bashke. s'ka mark twain... po tjeter muabet ai.

Vlera eshte relative. Varferia e madhe e bente robin qe ta vinte shishen e koka koles siper televizorit se i jepte hije shpise. Ose shishe te mbushme me uje me ngjyre. Kshuqe mos u habit hic qe kur haje i pete cumcakizi atehere te shijonte me shume se gjithe embelsirat e botes sot ose kur festoje vitin e ri te shijonte ai gjeli i shkrete e te dukej vetja mbret qe po haje patate me gjel e me sallate ruse 1 here ne vit. Ato kohe po te dush mund ti perserisesh ene sot. Mos haj akullore, gjel, mos shif televizor as internet. hapi vetem 1 here ne vit ene shife sa do te shijojne smiley

leni robt te lire, o File!!!!

Ja mas 23 qershorit, do vine ke peshku e do hapin teme "Nuk e gjej mo Kamzen time" smiley 

fjuceristik... smiley Kam pas i koleksion fotosh te rrugeve.. katallogim total....

O pjeshkeee nuk thu shyqyr qe se gjeke dot qytetin tend se paska qene qytet fakir ku vinte akullorja njehere ne dite kur sot vetem te minimarketi lagjes ka 10 lloje akulloresh e nutelash? Mjaft mo burr me kto nostalgji pabuksash per buk me vaj me sheqer se sot eshte qyteti si nata me diten me ate fakir qytet qe ke pas ti. 

Me kova pa kova algida spo samontana sot o 100 here me mire se ne komunizem. Tjeter pune se nostalgjia edhe femijerine te bregu lumit e himnizon. Jam i sigurt se edhe femijet e sotem do kene nostalgji pas30 vitesh per femijerin e tyre duke lujt futboll te oborri emin durakut bi fjala. Sot o burr vetem te brauhaus ne tiron ke 30 lloje birrash. Atere sa kishte? 3-4? U mbyll ky diskutim

o koke, po keto akulloret e shpifura me kova na tregon ore. po me mire pak dhe sakt se sa te helmosh veten me kimikatet qe u hedhin ushqimeve per t'i mbajtur te freskta. si shikon keta ketej qe me nje thes me ilace i ke te tere dhe me 2-3 operacine minimumi, ja ngaqe hane keto plehra. lere pastaj qe keto ushqimet dhe te fryjne si tullumbac.

e tani, mos e teproni. kokolepsi ka te drejte. nostalgjia eshte ajo qe ben qe gjerat te dukeshin te bukura, po mos na tregoni helmime e higjiene, se atehre s'ka pasur pike higjiene. Robt laheshin nje here ne jave e kalamjt zinin morra. i qepnin breket e corapet nga 50 here. kush kishte frigorifer mbante mishin e gjithe fisit. kalonin kalamajt cimcakiz goje me goje e kafshonin buken e njeri-tjetrit. koret e bukes qe tepronin i benin trahana, etj, etj. Eshte e bukur sepse femija di vetem te luaje, edhe mbi plehra, dhe lodrat jane te bukura.

Ka si te duash alba. Me kove per pabuksat apo 4x4 e forum per bobat. Ka per te gjithe. 

po po ashtu eshte. ka te mira vetem per 10-15% te popullsise. pastaj te tjeret, merre me leng se mishi u mbarua. ne shqiperi s'kishte liri, kjo po. po te permendesh ushqimet e ketyre qe te vjen per te vjelle kur i shikon, aman mos.

nostalgjia dhe distanca na bën t'i ngrejmë lart në qiell ato kohë, apo ushqimet që ishin aq me pak, saqë s'na binte t'i shijonim aq gjatë sepse s'kishte. shijet, ndjesitë, apo edhe qumështi i djegur, e arançatat janë libri ynë dhe sa herë duam të gjejmë një pjesë të fëmijërisë i kthehemi me mall e na duken më të bukurat e s'kanë të krahasuar. Dhe pse, lojrat me litar, me top e luftë, netët e verës që rrinim vonë duke loz hapadollapa janë gjëra të pazëvëndësueshme të asaj kohe. 

3 skupa kokolepso, masanej karrocat ke disheza Ismail Qemalit... Mu atje para portes po te kishe kalu suksesshem gjith carjet ne rruge, mund te arrijshe 10 km/h... smiley 

Nuk është çështje gjendjeje ekonomike, është hilja e nostalgjisë dhe për sa kohë ti nuk i përjetuar këto ndjesi, si mund t'i gjykosh? Sa për "ah të shkretët ne! S'kishim..." e vëmë vetë ne në çdo fillim fjalie që lidhet me kujtimet.

Qytetin tim sot e gjej tek Berberi...eshte ndoshta vendi i fundit qe i reziston kohes e ku ndoshta akoma ruhet shpirti i nje qyteti,ndryshe duhet shkuar tek pikat e basteve..per kedo qe shkon ne shqiperi,pa kaluar tek berberi per nje te qethur apo te ruar,zere se nuk ka shkuar aty..sa here shkoj e le nje 2000 lekshe aty,po ashtu heren e fundit qe isha pashe femij qe qellonin njeri-tjetrin me dacka pas koke, me shendet!!

Se di a i ka permen njeri kasatat a jo, po kasatat me te mira u hajshin ne Fier.... mas i ore,rruges me hijet e plepave e gjejshe veten ne Vlore.. atje me shijojshin me shume arancatat jeshile, me shume se kudo tjeter...

aha me vonese , e  kena permend , po c'na i kujtove more kasataxhi more aranxhataxhi

Ja ku jeni peshq , kjo me bishtaleca jam una ky anash eshte Bama  smiley

Bama ska qen asihere ne bank te pare... smiley Gjithmone ne banke te funit... smiley 

Paske qene "cun garip" gjoja? Megjithse... andej nga shkolla ime ne bankat e para vinin ata me mistrecat e te dobtit ne mesim qe mesuesit t'i kishin afer (per ndonje shkulje veshi/basetash/goditje me vizore/etj.)

Une kom qen vetja ime... i urte, e i dashur me te gjithe... smiley 

smiley  Ah, ty vec te gjuanin me gogla me kallam. smiley

kish cecua llastiqe me  rrypa komerdaresh... smiley 

Mos na u fry kot tani, ne klase cecua s'mbante dot "llastiqe me  rrypa komerdaresh". E shumta mund te mbaje llastiqe me fije llastiku, me plumbce.

Nuk kish kalama sherrci qe te perdorte  llastiqe, te cdo lloji, ne klase.. smiley Hesapet laheshin gjithmone jashte... Cme kujtove llastiqet me plumca... Tu i mor fijet e llastikut borxh brekeve te varme per tu tha te komshinjve... smiley 

pasket qen shkolle harrakate ju smiley , ne vend te pare uleshin nxenesit e mire te ne smiley

ou na fal me qytetare , po ne me tipa si ty vetem per te ble kumlla frigoriferi i perdorshim

une ne banke te pare perhere smiley, po pse me ti ishe ai qe gjuje me copa letrash smiley

Robi kujton me nostalgji gjerat qe i ka fituar me pune, me lodhje, me perpjekje... Duke luftuar me trimeri e dredhi kunder pushtetit popullor prinderor. Psh si shaja me liber shpie gjithe robt qe me benin ate shenjen qe sot e bejne per OK. Jo, mer vlla per mua ishte sharje tulle qe nuk kalonte aq kollaj.

Psh pse femija meson me shpejt fjalet e pista, sharjet apo sjelljet si "rrugac". Po ato ngulmojne t'ja mohojne. Lufta kunder autoritetin eshte dhe do jete gjithmone burim kenaqesie.

Te varfer. Po prandaj pra kujtohen me nostalgji se ishim te varfer. Une s'kam per ta harruar kurre kasaten qe me ka dhene im ate ne lokal. Hera e pare dhe e fundit qe kasaten ma sherbente kamarierja ne pjate. Pse e mbaj mend? Po njehere pra ka bere vaki. Po te me qerasnin perdite s'do e mbaja mend.

Pastaj ka te beje edhe cilesia. 100 lloje akulloresh e kasatash. Te 'ifsha 100 llojet. Akulloren qe haja tek halla ime qe shiste akullore s'ka shanse ta shijoj me as une as brezi i supermarketeve te OMGJ-ve.

Kshu per muhabet se une nostalgjik behem vetem nga fotot dhe veprat e Komandantit jo nga llastiqet e kalamajve.

 

akulloret e mia ishin "tek Dilja" e rruges Hoxha Tahsin.

qe thu ti Bame, ajo qe nuk kuptohet ktu eshte cka po e quj koncepti i "kinemase se vjeter". me mire se mjeshtri un s'un e them dot:

Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n’asnjë prej tyre s’kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s’e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.

Po hashuret ke Shabazja, ick me nolt, ke xxx rr Qemol Stafa & Bardhyl i pate provu ????

Ej kush e mban mend ate lojen futboll qe ngulje gozhdet me i derrase. Ngrije ene portat prej derrase ene poshte i veje i rrjete. Per top perdorej zari dhe i bije me kapse rrobash drruni te ndame pergjysem smiley

ku fanellat e gozhdave i ishin marr borxh telave elektrik... smiley 

 

Dhe rrjetat ishin "borxh" nga corapet e grave.

Ende duhet ta kete im vella nje fushe te tille.

Buahahhahaha fiks smiley Kur nxefej muhabeti shtrembroheshin gozhdat nga goditjet e zarit smiley

kete e kam loz dhe une. ma beri nje komshi qe i jepej shume per kshu gjerash. rrjetat i beri me corape grash dhe gozhdet i veshi me ate plastiken qe visheshin telat e trashe. Ia preu dhe ia beri si uniforme. nje shoku im e kishte origjinale plastike, nga ato qe dilnin reklame te italia uno, me futbollistet me forme njeriu, por prape me ate timen luanim me shume smiley

o kavir hajde ketu ku banoj un se bejne nje akullore qe eshte me e mira ne bote 20 euro nje kile e mrekullueshme

20 euro nje kile !?!?!!!!!!!!!! smileysmiley ...that shit better be : me e mira ne bote smiley

Vera ka qene sezoni me I bukur . Kur dilje jashte pa te dal gjumi mire, e deri sa behej nate. Bam bum lart e poshte lagjes. Me topa e lojra pa mbarim. Kur luanim topa luftash, volley, topa gropash. You name it ca ishte me topa do luhej. smiley. good times, good times smiley

Po me "pafka" luje ti? Po me rrote biciklete qe e kapje me i tel ne forme grepi? smiley

Po ti c'ke me lojat e cunave? Ti shif te lozje shkollash, shpiash, apo hidhu hidhu ne litar. smiley

Karrocat me guzhineta cmenshin dynjane. Gjoja ishin te ndalume ne oret e drekes. Gjithmone do dilte ndonje te na gjymonte prej zhurmes. Ishte si konkurs kush e kishte karrocen me te bukur e me me yckla. smiley

Qamet zhurme benin ne fakt. Sa sharje e mallkime hanim vetem prej asaj zhurme.

Seç ka qënë dhe një lojë me një rreth por s'e mbaj mend as si quhet...

Qe shtyje rrethin me nje si grep teli?

Ne varesi te rrethit ishte dhe zhurma.smiley

Po, dhe duhej të ecje ne vije te drejte e mundesisht rrethi te mos dilte nga grepi, dicka e tille ne mos gabohem smiley

Ka qene rrote biciklete por pa gome. Kishte raste qe ishte dhe me ndryshk smiley

si ingranazhe me dhemb nga mrena. mjeshtria ishte qe mos ta maje drejt telin, por ta perdridhshe dy here te rrethi.

Kulmi i mjeshterise ishte te ecje buze trotuarit ne vize, pa e rrezuar ne asfalt. 

Tani une s'guxoja të prekja biçikletën e babit se m'i këpuste gishtat e këmbët bashkë, por di që ishte një rreth i ndryshkur metalik pak me i vogël se rrota e biçikletës dhe me atë luanim. smiley

Jo jo, ato perdoreshin neper uzina, fabrika, kantiere. Si kushinetat apo zarat prej celiku, apo goglat.

Nuk ishin per perdorim shtepiak. 

ai ''rrethi'' qe thua ti Lirika.. e merrnim zakonisht nga vozat apo fucite e drunjta te djathit...  mbaj mend  formonim edhe nje tel (nja 30-40 cm)   ne form V  ne fund te tij.. dhe e shtynim ketre rroten..smiley

Klasiku ashtu ishte si disk i holle me dhembeza nga brenda. Por kalamajte perdornin cfare te gjenin. Po s'mbaj mend rrota bicibletash, se ishin shume te medha. Pastaj disku duhej te ishte i holle per te treguar mjeshtri, se disku i trashe s'ishte problem, po nuk sillte as lavdi.

Te ecje drejte ishte jo shume e veshtire. Kthesat ishin problem se te rrexohej rrethi. Po mbasi ia merrje doren vije verdalle gjithe diten, gjersa te fillonte nei loje kolektive.smiley

Po lojën bota e mban mend? Behej nje rreth i madh ne toke dhe ndahej me shtete, dhe pastaj hidhej nje shkop lart, dhe kur binte shkopi ne shtetin tend, ti kishe te drejte te merrje token e tij, por pa dale nga viza ku qendroje ti. Dhe perkuleshim e zgjateshim sa rrezik do binim, per te marre sa me shume smiley 

te ne te kapte dikush gjunjet se nuk lejohej perthyerjasmiley

Marifeti ishte te mbaje ekuilibrin, po dhe te perlaje sa me shume.  Dhe ishin shume intersante konfiguracionet perfundimtare te shteteve, ku njeri hante tjetrin. Qe kalamaj kemi qene me tendenca imperialiste. smiley

Vetem te na fusnin ne shkolla riedukimi pastaj apo nuk beheshim nje qerre kalamaj kur mblidheshim per lojra. smiley

E zbukuronit mo si me e pas Mercedes. Aty kishit gjithe suksesin smiley. hej pafka tani e mora vesh o shoke. Po ne I thonim loje me PETA . Po kur fusje kemben kur PETA Ishte ngjit me vizen? E fap si balerine me nje kembe e nxirrje qe aty. Nga balanca kemi qene so good. smiley

si dhe tethtet... rrethet...

ps. posta bizi.

E fap si balerine

Fap fap si flutur smiley

Kete pafka e kam lexuar shpesh, po se mbaj mend kete loje. Kujt I thonin pafka? Une mbaj mend ate lojen ' botash' qe zgjidhje nje vend, USA behesha une qe atehere smiley, e pushtoje toka me nje te renme me nje shkop qe te thante duart, smiley

Me shkumes vizatoje ca katrore ngjitur me njeri tjetrin ne forme T ose ndonje forme te ngjashme psh ne forme kryqi.

Pasandaja merrej nje cope pllake, dhe duhet ta shtyje pllaken duke kercyer me nje kembe, dhe njeren kembe duhet ta mbaje gjithmone ne ajer. Peta, apo pafka duhej te kalonte nga "katrori" ne "katrorin" tjeter vetem me nje shtytje kembe. Ndryshe digjeshe. 

Luhej nga gocat e vogla, te cilat zakonisht e shoqeronin me tekste te impovizuara te tipit

Akullore me sheqer ja dhurojme xhaxhit Enver

Akullore me oriz ia dhurojme xhaxhit Ramiz.

Per ironi, gocat e vogla te pallatit tim ne vitet '90 shtuan edhe vargun

Akullore ne raki ia dhurojme xhaxhit Sali.

 

Kete pafka e kam lexuar shpesh, po se mbaj mend kete loje. Kujt I thonin pafka? Une mbaj mend ate lojen ' botash' qe zgjidhje nje vend, USA behesha une qe atehere , e pushtoje toka me nje te renme me nje shkop qe te thante duart, 

Hehe, kjo ka qene loje e bukur. Nese je bere USA do te thote qe te fillon emri me A. smiley

Per pafkat, mbase ngaterron emrin, se s'ka mundesi te mos kesh luajtur. E luajne dhe sot goca e cuna bashke.

Po me A fillon. Si e bere lidhjen ? Une zgjidhja USA Jo se kishte ndonje rregull thjesht me intrigonte shume ky vend. Shifja shume ate Miami Vice smiley

Lidhjen e beri sepse zgjidhje Ameriken pra me germen e pare te emrit tend smiley Miami vice ka qene me ate aktorin ate bjondin dhe me jevgun qe ishin police e kishin i ferrari smiley Ka pas qene dhe star trek edhe Dinastia ato kohe smiley

Po po dashurine time te pare smiley Don Johnson, vishej me te bardha sporti, Rolex ne dore, syze te zeza , biond, me Ferrari ah lere lere smiley

smiley Kom pershtypjen se Filja heret a me 23 qershor do vi m'vete... smiley

Kush i ma men kanocet me KARBIT ??? Merrnim nji kanoce qumesht Panda, i hapnim nji brime ....... mos me pysni c'ar perberje ishte karbiti.... di vetem qe ishte shperthyes po te bashkohej me H2O ...

Jo,jo hapnim i grope, e mushnim me uje dhe kanocen me karbit e fusnim ne grope mrapc me brimrn siper dhe me nji gazete te bo si shufer i venim flaken ke brima ...dhe baza naaaa...kanocja shperthete ne ajet nja 50 metra, hahaha....

u hidhshin ne pusete mer, kur ishin tu ardh rob qe se kishin menjen ne ate drejtim... smiley

Po palltaket me balte qe i shpoje vrima e i mbushje me peshtyme smiley Ose palltaket me vida qe e mbushje viden me barut shkrepse i bashkoje vidat bashke ene i lidhje me qese me tel ene i hidhje lart qe kur te bite n'toke te plaste smiley

ato me qese njish, tu ja hedh gocave nga prapa... ose terminalet e baterive tu i cpu me gozhde, tu i von barut e tu i plas... ose me doreze dyresh me barut.... smiley

Buahahha. Ka na i kujtove. Po plumba qe i vije te soba drruve per ti plas kush i ka provu? smiley

ka qen i periudhe qe futbolli 2-2, 3-3, ka qen i perditshem, 4-5 ore ne dite...

Ca veni e ke pas ke Rr. Bardhyl, plako ? ...if you don't mind me asking ???

se kom pas ke rruga bardhyl... ca shoke i kisha anej, mu ke kryqezimi me 4-D... me keta shkojshim masanej lozshim basketboll ke Partizani.... ca te tjere poshte ke brryli..

smiley E njof icik zonen, pranej ( e kom pas njoft !!!)... 8vjecaren ke Cajupi ...

ka qen i periudhe qe futbolli 2-2, 3-3, ka qen i perditshem, 4-5 ore ne dite...

Pse aq pak ju?  2-2, 3-3? Te paorganizuar.

keto kane qen me rrethin e ngusht mi, me eliminime... masanej shkohej me prezantim ke fusha modhe...

Rrethi yne i ngushte ishte me i madh.  Ose behej i madh me zor se topi ishte i imi smiley

Po antenat bisht dallendyshe? 

Im vlla ka ngrit i 3 metershe me 30 "brinje" 5 metra mbi tarace... Ishte shume e avancume  smiley se komandohej nga ballkoni... hapi i derr vrime mbi taracen e ballkonit... smiley 

Kanale nga t'italionit gjer ke ato me drita blu te sllavit... smiley Keto u kapshin me i filter te vecante qe e kish bo i shoku vet... smiley Filtri instalohej kur nuk kish prinder ne shpi...

Po kur te qepeshin ato te Frontit per antenen? smiley

Filtri qe thu, mos ishte gje kanocja e famshme?

ene kanoce kena pas, po filtrin e kish mor nga i shoku vet qe baben e kish inxhinjer elektronik... elektrik bluja xix!! smiley sall kinemaje u bote guzhina kur merrej vesh qe prinderit nuk do ishin n'shpi... smiley 

Do kete qene amplifikator, mbase. Ishin ca tranzistore si ujet e bekum.smiley

Sa leke benin shoferet e "Albania-ve" me keto tranzistoret. Si dhe me orat elektronike.

Megjithse gjenia krijuese e robve cante bllokaden. Une kam pare kanoce dhe me llampa. Ishte e madhe po e bente punen.

Une s'kam pare ndonjehere. Eh c'benin thuaj per nje cike jugosllav. Fajin e kishte Bama me shoke qe donin te shikonin ato korentet me ngjyra smiley

Ne e kishim jugon ne VHF me zhurmues. Kjo qe nje tjeter challenge, te hiqje zhurmuesin. Italiani ishte akoma me i veshtire se varej nga moti. Ne dimer ishte shume veshtire ta kapje. Po sic thote Bama, the real challenge ishte te mos kishe robt e shtepise, a t'i coje per gjume. Si ishte ajo shprehja, buke e kripe e RTM, ne mos gaboj smiley

E rrotulloje tubin poshte nga dritarja. Afer televizorit vihej i "grup" ose kanoce  qe ishte kulmi teknologjise. Kanalet i gjeje duke rrotullu ate rrotullen te grupi dhe ne 80% te rasteve nuk i shifje dot filmat deri ne fund (tek italiani) se ikte sinjali smiley Kanalet qe mbaj mend une: Kapodistri, teledue, telenorba, beograd 2 dhe 1, odeon, cinquestelle, rai 1,2,3 dhe canale 5 smiley

 

Kush kishte "magnetofon" te mire e nxirrte boksin te dritarja ose te ballkoni qe te degjote muzike gjithe lagja. Pastaj u futen ne mase "sherebelet" smiley Shumica kan pas qene lare me kanoce por kishim edhe dush me "mazut" smiley qe kur dlije nga dushi te vinte era vajguri smiley

Kur kputej shiriti fillonte i proces i avancum ngjitjeje kurse kur e kapte shiritin keq te ikte trruni se dridhej zeri e nuk bohej mo smiley Une kam pas perdor Tdk. Lluks mer lluks smiley

TDK!!! smiley Fuji, Sony... ato 90-cet kane qene nam... smiley 

Tamam Lord of the Flies kemi qene. Kush ka bere hark me telat e cadrave? Loja ishte kush kaplonte 5-katshin me shigjete. 

Ehh ato kasetat qe incizoheshin ne shtepi, sic kopjoheshin librat para Gutenbergut.

Psh kishe lezet te degjoje Fred Merkurin:

Dhe shou mast...geerr (zhurma e nje dere qe hapej)...'shhht' (zeri i incizuesit).....gou on...grrep (zhurma e butonit 'stop').

 

ngjitje me ngjits kaf te prem me brist, se ai i bardhi ish i trash...

Masanej pastrimi i "kokes" bohej me alkol, ose ne mungese alkoli me raki... 

Ene i bije aq shume here persiper noi kasete duke e rregjistru saqe heren e 50-te dilte zeri kengetarif si ne qyp mbytej fare smiley Muzika dilte "kristal" kur pastroje koken me alkol gjithashtu duhej grasatu noiher edhe "dera" e kasetes smiley

Kavo. Ai ka qene incizim i "jashtem" kur nuk kishte 2 vende kasetash magnetofoni por vetem 1 ene ti e rregjistroje duke afru mikrofonin e magnetofonit tjeter te boksi tjetrit. Pupupu ca torture smiley

smiley ene kur ti jepshin shoket, nigjojshe noi "mylle mi deren mylle!!!" etj etj... smiley 

Ehh ato kasetat qe incizoheshin ne shtepi, sic kopjoheshin librat para Gutenbergut.

 

hahaha, ca me kujtove. duke incizuar dicka nga TV kapa zerin e plakes qe vjen me heret nga puna e sheh qe kisha nxjerre kallashin nga vendi ku e kishte mcef plaku, e fut nje te bertitur qe nga dera, e bertitur qe nenkuptonte masa te renda denimi, dhe u incizua. Sa here qe degjoja ate kengen pastaj, sa degjoja zerin e plakes te regjistrimi me ngrinte gjaku e me kthehej koha vetvetiu. lol

Une shoku kam pas magnetofon Drini. Pjese japoneze. Nje vrime kishte i ziu. S'mbante dy kaseta.

un nga ty pres bobina... keto mini-t le t'i rrefejne te tjeret dmth... qe thua ti  smiley 

Emigranto..kane qene ato te rrumbullaktat me shirit. Njifja nje tek Tvsh qe kishte nga keto rrathet e medhenj me shirit  me efekte me zhurma kafshesh, ambjenti etj Kur benin montazh audio e prisnin shiritin te vendi ku duhej heq zeri dhe vazhdonin direkt. Aq shpejt i bente prerjet sa dukej sikur po punonte ne sistem dixhital smiley

pak a shume si modeli qe perdorte Mr. Flintstone

 

smileysmiley

Im ate ka patur qe heret kete magnetofonin Drini qe thua ti Emo. Ka rregjistrime te vjetra. Ka regjistruar gjyshen, gjyshin. Ka regjistruar psh kur i punonin ndonje rreng njeri-tjetrit neper dreka e darka familjare (incizimre te fshehta dmth). Ne nje rast jam edhe vete viktime e nje incizimi te fshehte.

Por u bene shume vite qe s'i kam degjuar. Jam nisur kaq here te pyes a mund t'i kaloj ne dixhital, se keshtu do me prishen (nqs s'jane prishur).

babit tim i sollen nje panasonic mono nga greqia.rrinte gjithe pasditen per te kapur kenge nga radiot italiane\dy kasetat e para janis parios dhe michael jackson dhe nje boshsmiley.

ne fund te regjistrimit i gezoheshim familjarisht suksesit te kapjes se ndonje hiti te demis rusosmiley

Po mire mi goce, babi yt tek radiot italiane regjistronte Janis Parosin, se na habise? Nga Vlora t'u degju kenge greke? Tobestakfurullah. C'jane keto qe ddegjojme o Allah. O Belul, dua te ma konfirmosh qe Vlora eshte vlonjate se po dyshoj fort smiley

Masanej, kur babit tat i kane sjelle Panasonikun gjithe Shqiperia kudo qe ndodhej kendonte

Sono italjano, italjano vero. 

iiii sa rob nijetkeq paskerkeshe qene.a erdhi nga greqia panasonicu,ai miku qe e solli na solli kasetat hazer mor vlla e ne ne shenje mirenjohjeje sun ja fshinim majkllin dhe janin.nce nce pse bukeshkale e kam babin une??

po asaj boshes eeee asaj boshes...pyet babin me miresmiley

kasetat ishin Basf dhe sa per origjinen e biografise ke njefare te drejte se ne vlore ne 1800 erdhem nga nivicasmiley

Epo mire moj se te keqkuptova me pak qellim. smiley Vetem mos bertit se do thone qe rrahu Vlora Kavirin. smiley

iiiii maskarasmiley

jam rraf per sot bollsmiley

me fal:kam rraf

tha dy kasetat e para qe ka pasur, jo qe ka regjistruar nga radiot

edhe une e mbaj mend kaseten e pare qe kam blere vete, "Nana, father" smiley, pasi ato qe me gjeti babai nga fisi kishin ca kenge idiote popullore "bolla lara lara" a ku di une ca dreqin me gjeti.

Nga Vlora t'u degju kenge greke... Sono italjano, italjano vero

 

He c'na bote me hap jutubin tani e me kerku per konge jugosllave gjithe diten smiley

(jam brenda kontekstit, apo jo?)

Amani o peshq.

Ju nuk gjeni dot qytetin, po kerkoni njehere per qytetaret, mbaaase gjeni ndonje...

Embani mend sa tifoza kishte ne Stadiumet shqiptare? Puna lihej dy tre ore perpara qe mbusheshin rruget me njerez, te djelave, edhe mbas ndeshjes plot njerzit, si bletet, te henen pastaj gjysma e dites se punes fillonte vetem me diskutime smiley .Kishte atmosfere te vecante futbolli shqiptar!  Kush e ka pas shtepine afer stadiumeve e mba mend me mire cfare ovacione kishin ndeshjet kur luanin Partizani Dinamo, 17 Nentori, Shkendija! Lokomotiva, Luftetari, Flamurtari ..Vllaznia ect 

Kur dilnim nga stadiumi ata qe kishin radio dore rrethoheshin nga turma per te marre vesh sa dolen rezultatet e ndeshjeve neper rrethe...

Ismet Bellova, Ahmet Shqarri, etj. legjenda te radios.

Ismeti nje here tha per Kastriot Hysin e Partizanit: " Hysi spastron zonen me nje goditje te forte. Sa te bjere topi ne toke, po japim rezultatet e ndeshjeve ne rrethe...

Te pa perseritshem Ismet Bellova Ahmet Shqari, Vladimir Grillo, Veli Rada ..ja harrova nje nga Kuksi me mbiemrin Kastarti.. vertet na kane kenaq me zerin e tyre shume te vecante na i sillshin ndeshjet parasyve! Ismeti kishte nej diksion zeri te vecante!  

" Stadiumi eshte mbushur plote e perplot, ske ku te hedhesh kokerren e molles" smiley nuk harrohen keta! 

Hej shoke e shoqe smiley po ato atlet e para te jashtme qe u be nami kush te blinte I mbani mend ? Simod quheshin. Me blene nje pale mua te bardha bore. Uaa mami ca qefi. Po mbaj mend njerezit te gjemonin me vrap me ti shkel e me te thone ' I gezofsh' . Kembet cope mua ate dite. C' zakon I poshter ky mer aman smiley

une kam blere nje pale te zeza me gome te verdhe dhe 1 ose 2 shirita (sme kujtohet mire) te verdha anash.

une bleva ``gambale`` 2 numra me te medha se kemba ime,vetem te kisha gambalesmiley

 

po  ku i bleve?  privatisht  nga ndonje oficer apo ushtar i liruar, besoj,   se vetem ata kishin gambale..smiley

ka qen i periudhe qe shitshit ato kafet... i vetmi ndryshim nga ato ate ushtrise, ngjyra...

nuk i mbaj mend keto.. edhe une kam pasur gambale, por ma dha nje kushuriri i mamase qe ishte oficer..

shiteshin ne tregt.dhe e forta ish qe i vishnim me fustane te shkurtra dhe na pelqente dhe vetjasmiley

nje pale kercinj ne kambale 40smiley

shiteshin ne treg.

Jes smiley.

qe i vishnim me fustane te shkurtra

"Crazy" but true frymezimi.  Me pantallona te shkurtra akoma me mire.  Epoka para-Uggs dhe fustane-historike.  

Idhulli i pare adoleshetesk i gocave shqiptare. Mbiemrin s'ia kam dit ndonjehere, po emrin po, se gjysma e gocave u quajtshin Alba, Ambra etj.

Ti giuro amore di un amore eternoo........ka qene nje kenge e kesaj.dhe fustane te shkurter me gambale,floket presje me vije ne mes,buzet me kontur lapsi etj etj

me vjen keq, per detajet e tilla drejtohu te persona te tjere. Une per vete e mbaj mend qe ka vesh kambale, por nuk e kam pare ndonjehere me shume se 2 minuta rresht. Nuk na puqeshin karakteret. Me emisionin e kesaj e kam fjalen. smiley

Per vete i kisha inat kambalet. Me kujtohej babi kur vinte nga sherbimi, hiq kambale, hiq pece, ndaj me dukej vetja si ushtar... 

Mbaj mend qe babi mbante nje radio dore "Orion" me pila. Binte telef pas asaj radios, ka dhe ca foto ne te ri me ate radio ne dore smiley Ime eme e ngacmon tani, se babi i shkonte i poshte pallatit ne ora 6 te mengjesit dhe ndizte radion si sinjal qe kishte ardhur per gjithe naten nga Kruja ku ishte me sherbim ne Fier smiley

 

Bel, nganjehere me duket sikur ime eme flet per dike tjeter, jo per babane e rrepte qe njoh une. smiley

P.s. Ato kodrat qe me kishe lene amanet, ngelen per here tjeter, se kesaj radhe s'pashe gje, per fat te keq. 

I ka patur "layers" se thelle, thelle ka qene i bute smiley

Besoj qe do i'u rikthehesh e ti kundrosh e vizitosh kur te kesh me nge.

As qe diskutohet. ishte dashuri me shikim te pare. smiley

po ato stil "converse" qe dolen vooooooone fare, n'prag, si u qujshin? 

pe kete mini shahun, me ato kunjat qe nguleshinsmiley e mbani mend..

une kam pasur nje tamam si ky..  truku ishte te mos i ngulje deri ne fund ''pionet'',  se pastaj nuk i shkulje dot kur doje te beje levizjen e radhes..smiley

I modh belul!!!! smiley ma men kur u thyte kunja? ose humte ushtari... tak kunja dhomve nga pankina rezerve... smiley 

si nuk e mbaj  mend..smiley     ishte mundim i madh te lozje me kete shahun.. dmth duhej patjeter te perdorje te dyaj duart..  me njeren dore mbaje fushen fort.. me tjetren ngulje dhe shkulje pionet..smiley   dhe duhej bere mire, pa u rrezuar pionet qe u ishte thyer kunja already..smiley

njish per plazh ama... smiley ndonese letrat, akoma edhe kesaj dite zoterojne hapsiren plazhore... smiley 

Sipas nivelit te kundershtarit luhej nga spathi gjer ne 5-kac... smiley 

 5-kac...

Nje behar i tere pa asnje rreze dielli.  5 katc nen hijen e plepave.  "Kupa eshte e plasur.  Fort".  

Prinderit filluan te na shihnin me dyshim pas disa ditesh ne plazh dhe bore te bardhe.  Inkuizicion me taktike: Si ishte deti sot?  Kishte dallge?  Ke pate ne plazh?

Belul, gjyshi im ka pas shah taljon, te LIIB smiley

Fushe e madhe, me xham siper. Fusha nuk "mbyllej" si keto kutite e sotme. Kishte nje sirtar te vockel poshte fushes, ku futeshin guret. 

e  keni akoma kete shahun Kavir..  ka vlera vertet antike tani..smiley

Nuk e di nese e ka daja. Ose e kane zgrapur kur me "shkartisen" shtepine e gjyshit andej nga '97. Shkulen edhe telat e korentit nga muri gjonat e egra. (Me e bukura qe ata qe e shkartisen i kam kusherinj te larget, njeri me duket u be polic me pas. smiley ).

ore e di sa gjera  na kane humbur keshtu, pa lene gjurme, nga  ''djemte (njerezit) tane..smiley..  qe thua ti une kam ikur qe ne 91 dhe jo shume kohe me vone mora  gjithe shpine.. nejse, futi ime me ca njerzit e saj ma lek  ne hyrjen time se i  ishin ngushte ata..  mirepo me u zhduken pa lene gjurme shume sende me vlere nga shtepia.. dhe e kam fjalen me shume per vlere emocionale..smiley   p,sh  1 radio Soneberg..  e kisha nga gjyshi..  apo makina qepse  Singer (me kembesmiley) e mamase time.. trasheguar nga gjyshja..  kasetofoni im i pare.. nje sunduk i vjeter i gdhendur.. ehhhhhh..

Ore nuk po flas per "zgrapje" se ashtu me kane ikur kryesisht libra. Une po flas per bastisje. Te hysh ne shtepi te pabanuar, te marresh e shkaterrosh gjithshka. Perfytyro kishin marre prizat. E di ca prizash ishin?

Nga ato prizat e vogla te rrumbullakta, me celes si kunj. Te kohes se pas-luftes. Te shikoje suvane ne toke, se kishin shkulur nga vendi telat e korentit. Kafsheria ne aksion.

Me keqardhje te them nga zona e lumit te Vlores. 

Belul, me kujtove "Singerin" Babai im ate i dha paje motres, bijes se veteme ne 7 djem.Do qe ajo edhe mesuese edhe robaqepse rriti 5 femije me ate makine sepse i shoqi (ish drejtori i Gjimnazit Fierit e la 39 vjece)Ajo makine, ju be si te kishte nje minifabrike.Vaj te mire donte dhe si tank ishte.Motra e perkedhelte si ta kish femije....

eee,  grava te kishe makine qepese aso kohe sishte pak..  mamaja ime, megjithse mesuese,  dinte te qepte  gjithashtu.. prandaj gjyshja ja dha pikerisht asaj ne paj makinen..smiley

Si te ishin motra me kete tenden.Vec te renda me ishte dukur mua.

İm ate ka nje petit larousse te gjyshit,qe dhe ketij ja ka lene nje nga mesuesit e vet francez.si t'ia bej ta marr para vellait,s'e dismiley

Prenotoje. Thuaji babit te ta fale. Une psh kam dashur te mbaja nje liber "History of American People" s'e mbaj mend ca autori. Ma zgrapi vllai. Tha "ohu ket e kam prenotuar une". 

Po e marr me te mire kete vere,po kam vene re qe akademikisht i beson me shume atijsmiley

dmth duhej patjeter te perdorje te dyaj duart..  me njeren dore mbaje fushen fort.. me tjetren ngulje dhe shkulje pionet.

smileysmiley

E cuditeshme, ide, e kisha harruar fare kete frut. U bo kohe qe s kam pare ide. 

Ueee, me verte, sa i pelqeja ato manat. mjalte ishin, treteshin

ku te kete ne TR si ato?

Duhet te kete atje. Ato qe kishin shpi private me bace atehere kishin dhe peme me mana smiley

duhet te dal nga tregu i fshatareve kur te jete koha, se kshu neper dyqane s'kam pare ne kaq vjet

Me duket se dalin ne vere keto fruta, nje vrap pele eshte smiley nisu

Pjero, po kemi diskutuar kaq e kaq here ketu per  xinxifetsmiley,  apo ide-et,   sic i thoni ju..  se paske pasur mendjen ne mesim..smiley
 

Belulooo, cfar eshte kjo xinxifet, qysh kur ke filluar ta pasurosh shqipen me fjale afrikane,  se ne ne Shqiperi i themi IDE, biles duhet shkruar me 2 E , IDEE , sepse zgjatet pak e-ja kur shqiptohet.

Po pse mo Pjer, gjyshja ime, ndjese paste, afrikane ka qene qe i thishte xinxife? Pastaj qe kur na paska shqipja zanore te dyfishte (pervec fjale te bukura kooperative dhe alkool)?

KAVIR, prandaj sateliti po me tregon ty pak te zbehte, si me ngjyre smiley

Pjero, meqense ne ne Vlore  Ide i  themi  atij mendimit qe na vjen papritur, mund te jet mendim ekonomik, poitik.. bile mund te shkruajm edhe liber po te jet ''ide'' e bukur.smiley, kemi vendosur  qe ketij  frutit ti themi ''xinxife''.smiley

Po keta kaurret ngaqe nuk kane IDE pra nuk mendojne, kujtojne se IDETE hahen. smiley

p.s. Hedh bast qe edhe Finis kaurrke eshte.

 

jo mo jo, Finisit per keto punet e shqipes, sja ha qeni shkopin..smiley      eshte ne rregull pra, h-ide.. me ''H'' si Hofmann..smiley

Tani ha apo s'ha shkopinj qeni i Finisit nuk e di une. Une thashe qe kaurret u thone ide. Ja erdhi dhe Elba, thote "ide". 

Pse kot flas une?

p.s Pjer, po ke marre me shume nga ana e kaurrve vella. Pa hatermbajtje, se yni je edhe ti ore. Nuk te bejme hasha.

Aaa. te lutem shume, Beluli e permendi. Une per vete s'thashe gje.

Pastaj ju komunistet keni rraf njerez, dhe ju dhimbset qeni? Apo eshte qen qimekuq ai yti?

Kavir, ktu gabohesh, se ide i thoshte pjesa myslimane e Shqiperise se mesme. Si dukesh je rritur ne inkubator, jo neper rruget e Tirones smiley

Atdheu yne i madh nuk ka vetem Tirane i dashur Pjer. Ka edhe Shishtavec. Ka edhe Kala Dode. Ka Krutje. Ka Golem. Ka Golëm. (Mos te marre guximin te me drejtohet ai qe nuk e kupton ndryshimin!!!), ka Voloreke, ka Dardhe, ka Mollas (ku asnjehere nuk te dilnin ne telefon kur i kerkoje nga Tirana) eh, kemi vend te madh ne Pjer.

Kurse ti thua inkubator. Gjeografine e paske patur si thembren e Akilit Pjer.

KAVIR, e shef qe ke mangesi te medhaja, keshtu eshte kur nuk e lexon VQ , se une jam gjysem i krishtere e gjysem mysliman. 

Belulooo, po jo vetem ne Vlore more djale, por ne gjith Shqiperine dhe gjith boten i thone IDE atij mendimi qe nxjerr pas nje mendimi a leximi a meditimi a bisedimi etj. Sot s qenke ne rregull, do kesh gjysmen e mendjes ne nje vend tjeter e gjysmen ketu, ose do kesh pire ndonje gje te 10-re smiley

Me duket se tamam quheshin hide. Po h binte. Ska double e shqipja o shok.

Pjer, i thonë edhe Kimça. Tani zgjidh e merr, ide, xinxife, apo kimça smiley

po quhen hide shpresoj te mos gaboj dhe piqen ne shtator

Une e mbaj mend qe ne Elbasan i thoshim Ide dhe theksi binte te i-ja .

po c'mu kujtua nje frut tjeter , po karabobe kush kan qene smiley

kokrra te zeza qe beheshin te pemet dekorative. kur beheshin te medha fare, beheshin te embla. Kishin me shume berthame se sa tul

si neper mjergull me kujtohen po prap se kam te qarte smiley

rriteshin tek porta e kalase, (jo ajo e cezmeve, por aty ku sot eshte lokal stafa. ka qene nje lokal aty por i prishen, perballe farmacive). Kur shkoja te gjyshja ne EL qe e kishte shtepine aty afer, ne kalamajt merrnim skerfylla, dhe karabobet i merrnim qe kur ishin jeshile, kokrra te vogla fare, dhe qellonim njeri tjetrin. I peshtyje nga goja nepermjet skerfyllave dhe kishe shume nishan e ia mpije qafen tjetrit. Po te rriteshin, beheshin si kokrra te zeza sa nje rruaze.

bravo , tashi mu kujtu smiley..qe luanim kshu po e maj mend po qe ishin dhe per tu ngren sme kujtohej , rrofsh smiley

Ose bobole. 

Per Zotin nuk eshte llaf turpe. Ashtu i thone vertet. Se e shoh qe do me shaje prape Pjeri mua.

hahaha, per te share qenka me e rende kjo jotja. Se "carac" e thua per ndonje kokengull, po kjo jotja implikon sharje cik me te thelle. 

ehu ka kohe qe s'kam ngren , me duket se dhe ne Kanada ka , po s'ja them shume per fruta , me shume kam qef emblesirat

po tani duhet te kene dale edhe kumbullat shehine sa te mira qe ishin ketu ne itali nuk i kam pare

Se kuptoj ca u hanim atyre caracave? Sja vlente gjithe ai proces pune ne goje per aq gje. smiley

edhe njeher per skeptiket..smiley  xinxife,  por qe i thone edhe h-ide..smiley

 

Idet, xinxifet apo si t’i doni!
Disa i quajnë Ide (në Shqipërinë e Mesme), të tjerë XINXIFE (në Jug)KIMCA, shkodranët. Po le t’i quajmë Ide, meqë ka ky emër një farë ngjashmërie me vendin nga janë prodhuar së pari, në Indi mandej në Kinë dhe Lindjen e mesme. Fruti ka qenë i përdorur në mjekësinë kineze për më shumë se 4000 vjet. Sipas një studimi të publikuar Idja përmban kalium, fosfor, mangan dhe kalcium si minerale kryesore. Ka edhe sasi të lartë të natriumit, zinkut, hekurit dhe bakrit. Idet përmbajnë 20 herë më shumë vitamin C se fruti i qitros. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të frutave ndihmon të qetësojë stomakun, lehtësoje fytin, të shtyp oreksin, mbron shëndetin kardiovaskular, rrit metabolizmin dhe pastron enët e gjakut. Trupi kërkon 24 aminoacide të funksionojë dhe idet përmbajne 18 nga 24. Aminoacidet ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe formimin e kockave, lëkurës, muskujve, gjendjen e humorit, hormonet, enzimat në trup. Ato janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e më shumë se 50.000 proteinave të bëra nga trupi njeriut. Aminoacidet ndihmojnë trupin në shërimin e plagëve dhe sëmundjeve. Nga një studim i publikuar thuhet se janë vërejtur efektet mbrojtese të ideve në mëlçi. U gjet se fruti mbron mëlcinë nga lëndimet në studimin qe u bë mbi minjtë. Idet gjithashtu ndihmuan për të eliminuar stresin oksidativ në mëlçi. Stresi oksidativ është kur format e radikaleve te lira në trup bashkëveprojnë me qeliza. Radikalet e lira mund të çojnë në shumë sëmundje. Eksakti i ujit i marr nga frutat e ideve u studjua nga Instituti i kërkimeve “Vaksina dhe Serum “në Iran. Një studim, i cili u botua në numrin shkurt të 2008 ne Cytotechnology, u konstatua se ky ekstrakt pengonte qelizat e tumorit dhe mund të ketë komponime të dobishme për përdorim medicinal. Kjo ishte veçanërisht e dobishme kundër qelizave Jurkat leukemic, të cilat janë të lidhura me leuçemine.

po ne anglisht si i thone hideve?

e kemi thene dikur edhe kete Gaia..   xinxbery u thone..smiley

booo, sa kokeforte qe je  ti Av.. mbaj mend qe ke kundershtuar ''fuqishem'' kete punen e xinxifeve  dikur..  edhe njeher,  specially for you..smiley

 

p.s   bizhdollanin alias zhizhinken  po e diskutojme here tjeter..smiley

mire, Belul po a ke taku naj here naj te vertete qe nuk esh kokfort smiley

 

Xinxife, si fjale ka disa tipare onomatopeike, qe i shkojne shume per shtat trendafilit te eger dhe pothuaj aspak ides si frut... I eshte percjelle fjales pra, ndjesia fizike qe te mbetet kur e prek trendafilin e eger… te arrish ate pa u shpuar e djegur nga duart ( xinx) eshte pothuaj mision i pamundur; farezat ne krye dhe xhufka e fijeve te holla te japin ndjesine e bute te lemimit te kadifes smiley

jo jo.. kokfortat i kepus qe ne sleksjonim e pare une.. nuk mi pranon organizmi..smiley

''onomatopeike''    sidoqofte,  kjo fjala e  veshtire, me gjithe spjegimin tend nuk e  ndryshon dot aspak faktin qe ne ne Vlore dhe ne Jug ne pergjithsi, ketij lloj fruti i themi xinxife.smiley   

p.s  edhe ne greqisht i thone xixifjes (τζίτζιφο) lidhja  iliro-helene e ben me te qarte pra..smiley

 

e me mir, hajt fitoni dhe ju njehere smiley

E o mire na e the njehere. Apo perseritja meme e kembenguljes. smiley

 

pooo... u bene nja 20 vjet qe s'e kemi kenduar kete kenge...

po patjeter.. bile do ta hipotekoj..smiley   se  Av, thote vertet dakord tani,  po pas nja  6 muajsh  do dal prape te kundershtoj per xinxifet..smiley  eshte ceshtje nderi vlla..smiley

po nuk ndryshon emri i drandofillave te eger per 6 muj mer vlla smiley po xinxife kan me u qujt 

ps: shume i bukur ai rrefimi i akullnajes smiley

Emo, kto qekan te dy kokeforte, kembengules dhe me pak hunde te larte. C'dum ne qe futemi ne mes, i zot e di. Kto merren vesh per bukuri, ne vemi i ngatarrojme.

 

Na falni, se desh ju lame edhe juve pa u...sqaruar smiley

Po fol e Kavo se me duket se do haja fshesen kokes si padashur...

Ne jug e kom nigju xinxife; ashu i thoshte gjyshja ime, ashtu i thote dhe maaja... n'Tirone hide... Tani, ti ca halli ke Xinxifen? smiley 

ne murin anesor te riparim kepuceve, ne te cilin perplasej troutuari qe sillte nga rruga e barikadave te shkolla, ulej shume shpesh nje "rapsod" nga veriu, qe kendonte kenge pak a shume turpe (pra jo Mujin dhe Halilin) dhe qe ne te 8 vjecares e nigjonim gjithe qejf. Ala mbaj mend nje varg te "eposit" te tij: cic me cic paj jan bashkue...

shok rakije me presor "T" e volejbollit... smileysmileysmiley 

Kurre nuk kom me e mor vesh si i bonte sherbimet te tilla, qe topi ngulej paprit te fusha e tjetrit. nji parabole e papame. "T" shkrunte edhe vjersha, nqse nuk e dije.

E ma men qe ka pas ate thoin e perthym te gishtit tregus? i thote iher i shoku im, qe e kish vone ne "6" ky me e stervit, tu e bombardu me sherbime me te hongerme, "o presor mos i bi kaq fort se do ta cash topin" (me thoin-skifter meifjale) smiley Nje ore vrap ke fusha pallatit te pionerve, nje ore fiks smiley ai vrap, "T" ne biciklete... smiley 

po jo pra, se kam eksperience te keqe me ty..smiley  pikerisht me ''xinxifet''.. e mbaj mend shume mire  tema ka qene nga blogu i enkes... ke kundershtuar.. te kundrakundershtuam..smiley  u terhoqe..  sot prape nga e para..smiley   (mos me bej te kekrkoj temen ne arkiv tani..smiley)   kokefortesi, instabilitet..,tjeter?smiley   

belul, i kam sjelle linqet smiley te gjitha... tani ulu dhe lexo 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).