E veshtire t’i vësh një emër një realiteti ku pamundësia mplekset me harresën, ku premtimet i merr një pas nje era, e ku asgjë nuk zë e nuk gjen vendin e saj. Eshte afer dhe larg fshati Turan i Tepelenes, afer sa per te patur shpresë dhe larg sepse kjo shpresë duket e perhumbur si vete fati i banoreve të fshatit të cilët janë të lënë mënjane që prej nuk dihet se kur.

Fshati shtrihet vetem disa kthesa nga qyteti i Tepelenes te mjaftueshme per te te kredhur ne nje bote te fshehur ku koha duket se ka mbetur ne vend numero. Shtepite e ngurta pasojne njera-tjetren mes rrotullimesh qe nuk te ofrojne qofte edhe nje te tille te re. Gjithçka e njejte, e perseritshme, e njejta tablo kudo. Banoret mikeprites kryqezohen teksa tregojne jeten e tyre te veshtire si nje tatepjete pa fund qe po u merr frymen çdo dite e nga pak.

« Pse janë bërë tokat djerre? Jane bere se nuk punohen. Po pse nuk punohen? Se nuk ka mundesi qe une ta punoj per arsye sepse jane çmimet te larta, jane shumte te larta. Traktoristi vjen, ai thote une jam privat e ka mjetin e tija, do vije të ma punoje ai dhe une se punoj dot se si pergjigjem dot qe te paguaj kaq leke per kete », thotë një fermer i Turanit.

Te ardhurat mesatare ne fshat jane minimale, ndoshta kjo edhe per shkak te pamundesise per te zhvilluar me tej bujqesine. Nje mbijetese e mbeshtetur mbi grimca, borxhe e derte ku jane zhytur thuajse pjesa me e madhe e fshatit.  Lista pas listash, emra pas emrash e shifra te ngaterruara ne fletore te zverdhura qe jane varur si litare tek banoret qe ne masen me te madhe nuk kane me se t’i shlyejne per muaj e muaj te tere.  « Me teper nga 10 mije leke te reja, dmth 100 mije leke nuk kane. Me këtë shifër jetojnë 4-5 veta në familje. Duket e pamundur, por ja që këtu ndodh », thotë një tjetër banor.

Varferia eshte ulur kembekryq ne shume familje aq sa duket se edhe shpirti ju shket tej e fjala therr dhimbshem kur thonë se janë te gatshme te heqin edhe femijet, t’i shesin, te bejne tregeti me ta për të jetuar. Nje realitet qe hera heres duket i pabesueshem e qe megjithate merr fryme mes mureve te kerrusura nga lageshtira. « Do i shes, nuk i mbaj dot me buke. Jemi pa bukë, asnjë ndihmë nuk na japim. Kemi pesë fëmijë dhe kur gjejmë punë mirë, por zakonisht s’kemi as punë, as tokë, as shtëpi, ne e dimë si jetojmë», thotë në mënyrë të pabesueshme një tjetër banor.

Nga shtepia ne shtepi asgje nuk ndryshon me banoret qe kush me pak e kush me shume kane te njejtat veshtiresi, te njejtat te verteta, te njejtat fate te imponuara nga harresa. « Po shitem ndonje kove me salce ose ndonje pagure me qumesht do marrim buken apo ushqimet e tjera perndyshe”, të thonë në Turan.

Gjithçka duket si nje qerth i ngushte nga i cili nuk dijne si te dalin. Nuk kerkojne lemoshe, nuk kerkojne qe askush t’u fale diçka, veç mundesi per te ecur, per te zhvilluar zonen ku jetojne per te patur edhe ata mundesine e nje jete normale te mbeshtetur ne punen e tyre.  Ne keto kushte edhe oksigjeni duket i tepert, i shtrenjte, i paperballueshem per ta, sepse ketu duket sikur edhe ai ka nje çmim. « Do na pjellë lopa, por do një vit sa të bëhet viçi e kështu marrim bukën e gojës », ankohet një tjetër banor i Turanit, kësaj zone të harruar kaq pranë Tepelenës.

Probleme me ujin, probleme me pronat, me shkollen, me rrugen, e premtimet qe kane ikur e kane ardhur ashtu si politikanet ne periudhat e fushatave elektorale. « Jane bere disa investime, eshte bere ujesjellesi i fshatit, jane hedhur nja 200 e ca milione leke me dy keste dhe uje s’kemi pire ndonjehere, se kemi pare ate uje vetem eshte vjedhur”, rrëfejnë në këtë fshat.

Mbijetesa nuk ka ngjyra, ashtu si mundesite, ashtu si veshtiresite, ashtu si gjithçka tjeter ne Turanin e vogel ku edhe vete shpresa duket e çngjyrosur. 

58 Komente

U bere kandidat per deputet zotrote e do ti vesh shkopin ne rrote qeverise! Direkt e pas Gjermanise ore, merr vesh ti!!!! smiley 

Kjo duhet te qendroje ne balline, thom une.

Pamela Anderson e mbytur ne borxhe. Lexintoni ne fund te detit! Lexintoni ne fund te detit!... Emiri i Katarit blen gjashte ishuj... Pamela... gazeta Tomori... smiley

 

Nejse, kto jetojne jashte Shqiperise zyrtare Tirane-Durres. Keta jane Shqiperia 1 Euro.

dale se na bone lomsh tani: deri te shqipnia londineze e shtyjme si e shtyjme. ilaqim, kur futet parja ne mes (euro), s'nokim mo gjo.

E keni vone re qe legenlliku eshte bere mode? 

ne anet tona modes i thone kitsch

eshte si erez e mire kjo fjale, si rigoni per... mishin. perdore ne cdo fjali, zakonisht si emer mashkullor ne emerore, dhe ke per te pa sa tasty del fjalia. smiley

si tha silva gurabardhi: marrezisht te ndjej smiley  smiley

 

Si Gjermania perendimore me ate lindore thu ti. Keta i bi me qen rendit pas Ganes. 

Nuk flitka gabim Ai, thjesht ne nuk e kuptojme. 

Ka per ti zgjidhur Marini keto probleme kur te behet deputet i PS-se.

 

O popull !!!

  Nje gabim te madh ke bere !!! Je gjenial ne shpirt !! Dashje pa dashje njeher ne 50 vjet linde  diktatore dhe vit per vit linde kopila diktatoresh te vegjel qe  operojne dite per dite "sakatllikun" tend

Dilni moj gra ne demonstrata me parrulla- Ne nuk jemi nenat e ketyre bira kurvash

e ku eshte gjenialiteti ketu ,kur lindkemi diktatore...e dashtun ...shqiptaret i duan diktatoret...ky eshte fakt...se pas dy muajsh qe shohin qe lideri ka shenja te tilla ka nje menyre me e sikteris....Sa ma diktator me kene aq ma burre asht....ma trim ,ma i bukur ,ma sex appeal...

 "Kafshat qe skaperdihet asht or vlla mjerimi"

le ta zeme se do fitoje Rama ,e ps....bukuri n'dynja...pas nje dite ,nje jave ,nje muaji ,nje viti ça ndryshon per banoret e Turan-it(paskan edhe emer si makina e Wolkswagen)nje hiç i madh...

me kete logjike s ka pse te fitoje asnjehere askush tjeter se fundja fundit cfare do te ndryshoje ??!! le te rrije Saliu perjete se te tjeret s mund te bejne me mire (me fjale kuptohet) se me vepra te pakten ky duhet pare ! Saliun e pame, ilirin po ashtu edhe bamirin edhe pandin.. tani te shikojme kete... ju do thoni Tirana ? sigurisht ne fund ja vari por ama nga 2000 kur e morri ne 2005 shume gjera ndryshuan, nga shurrtore Tirana u be nje tjeter qytet. te pakten s ka nga ata qe shurronin te lana pas kjoskave, apo parkut rinia, s ka me trotuare te permbysur dhe rruga pa lidhje. ndaj mbetet per te pare. Logjika cfare do te ndryshoje kur te vije nje tjeter nga aktuali qe qeveris si me e pas oborrin privat eshte pa sens  

E ke lyer ndonjehere shtepine, sa kohe te duhet me vendosesh gjerat ne vend? smiley

mendimi i pare i Edwinit eshte banoret e Turanit...e garantuar kjo....

8 vjet Saliu i pati ne fakt .. dhe per kete Rama duhet gjykuar !!

Biles une them kthehemi ne komunizem fare u pa puna se mos kane bere me mire keta se xhaxhi.. le te rrijme 45 vjet edhe me Saliun se ky po na ndrit !! Bravo ti je zhvillimi intelektual dhe kulturor !!

Duhet te rrisesh rrezistencen, se djeg kohe dhe neurone kot. 

lol, jemi ne dy regjime te ndryshme njeri diktatorial dhe tjetri demokrat dhe sali-u krahasohet me enverin se kush ka qene me i keqi. Pale sikur kafsha maloke te ishte ne krye te ne nje regjim diktatorial te themi ne vend te Enverit. Hajde none none, dhe sikur Enveri te zevendesonte saline ashtu sic beri Ramizi me te, ai, Enveri pra, do te quhej shpetimtari i kombit. 

Ata njerez qe nuk e meritojne kete fat , ne Intervisten e tyre nuk permendin kurre vllezrit e tyre nga Nenshkodra te permbytyr  si Gondoliere te Venecit ! Vetem soi i Jiozefperckave e ka  kete veti te gjejne Krahsime inteliDjente ne fatkeqesi ....

Marin i nerum ...Ai Bisha ndyresire me post k/ministri , fill pas artikullit tuaj per shkollat dhe thirrjes ..." bej detyren  Thashethemexhi Germuq  , Sharlatan e mos u mer me thashetheme " .....te nesermen mblodhi dhite dhe sqeperit e PD dhe u mecerinte per Arsimin !!!!!!! Dhe e shfrytezoi per kunderpropogande Politike duke u premtuar 150 mije votave rritje pagash !!!! Ti flet per Arsimin ai flete per Vjedhje Votash . Ti flet per mjerimin ai do gjeje shteg per Tendera te rij .....T'ja kishe permendur dhe ate thenien e ne deliret e Hipokrizise dhe mashtrimit elektoral ...

Po po zotrij ...do vij dhe aty une ...se doni fshatin JU zotrij ....

Po sa j ndjen haleja nga Pordhet aq e ndien dhe kjo qeveri fatkeqesine e te mjereve qe u ra fati KEQ Historik te kene kete Malok Ndyresire e Percares ne krye ! Ne Shqiperi per ate ekzistojne Vota PRO per te vazhduar Vjedhjen dhe Pasurimin e Familjes dhe Vota kunder qe i pregatisin bustin e turpit Historik ..sa me shpejt kjo e dyta !

 

idriz...vellezerit nga Nenshkodra jane zoterinj...nuk rrine ti u anku e diftu blloqet e borxheve..asht marre me pas borxh kur je shndosh,.shpervjelin manget e i futen punes....nuk ka toka djerr ne nenshkoder...nuk presin prej kerkujt..jane te zot e vetes...Nuk i qahen te parit gazetar...çeshtje dinjiteti...tesh  asht koha me u shtru punes e me kene i zoti i vedit..Nuk ka kapterrllek me shku ne Tirane me pallaska...Ka pune..toka boll.Sa marrin borxh per kot pse nuk marrin borxh me mbjell e korr....nejse miku jem edhe ti i din ma mire se une keto punesmiley

(ne vermosh shqiperia tjeter)

"Pertej erresires, duken dritat e Postes Kufitare te Malit te Zi ku merr energji elektrike edhe Posta Jone Kufitare!!!"smiley

Zana vellezerit nga nenshkodra dolen para tre ditesh ne Vizion plus dhe uturisnin per demshperblimet e munguara. shiko me shume se je me e qarte.

E reja terheq gjithmone, shkak pasoje viti '45, viti '90, per shqiperin.

E vjetra, acarim nervash.

Kerkesa e modes sot, logjika mbi te perditshmen.

Ne kete artikull "turp" gjejme, dy vjetersira. Fukaralleku nuk eshte ulur , sepse ka qene i ulur me dekada, po nuk deshiron te ike, dhe fashtarin qe "enderron" traktorin kolektiv e token private.

Me nje fjale, si thote tropizma ( po fitoi Edi, nuk pi me cingare) , nuk dime te dallojme helmin nga melhemi.

Ne USA nga 62 miliarde dollare qe perfitonin gazetat nga reklamet, ka arritur ne 22 miliarde, shkaku eshte interneti. 

PPU-ja nuk arrin te dale mbi logjiken e Pd-s apo te Ps-s , po vazhdon te qendroje inferiore !

Vazhdimsia me thote se eshte e "qellimshme" , demi eshte i pariparueshem, shpresa eshte takimi i fundit.

Mir e ka gazetari, ne Turan ska buke, ne Dajt gelojn vilat. smiley

 

Pse na tregoni kshu videosh???

Shyqyr zotit qi erdh dita e bekueme me hang do pizza margarita e me pi ven chianti. Po jo nuk te lejn kumunistat me gzu, na xjerrin kta dembela qi rrine gjith diten tu pa ne hava me na prish knaqsine e dits!!!

Artikull kot. Kshu shkrimi ben po deshe ne cdo fshat te shqiprise. Marini ben pare duke na raportuar se te tjeret skan pare. Zgjidhje ke lali?

c'kokolepsu icik. Marini ben ate qe nuk e ben askush tjeter.

O lali qe kur zgjidhjet i japin gazetaret ?? ne cilin vend te botes mo lali ??? se kuptoj s koment eshte ky vallaj.

Kur e pyeti nje i afermi i vet per punen e kandidatit per deputet, kishte thene qe seshte fare e vertete.

 

Ju lumte  more trima

hoqet gozhden doli vrima.

Driteroismiley

mbaroi... u kry...ka dhene fjalen! smiley

Berisha në Rruzhdie: Kërkojmë vota që të ecim përpara, Rama nuk ka as program

“Zotohem këtu dhe i jap fjalën këtij burri karshi jush, kryetarit të komunës se qeveria do financojë cdo projekt në të 4 anët e komunës suaj për t’a bërë komunën tuaj me rrugë, kanalizime, ujësjellsa, shkolla qendra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje të qyteteve tona. Tha kryeministri Berisha. 

Pamjet ishin te dhimbshme, nje skamje e tmerrshme, ajo fletorja qe ai dyqanxhiu mbante ne dore, fliste shume. Nga lista e dyqanxhiut, kupton se si eshte gjendja ne nje fshat apo mehalle. Kjo gjendje mund te zbutej deri diku, duke sakrifikuar obligacionet e CO2 te tre muajve, te cilat administrohen nga ministria e Mjedisit. Sistemi i subvencionimit te formes aktive per vitin e pare, te 3 artikujve kryesore, qumeshti, qepa dhe patatja, sipas planit qe kam parashtruar me kohe, dhe subvencionimit pasiv ne vitet e tjera, do t'mund ta zbuste menjehere varferine ekstreme qe ndjejne shum fshatra. 

Kjo gjendje mund te zbutej deri diku, duke sakrifikuar obligacionet e CO2 te tre muajve, te cilat administrohen nga ministria e Mjedisit.

Pjero qe mos te keqkuptohemi ti po thua qe Ministria e Mjedisit sot adminstron obligacione te CO2???

 Sistemi i subvencionimit te formes aktive per vitin e pare, te 3 artikujve kryesore, qumeshti, qepa dhe patatja, 

Pjero a mendon se do te qe me mire sikur ne vend te qepes te subvenciononim ndonje frut, bie llafi molle ose pjeshka? Duke subvencionuar fruta kam idene qe kjo do te ndihmonte ne parandalimin e shume semundjeve te cilat shkaktohen si pasoje e mungeses se vitaminave. Parandalimi i ketyre semundjeve ul dhe koston e sistemit te shendetesise!!!  

Roni, me vjen mire qe dhe ti i dike ca gjera (vlerat ushqimore) , gjera qe une i kam pas ditur shum kohe me pare, jo vetem per shkak te moshes (qe jam me i madh se ty) por edhe ngaqe i kemi bere ne shkolle dhe i kemi mesuar nga dy revista prestigjioze te asaj kohe "Shkenca dhe Jeta" e "Trupi dhe Shendeti".  Tre produktet, dukeqenese jam ideatori, kam gati projektet, parate, etj, pretendova ta ngre zerin jo vetem se keto jane ushqim baze i popullates (keshtu e gjykoj une) por ne baze te llogarive, me dalin produkte me aktivat me te medha, nga ku çlirohen/gjenerohen te ardhura te metejshme per produktet e tjera. Per vitin e dyte, kisha menduar te organizoja nje konference a nje kongres a forum ku te mblidheshin specialiste te bujqesise, shendetit, agronome e doktore, dietologe, etj. ku do t'mundej te akumulohej nje mendim i perparuar per 4 produktet e tjera. Mendim qe do te pecaktonte per produktet me vlera ushqyese e kurative. E çdo vit do organizohej nje forum i tille, pa harruar edhe artikujt shkencor qe jane hedhur ne treg gjer me tani. Pra per produktet e tjera, nuk do te percaktoja une, se une nuk jam specialist ushqimi apo vitaminash, une do te kemengulja per keto tre produktet vitin e pare, arsyet e te cilave jane edhe me te gjera e thella  se sa shpreha ketu. Kuptohet i dashur, nese mua do t'me ndigjohej zeri nga partite, apo maxhoranca. Mua do t'me vinte mire nese do kishte nje force politike serioze qe ndigjon te pakten. Une nuk perpiqem te hyj ne politike (dhe as qe dua) siç hyjne shum njerez aty, une dua te bej diçka, te shtoj diçka per te miren e te gjithve aty. Nuk duan, eshte pune e tyre, une tani po shkruaj dhe po pij nje shampanje 1 mij euro e siper, e kupton, thjesht dua ti shoh me mire shqiptaret e mij, nuk duan pun e tyre. 

gjera qe une i kam pas ditur shum kohe me pare, jo vetem per shkak te moshes (qe jam me i madh se ty) por edhe ngaqe i kemi bere ne shkolle dhe i kemi mesuar nga dy revista prestigjioze te asaj kohe "Shkenca dhe Jeta" e "Trupi dhe Shendeti"

Ka qene reviste televizive.  smiley

Po ka qene emisioni televiziv, por ka qene dhe nje reviste shendetesore, ndoshta nuk ia mbaj mend titullin, i thone para 30-40 viteve. 

e drejtonte Topi tjeter ,flamur...po pjer nuk eshte i qarte ne kete moment...nga shampagna....

si e ka emnin kjo shampagna 1000 euro pjer?nJE dON èerignon e dhjete viteve me pare kushton deri ne 200 euro....

Vena ne karton...e famshmaj tavernello.....

Nuk duan, eshte pune e tyre, une tani po shkruaj dhe po pij nje shampanje 1 mij euro e siper, e kupton, thjesht dua ti shoh me mire shqiptaret e mij, nuk duan pun e tyre. 

 

Shampanje 1 mije euro? Dmth ajo puna qe boje ti, qe te ra bretku duke ngrit plackat e komshiut per 50 euro, ishte kamuflim? E kam thone une, John Nash je smiley

Pjero,  une them te fusim ne ate listen:  qoftet, birren dhe buken,  si thua?smiley

 

p.s    sikur do ishte mire  te  leme  te  vdesin ca them une.. ( e di, duket cik makabre por  ne plan afatshkurter) sepse do te perfitonim   goxha nga ''obligacionet  e vdekjes''  (plani afatgjate)  dhe ne kete menyre   do te ushqenim  mire pjesen tjeter te popullsise..smiley

Ka fshatra te tille qe jane braktisur 100% andej nga keto zona, duke nisur qe nga gramshi e deri ketej nga tepelena. ikni o njerez ca rrini me aty.

M. Mema, ai gazetari kandidat per deputet socialist apo jo? lol

Per reportazhin, me sa pashe, vend, toke ku ha pula gur. Keto njerez jane nga ajo kategori qe per ti shpetuar skamjes kane zbritur ne qytete ne toka te huaja, me ndertime pa leje. Ka kush force morale ti thoje mos nderto! 

Zgjidhja eshte arratisja nje sahat e me pare qe aty.

o vella eshte ngjitur me tepelenen .1 km ne mos me pak nga rruga nacionale ....

o derman ,tek ajo ura qe eshte edhe kthese sa her kemi shkar me makine desh jemi ber copa....

po nuk bie rrufeja n'hale,mos ki merak

Shqiperia nuk osht kina ku fshatrat jane mijera km larg metropoleve dhe krahet apo gojera e tepert te fshatit nuk zgjidhje vecse te shperngulen ne qytet.ne jemi 150 km geresi dhe 300 km gjatesi.pjesa derrmuese e fshatrave tona jane vetem nje vrap pele larg qyteteve.Nese hapen fronte pune ne qytete katunaret e trajnuar ne zeje te tjera munen fare mire te punojne diten ne qytet e te kthehen ne darke ne fshat pa qene nevoja te grumbullohet gjithe shqiperia bithe mbe bithe ne ndertime pa leje vetem ne disa qendra urbane.Toka duhet te taksohet ne menyre qe ata qe s'kane ndermen ta punojne t'ua shesin atyre qe kane ndermend ta punojne.keshtu qe ajo te grumbullohet ne pak duar duke u dhen mundesine ta mekanizojne e ta bejne bujqesine fitimprurese.ne amerike vetem 1-2% e popullsise merret me bujqesi dhe ushqen 98% te popullsise plus eksporton.Nuk e di kush qe ai i mencem qe menoi se shqiperia mund te konkurroje boten me ferma 1-2 dynymeshe.

Ti shih vetem pamjen pas atij ne interviste. Vec gure te ze syri. Ca te besh atje? Qe te perfitojne nga rruga qe lidh me Tepelen do te duhej ne radhe te pare qe Tepelena te ishte nje qytet i zhvilluar, me industri, me biznese, me mundesi punesimi. Per te levizur cdo dite me makine nga fshati ne qytet ku punon, te duhet nje rroge e mire per te hequr shpenzimet e karburantit. Ke qendra industriale, metropole qe ushqejne nje sere qytetesh, fshatrash te vegjel rrotull, po sa ka kapacitet te tille Tepelena?

Nese do te ishte menduar gjate 22 vjeteve  qe te hapeshin shkolla profesionale, te ndertoheshin parqe industriale , tani do te kishim dhjetra mijera te punesuar.Ne 22 vjet nese do te ishte sjelle qofte edhe  nje investues i huaj qe te krijonte 2-3 mije pune ne vit , keto pune do te krijonin pune ne sektore ndihmes si industria bankare , sigurimet sherbimet etj nuk do te kishim kete gjendje katastrofike.

Kryeministri shqiptar dhe mbrapa tij Qeveritaret e PD jane ne  kerkim te rrugeve me kalldrem e pllaka ,  te zgjidhjeve perfundimtare  per fshatrat shqiptare , qe armiku Marin Mema  ka filluar te pershkruaje per te  njollos Punenee  shkelqyer te Gjeometerve qe mbajne distancat Fshat -Qytet dhe anasjelltas . Ne pune jane fute dhe nuhates te cquar si derrat qe me fecken e tyre cileson si Hundederra InteliDjente !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).