Mbi 1 mijë studentëve nga Kosova, të cilët kanë përfunduar studimet e larta në universitete private shqiptare, nuk u njihet diploma nga Ministria e Arsimit në Kosovë. Një përfaqësi studentësh ditën e djeshme kanë protestuar pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe kanë kërkuar arsyet ligjore dhe pse nuk është respektuar marrëveshja mes dy vendeve, por njihen diplomat vetëm për studentët të cilët kanë përfunduar studimet në universitete publike shqiptare dhe jo në ato private. Ndërkohë Ministria e Arsimit ka sqaruar për “Gazeta Shqiptare” se ka një marrëveshje mes dy palëve dhe nëse programi i studimit është i akredituar, nuk ka asnjë arsye përse të mos njihen diplomat. Ndër të tjera, burime zyrtare pranë MASH kanë sqaruar se nëse studentët kanë përfunduar një degë studimi që hyn në profesionet e rregulluara, (mësuesi, stomatologji, mami, infermieri etj.) duhet që të bëjnë edhe provimin e shtetit në Shqipëri. 

Problemi 

Diplomat e lëshuara nga universitetet private në vendin tonë nuk po njihen nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Janë rreth 1200 studentë që po penalizohen pasi kanë një diplomë shqiptare. “Ne kemi një problem me njohjen e diplomave që merren këtu në Tiranë nga universitetet private. Ato nuk njihen në Kosovë. Arsyeja zyrtare është se Shqipëria nuk është anëtare e ENQA-s dhe nuk mund të bëhen njohje të diplomave që lëshohen nga universitetet private të Tiranës. ENQA është një agjenci europiane që bën akreditimin e këtyre agjencive të akreditimit. Shqipëria ka një agjenci që bën akreditimin edhe të privatit, dhe të shtetit, ndërsa tek ne në Kosovë diplomat e shtetit njihen, të privatit jo", thotë studenti Agron Bytyçi. Ndërkohë që Ministria e Arsimit ka sqaruar zyrtarisht për “GSH” se:-“Kemi marrëveshje me shtetin në fjalë për njohjen e diplomave. Nëse programi i studimit është i akredituar, nuk ka asnjë arsye përse të mos njihen diplomat. Agjencitë e Akreditimit kanë status të njëjtë. Nëse studentët kanë përfunduar studimet në ato degë që njihen si profesione të rregulluara, duhet të japin edhe provimin e shtetit në Shqipëri që të plotësohet ajo që parashikon ligji jonë”. Por Ministria e Arsimit në Kosovë është shprehur se universitetet private në Shqipëri nuk janë të akredituara nga një agjenci ndërkombëtare, përjashtim bëjnë vetëm universitetet publike. Ky ngërç, i cili nuk po zgjidhet ligjërisht ka bërë që shumë studentë të mos munden të aplikojnë për punë. Ndërkohë që Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) e cila bënë akreditimin e universiteteve në vendin tonë në faqen e saj zyrtare ka të listuar si partnere edhe agjencinë ENQA.

12 Komente

pse ti njofi, kur ka vete shansin me e dhje arsimin e vet  dhe te mbushet me diplomat e veta te shaptilografume.

Pse te shkoje leku n'shqipri mer yahoo

lol - sh mire. fshini thumen me ato diploma tashti

Kosova s'njeh diplomat e Universiteteve private shqiptare

Problemi

Diplomat e lëshuara nga universitetet private në vendin tonë nuk po njihen nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Janë rreth 1200 studentë që po penalizohen pasi kanë një diplomë shqiptare

 

ndersa me poshte

Një përfaqësi studentësh ditën e djeshme kanë protestuar pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë...

 

smileypse nuk protestojne te Ministria e Arsimit  te Kosoves keta.. ata nuk i njohin diplomat..

 

 

 

Eshte pyetje e veshtire kjo Belul, dhe mund te kuptosh vetem pasi te kesh mbaruar ndonje master tek universistetet private ne shqiperi. Nuk eshte dicka qe kuptohet nga te gjithe.

Eh thuaje. Une nuk kuptoj, te gjithe ketu themi qe keto diplloma jane kote se koti. Ma merre mendja qe ne shqiperi te gjithe e kuptojne qe dipllomat jane kote se koti. Atehere pse nuk e lene tregun te rregulloj vete situaten: ata me diplloma nga Kristali nuk kane sukses duke detyruar Kristalin o te mbyllet, o te behet shume i lire, o te permirsohet. Avash avash mund te krijohen kategori te ndryshme me shkolla te mira, te keqija e keshtu me rradhe. Hapa te tipit te mbyllet shkolla, for the sake e mbylljes, apo te mos njihet me urdher qeveria mua me duken budalleqe. Ne rast se qeveria do te beje dicka, atehere te detyroj shkollat te mbajne statistika per studentet me diploma profesionale, dhe ti publikojne ato (pasi jo-profesionalet mund te mirren dhe nga deshira). Informacion te tipit pas shkolles, kaq % gjeti pune ne fushen ku stjudiojne, me paga mesatare tek kaq $$$.

ke nigju ti per akreditim te universiteteve / institucioneve? kto pordhat private nuk jane te akreditume ne asigjo...kurse universitetet kosovare jane te gjithe ne proces akreditimi (ne mos e kane mbaruar)

se ca kan nje agjenci - qe terheq specialista arsimi / profesora te pavarur qe vleresojne programet e mesimit, procesin e mesimdhenies, shofin provimet etj.

ke parasysh, gjojna qe s'bohen kurre nga ministria e arsimit ne shqiperi.

po te jesh idiot, shkon tek kristali..tek vitrina...apo dhe universiteti banaku

dakort me ty

Ne Shqiperi diplomen e ha lopa - thoshtepara ca vitesh (tek Derr Brothers) Agron Llakaj! dhe kishte te drejte, po atehere ishte vetem shteterori...privati e ka qejb fare! ajo eshte bere "leter bakalli" tashme, paçka se per nga estetetika dhe nga festimet (diten e diplomimit), ne shqiptaret ja kalojme Europes dhe Amerikes bashke smileysmileysmiley

vetem tregu i punes, privati, e zgjidh kete pune, se privati s'te mban ne pune kot. NE shtet, miku vazhdon e funsksionon, ndaj edhe diplomat "bakalli" do kene prape sukses deri diku.

Por fenomen mode eshte, do t'i shpelahet boja fare shume "Universiteteve", me falni "furra buke" me mire!

Shume mire . As ketej universitetet private shqiptare nuk njihen .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).