Do te doja te kisha nje informacion rreth blerjeve online nga personat me nje eksperience te meparshme , prsh nqs une ble nje cel 250 dollar sa takse me duhet te paguaj , ose prsh me rrobat .Si dhe kush di ndonje site ku shipping eshte shume e lire si dhe e besueshme

54 Komente

Me rrobat do zhgenjehesh, se po nuk  e pe materialin, apo ta provosh ne trup, eshte pak e veshtire qe t'i pelqesh.. Kishin porositur nga Shqiperia shume gjera tek Victoria Secret dhe kishin dhene adresen time. Vec kur me vijne mua pako pako perdite. Hap une dhe nxjerr ca te them, nuk kishin lene me te brendshme ato femrat pa blere nga  Shqiperia. Nejse ua postova dhe pagova $200 dollare vetem per posten. As leket si mora per pakon por edhe te kenaqura nuk kishin ngelur sepse kishin blere cizme, xhaketa, bluza, fustane etj etj..Sepse ne website duken te bukura, por ne realitet jane ndryshe..

Ueee... $200 thote. Po ndera nuk permendet mi! smiley

Se mos e bera per ato une e bera se ishte nje njeriu im ne mes...Nejse atyre u duheshin se punonin ne ministri..sevap me nje llaf..smiley

Ua ka kerku ministri rrexhipetat VS ë? Dmth, te mbathmet VS ishin ke kushtet e kontrates... Sweet. smiley

Rinia ne Shqiperi duan te vishen me firmato, koke e kembe..Ne nga nje ore, apo cante i kemi te mjaftueshme..smiley

Eh, po te mos ma kerkonte puna, ne nje pale breke te shkurta e tshirt do me shihje gjith diten. Lol

Ta paskan bere pak me te futur o Ketline se Victoria ben shipping edhe ne Shqiperi smiley

Vertet? smiley. Nejse iku ajo pune por e forta ishte se u mungonte nje fustan dhe u ndjeva shume keq, sepse thashe mos kane menduar qe ua mora une..I thashe te ishte ndonje pale te brendshme edhe ben vaki do ket rene gjekundi, por fustan nuk me ka ardhur..Tamam ajo shprehja, bej mire dhe gjej keq..smiley

Po mi, po! Ka mendu Sala per te gjitha. Evrop na e ka bo shqipnin, evrop! smiley

"Nejse ua postova dhe pagova $200 dollare vetem per posten. "

Po Victoria secret dergon dhe ne Shqiperi. Ka plot femra atje qe i bejne leket breke nga VS dhe ua dergojne pa problem

Me cel 250 dollare spaguan takse. Taksa 20% aplikohet 500 dollare e siper. Une perdor vetem Amazon per blerje. Per mua eshte me i sigurti megjithse me i shtrenjte se te tjeret. Nese blen ne ebay shih ato qe kane rating te larte (5 yje) dhe mbi 1000 perdorues qe ti kene dhene yjet per me qene i sigurte. Faqe rrobash ke plot. Qendro larg faqeve qe ofrojne rroba me 5 dollare perfshire posten sepse o sti sjellin me masen e duhur o ti sjellin cilesi leshi o sti sjellin fare dalin scam. You get what you pay - thojne kinezet smiley

nuk kam degju najher te paguaje bleresi takse; shitesi po.

Ne baze te vleres se mallit, paguan takse tek posta kur i merr ai qe i blen. Nuk e di se sa paguan per elektronike apo per veshje...

jo jo, u kujtova, jam taksu. heren e fundit ne poste - here te tjera ne cmim. Ket here bleva nji pale cizme qe pashe se m'rrinin te medhaja dhe ala n'kuti jane. Biles aty e specifikon sa eshte % e takses per shtete te vecanta - vecojne CA m'duket zakonisht

@ hoppa - ne na rrjepin lekuren me taksa plako, kot ankohesh!

Bobobo ne Kanada vertet paguani shume taksa, njeriu im qe jeton ne Toronto, vjen dhe Ben shooping ne Amerike..habiteshin sa lire dhe sa pak taksa paguajme ne ketej.. Ja nje e mire qe ka Amerika..smiley

Po, po...Kur vete tek doktori dhe con femijet ne shkolle aty ne SHBA e kupton ate termin "taksim"

Po dhe ne USA po qe i siguruar ne rregull je. Nje e afermja ime ne Kanada nuk shkoi ne orar tek okulisti se i dolen probleme dhe takimin tjeter ia la pas nje muaji e ca

Bjeri ca lapsit se sa kushton siguracjoni per nje familje, fut ketu dhe shkollen per femijet dhe pastaj flasim serisht smiley

PS: Ne shume raste siguracjonet private nuk te mbulojne semundje kronike apo operacjone te komplikuara

Amerika ka universitetet me te mira ne bote. top 20 jane vetem me universitete amerikane. Normale qe jane me shtrenjte. Kanadaja nje ka te mire ne montreal, laj thaj. Po qe per leke, leku behet ne Amerike, jo ne kanada. Kanadaja sigurisht qe ka perparesite e veta, por jo lekun.

Nuk po flasim per cilesi uinveristetesh se nuk ka te beje fare me ceshtjen qe po diskutojme..as me ate ceshtjen tjeter qe 70-80 te amerikaneve nuk dine se ku gjendet shteti i tyre ne harte smiley

PS: Di shume amerikane vene dhe kurohen ne Kanada apo blejne ilace ne Meksike....Po te kujtoj vetem nje rast kur dikush me siguracjon preu tre gishta ne pune..Siguracjoni u shpreh se i mbulonin vetem qepjen e nje gishti(dy te tjeret duhet ti paguante vete)...Me lini ate gishtin e mezit u shpreh ai qe te kem mundesi tju pershendes "pas operacjonit"

nga i lexon keto barcaleta mor aman. 

po pse sipas teje nuk ka leke dikush qe punon ta paguaje vete operacionin ? edhe sikur mos te kete sigurim mjeksor ? nuk kursejne fare ata te gjoret amerikane. 

kur i shikon ketej turistat, i kane dhembet me te bardha nga keta europianet, qe te gjithe i mbajne sikur nuk kane mundesi te mjekohen. klinikat po ashtu i kane me te mirat ne bote, dhe çmimet nobel ne mjekesi po ata i marrin. 

çudi si lulezon ky sektor, ku asnjeri nuk arrin dot te paguaj. 

ps; me karat si ty, nuk ja vlen pergjigja, por po ta bej nje nder.

Vallai skam qene kurre ne kanada, dhe as qe du me e pa fare. Por u nisa nga fakti se ju andej jeni tgjith marksiste. smiley

Gjysma ne fakt. Gjysma tjeter jane leniniste. smiley

Ku di une pra, po meqe kshu flitet. Po Harperi ca i bi te jete se Rob Fordi duket qe nga turite si bulldog anglez qe eshte komunist. smiley

harperi socialist i mcefet. ai fordi masanej m'ka bo merak se spo bi qe spo bi nga pesha

Ore i moret masat per zombit ju apo si shkoi ajo pune? smiley

Edhe te menosh qe harxhojme leke nga taksat tona per ti mbulu keta te veriut me sisteme rraketash...

Prandaj shkojne bejne estrade ne parlament. E kane ne terezi. Popullin e kane emigrant qe s'ngre krye, mbrojtjen ua siguron amerika, burimet natyrore i kane sa andej ketej te paprekura se i mbron akulli ne dimer. e mire mire

nder do na boni, se na bi me lire me ju pushtu e me jua marre falas... smiley 

Ju kanadezet taksoni ato qe u mbajne frymen gjalle. Kuqalosha ju! smiley

Bredho. E zeme se porosite i Tv 2000 dollarsh ne internet. Si ta ha menja ty qe pagu paret e postes ene te vje qyl ne shqiperi? Po ai tregtari mallrave elektronike pse pagu taksa ne dogane? Ashtu ishte kollaj ajo pune. I fuste te gjitha me poste smiley Ne shqiperi per mallra mbi 500 dollare (thojne qe e kane bo 300) paguhet 20 perqind takse ne poste. Po qe se njef drejtorin e postes nuk e pagu se i thote drejtori stafit qe "lene se e kom per vete" edhe ja ku u mbyll ne kjo pune.

e drejte, e drejte - thjesht nuk e kam vene re. Kam pagu taksa si poshte, edhe lart kufirit

Prandaj me thoshin qe ti hiqja tiketat e rrobave smiley dhe vleren e pakos e shkruaja te vogel ose e shenoja dhurate..

nuk ke pse bjen dakort me drejtorin e postes por bjen dakort me ''shitesin-derguesin'' ta deklarojne nen 100 usd , ose te shenojne Gift.

Br3dho cne ti me kete konkluzion ? mos me thuj qe je aboriginal indian se dhe ato pagujn taksa smiley

Per blerjen e mallrave online te cilat vijne me poste ne shqiperi je i detyruar te paguash sipas tarifave perkatese a) takse doganore b) tatimin mbi vleren e shtuar ne masen 20% te fatures shoqeruese te mallit (perfshi edhe vleften e transportit) dhe c) takse sherbimi per operatorin postar vendas (kjo eshte nje shume relativisht e paperfillshme nga 30 deri ne 100 leke, por nese malli qe te ka mbritur nuk miret brenda 3-4 ditesh, fillon e aplikohet nje komision magazinimi). Nuk je i detyruar te paguash taksa (pervec pikes "c") kur vlera e mallit/rave te blera sebashku me transportin nuk i kalon kundervleren ne valute te 10.000 lekeve. Per me teper shiko http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=13&art=117&info=more

Taksat e detyrimeve doganore dhe/ose te TVSH-se paguhen prane nje axhensie doganore dhe jo ne poste. Eshte kjo e fundit pastaj qe lajmeron posten qe detyrimi eshte paguar dhe bleresi paraqitet ne poste per te marre mallin. Megjithate, nga eksperiencat e meparshme ka edhe tolerime; nese malli ta zeme ka nje vlere totale 130 USD ose 130 Euro etj, pra pak mbi kufirin e lejuar, nuk te ngarkojne me detyrime fiskale. Por kjo gjithmone eshte fakultative pasi ligji eshte i qarte dhe i prere. Me kujtohet njehere qe bleva 2 pale kepuce nga Italia me vlere te pergjitheshme rreth 130 Euro te cilat mi derguan me TNT. me erdhi njoftimi se duhet te shkoja ne zyrat e tyre ne aeroportin e rinasit per ti terhequr pasi duhet te paguaje edhe taksat. harxhova nje paradite te tere per ti marre si dhe pagova takse doganore prej rreth 15% ose kundervleren ne leke te 20 Eurove si dhe 20% TVSH ose rreth 26 Euro, si dhe nja 1500 leke te reja komision agjensise doganore qe qe me fasilitoje perllogartjen e detyrimeve fiskale. Ja keshtu! 

rrofsh se qe goxha informacion i plote

Une zakonisht nuk blej online , por kur kam porosit dicka nga http://www.ebay.ca/ ,  taksa ka qene pervec cmimit dhe paguan shumen totale qe thote ne fund . Nuk kam paguar kur e  kam marrre , me ka ardh me mail, dmth free shipping . Varet ku je , nqs je ne Shqiperi bej kujdes se zakonisht shitjet online te duhet te paguash posten kur e merr dhe mund te mos te te pelqeje ajo qe ke porosit , edhe t'a kthesh te duhet te paguash posten prap qe te porositesh tjetrin ......te vete telefoni dyfish.

Sa per taksa dhe ne Canada , marshalla po leme lekuren

Cfare perqindjeje ka zakonisht kanadaja per taksat? Dmth, nga ta zeme 40.000 CAD ne vit, sa te merr shteti?

Aty tek 15% besoj do te jete (fed tax + territorial tax).

47.000$  ne vit ,    -> 1, 694.15 $ net tax assessed

Pervec faqeve te huaja qe kur vine produktet ju nuk keni asnje zgjidhje pervec se ta mbani dhe te kenaqeni me te. Keni edhe faqe Shqiptare qe prej kohesh shesin produkte me garanci dhe cilesi ne Shqiperi njera prej tyre www.DyqanTaxi.com 

Me falni, po nese une blej nje laptop $1000, ia dergoj nje te afermi ne amerike, ai e heq etiketen e blerjes dhe me dergon mua, a paguhet takse? Sepse si do e dine vleren e nje proudkti ata qe I skanojne ne aeroport?

Pra ti thua qe malli vjen pa fature shoqeruese? Nese eshte keshtu quhet mall kontraband dhe sekuestrohet. nese vjen ne formen e nje dhurimi, atehere mbi bazen e mallit qe vjen zbatohen cmimet e references dhe mbi bazen e etyre llogariten edhe detyrimi doganor dhe TVSH-ja, si dhe tarrifa e agjentit doganor qe eshte fikse.

Ku aktivizohet taksa 20%, mbi 30.000 apo 50.000 leke? A ka ndonje mundesi ose cfare mund te behet qe te mos tatohet kjo takse?

 Timi - 4 Mars 2013 - 10:04 Permalink

përgjigju

Per blerjen e mallrave online te cilat vijne me poste ne shqiperi je i detyruar te paguash sipas tarifave perkatese a) takse doganore b) tatimin mbi vleren e shtuar ne masen 20% te fatures shoqeruese te mallit (perfshi edhe vleften e transportit) dhe c) takse sherbimi per operatorin postar vendas (kjo eshte nje shume relativisht e paperfillshme nga 30 deri ne 100 leke, por nese malli qe te ka mbritur nuk miret brenda 3-4 ditesh, fillon e aplikohet nje komision magazinimi). Nuk je i detyruar te paguash taksa (pervec pikes "c") kur vlera e mallit/rave te blera sebashku me transportin nuk i kalon kundervleren ne valute te 10.000 lekeve. Per me teper shiko http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=1...

Taksat e detyrimeve doganore dhe/ose te TVSH-se paguhen prane nje axhensie doganore dhe jo ne poste. Eshte kjo e fundit pastaj qe lajmeron posten qe detyrimi eshte paguar dhe bleresi paraqitet ne poste per te marre mallin. Megjithate, nga eksperiencat e meparshme ka edhe tolerime; nese malli ta zeme ka nje vlere totale 130 USD ose 130 Euro etj, pra pak mbi kufirin e lejuar, nuk te ngarkojne me detyrime fiskale. Por kjo gjithmone eshte fakultative pasi ligji eshte i qarte dhe i prere. Me kujtohet njehere qe bleva 2 pale kepuce nga Italia me vlere te pergjitheshme rreth 130 Euro te cilat mi derguan me TNT. me erdhi njoftimi se duhet te shkoja ne zyrat e tyre ne aeroportin e rinasit per ti terhequr pasi duhet te paguaje edhe taksat. harxhova nje paradite te tere per ti marre si dhe pagova takse doganore prej rreth 15% ose kundervleren ne leke te 20 Eurove si dhe 20% TVSH ose rreth 26 Euro, si dhe nja 1500 leke te reja komision agjensise doganore qe qe me fasilitoje perllogartjen e detyrimeve fiskale. Ja keshtu! 

Po nese vleren e pakos e ben mr ye Vogel se $200? I heq etiketen originale dhe I vendos nje tjeter?

shoh qe Tim te paska pergatitur nje pergjigje me te mire, por ke edhe pergjigjen time 

ne shqiperi nuk paguan takse, por dogane nese kalon mbi 100 dollare vlere te mallit qe dergohet.. keshtu qe malli eshte mire te vije si i perdorur dhe ne poste te deklarosh nje vlere te vogel.. por!!! ki kujdes, se sipas vleres se mallit paguhet edhe siguracioni i postes nese malli humb... pra nese pc kushton 500$, deklaroje 80$ por edhe siguracioni do te paguaje 80$ .. dhe duke qene se posta shqiptare eshte e famshme per te vjedhur, siguracioni eshte garanci dhe risku me ate vlere qe deklaron eshte i madh.. nga ana tjeter, dogana eshte e larte e shkon edhe deri ne 30% te vleres .. cfare mund te besh, eshte nese e deklaron cmimin e plote, paguan dogane, te kerkosh pagesen mbrapsht te taksave ne amerike (ne varesi te shtetit shkon edhe 15% te vleres se mallit ne USA) 

eshte mire ta dergosh me ndonje te njohur ose DHL (a ja vlen per ate shpenzim qe ke bere, nese eshte laptop po, por perndryshe eshte shume shtrenjte posta?)

per cmimin e sakte te doganes, kerko tek http://www.dogana.gov.al/sq/node/146?pag...

p.sh. tarifa baze per zorret e trasha te kafsheve eshte 0.1%, ndersa 0% per prejardhjen nga efta apo vendet e rajonit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).