Me sheqer pa sheqer, me qumesht pa qumesht, me ajke pa ajke, te ngrohte te ftohte, ju pelqen ta pini ne shtepi apo ne lokal, vetem apo te shoqeruar, me cigare pa cigare??????

246 Komente

Me qumesht dhe me sheqer, qumeshtin e perdor ate me 1%, sheqerin me ngjyre kafe, dhe kafen decaf. Pi nje kafe ne dite amerikane ne mengjez zakonisht. Nje kafe turke sipas rastit mbasditeve kur mblidhem me shoqerine..smiley

Nje kafe ne mengjes grupi , kafe turke , gjysem jo te plote dhe aq , ekspreso e kam qef akoma me shume smiley

1- pa sheqer

2- pa qumësht

3- me ajkë

4 - të nxehtë

5 - në shtëpi

6 - në lokal

7 - vetëm

8 - i shoqëruar

9 - me cigare

10 - pa cigare

akoma pine robt kafe turke? :o po e dini ca i ben stomakut ai llumi?
mund ta nxjerresh robin nga fshati, thone, por s'e nxjerr dot fshatin prej tij

llumin nuk  e pi  dot falimners zotnia jote  , eh ta dish ca fshati jam une 

jom tu luftu me u qujt katunare , po ai titull merret kur ke dy dynym toke

 

 

llumin e pi, do s'do ti. ai qe le ne fund seshte i vetmi llum

gjys filxhani me pak sheqer, nje ose 2 cigare dhe nje dopio dewar's 18 vjeçar.

Peshku paska ndryshuar lekuren por spaska ndyshuar zakonin e censures. 5 komente ne dite eshte turp.

dhe ti e harxhove kete koment per kafen e jo per Ramen?

Po ben perparime.smiley

ja po harxhoj dhe nje te dytesmiley

kafja nuk ka çmim venus, duhet ta fusim tek Unesco sic futen francezet guzhinen e tyre. jo guzhina ne vetvete por i gjithe rituali rreth saj, menyra e ngrenies, tavolina etj. edhe ne duhet te fusim menyren shqiptare te te pirit kafe!

en plus, rama me ate oren swatch ngjyre vjollce me zgjoi ndjenjen e meshires, keshtu qe breakpoint per tanismiley

Keta me duket se do bejne koalicon se bashku,se kafen e kane pire me kohe.smiley

Mu me pelqe ta pi heret ne mengjes. Ne nje klub cfaredo , po ne tavoline te kem nje si pune manjetofoni te markes "lefKOPE "  I leviz manivelin kendon si byth turtulli . I fut Pllaken vertitet si pule pa koke . Dhe kur e le me zerin e saj te ciceris ciceris cicersi ciceris kenget e Vucidolit dhe Dylqinjes . Hair kafexhi ! Kriminel kush i le lefKOPE se me pak se 1000 komente ne dite smiley Jo po lejeni te na rriokanise me dhjete nike te tjere qe nuk perbejne asnje lezetues per kafe !

"La voce del padrone"... ueee si shkoi kjo, si me zamke Ziko smiley

smiley

 

nje dopio dewar's 18 vjeçar

Kjo shpjegon shume gjera.

Kafene e pare  e pi me qumesht dhe sigurisht pa sheqer ! 

E pi korreto me 1 sheqer shoqeruar vetem me 4 cigare ne kuadrin e lenies se duhanit. Lokali ku e pi ne mengjes eshte bardhe e zi (per ndonje peshkeze qe do te me beje shoqeri) smiley

ne vere eshte lezecem atje, se ka shume levizje kur ulesh jashte, kalojne mu para hundes tende ato qe shkojne te blloku
brenda sme pelqen dhe aq

Pse, s'thua ti e shoqeroke kafen me pluhurin e rruges e tymrat e makinave! smiley

Ne mengjes aty e pi se e kam afer pervec faktit qe e qajne kafen....Pastaj sic thote edhe Visheroy...ka shume 'material' aty...fry robi syte qe me mgjes smiley

Je nga ato qe i fshijne duart me dizinfektant ore e minute? Vdekje i kam ato femra

Po ato jane flavors qe e bejne me te shijshme! smiley

Ehu, ka qellime me te larta se kafeja ne jete! Parada mengjesore e vajzave me kordele te kuqe, te thote gje? smiley

te mesme  ''me pak'', si shoku Xhemal....

Totalisht e varur nga kafeja, po s'e piva te paren brenda ores 9:00 me fillon dhimbja e kokes e zor se pushon, cfaredo qe te pi. Gjys sheqeri, cigare najn, tani per tani. 

Me ka marre malli te pi nje kafe si "njeri shqiptar" ne lokal, jo me vrap sic bejne ketu. Keshtu qe rralle e pi jashte, me teper ne shtepi. 

Pse sthu ti...e paske humb fare kuptimin e kafes..Te pakten ne Itali eshte kafja e mire si tek ne se keto pertej oqeanit pijne leng groshe dhe e quajne kafe smiley

E drejte, na u shpif ky lengu i groshes. Pune dreqi, s'po di a te pi Kona apo Yirgacheffe nga Etiopia.

ka zgjidhje, ka. cdo ankese eshte rezultat i pertacise.

Lere lere. Nuk kam asgje kundra espresso-s, madje me pelqen. Po eshte gjynah mos te kesh mundesine te provosh llojet e shumta te tjera - te lengjeve te groshes. Apo mos te dish ndryshimin ndermjet arabica dhe robusta, se si edhe pjekja ndikon ne shijen e kafes, etj. etj. etj. Po e le me kaq se pastaj do me akuzoni per snobizem smiley

Emo, e ke pare kete?

mrekulli!

por un e kom tejkalu me kafen. pi jashtezakonisht shume. gjithnji te forte. vetemse me duhet te them qe kafeina nuk me bon asgjo per gjumin. kuptohet brenda limitit te 1 gallon espresso smiley

 

eshte ceshtje kohe. nje dite te bukur do te te jape dridhje trupi kafeja e dyte ose e trete, do te te merren pak mendte, do te te duken dritat shume te forta e do te te duket sikur s'je ne trupin tend. Do te detyrohesh ta rrallosh, por kur ta rrallosh, do ta kesh me keq, sepse te dyten do ta pish me vone se c'e pije me perpara e trupi prape do te te jape dridhje po njesoj. Shto dhe friken pastaj sa here qe te marresh filxhanin.
Do te vuash nja dy tre jave me dhimbje koke e gjendje gjumi, derisa te mesohesh me me pak kafe.
megjithate, qofte sa me larg ajo dite, por nuk shmanget smiley

O gjembo oj 'eksperte' e kafes smiley Une i njoh lokalet qe nuk e shesin robusten per arabike dhe mbi te gjitha preferoj kafen scr18-tshe me 0.1% bbb meqe e dashke me gjuhe ekspertesh smiley

Shpresoj qe ajo scr18 mos te jete robusta nga Vietnami smiley Kur te vij ne Shqiperi heren tjeter do te te pyes per keto lokalet. E kam me te vertete.

Qenke eksperte, me pelqeve te kjo pike. Me lajmero kur te vish ne Shqiperi smiley

E qajne kafene, me thene te drejten. Poshte shtepise kam dhe nje pasticeri e te dielave nuk ia kursej vetes nje kapucino dhe ndonje embelsire. Po ai riti yne i kafese, muhabetet me miq, sidomos ne dite me diell si kjo sotmja, s'i zevendeson dot. 

Lere se ajo kafja e nopolit, akoma e kam me mendje smiley

"Pse sthu ti...e paske humb fare kuptimin e kafes..Te pakten ne Itali eshte kafja e mire si tek ne se keto pertej oqeanit pijne leng groshe dhe e quajne kafe "

Gjen tek tuk dhe cafeteria italiane. Edhe espresso shots bejne, por kryesisht jane te keqen e lengut te groshes. Ska si ekspresi ne shqiperi me kafe lori, illy... ajo lavazza sme pelqen ne fakt

Ne shqiperi spi kafe fare. 

Ne sezon provimesh pija kafe amerikane.

Per qejfin e qejfit me bashkeshortin bejme mocha italiane, me kafe arabike.

Nganjehere bejme edhe cappuccino.

Harrova, tani po pije nje kafe starbucksi me vanilla latte.smiley

une pa kafe s'jetoj dot. gjeja e pare ne mengjes, pa sheqer, pa qumesht, amerikane e forte.

me pelqen dhe e ftohte ose ne temperaturen e dhomes. me pelqen dhe iced coffee ne vere, kjo e embelsuar dhe me qumesht, starbucks.

Ekspres dhe amerikane, (ne filxhan caji e zgjatur me uje te ngrohte). Ekspresin me nje zarf/luge sheqer. Amerikanen (ne raport) me me pak sheqer. Pi shume kafe gjate dites. Kafen ekspres e shoqeroj pergjithesisht me nje gote uje.

Nuk  futem nder ata njerez qe pijne vetem nje kafe ne mengjes (pas gotes se ujit) dhe ruajne shijen e saj gjate gjithe paradites. Per mua kafja eshte me se shumti nje instrument.

Fatkeqesisht e shoqeroj me cigare. Madje shpeshhere pi kafe per te shoqeruar cigaren.

Pas nje darke te mire, nje amaro dhe nje kafe jane rregulli per mua.

Uroj te kem pasuruar humultimin tend Ketline, me deshmine time.

smiley Je i nderuar olsi nga ana ime, sipas adetit po te qeras me nje smiley me shume dashamiresi dhe ngrohtesi, biles njeren dore ne zemer..smiley

Faleminderit. Bashke me kete kafen tende sot behen 5: 2 ekspresa ne mengjes dhe nje ne dreke (te shoqeruar me nje limoncello buze detit ne Durres), e katerta, amerikane para nje ore. Meqenese sot ishte pushim. Prandaj kaq pak. smiley

Buze detit thote..smiley, ca do njeriu me shume nga jeta, ja nje rrufitje te ngrohte, nje puthje te lehte me filxhanin e kafese, te shoqeruara me veshtrime pertej horizontin blu, ku dielli fsheh rrezet e tij, ku dallget e detit perplasen dhe puthen furishem me bregun... Shijoheni jeten andej, ne pellgace  qe i themi pool kemi ketej, ose oqeane te frikshem.. smiley

Sikur te pije nga nje kafe per cdo here qe permend fjalen puthje, edhe emigranti kafepires do mbetej pa gjume smiley   Te qenka tekur keq per puthje me duket.

Kafexhi me mire sesa kafepires, ose qefli kafesh..

Si e gjete me thuaj qe me qenka tekur keq per puthje? Se ndonjehere robi nuk e kupton as vete se cfare do te haje, cfare do te pije, dhe jo me cfare do te puth? smiley

Si thote populli une i urte "cfare ka barku, i nxjerr bardhaku - i kafese me poezi" smiley

Jena tipa romantike, enderrojme si e pine kafen shoket tane.. smiley

Une ne jeten time s'kam provuar asnjehere ekspres, se thone qe eshte shume i forte..dhe kam friken e zemres mos peson ndonje tronditje..smiley Po mire ku eshte ndryshimi  kur thone ekspres i shkurter? smiley

Ekspresi i shkurter eshte per admiruesit e vertete te kafes. Ata qe cohen ne mengjes, pijne nje gote uje pastaj nje ekpres te shkurter si esence dhe ate shije e ruajne per 2-3 oret ne vazhdim. Ndryshimi eshte se ka nje perqendrim me te madh te kafes edhe pse si sasi eshte me e vogel.

behet me te njejten sasi kafeje, por me pak uje, gjys filxhani, ose me mire nje gllenjte
perdoret kur e ke me nxitim e do thjesht te marresh kafeinen e te ikesh ne pune
e kthen nje here me fund e mbaroi

Flm per sqarimin, dukem qe nuk jam kafexheshke..smiley

Te gjitha studimet shkencore e tregojne kafen si leng toksik me dhjetra helme breda, baraz me nje kerpurdhe helmatisese, por jo vdekjeprurese. Efekti i saj shokues eshte i perkoheshem dhe fallco, komplet tip droge. Per keto efekte ekziston nje injorance e pergjithshme sepse te gjithe jane kafetare pa perjashtim, nuk ka kush te beje propagande kundra. Pak a shume injorance si per duhanin para fushatave antiduhan. Gjithashtu fut dhe interesat e Trustit te Lule Lakres, sepse qarkullojne miliarda pare.

http://www.eticamente.net/7705/i-danni-t...

jo jo e ke gabim. cdo gje ne moderim, pra dhe kafeja. te ben mire per trurin, forcon zemren. asgje e keqe s'vjen nga kafeja. por si cdo gje tjeter, duhet te dish se c'lloj pi.

Kafja e tepert sigurisht qe te demton shendetin, disave u jep dhe aritmi ne zemer. Por nje kafe ne dite keshillohet. Me mire thone eshte kafja turke sesa amerikania..

kafeja turke nuk eshte me e mire, pasi llumi te ben dem. demton melcine dhe e lodh.

Me mire thone eshte kafja turke sesa amerikania..

Me kafen Amerikane ti pi lengun e kafes - si caji. Me turken pi lengun dhe ha edhe kafen bashke me te.

Me amerikanen ne po te duam e bejme edhe pshesh me buke..smiley

ti e thua per shaka, por mua, ndonjehere, me pelqen ta pi me buke te thate fare. eshte shije e shkelqyer.

Gjembo, vini nga vini, prape tek ne perplaseni. Ah, biscotti! smiley

jo jo gjemb. nuk me pelqen ''faktori'' sheqer.

Mire un e kom gabim kurse ata qe pijne duhan e kane mire se u ben mire per mushkerite, i filtron firomen. Shumica e njerzve, edhe kur jane te shkolluar kane ide te kohes neandertalit per pune shendeti e ushqyeri (per te mos fol per pune te tjera, ato shpirterore). Psh te gjithe mendojne se kur ben ftohte i fus i dopio fernet e ngrofem, ne fakt eshte vetem nje iluzion alkolik, sepse per trupin ndodh e kunderta,  temperatura zbret. Ose kur thone jam ftohur nga korrenti i ajrit se ishte dritarja e hapur. Ne fakt "ftohja" eshte problem infeksioni mikrobik (rrufa) ose virusal (gripi), te cilat shkatojne ndjesine e ftohjes si pasoje. Dmth si gjithnje ngatrrohen shkaqet me pasojat. Pra ne pergjithsi teoricienet jane te ftof n'myth, eshte kjo semundja kryesore.  

mire heretiko, ashtu eshte sic thua ti, nga mollet te portokallet.

Alba1 nuk po flas per molle dhe portokalla, por per frutin e ndaluar, per esencen e frutit qe e ka ngrene dhe po e bluan me nofulla neandertali dhe neandertalesha.

ok. faleminderit shume per kategorizimin. te pakten u mundove per dicka.

e pranoj.jam drogaxhi edhe unsmileykave ne cigare si lej dot.kaven masdite se pij mo se m'le pa gjum dhe si tejkaloj 5 n'dit(acaron zorren e trash).kave moke dhe ekspressmileyt'tjerat jan sherbete nuk hyjn ke kavja.

u ngjalle ti? edhe une se pi mbasdite se me le pa gjume.

"e pranoj.jam drogaxhi edhe unkave ne cigare si lej dot.kaven masdite se pij mo se m'le pa gjum dhe si tejkaloj 5 n'dit(acaron zorren e trash).kave moke dhe eksprest'tjerat jan sherbete nuk hyjn ke kavja."

ky pika kavje ky, kater here njesoj e ka thene

ju qe keni probleme me kafen e doni ta lini ose ta rralloni
menyra me e mire eshte instant coffee kur shitet me bustina te vogla qe kane kafe, sheqer e qumesht brenda, (une preferoj jacobs), por mos mbushni nje filxhan te madh caji me ate, por nje filxhan ekspresi. Behet pak a shume si kafja ekspres ne pamje,ne shije jo dhe aq, por mesohesh, por funksionon per vesin e pirjes se kafes dhe duhet te pish nja 10 te tilla qe te jene baras me nje ekspres

kafe ekspres ili gjys filxhani nji cigare me te dredhme....10 min max, dhe pun!!!

Po mire e morem vesh qe e pini, po si e pini? Mua me kujtohet gjyshi im qe kur pinte kafe degjohesh nga dhoma tjeter..Kur e rrufit me zhurme te shijon me shume apo me pak? Apo varet nga gjendja emocionale apo nga stili i gjithsecilit? smiley

oh jo jo, mos e bej ate gabim. nuk lejohen zhurma gjate pirjes. jemi apo s'jemi te kulturuar!!!!!????

 

p.s. po e ke merak kete pune, beje vetem kur mos kesh njeri rrotull dhe kenaqu.

Nuk eshte pune meraku, se e kam provuar dhe kam smiley me veten, por them qe ka njerez qe e pijne edhe ashtu me zhurme, sado qe ua ve ne dukje perseri vazhdojne, si duket avaz i vjeter nuk ndryshon kollaj..smiley

hahaha, ca me kujtove. ashtu e pi ai brez. une mesoja me libra, degjoja rrufitjen e ma jepte ne cacke te kokes, vdekje e kisha. por arsyeja qe pihet ashtu eshte sepse te detyron kafeja turke, sepse dhe une kur kam pire turke kam vene re qe buzet e beje vetem ate zhurme, po te duash te mos digjesh. ndersa ekspresi ka ajken siper dhe ftohet me shpejt

Ka nja gati tre muaj qe kam nderru zyre, nga lower manhattan ne downtown brooklyn dhe kam mbete duke pi kafe zyret sepse akoma sja kam marre mundimin te dal e te kerkoj. Zakonisht ne mjes ndalem nga starbaksi (doppio espresso), por jo cdo dite kam kohe te pres turnin. 

Dikur u ndalja disa here ne dite tek cafe gitane midis mott e prince. Espresso, makkiato, cappuccino - varet nga momenti gjate dites, apo nga shkalla e hektik-itetit. Lol

Kuptohet qe duhoni (nat sherman mcd) ndodh qe te shoqerohet me kafe.

 

e di c'bej une ne pune ndonjehere kur s'e blej kafen jashte. e shtyp ekspress ne makine dhe fus tre ekspres ne nje kupe, se ndryshe kafja e punes nuk pihet.

Kafe turke nuk ka me mire... sa here qe shkoj neTirane bej furnizim me kafe, ketu ne Itali nuk egziston kafe e bluar imet si ajo qe perdoret per kafen turke dhe me e keqja eshte se nuk ka kush te na e shofi filxhanin.... si i behet hallit

Kemi dyqane turke ne ketu, arabe, maqedonase, po prape kafja e Shqiperise eshte me e mire..

si i behet hallit

Ne mund ta shohim, vec qit filxhanin e kthyer. Kur te vije puna per te shtypur ti shtype dhe nxirre prape filxhanin. Lajmet e keqia nuk i themi me te pare, por i biem larg e larg si puna e oficerit qe po pyeste ushtaret me radhe.. ke baba ti? - kam thoshte njeri. Ke m*t ty te ka vdekur sot..smiley

Nuk po pyes shume se jane lajme te mira opo te keqia veç te qesh pak e pak gallat si ne Tirone

e preferoj te zeze ,sidomos ne mengjes.me qumesht me raste.dhe gjithnje pa sheqer.

me pelqen neskafeja.

Caramel Latte Macchiato - kur nuk jam ne shtepi , e kam shume qef .

ktheje laura ktheje , fellxhonin e bojm tek  a cift kush do t'a shofi , se ka shume cicerona ktu smiley imagjino edhe fellxhonin e tyne arrijne ta shofin , afysa smiley

do ta kthej ti bej nje fotografi dhe ta postoj ke ppu

Ne shtepi cafe me qumesht 

 

Jashte machiatto..smiley 

Ekspres, Lavazza ose Illy (kafe "arabica", e shtrenjte dyfish, por shija kafes me e mire ne bote)

Po kafene skajpore e permendi njeri? smiley 

cfare eshte kjo skajpore-superiore?

Ah, jo, Alba, behet fjale per skype. smiley

sa here flas me mamin, bejme nga nje kafe, ajo andej e une ketej dhe llafosemi te dyja. prandaj ia kam vene emrin "kafe skajpore". 

u me shkrive. ca shqiptare qe kam ketej, bejne te njejten gje. mua s'me ngjit.

Eshte si rit mes tone. Jam shume e lidhur me te e mire qe jane keto kollajlleqet moderne. ju befte dita njemije atij qe i ka shpikur! smiley

Domethene kafja pa internet si kafja turke pa goten e ujit. Nuk shtyhet poshte. smiley

Te ngec ne fyt e te ze trishtimi... Sidomos kur je ne dhé te huaj. smiley

p.s. Me qe ra llafi, me duket se njera nga macet na eshte hedhur nga ballkoni. 

 

Kryengritje ndaj te zonjes, me duket. 

 njera nga macet

Urdhro? Cfare po thoje?

Po, po, se pervec qenit, ka (kemi) dhe dy mace. Une shkoj mire me kafshet, po me te zonjen jo dhe aq. 

Deshe te thoshe qe shkon mire me qenin dhe macet, por jo edhe aq mire me kafshet? Kuptoj, kuptoj. Njoh plot edhe une.

cdo lloj kafeje, me preference kah ekspresi ne mengjes dhe kafja amerikane ne 6 vaktet e tjera smiley sheqerin me mase sa per te shty cigaret.

me pak e preferuara: makiato.

 

kte s`e kisha degju fare pastaj, kte qetren me fecet e maces `civet` e mbajne si me te miren dhe me te shtrenjten ne bote smiley

Faktikisht mbahet ajo me fece elefanti si me e shtrenjta ne bote smiley

pak rendesi ka, di gje si shijojne ate me thuj smiley

Ca te thote vllai jot. Si kam provu. Po pat ndonje fece-ngrenes verdalle mund te na informoje per shijen smiley

En, e provova vjet ne Indonezi ne nje plantacion kafeje ku benin 'coffee tasting' dhe keto kunadhe-ketrat e vegjel hidheshin rreth e rrotull. Ishte kafeja e gjashte qe provova kshu qe nuk dallova ndonje shije te jashtezakonshme, ishte si te pije rose' pas disa gotave cabernet savignon...

Gjithmone macchiato, dhe ne mungese te latte_s, latte trasparente (grappa/corretto). Jashte Italise, kafja "fa semplicemente schifffffffffffffffo"...me falni per sinqeritetin. E vetmja kafe e mire qe kam pire jashte Italise, ne Malindi/Kenya!

ne mengjes solo macchiato me sheqer dhe shpejt e shpejt.pas darke turke te mesme.

lavazza dhe perjashta starbucks

Mengjesi fillon me ekpsres me 1 sheqer. Vazhdimi i dites mund te vazhdoje perseri me ekspres, ose me kafe amerikane pa sheqer. Nuk pi cigare.

Vetem  gold blend me qumesht ne mengjes, ne kafene s'e ve ne goj.

Ncuq...dallandyshet fatkeqesisht jane specie ne zhdukje .

Si ja Ben kur nisesh per rruge  ne mengjes mor plak? Mua me ze gjumi ne autostrade ne Timon  po nuk piva kafe mor jahu.

Une fle 12 deri 13 ore , nuk me nevojitet kafeja , haj mengjes, recel qumesht dhe gjalpe , e nderroj here pas here me veze te skuqur , gjithmone pas ketyre nje Trilece dhe 8 ore pas ketyre haj vaktin tjeter ,kam qe 18 vjec qe kam kete regjim , ne jeten time gjithsej kam pire kafe jo me shume se dhjete here.

PD : Trilecja nuk te ben mire.

Nuk e di se ca eshte , e di qe ka shume qumesht dhe Karamel , sa per emrin mendoj se eshte Italian si peskara , trilece , kuatrostazioni etj..etj...

Tres Leches eshte shume popular ne Ameriken Latine. Po ne Shqiperi kemi versionin tone, Persheshos me Qumeshtossmiley

persheshi me qumesht eshte gje tjeter ,ska Karamel.

Ka Sheqerios. Pastaj s'do quhej Persheshos me Qumeshtos nese do kishte karamel.smiley Po ku e ha ti trilecen zakonisht?

Eshte nje grua qe ka punuar tek punishtja e pastrave dhe ka nje dyqan afer 9 katsheve , i porosis ne mjes i marr ne darke 1400 leke nje cope .

200 metra siper mbasi ke kalu Qendren Stefan, djathtas, ke tortat me te mira mer llups

E de mer e di , por kuri ben me porosi dhe je klient i tyre ti qajne plus qe po i dhe noj gjo me teper .

Brad, mqn ke qejf trilecen, provoje nje here ate qe behet afer librit universitar. Pasticeri Sindi quhet...tek kryqezimi i dyte tek libri. Une aty kam ngrene trilecen me te mire ne Tirane.

Hmm dyqan afer nenkatsheve?smiley Furra buke me shumice, po pasticiere..Mbase mbase..

Ne fakt , kam provuar dikur tek Tajvani me jane dukur te mira. Por s'jam eksperte.

E ka na ca muaj qe e ka hap aty se me perpara e ka pas tek Selvija brenda ne rrugice .

Ahaaa!Po mire i vafte mbare. Rrezik jo rrugice brenda Selvise po rruga qe lidh Pazarin me Selvine. 

Dora, e di ku ka qene punishtja pastrave me perpara ?  Aty e ka pas pas .

Per gjumin ja Ben mire se te flesh me shume se 8 ore eshte mire te mban te ri...ktej eshte veshtire vallaj, duhet te jesh me fat te flesh mbi 8 ore 1-2 here ne jave. Ju kam zili juve aty nganjehere smiley

aaaaa

ps. Ju do partia vigjilent brad jo keshtu haha

Diten s'flej asnjehere ,fle minimumi 12 ore , dmth kurdo qe te fle ,pershembull bie ne oren 2 te mjesit zgjohem ne oren 2 te drekes .

Une me qe ra muhabeti 1 -sho skom pune fare me Partite ,e kam Personalisht me Ed Ramen , nente vjet nuk me jepte lejen ne token time , as me shkon mendja tek Partite fare , une bej timen mbase nuk luaj as edhe nje rol ne ate qe bej por aq sa kam ne dore e bej.

smiley allah, 12 ore! prandaj je ne terezi ti perhere hahahaha smiley 

paaaa c'pasket qen , ule e nre trilecja . lut Zotin une i ziu mos ngjoj ma fjalen trilece ......bah ....mos te te rrej menja

pyetje-  Do fejohet nonji ket vit prej jush t'pijm kafe versie , se valla skina lek me ble

pse mi ka beqar ktu ke peshkusmiley

mir dorasmileypija e pregatitme nga un me formulen sekrete e boni efektin.po do na thoni kush po fejohet apo josmiley

Hajt te shkume. Me behet qejfi qe funksionoj porcioni magjik.smiley Per fejesen, kur ta marrim vesh s'te leme pa ta thene.smiley

Lek me ble kafe? Vallahi shqiptari mund te mos kete leke per buke, por per kafeee...smiley

Pse mi me keto taktika do me na i nxjerr muhabetet e fejesave ti?smiley

smiley  rri ti rri , ku ka ma mire se qyli mi

m'ka marre malli ta pi nji kafe si njerzit  smiley

Ngela duke pi cdo dite me vrap nje nescafe me qumesht si qen ne kembe ne shpi, dhe nje kafe te shpifet ke ekspresi punes.

Life is Unfair smiley

E pike si Italiont , nji te dhonme ene del n'dere , ngele duke punu , se ku do i cosh gjithe ato leke nje zot e di .

kam 6 muj qe punoj per pak leke, e po me iken truni

se vendosa me mire nje pule mot se nje veze sot

po me duket se kam bo gabim, se shqipria eshte shume e pasigurte per me mendu per 'mot'

smiley

ca te baj, me kruhet smiley

Asihere si dihet ,sa te kemi kismet , mo e vrit shume mendjen smiley

po re po ,

po m'pihej i kafe ne Londer dreqi e mori smiley

rri tashi mos na prish pazarin , ishalla po na del kafja dhe ahengu falas

Po ti ato lek qe ke me harxhu per bilete avioni piji nje kafe nga unesmiley

Eshte included bileta  besoj , vecse e pranoj po te jete pa sherr

se ju ne Shqipni e pini kafen me raki edhe nuk perdorni kontrata me firma , dmth  te lini ne rruge smiley qysh thu ti  t'i zej deren dikujt pa u pregatit e ?

hajde dhe ti me ne , edhe zbuloje vete , pse ne do ta tregojme ty sekretin smiley

qyl per qyl , edhe ti s'i thuke  qylit jo smiley

Ne Tirane kam pire gjithmone makiato me qumesht te ftohte, nese s'e pija para ores 9, me fillonte dhimbja e kokes dhe s'me ikte pergjumja gjithe diten. Maksimumi pija dhe nje kafe tjeter para ores 2, por shume rralle. 

Ketu rrofte kanocja e Nescafe ne shtepi, kafenete hapen ne 10. smiley

Pse nuk ke ndonje Dunkin' Donuts afer? smiley

Jo, s'kam pare Dunkin'. Ka kafene te ngjashme por me emra te tjere, por jane te gjitha ne qendra tregtare qe hapen ne 10.

edhe kafenete tradicionale (kopi tiam) hapen vone, s'e kane kafene e mengjesit ne kulture hic. Rrofte Nescafe ne kanoce! smiley

Kam provuar, po nuk e pi dot, ka shije te tmerrshme. Edhe me ato makinerite e vogla qe bejne lloj lloj kafesh me bustina, nuk gjeta karar. Me mungon kafeja nga ekspresi i barit, te tjerat s'me terheqin. Ajo kanocja shtyhet kur eshte e ftohte te pakten.

Epo vajze më ekzigjente se ty nuku kam pare una : edhe te vetmen gje qe ka te keqe Azia (kafene), nuk ja fal qe nuk ja fal smiley

 

ps: blej nje Nespresso. bustinat i porosit kudo qe te jesh, ne internet. vetem bej kujdes qe vendi respektiv te kete distributor. psh, ne shqiperi, ende nuk eshte komercializuar ky produkt  http://www.nespresso.com/

S'e kane kafen e keqe ne fakt kta, vecse pak shtrenjte.

 

smiley Kot bej gam-gam une, vetem vetes i qahem...pastaj bej kompromise me nescafe kanoce. smiley

Espresso Arpegio kam provuar nga keto te Nespresso, e mire ishte. Ja te shoh nese kane distributor. Merci! smiley

Yyyy, there's a good Christmas present! smiley

edhe te vetmen gje qe ka te keqe Azia (kafene),

S'paske degjuar per Java, Mandheling (Sumatra), etj.

as degjuar as shkuar; projekt per 2014 smiley

Provoji se mund te te pelqejne - kafeja e kam fjalen.

Kafja me e shternjt, nga suma e elefantit, $ 1000 Poundi smiley

Starbucks venti regular te mbledh koqen e zemres smiley

Mo ja vi re se eshte si i hutu para fushate. Shi kur te hyje neser prape e te thote prape qe se pi

Ouuuu ? Nga e more vesht qe nuk jam kafexhi ?

Kafen e pime... me shumice; se na bi me lire.  E nisim me long geshtenje java, ose hawaiane qy ne 5 te mengjesit, 1 tas plot. Brenda ores 8-9 jane pi dhe 2-3 te tjera. 

Per qef masanej, noi espres taljon a noi kapuqin.

A ka noi tjeter ketu pervec meje qe edhe sikur te pi nje dyzine kafesh ne dite, nuk ndje asi lloj efekti?

Me terhoqe nga nje gje e rendesishme qe s'po me linte te merresha me nje gje tjeter te rendesishme (jo per t'i dhene rendesi vetes smiley po flas per gjera te rendesise personale per te te dhene rendesi ty smiley), per te te thene qe, si ish kafepirese shumice, pirja e nje dyzine kafesh ne dite ka efekt edhe kur s'e ndjen ti. Nese ul konsumin mesatar ditor, efekti margjinal qe ti ndjen do te rritet dhe efekti ne organizem do te ulet. Si edhe havajanja me pelqen edhe mua.

PS: Nese te pelqen te kesh nje filxhan te ngrohte ne dore per arsye te ngjashme me pasjen e cigares, te rekomandoj cajra bimore me ndikim te ulet, madje edhe uji i ngrohte sade eshte rehatues.

"edhe sikur" thace. smiley 

Edhe cajrat i pi qamet. Alternoj ne fakt midis kafes dhe cajit. Zakonisht ne dite te ftohta dhe dite gripi e kam shume te ulem mpg e cajit, aty ke 7-8 milje/gallon. smiley 

I mbarove gjonat e rendesishme a jo? Nuk dume te behemi pengese e progresit. smiley 

smiley trilecja trilecja smiley

e di une e be per inat ti smiley

Rudeness is the weak man's imitation of strength smiley

sorri mom, por mua më pëlqejnë artistët/et, pasi që nuk u marr vesh ndonjë fjalë.

Any guy can become an actor. It takes a real man to quit
 

No I mean that some certain men similar to animals, refuses to be what they are.It takes courage for a real man to quit ,I said.

To be yourself

me fal ?

qe diten qe jam regjistruar ketu je ti ai qe komenton pas cdo komenti. dhe kete pyetje duhet te ta bej une ty. po te kam lene te besh qef smiley

cdo gje me kufi zoteri pra nqs ste pelqen debati . Mba biznesin tend dhe bej shaka te prishura me femrat e tua , se me mua kujdes icik.  

Kafen e kam Merak. Pi zakonisht 3 espresso ne dite. Nje ne mengjes e bej me investimin Tim me te arrire. Philips Saeco Xelsis. Kafen me kokerr te pjekur e porosis ne Lece Quarto Caffe pa hile. Nje esprso direkt pas dreke dhe nje para palestre. Espresson e pi pas nje gote uje me nje te kthyer. Me uje pasi  kafja nga natyra eshte dehidratuese. Kur kam pune  e bej espreeo lungo dhe  del si amerikane, por normal  qe  aromat dhe esencat e espressos oksidohen dhe e pi vetem per kafeinen.

He shqiperi Jane te rralla kafenete qe dine te bejne espresso. Ne Tirane pothuajse nuk then espresso. Ka vetem nje surrugato we mileti e pi vetem the rri ne kafene. 

Espressot amerikane model Starbucks Jane kot fare.as dine ta pjekin dhe e Kane 100% braziliane. Espresso more eshte 100% arabike ose perzierje me shumice arabike per data qe duan dhe kafeine.

Kafja shkon me nje muhabet te amel  , hajde gezuar ier smiley.....kush do kafe meqe jam ne guzhine tani smiley

aaaaa sa inat kam kur ta persnyn punen dikush ......perher me kajmak ja boj kafen , jo re do ma shaj hakun

urdhno ti pije iher pastaj fol smiley

MD, gjith jetes i pa kenaqur ngele plako smiley 

Si flutur je Elba, lum peshku qe te ka...sa pertoj te bej nje shqiptare..se amerikane me eshte mbaruar qumeshti dhe nuk e pi dot pa qumesht.

Ta bo motra ne ty  smiley  ka ardh kohe e bukur  per ner , nje te klikuar ,  frrap vje kafja  para syve  smiley

hajde e pijme ne skype ma jep adresen ne privat..smiley

ika iher se ju te lini pa pune , do coj femijet per crafting and painting classes . Kalofshi mire . Mirjam po ti lej n'dore ty peshqit smiley

Cfare ekekti jep kafja pas buke? Mamaja ime thote qe te tret ushqimin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).