Picaso e kompozoi pikturen "Les demo(n)iselles D'Avignon" ne vitin 1907.Interpretimet dhe debatet rreth kesaj pikture qe shenon fillimet e kubizmit jane te shumta, duke perfshire stilin dhe mesazhet. Ne vitin 2008,  HBO prodhoi dhe hodhi ne qarkullim  serialin Sex &City .Nga pese silueta femrash mjerane , nje monument i misogjinise,  tek kater femrat avatar, plot sharm e drite te posmodernitetit, 100 vjet (r)evolucion.Ky eshte edhe shekulli i tre valeve te feminizmit. Dhe per t'u fokusuar : femra vazhdon te jete seksi shperfillur, sic shprehej dikur Oriana Fallaci?

Dikutimet jane te lira.

Key words: kubizem, feminizem, fallocentrizem, sex drive,  trupi, pushteti,seksualiteti, gjinia..nga  Freud tek Foucault.

190 Komente

Spiritus, sa here te ngrihet mendja per seks ty duhet te diskutojme te gjithe ne ketu? smiley

J/k of course, dhe femra eshte seksi me i bukur qafshaperzotin (kete s'e kundershton as Ambasada Pink), por le ti leme femrat te dalen ne pararojen e feminizmit; ne ato na mjaftojne ne krevat/kuzhine/plazh/lavanderi/park/etj, si dhe per te na gatuar dhe lare rrobat. smiley

 ...yepppp ta mshtes mendimin

Key words: kubizem, feminizem, fallocentrizem, sex drive, trupi, pushteti,seksualiteti, gjinia..nga Freud tek Foucault.

Spiritus, të kanë punësuar si shtues-etiketash? smiley

Thone qe pazari i Adamit me Shefin e Modh shkoi si me poshte:

Adami i ankohet Shefit se po merzitej etj. I thote Shefi, te bej nje shoqe ideale, me gjithe te mirat, por do te kushtoje nje kembe e nje dore. O shef bohet gjo per nje brinje?

 

Per par condicio:

Ankohet Havaja prap te Shefi. I thote shefi, ta bo lala ty nje shok ta kesh n'dac per pune, n'dac per qejf, dmth ta bish verdalle si te nrefet ty, vecse do i mushim menjen se e kam bo para teje.

Ka nje pasazh ne librin e Fallacit, nga fundi, ku thote:

"nga nje cep ne tjetrin te tokes, grate jetojne ne menyre te gabuar: o te mbyllura si kafshe ne nje kopsht zoologjik, duke epare qiellin dhe njerzine nga nje carcaf qe i mbeshtjell si nje qefin qe mbeshtjell nje kufome, ose te cliruara nga zinxhiret, te terbuara si luftetare ambicioze, duke fituar medalje ne garat e qitjes me shenjester.Dhe une nuk di nese dhimbjen me te thelle e kisha ndier para nuses se vogel ne Karaci apo ushtares se shemtuar te Ankarase.Nuk e dija nese me kishte trembur me shume plaka kineze me kembe te fashuara, apo ajo amerikania, qe mbante nje italaian qe gogesinte nga gjumi

Progres, emancipim..sa here qe zbrisja ne nje vend te ri,gjeja perpara keto dy fjale te medha dhe grate e mbushnin gojen me to, sikur te ishte camcakez.Ua e kemi mesuar ne grave te pepraruara si te perdorin camcakezin, por s'u kemi thene qe camcakezi mund ti beje keq stomakut"

 

njeriu, edhe femrat pra, duhet te bej ate qe ndien. kur i pelqen te jete shtepiake, s'ka me mire, pse jo. pse duhet te capalohet me orare te zgjatura. po ti pelqeje te beje karriere, le te shkoje. s'ka formula, se keto duan t'i bejne te gjithe njerzit njesoj. c'do gje ne balancen e vet. secili ashtu sic deshiron.

pse kane turp te jene shtepiake, s'e marr vesh. edhe pasaniket nuk punojne, ne nje fare menyre, shtepiake jane.

Si tha njoni, po t'ishte puna e mire, s'na e kishin lone ne.

ke gjetur tamam celsin e zgjidhjes se dilemes:choise! cfare te keqe ka te jesh shtepiake? gatuan, kujdesesh per femiun, lan, shplan, telenovela sa te dush dhe chat ne internet ose fb. kaq mjafton te ndihesh e vetepermbushur.Vetem se jo te githa grate kane mundesi te martohen me nje bos.

s'ka nevoje per bos, por per nje njeri normal. sa te paguash dike qe te mbaje femijet, atje te shkon.

keta i cmenden femrat me keto teori. ca kot fare duan te behen profesoresha. paguaj ca para e merr diploma koti. ate po them, cdo njeri ne tipin e tij.

 

p.s. c'e ke kete ''femiun''. femijen eshte me duket.

p.s. c'e ke kete ''femiun''. femijen eshte me duket.

Rregulla numer 1 e drejtshkrimit n'peshk eshte: Nuk ka rregulla! smiley

nuk mendon se e redukton femren ne nje shtepiake te deshperuar?

kjo me kujton ate qe thoshte nje grua greke. aty mesa vija re, burrat, edhe pse ballkanas i degjonin shume grate ose , e thene pak me shqip, grate benin kumande. dhe kjo grekja qe ishte shtepiake, pasi shante e kerdiste burrat qe u rrinin lepe peqe grave, thoshte: une jam shtepiake dhe eshte normale qe punet e shtepise ti bej une, pa kerkuar barazi e ndarje rolesh me burrin qe iken ne mengjes e vjen ne darke. dhe si e tille, mengjesi me gjen ne kembe, bej gati burrin per ne pune e darke me gjen po me kembet ne sherbim te burrit smiley 

 

Si te ben te ndihesh ky pasazh?

Nese dikush mendon qe Sex and the City eshte show i mire,atehere me mire te mos vazhdojme kete muhabet.

Sex and the City eshte nje nga komedite me te dobeta dhe me mjerane.Ne vend qe te ngreje figuren e femres,tregon 4 prostituta moderne qe nuk lene mashkull pa provuar ne NYC.

Humori eshte skandal dhe temat jane teper te bezdisshme.Nuk e kam pare te gjithe, por qelloj qe kur ska gje tjeter eshte Sex and the City dhe kam pare me kete rast nja 20 episode.

Nje show qe eshte ata me anti te drejtave te femrave nuk e bejne dot.I nxjerr femrat prostituta dhe materialiste.Nese femrat krenohen me kete komedi me qafe pacin veten se po ja fusin vetes.

ke te drejte, pjeserisht. por ato nuk ishin materialiste, kjo eshte e vertete. dhe ato ( 3 nga to) ishin te lodhura nga super seksi dhe jo qendrushmeria. nje rremuje seksore dhe sa pak lumturi ne ate film.

kush do le te mesoje, kush s'do, yxhym.

Nuk e di por sa kam pare,Miranda i ankoheshe te dashurit qe te mos levizte nga Manhateni,ajo Samantha nuk linte te pasur pa e provuar,Carrie me te fejuarin ne shtepi shkone me ate pasanikun si e kish emrin se e harrova,ajo tjetra sa nga nje pasanik tek nje avokat cifut...

Sjane materialiste thua ti.OK ashtu e leme!

Po kur i tha mos nep unaze po nje dollap t'modh...

nuk e kom pa jo... e kam me t'thonme

po ca nuk pare, mor aman..   nja 20 episode i ke kerryer, thua..  emrat  dhe bemat ua di te gjithave... ca do me shume  ti..smiley

komedia ka nja 100 episode me duket.

nja 20 i kam pare dhe nuk jane 20 episode rresht,por nga pjese te ndryshme te komedise.

Per mua eshte komedia me e dobet dhe nuk e di kush e pelqen pervec gayve.

Po ce paske pare dhe ti pale !  Po kur e kapen ate Samanthen andej nga morocco a ku ishin ato burat me carcaf lol e ke pare ? lol 

I nxjerr femrat prostituta dhe materialiste

Une duhet te kem pare nja 20 episode te tjera se nga sa kam pare nuk me rezultojne as materialiste as prostituta.

Ndoshta,por me ato qe kam pare une kete opinion krijova.

nese Sex and the City eshte komedia qe ti pelqen dhe qe trajton te drejtat e grave,me vjen keq por do te jesh ndonje qe ke kaluar nga percja ne minifund.

Ka i pjese tek Tom Sawyer. Tomi do lyte murin e baces. Nejse masi e mendoi ca i mushi menjen kalamojve te lagjes qe ky ishte qejf i modh shume, ne gjithe kalamojt zune rradhe me shprese se do kapshin i furce me dore me bo qejf. Kshu ne me grate, ca i cune ne turn te trete e ca te tjere mo dobica po i cojne ne combat zone.

Dhe me e forta eshte se ate dite u quajt Dite Historike per te drejtat e grave.

Deri dje nuk shkonin ne vijen e frontit por ishin ne prapavije te ushtrise ose ne zyrat e pentagonit,tani kerkuan qe te jene ne vijen e pare te frontit.

Le te shkojne!

Me keto budallaqe qe ka levizja feministe si puna e Sarah Jessica Parker dhe ca kokeboshe te tjera,nuk eshte cudi qe neser te kerkojne te punojne metalurge ne furrnalta dhe minatore ne minierat e qymyrgurit.

skandal i madh. kane ndodhur shume raste perdhunimesh ne ushtri, qe i kane mbajtur te fshehta.

Kjo ska lidhje me budallallekun e levizjes feministe per te kerkuar dhe per te luftuar ne vijen e pare.

Eshte e drejte goxha e madhe!Ta gezoni!

faleminderit shume !!!!!!!!!!!!!!

po ka dhe ca lidhje ...

Spiro, nuk e di se ku do te qellosh ti me kete teme. nejse....

Grate jane si pjesa tjeter e shoqerise, burrat, vetem se jane pak me te pafuqqishme fizikisht se ata dhe vetem kaq.... pooor, si te gjitha krijesat femerore ne kete planet, qe nga mizat e deri tek elefantet, zoti apo natyra, i ka bere qe te qendrojne poshte.... si ne te gjitha komunitetet edhe tek fauna tokesore, ne me te shumten e rasteve, grate (femrat) jane ato qe i vijne verdalle "shtepise". Tashti ti me siguri do te shtrosh pyetjen.... Demso, mire e ke, po ku do te dallohen njerezit nga kafshet....??? dhe kjo pyetje e ka pergjigjen brenda, se njerezit jane njerez, dhe si te tille jane edhe te ndryshem, po aq sa jane edhe te njjte. E po ashtu si brenda sexsit te njejte ka dallime, se dikush ngre 200kg, e tjetri mezi ngre kepucet e veta, e dikush i bo "zbor" burrit tre here ne dite e dikush tjeter, sikur e ka içik qef drunin. e praaa, sekush e bo vet jeten.. si ja ka qefi e si ka mundesi... Mua me vjen keq, qe grate sikur u pelqen viktimizimi, dhe vetendihen si te persekutuara si te neperkembura e si te "dhunuara".... Kjo festa e 8 MArsit, mua ne te vertete ma shpif, po ma shpif fare, se eshte kthyer ne nje dite harbimi grarishte, ku konsumohet ne tonelata te kuq buzesh, krem e puder e livando sa pr nje vit te tere.... e perse???? per te thene se grate jane te diskriminuara.... e Pse???? sepse nuk kane te njejten pune si burrat.... Po femijet kush do ti pjelle...??? ...kush do ti rrise...??? kush do ti mirembaje...??? Prape Spiro ti do te thuash ...bashke me burrat.... eee, natyrisht bashke me burrat, por ama barku i mbushur do 9 muaj qe te zbrazet, dhe me pas edhe nja nje vit tjeter qe femija e do me patjeetr nenen, e baba bohet gati per femijen pas nje viti, e keshtu per dy vjet mungese, gruaja nuk bohet dot per kriere.... e sa per ato qe vertete duan kariere, nuk i pengo kush qe te marrin ndonje mendeshe, apo ndonje dado, qe ti mbaje femijen e ato le te bejne kariere....

Nuk di a te jam pergjigj o Spiro... apo jo, por ja ky eshte realiteti...

ps

Mos me thuj qe grate u vrane , apo ju prene kokat se raste te tilla ka plot ne te dyja sekset... gruaja u vra se ishte grua, por edhe burri u vra se ishte burre.... e keshtu me radhe.....

Ali i dashur, asnje shenjester te vecante  nuk ka tema. thjeshte ftese per debat ne sfondin e 8 marsit, diskutim tip post festum. edhe mua me ben pershtypje, si shume kush menyra festive e grave por jo ne sensin qe thua ti. Une pyes:cfare festojne dhe kush mungon ne feste? 

Dikush ketu fiilmin S&C e quajti nje film qe degjeneron femren dhe e paraqet si prostitute.dmth kater femrat e S&C nuk jane gje tjeter vec ato femrat mizerabel te Picasos por...me nje cante mode dhe nje vibrator brenda saj! Dmth rrethi eshte mbyllur. Femra perseri sex i shperfillur ose vazhdoon te mbetet e burgosur ne sex. Piktura e Picaso paraqet nje bordel ...kurse(sipas komentuesit dhe...autorit te filmit mbase) bota eshte kthyer ne nje bordel. Progresi pra  na coi ne regres?  

Liria seksuale dhe pavaresia e femrave te S&C, tremb vetem patriarkalistet dikatoriale e te prapambetur qe femrat i duan nen hyqmin e tyre ne menyre te plote e kshu zbrazet helmi poshterues me terma ofendues si prostitute e kshu me rradhe.

e hodhi nje shashke Spiritusi, dhe hopa te tjeret ...

nuk eshte shashke moj shushke*

* mos e merr si personale, thjesht per qellime stilistikore. Nqs per ty kjo teme eshte pa interes, mund te shkosh te rrefehesh ke tema: si e pini kafen? e. Tema mund te jete provokim por jo shashke.

po kur hedh nje shashke, sikur provokon, apo jo mor shushkun. behet per hir te rimesssss, mos ma merr per keq.

dhe sa per djeni, kafeja eshte shume e rendesishme ne kete bote. jo vetem ta pish, por dhe ta kesh si bisnes.

mos je gje Lira ti motra? apo nje fantazme e re qe vjen e mundon nje peshk te gjore? smiley

nqs je Lira, welcome.

 u spiritus, c'jane keto fjale prej dedektivi.

pastaj tek tema jote, te gjora jane femrat. kete po trajtojme.

po c'dedektiv moj tu mbyllte. thjesht kam nostalgji per peshqit e larguar, pertej ferkimeve dhe perplasjeve. eshte si nostalgjia per komunizmin, per luften e klasave smiley

pooor, si te gjitha krijesat femerore ne kete planet, qe nga mizat e deri tek elefantet, zoti apo natyra, i ka bere qe te qendrojne poshte....

 

ouuuuu

ja pra keto jane te drejtat qe kerkojne.... por si tha ai tjetri, .....nuk ka ronci se kush o lart  e kush poshte,  e roncishme o, se kush e ka mrena......

e roncishme o, se kush e ka mrena......

alidemso, je i sigurt se kush e ka mrena n'at moment ?

Kush meno qe "Sex and the City" eshte nje rol-model per femrat? Duhet te jesh i cmendur, ose nje njeri fare i cekete...

Ka qene thjesht nje shfaqje per te vrare qelizat e trurit para televizorit, e gjasme per tu argetuar... keto ishin dava baxhellash, se baxhellat bejne televizion interesant...

Tani, "Game of Thrones", eshte shfaqje per tu imituar ne jete te vertete... jane ca koka ketu ke peshku qe do ti prisja me shpaten e Ned Stark...

Ore mire ky ACDC, po dhe ti me kete mentalitetin "dava baxhellash"?

Nuk e kam me te keq jo... po ca t'ju thush... femra te lira... me nga 100 partnere secila...

Nuk ka kuptim jeta dhe ashtu... dyzet vjec akoma nuk e kishin haberin ...

Me shume shance per seks per ty o derman.  Jeta aty e ka kuptimin.

really?

I gjithe kuptimi shkencor meta-fizik i jetes eshte seks me shume partnere?

I gjithi jo, por hiperseksualiteti qe na karakterizon dhe na vecon nga cdo specie tjeter ne planet eshte pjese thelbesore e natyres tone.

Teme e bukur spiritus.  Pergjigja eshte teper e shumellojshme per ta konkretizuar ne dicka universale.  Varet nga sistemi politik, ekonomik, organizimi shoqeror, ndikimi fetar, klasa socio-ekonomike, kultura, niveli arsimor, niveli intelektual etj etj.

pres impute nga ty i pakapshem.nga sa kam vene re, je i mireinformuar teorikisht dhe praktikisht. 

Me thene te drejten vetem ne prani te homove mund te ndjehesh e shperfillur, rastet e tjera do te dukeshin justifikime. Pune e kote ajo dalja ne pararoje, kur per fat ke meshkuj maskiliste sa te duash, qe jane qenie lehtesisht te menaxhueshme, te shkrijne gazit me ate fuqine e tyre fizike, e cila u kamuflon dobesite/butesine shpirterore  dhe qe prapeseprape e vene ne sherbimin tone. Hihihi, we will not take your soul, nooooaahh, we will not win this game, noooahhh smiley. Bejani qejfin vetes sa pa ardhur dita e Kijametit.

Me thene te drejten vetem ne prani te homove mund te ndjehesh e shperfillur, rastet e tjera do te dukeshin justifikime.

nqs me sex nenkupton ate copen e mishit mes shaleve, je shume gabim. seksi eshte terren pushtimesh...por edhe pushteti. Shperfillja nuk nenkupton mungese ereksioni.

Aha e paskam keqkuptuar pyetjen tende smiley

Me thene te drejten vetem ne prani te homove mund te ndjehesh e shperfillur

Je duke sabotuar levizjen feministe qe kerkon te jete e barabarte, jo e 'perfillur', qe p.sh. do te paguhet njesoj sa burrat per nje pune te barabarte, apo te kete perqindje te ngjashme--ne mos te barbarte--ne role lidershipi ne kompani, jo se eshte 'e perfillur' apo 'gje e bukur/lezecme' por per meritat, dhe padyshim ne saje te te drejtave (te synuara) te barabarta.

Nejse, dhe roli i koketes apo gjese se lezecme qe ndihet mire kur eshte 'e perfillur' eshte zgjedhje (opsion) tek e fundit, sa kohe qe femra e zgjedh ate me koshience dhe jo per rrjedhoje te pabarazise. smiley

E ke gabim. Une jam e infiltruar nga levizja feministe dhe po zbatoj detyren time. smiley

Fole gje per koketat ti? As une.

 

 

Se harrova: rrahja e ujit ne havan nuk eshte krejt pa dobi, u tonifikon muskujt meshkujve, i ben me te dashur per ne femrat.

po pse mi fee, ti gjithmone qe gjendesh midis meshkujve, mendja te shkon je apo s'je e shperfillur. po ti torturoke veten keshtu.

who cares!

Po jo mi Alba, une thjesht doja t'i pergjigjesha sakte pyetjes se Spiritusit, ku ta dija une qe ajo paska qene kurth.smiley

ki kujdes nga spiritusi, se fap ta ngrin kurthin. mua sapo ma ngriti dhe s'dal dot.

lol, Mirejam, ti na kupton vertet. smiley

...Liria seksuale dhe pavaresie e femrave te S&C, tremb vetem patriarkalistet dikatoriale e te prapambetur qe femrat i duan nen hyqmin e tyre ne menyre te plote e kshu zbrazet helmi poshterues me terma ofendues si prostitute e kshu me rradhe....

@ I pakapshem,

Ok se keshtu per fjale je tamam i pakapshem ti.

Po ja te te beje nje pyetje.Ke do te merrje per grua ti nga ato te katerta?

Samathen qe nuk kishte lene mashkull ne NYC pa provuar,Carryn qe te le ne krevat dhe iken me te pasurin babaxhan,Miranden qe te cante derrasat tere diten se si nuk do te largohej nga Manhateni apo ate budallaqen tjeter?

Mua me quaj cfare te duash po asnjeren nuk do te merrja per grua.

 

Po ti cilen nga ato do merrje grua?  Dhe pyetja tjeter: Cila nga ato do te merrte ty?

me tipa te tille ndoshta vetem nje nate mund te flija,se me shume aha,nuk me ke mua te qeras prostitura ne klubet me te shtrenjta te NYC.

Dhe per tjy pergjigjur pyetjes tende ironike: ndoshta do te me merrnin te gjitha,se nuk jam keq nga kuleta.

avash o ACDC, avash. ka amerikane qe i marrin ato, mos u be merak. se kaluat ne i marr si marr, kot fare.

Te flasesh eshte cheap,te japesh mend per lirite seksuale te grave dhe te quash diktatore ata qe nuk pelqejne ato prostitutat e S&C eshte prape kollaj.

Por nese do te ishte ne rrethin e tyre ky i pakapshmi,me ke do te perfundonte?

Une e dhashe pergjigjen cope,sic e mendoj,po te isha ne rrethin e tyre 1 dite do te rrija...

asaj s'i dihet. po ti njohesh nga afer, ndoshta te pelqejne.

Po flas per personazhet ,jo aktoret.

Ne ato episodet qe kam pare une,  nuk me kujtohet ndonje pjese ku te kishin problem kuleten.   Mund ta kem gabim, po me duket se ato kuletat i kishin me te medha se kuleta jote. 

Po kot per muhabet se helbete e premte mbasdite:  Mire ti qe mund te flije nje nate me ato.  Po ato ta merr mendja te flinin nje nate me ty?

2 nga ato e kishin kuleten plot, 2 te tjerat, normal. per hir te se vertetes duhet thene qe asnjehere nuk ben seks per perfitime financiare, asnjehere. le ta mesojne mire kete femrat shqiptare.

Me ate tru qe kishin ato,natyrisht qe njera nga ato do te flinte me mua dhe rrezik me kedo qe te takonin.

Ndoshta nuk e kishin problem kuleten,por gjithmone shkonin me ata qe kishin kuleta me te medhaja.

 

Une po flas per personazhet dhe jo aktoret.

per hir te se vertetes, me duhet te them qe s'eshte e vertete.

Cila nuk eshte e vertete?

Ato episode qe kam pare Samantha ishte me nje bos dhe me nje tjeter boss etj etj,Carrie me ate pasanikun dhe me nje kongresmen qe donte ti shurronte(me fal por ashtu ishte) kur bente sex,Miranda smerrej vesh me ke ishte dhe ajo tjetra me ate qe kishte frike nga mamaja dhe me pas me nje avokat cifut.

Me kuleta me te medhaja me nje fjale.

Problemi jot or ti shikohet qe te gjuha qe perdor "ke do te merrje".  Kupton ti? Sikur une po dal te blej ndonje kelysh qeni apo ndonje kotele a dicka e tille.  Nuk merren femrat or taj!  Femrat gjuhen me te gjitha aftesite e tua fizike, psikologjike, intelektuale, oratorike, ekonomike, sociale e ku di une e pastaj ajo zgjedh ne te lidhet me ty apo jo (seks kazual, lidhje romanike, fejese, martese e cdo lloj lidhje tjeter).

Ok po ti e kuptove ku e kisha fjalen,por prape dredhove.

Nuk te dredhova, po serine nuk e kam ndjekur dhe nuk i njoh karakteret qe mund te them ke do preferoja per martese.

E shperfillur, jo. E frustruar, po. Jo per per faj te saj.

Sepse u kapet e sollet kete ' sex and the city'' qe nga  vete titulli duket tematika qe do zhvilloj- it's just a freaking show people. Asgje per tu analizuar. Kush shperfill femrat kam 2 fjale - go to hell ! smiley

na u prish gjiza ne se na cperfillin ca. who cares.

uaaa, po po të linkosim të tëra këngët që u kemi thurur këto njëzetëekatrmbëdhjetëmijë vjet juve, shkon pr lesh blogu penarit smiley

Mirjam, lexo pake jeten e Nurejevit se ai aqe sa rrojti jetoi per ...to! Pastaj me thuaj do ta deshiroje fatin e tij?

E vetmja gje e rendesishme per jeten e nje gruaje, do te jete; shkeputja sa me shpejt qe te jete e mundur, ...nga goditjet e ....Fatit.Edhe pse gjitmone, do te gjenden meshkuj, qe do ta denojne xhestin e saj.

E vetmja gje e rendesishme per jeten e nje gruaje, do te jete; shkeputja sa me shpejt qe te jete e mundur, ...nga goditjet e ....Fatit.

po në se rron vetëm për to o grava ?

Ka pas thene nje profesor i imi, gjinekolog ky:" Ju degjova te perdorni fjalet 'femra/meshkuj' ne provim do t'ju ul nga nje note pa meshire: ka burra/gra, ka djem/vajza, ka luan/luanesha.

Ja keshtu dhe me togfjaleshin 'seks i shperfillur':

"Pergjigjet drejt e drejt Fee e shkrete

dhe automatikisht vetequhet kokete"

 

Ka pas thene nje profesor i imi, gjinekolog ky:" Ju degjova te perdorni fjalet 'femra/meshkuj' ne provim do t'ju ul nga nje note pa meshire: ka burra/gra, ka djem/vajza, ka luan/luanesha.

Ja keshtu dhe me togfjaleshin 'seks i shperfillur':

smiley

them se je futur ne hulline e duhur. dmth ke dale nga kuptimi fizik i sexit dhe je futur ne metafiziken binare burre/grua te ngritur mbi ate dallimin natyror ku vertiten komentet. femra eshte sex i shperfillur persa kohe mbi ate  diference natyrore eshte ngritur gjithe kultura e gjinores dhe roleve te ndara. sikurse dhe gjinia , edhe seksi thote ai francezi, nuk eshte nje e dhene natyrore por nje konstruksion social i shoqerise fallocentrike.

 

Keshtu na do (na ka bere) dhe Zoti thuhej: Y per maskulinitetin arketipal, H per feminilitetin arketipal, V per maskulinitetin fizik dhe H per feminilitetin fizik. Gjithe-gjithe YHVH. H=H,  Arketipi i femres=grua, te jene dakord te dyja palet me kete?

Mendoj se seriali tjeter Desperate Housewives eshte akoma me keq se Sex and the City kur vjen puna per te poshteruar femrat.

Te pakten ato te S&C ishin hapur prostituta,ndersa keto te tjerat kane lyer duart me gjak dhe prape hiqen si te ndershme.

Tek Desperate Housewifes e kam pare vetem vitin e pare deri sa doli ajo enigma.Vazhdon akoma apo jo?Me pas kur filloi me futjen ne teme te gayve e bojkotova.

Te shikosh keto palacolleqe si liri seksuale sic thote i pakapshmi, apo perfillje te grave eshte e pakta injorance.

Pse ishin prostituta mer dinosaur? Se bejshin qejfin e vet? Po pse ja ka dhene zoti ate gjene? Apo vetem me bo shurren? 

Spiritus, urdhero:

 

 

female sexuality was an insatiable drive that had been repressed for the sake of maintaining a civilized agrarian society

Sherfey, psikiatre qe studionte dhe shkruante mbi seksualitetin e femres.

Ironikisht kjo shoqeria agrare e qytetruar, ka arritur nje stad tani ne epoken postindustriale dhe ate te informacionit, qe ne rrethanat e caktuara femra mund ta shpalosi dhe shprehi seksualitetin e saj pa frike se do te vritet apo dhunohet fizikisht, do te mohoet familjarisht, do te privohet ekonomikisht, apo do te izolohet dhe anatemohet shoqerisht.

Sa lodhesh me literature or burre. Puno aren daku se ska si praktika smiley

puno aren= lero token me spec-ifikisht?

Krijuesi i Gjithesise, i cili i ka percaktuar ..." me shkrim" tere ligjet e ekzistences tone bazuar ne jeten ne cift,synonte te na lejonte te siguronim mbijetesen dhe jo te na bente te pangopur nga kenaqesit e seksit te cilat ne te shumtat e hereve jane o te demshme o te ndaluara dhe as t'i bente meshkujt femije te llastuar.
Ne rastin e pare, gjithecka eshte e gatshme,e lire.Ne te dytin, te gjitha ato dredhirat me harxhe, qe sjell seksi i lire, kaluar permes shume dredhirave, sjell kosto te larte, mjaft shqetesime dhe bile edhe mjerime...te cilat gjithkush eshte i lire .. T'i zgjedhe...

Ah kur them une qe maskilistet jane lule para ketyre meshkujve feministe qe e ceduan fare temen, s'te kupton njerezia! Te pakten e kane nje fije seder.

Feministet jo-femra-dashes (qe na duan, por s'na e duan te miren), pas 1-2-3 divorceve do fillojne te flasin fjale te urta.

Naten e mire peshq te dashur dhe me mend ne koke!

Maskilistet jane lule?  Injorante, kontrollues, autoritare dhe te prirur ta trajtojne e ta shohin femren si bageti nen pronesine e tyre ose qe deshirojne ta kene nen pronesine e tyre, jane lule?

Jane lule, jo per sjellje model o i pakapshem, por ngaqe u behet derman me lehte se atyre qe ne vlere absolute tregojne te njejten mungese respekti per grate dhe vajzat, duke u shfaqur si feministe. Nese maskilistet jane shkaku i nje semundjeje shoqerore me shenja e simptoma te dukshme, pseudofeministet fshehin kliniken e semundjes, per rrjedhoje, shoqeria (pacientet) nuk ankohet se nuk e ndjen dhimbjen drejtperdrejt si ne rastin e pare. Ne momentin e perballjes me stade te avancuara te procesit patologjik behet mjaft e veshtire nderhyrja.

Megjithate edhe midis 'hipokriteve', ka kategorizime: psh ka nga ata qe me sjelljen e tyre me shume i prishin pune vetes sesa pales tjeter - keta kane me shume shance qe ne pleqeri te prodhojne fjale te urta. Ka te tjere qe e kane plotesisht te qarte demin qe na behet neve, por qellimet e tyre skutherore/fallocentrike kane perparesi ndaj njerezores.

Nje nga te vertetat e cuditshme eshte se regimet kunder feminizmit nuk vijne vetem nga meshkujt por edhe nga femrat , kaq te thella jane te rrenjosura stereotipet gjinore. Ajo qe te ben pershtypje eshte se gra aktiviste te barazise gjinore, plot perbuzje thone:une nuk jam feministe, une i dua meshkujt!. E gjitha kjo ndodh per shkak te nje falsifikimi te madh.Feminizmi perceptohet si urrejtje , revansh kunde rmeshkujve dhe demonizim i tyre.Pa harruar qe ka patur nje feminizem radikal, nuk duhet harruar qe grate qe sot gezojne kaq shume te drejta, nga ajo e votes e deri tek e drejta e abortit dhe kontrollit te trupit te tyre, te gjitha keto te drejta i kane fituar fale levizjes feministe. Sigurisht qe ka dhe meshkuj qe maskilizmin e tyre te rrenjosur e maskojne me hipokrizi feministe ose meshkuj qe frutet e feminizmit i shikojne si bonus te seksizmit te tyre.Filmin S&C varet si e shikon.Ka qe e shofin si dialog mbi problematiken e postfeminizmit,si ilustrim i femres se karires, te cliruar nga varesia financiare  e burrit , qe administron seksualitetin e saj njelloj si meshkujt ne nje kulture ku matrica heteroseksuale miksohet me ate homoseksuale. Ka te tjere  qe e shofin si nje parodi dhe perqeshje  te postfeminizmit, si akuze ndaj feminizmit:ja cfare fituan femrat, nje iluzion, viktima te retorikes feministe. Clirimi i tyre u shperblye me nje skllaveri te re. Kerkuan te vleresohet identiteti tyre seksual dhe u futen ne krizen e identitetit. Sot gjenerata e re e femrave rend pas karieres, kerkon te kontrolloje seksualitetin e saj dhe seksin ta shikoje si kenaqsi momentale,te cliruar nga barra e dashurise dhe marteses dhe kjo liri e ka bere nervastenike, te deshperuar, ne dileme midis karieres dhe familjes. Institucioni familjes eshte vene ne dyshim, jostabiliteti seksual eshte tipar i shoqerise heteroseksuale, divorcet jane rritur , kerkesat per barazi po e mashkullirizojne femren  dhe feminilitetin e saj. Receta: rikthim ne rolet "natyrore" te femres  dhe kultivimi feminilitetit te humbur. 

Kurse puromaskilistet e shtrojne pyetjen hapur:grate kane arritur barazine, cfare dreqin duan me shume? Ajo qe i tremb eshte fuqizimi femres, i statusit dhe rolit te saj. Kur shikojne se hegjemonia e tyre kercenohet, tregojne me gisht nga S&C: feminizmi prodhoi vetem prostituta.Ne fakt jane imazhet e popkultures qe i vishen realitetit. 

burri nuk e rrun nga grate, keshtuqe nuk ka frike fuqizimin e saj, pastaj fuqizim ne lidhje me çfare ?

eshte pune vetem raportesh, femrat e shemtuta (se te bukrat nuk luftojne per barazi e gjona tjera koti) duan me shume se çi japin familjes, shoqerise, jetes. dhe kjo nuk ka sens, jo per gje por ne te gjitha rastet qe ka ndodhur, nuk ka qendruar gjate. kaq eshte puna.

dhe pikaso nuk ka qene gje maskilist, se 80 vjeç qinte goca 16 vjeçe. 

je kureshtar  per metrosexualizmin? po ja ku ke S&C si forme e meterosexualitetit femror.Mund te shtosh pershtypjet ose pervojat e tua si metrosexual parisien.e hapur eshte tema.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se gra aktiviste te barazise gjinore, plot perbuzje thone:une nuk jam feministe, une i dua meshkujt!

 

po c'i ke keto o spiritus? ja une  e para s'jam feministe, dhe feministet ma cpifin. dhe po, jam per barazi ne shume fusha, po ja atje ku burri mund te mbaj 50 kile ne dore dhe une as 10. ketu s'jam per barazi, s'e nuk e bej dot. na i shpifen me kete barazine. une s'e kam problem, me duket se jam ne nje shoqeri ku ne jeten e perditeshme ,ndihesh mire kush je.

Alba njesh!(Pa)barazia nuk duhet banalizuar ne ceshtjen se ti nuk mban dot me nje dore nje valixhe 50 kg dhe as ne faktin qe meshkujve nuk u dalin varice ne kembe. Ti mund te ndjehesh rehat me ate cfare je dhe   mikromjedisin qe te rrethon por ka gra qe nuk ndihen mire kur nuk kane pune, kur shikojne njoftime per punesim ..por me specifikime te jete deri ne 30 vj dhe mundesisht me shale te bukura, kur nuk kane asnje alternative per ti shpetuar dhunes ne familje, kur ne kariere ndeshin ne "tavanin e qelqte" vetem se jane gra, kur shofin se varferia feminizohet dhe hierarkia menaxheriale mashkullorizohet, kur burri i detyron te abortojne ne kerkim te nje djali etj. etj. Dmth Bota nuk eshte ajo bota jote e vockel ku ti ndjehesh mire.

U behet derman me lehte? A nuk te duket se po i nenvlefteson ca si teper, duke ditur qe kultura dominante ne trojet shqiptare eshte ajo maskiliste dhe pasojat e kesaj kulture ndaj femres jane katastrofike dhe te berit derman ndaj kesaj kulture eshte gjithcka pos e lehte?

Kush jane keta pseudofeministe, qe fshehin kliniken e semundjes, tregojne te njejten mungese respekti per femrat e na qekan me te rrezikshem e demshem se maskilistet?

As kete paragrafin me hipokrite s'e kuptova.

Ajo po thote qe nga armiku (macistet) ruhem vete por si t ja bej me u rrujt nga pseudofeministet(miqte e femrave). Ose ndoshta mashkulli tradicional, vetullkalesh dhe me ze baritoni, nxit me shume gjendrat hormonale krahasuar me mashkullin metrosexual, me vetlla te depilume dhe qe flet per harmonine gjinore.

Ruhet vete? Matane shakase, ti besoj se e kupton qe po flasim per nje kulture te tere e jo per individe te vecante, qe eshte e institucionalizuar  ne shtet, ekonomi e shoqeri dhe eshte ca si e veshtire ti ruhesh kur jeton ne nje shoqeri te tille.  Sa per te ashtequajturit pseudofeministe, qe u hiqkan si miq te femrave por s'i respektojne ato dhe i perdorin ato me keq se maskilistet nen masken e feminizmit, te presim shtjellimin e metejshem te fee per kete grup.

 

Ty t'i paskan fshire komentet, do kishe  qene nje shembull i fresket i asaj qe thashe.

" te vrane ooooo mitiiiiiiii te vraneeeeeeee"

Mo mire bucko, po kjo s'eshte as bucko tereheqese de.

Admini zemermire e paska lene nje koment.

smiley

E kjo me beka mua pseudofeminist qe s'i respekton realisht femrat dhe i perdor ato me keq se maskilistet?

Perderisa sje as koshient per kete dmth qe shfrytezohesh nga purofeministet smiley

Shfrytezohem nga kush? U beme lemsh tani.  Sa per sqarim ama, ato komentet e mia te fshira apo i pafshiri thjesht tregojne preferencat e mia seksuale dhe nuk nenkuptojne ndonje mungese rrespekti ndaj femrave apo deshire per ti perdorur ato.

Paska qene faji i Olsit e pra qe te provokoi heteroseksualisht nepermjet linkut. Po me mire te kishe dhene nje justifikim me dinjitoz si: "ishte nje moment dobesie". Te mirkuptoj kur thua qe syte jane per te pare, mendja per te analizuar e gishtat per te komentuar, fundja faj kane edhe grate qe ekspozohen ne foto nderkohe qe s'jane te denja per nga paraqitja.

S'ndihem ne faj per kurrefare gjeje dhe as nuk i ve faj Olsit per gje.  Keto jane kriteret (te influencuara gjenetikisht, psikologjikisht, kulturalisht etj.) qe kam une per terheqje seksuale.  Olsi ka te tjera (i.e. i pelqejne "buckot").  Ti ke te tjera, e kshu me rradhe.  Kjo s'tregon ndonje tjeter pertej, pervec se ate qe thashe me siper.

Pas 1-2-3 divorceve kur t'i kene ngel vec nei pale breke, t'i kene lene kalamojt e vet rrugeve, e te rrisin rrocat e botes. 

eshte grua deri ne vdekje, ose deri ne gjunje, kushdo qe vjen e para.

te mbash me te bukur sex&city se tablloja e pikasos, duhet te jesh katnar prej verteti.

Edhe ne burrat duam te drejta te barabarta me femrat.Duam me shume burra educator kopshti,infermiere,sekretar,mesues .

Une asnjehere sja kam shperfill seksin femres...apo e kishit fjalen diku tjeter? smiley

Koment nga me te kendshmit i Juaji Spiritus . Dhe ne se do te duhej te shihnim arsyet e "keqkuptimeve "besoj shume lehte mund te dallohet Qenie seksuale ( biologjikisht Vs qenie Shqoerore .

Femra bilogjikisht e fizikisht eshte 1000% deri ne Infinit e ndryshme nga Mashkulli .Historiku i ketyre raporteve fillon tek Pabarazia Natyrore e tyre .Dhe pikerisht baza e Pabarazise shoqerore duhet kerkuar tek pabarazia natyrore .Puna ishte ajo qe i defernecoi dhe dimensionoi ne shoqerite njerzore .Dolen mendimtare dhe pane Poshte Brezit smiley Kjo e ka kokolepsur Raportin ne ate menyre te tille sa qe KUSHDO mund te shije me cfaredo lloj Teorish per Barazi Gjinore .

Ajo qe duam = Barazi Gjinore =Utopi ,  E Pamundur .

Prirja ? Kete pergjigje mund ta jape vetem NDERHYRJA e Shkences ne te ardhmen . Sot Veme RE nje Degjenerim TOTAL te kuptimit te barazise gjinore te Femres duke i zgjeruar LIRITE e saj vetem ne DREJTIM te shfrytezimeve seksuale ne te gjithe Vrimat e mundeshme nga Meshkujt smiley ...me nje pamje me Liri-ke , te Buzeqeshur etje etj por gjithnje sipas Xhepit dhe Dhunes Fizike . Gjithshka eshte Artificiale ne Kuptimin Individual te Barazise Gjinore ndersa shoqeror them se eshte aritur Shume po Shume ! 

E drejt e Votes , Puna dhe Pages e barabarte , kariera te gjitha keto te barabarta me Meshkujt ,jane elementete natyrshme qe shfaqen e  qe mbrohen edhe ne Praktike pervec Ligjit !

Thanx

nuk eshte nje e dhene natyrore por nje konstruksion social i shoqerise fallocentrike...

Dhe si shenbull eshte pikerisht perdorimi i thenieve te ketyre lloj lloj proferuceve me tre Mastera Ngarkuar duke permbysur te dhenat Qelizore dhe studimet mbi kromosomet . Jo vetem KY lloj po si ky kane mbire me Mijta ne te gjithe Boten e merzitur nga monotonite , qe kane bere e bejne Biznes te shkelqyer me teori fendacesh . Biles kane edhe tituj dhe japin mesim ne Shkolla ku duhet te paguash qimet e kokes dhe pasi diplomohesh , shikon se nuk te ka levizur asnje QIME nga teoria e Qimezimit ne mosha te ndryshme sipas Sekseve smiley prej kohes qe Qimet u dalluan studiuan dhe vecuan  si Ndryshushmeri Gjinore !

smiley smiley dy buzeqeshje mbi te dy komentet Idris.

Me lejo te te kundershtoj pak.Dallimi nuk fillon me qimezimin sepse gemushen e kane te dy sekset.Dallimi dhe bashke me te kompleksi prej zilise fillon kur goca shikon se bashkemoshatari saj ne gemushen leshatore ka dicka qe asaj i mungon.Por ajo qe mungon te mundon dhe e deshiron  e kshu Eva  u zileps e Adami u qorrolleps e ndodhen ato qe ndodhen. E megjithate, ata ndjeheshin te barabarte mes vedi e prej asaj kohe nuk na ka ardhe asnje deshmi qe Eva te ankohej per pozicionin smiley Problemi ndodhi me pas. Te dy dilnin per gjah e fruta e dit pas dite rritej dhe fruti ne barkun e Eves dhe kuptohet qe ndihej e pamundur te endej neper pyje gjithe diten e perendise.Adami i tha rri ne shtepi, une do gjuaj e ti do gatuash dhe  zjarrin mbaje ndezur . Keshtu qe nga sexi u shtua GJINIA.Mashkulli u be burre e femra u BE grua. 

Kurse me kete merzitjen nga monotonia mu kujtua poligamia.Prap natyres do t'ja vem fajin.Ne ato muzgje te lashta, kur femra ishte shtazene, mashkulli defrehej me femra te tjera.Moderniteti eshte nje forme e poligamise . Ndoshta keto kapercimet ylberike jane edhe nga monotonia.Po shikoja para ca ditesh nje dokumentar ku gra, po gra qe ti pije ne kupe o Idris, pasi ishin martuar e betuar te qendronin bashke deri sa Zoti ti ndante, sikur u merziten nga monotonia dhe zbuluan bote te reja me te njejtin sex, pra u konvertuan ne lesbike. Asnje ankese per ish bashkeshortet. Madje i levdonin si te sjellshem dhe te respektuar. Mbase djalli qe te largon nga rruga e Zotit eshte monotonia.

Dhe per ta mbyll, interesante se Frojdin me teorine e tij te komplekseve e shikojne si produkt te kultures viktoriane, dmth ndertoi teorine e tij nisur se pari nga eksperienca e tij. Edhe ky francezi ekspereimentoi homoseksualitetin , mbase nga monotonia dhe jo aq nga pamundsia. Pra nga eksperienca e tij ndertoi kete teorine e konstruksioneve sociale duke na thene se identitetet tona seksuale  nuk jane ajo copa e mishit dhe nuk eshte ajo qe na ben burra dhe gra por eshte kultura qe kemi ndertuar qe na mban te ndrydhur brenda zinxhireve heteroseksuale. Dhe e kaloi ylberin per ta sfiduar kete kulture. Ti do thush zinxhiri ADN-se.E di, e di smiley

E di e di  smiley ...Si gjithnje me shume shije ...smiley

Po do thoja psh qe une e kisha me shume ne respekt te Drejtoreshes se Derstiles e cila e Para duhej te ankohej perse e kishin perjashtuar Leshin : ) ose procesin qimezues i cili pashmangerisht sjell tufezimin e qimeve ne Lesh !

Dhe Adameshka e Pare ose evushka eshte regjistruar kampion bote se e ka nxierre nje Adam ( me cesarian op ) ne moshen 5 Vjec smiley ndersa gemushat seksuale nuk jane zbuluar para moshes 8 vjec kur qimezimi me pak kujdes natyror , fillon dhe shndrohet ne Mall per veprimtarine qe drejton Xhibolja

Moderniteti eshte nje forme e poligamise...smiley Mjekroshet sikur e percaktojne paksa si 'kopertture hipokrite "te monogamise ,  qe fsheh mbartjen e Lirive seksuale prej kohes se Adamit , por per Gruan eshte Herezi dhe Burrin ...ec aty Kollos !!! ose i barabarte me ca ketu te lloit Gris Bythen qe shquhen per Toktorre smiley

Kujt do e itregu frojdin ti mer Jahu smileythem se eshte nje Paw , nje Show i domosdoshem SOCIAL per Kohen e Myqeve ( mykrave shekullare te LefKOPEVE me Borselino ) se sa nje vertetim  baze shkencore sepse mungonin edhe teleskopet smiley Gje qe e ka penguar te shohe ne Vrima te Erreta e te Thellesise ku Xhibolja ve re bllokim vrimash ..Dhe aty ku fshihet OMBIEKTIVITETI nuk hyjne fare "pengesat dhe kulturat tona" por Pyetjet qe kerkojne Ekpsrimentim e Teknologji te Larte per te vertetuar Perse zgjodhem kete Kulture ...varej nga NE ????

Perseri thnx

Pra juve grani (dhe Idrizi) po thoni qe 8 marsi s'eshte relevant ne kete diskutim?

E Xhibilushe ku te shkon syri ? Po ne kemi te dhena qe me i madhi eshte 12.2 in. dhe me i vogli i kinezit Hyn 1.2 in   Cfare po shikojne ato Grate e Partise , se edhe  e kishe zene pak pamjen me te ndenjura ; te dukej Vrime kutie smileysmiley  Leshi nuk dallohet ????? Apo jane nga ato qe pas ca muajve i botoni po prap ne shtyp me dicitura te tjera ....ndihmoni ata me SIDA ....

Mos ben propogande7tetmarsore  antiqejf ..Leji grate te defrejne ...... Defrimi ka thene shoqja LefKOPE " eshte si Politika e Edvin Rames . Ju imponohet Grave te Partise " ....." Lakuric lakuric" tha dhe Jozefina qe habitet me Saliun qe ja can mes per mes kodrat dhe ja ben rruge !

Ja pra e lexon qe nuk ka seks te shperfillur smiley

...Po shikoja para ca ditesh nje dokumentar ku gra, po gra qe ti pije ne kupe o Idris, pasi ishin martuar e betuar te qendronin bashke deri sa Zoti ti ndante, sikur u merziten nga monotonia dhe zbuluan bote te reja me te njejtin sex, pra u konvertuan ne lesbike. Asnje ankese per ish bashkeshortet....

Cfare ankese te kishin ato per bashkeshoret?Me egoizmin e tyre ,ato ja u kane mbyllur deren atyre te shkreteve dhe u kane shkaktuar nje dem qe nuk ka burre nene ta riparoje.Cfare duhet tu bejne me teper burrave te tyre?

Ata vertet jane te sjellshem,se ato meritojne plumbin ballit.

Ata burra dhe femijet e tyre do te vuajne egoizmin e ketyre baxhellave, per gjithe jeten.

Te lavderosh burrin,pasi e ke lene dhe shkon me nje lezbike,eshte te lash m... me sh...

Mjere ata burra qe i ka zene kjo gjeme,pa monotoni jomonotoni eshte justifikim vl.

Grate jane qenie te veshtira per ti kenaqur.Kur punon shume thone,perse punon shume,kaloj ne monotoni,kur punon pak,ankohen se nuk sjell pare etj...Asnjehere nuk u gjendet balanca.

Mire ka i ka pershkuar Zingmund Froidi "pjesa e padukshme e kontinentit".

Plumbin ballit, disipline dhe ndeshkim.Ne trupin e tyre ka hyre djalli .

Te ta beje ate gruaja ty dhe pastaj na jep mend!

Femra qe tradheton burrin dhe shkon me nje femer tjeter,dhe mashkulli qe tradheton gruan dhe shkon me nje mashkull tjeter duan plumbin ballit.

Te duket normale ty?

Vere veten ne vend te atyre burrave dhe pastaj shohim si flet.

Nje dite psh gruas tate i shkrepet te te thote,jam e merzitur a monotone dhe tani e mora vesh qe jam lezbike.Ndoshta ti mund te jesh aq gjakftohte sa ti thuash Ok te kuptoj shko me tjetren,per te tjere eshte gjeme e madhe.

Te japesh mend eshte gje tjeter,ta provosh ne kurrizin tend eshte tjeter.

 

Minimalisht them se eshte e dhimbshme, zhgenjim, trishtim ...por jo plumbin ballit. Te pakten moderniteti na ka humanizuar deri ne ate pike sa kontraten martesore te mos e shoqerojme me nje plumb ne paje. Ka zgjidhje me civile, sigurisht nuk eshte lumturi, por ka zgjidhje civile.Ne fakt ne dokumentarin qe solla si ilustrim, ajo qe me habiti ishte pikerisht kjo , lehtesia e kalimit nga nje identitet seksual ne tjetrin dhe menyra civile e zgjidhjes se kontrates. Por me duhet te them se nje nga mangesite e dokumentarit ishte se ishbashkeshortet cfaqeshin ne ekran me ate njollen e ruajtjes se privacise por asnjehere te intervistuar se si e priten kete gje, si e shifnin, cfare mendonin etj. etj. Ndoshta autoret kane qene vete homoseksuale dhe qellimisht realitetin e kane paraqitur kaq roze.

Plumbin ballit e kam thene ne menyre figurative,dhe jose do te merrja pushken dhe ta vrisja gruan po te me bente nje gjeme te tille.

Por as ne shtepi as kudo nuk kisha per ti folur dhe mundesish do te largohesha sa me larg saj,ose me mire ajo te largohej sa me larg meje.

Me femijet mundeisht te takohet sa me pak qe te jete e mundur.

Ne te kundert vertet do te me hipte gjaku ne koke.

Kam pare nje dokumentar te ngjashem prandaj.Ajo trimja pasi kish shkuar ne gym te shuante monotonine,se i shoqi punonte dhe ajo rrinte ne shtepi qe te riste femijet,atje kish takuar nje nga ato qe punojne atje kish rene ne dashuri ish martuar,kish nxjerre burrin nga shtepia dhe kish marre femijet ne shtepi me dashnoren a gruan apo burrin grua,nuk di si ta quaj.

Pastaj kishte shprehur zhgenjimin qe ish burri i saj nuk po jepte interviste ne kete emision.

Autoret e ketyre pacavureve jane ose homo ose pro homo,keshtu qe dihej anesia e emisionit.Por ajo qe me habiti ishte qe kjo trimja me dashnoren e saj e dinin qe do te dilnin ne tv ne CNN ne mos gaboj dhe do i shihte gjithe Amerika,por who cares!

Bej qef,futja burrit qe punon 10-12 ore qe te mbaje ate funderrinen ne shtepi me qellim qe te rrite femijet dhe ajo fap,zbulon qe eshte homo!!!

Njerez me egoiste nuk kam pare.Nese une do te isha homo,e para njehere nuk do te isha martuar  dhe po te isha martuar,do ta qepja gojen dhe do te rrija ne dollap vetem per hir te gruas dhe femijeve.

Egoizmi i pashembullt i keture baxhellave(qofte femra qofte meshkuj) te le pa goje.

Femijet jane ata qe e vuajne me teper kete cmenduri te ketyre funderrinave.

Besoj se e dini qe ai 20 vjecari amerikani qe luftonte me Talebanet,babai e kish lene te emen dhe ishte "martuar" me nje burre.Shume pak media e permenden kete,thjesht se nuk donin qe njerezit te benin lidhjen e kurverise se babait,me kalimin e femijes ne radikal ekstremist.Jam 100% i sigurte qe nese baba baxhella nuk do te bente ate qe beri John Walker Lindh,sot do te ishte nje njeri normal dhe do te bente jete normale.

Secili burre ka tradicionalisht mundesine te kete gruan qe meriton, secila grua nuk ka mundesi te kete burrin qe meriton. Kjo e sotmja eshte nje bote burrash. Edhe homoseksualizmin grave, ua kane njohur si te drejte, e para, meqe burrave coc u pelqen ideja e tresheve dy gra-nje burre (ku natyrisht grate jane aty qe te kenaqet burri); dhe e dyta, ngaqe ka burra homoseksuale.

p. s. Burrat qe hiqen si viktima te grave jane me te padurueshmit nga te gjithe. S'ka grua t'u afrohet.

Ne rastin e mesiperm burri ishte viktime.Jo gjithmone grate kane te drejte apo jo?

 

...Secili burre ka tradicionalisht mundesine te kete gruan qe meriton, secila grua nuk ka mundesi te kete burrin qe meriton...

Qe kur keshtu?Ti flet edhe nga Italia une nga Amerika ku nuk para njihen mbleserite apo martesat qe ne djep.

Kam gjithnje e me pak besim tek mundesia per te komunikuar deri ne fund me tjetrin, dhe per t'u vetendeshkuar sic duhet po shkoj te merrem me ca pune zbavitese shtepie.

Ti moj zonjushe besoj se ketu shpreh frustacionet e dites dhe mire ben.

Nje keshille mos fole para burrit(nese vertet ke burre) budallalleqe te tilla,nese shihni lajme te ngjashme si ky me siper.

Jo per gje por je shembelltyra me e keqe e feminizmit.

Nese shpreh frustacionet e dites OK,nese jo atehere bej derman dhe mblidh pare per pleqeri se me macen ke per ta kaluar.

jo, jam martuar me nje grua. darkave kercet muhabeti kunder burrave. ashtu i kalojme frustrimet e puneve te shtepise.

Ne dy sekse ka 50% shance qe njeri te shperfilli tjetrin.

Mashkulli c'fare nuk ben deri sa ta shtij ne dore nje femer (lule, fjale te bukura, dhurat etj etj) dhe kur ja arrin qellimit ose e shperfill, ose shperfillet prej saj.

Sa per boten profesjonale femrat pergjithesisht paguhen me pak sepse statistikish nga momenti qe kan femije punojn me pak.

Tani gjerat po evoluojn dale nga dale...

Me vjen keq emigrant,por eshte e vertete ajo qe them.

Nese ti dhe kushdo tjeter,ja keni dale qe te kenaqni mbi 50% te rasteve gruan tuaj me dhuratat qe ie keni bere per festa,po ju them qe jeni supermene.

Nga sa kam pare ketu ne SHBA ne anketa grate ne shumicen e rsateve nuk jane asnjehere te kenaqura me dhuratat qe marrin nga partneret/burrat.

Fjala qe thone se jam e kenaqur vetem se u kujtove te besh dhurate eshte genjeshtra me e madhe.

Jerry Seinfeld ka thene ne nje nga episodet e tij qe Birthdays are relationship killers.E besoj 100%.

 

po e perforcoja idene me mjete mediatike

asgje me shume. smiley

E di se heren e fundit replikova me ty dhe me bllokuan.Nuk e dinja qe te replikosh me ty eshte e ndaluar.Tani kam marre zotim qe me ty nuk replikoj.Shpresoj qe admini te me marre me sy te mire.

Minimalisht them se eshte e dhimbshme, zhgenjim, trishtim ...por jo plumbin ballit. Te pakten moderniteti na ka humanizuar deri ne ate pike sa kontraten martesore te mos e shoqerojme me nje plumb ne paje. Ka zgjidhje me civile, sigurisht nuk eshte lumturi, por ka zgjidhje civile.Ne fakt ne dokumentarin qe solla si ilustrim, ajo qe me habiti ishte pikerisht kjo , lehtesia e kalimit nga nje identitet seksual ne tjetrin dhe menyra civile e zgjidhjes se kontrates. Por me duhet te them se nje nga mangesite e dokumentarit ishte se ishbashkeshortet cfaqeshin ne ekran me ate njollen e ruajtjes se privacise por asnjehere te intervistuar se si e priten kete gje, si e shifnin, cfare mendonin etj. etj. Ndoshta autoret kane qene vete homoseksuale dhe qellimisht realitetin e kane paraqitur kaq roze.

Sic thashe perpara ca kohesh ketu, seksualiteti i femres si gjini eshte goxha kompleks dhe ne pergjithesi plastik e fluid.  Ka nje mori studimesh mbi femra te deklaruara si hetero, qe tregojne reagim fiziologjik ndaj nje spekter shume te gjere imazhes erotike (perfshi dhe homoseksuale), gje qe ne pergjithesi nuk shihet te meshkujt.  Ka studime gjithashtu ku tregohet se femrat te deklaruara si hetero terhiqen nga nje tip personi specifik, se sa nga gjini specifike.   Gjithashtu edhe femrat e deklaura si lesbike tregojne mundesi shume me te medha per te kryer mardhenie seksuale me meshkuj, se sa meshkuj homo per te kryer mardhenie seksuale me femra.  Pra nuk eshte ndonje habi e madhe fakti qe femra ka mundesi dhe e ben ndrrimin e identitetit te saj seksual me kalimin e kohes, sic pershembull aktorja Heche qe ishte ne marrdhenie lesbike me komedianen DeGeneres, por mbas ndarjes me te pati mardhenie me dy meshkuj, dhe lindi dhe dy femije me ta.  Sigurisht qe ky lloj fleksibiliteti behet pre dhe e faktoreve socikulturore, ekonomike, fetare dhe arsimore, ku ne shoqeri patriarkale, konservatore, fetare e te prapambetura per hir te presionit te madh te shumeanshem, femra normalisht i pershtatet (ne kuptimin me te gjere te fjales) normave qe ka shoqeria mbi seksualitetin e saj.  Ne te kunderten kur femra eshte e fuqizuar (te pakten afersisht sa mashkulli ose ekzaktesisht sa mashkulli), emancipuar, e pavarur, dhe pjese e nje kulture jostigmatizuese ndaj liberalitetit te saj seksual, ajo ka tendence ta shpalosi kapacitetin dhe urine e saj seksuale.

Ndoshta ajo aktorja Heche,nuk ka qene fare lezbike, por ka mundesi qe ta kete perdorur Degeneres,per te katapuluar ne kerrierre dhe sa mori ca role primare,e di cberi?

Shkoi ne peroferi te Las Vegasit ,dhe aty trokiti ne shtepine e pare,duke ju thene qe kishte takuar alienet a dicka e ngjashme.Me nje fjale e beri per te treguar qe kur ishte lidhur me DeGeneres ishte nen halushilacione.

Pasi kaloi kete test,u kthye ne identitet dhe u martua me meshkuj.

...

On August 19, 2000, Heche drove from Los Angeles to Cantua Creek, a rural area outside Fresno, California, and parked her Toyota SUV along a dusty roadside. Wearing only a bra and shorts, Heche walked 1½ miles through the desert before knocking on the door of a stranger's ranch house. When the home's resident, Araceli Campiz, opened the door, she immediately recognized Heche from the film Six Days Seven Nights. "I was thinking, 'Oh my God, we're in the middle of nowhere,' " recalled Campiz, "and she walks in." Heche gulped down glass upon glass of water, "took off her Nikes and said she needed to take a shower," said Campiz, who obliged, offering her a towel. Refreshed, Heche, who as far as Campiz could tell was neither drunk, drugged nor ill (although Heche later admitted she had taken ecstasy), plunked down in the living room, requested a pair of slippers (and suggested Campiz don the same) and settled in. "She wanted to watch a movie," said Campiz, "but the VCR was broken." Bemused at first, Campiz grew uneasy when Heche showed no sign of leaving—calling neither friends nor a garage—after half an hour had passed. "I didn't know what to do," Campiz said. "So I called the sheriff's department." When deputies arrived, Heche told them that she was "God, and was going to take everyone back to heaven in a spaceship," according to a police report that was aired on KSEE-TV. The deputies summoned an ambulance, which ferried Heche the 50 miles to Fresno's University Medical Center, where she was admitted to the psychiatric unit and released after a few hours.

Heche says that she was insane for the first 31 years of her life.

 

Po si mbas mentalitetin tend ku njerzit o duhet ti shtypin instiktet dhe deshirat e tyre, ose i bejne ca gjera per perifitime meskine, apo per tu dukur kshu i bie te jete, po realiteti tregon qe ajo u be famoze para se te lidhes me DeGeneres dhe ne fakt karriera e saj u demtua nga kjo lidhje.

 Ne te kunderten kur femra eshte e fuqizuar (te pakten afersisht sa mashkulli ose ekzaktesisht sa mashkulli), emancipuar, e pavarur, dhe pjese e nje kulture jostigmatizuese ndaj liberalitetit te saj seksual, ajo ka tendence ta shpalosi kapacitetin dhe urine e saj seksuale.

Me kete paragraf jam dakort dhe filmi S&C ilustron pikerisht kete fleksibilitet seksual ne nje kulture/shoqeri liberale dhe ku femra sexin nuk e shikon  si lidhje per riprodhim por thjesht ne funksion te kenaqsise. Kurse  termi "uri sexuale" per femrat me duket se eshte pak abuziv dhe i referohet perceptimeve tradicionale te tipit "s'mbushet pusi me peshtyme" ose me tej, permes ketij perceptimi femra eshte demonnizuar, sexi eshte pare si dicka e rrezikshme dhe si objekt qe duhej te vihej nen kontroll.Pastaj dihen historite per histerine, nderhyrja e mjeksise, shtrigat e cmendinat etj. etj.

Duke pohuar se femra ka uri sexuale ti nga luftetar i te drejtave te femrave dhe lirise sexuale, pa dashje con uje ne mullirin e rrotave te mullirit, dmth patriakalisteve .Ky eshte thelbi patriarkise. Frojdi shpjegoi instiktet, libidon por sexi , ne kuptimin me te gjere, nuk eshte uri apo instikt por humanitet, komunikim, bashkepunim dhe bashkejetese sociale. Ti do thuash se romantika, dashuria jane kurthi memes natyre per te siguruar vazhdimesine e llojit. Mbase.

Ajo qe ti pershkruan si fleksibilitet sexual, plasticitet erotic  dhe se femrat kane sex drive me fleksibel sigurisht eshte nje teori apo shpjegim (Roy Baumeister).Por koncepti me i pershtatshem qe i referohet sjelljeve seksuale ne modernitet eshte "sexual plasticity" i A.Giddnes dhe eshte me korrekt ne shpjegimin e lirise sexuale dhe orientimit sexual. Pastaj per ti vene nje ombrelle gjithe kesaj bote te cuditshme dhe justifikuar fluiditetin sexual eshte shpikur dhe termi queer. 

Ne fakt perceptimi tradicional (i.e. patriarkal) i seksualitetit te femres eshte pikerisht e kunderta e asaj qe thua ti.  Femra shikohet si gjinia e brishte, pasive, e painteresuar ne seks, qe seksi eshte nje sherbim apo dhurate qe i ben mashkullit qe i premton besnikeri, dashuri, mbeshtetje financiare e kshu me rradhe.  Nga ana tjeter cdo femer qe del jasht kesaj ngrehine sociale te gabuar, peson dhune te gjitheanshme (fizike, emocionale, psikologjike, ekonomike, stigmatizuese sociale etj.)

Termi uri seksuale eshte term pershkrues per te pershkruar nevojat seksuale biologjiko-psikologjike te femres, sic mund te pershkruaja nevojat biologjike per te ngrene, pire, fjetur, jashteqitur etj.  E njejta gje vlen dhe per mashkullin.  S'ka kurrefare abuzimi aty.  E verteta pastaj eshte qe nga nga kapaciteti seksual i femres teresisht ja kalon atij te mashkullit, pavaresisht se ca mendojne patriarkalistet.  Problemi ketu nuk eshte uria seksuale e femrave, por ideja qe kane patriarkalistet qe seksualiteti i femres duhet shtypur e kontrolluar ne menyre diktatoriale per te miren e shoqerise.

OK e leme si thua ti.

Njehere thua skam pare S&C pastaj na hiqesh si psokolok apo seksolog.

Nese per femrat S&C apo Desperate Housewives are filma qe trumbetojne feminizmin,atehere feminizmi ka ikur per lesh.

Ndersa ti me kete mendje liberta qe ke besoj se do te jesh i kenaqur nese patrnerja jote te shkon me gra apo burra.Pika mendjes!Shqipot nga ekstremi ne ekstrem kalojne ,nuk ju rrihet fare me mes.

O Gjembo, ja ku e ke temen per keshilla Kamasutre. Mos i fut komente neper tema te tjera smiley

.Nese une do te isha homo,e para njehere nuk do te isha martuar  dhe po te isha martuar,do ta qepja gojen dhe do te rrija ne dollap vetem per hir te gruas dhe femijeve.

Ti je, ne fakt, por nuk e kupton. prandaj dhe gjithe inatin e shfryn kunder grave. Ca seanca tek psikologu te duhen qe te kthehesh ne identitet. Suksese!

Shiko se njeriu duhet te kete dhe pak pergjegjesi, imagjino cfare traume do t'i shkaktonte familjareve dikush nese nje dite, ngaqe "ashtu i vjen" nderron preferencat seksuale dhe i braktis. Nuk rrojme dot vetem per vete, nese nuk duam te jemi te izoluar atehere duhet te sakrifikojme sadopak, se c'u kuptua?

Fee, zoteria me lart, nese e ke ndjekur ne komentet per temat e gruas, ka nje kendveshtrim teper te mbrapshte per rolin e femres. Rastet qe sjell jane gjithnje nga me ekstremet vetem e vetem per t'ua perplasur "feministeve" qe kane ngritur fustanin mbi koke, qe jane materialiste dhe zhvatiste, e qe e shfrytezojne te shkretin burre, e sic thone per Riten e Vanit, "i hane burrat". Komenti im ishte ironik, po s'e pate kuptuar. 

ia hengri shpirtin me gerr-verr, xhaxhi Theos!  

Zonje a zonjushe cfare je,se pari mbaj gojen njehere se nuk me njeh fare.

Se dyti une rastet qe sjell nuk i shpik.S&C 4 femra ne te gjitha serite mund te kene kaluar mbi 300 patrnere meshkuj.Nese ky eshte feminizmi per ty OK,per mua eshte barazi reale midis burrit e gruas dhe jo barazi fizike sic trumpeton S&C qe ato thoshin do te bejme sex si meshkuj,pa ndjenja fare.

Se treti gjithmone juve qe filozofoni ju them vereni veten ne vend te viktimave.

Nese e e martuar dhe me femije dhe burri iken dhe martohet me nje mashkull eshte OK per ty?Liberta?
Per mua eshte nje funderrine.Pike!

Po nese nuk je e martuar dhe babai yt( me fal qe po flas keshtu) i shkrepet qe pas nja 30 vjet martese te thote"Oh harrova ,me fal isha gay".
Si do ti thuash ti,ok babi,te kuptoj mire shko dhe jeto o lumtur?
Une per vete do ti thosha shkofsh ne fund te botes dhe mos u kthefsh me.

Une trumpetoj llogjiken dhe pergjegjsine dhe jo instiktet dhe papergjegjesine.

Ndersa shembullin me femrat qe tradhetojne burrat me femra,nuk e solla une po spiritus.Dhe S&C eshte ne krye te temes.

Me e vemendshme hesres tjeter Zonje/Zonjushe!

As Sex&City, as rastet ekstreme qe sjell ti ketu nuk jane shprehje e realitetit sot, aq me teper e realitetit shqiptar, ku eshte kryekeput e kunderta. 

Ti sjell ekstreme qe edhe ne shoqerine amerikane jane raste te vecuara, sepse ke tendencen t'i amplifikosh gjerat e t'ua mveshesh te gjitha feminizmit. Se feminizmi eshte djalli qe duhet yshtur.

po nese gruaja do te te linte per nje burre tjeter, nuk do te kishe te njejtat pasoja? Divorci mbetet i njejte, pasojat jane po ato, nuk ka rendesi se me ke iken. Eshte ceshtje tjeter, pastaj qe egoja jote mashkullore do te lendohej me keq sikur ajo te te linte per nje grua dhe jo per nje burre tjeter. 

Pse u dashka qe historite e Kazanoves te shihen ndryshe nga historite e S&C? Leqe une nuk po mbroj ate film njehere, une mbroj te drejten e femres per te zgjedhur nese nje partner nuk eshte me i vlefshem per te, nuk ka arsye qe te rrije me te. Kjo eshte edhe nje pergjegjesi me e madhe ndaj vetes tende, se pari, e pastaj ndaj te tjereve. 

...po nese gruaja do te te linte per nje burre tjeter, nuk do te kishe te njejtat pasoja? Divorci mbetet i njejte, pasojat jane po ato, nuk ka rendesi se me ke iken....

Ndersa ty nese te iken burri me nje mashkull,nuk ka rendesi se me ke iken.

Po si ska rendesi kur duhet tu thuash femijeve,me fal por babi qe e kujtonim per mashkull,nuk eshte i tille por eshte femer.Do te te kalojne femijet ne terapi intensive kushdo qe te jete.
A jeni ne vete o shqioptare apo keni ikur nga rradakja fare,thjesht per to dukur snoba?

...une mbroj te drejten e femres per te zgjedhur nese nje partner nuk eshte me i vlefshem per te, nuk ka arsye qe te rrije me te....

Kush eshte kunder kesaj?Por cdo gje ka mase dhe kufi,ka liri dhe pergjegjesi.Ka balance,qe mesa shoh shqipot sa kalojne kufirin ,nuk e shohin fare,por behen me perendimore se vendasit dhe nuk eshte cudi qe tju tallin prapa kraheve.
Se fundi sic thashe rastet i solli spiritus dhe jo une.

Ok e leme me kaq.

Te pakten moderniteti na ka humanizuar deri ne ate pike sa kontraten martesore te mos e shoqerojme me nje plumb ne paje.

 

Por nuk na ka humanizuar deri ne piken qe ta kuptojme se martesa si institucion qe kerkon eskluzivitet seksual te perejtshem midis bashkeshorteve, nuk eshte e qendrueshme.  Monogamia nuk eshte ne natyren tone.  Martesa duhet reformuar perkatesisht, qe te mos shkaktoj kaq shume dhimbje, vuajtje, meri, mllef nga divorcet shkaterrimtare qe zakonisht ndodhin per hir te tradhetise seksuale.

 Monogamia nuk eshte ne natyren tone.

Mire, monogamia nuk eshte ne natyren tone, po kush eshte tradhetuar dhe eshte gezuar nga ky akt? Po xhelozia nuk qenka ne natyren tone? Pse, reformimi i marteses do i sheroje pasojat psikoemocionale te braktisjes?

Ti ke menyren tende te te menduarit, po reformimi i nje sistemi moral, sic kerkon ti, eshte pretendim i cuditshem. S'eshte faji i jone qe jemi rritur me princera, Hirushe, Bukuroshe te fjetura, Borebardha etj.

Pikerisht pra, tradhetia ndodh ne kontekstin e nje martese monogame qe kerkon eksluzivitet seksual te perjetshem, qe eshte dicka e pamundur biologjikisht.

Xhelozia eshte ne natyren tone, por konteksti sociokulturor e gradon ate per larte apo poshte.  Eshte H2O leng, gaz apo materje e ngurte? Varet nga temperatura.

Reformimi i marteses ne kontekstin qe mos te kerkohet dhe te pritet eskluzivitet seksual i perjetshem.  Shumica e tradhetise seksuale qe ndodh ne cifte nuk ndodh se njera pale kerkon ta braktise komplet palen tjeter, por thjesht per risi e nevoja te thjeshta seksuale.

Pretendimi nuk eshte i cuditshem, por eshte pretendim qe kerkon te permiresoje mireqenien e njerzise. E di qe s'eshte faji juaj qe jeni rritur me kshu prrallash te dashurise se perjetshme, por qe keto prralla te jene baza e mardhenieve romantike eshte shume e demshme e kjo gje duhet nderruar.

Po mire mo, martesa nuk eshte me detyrim, po deshe ta kalosh jeten me seks ne grup apo me ndryshime ciklike partneresh mos u marto, pse duhet nderhyre medoemos tek institucioni i marteses, qe edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet? Pastaj c'pune prish romanca, te cilen femrat e duan vetvetiu? Nuk para ndodh bashkekzistenca e romances me nje mashkull dhe e raporteve ekskluzivisht seksuale me meshkuj te tjere, te paketn tek femrat hetero. Tjeter gje ndodh tek gay-t qe jane dicka e ndermjetme (fiziologjikisht meshkuj, psiqikisht/shpirterisht femra), ku mesa kam degjuar, krijojne raporte te qendrueshme me nje partner, por nderkohe kane dhe disa partnere te tjere thjesht per permbushje nevojash seksuale.

Duhet nderhyre sepse eshte i paqendrueshem ne menyren qe ekziston ne boten moderne perendimore.  Ka plote organizime sociale e civilizime tribale qe nuk e kane konceptin perendimor te marteses me eskluzivitet seksuale, sic keta: http://en.wikipedia.org/wiki/Mosou#Walki....  Kush tha njeri qe prish pune romanca? Une thashe mardheniet romantike te ngritura mbi prralla qe s'kane lidhje me realitetin s'jane te shendetcme.  Femra gjate periudhes se ovulacionit (por jo vetem) ne kushtet e duhura me nje mashkull te duhur, s'e ka hic problem te kete nje kshu flirt te shpejt, pavaresisht ne c'lidhje romantike te forte eshte per momentin.

Gayt jane fiziologjikisht meshkuj dhe psiqikisht/shpirterisht femra? Dicka e ndermjetme? Gabohesh rende.  Ngaterron orientimin seksual per identitetin gjinor.

"psiqikisht femra", me specifikisht e kisha fjalen per 'penisdashes'.Mire mire, se s'kam ndermend ta vazhdoj me tej, edhe nje here, martesa nuk eshte alternativa e vetme ne jete, mos u marto, s'te detyron kush. Romanca s'eshte perralle dhe e demshme se do ti, apo ndonje tjeter. Si ne cdo fushe te jetes, edhe ne romance ka deshtake dhe njerez te suksesshem, megjithate askush s'ka te drejte te gjykoje deshtakun pse e ha sorren ne vend te pules, fundja aq e ka takatin.

Penisdashes? Jo po "ata te bythes" sic thot njeri ketu.  Une po diskutoja seriozisht, dhe nuk dhashe ndonje shenje qe e kisha me te tallur me siper.

Ketu s'po flasim per mua ne vecanti, por per institucionin e marteses si fenomen njerzor dhe si i paqendrueshem ne formatin e tashem perendimor.  Po, nje alternative eshte te mosmartuarit.  Ka plot njerez qe thjesht bashkejetojne, riprodhohen bashke, bashkojne burimet financiare e asetet ekonomike pa lidhur kontrate martesore formale te stilit perendimor.  Nuk thashe qe romanca eshte perralle, por romanca e ngritur mbi peralla eshte e demshme se s'ka baza ne realitet. 

Je keqkuptuar, as une s'e kisha me ty. Perdora veten e dyte si vete pergjithesuese.

Fee-je. Nuk e do institucionin e marteses i pakapshmi se i hap probleme atyre "te bythes". Po ju preken 'ata te bythes' te pakapshmit i humbet logjika. Se kuptoj kete djale une. Duke ardh duke rreshkit smiley

...Shumica e tradhetise seksuale qe ndodh ne cifte nuk ndodh se njera pale kerkon ta braktise komplet palen tjeter, por thjesht per risi e nevoja te thjeshta seksuale....

 

ketu e ke gabim vella.

Mashkulli ndoshta tradheton ne kete menyre sepse e shikon seksin si nevoje vetem fizike,ndersa femra e shikon seksin si nevoje fizike dhe emocionale.

Me nje fjale nese nje mashkull tradheton ka shume mundesi qe te kthehet tek gruaja e tij(kuptohet nese kjo e fundit e pranon),ndersa nje femer qe tradheton ka pothuajse zero mundesi te kthehet tek burri i saj.

Jane sekse te ndryshme te ndertuara ne menyre te ndryshme dhe reagojne ndryshe,perse e keni kaq te veshtire ta pranoni kaq gje.

Por kjo nuk do te thote te mos jene te barabarte ne shoqeri.

qe nga titulli kjo veteidentifikohet si "pyetje idiote". femrat nuk jane seks as gjini, por kane gjini, dhe jane njerez. 

Frenimi seksual i femres ka bere te mundur shoqerine njerezore. Perndryshe do ishim akoma duke kercy pemeve neper pyje, sepse ai lloji i majmunit kelyshet e te cileve kerkoshin shume vite per tu pjek, s'do kishin pas asnje shans per te mbijetu. 

Edhe ne kete drejtim shoqeria njerezore kerkon te paguhet me ca liri, por qe s'eshte e vetmja lloj lirie. Mund te kerkohet ndonje ballance e re, por liri absolute ka vetem ne pyll.

PS. aman vetem keto studime psikollogesh mos na i citoni, ku merren pese rob i jepet nga nje fotografi dhe nxirren perfundime per gjithe rracen njerezore.

Na trembet me kte titull, thashe se u be nami..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).