Hasa blogun e Erebarës dhe këtë shkrim simpatik që më duket i lindur për t'u ngjitur në çdo mur fakulteti (futur poshtë çdo dere OJQ-je, ruajtur për referencë bashkë me këshillat për përpilimin e bibliografive, e kështu me radhë): 

Si të organizojmë protesta të suksesshme, disa rregulla bazë shoqëruar me shembuj

Për shembull:

14.   Sindikalizmi i fshehtë. Sindikalizmi nëpër kompanitë e ndryshme shqiptare është një punë shumë e vështirë dhe e rrezikshme në Shqipërinë e sotme. Për shkak të papunësisë së lartë, një grevë e hapur kundër punëdhënësit mund të përfundojë menjëherë me pushimin nga puna të të gjithë grevistëve. Lehtësia e zgjidhjes në këtë mënyrë vjen nga fakti se në Shqipëri ka shumë të papunë dhe punëmarrësit nuk kanë fuqi negociuese, siç kanë në vendet e zhvilluara. Kjo nuk mund t’i pengojë punonjësit të mbrojnë të drejtat e tyre dhe mund ta bëjnë një gjë të tillë fshehtazi, pa rënë në sy të punëdhënësit dhe pa rrezikuar. Një metodë është letra anonime, një tjetër, ngadalësimi i qëllimshëm i punës pa u vënë re. Në entet shtetërore mund të ekspozohet korrupsioni, në entet private mund të ekspozohet evazioni fiskal.

Ja edhe kjo për Ruzhdijen:

15.   Bllokimi i rrugëve është kundërprodhues. Shumë njerëz, për shkak të vështirësive që kanë për të tërhequr vëmendjen te halli/protesta e tyre, tentojnë të bllokojnë rrugët. Në këtë rast shpresojnë se zëri i tyre do të dëgjohet domodsoshmërisht. Ka shumë arsye për të besuar se një teknikë e tillë më shumë dëmton se sa bën mirë. Njerëzit nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në protestë duke bllokuar rrugën. Duhen bindur. Bllokimi i rrugës i jep një argument kundërshtarit për ta injoruar protestën, duke e hequr vëmendjen nga problemi.

35 Komente

Paskan bere nje proteste per Persheshin me Qumesht? Hallall.

Interesante indeed. Pa radhe,pika nr.5 eshte pak me spec dhe shume e keqperdorshme, pika nr.8 eshte e pamundur ne kontekstin shqiptar, pika nr.3 eshte per Alidean.

Kurse une personalisht per modelin francez te protestave: Protesto per cdo gje!smiley

Dora faleminderit e dashur qe me permende un i shtova dhe nje kriter tjeter listes se Gjergjit

'komuniko me ata qe kane ardhur piksepari pastaj me median, por ne na duhet kohe te behemi performante ne protesta te ketij lloji'

Por kjo proteste nuk ishte vetem per qumeshtin ishte per shume problematika, me beri pershtypje qe PPU pervecse kur ka noj admin pjesmarres nuk i beri asnje feature ketupari.. ketu o do marrin flete lavderimi o ska, Dhe keta te moderuarit apo te shkolluarit ne US kur vijne ketu shqiptarizohen taman duan medalje e fletelavderimi ndryshe s'ka! Privatizojeni PPU o Blend sic e keni bere kamoti!

Alidea, solle gje ti teme per protesten (thirrje, date, ore, etj), qe ta publikonte admini? Une as tek blogu yt nuk po shoh lajmerim. Madje as tani nuk e kam idene, kur e si u be protesta nga e cila kemi nje pankarte ne foto.

Me fal Trop por ne Facebook kam bere 3 here thirrje per kete proteste, ca te bejme qe jo te gjithe kemi te njejtat preferenca per mjetet e komunikimit. Nuk u ankova ndaj teje thjesht e permenda si fakt nderkohe qe te gjitha mediat i dhane jehone  te nesermen ne mos ne mbremje . PPU mund te publikonte nje pershkrim nje dite me vonese, po hic kaloi e para e dyta e treta . shyqyr qe postove ti nje postim te Gjergjit per te cilin btw kam shume respekt. 

Ah po shtoj ne blog kur kam bere thirrje per proteste nuk me ka bere koment njeri as ketupari, vetem kur ripercillet  tek media te tjera  .. ndaj nuk lodhem me perdor facebook dhe komunikime direkte  , ketu duan marka per te komentuar ndryshe nuk bohet ose noj rob qe  stimulon konflikt pd ps 

Ndaj meje nuk ke perse ankohesh sepse une nuk jam admine smiley, por u ankove per mungese jehone ne PPU, nderkohe qe shume kollaj do te kishte marre jehone protesta po ta kishe sjelle vete lajmerimin. Sigurisht qe PPU-ja nuk eshte me ajo faqe protesto-aktive qe ka qene ne kohe te Mjaftit (nuk ka me ate lloj nervi), por mos harro qe atehere ishte vete Mjafti qe s'linte lajmerim pa sjelle.

Si shkoi protesta?

Protesta shkoi mrekullisht Trop, kishte te pakte 200 vete qe erdhen dhe ishte nje kontigjent i papritur pasi u organizua serish ne nivel qytetar , te pavarur . Sa per mua mjafton te shikosh reagimet ndaj  postimit ku un bera thirrje per tubim per Aishen , no comment, por te nesermen me ane te mediave te tjera u percoll lajmi dhe nuk munguan komentet  dhe ketu pari. Un personalisht pashe me shume mbeshtetje nga rrjete te tjera dhe kontakte direkte. Aktualisht kete po mundohem te bej , te krijoj nje rreth organik qe reagon duke bere brainstorming cdo te shtune . PPU ncuc , si zakonisht ne rastin me te mire sherben si post factum.

Organizo noi piknik ne Dajt me ushqim falas per protestusit dhe shif po stu mblodhen 20 mije vete vetem me i fishkellime pa facebook fare smiley

Kur je i pavarur dhe nuk kerkon lemosha ambasadash e fondacionesh nuk mund te kesh qasje te ketij lloji, dhe te te them dicka tjeter NUK I DUA. Me mire  protestues i sinqerte se  50  te manipuluar nga interesi konsumator apo i fleteve te lavderimit ! Per me teper I do not care nuk aktivizohem per te arritur ndonje gje ne nivel personal ndaj dhe nuk obsesionohem per asgje, bej ate qe besoj duhet te bej me mundesite qe kam  sado modeste te jene ato .

P.S Ja shiko sa rendesi po i jepet komentit qe kam shkruar tek blogu im ne lidhje me vizat e bardha, no problem do shqyrtohet si teme nga burime te tjera , dhe do e kryej si forme proteste por tek ne ,  dmth dhe ketu duan flash qe ti japin rendesi  xixaxixa prej vipesie. 

Vallai une te uroj suksese por ky popull  as per partite spo del mo ne proteste qe per partite jepnin shpirtin deri para 5/6 vjetesh. Tani dalin ne 'proteste' o me leke o me qofte/byrek ose me kercenim per heqje nga puna. Nejse 200 vete sjane keq. Fillim i mire

Shume bukur qe paske(ni) plane per mbledhje te rregullta dhe falemnderit per infon mbi protesten. Nuk di ku mund te gjej statistika per protestat, por ndihet qe me zhdukjen e Mjaftit jane rralluar edhe protestat.

Ne lidhje me PPU-ne te sugjeroj te mos e marresh kaq ters marredhenien. Adminet kane tjeter pergjegjesi ndaj prurjeve automatike te blogjeve dhe tjeter pergjegjesi ndaj lajmerimeve te postuara posacerisht - ne kete forme te fundit mendoj se eshte me mire t'i sjellesh lajmerimet. Pavaresisht historise qe mund te kesh me faqen apo alternativave me efikase qe ke gjetur, eshte gjynah te mos e perdoresh PPU-ne, si faqe infomale dhe me lexueshmeri relativisht te larte (na ka pas thene Penari, as me keto shifra nuk e di si eshte puna tashme). Shikoje PPU-ne si nje vegel per te shperndare informacionin qe do, ne funksion te punes tende.

Pune te mbare!

Une NUK E DI PER CFARE TI FLET kur thua privatizojeni si keni bere kamoti. Pervecse me fyen me keto akuza kaq te ulta tjeter komunikim qe mund ta kuptoj nuk po kryen. Nuk eshte privatizuar kurre, dhe as une as tjeter nuk ka marre ASGJE QINDARKE, ASNJEHERE, nga ASKUSH. Nuk eshte e vertete qe ketu eshte shkruar per protestat ku kam marre pjese une. Gjithesesi, meqe togfjaleshi "blog kolektiv" vijon te mos kuptohet si "edhe une mund te marr pjese". Me vjen keq qe protesta juaj nuk u pasqyrua ketu, por kjo nuk do te thote se ne jemi rufjane te shitur. Ky lloj mendimi per tjetrin eshte kaq prepotent, sa nuk di. Une protesten time e bej cdo dite, dhe ne keto te voglat kam marre pjese dhjetra here. E nuk me pelqen kjo menyra e ngarkimit te tjetrit me faj. S'eshte menyra sesi une i trajtoj te tjeret, as dua te trajtohem ashtu. 

Un nuk e di pse e merr kaq personale kritiken time nuk te ofendova ty mo Blend  e as  nuk permenda leke. PPU mbetet nje pasuri ne kete llum mediatik  ndaj per kete gjithmone do gezoni vleresimin dhe respektin tim. Permenda nje qasje ndaj prurjeve qe behen,  ne nivel permbajtjeje dhe rendesie ne pasqyrim pra ku vendosen. KAQ shoh se  disa admine  bejne prurje qe ju pelqejne ne nivel krejt personal ( nuk eshte aq keq jo  thjesht injorohen disa lajme te tjera qe mund te ishin me te rendesishme ne  nivel social) . 

Gjithsesi peshku rocks ! Po mos u mbyllni ndaj kritikave ... 

Posi jo more zoteri. Blog kolektiv fare eshte, psh une 5 postime ne 24 ore dhe ti postime pa kufi. A ka se ku te veje me blog kolektiv se kaq? Apo nga qe ty te pelqen te mbrosh Saliun te duhet postime pa kufi dhe mua qe jam me anen tjeter mund te mbaroj pune me 5 postime?

Qartesia dhe perqendrimi tek arritja e synimeve e dallojne kete shkrim nga traktatet socio-filozofike qe lexojme ne kohen e lire.

Ky titulli ishte shume tregtues. Ne mendjen time isha duke e vazhduar: Nese Po , drejtohuni tek dyqanet tona ku ju ofrohen sherbimet me te mira protestuese dhe si dhurate do merrni copeza Erebara.smiley

Dora, po perpiqesha te vija ne jete mesimet e partise, por redaksia ka te drejte te ndryshoje titullin informal kur ngre artikullin ne pergjegjesi.

". ., një tjetër, ngadalësimi i qëllimshëm i punës pa u vënë re"

 

 

Një metodë është letra anonime,

 

eh cna kujtuat Jovan Bregun me keto anonimet....

 

Një metodë është letra anonime, një tjetër, ngadalësimi i qëllimshëm i punës pa u vënë re.

 

ndersa nje  tjeter eshte sabotimi  ne menyra te ndryshme, pa rene ne sy, por qe i shkaton  dhimbje  punedhenesit...  p.sh  prish  aparatin e fotokopjes,  apo shperdoron  A4,  thyen majat e lapsave..  hedh  ne kosh stilolapsa,  deri ne me radikale... bllokon  WC  me  leter higjenike...smiley    ka, ka plot metoda

Puntoret e ndertimit te hidhen nga kati i katert pa zhurme.. si me stil, shshshtt pum

Perpara se te marresh peng femijte e pronarit, sigurohu qe nuk jane te tutë

per te inatsur pronarin, shko ne pune te shtune te djele,  beje pushim te hene te marte.

si ka qene ajo tabela dikur ne autobuza: ''mos i fol shoferit''...  nga inati,  ''mos i fol pronarit''.smiley

Fishkëlle. Sido qe te jete puna, fishkelle smiley

 Një metodë është letra anonime, një tjetër, ngadalësimi i qëllimshëm i punës pa u vënë re. Në entet shtetërore mund të ekspozohet korrupsioni, në entet private mund të ekspozohet evazioni fiskal.

 

Cja fut pordhes kot dhe ky. Te gjithe me apo pa qellim i marrin punet me nge te ne. I ka shku tensioni te gjitheve (sidomos ketyre te shtetit) 18 me 10 duke pi nga 10 kafe ne orar pune. Lerini keto protestat e leshit. Shqiptaret duhet ta shtrojne iher sumen mire ne pune pastaj te qahen. 

Shqiptaret duhet ta shtrojne iher sumen mire ne pune pastaj te qahen.

ashtu pra smiley

" Na e hoqet persheshin me qumesht "

Avash...avash....po i afrohen Trileces smiley

Po i afrohen 3leçes

hahaaaaaaaaaha sa kam qeshur.

te uroj dite te bukur

Dhe keta te moderuarit apo te shkolluarit ne US kur vijne ketu shqiptarizohen taman duan medalje e fletelavderimi ndryshe s'ka!

Kam pershtypjen se eshte dicka tjter ne loje. Deri diku plotesisht e drejte. Por sidoqofte nuk do ti fusja te gjithe ne nje thes !

 

Duhet shperndare neper universitete ky manual.

Bravo Gjergji, dhe Trop qe e solli ne vemendje, dhe Alidea qe organizon protesta te sinqerta. 

Por, shumica e komenteve jane lesh me tresh. Jo se leshi s'ka dobite e veta, por, vertet qe instrumenti i protestes ne Shqiperi ka nevoje te ftillohet dhe politikepavaresohet, kshu qe ne kete kontekst (po na ngrenkan duart per proteste, mjer kujt do ja qisim inatin) hidhni dhe ndonje koment konstruktiv. smiley

P.S. Alidea o maloqke pozitivisht e angazhuar, pertej preferencave adminshqipolitikemajtiste, Peshku besoj ka mbajtur qendrim dinjitoz me protesten dhe protestat (jo ato te organizuara nga partite mirfilli), me sa e kam ndjekur. Por kjo s'do te thote qe eshte pergjegjsia e admineve qe te ndjeken dhe sjellen te gjithe lajmet/artikujt. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).