Gruaja që i shërbeu 20 vjet Lasgush Poradecit.

Efigjeni Vako është ndër të paktët njerëz që e njeh poetin ndryshe. Ashtu siç nuk mund ta shihte askush brenda mureve të shtëpisë së varfëruar. Të uritur, të arnuar, të nevrikosur. Detaje të përditshme, të pathëna deri më sot nga jeta e Lasgush Poradecit, nga ajo që i shërbeu për më shumë se 20 vite e ai e trajtoi njësoj si të bijat.

Përveç të bijave, miqve të besës apo atyre “të dërguarve”, mikeshave të kohëve të fundit, e gjithë ç’kanë dalë deri më sot nga vitet e jetesës së Lasgush Poradecit në Pogradec, hynte e dilte me lirinë e askujt tjetër në kullën e tij edhe dikush tjetër. Për Efigjeni Vakon, çupkën e vogël që u rrit në shtëpinë e tij, nuk është shkruar deri më sot. Ajo ishte pas çdo arne të kanatjereve të poetit, pas të vetmit kostum të vjetruar 30-vjeçar që qëndronte përherë i pastër. Ishte gjithnjë aty kur Poradecit i tekej në mes të të ftohtit për trahana apo për lakror me dy petë. Efigjeni, apo siç i thërriste shkrimtari Jefkë, ishte e vetmja që

 

Efigjeni Vako

kishte lejen për t’i thirrur Llazar. Priste e përcillte të gjithë që hynin e dilnin, di prej tij, ndryshe nga ditarët e poezitë, detaje nga jeta e përditshme. Nervozizmin, acarimet, sherret e shtëpisë. Nuk e ka të lehtë t’i tregojë, ngase i duket se me këto punë duhet të merren njerëzit “e mençur”, siç në fakt kanë bërë. Refuzon bindshëm deri sa kujtimet, e shkuara, e rrëmbejnë, dhe nis e tregon aq sa mundet. Me përparësen ende të pahequr, dhe me mendjen nga lakrori që ka lënë në furrë, ashtu siç fundja i ka kaluar e gjithë jeta, zbulon pak e nga pak kujtimet e jetës krah poetit. Nga ato kujtime që shkrimtarët vetëm mund t’i krijojnë, ndërsa ajo i ka jetuar. Kujtime që të bijat nuk e kanë të lehtë t’i ndajnë me të tjerët. Edhe pse, në fund, ai ishte edhe njeriu i izoluar me huqet e veta, siç shumëkush mund të jetë, ashtu siç ishte edhe poeti i madh që është gdhendur përmbi 3 metra në bronz në qendër të Pogradecit, aty ku shëtiste përditë.

 

Efigjeni, si jeni njohur me Lasgushin?
Ishim komshinj, kishim njohje të vjetër familjare. Unë isha më e vogla e shtëpisë kur hyra në shtëpinë e tij për të ndihmuar në ç’ju nevojitej. Isha vetëm 11 vjeçe kur kam shkuar për herë të parë, pastaj kam vijuar për më shumë se 20 vite ta ndihmoj.
Meqenëse e shoqja e tij, Nafia, ka qenë gjithmonë pa qejf nga ana shëndetësore, kishin nevojë qoftë për të gatuar, apo për gjëra të tjera. Ajo vinte nga familje aristokratësh dhe nuk dinte të gatuante mirë.

 

 

 

Lasgushi kur ishte student

Ç’kujtoni nga koha kur hytë në shtëpinë e tij?
Po, kujtimet janë edhe më të hershme, sepse ne gjithnjë shoqëroheshim nga historitë e Lasgushit. Edhe ime motër, Rita Vako, na tregonte se si Llazari dilte me llastiqe dhe demek të vriste zogj. Vinte në shtëpi e thoshte vrava kaq zogj, po ai s’kishte vrarë asgjë se s’i vriste dot. Hipte në man rrinte aty, mendonte. Me të tilla histori unë jam rritur, deri sa shkova në moshën që të kuptoja e të krijoja kujtimet e mia.


Na tregoni disa prej tyre…
Unë i kam shërbyer Llazarit gjithnjë në kohën kur të bijat iknin në Tiranë, sepse edhe Nafia vdiq në moshë fare të re. I bëja ndonjë tërhanë, ndonjë petkë, ndonjë cironkë të qëruar. I lanja këmishat, i arnoja kanatieret apo të gjitha ç’kishte. Llazari hante gjithmonë shtrirë, qëndronte në krah të djathtë i shtrirë në dyshek dhe aty hante, bashkë me macen e qenin, Cucin. Hante me sytë nga dritarja. Merrte gotën e verës, hidhte pak verë, ndërsa shumicën e gotës e mbushte me ujë, kështu i dukej se pinte verë gjatë gjithë kohës. Aq mundësi kishte, nuk kishte para. Verë kishte sa për të ngjyrosur ujin. Ka qenë gjithnjë shumë keq nga ana ekonomike.


Çfarë i pëlqente të hante?
I pëlqente korani ose belushkat, por nuk kishte para t’i merrte. Kur munde, merrte cironka që ia pastroja. Kujtoj që peshkatari, e shumta që mund të bënte, ishte ta linte të merrte pa radhë, edhe pse njerëzit protestonin, ndërsa Llazari, me qesen e cironkave, kur mbërrinte te dera e shtëpisë thoshte me vete  “bjeri, bjeri leckaman se Llazari ha koran”.


A e ndihmonte njeri financiarisht?
Jo, nuk e ndihmonte, po edhe sikur, ai ishte tepër krenar për t’i pranuar. Kur mbetej pa para, çka ndodhte shpesh, merrte borxh te miqtë e tij të ngushtë dhe ua kthente sapo mundej. Kërkonte më shumë te Todi Matua, me të ishte mik e rregulloheshin.

 

Lasgushi me dy vajzat në liqenin e Pogradecit

Kush hynte e dilte ne shtëpi?

Po vinin shumë njerëz nga Kosova, njerëz të lidhur me librin, unë nuk i njihja. Kujtoj një herë që erdhën tre vetë që kërkonin ta takonin dhe ngjitem në katin e tretë të kullës, i them: “Llazar, kanë erdhur tre vetë të të takojnë, janë me qeleshe”. -Aaaa kosovarë the. “Çfarë t’u them”, i thashë? -Le të presin të mbarojë punë Lasgushi, pastaj do ngrihet t’u japë përgjigje”. –”Ata janë në dera more Llazar”. –”Në janë në dera po të duan le të hyjnë, kështu siç jam të më shikojnë”. Se ishte me breçka. I them, “po ti je i paveshur more Llazar”. -”Po t’u pëlqejë, po mos t’u pëlqejë le të ikin”. Ata natyrisht që ngjiteshin edhe ashtu siç ishte.


Ashtu rrinte gjithë kohës nëpër shtëpi? I paveshur?
Si t’i donte qejfi rrinte, as pyeste njeri e as guxonte njeri t’i thonte që të vishej. Nuk dëgjonte asnjë. Edhe kur na çonte bashkë ekskursione në Volorek apo nga gjoli, lahej si “evropianët” pa gjë fare. Ne na linte në ndonjë anë, e vet shkonte. Për këtë arsye kërkonte gjithnjë të rrinte në vende pa njerëz.


Po nga Tirana nuk vinte njeri? Kolegë të tijtë?
Vinin edhe nga Tirana, po unë nuk i njihja e as i kujtoj tani.


Po të vinte Ismail Kadare apo Dritëroi, do ta njihnit apo jo?
Jo, Ismaili nuk vinte, me të Llazari takohej kur vinte në Tiranë. Ndërsa Dritëroi po. Kam qenë edhe unë një herë në shtëpi, kur ka erdhur.

 

Lasgush Poradeci në oborrin e shtëpisë në Pogradec me të bijën Kostandinën, Todi Maton dhe qenin e tij, Cuci

Atë e vizitonin edhe shoqe në shtëpi, edhe atyre i paveshur u dilte?
Kushdo që të ish, ai një përgjigje kishte: “Lasgushi ky është, si të duan”. Pastaj me shoqet është abuzuar shumë. Sidomos me Anën dhe me Merin. Ato e kanë vizituar Lasgushin vetëm vitet e fundit, kur ai ishte mjaft i moshuar. Dhe qëllimet e vizitave ishin vetëm për t’i marrë dorëshkrime a ditarë. Ana ka ardhur më shumë, ndërsa Meri më pas, e më duket se përmes Anës edhe ajo. Asnjëra prej të dyjave nuk ka qenë aq e afërt me të, saç pretendojnë ato. Qëllimi i tyre ishte te letrat e kujtimet e tij, që donin t’i merrnin. Dhe me sa di, shumë gjëra që ai i ruante në kështjellë Ana arriti t’ia marrë.


Po shenja të Sigurimit të Shtetit a kishte përqark shtëpisë?  
Po Sigurimi brenda në shtëpi nuk të vjen, është gjithnjë përjashta. Të dërgon të tjerë për të të vëzhguar. Anës e pas anës ishin gjithnjë. Edhe nuk e preknin në fakt, por Lasgushi e nuhaste nga larg. Nuçi Tira, komunist e kryetar dege, ishte mik me të dhe e ka mbrojtur.


Me atë varfëri që kishte, si jetonte, si vishej?
Ekonomia e shtëpia ishin si mos më keq. Veç një kapele republike pati tërë jetën dhe atë e kishte me një vrimë. Jefkë, vare me kujdes, më thosh, se s’kam ku gjej tjetër. Jefkë, shkundma një çik kostumin. Po ç’t’i shkundje, ai të ngelej në dorë, aq i vjetruar ishte. Në xhepin e tij mbante edhe një kuti shkrepëse me leka të shkoqura. Kur merrja i lanja rrobat, kanatjeret a benevrekët, i arnoja sepse i kishte të grisura. I bëja lakror, i hapja tërhanë në mes të dimrit, e thanim mbi krevat, sepse i tekej. Edhe kur ia gatisja, më thosh t’ia bëja të hollë që të mos harxhohej. E njëjta gjë edhe me kafen, një pako kishte racion, edhe atë e pinte të hollë që të zgjaste sa më shumë.


Ku shkruante?
Shkruante lart, në kështjellë. Kishte një kullë me tri kate. Në katin e parë kishte një vaskë nga ato të vjetrat, italianet, që ia kishin dhuruar. Lahej e ashtu dilte edhe nëpër shtëpi. Në kat të dytë kishte një dhomë gjumi. Ai vetë flinte përdhe, e kishte të shtruar. Kishte pikturat e tij, vatrën. Shkruante në një tavolinë prej dërrase afër krevatit.


Po me të shoqen, Nafien, si shkonte?
E shoqja ishte grua shumë e mirë. Të dy, sa herë ziheshin, më vinin mua të isha gjyqtare. Po dija unë se ç’ishin gjyqet. Kë të ndihmoja, Lagushin a Nafien?! Bënin gjyqe për t’u ndarë se Nafia nuk dinte të bënte lakror me saç. Janë ndarë me gjyqe kushedi sa herë. Nafia ishte 20 vite më e re se Lasgushi, e megjithatë vdiq shumë kohë përpara tij.

 

Një nga skicat e Lasgush Poradecit, ku është bashkë me qenin

Nuk ziheshin vetëm për lakrorin, apo jo?
Po, zënkat ishin të ndryshme. Nafia ka ngelur shtatzënë 17 vite pas martesës, kohë shumë e gjatë. E në këto vite i thoshte ngaherë të shoqit “Europa të ka dëmtuar Llazar”. Edhe për këtë bënin gjyqe.


Pse i dinte Nafia historitë e rinisë së tij?
Ai vetë ia kishte treguar, ndaj edhe ajo bëhej shumë xheloze. Më thonte edhe mua ndonjëherë: Eh moj Jefkë, s’e di ti se ç’ka bërë ky moj, s’e di. I gërthiste shpesh për këto punë.


Të gjithë e dinin atëherë ndonjë dashuriçkë të poetit?
Ka ardhur nj ëherë në shtëpi Kostandin Taso ta pikturonte, dhe mbi kokë të krevatit të Llazarit sheh një pikturë, natyrë e qetë. Po këtë mo Lasgush ku e ke gjetur, e pyet. “Ia ka dhënë ajo, ia ka dhënë dashnorja”, ia priste Nafia. Dhe në fakt pikturën ia kishte dhënë Androniqi Zenko, me të cilën Llazari ka qenë i fejuar.


Ç’shokë kishte në Pogradec?
Përgjithësisht shoqërohej me njerëz të thjeshtë. Kujtoj Gjorgjin, një biçikletar, që e akuzoi Lasgushin se i merrte vargjet. Në fakt, Gjorgji ishte bejtexhi dhe ishin shokë bashkë, po më vonë sepse u fjalosën. Tregojnë se e kishin parë Lasgushin te deriçka e Gjorgjit një herë, që i hidhte një letër. Gjorgji thonte se në letër i kishte shkruar të pajtoheshin e ky në shenjë refuzimi shkon e ia hedhë në oborrin e shtëpisë. Ishte mjaft i përshtatur me njerëzit, kushdo që të ishte e trajtonte si të barabartë.


A e ngacmonin në rrugë, si i shënjestruar që ishte?
Fëmijët më shumë, sado që edhe ata i kishin të dëgjuara nga të mëdhenjtë. E pyesnin sa është ora dhe e tallnin. Ay nervozohej, sa mbante në xhep edhe orën e tavolinës, që kur ta pyesnin sa është ora për ta tallur ta kishte për t’ua hedhur.


Ku shkruante Llazari, kishte blloqe a letra?
Ku të mundej, në ç’t’i dilte përpara. Në copa letrash, në karta cigareje, anash gazetave që i lexonte shumë. Një herë më ka kushtuar edhe mua një poezi, po kujtoj vetëm strofën e parë, ngaqë as ua vija shumë veshin e as mbaja mend. Ishte: “Jefkë moj e mira shumë, ty çdo natë të shoh në gjumë”. Në shkollë unë nuk kam qenë e mirë dhe vinte më ndihmonte, takonte mësuesit. I thoja o Llazar, s’i kam mirë punët. “Jefkë, e di Llazari atë punë”, më thosh.


Po te shtëpia në Tiranë ke shkuar?
Posi jo, sa herë shkonim në Tiranë, shtëpinë e tij e kishim të hapur. Në të kishte mobilie, që i kishte sjellë vetë nga Vjena, edhe kolltuqet, tavolinat, krevatet. Dhomën e gjumit ku flinte me Nafien e kishte me dy krevate tek, flinin veç e veç. Më duket se i kanë ende këto plaçka. Shtëpinë e Tiranës e kishte marrë në kohën e Zogut, paguhej mirë atëherë si mësues.

 

Ani Jaupaj

165 Komente

i arnoja benevreket dhe i gatuaja terhane.

nuk besoj se vuante vetmine,mendoj se ishte mire keshtu.Ne cilindo moment po te kish dashur mund te ndrronte status....ishte keshtu ,nje gjeni...nuk duhej as te martohej e as te kish pergjegjesi,nuk ishte per keto gjera prozaike tokesore

dakord, ai vet kishte zgjedhur te jetonte keshtu.. por ne fakt ishte i shkeputur nga realiteti... ndofta nga kokefortesia. ndihej i keqkuptuar, i moskuptuar ndryshe nga te tjeret etj.. por kur thote : rrinte ne krevat e aty hante e pinte ne qen e mace bashke.. apo rrinte ne shtepi me breke e ashtu priste njerezit.. na conte te benim banje nga gjoli ,femijet pra, e per vete lahej nudo.. he, cte thuash...

C'te thuash? Te thuash qe ishte i modh mer jau, gjeni, po nuk bere gjera te tilla nuk je gjeni mer jau. Ja psh fillo ti Belul ose Zana te beni gjera te tilla sublime po nuk u bete gjeni. Gjenite nuk merren me gjojna te vogla mer jau.

Shif çfar shkruhet tek eseja me poshte Kaperximi i ylberit frazeologjik i Arian Leka:

"Nga gjithë krijesat që Noe mori me vete në arkën e tij, Bibla shpall si model referencial krijesat minore: bletën, thneglat, hardhucën, karkalecat. Prej tyre, dhe jo prej të fuqishmëve, duhet të mësojë dhe të marrë shembull njeriu. Dhe si për ta shndërruar në etalon parapëlqimin ndaj të voglave, në etalon apostulli Lukë nuk lë shteg për rrugë të mesme kur shkruan: "Kush është besnik në të voglat, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, i padrejtë është edhe në të mëdhatë"". 

 

" “bjeri, bjeri leckaman se Llazari ha koran”.  smiley  smiley

smiley"Veç një kapele republike pati tërë jetën dhe atë e kishte me një vrimë. Jefkë, vare me kujdes, më thosh, se s’kam ku gjej tjetër. Jefkë, shkundma një çik kostumin. Po ç’t’i shkundje, ai të ngelej në dorë, aq i vjetruar ishte. Në xhepin e tij mbante edhe një kuti shkrepëse me leka të shkoqura. Kur merrja i lanja rrobat, kanatjeret a benevrekët, i arnoja sepse i kishte të grisura".smiley

Fiqo, e kuptoj  solidaritetin  mes poeteshsmiley,  pooor  ''hidhi  veres  pak  uje'',  sic bente Lasgushi..smiley.smiley se kur lexon intervisten e zonjes, por edhe kujtime te tjera,   tjeter  kush ishte  ''leckamani''.   me dhimbje vlla,  me dhimbje,  por paska   jetuar ne mjerim.smiley

po si gjithe shqiptaret ka jetur o belul, c'fare mjerimi? mjerim shqiperie.

po ai pinte vere cdo dite, sigurisht qe do i hidhte uje se nuk i dilte hesapi.

pastaj me duket se nuk ka pasur pension fare, pasi ka punuar si perkthyes i jashtem, ose ndoshta merrte pensionin e te shoqes pas vdekjes.

 

3 rruge kishin super te talentuarit ne ate regjim: ose te beheshin njesh meregjimin, ose ta bojkotonin dhe hiqeshin si gjysem te cmendur (lasgushi), ose te llapnin dhe perfundonin ne burg.

lasgushi ndoqi te dyten

tashi une kete thashe qe ne fillim me duket.. ishte i terhequr nga shoqeria dhe realiteti.. me qellim, kuptohet..  ti thua,  hiqesh gjysem i cmendur.. e njeta gje eshte.

ndersa zonja e pershkruan  gjendjen ekonomike te tij shume te rende.. pervec kapeles e robave te arnuara,  ngelej  shpesh pa leke e merrte borxh... keshtu thote.  mire,  e di si kane jetuar shqiptaret aso kohe,  me rroba te arnuara e kepuce  qe riparoheshin 100 here, po prape  tjeter pershtypje  kisha per Lasgushin..  pikerisht:  ''jo  nje me Hodo leckamanin...smiley

ore lasgushi merrte borxh sepse blinte vere per dite, sepse ulej dhe te turizmi shume here. pra donte te shijonte jeten, dhe s'cante shume koke per arnime. 

pastaj pse habitesh, ku ta gjente kete rehatllik lasgushi: ai bojkotoi regjimin, regjimi bojkotoi lasgushin.

Mire qe nuk mori borxh 5 mije dollare (me kursin e monizmit 200 milione leke) per te msu fagotin si Noli. 

mire o alba,  keto:  turizmin, shijonte jeten etj,  thuaja Jefkes,  se une ne fakt se kam njohur, terhiqem..smiley

 

Me atë varfëri që kishte, si jetonte, si vishej?
Ekonomia e shtëpia ishin si mos më keq. Veç një kapele republike pati tërë jetën dhe atë e kishte me një vrimë. Jefkë, vare me kujdes, më thosh, se s’kam ku gjej tjetër. Jefkë, shkundma një çik kostumin. Po ç’t’i shkundje, ai të ngelej në dorë, aq i vjetruar ishte. Në xhepin e tij mbante edhe një kuti shkrepëse me leka të shkoqura. Kur merrja i lanja rrobat, kanatjeret a benevrekët, i arnoja sepse i kishte të grisura. I bëja lakror, i hapja tërhanë në mes të dimrit, e thanim mbi krevat, sepse i tekej. Edhe kur ia gatisja, më thosh t’ia bëja të hollë që të mos harxhohej. E njëjta gjë edhe me kafen, një pako kishte racion, edhe atë e pinte të hollë që të zgjaste sa më shumë.

nuk  shijonte dot nje   kafe  per te qene,  thote kjo....   ti thua: shijonte jeten..smiley

O Belulo pse ca doje ti? Te dilte me s class 63 amg e ta xhironte nga turizmi? smiley

Lasgushi nuk ishte Driteroi,apo Luan Qafzeziapo Betim Muço apo djana çuli.....ca te tjere me emra Fatos,Gaqo apo Natascia(Lako)

 

nje me hodo leckamanë. ehh, verës tonë i hudhin ujë qy nshishe smiley. Lasgushi llastohej ndryshe nga ne. 

nje me hodo leckamane ishte ndoshta 90% e shqiptareve te arnuar.

Shume zamete paska pasur....Dy shtepi , nje ne Tirane , nje ne Poraedec bre ...dhe nje Pension e Leje Kerijimtarie qe dhe Kadareja do i lakmonte .per brenda vendit . Dhe boll me variante te "cmendurish " alba me NJE zamet mbrapa .Ai Ishte i ROITUR ....dhe jo Normal Une kam takuar dhe nuk kam ndier as kenaqesine me te vogel te rrija me shume se pese minuta me te !.Pse ? Shko gjei Diagnozen dhe qe te flesh e qete ....... kur te shkosh dhe ti ne Boten e Pertejme do e gjesh te verteten ...bashke me ....Levruesit e mendimit ( se nuk me ze Goja tu them Kurva te Mendimit ) .Dhe vetem e vetem se " me shume kulture ...."  ai jetoi e shkoi aq .ndryshe do kish ik me vakt e me kohe !Po shtojzovallja e mat me Kohen qe Zogu shperblente Fishten   dhe NOlin si POET smiley

vazhdo ti me keto historite e tua, idrizo. se vetem ti i di. e dime e dime qe ishte tip tmerrsisht i veshtire. ja u nxiu jeten gruas dhe dy vajzave.

po ti se ke hallin te lasgushi, e ke hallin tek partia e zemres, se mos ta prekim. lasgushit i plasi shpirtin diktatura. s'mund te shkruante me, s'ndihej i lire.

s'ishte si ty qe edhe pas vdekjes se diktatures te qan zemra per te. 

ka njerez e njerez ne kete bote o drizo. ai ishte nga rraca e atyre qe se ulnin koken, me mire vuante ashtu si qeni, po shpirtin se shiste. ti vazhdo se mire e ke.

Me fal per Gjuhen por e Meriton .....Ti di Lesht .....dhe vazhdo me e di  e di...dhe "se diktatura zotrie " ..Nje Komitet partie pergjigjej per te , Doktor ne dispozicion dhe pas ca vjeteve ne 2013 duhet te ndigjojme dhe Llapaqenes Hipokrite si mender Zotrote !

Ketu flitet Normalisht dhe jo me Poshte Miladini ! Ndersa per ata qe  me mire vuante ashtu si qeni, po shpirtin se shist....nuk shkon .Sepse ndryshe do kishim dhe ty te Mjaullije pa ja shit shpirtin Hipokrizise , Mashtrimit dhe Gernjeshtres per pake Politike me "poshte diktatura "ne cdo rast qe te te Paraqitet qofte edhe me ndonje vizite ne Spitale Psiatrike !

edhe pas vdekjes se diktatures te qan zemra per te....sinqerisht besioj se nuk eshte bere mire selesksionimi natyror ne ate truall qe Quhet Shqiperi pasi lexoj mendime te kesaj Natyre .Po per Lukoven ke ndonje apo Kumbllat Tropojane ....Pffffff te vjen ndot dhe pishmen qe tu drejtova po e ndjeva te nevojshme te te zbras si UTURAK ! .

qe kur permend Tropojen ketu, qe s'ka asnje lidhje, vuri vizen vetes. shko vizitou se te ka shkaktuar traume te madhe rrezimi i monumentit te Tij dhe flet si i pire.

qe kur flet per doktore dhe budallalleqe te tjera je jashte teme. Poeti s'kish liri te shkruante, ky permend doktoret.

Nje Komitet partie pergjigjej per te , Doktor ne dispozicion

insitiktivisht m'doli nji "Parti-Enver, jemi gati kurdohere!" dhe doren grusht direkt ne balle. Vlere je vlere po ka ngel ala nanjoni qe nuk te kupton

 

Deri tani vije pas Gjembit .i Tredhur , tani ke filluar vjen dhe pas ketyre me Zamete .Si eshte Puna ...Une e di qe ty po lexove nje fjale si Koqe do thuash "ku me njeh ai mua " edhe sikur biseda te vazhdoje Koqe Molle ...smiley

Parti-Enver, jemi gati kurdohere!" dhe doren grusht direkt ne balle. ...Grushtin e kuptuam qe e mbaje ne BALLE po shallin si e kishe mendafsh apo si joni basme ?

lasgushit i plasi shpirtin diktatura. s'mund te shkruante me, s'ndihej i lire

Kadare si duroi dhe si plasi shpirti.Shkruajti megjithate vepra me vlere.Lasgushi foli me heshtje do thuash ti.e mire.Lasgushi disident.

spiritues, lexo komentin me siper ku i ndaj te talentuarit ne tre kategori. lasgushi nuk deshi, bojkotoi, percmoi ne heshtje. njerzit jane te ndryshem.

kadarese ai i drejtohej me: nimfa e partise. 

 

po shterroi burimi aq e pat. pastaj u allnua pak e nga pak qe nuk i dhane ndonje dekorate e me tej mosha ben te veten. Ka shume mite rreth tij dhe pak deshmi autentike se perse u vetembyll.

ja te te them edhe dicka. si do rrije ti me ate? ti ishe nje nga Ata qe ai i percmonte ne heshtje.  ti ishe i lumtur ne oazin shqiperi, ai jo. ai kerkonte hapsira, kurse ti doje ngushtesi. ishit larg drizo, ta ka pare mendjen.

Mbylle o derebardhe se ne kemi jetuar ate kohe me Tipa si TY ,edhe kemi alergji kur lexojme nga keta Propogandistet e fshatit te mbartur ne kohe te tjera .Ti je Komplet OUT dhe nga Logjika , nje e /i currufjaksur nga kushedi se cfare te ka ndodhe ne jete , por per me teper nga Mashtrimi qe perdor sikur "i njeh rastet nga brenda " Kujt do me i tregu ti mer jahu per Lasgushin " smiley

Dhe qe te mbrohesh perdor ndonje shprehje te zgjuar " nuk te vjen pas vere " .iiiiiii I ...me ke llafosim !

Si ty as HURI si pergjegjes per Vatrat e Kultures ne Fshatrat malore , nuk guxonte te mashtronte ! Po shini JU sa te keni ne krye LerfKOPETE si shefe Propogande te te revoltuarve te Blujte smiley

Nuk mjafton Heretik te ishte keshtu o je gjeni ti o s'eshte kush.Gjeni e bene poezite ,menyra e te kuptuarit te botes ,perkthimet ....

Ashtu eshte Zana, edhe Skenderbeun e bene hero kombetar Marin Barleti me shoke rilindas qe ishin intelektuale te medhej mer jau qe shkruanin libra e benin perkthime mitizuese. Pastaj erdhen ç'mitizuesit, qe çmitizuan edhe Skenderbeun edhe Lasgushin.

Gjeni e bente fryma.Forma  e te jetuarit eshte per te zakonshmit.Prandaj gjeniu sillej rrotull neper shpi cullak, ngjitej maje manit dhe meditonte , gjuante zocka me llastika dhe lahej nudo ne gjolin e Pogradecit smiley Pa qene pak krejzi nuk behesh dot heretik...sorry, gjeni smiley

Jo mor çun se mund te jesh gjeni (edhe heretiksmiley) edhe duke respektuar standard etik (biles sot nqs do me u duk si snob, duhet me qene konserve, sepse moderne e revolucionare jane bere te gjithe). Nje poet dhe shkrimtar francez shume i degjuar (ishte edhe kryetar bashkie ne katunin e tij), thoshte pak a shume andej nga viti 1890: "Mund te jesh poet gjeni edhe pa e tradhetuar gruan, edhe pa mbajtur floke te gjata, edhe duke paguar qirane e shtepise etj". Qe thu ti ky tipi kishte mik te ngushte edhe Pol Verlenin (e ndihmonte ne veshtirsi), tregon ne ditarin e tij qe nje here i shkoi ketij Pol MaKartit per vizite, dhe e gjeti ne shtrat pa rruar, pa ngrene, pa lare, per dite te tera, qelbur fare, ere kake ne dhome. Krytari i bashkise e pyeste: "He mo si je, si dukesh", kurse ai i pergjigjej me perçmim duke belbezuar: "Ella, lla, lla, lla", dhe shikonte murin. E bukura eshte se e njejta gje me ka ndodh edhe mu me nje gjeni shqiptar te modh fare mer jau, megjithse une nuk kam qene as kryetar bashkie, e as poet i modh mer jau. Un jam njeri i vogel qe du me bo gjojna te vogla, ato te medhate ja kam lene Zanes me shoke e shoqe qe llamburisin si ore mali ne horizontet e kultures shqiptare.     

epo c'na ka gjet. hajt ta rregullojme lasgushin se i paska bere keto per snobizem. lasgushit i plasi shpirti ne ate hapsire aq te vogel jetese, pa nje mundesi lirie, pa ngjyra.

dava shqiposh.

pa pa si je ti gjithe ngjyra e bojna je, amerikone fare je. s'ke nevoje fare me i arnu benevreket, as me i la. blej, boj pis e hudh ne plehna.

U be legjende kjo puna e benevrekeve te arnuar te Lasgushit, Heretiko.Po kshu eshte kur kujtimet ti shkruan Efigjenia.Njerzit e vegjel gjerat e vogla shikojne, aq eshte horizonti.Se mos kishte sekretar personal Ekermanin dhe ne vend te beneverkeve sot te kishim nje liber mbi bisedat e tij me Lasgushin. Lexon Efigjenin e te duket sikur te flet per Lej Fenin. Pastaj edhe nje te dashur qe pati, iku, iku dhe e la...i ra pas neper aeroporte Mjeshtri por aha..iku muza, vate dhe poezia e kshu u mbyll kapitulli krijimtarise. Plus dhe Nafija ja hengri shpirtin me grenje kur pas cdo poezie shikonte nje te dashur te poetit.Andaj dhe ky lunatiku kur vdiq, e la ne shtepi , mori Cucin e doli shetitje buze liqerit.

Tani si do vendosim (hajt bejme nje referendum me peshq) do ta shpallim bohem Lasgushin apo lunatik? Se me nje pension si perkthenjes nuk besoj se do jetonte si eremit dhe kaq cope cope. Ja kshtu u ngrit miti se Lasgushi ne shenje proteste kunder regjimit hante trahana dhe arnonte benevreket.

Ne fillim ishin benevreket , tha smiley

ps: shiko si do bucase kori:akuzojme komunizmin smiley

Tani neqoftese do ta dish tamam mendimin tim (megjithse tamam tamam nuk mund ta shpjegoj dot me nje koment) nuk me rruhet fare as per Lasgushin e as per benevreket e tij, as per poezine, as per komunizmin ose anti komunizmin, as per Sigurimin e çfare do tjeter qe mund te diskutohet ketu. Cfare me intereson mua eshte pozita e poetit ne shoqeri dhe raporti me te. Ky raport dhe pozite eshte me i hershem se gjuetia poetike me llastiqe ne breg te gjolit i ndjekur nga Shefi i Zhdukjes se Krimeve. Neqofte se doni me diskutu kete e diskutojme, bile me mire nuk e diskutojme fare, e keshte bijme rehat nga nervat te tere, si komunistat pa benevreke ashtu dhe antikomunistat me benevreke.

une jam peshk pa nerva smiley mund ta diskutojme kete raportin e poetit me shoqerine etj. etj. Vetem kujdes mos ma nxirr disident kermillin .

Paskam harru te them qe nuk me rruhet as per disidentin, dhe a e din pse? Sepse kam qene aq disident qe tani te mos me rruhet me per te.

Sa per pune te kermillit, po te dush e nxjerr disident ne raport me leprat (ti e di qe gjerat duhen konsideruar ne raport). Per ta kuptuar me mire idene, lere kermillin dhe jarget e tij e merr breshken (ne simboliken e kafsheve, me i dashuri per mua, simboli me i thelle, bota rri mbi breshka). E di ti ate punen e leprit qe e zuni gjumi dhe ja kaloi breshka, me durim, dalengadale, hap mbas hapi arrihet qellimi.  

Mire, persiatja me pelqeu, me metafora si Jezusi smiley po une, kur permenda kermillin, kisha parasysh Xhevo Spahiun kur tha :une jam fik deti dhe e bene disident atebote. Kurse Lasgushi i gjore c te bente, zvarritej si kermill...kur e "keqja vraponte cmendurisht" smiley

Belulo te pakten i priste me breke se Edi i priste me tanga (tm Tan Prifti) smiley

Nuk ishte lonelyness ishte solitude.

nje flutur e zen me duar

nje flutur secila prej jush

iku duke me lene ne duar

pluhurin e jetes si prush.

Sec kam i lloj ideje qe ky Lasgushi ka qene tip si Pjerin Thomai smiley

 

“Jefkë moj e mira shumë, ty çdo natë të shoh në gjumë” Hajde poezi hajde. Perle. Tamam per tekst muzike hip hop

 

 

Mendoj se je i ri dhe jo nen poses te parametrave per te shijuar Lasgushin (nuk eshte faj)eshte kultura eshqiptare qe nuk te pajis me keto parametra.Provo e lexo Gremina,apo vdekja e Nositit...ndoshta te hiqet ndoj ashkel....smiley

Te keqen e Xhevitit tone....... ku e ku me vargjet e tija....

Se pse te kenaq gjithmone kur meson dicka per Lasgushin... I paarritshem ka qene si ne vargje, si ne personalitet.

Dum Film per Lasgushin. Posht Kinostudjo.

Fiqo i nderuar .Kesaj rradhe nuk nxitohemsmiley

Ka film .Shkurt si Histori  . E takon Ai i tmerrshmi diktator ,ne buze te Liqerit duke shetitur Qenin .....dhe ...

Drejtori i Pergjithsjhem i Kinostudios VM., nuk e di se ç' kishte . Ishte bere meit dhe nervoz . Por ne grupi xhirimit ... Per ter naten u nisem ne Pogradec dhe filmuam Lasgushin per gati nje JAVE ! .....me thoshte Xoni nd. operator , nje mik imi Tironso -Kosvar i vjeter smiley

Me behet qejfi qe Evçja smiley më së fundi është ndier . E thjeshtë dhe e dashur qe i ka dhuruar Lasgushit gjithshka qe 11 vjece ! . Një Lasgush behet me  i MADH edhe sepse jeta e tij  pasqyrohet nga njerez Normale .Dhe Evçja ka qene e tille !

Komandanti i arnoste vetë çorapet, tregonte.. ka nje avantazh te lehtë e pranoj smiley 

Edhe ceni i jakisë kishte dy gra asokohe, thonin. Po unë e du Lasgushin si frëngjishten e kur merzitem, edhe si rusishten.

Komandanti kishte merak dhe Brisqet i nerum Fiqo  ...po per Lasgushin nuk thuhet gje me se Rruhej dhe sa herev e perdorte nje Brisk .Presim , do kete kujtime te tjera nga Hokatare smiley

brisqet jon tejklu qe me lepirjet e Niqit. 

bllah... se osht ene mjes... i nji dite me mshtjellje kap dore per dore si yllka.

Leja brisqet ne pronesi Komandantit . Niqi uleriu nga dhimbja ma keq se LefKOPETE  me babasqapin  ...,,,,, ndersa vergjet e Lasgushit dhe perkushtimi Evces jane plot dashuri ....

Presim o fort i nerum.. Presim si pret gershera gishtat në sy që të presë edhe më.

gjithshka qe 11 vjece !

mos u bo i hidhet. nuk ishte xheri luis, e prite Zot, as majko xhekson.

 

Mos bo dhe ti tani "ma ka thane baba mue "...nigjoi bashkekohesit  smiley

Ka qene i pjese te Ftese ne studio ku Kadareja shpreh mahnitjen mbas nje pikture  te Van Gogut me duket ne shtepi te Lasgushit. Lasgushi pa i bo syri terr fare ja plasi: E kam pikturu une. Ja lexoje emrin tim poshte dhe vuri gishtin aty ku lexonte Van Gog smiley Kjo pjese me kujton Pjerin dhe ndermjetsimet qe bo Pjeri me hedh Asadin nga fiku smiley

me ate konen me eshte fiksuar dhe mua kur e shikoja sa here shkoja ne pogradec

e shikoje vetem, bredho, apo te shoqeruar. na trego dicka me shume.

vetem e mbaj mend; si une mund ta ket pa kushdo qe ka shku ne vere ne Pogradec. Une shkoja cdo vit se kisha njerzit atje po t'verteten, nuk eshte se i kushtoja vemendje se femije kam qene

Eh mer Ron, hap syte e shif c'shin ne lëmin tone. Bekim hyjnor per te qe dallon midis gjenive e jo gjenive, e bekim per na qe e kemi. 

E mire tani. Kur Lasgushi pinte vere te holluar me uje populli pinte raki dellinje ose uje burimi kur ulej ne tryeze. Edhe ate kohe gjithe, edhe drejtore drejtorishe i kane pas corapet  "e kapme" ose edhe breket e arnume po te kishin nga 3-4 kalamaj. Lasgushi mbante xhaketen e kapelen e vjeter se i kishte klasi e nuk donte ti zevendesonte me xhup minatori dhe "penxh". Po te pakten se ka ulur koken para njeriu ne jeten e vet, kur shume nga keto qe flasin sot si disidenta e pordhetare, ose prinderit e tyre ne mos ta,  i lepinin bythen Meremes se Kuadrit per nje "ven pllumash' ne magazine, ose sekretarit te partise per nje autorizim lavatriceje. Lasgushi ka qene nji dhe i paperseritshem si shpirt i lire ne nje vend komunist si Shqiperia. Dhe ka pas nje aureole te tille rreth vetes sa as Enveri nuk guxonte ta prekte me dore. Mos u hani me ate qe nuk e arrini dot.

 Te kam lli mu ne Efigjeni , dhe kta qe shkojne e pysin  Efigjenine. Te flase sherbetorja per gjenine......mahhhh

 

 

Ruzhe ka qene shume e mire Evcja ...Nuk di me u shti ajo . I thote gjojnat lakuriq sic jane ! Nuk ka qene sherbetore , por ne sherbim te Lasgushit qe 11 vjece .Vetem ajo lejohej ti therriste Llazar !!!!! Vetem me ate Ai pranonte te rrinte pa breke neper shtepi !

Çoç kishte dhe ndonje Verdhushke ...smiley

po pra se paska nejt lasgushi me breke neper shpi ...

teme shume interesante

gazeta pacavure qe asnje gram nuk kontribuar ne furnizimin me kulture apo minimalisht gjuhe shqipet te lexuesve shqiptare, tani na dalin e na tregojne dhe breket me arna te Lasgushit

Paçavure !

C'ke mi Elba qe shqetsohesh, na permend edhe Zotin pa le, por kur ka bredh Lashgushi laskuriq me biçiklete ne Poradec, kanadezet e Torontos s'kishin heq akoma ferexhene.

me nervat e tua vetem me ben te qesh , mire une po ti cke ?? smiley

peace heretik !

Kultura behet edhe pa dashje o Ruzhe. Vere re te lutem si e flet shqipen kjo gruaja, si e ka kulturen e rrefimit. Se po na behen shqipja dhe breket si kembet e dhise.

Një herë më ka kushtuar edhe mua një poezi, po kujtoj vetëm strofën e parë, ngaqë as ua vija shumë veshin e as mbaja mend. Ishte: “Jefkë moj e mira shumë, ty çdo natë të shoh në gjumë”. Në shkollë unë nuk kam qenë e mirë dhe vinte më ndihmonte, takonte mësuesit.

Dukesh!!  Te komentosh nje gjeni ne menyren me qesharake vetem nje gdhe e ben.

po c'i keni keto ti dhe ruzhja bashke? ajo tregon ato qe ka pare dhe jetuar. lasgushit si bente me pershtypje asgje, pasi, te rrish ashtu si ai, i pa afte te botosh perseri ( e pamundur po mos fusje nje vjershe per partine) behesh me depresion. sa mund te mbaje njeriu qe nuk shet shpirtin? do e nxjerri diku mllefin.

lasgushi para se te ishte poet, ishte njeri. ajo, ate tregon aq thjeshte. ndau e bashkou me gruan tere jeten. e c'te keqe ka ketu?

keta ketej i tregojne te tera pa komplekse dhe pa i etiketuar njerezit. 

jam shume dakort me ate qe thua ti , po nje shkrim, ka nje fjali kryesore, nje shtjellim dhe nje paragraf te fundit qe pavarsisht nga c;ka u tha me lart .........te dali serish ne pah .gjenialiteti i tij ..............jo per gje po cdo lexues ashtu sic eshte mesuar te lexoje Lasgushin , nuk mesoi asgje nga ky shkrim , na ngeli "shija" e benevrekeve ne "goje"  ...............instead of :

E mora Shoqezën Përkrah
E mora shoqezën përkrah,
E matmë rugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zu dita perëndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqer i qet!
Liqer, ti ç'thua ndaj bucet!
Ç'far' pe, liqer, mi zall të shkretë?

E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.

as rroj ,as vdes ,po jam pa mend .....grande.......

po mire mi Elba, s'u be qameti. nuk do behen te tere master dhe phd. aq di ajo, s'ka ndonje te keqe. dhe s'ka asnje te keqe qe e kane intervistuar. ajo ka jetuar shume vjet me te. eshte njeriu i duhur per te treguar keto gjerat e vogla. pastaj se c'ben gazeta, pune tjeter, e dime c'gazetash jane sot.

E keqja eshte se Efigjeni tregon ate cfare ka pare dhe ajo cfare shikohet nuk eshte gjithcka cfare  eshte.Ne nje kuptim zonja e cmistifikon Lasgushin "gjeni" , e tregon ne permasat reale, njerzore, ha trahana, ngjitet ne man etj. etj.  Ne  librin "Intelektualet"  Paul Jonson rremon gjithcka rreth  Ruso,Marksit,Tolstoi, Sartre etj, tregon veset dhe huqet e tyre.Por njerzit e medhenj e bejne diferencen me te zakonshmit me vepren e tyre dhe jo me veset , manite apo mekatet. Gazetarucja interviston gruan qe i ka sherbyer dhe i  meshon Lasgushit qe jetonte si zhele per te cmistifikuar komunizmin.Por nje vije e holle eshte ajo qe ndan gjeniun nga i roituri, bohemin nga skamori. E kete gazetarja nuk na i thote.Keto legjendant se Lasgushi jetonte ne mizerje se nuk donte regjimin jane pak te stisura.Me te njetin pension jetonin edhe shkrimtare te tjere por nuk kemi ndonje deshmi per benevreket me arna. Dmth nuk mund te denigrohet komunizmi duke karikaturizuar Lasgushin.Edhe pse mideja e tij nuk  i pelqente fanfarat e komunizmit.

... E kete gazetarja nuk na i thote ...

gazetarja nuk ka te drejte te thote asgje. ky eshte roli i gazetarit tamam, vetem te intervistoje, A-ja e gazetarise.

pastaj, cdokush ben procesin trunor ne koken e tij dhe nxjerr rezultatet. mua s'me duket as cmitizim, as

mitizim, kjo interviste.

e intervistuara vec tregon. nje tregim aq i nevojshem nga nje njeri qe e ka njohur nga prane.

Spiritus, besoj ti e di qe Paul Johnson si katolik i mire, eshte mundu qe ti nxjerri sa me keq te gjithe keto figura. Marksin e ka nxjerr legen qe mbahej me leket e Leninit dhe te xhajes kapitalist Philipsit, Rusoin si qefli mishi te njome qe hidhte kalamajt neper ferra etj dhe megjithe ekzagjerimet prej katoliku nuk eshte se ka genjyer. Te verteten ka thene. Para se dikush te jete gjeni ne fillim eshte njeri me te mira me te kqiat e veta kurse ne shqipot po e quajtem gjeni i rob e duam gjeni nga maja gishtave te kembes e deri te maja flokut. Nuk ja pranojme fare anen njerezore dhe duhet se sben qe robi te jete gjeni edhe kur del me breke edhe kur del pa breke smiley

nuk e njoh Johnson.Kush eshte libri ne fjale?

hudh mail ne privat, se te nis Vizione te Qarta ne pdf une smiley

po bleve 2, 1 tjeter e ke falas. 

Poezi e bukur.

Hmmm me duket, kam degjuar nje kenge ... mora shoqezen perkrah. 

Belulo, e dhimja eshte qe kenga ka dy vargje qe poezia e Lazgushit nuk i ka:

Do ta marr ta kem per fare 

moj leshverdha lozonjare

Si duket, poezia, per kohen nuk ka qene aq puritane sa duhej: nuk merret vesh se si shkon puna e shoqes qe poeti merr perkrahu dhe e pushton ne zall te liqerit. Keshtu qe i fusim nje "do ta marr ta kem per fare" dhe ju ku duall poezia qe i kendon dashurise me themele te forta morale: u be cu be ne liqer ama me ne fund e mori per fare. 

smiley

 

Dikur kemi debatuar per Gjenine e Lasgushit .Si zakonisht te kompleksuarit per terma , me qene pak te "spikatun " e te dallushem nga na te tjeret ne Terminologji smiley lakmojne ...Gjeni .E drej e tyre .ndersa mendimi me normal dhe me i pranushem qe sheh tek Poeti Lasgush cilesine e krijimtarise,  e pershkruan si nje gure gjerdani me vlere , ne gjerdanin e poezise SHQIPE , krahas shume te tjereve .

Desha te thoja pak me te kursyer me frazat si "GJENI" smiley sepse pershembull ka vetem nje Ballafaqim me nje" GJENI " smiley tjetër  zotin Agolli . Me rastin e 100 vjetorit te BËRNS zoti Dritero mori nisiativen dhe përktheu Lirikat e Balladat që kishte përkthyer më parë Lasgushi . Ndoshta me kete rast mund te behej nje ballafaqim midis Dy Lirikeve jo dhe aq Gjenij smiley por gure te te vyer te  Gjerdanit Poetik te Shqipove , se sa te shndrrohej kjo Prurje ne  Fletushke Propogande e me plot KUPTIMIN e Fjales te INJORANTEVE e Debileve Politike   per cmimin e Poeteve dhe te Poezise !

Nuk u lodhe o Idriz smiley

 

Votimet e Lasgushit në Pogradec

E zunë një herë Lasgushin votimet në Pogradec. Ata të Komitetit, duke e ditur se ishte aty, e kishin futur në listën e votuesve. Qendra e votimeve hapej që në orën 6.00 të mëngjesit. Në orën 6.05 dikush troket në derën e Lasgushit për ta lajmëruar se qendra e votimeve ishte hapur dhe duhej të shkonte të votonte. “Llazar, ke për të votuar”- i thoshte tjetri. E di, e di – gjegjej ai. Deri në orën 10.00 ai nuk kish vajtur akoma për të votuar, ndërkohë që qendrat e tjera ishin mbyllur sepse të gjithë kishin votuar që në orët e para të mëngjesit. Aty nga ora 11.00 shfaqet në qendrën e votimit, me qenin e tij dhe duke u mbajtur në shkop Lasgushi. .............

 

 

Ikja e Shtergut, Ismail Kadare

 

Monumenti me i madh i bere per Lasgushin!!!

Mossssss.Ca thu mer? Ky legeni? Ky qe i lepinte bythen regjimit? Ky qe ishte i preferumi Enverit? Ky qe...etj etj Nuk i merret per baze libri smiley

i dashur patek, nuk di moshën tuaj por të votoje pas orës 07: 00 dikur, futeshe automatikisht  tek antit..

(të paktën në tiranë)

Komisioni qe porositur nga Dega e Brendshme që ta vëzhgonte gjatë gjithë kohës poetin, se mos votonte kundër. “Votimet në kohën e Zogut bëheshin me xhandar”- iu drejtua ai komisionit, ndërkohë që kish marrë fletën dhe po votonte – Sot që jemi një vend i lirë dhe demokratik populli voton me vullnetin e tij për njerëzit më të mirë. Ju keni trokitur deri tani 30 herë në derën time, më shqetësuat mua, por shqetësuat edhe qenin tim. Vallë ju jeni më të zgjuar se Kushtetuta që thotë se qendrat e votimit hapen në orën 7.00 dhe mbyllen në orën 19.00?” Ata të komisionit ishin aq të frikësuar se mos ai votonte kundër, sa ajo që ai tha nuk i shqetësoi fare

Ps: ky kufizimi me 1800 germa eshte per komentgjatet apo per te gjithe peshqit?

Efigjeni i eshte pergjigjur pyetjeve qe i jane bere,s'e kane pyetur te analizoje poezite e Lasgushit, na jep nje panorame te sinqerte e te ngrohte te lasgushit brenda mureve te shtepise,edhe Elena.K  tregon disa detaje te tilla per Ismailin tek "kohe e pamjaftushme" qe ne s'mund ti dinim,por koj nuk minimizon talentin e tyre, e keqja eshte se per ndonje ketu qe mund te jete shume i ri nuk harrin ta kuptoje se te shkruaje vargje per femren me nje intensitet te tille si ajo qe ka prureElba,te quanin kurvar,e mqs enveri ishte vete i tille,kenaqej me poezi qe i kushtoheshin vetem atij!

e moj xheni, ne shqiptaret si pellazge fisnike qe jemi, i duam te gjithe njerezit par excellence. e kush eshte ajo, nje cope sherbyse, te flasi per lasgushin? ja keto bishta s'na lene ne te ngrejme koke, duken si gjera te vogla, por tregojne shume.

Ia paskeni kenduar kengen dhe Lasgushit! Bravo ju qofte!

Kjo interviste e thjeshte nuk i heq as presjen me te vogel dashurise time per Lasgushin. Vetem tek qendrimi gollomesh ju paskan vajtur syte, a thua se jeni me ndonje katund te humbur e s'keni degjuar ndonjehere qe robi te rrije cullak!

Sa i bukur eshte rrefimi per Gjorgjin, bicikletarin, apo dhe dhe ora e tavolines qe e mbante ne xhep! Me kujtohet nje pasazh nga "Ikja e shtergut", dicka e tille si gjema kishte ndodhur, poeti kishte rene ne dashuri dhe ata te Tiranes u friken se po jepte shenja ngjalljeje.

 Edhe ata qe jane habit, paskan zbuluar ujin e ngrohte!

 

  

ah moj Ana H, sa e mire qe qe dhe sa e mencur. ku t'i gjenim ca shqiptare (pellazge) te tjere si ty!?

c'ne pellazg une, Alba... une mezi na fieri jam. 

 a thua se jeni me ndonje katund te humbur e s'keni degjuar ndonjehere qe robi te rrije cullak!

 

 kemi dëgjuar e jemi ngopur motra

E shikoni pra, qe krisma nuk ka pasur? smiley

Me pelqeu intervista.  S'kam asnje problem me detajet, perkundrazi.

S'me duket as cmitizim.  Lasgushi cool hippie smiley

Po mitizim eshte ama smiley hej, po flitet per Lasgushin ne perditshmeri dhe jo Poezine e Lasgushit dhe Vlerat e tij  si Poet.Prandaj ulini burite e alarmit. 

PS: komentet e mija nuk shprehin domosdoshmerisht qendrimin tim rreth kesaj ceshtje smiley

mund te shtosh: nqse ka ndonje pasaktesi, drejtohuni tek avokati im, ju lutem. 

ah moj Alba1 te ishin te gjithe pellazgjeshat si ty smiley

shaka bera o shaka. kadale se na trembe.

he mo c'pate, nuk te pickova.po pellazget edhe kur ju thua fjale te mira te shofin shtrember smiley 

Alarmin s'e solla une, ate e gjeta ne mes tuaj smiley.

Mnjf s'u alarmova, perkundrazi, me cuditi alarmi qe hasa. 

Por qe te jem fare fare e sinqerte, me alarmoi nje gje e vogel: m'u cmitizua larja nudo.  Qenka muhabet i vjeter ne trojet tona smiley.  Lasgushi qe shkel mbi vese qenka bere shtate liqene me kohe smiley

pellazg o Alba pellazg,per ndershmeri te marrim gjak ne vetullsmiley,po shyqyr qe doli Edi dhe thyu rregullat,prandaj e duan aq shume si antikonformistsmiley

po ti pellazgjeshe nga e more vesh qe Enveri ishte kurvar? Ai , thone deshmitaret okulare dhe historianet clirimtare , ishte gay smiley 

spiritus, ai i bente te gjitha, edhe ate edhe kete. kjo, nga njerez te besuar fare. 

Spiritus,po ne ate kohe ashtu perdorej,se helbete gjindje pa shkolle,gay nuk kuptohej,tashti jemi trendy,duhet me e thene dhe me qene te tillesmiley

duhet me e thene dhe me qene te tillesmiley

dakort, thuaje , tabute kane rene smiley

Lazgushi,Kadareja,Fishta,Noli,Konica apo gjenite e tjere shqiptare,nuk kane mbetur te percmohen nga ish sigurimsa si puna e idrizit dhe te tjereve ne PPU.

Ata kane lene veprat e tyre.Vepra e tyre flet vete dhe ska nevoje per avokate.

Lazgushi mund te ishte jashte normave te kohes si per nga menyra e sjelljes si per nga ana e te menduarit.Po te lexonit biografite e gjenive do te shikoni se edhe ata nuk kane qene konformiste.

Qendrimi i Kadarese ndaj rregjimit nuk mund te krahasohet me ate te Lasgushit,pasi Lasgushi u rrit ne nje rregjim demokratik qe ishte nga viti 1920-1939,shtetiti Europen Perendimore dhe me pas erdhi ne kafazin diktatorial e quajtur Shqiperi.

Kadareja lindi e u rrit ne kafazin diktatorial te quajtur Shqiperi, dhe me pas doli ne Rusine bolshevike dhe me vone ne Perendim.

Nuk mund te presesh nga nje i lindur e rritur ne kafaz,te kete qendrim te njejte nga dikush i lindur e rritur ne liri.

Megjithate vepra e tyre eshte thesar per ne.

Inrevistat me sherbetoret,per mua nuk ja ulin vleren Lasgushit,megjithese inrevista ishte per ta cmitizuar edhe kete figure.

Kjo semundje shmidjane po hedh rrenje ne Shqiperi dhe nuk me duket ogur i mire.

Lazgushi...apo Lasgushi...... semundje shmidjane smileyPaska dhe krahasuim gjinekologesh ky Mullisi acer der der !

Me keta debile qe s'kane te sosur eshte kthyer PPU ne strehe Vorfnore te PD-hit me te  perjashtuar nga shtypi i Tyre  , si mbeturina te pavlera ne propogande .. Vazhdoni sa me shume nga keta arra cerra e derra ..Si i tha Saliu zemres kur i ra alivani pa prekje  "Pllakash  " po me aritmi dhe  ekstrasistola !

rrih rrih ti se koken tende do hash .Mua s'ke c'me ben " smiley

 Poshte Komunizmi ! Kane ike ato Kohe o MYQYRYF smiley Jane kohe te tjera .Poshte Bllokatoret smiley

 

Spiritus,ja po te them qe ti per shembull je nje pene shume e embel ketu,te pakten keshtu me dukesh muasmiley  hika se ju te line pa pune,ciao!

Flm xhen.Ne komunistet mirepresim edhe kritika sepse ato na cojne perpara smiley

edhe une mendoj ashtu Xhen ,sidomos qe kur frenkuenton PPU,ssikur eshte me ne qender smiley

Qeka qetsu furtuna hormonale poetike peshkore. Mirupafshim ne tema te ardhshme me shume komente etike rreth faktit qe nje mekanik turni eshte treguar fare pa edukate se i ka treguar penisin me lesh nje vajze 11 vjeçare pa lesh, bereqaves si ta kesh.

A ka ne i pale breke si kujtim a si bicim

dokumenti kjo? Perdryshe nuk besohet se Llazi ka pas breke fare.

 

Shkoder 1938.

Foto e bere me rastin e vizites se Asdrenit ne Shqiperi.

Nga e majta ne te djathte.

Koco Tashko,Lola Gjoka,Ernest Koliqi,Vangjel Kozmo( themeluesi i grupit Lira),Tefta Tashko,Asdreni,Lazgush Poradeci,Prof Gjergji Cenco dhe Aleko Tashko.

Duke pare kete foto dhe foto te tjera nga koha e demokracise ne Shqiperi dhe krahasuar me tregimet e nje sherbetoreje apo te ca ish sigurimsave enveriste,me thoni qe a ja vlente tu hidhte qurrat Lazgushi ketyre krimbave te diktatures.
Shikoni me ke shoqerohej Lazgushi dhe pastaj komentoni.Shikoni veshjen e personave ne foto dhe te vete Lazgushit,qe edhe Armani do tja u kishte zili, dhe krahasojeni me ate te atyre te pas 44.

Gjeniu mbeti i mbyllur ne kafaz pas 1944.Dhe vazhdoi me boten e tij.Per te tjeret ishte i marre apo i cmendur.Ndersa une shikoj fotot dhe vepren e tij dhe them jemi me fat qe kemi njerez te tille!

Kjo foto rrezaton fisnikeri, sharm, elegance, kulture.

Hunter, po ato fotot e profesorit dendy te Liceut te Korçes me pallto gub dhe kapelle republike çfar rrezatojne? Me qe ra fjala, dini gje se kush ja lante benevreket profesorkes se frengjishtes?  

Shume e bukur fotoja. Tefta Tashko si kokone. smiley

Kjo foto eshte shembull i humneres qe krijuan pushtuesit komunist per 60 vjet.

Nuk njihej njeri per merita e tij, itelektin e tij,  rregjimi i zhduku, po ndonje fatmire ,njihej, se kishte pallto "Gub".

Ate fat patem , ate fat hoqem, gjynah per te gjithe .

Megjithate Lasgushi mbetet poet i paparti, i lumte.

e kam kete foto ,po nuk dija si ta sillja...ma ne fund ,nje foto ku te çlodhen syte...diçka qe i vjen era njeri se na intoksikuan me fotot e Enverit.Duket klass i lindun....sa here shoh te tilla me bahet ende ma shume e forte ndjenja se sa rrezil i madh ishte pushtimi komunist gurkusaras,sa i ç'njerzshem qe...ne breza...geni i plebeut eshte rende...nuk shplahet kollaj ...

ishte koha e zotrinjeve athere,,,

Lasgushi pranoi te jetonte si eremit por kurr nuk pranoi te behej bilbil kafazi. sic u ben gjenite e tjer te letrave shqipe pas '45

aman se me kete foto do hapni pune jo per gje..po ca nga personat ne kete foto e hengren mire nga pushteti i asaj kohe se ishin italianizuar.......

sa per lasgushin gjeniun..........me vjen te them qe te gjithe profesoret e mesuesit e letersise e kane si semundje lasgushin,shkrihen fare...ai ka qene i madh thone,i paarritshem.....po me te tjeret cte bejme pa??ti flakim apo jane mall skarco........skishit cte lexonin tjeter thuaj...dhe ishin vellur nga komunizmat ne cdo gje......... ne cdo varg a roman..sa per gjeni...kush e mban per gjeni ...shije e tija..po mos ofendoni dhe mos beni kritiket letrare......jo per gje.....po 50 vjet komunizem si thone pak..kshu qe me menjde hapur me te tjeret dhe mendimet e te tjerve....per respekt edhe meqe vdisni te thoni qe jeni ndryshe....

Hmmm, te lexosh nje interviste per jeten private te perditeshme te nje gjeniu si Lasgushi dhe te te ngeli mendja tek larja pabreke, i bie ta fillosh cmitizimin nga bilja. Sa te dalesh deri tek cmitizimi i plote do duhen mbase shekuj pune milingonash.  Nese doni dhe shembull, shikoni cmitizimin e edrames nudo qe saliu e filloi ketu e kaq vjet nga ajo gjeja dhe akoma s'ka arritur as deri tek koqet. Merni hapni ndonje liber te Lasgushit o shqiptare e ndriconi mendjen e shpirtin, se u meruat me telenovela turqisht.

Edhe Baniamin Franklin thuhet se ngadonjehere rrinte nudo ne shtepi.

Po shpikjet e tij dhe presidenca do te mbeten.

Keshtu edhe me Lazgushin,ishte njeri ekstentrik kete nuk e mohon njeri,por te arrish deri atje sa ta ulesh fare,kjo eshte per te vene duart ne koke.Dhe  kur e ben nje ish sigurims apo ndonje ish sherbetore qe nuk di sa bejne 1+1 kjo eshte te marresh malet.

Ballkani po kthehet mbrapsh me keto telenopvelat turke.Nuk eshte vetem fenomen shqiptar.Ne Kroaci psh me shume spektatore kane pare telenovlen turke Sulajmani me duket se sa 1/2 filanen e Kupes se botes Kroaci-France ne 1998.Ne Greqi 50% e popullsise shikon telenovela turke ne Shqiperi,Serbi etj po ashtu.

Dhe antyrisht pastaj kur diskutojne per Skenderbeun,Kadarene,Fishten,Nolin,Konicen apo Lazgushin flasin budallalleqe.

Lasgushin me s, si samarismiley Po mos e ekzagjeroni se kjo zonja s'ka thene absolutisht asnje gje te keqe. Ajo e gjykon sipas moralit te pergjithshem shqiptar, por prape brenda saj, s'ka asnje gjykim negativ. Perkundrazi tregon dinjitet, madheshti e vecanti.

Nuk e kam me sherbetoren,se sa me komentuesit ne kete blog.

S'di cfare keni kuptuar ju. Por une nga intervista kuptova qe Lasgushi ishte me i madh, sec mund te mendohej. Dolem huq dhe kesaj rradhe.

Sado perpiqet intervistuesja degjenerate, Evgjenia nuk rreshqet. Edhe Lasgushi qenkesh njeri; per ata te cileve u kish mbetur merak. 

PF, 

Me te gjatin, i ngelen rrushte ne goje per vite me rradhe. Me Lasgushin, do u ngelin breket.

Ta mendosh holle holle, vetem nje gjeni do ju linte legenave breket brenda dekada pas.

 

Bënin gjyqe për t’u ndarë se Nafia nuk dinte të bënte lakror me saç.

 

smiley  smiley  smiley  smiley

dhe ne qe mendonim se e adhuronte Nafijen dhe gjenite nuku hanin lakror. smiley Cfare kontrasti midis poezive per nifat e dashurise me trajtimin e Nafijes .

S'te ka faj Lasgushi pse mendon ti qe gjenite nuk hane lakror.  As poezite e dashurise dhe lakrori nuk jane perjashtuese smiley.

Dhe meqe ka ardh 8 Marsi andej, mire bente dhe Nafija rebelja qe s'gatuante.  

Monda thashe Fund po solle nje "pikante " per emncipimin e femrave rebele dhe u ktheva smiley

Ja nje variant pergjigje tip lefKOPEJE duke menduar se Lasgush GJENIU  eshte i persekutuar nga Mbreti Enver Hoxha ....dhe Partia e zbuloi si disident kunder Mbretit Hoxha !

Perse te jete zgjedhur emri NAFIJE ne ate skecin me gjah te Mbretit ? Thua kot ?  ....ka gjera Idrizzz Ferrra ,ka gjera  .... vonojne , po do dalin ....smiley   do komentonte si maje gjeri lefKOPEJA ose Left me ...yyyyyyy ne fund dhe tre mastera ngarkue !!  99% te diskutimeve i ke ne kete Linje .Tani c'mund te thuash per emancipimin e Femres  smiley Patjeter qe ai dylberi Saliut nuk do kuptoje se cfare kam shkruar dhe do me gjeje nje vend ne Institutin e Nexhmijes smiley

Gezuar 8 Marsin te gjithe femrave teurta dhe rebele te PPU !

mire bente dhe Nafija rebelja qe s'gatuante.  

mire mire por dashuria kalon nga stomaku thote populli yne dashnor i ushqimeve bio smiley 

Poezite ashtu ishin ,per nimfat...por nuk eshte ethene qe nimfa te ish Nafija...e shkreta ...alamet gruje po duhet fegato ,panhkreas e stomak i forte me i ndejte afer Gjenive....Duhet me dite me pase brire me dinjitet,duhet me dite me domani un'altro giorno....smiley

I ke vene Vulen Spiritus ...Nuk kishte me vaj kandili .Dhe ky nuk eshte vetem konkluzioni JUAJ por i nje sere personalitetesh qe "heshtin" ne meshiren e tyre per te mos tadenigruar duke filluar qe nga ....Aq ja dha .

Te tjjere neper bote jane vrare ne duele , te tjere jane tretur burgjeve , te tjere jane pushkatuar , te tjere kane vdekur ne mjerim ....ketij i dha shterimin .Askush nuk e kundershton ne se qe i madh apo i vogel , pervec te currufjaksurve politike qe shohin "diktature " edhe ne rrjedhjen e tij .Po ku te lene keta funderrina te treten kockat rehat e ne paqe . Dhe intervista e Evces nje njeri i mire per mua qe jepte DASHURi dhe Perkujdesje ( e kam njiohur shume afer ) pikerisht ate ben .pershkruan nje njeri "te Madh ne anormalitetin e tij " qe Gjenite e PPU shohin dhjerje kunder diktatures smiley Kush i kujton detalet , le te varrosen me vertetsine e tyre , por e dhimbeshme qe kjo Lloj Lopesh Gjenish tek PPU  me Muallitje nuk sheh asnje rresht e veper Gjeniu pervec fjales GJENI .Dhe kjo eshte fatkeqesia e te menduarit qe sjell dhe varferi ne komunikim... Fund por jo paws Xhibit smiley

Muuuuuuu Poshte Bllokatori !

 

do isha çuditur shume po te mos mbaje anen e Jefkes...normale...Jefka eshte proletarja ne kete rast....smiley

Pervec Shekspirit e ndoshta Goethes s'me duket se ka poete gjeni. Por per shqiptaret Lasgushi eshte/ ka per te qene jo vetem poet i madh por poeti kombetar. Me kujton Yeats ne shume aspekte, ama tematiken dhe trajtimin e ka pasur te varfer. Ka qene mjeshter i formes.

Jefka s'paska filtra fare, prandaj siduket me pelqeu kjo interviste. 

Përfytyrimi për një poet të madh i përngjet shpesh atij të adoleshentes mesatare për burrin ideal: përsosja dora vetë, asnjë funksion biologjik degradues,gjithmonë me humor të shkëlqyer e super i shoqërueshëm, me mendjen që i punon sahat dhe po ta zgjosh në mes të natës, etj. etj. 

Mua më pëlqeu shumë rrëfimi i Jefkës. Sa shumë dashuri! Gëzuar festën, zonja Efigjeni! Dhe ju zonja të peshkut! smiley

 

Poetet, mbreterit e mbretereshat nuk shkelin ne toke, fluturojne me qilima flutures, jetojne neper yjesira diku mes Kasiopese dhe Andromedes, ushqehen me arome lulesh dhe si petk mbajne hedhur kraheve si pelerine qiellin me yje ne naten e shen Lorencit.  Madje, mbreterit edhe mund te hedhin ndonje sy nga nenshtetasit e vet, por poeti rri pezull ne ajer, forca e rendeses e terheq poshte, muzat e syte i ka lart. smiley

Jam me ty, Jefka s'ka gjykuar njeri, vetem ka rrefyer me zemer ne dore e gjithe dashuri. Po te lexonte e mira Jefke llomotitjet e peshkut, do ishte duke i rene buzeve me pellembe: "Pupupu, mbylle gojen, moj e shkrete! se ia more erzin Llazarit!". 

Ishte i vetmi rilindas qe mbi 95% e Shqiperise e dinin te vdekur...gjuha e perdorur ne poezite e tij eshte mahnitese...me ka bere pershtypje gjithmone por shpjegimin e jep vete Lasgushi:

"Poradeci tenton të japë një përgjigje pse shkruan poezi: "Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këto të përsosurit rrojnë (dhe mezi dhe këto). Të papërsosurit vdesin."

qe ai nuk shkroi asnje varg per diktaturen besoj se nuk eshte e vetkuptueshme...gjeni nje tjeter nga penat e "ndritura" te diktatures qe guxoi te bente te njejten gje...

ia paski da frymen ktij termit "gjeni". Inflacion i modh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).