I themeluar nga gazeta The Indipendent më 1990 si Çmimi i Letërsisë së Huaj, The Independent Foreign Fiction Prize, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht.

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, është për herë të dytë kandidat për çmimin britanik The Independent. Në garë për këtë çmim janë 16 shkrimtarë, në 13 gjuhë të ndryshme nga e gjithë bota, mes tyre dhe nobelisti Orhan Pamuk. 

Fitues i çmimit të parë inaugural Man Booker International 2005, Kadare me librin "Darka e gabuar", botim i Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson, ndodhet midis emrave të shquar të letërsisë botërore në këtë listë. Ndërkohë, ka patur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja.

Kjo është hera e dytë që Kadare nominohet për çmimin "The Independent". Herën e parë kryesoi listën The Independent 2007 pothuaj deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos. 

I themeluar nga gazeta The Indipendent më 1990 si Çmimi i Letërsisë së Huaj, The Independent Foreign Fiction Prize, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet ditën e enjte më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në muajin maj 2013. 

The Independent Foreign Prize nderon veprën letrare më të mire të një autori, i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. I vetmi fitues jo europian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmë-autobiografik, gjatë dhe pas luftës në Vietnam, The Sorrow of War. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë Laureatë të Nobel-it: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

19 Komente

Theksi tek  "...cilesine e perkthimit nga shqipja ". 

Shpresoj qe Baca Isë te kete me shume fat ne perkthimin e veprave te tij ne anglishte,Ato te perkthyerat ne holandishte jane aq katastrofe ,sa qe njeriu fiton pershtypjen se jane perkthyer me google.

Me e mira nder to  "Prilli i Thyer"- Een breuk in april  smiley  (nje thyerje ne prill  p.i.)

Mos ta permendi ndryshimin banal te personazhit "Lulë Mazreku" ne Florian Mazrek,vetem e vetem se fjala " lul"   ne holandishte do te thote k..(beeeep)  smiley

 

 

Edhe perkthimet ne anglisht po aq katastrofe jane. I thashe nje mikeje time te lexonte "Aksidenti". Pas tre ditesh me tha se "ai qe e ka perkthyer kete liber duhet te digjet ne nje grope gelqereje, sepse keshtu do te shpetonte gjuha angleze nga keta lloj perkthyesish". Ngadale pak i thashe se jo te gjithe kane mbaruar Havardin per communication si ti, keshtu qe gropen e gelqeres po e leme per nje here tjeter.

Ky aksidenti te them te drejten me gjithe dashurine e suditanzen psikologjike qe kam ndaj Kadarese edhe ne shqip nuk ndrinsmiley

" kishte dite qe,si ne mjegull,e perfytyronte spikamen e enigmes,por vinin dite te tjera,kur i dukej se pasqyra ndonese kishte qendruar nje mije vjet perbri kafkes se tij,e verbuar siò ishte,nuk jepte veçse asgjene e pafund."                

Tirane,Mali i Robit,Paris Dimer 2003-2004

Ky eshte paragrafi i fundit i Aksidentit smiley

ne 5 librat e vet me te dobet. Dasma eshte me i mire psh.

kur e lexoja po mendoja cfare fature i eshte dash me pagu... dhe aty ndodhi e pamendueshmja: e lashe pa mbaru nje liber te kadarese (nuk e di vertet si mbaron aksidenti). i dhashe dum me ate timen se do jete aksident... thashe edhe u kaperceva me nje alka seltzer...

nejse, dava cmimesh au iu. si qe ajo puna e benevrekeve, trahanase dhe cucit?

Ou? Qeka kandidat Kadareja? Filloni direkt fushaten e sharjeve se jeni ne kohe smiley

ho pra, ku nobli? aha, s'qeka gjo s'qeka gjo (po cuca, a shkojne te shkolla e dritan shkabes?)

now back to the benevrek.

pikerisht.....nejse ,me behet qejfi per Mjeshtrin...si pak kush eshte duke pasur ne jete kenaqesi e njohje te tilla ,te ketij niveli.

mkujtohet nji humorist austriak qe tallte trapin me mediian austriake; qelloi qe thomas muster dhe gerhard berger kishin ndeshje/gare ne te njejten dite. muster diskutohej te dilte nr. 1 i botes (ose grand slam, ose te dyja - big big deal dmth), kurse berger kishte nji nga garat e shumta ku dore me nji do dilte si gjithnji me fat i treti, ose normalisht ne top 10 out of 30 si me thone, pra hallv e ftofet. media austriake gjithe minutazhin per bergerin, lajmi per musterin futej me nji fjali tip muster fitoi setin e dyte, dhe tani pak reklama... mbaronin reklamat,vazhdonte avazi me bergerin, ne vend te nente, por po ecen mire, po ecen mire, e mrekullueshme rrezik do kaloje ne vend te tete, sepse po shkurton distancen nga pararendesi... bukur bergeri... sapo njoftuan se muster fitoi grand slam... te kthehemi tek tirolezi yne simpatik, pra berger i cili ka kaluar bderkaq ne vendin e dhjete, por po zhvillon nje gare plot pathos e temperament, berger shton shpejtesine, manover e mrekullueshme, gjeniale, qe per pak pati sukses, nje gare e mrekullueshme per vendin e nente,,, berger nuk jepet... njoftohemi se muster kaloi ne Nr1 ne renditjen boterore te tenisteve duke qene keshtu austriaku i pare qe e kap ate pozicion... berger kalon ne vendin e 11-te, por ka shance te medha sepse tempin e ka te larte dhe ka nje shtese shpejtesie prej 5 km ne ore ne xhiron e fundit, forca berger... tirolezi simpatik nuk jepet...

ps. pervec popull skllav jemi edhe popull benevrekesh!

Avash avash po afrohet stina e nobelit te ri .prite kur ta hedhe ne gjyq nexhmijen per faren e kosit qe ajo i mori hua 30 vjet me pare e s'ia ka kthyer endesmiley

Hajde o Ismail se po tallen shqiptaret me ty...ne peshkupauje!!!

po pra, ktu te pshku e bojn pestil, e bojn. e kom von re.

Kadareja ja hudhi mire kesaj rradhe, sepse sigurimsat u morren me benevreket e Lasgushit.

Prit nashti kur te vin kapterrat  ne rresht duke mbrojtur isakun nga armiqet e jashtem e te brendshem ; e ke lexu isakun ti mer jahoo?

ishalla ja japin çemimin gjeniut ton,se ai pastaj do ja faturoj deshtimin familjes Kokalari ose gjith popullit letersidashes shqiptare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).