Vasilika s’e kishte menduar kurre se nje dite do te jetonte ne azil. Solli ne jete 4 femije, 2 djem dhe 2 vajza, mjaftueshem per te menduar se do te pleqeronte me njerin prej tyre.
“Një ditë, thashë do të vijë në azil dhe më ndihmoftë Zoti për këtë zgjedhje. Bëra lutje të vija këtu, edhe pse jam me diabet e në këtë gjendje më duhet infermierja mbrapa”, tregoi Vasilika. Sikurse Vasilika, ashtu edhe Halili 75 vjeç jeton ne azilin e te moshuarve ne Tirane prej 2 vjetesh. Ai ka pasur nje jete me shume zhvillime dhe thote se kjo eshte shtepia e tij e fundit. “Kam një djalë, por u detyrova të vija në azil për arsye se tre herë në jetë u martova dhe tre herë më prenë në besë gratë, e mbeta i vetmua në shtëpi”, rrëfen Halili dramën e jetës së tij.

 

Edhe pse ka lene pas nje jete sakrificash e mundimesh, Vasilika Torozi thote se eshte shume e kenaqur qe jeton ne azil. Sipas saj, ky vend u krijon te gjitha kushtet per te bere nje jete dinjitoze. “Edhe po të jesh në shtëpi do kesh nuse, djalë, ato problemet që ka çdo shtëpi. Unë lashë djalin, i rrita edhe fëmijët i bëra 15 vjeç dhe i thashë do iki në azil. Shko më tha, ke jetën tënde, boll punove për ne. Erdha dhe jam rehat këtu”, vazhdon rrëfimin e saj e moshuara.

Ndjesi të ngjashme ndan edhe Halili, i cili të thotë: “Jam shumë i kënaqur me jetesën këtu, por sikur të bëhet pensioni 1 milionë në muaj, nuk ka jetë pa familje”.

Amalia është banorja me e re ne kete shtepi te moshuarish. 84 vjecarja ka vetem nje jave qe qendron ketu dhe thote se eshte mjaft e kenaqur me zgjedhjen e bere: “Kam dy djem në SHBA. Më thanë që të shkoj me ta, por nuk kam qenë dakord të ndërroj vend në pleqëri. Jam shumë e kënaqur këtu, nuk më mungon asgjë”.

Por, azili shteteror nuk eshte e vetmja alternative per te kaluar pleqerine. Ata qe kane me shume mundesi financiare, zgjedhin nje qender private, si kjo ne Korce. Ligor Ligori, jeton prej 10 muajsh ne kete qender dhe ne fund te muajit paguan rreth 65 mije leke te reja. 76-vjeçari jetonte me qera prej vitit 2001  kur u detyrua te shiste shtepine per te perballuar shpenzimet e varrimit te djalit te vetem te tij, i cili humbi jeten ne nje aksident ne Greqi. 4 vajzat qe ka jane te martuara, 3 ne Greqi e njera ne Erseke, por ne pamundesi ekonomike per te ndihmuar babain e saj.

Edhe Ismaili eshte vene para kesaj zgjedhjeje. 73-vjecari i ka femijet ne emigracion, ndaj ata vendosen qe ai te strehohej këtu. “Kam tre fëmijë, por të tre jetojnë jashtë dhe nuk më përballonin dot më, kështu që më sollën këtu”, thotë i moshuari. Elsa Postoli e ka vuajtur shumë braktisjen e fëmijëve. Ajo ka jetuar për një kohë të gjatë vetëm derisa mori vendimin te jetonte ne kete strehez per te moshuarit.

“Kam djalë e vajzë, të sistemuar në shtëpitë e tyre, por një ditë e mendova vetë të vija këtu dhe jam e kënaqur”, thotë ajo. Pervec vetmise, keta te moshuar i ka munduar edhe pesha e paragjykimeve perpara se te vinin ketu. Te kesh femije dhe te jetosh ne azil, qofte shteteror apo me pagese, shihet si nje pikepyetje e madhe prinderimi. Por me kalimin e kohes kjo peshe venitet.

“Paragjykimi ishte i vështirë, por ardhja këtu i përmbysi. Këtu jetoj më mirë”, pranon zonja Postoli.

Ligori, Elsa, Ismaili dhe gjithe te moshuarit e kesaj qendre private per moshen e mesme kane ambjente te shumta ku mund te kalojne me se miri kohen. Me lojera te ndryshme ne dispozicion, nje staf mjekesor i specializuar, kushte shume te mira akomodimi keta persona kane gjithcka qe u duhet moshes se tyre, pervec familjeve.

Dhe cfare eshte me interesante ne kete qender strehimi ata mund te qendroje pa paguar koston reale te akomodimit, duke lene vetem pensionin e tyre. Pjesa tjeter e shpenzimeve u ofrohet falas.

111 Komente

“Kam dy djem në SHBA. Më thanë që të shkoj me ta, por nuk kam qenë dakord të ndërroj vend në pleqëri. Jam shumë e kënaqur këtu, nuk më mungon asgjë”.

 

...................
 

Zgjedhje logjike...edhe ne raste me te lumtura ka ne vel trishtimi.Po e rendesishme eshte te jene nen kujdes e te kuruar.une jam per zgjidhje alternative.Afer prindve ,afer femijeve gjithkush ne shtepine e tij.Vemendje reciproke.Nese eshte nevoja  e i moshuari mbet ne shtrat nje asistence oraria,po ne shpine e vet.Po cilido rast eshte rast me vete ,nuk ka receta.Por e rendesishme eshte te bien paragjykimet per keto struktura te se "ardhmes"

Eshte nje e keqe tjeter , pleqte jane paragjykues per femijen e vet, per dhendrrin , nipat dhe mbesat  kur vijn ketej dhe shohin se jeta ketu nuk eshte si ne Shqiperi ne cdo aspekt.

per kete problem , shume familje kane  pasur debate , dhe nuk i ve faj as pleqve po as neve ketej.

Eshte nje  hallke ne mes qe na mban akoma te bashkuar dhe ne te rinjte hapim rruge gjithsesi. Vjerra ime eshte moderne dhe shume fleksibel me jeten jasht Shqiperise , mamaja ime jo smiley

Po kjo sdo te thote se une ata do t'i lej ne azil , kam 14 vjet pa ata , kur t'u mbushet mendja te vijne mua ketu me kane. Do Zoti kaloj disa vite prane tyre

 

A ju shplafte Mortja ju shplafte ishalla , ikni ne Amerike , Greqi e ku di une dhe Pleqte i dergoni neper Azile , pse , vetem se Bytha e Grave tuaja te tunde zinxhirin .

zinxhiri i grave dhe rahatimi i pleqve nuk e perjashtojn njoni tjetrin komplet, o Brad. Pleqnise ca t'i bosh, thuj.

Thoshte plaku im (rahmet!!) - vdekje te kishte, pleqni te mos kishte. Se kur pleqt nuk jon rehat me veten e tyne, apo kur fillojn e i shkepusin lidhjet me boten qe i rretho nji e nga nji, s'di vallaj... po nuk ka mo keq.

Une vdekjet e prinderve te mi i kom marr vesh larg prej tyne. Shume me ka vra kjo, por tani, sa me shume ik koha, e kur ne vete po i qepemi kodrave dhe maleve t'i bejm pjellore si dhe fushat, me duket pothujse me mire keshtu. I mbaj mend vetem te gjalle, burim i pafund miresie e sidomos mencurie e urtesie per mu, si asnji tjeter.

sidoqoft, nji gjo esht e sigurt: ata jan njerzit qe te dun me me pak interes ne ket bote. kjo nuk e bon dashnin e tyne as te persosme (ata vete nuk jane te persos dhe ky eshte nder zbulimet me te hidhta te jetes), as te deshirueshme ne cdo kohe (sa me adoleshent, aq me e bezdisme kjo dashni, si cdo gjo qe e morim te garantume).

e kom thon gjithnji: jap 1 vit jete per 10 minuta muhabet me ta. kte e them jo se osht e pamundshme.

s'di kush qe qe tha nuk kom nevoje per prindrit, dhe qe vdekjen e tyne e perjetoi si bezdi - zhizheku me duket. perforcim i idese qe rujuni librave te shumt dhe sidomos filozofinave.

nuk ka pasuri me te madhe se PRINDET jane ti vetmit ne bote qe te duan pa interes

He mos u beni merak se gjithsecili per kete pune do t'i laje hesapet ne kete bote dhe tjetren, biles me kamate, se sa me teper kalon koha, aq me i modh eshte progresi mer jau! Derisa te arrijme ne token e premtuar si nje azil boteror me individe numra, pa atdhe e memedhe, pa nene e babe e kalamaj.

Keta pleqte te pakten e dikan se ku i kane e si i kane femijet. Ka edhe nga ata qe nuk e dine hic. Ka edhe nga ata lloj kafshes, qe kur i gjenin gazetaret pas 10 vjet zhdukjeje, i thoshin vllait  motres, nenes a babes, pse na qite ne televizor, na turperove. 

Me behet qefi qe azilet ofrokan kushte normale jetese. Shpresoj te jene te gjithe keshtu. 

 

Bame ka edhe dosje , qe fshihen per arsye hakmarrje . Personalisht here pas here ndihmoj emisionin Njerez te Humbur .

"Me behet qefi qe azilet ofrokan kushte normale jetese".

Kjo shprehje eshte ekuivalente me shprehjen: "Me behet qefi qe burgjet ofrokan kushte normale jetese".

Mbase per ty, po noi pytje per mu kishe? 

tani keshtu i ndodhi pjeses me te madhe te shqiptareve.., emigruan. me duket e veshtire ti paragjykosh.. e rendesishme eshte te mos humbasin lidhjet dhe te perpiqen tu gjenden prinderve, ekonomikisht por edhe ne cdo lloj menyre tjeter.

ndersa per pleqte e reportazhit me vjen mire qe ndihen te rehatuar.. fundja per pak kujdes, vemendje dhe dinjitet kane nevoje..

Nuk jemi Ai lart, as Ai poshte qe te gjykojme gjithkend. Gjithsesi me vine nder mend ca njerez qe njof qe vallaj e kam te veshtire ti kuptoj....

ke fol tamam Belul , bile jam habit qe ata i kane kushtet e mira

Shiko tani. keto azilet a Shtepite e Pleqve, quajini si te doni, nuk i shpiken emigrantet qe iken nga Shqiperia, pavaresisht se si duan te shprehen ca ketu. Shtepite e pleqve sa kohe qe jane nje opsion komod, jane gjeja me e mire. Pleqt aty kane njerez te moshes se tyre me te cilet mund te shkembejne nje muhabet, kane asistence mjeksore 24 oreshe dhe qetesine qe ua kerkon mosha. Nderkohe, ne marredhenie normale, askush nuk ua mbyll deren nga femijet, perkundrazi, ndaj mua shpesh me duket si nje variant pensioni.

Nderkohe une e kam shtepine perballe nje prej azileve me te shtrenjta ne Kanada, dhe shoh qe te shtune e te djele nuk ke vend ku te parkosh ne lagje nga prinderit, niperit e mbesat qe vijne te tkojne gjysherit e gjyshet. njoh edhe shume te tjere te moshuar qe fillojne e bejne ne grup plane me shoqerine se ne cilin azil do te mblidhen bashke dhe afersisht per sa vjet.

Nganjehere jeta e grupmoshave te ndryshme, vecanerisht ne apartamente, eshte mjaft stresante me interesat e ndryshme te grupmoshave. Dhe me besoni, zgjidhja e azilit eshte me e shendeteshme dhe zbavitese per pleqte se sa trastat e pazarit dhe faturat e dritave ne dore, ose larja-shplarja e kalamajve, gjella, pastrimi et qe jane mastici i lidhjes prind-femije ne shqiperi.E di qe do me hudhen ne fyt e do me thone qe pleqte aty e kane gjithe qejfin, po jepjani edhe opsionin tjeter dhe mundesine e zgjedhjes dhe pastaj flasim.Se i shof ca pleq qe vine ketu per te taku kalamajte dhe ngaqe i kane shpetu zgjedhes se puneve dalin gjithe diten parqeve, duan verdalle me makine, restorante, futen ne kurse gjuhe e nganjehere i gjen edhe qe kan myll deren me cengel nga mrena kur kthehesh nga puna...lol.

me thene te drejten PF sa here i shoh mengjezeve apo masditeve tek shetisin, dy nga dy apo te vetmuar ndonjeher ndjehem keq smiley  ata mund te jene te lumtur se jane me femijet e tyre por jete sociale nuk kane , ate mezi e krijojme ne femijet e tyre

PF, kurse un kam ketu ca shifra ne rritje qe tregojne se si pensionistet me te dale ne pension, shkojne ne azil, takojne aty shoqen e jetes, dhe i fusin nje te perserimartume. Ca thu mer burre, gjerat shtrohen ne parim si duhet te jene, shembuj ilustrimi gjen sa te duash per çdo lloj teorie simadoqefi mue, e babes mue.

Po ai opsioni i trete, me i majt ne shpi e mos me i vone me la ato... corapet corapet ta kam fjalen, nuk egzisto? 

Dje po me tregote i sekretare ketu per vjerrin e vete qe e cojne gjate dites ne azil pasi sic duket po i afrohet  fazes se 7-te te dementias. Ka nga ata, thoshte, qe rrine presin te porta mos i vje noi femi, 7 ditet e javes, ose pysin infermjerin a ka mor gjo kalamoni im sot?

Keto jane sherbime te nevojshme, kuptohet, por nuk i kuptoj dot ata femije qe kane mundesi ti mbajne prinderit dhe nuk i mbajne. Si tha ai plaku, 1 melon ta kem rrogen dhe te me falin 15 kacin, ngrohtesia e familjes nuk zevendesohet. 

Zoteri,ke te drejte ne parim,por ne praktike,eshte veshtire te jetosh me pleqte ne nje shtepi.

Do te behesh arbiter i gruas tende me mamane tende,nje arbitrim qe sido qe te jete pocicioni jot,asnjera nuk ngelet e kenaqur.

Nje shtepi 5-10 in larg dhe takime te perditeshme,eshte zgjidhje ideale.
 

Cfar flet mor djale qe nuk di as abcn-ne e gjerave, por njerzit kane veshtirsi me jetu edhe me gruan e tyre, edhe me femijet e tyre, edhe femijet midis tyre. "Ferri eshte Tjetri" ka thene nje realist freng qe nuk i shtronte gjerat ne parim, por i perkufizonte ne real-im.

Daku, 

Ti po flet per ate periudhen kur je tu e shiju lirine tate, dhe prinderit e tu, te mundur akoma, te besohet ty a jo mbase shijojne lirine e tyre; pasi i ke ca derrasat tu te rrit nje jete te tere. M'rregull gjer ketu. Mas kesaj vje ajo periudha per te cilen po flasim ne, kur ata behen disi te pamundur, dhe varur.

Njoni qe njof une thote, sa te martoj dhe ket te dytin e ti heq qafe se ma kane sjelle ne maje te hunes, atje ne shpi te vet, te rrisi qurrsat e vet, e une te shijoj rinine e dyte me plaken time. 

Ka nga ata, thoshte, qe rrine presin te porta mos i vje noi femi, 7 ditet e javes, ose pysin infermjerin a ka mor gjo kalamoni im sot?

Aman mo  'Bama, se kjo qe the, ta keput shpirtin... smiley Shume e trishtueshme.

Ja po te hidhem une ne fyt PF smiley

Azilet (azilantet...term qe te tmerron pak) jane nje alternative por jo zgjidhja me e mire. Zgjidhja me e mire per moshen e trete (s eka dhe moshe te katert) kur keta jane me kom e duar e mendje, por te vetmuar, pa femije ose me femije te ndare, larguar, emigruar , jane qendrat ditore, ku pleqte dhe plakat socializohen, argetohen, hane nje vakt (opsionale) dhe kthehen ne shtepine e tyre.

Forme tjeter eshte kujdesi ne shtepi (kur te moshuarit kane mundesi financiare por nuk kane takat, ku operatore private marrin persiper  suportin per pastrim, pazar, assitence mjeksore dhe ne rastet kur sherbimet jane te individualizuara, edhe shoqerim, shetitje, aktiivtete ne grup etj.

Me ka cuar puna te shikoj modele te tilla ne Lindje dhe Perendim. Kam pare nje qender ditore fantastike ne Prage, me te gjitha sherbimet gratis,ku te moshuarit argetoheshin, zhvillonin aktivitete kulturore dhe nje qender po kaq fantastike rezidenciale (azil) ne Londer , qe  mund ta quaje pa frike nje hotel me kater yje per nga infrastruktura, sherbimet, stafi. 

Tani te kethehemi ne realitetin shqiptar. Azilet ketu jane modeste per nga kushtet, stafi mere me leng, menaxhimi ...si te vidhet kafshata dhe ilacet e klienteve.Jo nene por as njerken e keqe te  perrallave te mos e shofesh aty. Nuk po dua ta paraqes gjendjen sketerre .Jane nje zgjidhje nga halli, pak veta mund te shkojne aty me deshire, per t'u ndjere me mire kur nuk kane mundesi te jetojne me femijet.Per shumcen eshte nje zgjedhje detyruar. Pervec faktit qe sherbimet dhe infrastruktura eshte modeste, te mos harrojme se te moshuarit (shqiptare sidomos) jane gernjare, femije tekanjoze me thinja dhe s ka polic te merret me ta. Aty kam pare  te alkolizuar kronike qe te bejne corap situaten dhe personelin, kam pare hajdute qe vjedhin njeri tjetrin, plus persona me probleme te shendetit mendor qe i rrasin aty.

 

Vetem shqiptaret i e moshuar qenkan akoolike dhe vjedhin njeri-tjetrin?

Ja tani po e marr vesh kete te re.

Pashe diku ne nje kanal amerikan qe kishte goxha te akllokizuar nga mosha e trete dhe qe vidhin njeri tjetrin ne SHBA.Do te kene qene shqiptare,pavaresisht se nuk dinin nje fjale shqip...

Lexoji fjalet ne kontekst, te mos kapemi pas fjaleve sic e kemi zakon te keq ketu dhe pastaj i qepemi tjetrit nga pas: ti ke thene se vetem pleqte shqiptare jane alkolike, ty nuk te marr seriozisht se the qe Bajraba e bla bla bla.Kjo eshte menyre meskine per te asgjesuar tjetrin.

Po thoja qe jeta ne azile nuk eshte aq oaz qetsie dhe lumturie. Te alkolizuar ka gjithandej, nuk jane vetem pleqte shqiptare te tille. Por ideja eshte qe ne vende te zhvilluara,  ka qendra te specializuara, ka sherbime per dealkolizimin, ka qendra te specializuara per personat me probleme mendore, ka qendra te vecanta per te semuret terminale .Kurse ketu nuk jane keto gjera. Kam patur nje njeriun tim ne qendren e te moshuarve ne Tirane, inxhinier, i mbetur beqar, pra pa femije. E vendosen ne dhome me nje ish te burgosur qe kishte vrare gruan, nje njeri nopran, coban, gdhe, maskara  dhe po te them qe ja nxiu jeten aty. Cfare nuk i bente! e shantazhonte, e vidhte,ndersente te tjeret kunder te tij  deri sa ky  iku fare nga qendra . Pra ajo qe thote Heretik, Tjetri eshte Ferri dhe te behet ferre. Jo se keto nuk ndodhin ne vende te tjera por edhe kultura jone e futjes se hundeve tek tjetri, komunikimi vrazhdet, intoleranca etj. jane me tipike. 

Modelet qe kam pare jane dhoma individuale, te arreduara sipas stilit familjar.Ketu jetojne dy veta ne nje ngushtice me dy krevate dhe aq.

Spiritus, une nuk po them se azili eshte the best, dhe o burra te marrim shembull. As nuk po flas per gjendjen e azileve ne Shqiperi, se nuk i njoh dhe s'besoj se kam per ti njoh ndonjehere, Po flas qe ketu ku jetoj, azili eshte nje opsion mjaft i preferuar per pleqte. Dhe jo, nuk i detyron njeri te shkojne atje, po e bejne zgjedhjen vete. Flas keto qe i kane dy lek, Ato qe kalojne nga Streha ne Azil pastaj, sic e nisen ashtu edhe do bitisen, s'do mend.

Hajde ketu ti njehere dhe fol me brezin e baby boomers, qe jane brezi i hipive, Woodstockut, Harleyt dhe i Sigurimeve te Arta, dhe thuji qe do jetosh ne nje shtepi me nusen indiane qe ka marre cuni dhe qe gatuan me curry, por eshte rob i embel dhe pastaj flasim. Se ju flisni per brezin e pleqve tane ne Shqiperi qe doli gisht dhe jo per keta pleqte ketu qe kane lekun, pensionin dhe shendetesine dhe duan ta gezojne jeten deri ne diten e fundit.

Po e them edhe njehere, dashuria familjare eshte nje gje, jetesa bashke eshte tjeter gje. Merre kete fjale nga nje njeri qe ka jetuar ca kohe "tre kurora" ne nje apartament. "Shpi m'vete, vorr m'vete" ka pas thone gjyshja ime rafmet paste. Leket per varrin e vet i la menjane, ngjit me varrin e gjyshit.

Hajde ketu ti njehere dhe fol me brezin e baby boomers, qe jane brezi i hipive, Woodstockut, Harleyt dhe i Sigurimeve te Arta, dhe thuji qe do jetosh ne nje shtepi me nusen indiane qe ka marre cuni dhe qe gatuan me curry, por eshte rob i embel dhe pastaj flasim. Se ju flisni per brezin e pleqve tane ne Shqiperi qe doli gisht dhe jo per keta pleqte ketu qe kane lekun, pensionin dhe shendetesine dhe duan ta gezojne jeten deri ne diten e fundit.

Jam dakort ne kete pike, PF. Realitet nuk jane te njejta. Ama duhet te pranojme edhe faktin qe perpos mireqenies, jetegjatsise dhe pensioneve te majme qe marrin njerzia aty, azili si opsion eshte edhe pasoje apo produkt i shoqerise individualiste.Nuk po ve ne diskutim life styl ne USA apo Canada por po lexoja nje shkrim qe i referohej Italise mesdhetare. Femijet , ne nje perqindje te larte, edhe kur ndodheshin brenda vendit, shkonin tek prinderit vetem per Krishtlindje dhe kontaktet ishin me tel/skype. Pra shoqeria moderne apo postmoderne, quaje si te duash, na ka krjijuar gjithe keto avantazhe por na ka bere edhe me virtuale.

  • Shoqeria individualiste versus dashurise kolektive dhe a eshte struktura shoqerore bletore e ardhmja e shoqerise njerezore?

​Ja nje teme e ardhme 500 komentshe. smiley

Une kam punuar ne vende te tilla e besome, shumica aty s'jane te kenaqur, pavaresisht kushteve. Shume ankohen per femijet qe s'u vijne. Dhe pleqeri me te mire se me femijet, niperit e mbesat, nuk ka, pavaresisht problemeve. S'po them ne nje dere, por mjaft te jene prane. Azili eshte nga halli, jo nga qejfi. Asnje s'te gjykon per hallet, por ju qe e shifni si gje qejfi jeni per t'u gjykuar. Genjeni veten, perpiqeni te bindni veten kur thoni: "aty jane me mire". S'ka asgje te keqe te thuash "halli na detyroi t'i cojme atje, sepse alternativa tjeter ishte te rrinin vetem". kjo eshte normale.

He shyqyr qe erdhi nje deshmi nga terreni, "praktika meme e diturise" azilante!

Une jam me Zanen.
Vjen nje moshe dhe nje stad i jetes qe pleqete duhet te hapin rruge te rinjve dhe tu dorezojne stafeten.

Kjo do te thote qe i riu te martohet dhe trashegohet,ne shtepi me vete apo si ja do qefi.

Pleqte mund te ndihmojne familjen e re,por jo te urdherojne,pasi me mendesite e tyre me shume pirshin se sa ndreqin pune ngadonjehere.

Te rinjte duhet te komunikojne me pleqte,qofte me telefon qofte duke i takuar.

Te kesh prinderit 5-10 minuta larg shtepise tende,eshte zgjidhja ideale,por ne shtepi nuk me duket ide e mire.

Cfare eshte seksi pune apo qejf ?...pyti njoni Xhibin  ..

Qejf or tie . ..u pergjigj xhibpervoja .. po te ishte pune na i kishte lene ne NMaidhimi ...

Keshtu dhe kjo pune . Fukarai ka praktiken e tij ne jete . Ndersa pasaniku , shtetari ? Ma do mendja edhe Argita me Shkelzenin nuk kane per ta cu ne Azil bace Saliun . Per Rrulin nuk ve doren ne zjarr se ka te beje edhe pamja ...

Rendesi ka qe shoqeria gjen forma e krijon mundesi qe njerzit ne kohe te ndryshme te pershtaten per jete me te qete sipas moshes , kushteve e mundesive .Pastaj per keto propogandat dylekshe me Azileri " oha sa bukuri ka tufa / sa gaz bie bagetia " mbetet ti lexojme si " thirrje popullit shqiptar per nje jete me te mire " smiley

He per he shtepite e lloit ketu ku ka mosha qe nga dalja ne pension e siper , me te ardhura te pamjaftueshme e qe favorizohen nga Shteti duket si gjetje e pranueshme !

" Per Rrulin nuk ve doren ne zjarr se ka te beje edhe pamja ..." smiley 

C'eshte kjo reklajm per azilin?

Ngjan si reklam kjo video...para disa ditesh nje shoku im me tregoi se kur e kishte djalin 5-6 muajsh ,nusja u kishte kerkuar prinderve ne se mund ta mbanin dy dite ne shtepi, me gjithe qejf i ishin pergjigjur prinderit..kaluan pak kohe dhe nusja e con perseri djalin te prinderit e saj,dhe e le aty 3 dite te tjera,me vone u kerkon perseri prinderve ne se mund ta mbanin nje fundjave..i ati e merr ne telefon,e fton ne shtepi dhe i thote: shiko..ne nuk kemi ndermend te risim femijen tend,djalin e bere ti dhe yt shoq,nuk e bera une me nenen tende,ne se ke nevoje per ndihme ne ketu jemi,por hiqe nga mendja se do risim djalin tend!! Nuk dija ne ti jepja te drejte prinderve apo gruas te tij ne kete rast..

"Femija duhet te dije qe ka lindur nga ty,por jo per ty!"

Kjo mjafton edhe per te justifikuar dramen e ketyre njerezve,sepse une do ta quaja drame edhe pse dikush shprehet i kenaqur me kushtet ne azil.

Azili ngelet nje strehe si nje zgjidhje ne mungese te zgjidhjeve normale,bashkejeteses se prinderve me femijet e tyre,por gjithsesi eshte nje drame per keta njerez.Ajo cka citova me lart justifikon ne nje fare menyre te drejten e femijeve per te patur jeten e tyre te pa trazuar,por nuk heq te drejten e prinderve per te vjele dicka nga frutat e nje jete te gjate.E kur keto fruta dalin te hidhura,aty nis drama...

Me ne fund dhe shqiptaret si e gjithe bota. Akoma eshte tabu. Por me kalimin e kohes do fillojne te behen realiste dhe praktike me kohen. Asgje te keqe ska. Eshte pjese e jetes, Normalitet.

 Cke qe me zgerdhihesh Bamke? Do ta elaboroj me shume mendimin dhe shtjelloj faktoret, vendin, mentalitetin e lista vazhdon. Apo aq mjafton smiley

ngavash se u c'kule dysh  bamke smiley

po kjo qenka kryetarka more smiley

A bejme nje dore muhabet e? Varja pleqve. Une kam 401k. E kam mendjen te fjetur. lol. Nuk po e shtykam dot punen sot. Nuk mu punoka. Ja te pyesim dhe Elben nese do ? Se duket happy sot. smiley

nuk jam per varja pelqve , sorry ,

hap nje teme tjeter dhe bejme muhabet sa te duash , kur te kem kohe

Mu duke kinda happy girl , lol. Mire se dhe une skam kohe. Se kisha me gjithe mend. And don't be sorry. 

e nise keq e dashur - varja pleqve ........as si shaka sikur  nuk shkon

ja dil se po ve nje poem anglisht per dashurine tek no comment smiley

domethënë...,po...,poo kërlesheshin...

bo bo bo bo bo cu beka ketu more , i di qeverria keto qe kercejn me brecka ne mes te burrave

jetojme ne burgun e fajeruollit smiley 

Problemi eshte qe asnjehere femija s'e do prindin aq sa e do prindi femijen. Por kur behet prind vete, njeriu nis ta kuptoje. Une jam i mendimit qe pleqte duhet te rrine afer femijeve deri ne vdekje. Por jo per kete femija duhet te nderprese planet per te ardhmen e vet. Shume pleq jane egoiste dhe s'e kuptojne kete, ashtu si shume femije jane egoiste e s'e kane problem t'i harrojne. Nuk mund te lesh punet e tua, gjerat per te cilen ke punuar e ke investuar, vetem sepse prindi do te vdese. Ai do te vdese gjithsesi, dhe jeta jote do te vazhdoje. S'ia vlen ta shkaterrosh te gjithen per aq. Ama, prania e femijes duhet te jete shume e rendesishme per nje njeri ne castin e vdekjes. Vdekja duhet te jete tmerr, te dish qe po te vjen. Femija prane duhet te jete ngushellim i mire, sepse sheh ate pjese te trupit tend qe do te vazhdoje te jetoje ne bote pasi ti te vdesesh. Ndaj ata femije qe kane mundesi ta bejne, t'u rrine prinderve prane pa qene nevoja te shkaterrojne te ardhmen e vet, ata duhet t'u rrine prane patjeter. Si psh te kesh vene para e te mos blesh nje shtepi per prindin, qe ta kesh prane vetes, por te paguash azil te shtrenjte e te thuash qe e bere tenden, apo te kursesh, etj.

Asnje femij nuk i le prindrit vetem, te pakten per familjet tradicionale shqiptare, Rethanat e caktuara i detyrojne femijet te ndahen nga prindrit! Mu me vjen shume keq per brezin e prinderve tane qe u ra nje fat kaq i rende te jetojne pleqerine me vuajtjen e mallit per femijet qe i sheh njehere ne vit ose ne 2 vjet qe. u eshte djegur shpirti jo veten per femije te tyre por edhe per nipat mbesat qe nuk i shikojne perdite me sy! Kjo eshte brenga me madhe shpirterore qe mund te kete njeriu! Eshte mekat i madh,  cdo njeri nese jeton do ta provoje se c`eshte largimi i femijes per prinderit! 

Ju peshq te mjere  mos u tregoni shume teoriciene duke thene se azili eshte nje tabu ai eshte nje mjerim ! Rofshi dhe e provofshi! 

Marredhenia prind-femije eshte ceshtje historiko-kulturore, keshtu qe ndoshta do te duheshin lene menjane pergjithesimet si keto qe ben ti ketu siper. Shiko nentitullin e artikullit:

"Vasilika s’e kishte menduar kurre se nje dite do te jetonte ne azil. Solli ne jete 4 femije, 2 djem dhe 2 vajza, mjaftueshem per te menduar se do te pleqeronte me njerin prej tyre."

 

Autori e paska marre te mireqene qe femijet behen qe te te sherbejne kur behesh plak. Jo shume kohe me pare, ne zonat rurale, femijet beheshin te shumte sepse konsideroheshin krah pune, pa llogaritur qe gjysma e tyre vdiste per shkak te varferise dhe moskujdesit shendetesor. Sot behen me pak femije dhe shoqerite perendimore jane shnderruar ne shoqeri infanto-centriste.

Nejse, por s'besoj se ka zgjidhje te pergjithshme ideale. Secili sipas nevojave, mundesive dhe deshirave. Personalisht, per shembull, e urrej pamundesine trupore qe shoqeron pleqerine apo semundjen e renda (trupi duhet te kete dinjitetin e vet), pale pamundesine mendore. Them se nje testament biologjik do te duhej bere sa jemi akoma te rinj dhe te fuqishem. Gjithashtu e kam veshtire te jetoj me shume njerez rreth e qark. Pa asnje problem them qe do jetoja me qejf vec, edhe sikur femijet te kishin mundesi te me mbanin prane. Sipas meje, njeriun e ben te tille ploteria e vet: kur ajo cenohet vdekja kapak floriri, kur thone.

Eshte tjeter gje te jetosh vetem sepse do, tjeter gje te mos jetosh dot vetem sepse s'mundesh, e alternativa te jete azili. Nese s'jeton dot me femijet e tu e do te rrish vetem, s'jeton dot as ne azil. Atje s'eshte mjedis shtepie, por mjedis institucioni. Ndjesia eshte sikur je ne spital, perkohesisht, e te kane rregulluar ne nje qosh. Nuk ndihesh kurre ne shtepi. Eshte tjeter gje, sado luks te kete. Por ama une do te zgjidhja me mire kete se sa te pengoja femiijet me te ardhmen e tyre. Te gjithe prinderit kete do te zgjidhnin. Por kur s'ua pengojne te ardhmen, pra kur i kane kushtet, dhe i lene ne azil vetem per te pare rehatin e vet, ai eshte mekat dhe raste te tilla ka plot.

Finisterre te gjithe plota jemi ne me teorira beqaresh, vetem i huaji i Kamyse eshte boshi e hiçi i Hajdarages, por edhe ai e kuptoi ne fund se seç kishte nje ndryshim midis vetmise dhe braktisjes. C'te them un me teper, ju gjufte jevgu i botes trete me kobure jevgu ne vetmine e plazhit ekzistencialist perendimor ku nuk perendon dielli kurre!

O Ben, po prindi supozohet ka shtepine dhe pensionin e vet, a te burrit\ gruas. Tashti qe ketu edhe tek azili, sikur  ka pak rruge.

Mua me duket qe shoqerite e zhvilluara perendimore e kane problemin me kompleks se ky sa i takon "moshes se trete". Nga njera ane behen me pak femije dhe nga ana tjeter perpjekjet jane qe pleqeria "te mos duket".

p.s. Heretik, s'te mora vesh c'po ve ne dyshim.

jane ca pika that  doesn't make sense to me , po lere fare , cdo njeri ka mendimin e vet smiley

Po mire, jep mendimin tend. Te gjithe e dime qe kur na shkojne prinderit 80 vjec e kusur do te vdesin heret a vone, por s'mund te leme gjithcka e te kthehemi atje. Madje, ne shume raste dihet qe do te vdesin per pune muajsh, e prape s'e lene dot punen per aq muaj. Asnje s'e shkaterron te ardhmen per te cilen vete prindi investoi, vetem per te pasur mundesine per t'i ndenjur pleqve prane ne castin e vdekjes. As pleqte nuk e duan kete, e do te ndiheshin pengese. Me fal qe po ta them realitetin troc, por ky eshte.

Tani ti kete "te kuptoj" po e thua per te shmangur debatin. Fakti eshte qe as ti, po te merrje vesh qe prindi (larg qofte) ka rene ne lengim ne shtrat, nuk do te lije punen, shkollen e gjithcka qe ke ngritur ne Kanada. Do te shkoje per nje vizite, do te garantoje cilesi trajtimi me te ardhura, dhe do te ktheheshe ne Kanada. (kuptohet, per prinder qe nuk shkojne te femijet). Une kete po them. Te detyron jeta, jo se vendosim ne.

Jo jo ishte nje fjali ne fillim fare kur the qe ato qe kane para t'i blejne nje shtepi prindit dhe jo ta cojne ne azil

Paragjykimet per azilet, fatkeqesisht, i kemi ne shqiptaret dhe aziatiket. Kur erdhem kendej ne perendim, u habitshim me azilet ne çdo mehalle a lagje, dhe thonim; po keta lapanjoze pse nuk i mbajne prinderit ne shtepi. Te njejten gje thonin dhe emigrantet nga lindja e aferme apo afrikano-verioret. Mirpo me kalimin e viteve filluam te kuptojme e te edukohemi me kete sistemin social per shtresat ne nevoje, kuptohet qe edhe femijet jane rritur dhe nuk para te ndigjojne me, e kupton se jeta ka nevoje per alternativa te tjera ku te mos kete perplasje por harmoni, dhe nje nga zgjidhjet eshte, 1) femija martohet apo bashkjeton, direkt del ne shtepi me vehte, nuk ka nge njeri te ndigjoje pordhet e njeri-tjetrit, dhe 2) pleqte jetojne vetem, dhe kur vdes njeri, tjetri eshte mire te shkoje ne azil, sepse aty ka sherbimet te pakten, plus aktivitetet qe organizon azili. 

Paragjykimet per azilet, fatkeqesisht, i kemi ne shqiptaret dhe aziatiket.

Pjer nuk e di sa i ndergjeqshem je qe me kete qe ke thene me siper po shpie uje ne mullirin e atyre qe thone se shiptaret e kane prejardhjen nga Azia.

Nje personi publik si puna jote i duhet te jete me i kujdesshme kur shprehet!!!

Roni-loni-xhoni smiley si ta marr kete, si shaka apo si serioz por qe je nxituar. Ne çeshtjen e mardhenieve prinder-femije, edhe Europa dikur kishte kete konceptin tone, prinderit duhej te rrinin me femijet e anasjelltas, e kuptohet qe kjo gje ishte e lidhur edhe me kushtet. Mirpo tani, kur edhe kushtet kane ndryshuar kendej ne perendim, ky koncept ka ndryshuar, e keshtu do ndryshoje edhe ne Shqiperi e vende te tjera te prapambetura, megjithse po ndryshon avash-avash. 

Sa per ate qe thua ; ".... Nje personi publik si puna jote ... "   me duhet te them, se nuk jam publik, se publik quhet nje njeri qe del ne tv, radio, podiume, konferenca, etj. Une nuk e kam patur kete privilegj nga media apo politika apo nga shteti apo qeveria. Nese jam i njohur ketu ne Peshk, kjo nuk me ben njeri publik, se ka me mijra qe nuk me njohin. Pastaj e ke dhe tek VQ, tek pjesa e Intervistes, se; qellimi im nuk eshte te dal tribunave siç vrapojne shum pseudo-profesore e pseudo-doktore. 

 Nese jam i njohur ketu ne Peshk, kjo nuk me ben njeri publik,...?????

Sipas Teorive Moderne ...Guri rende ne vend te vet ! E pse duhet quajtur Publik Buall Mavria kur mba fjalime ne Padium ??? Z.Roni anoj nga Ju po nderhyrja ose terheqja e vemendjes nga ana JUAJ mu duk pak e ashpër , gjë që detyroj z.Pjer te mbaje qendrim paksa jo te drejte per veten e tj dhe PPU .

Mua me pelqeu fjalimi qe mbajte. Po me ke personalitet publik kemi te bejme. Qe ta dime. Qe te sillemi mire, Jo se nuk do sillemi mire. smiley

Pjeri ka te drejte ne kete pike. Ne dhe aziatiket (kinezet qe i kena pas miq smiley  por dhe japonezet ) jemi shoqeri me kolektiviste , respekti dhe kujdesi per te vjetrit eshte nje nga vlerat tradicionale.Plus qe ne jemi shoqeri me farefisnore, me rurale, me konservatore. Paradoksi eshte se duke qene  nje shoqeri e varfer, pjesa me e madhe , vetem riprodhon dhe prinderit me pensione minimale, varen financiarisht nga femijet qe mbeten brenda ciklit te varferise. Kjo situate detyron ose bashkejetese te sforcuar (dhe pasojat dihen) ose braktisje, jo aq nga mungesa e humanizmit sesa nga pamundesia financiare.

Por bomba sociale nuk ka plasur akoma. Eshte nje brez i tere qe prej 23 vitesh punon ne te zeze, ne sektorin informal ose emigracionin sezonal, i pasiguruar, pa pension pleqerie. Remitancat e emigracionit jane ne pikiate. Plus qe edhe ne nje situate postkrize, ne emigracion po rritet brezi dyte qe ka kostot e studimit, standarteve te jetes qe sjell integrimi dhe vetvetiu mundesite per te derguar para, zvogelohen.Nderkohe shteti social eshte nje luks qe nuk dihet kur do vije ne anet tona. 

Ja nje permbledhje e shkurter ....

 Kur anglezet u vune per te ngrene ne nje sofer , per tu dhene te kuptojme se e dime qe jeni Patriarkale ju shqiptaret ,  ngrenieshtrimin  e shoqeruan me nje pyetke çpengim GjF  xgjuarsi te modhe mer jahu :

A ofendoheni qe u shtruam bashke ..

Jo jo... tha burri mencem ; thone Isa ,  , Ne ne Shqiperi vetem QENVE u hedhim te hane me vete se zihen .

Do thush zotrote , kohe te shkuara . Ashtu tha dhe   Çakshiri ...Lere rinne te shpertheje Presor ! ejjjjj smiley Fshat e Tabiat , Vend e Kuvend ..i thone , pastaj erdhen Korcaret dhe thane "si gjithe Bota me Bote " 

Drejtoresh ? Nuk po ndihesh smiley

Ci do prinderit or burr. Te cajne koken te bezdisin. Gjithashtu ene gruaja merzitet. Prinderit e kryn detyren. Te sollen ne jete, te shkolluan te mbajten nga ana ekonomike. Kaq. Mbaroi ai muhabet e ska mo interes njeri ti mbaje afer. Dikush thote qe jane mire ne azil se i kane gjitha kushtet. Logjika e emigrantit qe eshte msu gjithe jeten ta vleresoje lumturine vetem nga leku. Sdu me mar i krahasim bajat por eshte njesoj si te thush qe femra ska nevoje per k.. e mashkullit se ja ploteso te gjitha kushtet vibratori. Po kontakti njerezor ku iku? E kam von re edhe te fisi im qe kam disa emigrante. Nuk e rrujne shume te prinderit. Vijne i takojne e me duket sikur lajne gojen. I nisin edhe noi 300 a 500 euro ne muj prinderve edhe shendet. Ne 20 vjet vetem 10 here kane ardh ti takojne. E pse nuk vijne do thoni ju? Nuk vijne se kane halle ekonomike kane hallin e shkolles se cunit e te goces pra hallin e femijeve. E me e bukura eshte se duke sakrifiku per femijet e duke harru prinderit, harrojne qe do ti djegi mu ne bythe kur te rriten neser ato femije dhe te vijne ti takojne keta 1 here ne 3 vjet.Bota eshte me rrota. Jeta eshte shume e shkurter. Se shpejti do ta gjeni veten pleq te vetmuar ne azil dhe femijet tuaj me mendjen e fjetur se ju po beni qef nderkohe qe rrini vetem si qen.

Kjo eshte jeta. Kur se ke provuar eshte kollaj te besh llogarite e tjetrit. Eshte circle of life. Pason stafeten. Njeriu nuk I Ben dot te gjitha. Pastaj femijet Kane me shume nevoje per kujdes dhe mbeshtetje. Ato Jane pergjegjesia e prindit dhe Jo e kunderta. Nese behet e kunderta eshte respekti dhe dashuria po Jo pergjegjshmeria. Jeta jashte eshte intensive. Ju ne Shq sdo arrini ta kuptoni ndonjehere! Se jeta per ju atje eshte Pune 2 ore - Kafe- llafe- Pune 1 ore- kafe- llafe- e dalme- politik- qef- pa goals ne jete. Kur ta marrim dhe ne jeten aq easy and slow mbase do meremi vesht smiley

PP, nga ky koncept, edhe ngaqe ishte sistemi i vizave ne ambasade, i bona plakes time (qe jetonte vetem) letrat, bashkim familje. Ajo rri tani kendej, me shume tek vellai ne Gjermani, ngaqe ai i ka dhe kalamajte e vegjel, mirpo te paragjykosh emigrantet e tjere se, pse i lene prinderit (me sakte prindin, se kur jane dy jetojne akoma ne shtepi) ne azil, kjo me duket te mos njohesh realitetin. Dhe realiteti eshte ky, qe azili (jeta kolektive ne kamp) ka te mirat dhe te keqiat e saja. Vertet duhet dashuria ne mes prindit dhe femijes, por po te shohesh (ne kohen e sotme), kontradiktat me te shumta lindin n'mes nuses dhe vjerres, pra nenes dhe nuses. E nga kjo fillon ftohja, fillojne zenkat, duket sikur ka hyre shejtani ne shtepi, prandaj eshte shum e rendesishme qe kur tjetri martohet, te dali ne shtepi menjane, dhe dy pleqte e shtyjne me femijen/jet e tjere te pamartuar ose vetem, dhe ketu nuk ka tragjedi. Secili ne hesapin e tij. Kur vdes pastaj njeri nga prinderit, tjetri mund ta shtyje sa ta shtyje vetem, por vjen nje dite qe do sherbim, dhe kete sherbim e ofron azili i pleqeve. Nuk ka asgje per tu dramatizuar. 

Pjerin ke sh te drejte. Do shtoja dhe kete ; hyn Sherri me gruan se Pateku do rri rehat ( se vete vec llafe ne ajer kane) e gruaja ka ne kurriz prinderit e Patekut, Patekun vete e kalamajte e Patekut. E pastaj thote Pateku c'ka gruaja qe nuk Ben me sex?!! iku dhe dashuria o Patek. Leqe mos flas per privacy. Pateku koken poshte jastikut hic nuk ndjehet me. smiley

Peshq te dashur. Tema eshte kaq komplekse, saqe askush nuk i jep n je zgjidhje perfundimtare. te gjitha xgjidhjet jane zgjedhje personale te gjithesecilit nga ne. Por themelore eshte......

73435546700313337298557.jpg

..... qe te kemi dashuri mes brezash.....

57723410151548091911096.jpg

... qe djemte te jene njesoj te dhemshur per prinderit e tyre, po aq sa dhe vajzat......

30955136437689700258113.jpg

.....qe nuset te kuptojne se jane sa bija te dikujt po aq edhe nuse te dikujt tjeter.....

67402566852586659500120.jpg

...por ne fund te fundit, vetem dashuria mes çiftit eshte ajo gjeja e çmuar qe tejkalon te gjitha veshtiresite e moshes......

vetem dashuria mes çiftit eshte ajo gjeja e çmuar qe tejkalon te gjitha veshtiresite e moshes......

!!!

Jeta ne azil eshte e trishtueshme per pleqte,po aq sa eshte e trishtueshme edhe jashte tyre !! Pleqte ne azil te ngjallin trishtim,po aq sa te ngjallin trishtim edhe pleqte jashte tyre!! Ne se tek ajo moshe sheh vetem trishtimin, ate do e shohesh gjithmon pavarsisht ku personi ndodhet !! Detyra kryesore e Azilve eshte perkujdesja,higjena dhe shoqerimi i njeriut ne menyre dinjtoze drejt fundit te tij..ne se dikush hyn ne nje azil pleqsh e degjon plakun qe pyet per djalin,tjetri qan,apo tjetri bertet,dikush i ka breket plot,dikujt tjeter i varen hundet..te krijohet ideja se ky eshte nje ferr..por eshte ferr po aq sa plaku qe jeton vetem ne shpi, apo me djalin brenda,qe ankohet,qe qan kur kujton,bertet ,i mbush breket plot apo i varen hundet etj etj, po ashtu ka raste plot,djem qe dhunojne prinderit por ne azil demek nuk i cojne se turperohen,ashtu si ka raste per pleq qe nuk e lene shtepine, e vetem kur i gjejne pas nje muaji e dy pa shenja jete !! Mendimi im eshte se ne ate moshe me shume se vendi ku shkon te flesh gjume apo te hash buke,eshte shume i rendesishem komunikimi normal me njerez te tjere,qofshin keta farefis apo jo..te mos ndihesh i vdekur per se gjalli..ne se kjo behet ne shtepi  apo azil, nuk ka piken e rendesise para kesaj nevoje,me urgjente e me e domosdoshme se buka,uji, shpia, apo katandia!!

Jeta ne azil eshte e trishtueshme per pleqte,po aq sa eshte e trishtueshme edhe jashte tyre !!

 

smiley

 

Gabimi kryesor qe njerzit bejne ne nje debat , flasin ne pergjithesi. Cdo familje eshte unike. Ska se si te jene zgjidhjet njesoj apo rezultatet.

Babai ime thote nuk vij une ne Kanada , se nuk e mbyll kishen une .......as me dhenderrin nuk rrihet iher ....ca i ke keto muhabete , per vizite do vij babi te te shohi sa te kem fuqi .......

mamaja nga ana tjeter thote nuk rrihet me nusen ( e vellait tim ) se sma di per nder qe mbaj femijet tere diten , laj gatuj,,,,,dhe kur iki ne shtepi time sme thote as flm moj mama.........jam rehat ne shtepi time ......

ec e gjeje ti tani hallin tim si t'ua zgjidh ??

Mo e ke kunaten antare peshku....? 

jo jo smiley  he mos do ma beje ndonje nga kto gocat kunate ktu ?? edhe e di per ke e ke smiley

dreq je ti aman smiley

per ke e kam moj? Se as vet se di per ke e paskam... thjesht po them kujdes, mo e sha shume kunaten, se elbasani nje grusht eshte, kush nuk e njef grune e Qifes....

smiley une vetem me zgjidhje punesh merrem...

Elba, qe te te them dhe nje gje tjeter une meqe po flisje per prinderit? Burri i goces se xhajes tim iku ne Amerike. Beri letrat dhe mori dhe gocen e xhajes, u bene 15 vjet aty. xhaja im rafmet paste u diagnostikua me kancer, e sollen ne Amerike, i zgjaten jeten ca vjet dhe pastaj vdiq. Ketu eshte edhe nje poezi qe shkrujta per vdekjen e tij se e desha shume. Xhaxhesha mbeti ne Amerike tek goca e vetme, i rriti kalamajte. Tani dhendrit i eshte mbushur mendja te kthehet, nusja s'do, kalamajte as nuk e mendojne, kurse xhaxhesha i thote te bijes qe po te duash te kthehesh une pronat ti jap, se ka nja dy apartamente ne bllok qe i jep me qera, po ne Shqiperi nuk kthehem se jam mire ketu.

Ajo eshte ne nje si pune pensioni, ka apartamentin e vet per te cilin paguan 1USD ne muaj (po 1.00 $ se e subvencionon shteti) ka zone shoqni e jane bo nje dore plaka qe dalin verdalle me makina, bojne manikyre e pedikyre, shkojne ne kazino per fund jave, asistence mjeksore falas, merr nje fare pensioni po ka dhe qerate e Tiranes keshtu qe nuk i ben syri ter, varrin e burrit e ka ketu... he, ca i thu ti kesj. Palle azilantesh! smiley

No, it's not right, but anyway. Midlife crisis. Se morra vesh pse te ngeli syu ke dhendri kur po flisnim per pleqte, azilet etc... smiley

Dukesh e nuk i ndahesh mesit...smiley

Jo per zotin , ska asnji arsye pse me u kthy , xhaxheshes i paska ra bixha n´pleqni.

S'ka nevoje ma ia thone. E di vete ajo. smiley Ne fakt nuk i eshte nda bixhi gjithe jeten, se kane qene te dy rob per se mari.

Jo po edhe sja thu dot se ha noj bisht fshese kokes smiley

Jo mer, se edhe nuk nigjojn. Kur vdiq xhaja i thame qe te shifte per ndonje plak tjeter me pare e ti shtynte ditet e funit ne Florida, po brezi vjeter mo. Jo thoshte, nuk e dredh dot ne kete moshe. smiley

E mire ti! Pse kot e ka shkrujt romanin e vet me te bukur Kadareja per plakat gjirokastrite.

Sikur të ishte pleqëria në azil si kjo e xhaxhes tënde s'po më bëka syri tërr fare smiley

Po kur iu them une. Ore osht me t'dhonme nuk osht me t'thonme. Si tha ajo tjetra per komshijen? Sa i ecen asaj, tha. Hem me burre, hem me dashnor, dhe po ate gjejne dhe e perdhunojne.

Thu po kujt i thu. Si thotë shprehja duhet ta kesh në gjak se ndryshe me llafe s'bohet gjo. 

PF @

he pra mo , per kshu pleqsh kemi nevoje , fleksibel !!

smiley

PF kesaj  i thone - ti ben me hile zoti Lam smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).