“Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët”, është slogani i partisë Fryma e Re Demokratike, e prezantuar pasditen e sotme nga kryetari i saj, Bamir Topi. Lideri i FRD-së ka prezantuar edhe programin politik, që sipas tij do t’u japë zgjidhje problemeve

Fillimisht Topi ka folur për subjektin politik të drejtuar prej tij, që brenda pak kohësh u kthye nga një lëvizje në një parti konkrete, e vetmja sipas ish-kreut të shtetit që u jep shpresë qytetarëve. “FRD brenda pak muajsh formoi strukturën e saj. FRD është sot subjekti politik më shpresëdhënës për shqiptarët. FRD hyri në skenën politike me kontributin e intelektualëve dhe shumë shpejt këtij grupi iu bashkuan njerëz të tjerë. Ky projekt politik na bëri që të shtojmë kontaktet me qytetarët, prandaj FRD sot nuk është një parti e një grupi individësh”, ka deklaruar Topi.

Kreu i FRD-së ka kritikuar sërish uzurpimin që sipas tij u është bërë institucioneve të pavarura, ndërkohë që ka premtuar çlirimin e tyre dhe rikthimin e demokracisë në to.

“Mjaftuan 2 dekada për uzurpimin e institucioneve. FRD është ndryshe, ajo lufton për moral politik. Ne duam ta ndryshojmë sistemin politik dhe të kthejmë demokracinë”, ka nënvizuar Topi.

Ish-presidenti i Republikës ka akuzuar më tej liderët e dy partive më të mëdha, të cilët sipas tij kanë futur vendin në ngërç, ndërsa për interesat e tyre personale nuk u kursyen për të bërë marrëveshje.

“Njëri në krye të qeverisë dhe tjetri në krye të opozitës, kur kanë dashur kanë bashkëpunuar. Me një marrëveshje brenda një nate ata bënë reformën zgjedhore”, ka thënë Topi, duke theksuar se reforma në fjalë duhet ndryshuar.

“Duhet ndryshim i sistemit zgjedhor për barazinë e votës dhe ndryshim ligjor për votimin elektronik në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, duhet ndryshim kushtetues për të zgjidhur problemet dhe për të zgjedhur presidentin nga populli. Misioni i FRD-së është reforma antikorrupsion, reforma për shtetin e së drejtës dhe ndarjen e re administrative”, ka vijuar kreu i FRD-së.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe ekonomisë. Ne do të ofrojmë lehtësi fiskale për bujqësinë dhe turizmin, si dhe një paketë stimuluese për biznesin e vogël. Rritja ekonomike është rruga më e mirë për rritjen e punësimit të qytetarëve”, ka shtuar Topi, duke premtuar ndër të tjera dialog për pronën private, për zgjidhjen e çështjes çame, etj.

Disa prej angazhimeve që pritet të marrë FRD në mandatin e saj qeverisës
Ndryshimin e sistemit zgjedhore dhe zgjerimin së drejtës së votës
Ndryshim ligjor për të realizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë
Ndryshim ligjor për të mundësuar votimin elektronik në të gjithë vendin
Ndryshim ligjor për të mundësuar administrimin civil të zgjedhjeve, jashtë ndikimit të politikës
Ndryshim ligjor për zhvillim të natyrshëm të referendumeve, për çështje me interes publik
Ndryshim e kushtetutës për të mundësuar zgjedhjen nga populli të Presidentit
Reduktimin në kushtetutë të përbërjes së Kuvendit nga 140, 100
Reduktimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumës e 2 mandate në detyrë
Ndryshim kushtetues për papajtueshmi midis deputetit dhe anëtarit të këshillit të ministrave
Ndryshim kushtetues për të zgjeruar kompetencën e zgjedhjes me shumicë të cilësuar të të gjithë drejtuesve të institucioneve të pavarura
Zbardhje të financimeve partiake, etj

57 Komente

e kish ruajtur shqiperia ate grusht vajguri

ne me te madhen thellesi;

llambe vjaguri, nene femijesh te ndritur...

Ky Bamka i fut te gjithe me nje thes!  dhe ska bere nje dite opozite me perjashtim post Presidences, nje fushate rooooze but e but! 

"Me një marrëveshje brenda një nate ata bënë reformën zgjedhore"

E vertete Bomo; ashtu si dhe me nje sere "marveshjesh" brenda nate te bone dhe ty president...

Baralargimi, aftesi natyrale e spektatoreve farangrenes.

Slogan me 'konstruktiv' nuk bon baba smiley  ncncnnccncncn   new frame old practice!

Slogani i AKZ eshte me estetik: Kush eshte kuqezi e ka gjoksin si perusti.

Megjithate, le te shijojme pas dreke kritikat e peshqedramisteve per faktin qi Bamiri s'pranoi te beje aleance parazgjedhore me antikomunistin dhe rilindasin Rama.

E mir smiley  you go with the others perspective si i thone, jep aty shqeto menimin tan o xhib 

Slogani per nje parti ka aq rendesi sa kane dekoltete tuaja per ne meshkujt, dmth hic fare, rendesi ka c'eshte nen to. smiley

Se po harron pa fut noj variabel seksual ti ke mesazhet o robo smiley 

Slogani eshte shume i rendesishem per audiencen, perfundimisht eshte ai qe mbahet me shume mend, e them si eksperte marketingu mes te tjerash smiley 

We love with our eyes but we must first lust with your eyes Xhibo smiley

Nuk i ka thene kush Topit qe Fundi i Historise ishte ne vitet '90?

nuk e di por kjo targa më kujton emrin : feridè.

nuk kam njohur ndonjë femër me këtë emër por vetvetiu më vjen në mënd: ferideja me top.

Ps: të kisha mundësi të votoja, do të votoja jo vetëm feridenë por dhe kalin e kaligolës si ka ardh puna

Une uroj qe kjo parti, te ngreje bazat e saja neper disa rrethe kryesore te pakten, qytete e komuna ku ka shum popullsi, te angazhoje njerez te ndershem, ekonomiste, njerez me integritet, dhe populli sheh vete pastaj.  Nje njeri me integritet ne nje komune psh, mund te terheqi voten e qindra-mijra votuesve. 

Cilat komuna me q-m votues u sygjeron si pikete fillestare Pjer? Duke pasur parasysh edhe kahun e barazlarguar, kuptohet...

Pjero fjala ka marr dhene por nuk jam i sigurt ne di gje ti prandaj dhe po te pyes.

Eshte e vertete qe je i angazhuar te FRD dhe se do te jesh ne liste per deputet ne nje komune te zones juglindore???

Do ishte ne nderin e tyre ta kishin kandidat. Po jo ne ndonje komune te thelle te vendit, une do e vija mbas Bamirit ne Tirane. 

Roni, e kam thon me kohe, as kam kohe dhe as kam deshire per te kandituar per depudet, per asnje parti. Mund te ndihmoj ndonje parti, nese deshiron, te fitoje sa me shum vota, deshiroj te ndihmoj Shqiperine dhe ekonomine e saj, njerzit aty, kam enderr te realizoj disa gjera ne drejtim te kultures shqiptare, infrastruktures shqiptare, ekonomise shqiptare. 

Nuk mund te terhiqesh pjer,per sens pergjegjesie...

Shqiperine dhe ekonomine e saj, njerzit aty, kam enderr te realizoj disa gjera ne drejtim te kultures shqiptare, infrastruktures shqiptare, ekonomise shqiptare.

Ti qe tani po flet si Kryeminister ne hije o Pjer! 

Per ty, po e pranoj smiley Kryeminister ne hije, prapa skene, por jo ne skene smiley

 dhe populli sheh vete pastaj..

Problemi eshte populli.vete i katert me nje rroge, me zor mban frymen gjalle,  tjetri thote :i kom dhone besen sali berishes."

Nga te gjithe angazhimet nuk di pse me mbeten syte tek fjal e fundit : etj. 

Ne pergjithesi eshte si parti etj. , tamam parti tironsish smiley 

p.s ca eshte kjo mor qe keni bere me limit shkronjash???? Po si do shkruaj Lefti dhe Drizoja tani?

Ne fakt une tallem, po une per vete shkruaj gjate ndonjehere. Na merzitet smiley 

Pjer ,a eshte kandidat me Feridene me top?ne rast afermativ  i bej thirrje peshqve shqiptare (banues) te votojne pa medyshje e pa hezitim per te.Mezi ia dolem me nxjerr dike nga radhet tona ...a ka pritiur ppu kete dite.

Mu te gjitha pikat e shpallme me lart me pelqyen. Puna eshte sa do i vejne ne zbatim dhe me rendesishme akoma (para se me vajte te zbatimi) si do numerohet vota. Per kete te dyten barra i bie PS. 

Per ke ka von bast Bomi sot? 

Slogani i PS

Parulla e dikurshme "Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni", ne Shqiperine e sotme eshte konvertuar ne "Maskarenj te gjithe vendit bashkohuni" te mundim Sali Berishen. 
Plotesisht e drejte dhe e moralshme te kerkoje te marre pushtetin Partia Socialiste, por te kerkojne e te marrin pushtet partite e vogla si klube pazari per te mbrojtur kryetaret e tyre duke i bere deputete, kjo eshte si me te kafshue zagaret e semure me terbim dhe jo qente qe u ka hije edhe me te kafshue!....

Plotesisht e drejte dhe e moralshme te kerkoje te marre pushtetin Partia Socialiste

Urime per kthesen!!!

Bravo Bamka....Bamka dhe Kreshniku do ti bejne dem te konsiderueshem te djathtes. Do te kete shpartallim elektorati nga te dyja palet ne fakt, por e majta e ka te konsoliduar jugun.Ke zona fanatikesh, kryesisht ne veri qe nuk e shohin dot me sy te majten dhe do zgjedhin si Alternative AKZ dhe FRD.... Imagjinoni sikur keto dy forca te benin aleance "surprize" dhe te krijonin nje pol te trete ...Do kene surpriza keto zgjedhje megjithese Sula po i mer masat ti manipuloje serisht por nuk ka shance kesaj radhe smiley

yawn...me zgjoni nga gjumi kur te dali bomi ne pension

Nashti e vuri ré kaosin ish presidenti?! Eh cpo i punojn atij vendi keta paló burra . U shtua edhe nje grup i ri ne fushen e kaosit te organiguar. 

C'te presesh tjeter kur e tere klasa politike eshte e kontrolluar nga grupe me interesa antishqiptare? 

Sa me e inkriminuar te jete nje qeverri aq me leht kontrollohet ajo nga "grupet". Ca tu besh? E ben gjak ne '97 vran e vodhen sa deshen .tani hipin e zbresinnga pushteti pa u hyr gjemb ne kemb.e kun nuk i shtypi shqiptaret sa e si deshi???

Ky bamka duhet te kete kujdes se do ti coje Vudidoli Tuq Nezajn ne shpi ta boje te vdekur n'dru

Kortezi e Gjergj Erebares (falenderoj trop per prezantimin me blogun e tij.) 

Nje nga gjykateset e 21 Janarit:

Thashethemi i parë plus një fakt: Ardiana Beraj, ish-gjykatëse në Krujë, nuk është dekretuar nga ish-presidenti Moisiu në vitin 2004, pasi qe miratuar fillimisht nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me arsyen e thjeshtë sepse kishte informacione për korrupsion. Transferimi i saj në Tiranë u bë me dekret të ish-presidentit Bamir Topi, i cili mbi vendimin e saj për 21 janarin theksoi se problemi qe sistemi, jo njerëzit. Disa burime nga drejtësia thonë se Beraj ka marrë një kredi për të paguar ryshfetin e transferimit të saj në Tiranë, për shkak se sido që mund të jetë e korruptuar, në gjykatën e Krujës nuk ka shumë çfarë mund të vjedhësh.

 Cik i vjeter si info, por meqe u ndodh.  

Sa qejf ke me i pjek geshtenjat me duart e te tjereve , se mor vesht pse ke fryke me thene qe Bamiri eshte i korruptuar smiley

Po edhe nqs, ka mesuar nga me i Miri smiley.  Dhe kush do e ndalte etj etj.

Ahhh tani po e shfajeson dmth , ngaqe ka mesu nga me i Miri smiley nejse per mbajtje ekuilibri je njesh smiley

 

Disa prej angazhimeve që pritet të marrë FRD në mandatin e saj qeverisës
Ndryshimin e sistemit zgjedhore dhe zgjerimin së drejtës së qoftes
Ndryshim ligjor për të realizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë bashke me nje pjate fergese
Ndryshim ligjor për të mundësuar qoftet pa pagese
Ndryshim ligjor për të mundësuar administrimin e qofteve nga shpia Bamirit
Ndryshim ligjor për zhvillim të natyrshëm të referendumeve, për çështje me interes publik si psh qofte zgare apo qofte furre?
 

Ndryshim e kushtetutës për të mundësuar zgjedhjen nga populli të qofteve
Reduktimin në kushtetutë të përbërjes së Kuvendit nga 140, 100 qofte
Reduktimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumës e 2 qofte.
Ndryshim kushtetues për papajtueshmi midis deputetit dhe anëtarit të këshillit të ministrave per muhabet qoftesh
Ndryshim kushtetues për të zgjeruar kompetencën e zgjedhjes me shumicë të cilësuar të të gjithë drejtuesve të institucioneve të pavarura qe nuk i hajne qoftet
Zbardhje të financimeve partiake, shpenzimet per qoftet etj

tesh Bamiri me ato floke si tirons....deri para gjashte muajsh njaty ishte,prandej s'ka se si as moralisht as logjikisht me thane se Sala ishte ashtu e keshtu....Frd eshte fondamentaliste myslymane lokale e tutkune.Frd qe afron Pjerin e ban politike me nje te pekuilibrum si Saraçi.....ne shqiperi duhet te votohet o PS oPD....Te tjerat jane qofte e fara e lizander....

....ne shqiperi duhet te votohet o PS oPD....

Duhet????????????????

Po pra duhet.  Ca ka aty qe s'kupton ti?  Duhet mbajtur ne kembe duopoli i dy bandave te medhaja kleptokrate e autoritariste, qe keshtu te perfitojne sa me shume matrapaze, servile, e dallkauke militante te tyre.

Po prandaj kan afru Pjerin, qe te rregullojne ekuilibrin e prish te Lizandrit smiley

tesh Bamiri me ato floke si tirons.....ne shqiperi duhet te votohet o PS oPD...

ça st'pelqeka ke bamiri ty mi? mos rri tu ju qajt hallin tironcave se s'kan nevojsmiley per ate se çer duhet me votu n'shqipri zane,lene fare s'po them asigjosmiley

Edhe ketu don me me sugjeru se ke te votoj? nuk te doli ne Itali?smileyBamiri me pelqen ...si mik eshte i shkelqyer....muhabetçi te Zoti...po deri njaty ,jo ma lerg....smiley

po shkrujta pra mo s'them asigjo per votensmiley

Apo kenaqe me Grillon,a i pe çfare azgan kandidatesh ka?!?!smiley

ylla jan ylla,ka lezetsmileyas po shiten as po blehen.e ngjove si than? ju na keni votu me kte program,ne kte do zbatojm dhe pik.aleancat bojini ndermjet jush,ne po s'arritet me u mor vesh na e leni ne ta bojm qeverinsmiley

kot perpeliten kto te partive. e ngjove qe berluskes i dhan edhe i vit burg?smiley 

lexo edhe kte zanasmiley

?Po ndoj drite ne fund te tunelit a e sheh?Pashe nje kandidat te Grillos.Jam Somelier tha...ne Leçe.Dua te bej pjese ne komisionin e agrikultures sepse zanati im eshte per atje.smiley

Nejse...sa me shume denime merr Silvio aq ma shume e votojne ala' se moren vesh kete pune....ne te njejten dite nga nje gjyq del i pafajshem(dje)e sot e denojne....hahahah kane shprese se keshtu i heqin energjite...

Kjo FRD-ja, a ka ndonjë pikë të programit që flet për pastrueset, si profesion? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).