Historikisht me pak ndikim në politikat e rajonit konservator, femrat po marrin gjithnjë e më shumë poste të larta udhëheqëse duke sinjalizuar se rregullat tradicionale janë duke u ndryshuar, e vendet e Ballkanit po shkunden nga e kaluara e tyre

Nga Associated Press

Historikisht me pak ndikim në politikat e rajonit konservator, femrat po marrin gjithnjë e më shumë poste të larta udhëheqëse duke sinjalizuar se rregullat tradicionale janë duke u ndryshuar, e vendet e Ballkanit po shkunden nga e kaluara e tyre e luftës dhe po shkojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjatë viteve të përgjakshme të ’90-tave, shumë në Ballkan u kthyen në komandantë lufte, kryesisht meshkujt nacionalistë, që mendonin se do t'i mbronin ato nga konfliktet etnike që rrafshuan qytete dhe lanë më shumë se njëqind mijë të vdekur. Mijëvjeçari i ri ka sjellë një krizë në formë tjetër: apati ekonomike, papunësi të lartë dhe korrupsion të dukshëm politik.

Të inkurajuar nga BE-ja dhe të ndikuar nga lidhjet më të ngushta me Perëndimin, gjithnjë e më shumë janë gratë ato që janë ngritur për të ndryshuar mënyrën e vjetër të të bërit biznes në Ballkanin mashkullor. Disa i shohin gratë si më pak nacionaliste dhe më të përshtatshme për nevojat e një epoke të re - diplomacisë, konsensusit dhe kompromisit.

Gratë kanë qenë gjithmonë më të suksesshme sesa meshkujt, me gjithë respektin e duhur,”  thotë Dushka Latinoviq, një infermiere nga ana e kontrolluar nga serbët në Bosnje.

Femrat janë më të ndjeshme...më të forta, më emocionale, dhe në këto kohë të vështira njerëzit kanë nevojë më shumë për një zemër”, shprehet ajo.

Edhe pse standardet e përgjithshme të barazisë gjinore janë ende larg nga ato që ekzistojnë në demokracitë perëndimore, Kosova patriarkale dhe minishteti serb i formuar pas luftës në Bosnjë kanë vendosur dy gra në postet e tyre më të larta. Serbia dhe Mali i Zi të dominuar nga meshkujt, kanë miratuar ligje për të rritur numrin e grave në postet drejtuese, pjesë e një përpjekjeje për të bindur BE-në se ata i përkasin bllokut.

Fuqia e grave në politikë është një fuqi e butë”, thotë Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës.

Ky është një ndryshim pozitiv që vendi ynë dhe vendet tjera në rajon ... janë duke bërë, duke i dhënë një shans grave”, thotë ajo.

E sapoardhura e fundit në politikë është ekspertja financiare karizmatike, 43 vjeçarja Alenka Bratusek, kryeministrja e parë femër e Sllovenisë. Ndërsa Sllovenia ka qenë tradicionalisht shoqëri më liberale sesa pjesa tjetër e Ballkanit, zgjedhja e Bratusekit në javën e kaluar ishte e rëndësishme, sepse ajo erdhi në një moment të trazirave të thella financiare dhe politike në shtetin e vogël alpin. Një yll në rritje në mesin e politikanëve veteranë sllovenë, Bratusekit i është besuar konsolidimi i ekonomisë së vendit dhe rivendosja e besimit në institucionet shtetërore, të cilat janë tronditur rëndë nga kriza e gjerë financiare e BE-së.

Është e rëndësishme që kjo ndodhi në një moment të ndjeshëm, në një periudhë të krizës”, thotë sociologia Milica Gaber Antiq.

“Është një mesazh i fortë për gratë e tjera: Ne gratë mund t’ia dalim”, shprehet ajo.

Shumë gra udhëheqëse tashmë pergezohen për drejtimin qe u kane dhene vendeve të tyre ne kohe te turbullta. Ish-kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor, mori përsipër funksionin e kryeministres në kohë trazirash, pasi paraardhësi i saj, Ivo Sanader, u detyrua të japë dorëheqje në vitin 2009 pas disa skandalesh korrupsioni, dhe pastaj përmbylli bisedimet për pranimin e vendit të saj në BE.

Në vitin 2011 në Kosovë - ku së fundi anëtarëve të Parlamentit u janë dhënë fletore me një shumëllojshmëri thëniesh përfshirë edhe atë se “heshtja është thesar i vetëm që një grua posedon” - pak e njohura, Jahjaga u zgjodh presidentja e parë femër, pjesë e një kompromisi të ndërmjetësuar nga amerikanët, që i dha fund grindjeve midis grupeve politike të dominuara nga ish luftëtarët kryengritës dhe udhëheqësit e errët të biznesit.

Në javën e kaluar në mini-shtetin serb në Bosnjë një politikane tjetër pak e njohur, Zheljka Cvijanoviq, u propozua si shefe e re e qeverisë, pasi kabineti i mëparshëm dha dorëheqje. Kjo do të bëjë atë gruan e parë që udhëheq qeverinë në vendin ku asnjë ministri në qeverinë qendrore nuk është drejtuar nga një grua.

Si një grua, unë shpresoj që të shtojë një dhunti të ri dhe një dimension të ri në institucionet e Republikës Serbe (të Bosnjes),” ka thënë ajo.

Femrat përbënin vetëm 1.6 për qind të pranisë në Parlamentin e Serbisë në vitin 1990, nivelin më të ulët në Evropë. Por, me rrëzimin e të fuqishmit Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 dhe përpjekjeve të vendit për t'u bashkuar me BE, përqindja e grave është rritur në 20 për qind. Ligji serb tash kërkon që çdo tre kandidatë e treta në listën zgjedhore të jetë grua - rregull i kërkuar nga BE.

Por, panorama nuk eshte e njëjtë në gjithe rajonin. Gjatë sundimit komunist që pasoi Luftën e Dytë Botërore, autoritetet promovuan përfshirjen e grave në politikë si pjesë e agjendës komuniste mbi barazinë gjinore. Në atë kohë gratë shërbyen në pozita të larta në qeveri dhe iu dhanë të drejta të barabarta, vende pune, paga dhe arsimim. Bullgaria, për shembull, kishte përqindjen më të lartë të punësimit të grave në botë në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar, dhe gratë kishin poste udhëheqëse si nënpresidente, kryetare e Parlamentit, katër ministre dhe kryetare e kryeqytetit, Sofjes.

Gjithesesi, zakonet e vjetra vdesin vështirë. Ministrja kosovare për Integrimin Evropian Vlora Çitaku pranon se “është pothuajse e pamundur që të harrohet madje edhe për një moment të qenit grua – këtë ma kanë kujtuar çdo ditë, që kur u bëra ministre”.

Ajo thotë se të jesh një grua në politikën e dominuar nga meshkujt paraqet “një jetë të vështirë.”

Para së gjithash ata të pyesin: a je e martuar? Çfarë mendon babai yt kur udhëton gjithandej e rrethuar me burra?”, përqesh ajo.

Janë gjithë këto stereotipe ... janë disa detyra të caktuara që një grua duhet t’i bëjë, në mënyrë që të jetë e plotë’”, thotë ajo.

Dhe në Slloveni, menjëherë pasi që Bratusek mori bekimin e Parlamentit, kundërshtarët politikë shkruan mesazhe në Twitter se “mandati i saj do të jetë po aq i gjatë sa edhe fustani i saj”.

Bratusek u përgjigj thjesht:

Unë uroj që ne gratë të mos gjykohemi më vetëm nga gjatësia e fundeve tona”.

17 Komente

Faleminderit Mondushe! Pjese mese e domosdoshme e dites se sotme. S'di a me vjen mire qe na nxerrin nga harta e Ballkanit apo keq, por prape hallet i kemi te perbashketa. Shpresoj qe shpejt te vij koha e grave.

p.s nese eshte perkthim keq, nese eshte shkrim akoma me keq.

Per nje artikull tjeter te ngjashem qe s'perjashton Shqiperine mund te klikosh kete:

http://www.zeriamerikes.com/content/arti...

Nuk është më vështirë të shohësh gra në poste drejtuese, që nga presidentja e Kosovës, tek Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli si dhe ministre e parlamentare të shumta në kabinetet e legjislaturat në të gjithë rajonin

po ju zoti sikur ju hoqi kocken e jo trunin?!

" Prandaj vene punet corap ne fshatin tone "

Xha Sulua .

Ne kohen e  Diktatures kishte nje nr .. 30 % te pjesmarrjes se femres ne parlament .Sot nen Udheheqjen e Ndritur te Avokates me Fame Botrore per Levizjet fend- ministe , Dylqinje Babasqap Jozefine Topallja ka 7% ...Pse ?

po se kjo jozefina topja o sa per 100%.

Flm per prurjen Monda.

Ja dhe dicka nga Hillary : " Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë nëse zërat e grave nuk degjohen . Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë nëse grave nuk u jepet  mundësia për të marrë përgjegjësinë për jetën e tyre. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë nëse të gjithë qytetarët nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën e vendit të tyre. "

nenave, motrave dhe grave ne pergjithsi: Gezuar 8 Marsin!

 

Bratusek u përgjigj thjesht:

Unë uroj që ne gratë të mos gjykohemi më vetëm nga gjatësia e fundeve tona”.

Ky artikull djema, me falni dhe femra smiley me nxiti t'ju them nje "sekret" .  

Ndermjet shum gjerave qe kisha ndermend ti rekomandoja Edi Rames, ishte dhe kjo, ku per kryeminister te propozonte nje femer, propozim qe do te dilte publikisht para zgjedhjeve, gjate fushates. Mirpo Palloshi eshte i zene me gjera te tjera, te vetmi propozim qe ai beri publikisht (mesa lexuam nga gazetat) ishte ftesa ndaj Ilir Metes per postin e kryeministrit. Nje gabilm/faut komplet i papergjegjeshem. Eshte si ti thuash popullit tani, qe po i var ujkut çelsat e shtepise. 

Ti thua ta vdisje fare. ai po vdes te behet kryeminister, ti?

Kishte ndonje kandidature interesante Pjer?

Ku eshte Mirjami kur te duhet????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).