Ishin dikur simbolet e kryeqytetit dhe shpesh burimi i lajmeve "të bujshme" urbane të Tiranës. Indiferente në dukje, të lira në shpirt dhe me kërkesa, që ndryshonin gati kryekëput nga pëshpëritjet e moshatareve të tyre.

Për vite e dekada të tëra, ato femrat e Tiranës ishin oazet ku shtriqeshin sytë e një armate të tërë të dëshiruarish dhe mëtonjësish të pafatë. Djemtë masnin nivelin e demokracisë së brishtë dhe emancipimit të vendit, kurse vajzat i kishin si kut për ëndrrat e tyre asnjëherë të realizuara. Ky grup vajzash të bukura, që jetuan në kohë dhe periudha të ndryshme, përbëjnë disa nga gjërat më të bukura të regjimit komunist, ku jo çdo gjë mund të quhet apriori e keqe. 

Disa syresh i rrëmbeu rrjedha e jetës dhe 'humbën' përgjithnjë, por një grup jo i pakët, patën fatin që të jetonin periudhën e ndërrimit të sistemit dhe Ato ishin nga të parat që e kaluan barrierën e madhe të izolimit gjysmëshekullor. Ashtu si merret me mënd, u përshtatën jo vetëm shpejt, por plotësuan segmentet e mungesave të tyre në profesione, në ëndrra dhe në jetën e zakonshme. 

Sot e kësaj dite, breza kryeqytetasish i kujtojnë me nostalgji për fjalët që nuk ua thanë dot në momentin e fundit, apo për dashuritë fluturake që nuk i finalizuan me to. Megjithatë, ato mbeten simbole të qytetit tonë në shumë aspekte. Në atë më kryesorin është se prodhuan shumë ndjenjë dashurie dhe më shumë akoma përcollën emocione lirie, tek masa e madhe dogmatike e të rinjve, që i ishin bindur verbërisht regjimit dhe nuk kishin asfare modele, ku mund të mbështesnin aspiratat e tyre. 

Vajzat "e çuditshme" të Tiranës por edhe pak rretheve do të dalloheshin se morën me pikatore atë që nuk të lejonte i tërë sistemi. Nuk kishin nevojë që të bënin disidencë, si pretendohet sot që në atë kohë e bënë 'rëndom' shumë kinse. Jo, për këtë s'kishin nevojë. Ato kishin nevojë për lirinë urbane, e cila është armike me çdo sistem. Donin të jetonin jetën sipas impulseve të tyre të shpirtit, të falnin dhe të merrnin dashuri dhe të kishin mundësi të tirrnin sa më shumë ëndrra. E më shumë akoma, të ishin si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë botën, të visheshin bukur dhe të sfidonin, por edhe të kishin mundësi të dashuronin, të gëzonin një shoqëri të lirë dhe të arsimoheshin në sa më shumë vende, ku ia vlente ta jetoje jetën. 

Për hir të së vërtetës, regjimi komunist nuk të ofronte shumë gjëra, por të jepte pak shtigje, ku ti (nuk) duhet të shkoje me kujdes. Mu aty, këto vajza shëmbëllenin si askush me guximin, sfidën dhe më shumë akoma ëndrrën për të kaluar përmes. 

Ashtu si të tjerët, edhe ai as nuk mund ta mendonte në këtë kohë (një nga admiruesit e tyre të heshtur, ish-fotografi i njohur i "Yllit Roland Tasho), që kjo do të përbënte në të ardhmen një nga temat e tij. Ajo u bë vërtetë temë, kur vajzat nuk ishin më simbole apo burim rrëfimesh urbane, por kur ato u larguan nga vendi për të plotësuar ëndrrën e tyre dhe ku e gjithë shoqëria u kthye me këmbët në tokë pikërisht në shoqërinë e lirë. Roland Tasho ëndrrën e ktheu si zakonisht në materie të prekshme. Thjesht, falë atyre vajzave, që i fotografoi atëherë kur ishin simbole dhe kohë më vonë, kur s'ishin më simbole por shembuj reale. Këto mendon t'ua dhurojë sot të gjithë shqiptarëve më 8 marsin e vitit 2013. 

Pasi nuk mund të ndodhte më ndryshe, simbolet nuk e meritojnë të rrinë në kujtime, ato duhet të preken nga të gjithë njerëzit për të matur kutet e vërteta të lirisë, që këto vajza përcollën në atë regjim të tmerrshëm izolimi.

***

Roland Tasho: Pse ua kushtoj vajzave të Tiranës këtë ekspozitë

Gjatë punës si fotoreporter në vitet 1982-1990 kam fotografuar vajza e gra të dalluara në fusha të ndryshme, mjekësi, arsim, shkencë, art dhe në fusha të tjera si dhe shumë studente të mira në universitete. Ato përveçse të dalluara ishin dhe pjesa më e bukur e Tiranës së asaj kohe. 

Mbas ndryshimeve politike që ndodhën në vendin tonë, të viteve 1991 shumë nga këto vajza u larguan në vende të ndryshme të botës. Duke u marrë prej vitesh me emigracionin shqiptar në botë, i ritakova këto vajza të cilat me punë e përkushtim të madh janë të njëjtat në profesione pune si kanë qenë dhe në Shqipëri. Njëkohësisht kanë krijuar familjet e tyre. 

Janë të sistemuara në punë në vendet ku jetojnë, por "kokën e kanë prapa" në vendin e tyre për të cilin duan të kontribuojnë e të ndihmojnë me eksperiencat e tyre. E kam ndjerë këtë në takimet që kam patur dhe shumë shpesh presin një telefononatë, një ftesë….Por të tjera vajza që ikën në mosha të vogla nga Shqipëria studiuan në universitete perëndimore dhe arritën rezultate të mira dhe shumë nga kë to u punësuan në vende të rëndësishme. 

Janë rreth 250 vajza të fotografuara në kohë të ndryshme që dua ti paraqes në një ekspozitë fotografike për t'i bërë të njohura për sukseset e tyre. 

Këtë ekspozitë fotografike dua ta realizoj me rastin e festës së gruas më 8 Mars. Kjo ekspozitë do të ketë të ekspozuar portretet e këtyre grave të suksesshme dhe me këtë rast të shërbejë kjo foto si një ftesë për të kontribuar me eksperiencat e tyre në vendin amë, në Shqipëri.

Milosao

169 Komente

Eh mer Land Tasho, i papame ke qene si fotograf, ishallah ke fotografu, Ana Papen, Marçelen, Moza Ficon, Vjollca Dedejin, Marjanen e 17 Nentorit, apo edhe Silven e Dinamos.... te fejuaren e Besimit, çifti me jetegjate i fejuar ne ate kohe, 8 vjet, nje çudi me vete..... Besoja, ende punon ne Kinostudio, as/regj.... e kush i ma men...... duhet me e pa me patjeter.....

Nuk vej dot yll nga ktu...
Dum nji raport te hollsishem per ket poeme.

Alidemso, patjeter qe je ismailqemals i matures rreth 80. smiley

Ke harru Ivoni Bakallin, Anila Katin si dhe nji bjonde te Ansamblit qe dilte ne xhiro gjithmone me tezen.Nuk me kujtohet emri tani, por eshte martu me Benin ... ( midis te tjerave). smiley

Nga 250 foto te vajzave te Tirones,lexuesi i peshkut duhet te kenaqet me fotografine e fotografit smiley

Tash e tutje nuk e lexoj më peshkun smiley

E terheqi kritiken!Bravo per redaksine!

Thjesht,syri  do me pâ bukur smiley

Fotorafi i ngjet Claudio Amendola...

Pune te mbare Ben,ideja me pelqen mjaft,si vajze tirane te flm,sigurisht s'do jem ne foto,por nga ato qe "koken e kane prapa" smiley

Silva Turdiu ishte edhe eshte super yll.

Interesante, me vjen keq qe nuk do ta shoh dot ekspoziten, megjithese nga ana artistike, me sa marr vesh une, shumica e fotove tek varianti i Milosaos ne pfd nuk me permbushen (fantastike poza e Mules se re). Kurse Ben Andoni duket sikur flet per tjeter ekspozite.

Ben Andoni, flet per ekspoziten e xhiros se mbremjes tek bulevardi .......

Aq e kuptova. Po perse e lidhte me ekspoziten e Tashos nuk e kuptova.

E rendesishme eshte qe ti i kupton mire pamundesite e mia.

Pak a shume si Andoni mundesite e ekspozites.

ben Andoni fliste per kete tirone......

xhirojaembremjesulljate.jpg

ku pasarela me e bukur ishte live ne bulevardin kryesor te tij, dhe ti mund te sodisje, i qete dhe i pangacmuar, nga te tera llojet, bile ti mund te zgjidhje dhe missin tend te endrrave....

xhiro.jpg

.... ku ishte nje vend nga ku informacionet merreshin dhe percilleshin me shpejtesine e drites, dhe ku ti mund te kishe dore ndoshta edhe ne transformimin e tij.....

p44a.jpg

....Ku ti ishe mbreti i tere atij sheshi, i cili edhe te mbyste me madheshtine e tij....

vajzatper1majin.jpg

..... Ishte nje vend nga ku mund te sodisje me endje, bukurine, forcen,  shkathtesine, apo edhe hormonizimin e ajrit......kur parakalonin kuadrate te ketij lloji.....

pallatettepoligrafiku.jpg

...... dhe kalonin te te te gjithe ata qe vinin qofte edhe nga pallatet e poligrafikut....dhe qefin me te modh e kishin..... hajt dalim ihere nga xhiroja e kullosim syte........

p0001272screen.jpg

p0001271screen.jpg

...Ishte vendi ku biçikletat ishin mjeti me efikas i transportit, dhe te kishe nje te tillesidomos te mirembajtur dhe te mbushur me tere lulkash dhe xhinglash te tjera (tm Titi i Lumes, ishte kampion ne Tirone me Radosterin e vet)

...ja per ket Tirone do te flitet ku gocat e bukura dhe çunat garipa, bonin historine e ketij qyteti , ku zemrat e plasme, bonin tragjedite e tij......

ps

ekspozita do te hapet per 8 Marsin...... ta shofim i here, masanej flasim.....

pupupu, ca katunaresh qe kane pas qene te gjithe ne ate kohe

dhe ti po shef pjesen me te mireqene, e?

por, per me qen fair, edhe perendimi (psh itali apo gjermani) nuk kane qene fiks ato qe u bone mbas 80-90-tes; flas per pune katunarlliku. mjafton me pa ndonje filmim te atyne koheve.

po eshte keshtu...nje katundarllek midis Romes...do makina Fiat Tipo ne xhiro...kush vishte atlete adidas ishte nje fije si keshtu...pas 90-es sikur iu ngjallen puplat...ndofta edhe nga emigracioni...u ndjene si te rendesishem...Nuk ishin te pakte qe kishin ende tv bardh e zi....Flas ne 1990.

"flas per pune katunarlliku"

Meqenese nuk i kam marr leje, nuk po i qis me foto, por disa nga specialistet tane me te mire jane keta: Billy Bob, Billy Ray, Bubba, Buck, Jim Bob etc.... mos me qen parcial kundrejt nje kategorie te caktuar, Nje sen VP qe e kam taku goxha shpesh keto kohe quhet: Cletus....

Emo, po syte e gjithe botes per luften ndaj ketij katunarrlliku... i hapi filmi Dinastia, e me pas ai filmi tjeter.....(se nuk e maj men emrin) Te gjithe keta ne ndryshim nga ne kishin floket e gjate dhe xhinset kaLLabojs.... pa keshtu si pamje, te gjithe si vorraxhinj jon duk.....ja shiko filmat e asaj kohe, siç edhe ti e thu dhe boje masanej krahasimin...(duke fol vetem nga fotot)...

Dallas... lene amon se me duket se filloi episodi i 76398-te knej nga ne. artistat jane kthy ne terminatore... kte kan kto katunart e amerikes, fijen e zotnillikut evropian, imagjino saga e forsajteve me 28 volume smiley

po zaten zarbot e evropes e bene ket vend... tom kruizi qe ngulte shkopin - tok e xanun!

ja per shembull evropi i paleozooikut

KSHTU ASHT ME FOL SI ME SHURDHIN ,KU ME I PA FOTOT?

I hudha nji sy. Eda Derhemi, goce shume simpatike dhe me karakter. Asnjehere e future ne rubriken seksi sidoqofte se nuk ishte ai tip. Inva Mulen se ka pas njof njeri deri sa doli jashte shtetit. E kam pas shoqe klase me vite dhe thjesht ka qene nje hunshtypme e lezetshme dhe e ndrojtur qe nuk jepte muhabet.

Te tjerat as i kisha degju ndonjehere. Kam frike se si gjithe gjonat e Rolandit, ka thjesht nje reklame bombastike, po ne fund dalin granata mesimore nga ato me brime. Sidoqofte pres pershtypjet e alidemsit mbas vizites se ekspozites. smiley

Edhe une isha kurioze per fotot dhe u zhgenjeva nga sa pashe tek Milosao. Per kete ia hodha fajin Andonit. Tasho vete shprehej se kishte edhe foto me nxenese te dalluara. Qe ekspozitat e Tashos marrin shume vemendje eshte jo pak problem qe ka jo pak te beje me pritshmerite e uleta (standardet e uleta mund te thoshte dikush por kjo do te ishte akuze e rende). Ne kete pike Andoni na ka bere nje sherbim pa dashje (ha debat, por une anoj nga padashja), duke e drejtuar vemendjen drejt imagjinares se mundshme. Problemet me kete imagjinare jane teme tjeter te ciles une jam e vendosur t'i bej bisht.

Shpresoj qe pervec arkivave te "Yllit", Tasho te kete pasur dhe perdorur edhe arkiva personale.  Kjo thjesht per hir te reputacionit te Andonit.

Nga ana tjeter, ekspozita behet ne Tirane.

Nga ana tjeter tjeter, nje ekspozite e tille edhe nqs s'eshte ne lartesine e duhur te preferencave te gjithesecilit/gjitheseciles, mendoj qe do ishte nje alternative e kendshme ne krahasim me festimet e 8 Marsit ne klube me striptizem.  Ose nqs jo alternative e denje, te pakten plotesuese. 

alternative e kendshme ne krahasim me festimet e 8 Marsit ne klube me striptizem

Ti do me na cu mbrapa tani... Nuk ka force ne bote qe!

Ti do me na cu mbrapa tani

Tasho, c'ne une smiley. I just aim to aim smiley.

Ne krahasim me festimet e 8 Marsit ne klube me striptizem nje alternative e kendshme eshte edhe festimi i 8 Marsit ne restorant me shoqet.

Po.  Shume e kendeshme dhe kjo.  

Sa e frustruar seksualisht eshte shoqeria shqiptare, me femren shqiptare ne maje te ketij frustrimi, klubi i striptizmit eshte zgjedhja me e mire.

ja nje nga ato guret kilometrike te asaj periudhe.........

Sa mrapa botqes qe paske qen mer bablok.....Mos me njof Silva Turdiun.....trego se vje kah provinca djale... te duhet shume me punu.... me i heq ato 7 lekuret, nji e nga nji....

silva e dite shume mire se ku po futej  ... por te gjithe ne ate kohe mendun se shehu do te dilte me i forte se hoxha smiley

o po lekureve te mia tja rrush ti, te shtatave, por kjo paska qene VIP kur une skisha lind akoma. edhe ca paska qene? nuse blloku? pfff akoma ua mbani pishtarin ketyre?

aha, s'paskshe pas lind ne ate kohe... kjo shpjego shum gjona.

ja ta shpjegoj ket muhabet me ate timen, qe mund te jete shum e gabume:

merr 650 ciljeta, shto 980 rajmondra bulkra futi edhe nja 1500 te ndonje femne socialiste qe s'ua di emrin, perzjeji me nji mixer gjermon mundsisht, rezultati qe del eshte sa 1/10000000000... (fut xerro pa hesap ktu)...0 e silva turdiut, ksaj femre fatale, nji mister i se ciles bon nji roman nga ata te miret. well, nuk ishte silva, do thush, por ishte koha. OK, por kjo bot fat esht. Me i llaf zajmina dhe kastro zisi s'kon asnji shonc ne 40 jete si kto te tanishmet...

well, ajo po se po... por m'beso, eshte me e vogla vlere. dhe nuk se e njof personalisht, e? thjesht i kom jetu kohet kur ofshamat e popllit te thjeshte punonjes e liridashes mbushnin rruget e tirones kur goca kalonte (shum e pafajshme ne dukje) ... apo te zit e ullinit qe hiqshin kalecat kur dinamo (ka qen volejbolliste kjo me prof. tartarin) dilte jashte shtetit. smiley sidomos kto venet e nxehta, tip turqi bullgari... gjithe sofja (cunat e ri) te hyrja hotelit... ka ardh nji xxxx i omel nga shqipnia etj etj. Kshu ndertohen kto mitet e vockla. the rest is history masanej. imagjino, ket perdori si sebep enveri kur i ra mehmetit. te ishte naj shaje kjo, do kish gjet sebep tjeter, po silva i mushte kpucet e briseides a si e kish ajo e akilit te iliada... ajt mo.

Na bete kureshtar. Lexova ne wikipedia qe qenka persekutuar pas vizites se Enverit? Po ndonje foto ne rini te kesaj, nuk ka? Se aty te fejesa s'dallohet.

...vetem kujdes, mos shko shume majtas se do " te te djegi malli " nga ajo fotografia ne mur ... LOL.

Ekipi i Volejbollit te Dinamos talent europian ! 

Hmmm. Shiko cfare gjeta

Mehmet-shehu-me-familjen-300x205.jpg

Sec u tha e sec u be une s'di gje,po Silves ia pati pak si qejfi me hy nuse ke shpia e Kryeministrit. I thone i llafi : Po flejte me qenin, ngrehesh me pleshta, or mik ...!!!

Pse po te kishe qene ti jo, e!  :smiley Apo asaj kohe! Masnej nuk eshte se ishte kjo qe e gjujti cunin e kryeministrit, po ishte ai. Kshu qe e shkrujtme thuj.

Nuk i dihet c'a do kisha bo une, plako. Po Neli e ka pas icik nomin e keq ne ate kohe si i " shthurur" e ku di une. But, hey, what the hell do I know !  Cel si gonxhe dashuria ... I guess. Sidomos kur te hy per shkes traineri i femrave te volejbollit te ekipit te Ministrise se Brendshme ...

Silva kerkonte vendin e saj..vendi i saj ish paria...Ngaterroi vetem kohnat e sistemet.Djali i kryeministrit ishte edhe alametit...

Ja dhe guri tjeter

PF, i dum te pakultivume, pa grim...... na e pasuro pak temen se ti duhet te kesh me shume foto te personalizuara...

Dhe nje "gur" tjeter

 

Dhe ika tani se na late pa pune.

"Ato ishin një komunitet i vogël që i mbijetuan komunizmit, shoqërisë shqiptare dhe mentalitetit."  smiley

Monday afternoon. One could always use a good laugh smiley

jam kurioze me dite se ne çfare kartele ,me çfare nomine i ka PF ne pc e tij keto foto?....smiley

jan 7 foldera te permbyllur njeri ne tjetrin si kuti pandore, per maskim. pak a shume keshtu:

//Desktop:

 >> "Shpenzime shtepiake extra murale"

      >> Ndrrim vaji i makines dhe centrim rrotash

               >> Shpenzime labor - pune dore mekaniku

                          >> Te shekullit te kaluar

                                       >> Te ndryshme - junk (pa rendesi)

                                                  >> Kot (varja)

                                                           .>> Outdated (shpenzime fare pa rendesi)

                                                                          >> New Folder (encrypted)

                                                                                        ktu jane fotot

 

shkruaj emrin e personit ne google dhe ajo foto del e para neper artikuj qe kane dhene

"Sot e kësaj dite, breza kryeqytetasish i kujtojnë me nostalgji për fjalët që nuk ua thanë dot në momentin e fundit, apo për dashuritë fluturake që nuk i finalizuan me to. Megjithatë, ato mbeten simbole të qytetit tonë në shumë aspekte".

Kjo shprehje me kujtoi nje te forte: Nje prej ketyre femrave te njohura te Tiranes (emrin nuk e them per delikatese) po ecte rruges, njerzit kthenin koken te elektrizuar nga pamja. Kur u degjua nje jevg qe bertiti nga larg: "O Filan Fistekja, tu bofte m... kompekaj e sh.... aranxhate!" 

thuj pastaj qe n'ato vite ska pas poezi.ktij i them kompliment pa harbutllik

Sesi me erdh nder mend kjo:

Goca t'bukura ka Tirona,

ndaj mbush rruget plot me ere, 

moj esmere, moj ku t'ka lala,

thuja konges dhe njehere... smiley

Ose ajo tjetra : Sherifen' e kom komshi 

Ball per ball e bri per bri

Sherifeja e ndjek moden

Sic e ndjek rimorkja Skoden

By the way : E ma men njeri Sherifen. Ishte shume seksi, megjithse jo shume e dalme ne xhiro dhe e sofistikume ...

Mos e ke fjalen per ate shoferen e Zukut te druve...qe e ka pas shpin n'Alidem??????

Sherifja e ka pas shpine ke Rruga Durrsit. Ka qene nji e gjate dhe shume derr p... Po nuk para dilte ne xhiro, dhe ishte nji nga me " te panjohurat" e njoftme te Tirones ... 

Mos po thu per ate balerinen qe dilte ne xhiro me tezen e? Emrin ja kom harru po e kishte shpine te shkalla  Engridit.

Hahaha, jo,jo ate e kom permend edhe ne nji koment me siper. As une nuk ia maj men emrin asaj bjondes. Ajo nuk ishte e gjate. Eshte martu me i cun qe e qujn Ben dhe rrinte ke Breshka gjithmone e lute tenis ke bregu detit ... Sherifja ishte e gjate, me floke te gjata. Trup fantastik...

Hej ca mbone mer Qemol, ku e ka pas shpine kjo Sherifja? ....Beni me duket se lute tenis me Gicen.

Pyt kitaristin Ilir Nushi, ne qofte se e njef, se ai e ka pas pike te dobet Sherifen. Kurse Beni ishte amator tenisi, por ishte i vecante se ishte i vetmi qe sillte raketat dhe top tenisi origjinal ne plazh, kur te gjithe lunin ose badminton ose voliboll plazhi.  Gicja !!! Me Nard Shoshin. Per Gicen doli shprehja : Ja pra qe tenisi nuk eshte vetem sport i pasanikve ! Ate mund ta luajne edhe te varferit, bile edhe pijanecet ... hahaha !!!

Gocat shqiptare kane qene dhe jane te bukura smiley nuk diskutohet dhe mezi te pres te shoh fotot e ekspozites . alidemsi shpresat te ty smiley

Ne Ny kur jetoja dhe shihje rini te bukur , class ,  se Manhattan permbledh rob nga gjithe bota , ndersa ne Toronto eshte e kunderta , njerez te shemtuar dhe te rinj qe vishen si maloke mali

te ngas llafin , edhe une ne Elbasan kam lind smiley

I kam vrojtuar me vemendje vajzat sot...Geni eshte po ai...po se çkane nje si fermità mentale qe iu del nga syte ,nje si veshtrim deficent,ca te qeshura idiote,ca dialkte qe nuk jane as te tille...qe nuk dine as te flasin e as te mbyllin gojen...te bukra po pa pike sex appeal,aspak interesante a zbvitese,nuk dine te qeshin, e me nje fjale...biba....zot me ndje...

mmm...sikur s'ka ngel gjo goc e bukur ne tiron ni kto koh te demakracis. athere i bote te bukura komunizma.

i bente te bukura mendimi ,pjekuria ,bukuria e brendshme ...nuk ka gje ma sexi se inteligjenca...

Margherita Hack...provo e ban gjys ore muhabet me te...smiley

Si t'dush ti...mandej po bajme muhabet  smiley derisa me thu motra,jam e qetesmiley

pas nji vit martese kur prek shalt e grus sikur ke prek t'tujat

biu *

 

 e dashur, këtë vit festojmë shtatëvjetorin, shtatvjet mujmjalti n'peshkarexhë

 

* njoni

i bote uji i paster , ajri, buka 52she, 28ce, kushtet e mira,modeste  bile edhe ne per rrethe, jo vetem ne tirane! ne komunizem dashnia ishte romantike! smiley

Nuk e di per ju, po mua sikur s'me ngjit mire te nxjerresh fotot e njerezve private pa teklif neper forume.

 drejt. se shpejti ppu do transformohet ne fb smiley

Po flasim per persona pak a shume publik gjembo. Si me thene inis gjoni apo ciljeta sot. Plus qe per te mire po i permendin dhe po i vecojne, nuk po i shan njeri, Gjithashtu kjo ishte ne mbeshtetje te nje ekspozite me fotografi femrash te njohura te Tiranes. smiley

Nuk me duket se krahasohen me Iniserat e Ciljeterat qe duan te behen publike me cfaredolloj menyre. Kane qe te bukura ne rinine e tyre. Publike ne kuptimin qe i njihnin meshkujt qe vritnin kohen bordurave ne Tirane? Jo jo s'po i shan njeri - vec komplimenta dhe ofshama te dikurshme smiley

E drejte qe ishte ne mbeshtetje te ekspozites nga arkivat e revistes Ylli. Zonjave ju uroj te jene mire. Me kaq e mbylla ankesen.

Mire me aktoret, po keto te shkretat mesa po marr vesh une une thjesht paskan qene te bukura e famen e paskan nga thashethemet. Tjeter gje ajo qe ka profesion te dale para kamerave, tjeter ajo qe thjesht ka qene e bukur, e talentuar e nga familje e mire.

S'po e mar vesh kush po e ben te frustruarin tani? Nejse, se e shof qe ca nga keto zogjt e rinj po na qajne hallin se paskemi heq keq me standartin e sotem. Nigjoni nje llaf. Vetem ne keto pune qe nuk ka rregjim politik qe nderhyn, apo shoqeri qe i ndalon. A keni degjuar per Don Juan, Cazanova, apo Rasputin e ku di une qe kane jetu ne epoken e gurit. Ka ndonje qe te thote qe une qe jetoj sot ke blloku i dhjes dore me nji. S'ma ha menja, pasi keto pune jam tek e tek dhe kane te bejne me personal appeal dhe inner power, e vret ai leprin apo e vras une. Dhe jam i sigurte qe edhe sot e kesaj dite, te pakten ne Tirane, me shume lepra vrasin brezi jone se sa ai i njezet vjecareve te edukum seksualisht. smiley Dhe ka pas dhe ne ate kohe kaq persona femra e meshkuj te edukuar, dhe freespirit ne Tirane sa rrezik as sot nuk i gjen. Por varet gjithmone nga rrethet shoqerore ne te cilat lundron. Kudo dhe kurdo ky muhabet. Kshu mer trima.

P.S. Qe mos e ulim dhe rolin e femrave, kam degjuar edhe ca histori cougars ne Tirane te ca femrave qe ne rinine e tyre s'ua varte njeri, po qe sot mas 3 operacionesh plastike dhe dy mercedesave nuk lan katunar n"Tirone pa i zbraz palcen...smiley

nga je - e pyta. Rastisem ne nje merkato obskure te nevjorksitit.

nga tirana - tha ajo duke me pare ne drite te synit. E folmja me kapi gafil, si redenckun theksi british (po them qe te mos akuzohem per krahinarizem).

s'fola mo.

nga tirana... jehonte si backing vocal ne nje koncert ku luhej sympathy for the devil. who who... who who...

tani prit ti te kuptohesh, o PF. ti thu qe s'po gjej at rrugicen qe me kujton ate temthin dhe vrerin e dashur, tjetri/a ta kthen qe s'merr vesh ti dhe te gju me BBF e motel turinjve. kot me i llaf...

Po pra, i thoshte nje cun i ri nje cifuti te vjeter qefli makinash ne lokal. Ehu sa ka ec teknologjia. Sot edhe volksvageni im ecen me shpejt se RR i jot i atehershem. Sa e ka pas maksimumin rr-ja. 120-i thote ky. E shef pra? I imi e ecen 240 pa frike. Ecen mer ecen ja kthen tjetri, po si volkvagen. Ai i imi edhe me 100 ecen si Rolls Royce! smiley

ka rob qe jon gati me pa problemet dhe celulitin e helenes se trojes. raportin peshe-gjatsi trupore, indeksin DHL a si e ka (jo posta, ajo tjetra)...

pleqt trojane rrishin ul te stoli. bonin gati tavllen dhe duke hudh zarat, ndersa degjohej ndonje zhurme e larget ushtrije, tunshin koken duke thon: ia vlen te luftosh per te...

por do ia bejme bene smiley

smiley

cheers, man, sa pa ardh nanjoni me u gafurr me numer dashnoresh mercedesi!

PF, c'te kruhet byrazer. ti dukesh qe ketu qe je i frustrum, vetem ngecesh me rob qe sjane as te moshes tende dhe kur s'ke kellqe ta mbash ate qe nis. Ik e mshoji tubave

Exet, pa i kthy gjerat personale dhe me gra sic po do ti kthesh ti, po diskutojme gjera ne parim. Nuk eshte se dukesh me i pafrustrum kur hidhesh me kaq frustrim qe ne komentin e pare. Ajo qe po sqaroja ishte qe jeta seksuale e cdo personi eshte shume me e lidhur me faktoret personale se shoqerore. Nese ke argument kundra hidhu. Pastaj se "kush je ti e se kush jam una", nuk eshte se e percakton dot ti.

shyqyr qe sjemi persona publike se kush ju mbante ju pastaj smiley

Ca ti thush.

Nje gjenerate e frustruar per menyren se si ju vajti jeta, masturbohet me memorjet e atyre qe nuk ja u varen kurre...

Ok, now we're pushing it. Nuk shoh te keqe nese ka njeri nostalgji per dike. Ashtu si Italia ka patur, psh. Sofian apo Amerika Marilyn, s'ka pse mos te kemi edhe ne S.T. apo dike tjeter. Une thjesht komentova per sjelljen e fotove te personave private, jo per kujtimet, etj.

not pushing... expanding... smiley

Jo ore jo se gelonte jeta seksuale ne Tiranen e viteve 80-te sa e ben Rion te fshihet nga turpi.  Orgjira ore si ato te Eyes Wide Shut.  

S'thoshin dot qe patatet ishin te kalbura, s'i mbanin dot floket e rrobat sipas modes imorale , jargaviteshin pas volejbollisteve se ishin te vetmet qe nxirrnin shalet jashte prej uniformes, rrezikonin jeten duke kthyer antenen nga kanalet serbe per te pare programin erotik Electric Blue, por ama per one night stands te thanin piten. smiley

Hej, nuk iu fut njeri noten ne shtepi me iu kontrollu albumet neper syrtare. Njerzit private ta pysin bythen mire kur i nxjerrin fotot private ne publik. Se qe nga ai moment mori fund privatlliku. Intervistat dhe fotot iu pelqejne t'iu botohen neper gazeta ... Edhe me ha, edhe me djeg nuk ka ...

Po ja fusni kot te gjithe.

Ishin te mira se ne ishim te gjith te rinj.Sido qe te ken qene atehere, te qenit te rinj ishte gjeja kryesore.Kini parasysh se shum veta lavderojn dhe peridhen e kaluar ushtar vetem e vetem se ne ate periudhe kishin nje moshe qe me pas gjithmon e enderuan.Mosha nuk ju kthehet me!!

Po deshet listen merni pysni Marketin Kolen qe e ka te skte fare dhe me adresa, se nuk ben vaki te kete ndonje vajz ne tirane qe mos i jete vene prapa deri ne shpi.

Nje gjenerate e frustruar per menyren se si ju vajti jeta

s'di per te tjeret, por jeta ime profesionale (te tjerat nuk i hyjne askujt ne pune ktu, ne ket mexhlis) ka vajt ne nje menyre cuditerisht fantastike. Kam pa dhe arrit gjona per te cilat falenderoj Ate Lart, nqse ekziston, ose Memen Natyre.

Frustrimi eshte nje perberes i cdo jete (kush nuk frustrohet, deften nje nivel te palejushem debil-lliku), puna eshte si e trajtojme zotin Frust, dhe a i japim me shume rendesi sa meriton.

God bless America!

Ta pranojme, seksualisht shqiptaret kane qene tmerresisht te frustruar ne ato fillim vitet 90. Mbaj mend kur dolen keto filmat porno ne kinema, ne ishim kalamaj tetevjecareje e arritemt e futeshim brenda, e brenda pame babain e nje komshiut tone, me gjithe biciklete brenda ne kinema. Me profesion te mire sic thua ti e me grua e femije te shkolluar e me the te thashe. smiley Te rriturit jargaviteshin ne ate kohe me foton e nje femre qe dilte si reklame te nje kuti letrash kopjativi Pelikan, e qe e kishte ngjitur nje berber te xhami dyqanit. Thjesht ishte me minifund e dekolte.

uria seksuale e shqiptareve eshte dicka qe shkencat, ekonomia dhe pozitivizmi jane te paafta me e shpjegu. smiley

T'i degjoje muhabetet ne tavoline te studenteve te sotem, do te habiteshe. As ne lokal blloku, as goca kushedi se ca, por shume normale, flisnin lirshem se pse njera prej tyre ishte ndare nga i dashuri sepse ai nuk shfaqte interes kur ulej me shoqerine e kesaj, rrinte shume ftohte, e kjo tha qe e la sepse s'kishte ca ta mbante vetem per seks, i dashuri duhet per shume gjera te tjera. Biseda qe ne fillim vitet 90 as coheshin neper mend. Ndersa ai brez... eh, vate ai. Edhe ato vrasjet qe degjon sot ne lajme per xhelozi me prerje kokash e thyerje kafke me cekic, po ta vesh re jane bere nga pleq 50-70 vjec.

T'i degjoje muhabetet ne tavoline te studenteve te sotem, ...

Gjo e mire kjo. Ti vete ke bo gjo? smiley

Pergjigja duhet te jete "me raste".

I don't kiss and tell, my friend, por te jesh i sigurt qe you have no fucking idea ca behet sot, sic se kam une idene ca behej atehere. Dhe nese te pelqen, po, brezi juaj ka me shume sukses se te rinjte. S'e ve ne dyshim qe e keni dhe me te madh. Thjesht mos dilni pa ilace tensioni e mos ua prisni kokat.

Bablok, padyshim qe ia kam idene, pavaresisht se vete kam te tjera prioritete. Ja shume shume do jeni bere si brezi i 20 vjecareve qe i shohim ketu cdo dite edhe duke thene fuck...fuck neper lokale, po qe ketu nuk cudit njeri aq sa ta permendi. Me shume se besoj. Dhe nuk shoh ndonje nevoje per te banalizuar gjerat. Thjesht po bejme muhabet dhe po perpiqem te shpjegoj se ato qe kane jetuar ne Tiranen e atyre viteve, kane me shume shanse qe ta njohin realitetin me mire se ato qe atehere nuk kishin lindur akoma. Po ti shtosh qe edhe ato qe do ti lindnin me vone jetonin ne province ku jeta ishte edhe me e prapambetur se ne Tirane (shume me teper se sot qe ka mas-media) shancet e njohurive te tyre per ate realitet underground kryeqytetas jane thuajse zero. 

Si tha ajo, kjo jete me detyroi te kthehem ne nje  prostitute keshtu qe dhe une dua boten ta kthej ne nje bordello!

Njerzit mizerabel dhe me mllefe jane ne nje mision te pavedishem per ta kthyer cdo gje mizerabel. Ah e gjora zemer...

E kam pas kliente tek hoteli.kur benim check in u mbanim nr e tel per raste "emergjente" ka qen edhe Tuna njekososht me ket vorpsen.Tuna : a spo më ngjef kush jam a ?

Ani Ani, erdha me vrap te hoteli yt une! Atje i paske si te reja e te egjra e si te pjekura e te regjura! smiley

Un asnjeren nuk njifja,por me tregonin kamarieret.te vetmin qe kam njoft Julin e appart 2xl djalin e zef dedes 

Dhe thone pastaj ,qe grate kur bejne muhabet ua nxjerrin burrave  **** ne selanet.

ncuq shume burra llafazane jeni.

Nje M jemi per thashetheme. Kot ua veshim grave.

Ej po fjala "mazokist" nuk eshte fjale turpi me!!!!!!!

ashtu eshte,vetem motra dhe nena  s'jane femra.

Ca te mira jan kto mo vlla kur si njef njeri vetem ca kokrra? Silva Turdiu yll thot njoni. Po ca ylli mo vlla kur se njeff njeri e sja kemi degju emrin? Yll eshte suada sherifi o vlla femer qe te thy ne mes nga cdo drejtim jo kto femrat e socializmit dhe komunizmit qe u rrujshin nje her ne vit. 

Tregtar leshi zotrote? smiley

Tek ajo tema me homo mburren njerzia kush e ka veren me te hapur, ketu mburren kush e ka mazllemin me te ngrehur. Barazim del neshja gjithmone, gjithçka ne ekuiliber. 

Ne fakt ne te dyja temat fiton mazllemi (a.s.).

Po dihet mi trop qe mazllemi ka fitu pergjithmone perderisa do ekzistoje xhelozia feministe per mospasjen e mazllemit.

Ja fute kot heretik. Ja dhe nje histori te fundit se me duhet te ikim. Shkurt.

Dy cobane ne stan. Gjithe veren mo. U merziten. A te ta bej njehere, i thote njeri tjetrit. Hajt mo... Mbaron pune ky dhe e pyet shokun: He si t'u duk? Heu bre burre, i kthen tjetri i habitur. Po gjan ma t'mire e hakan grate!!!

kjo dihet, pa xhelozi feministe nuk ka as vete mazllem.

Si te mos kete harmoni kur ti shqetesohesh per merzitjen dhe rrugen time smiley. Por kupto te lutem edhe rolin tend: te mos ishe ti aty si baba i dashur gati per te na pranuar te penduara, mua dhe shoqeve te mia feministe ndoshta nuk do te na dilnte hesapi per keto aventura te rrezikshme.

Mire mir llaka-llaka kpuc me taka hajdaraga.

Po me po, e njof stilin, sa here qe has sharra ne gozhde çefesht gjehet nje rrugedalje, o te shame, o kush merret me ty, o te krypsha trute, o pergjigje pa kuptim, ose ndonje karagjozllek me fraza filmash etj. smiley

Apapa, me kape mat trop. Kete fraze e kam thene mbas dy tre komentesh serioze dhe debati shume serioz (fakti qe e mban mend edhe ti tregon shume), kurse komentet qe kemi bere kane qene te gjithe llaka-llaka, futja qitja, mazllem, vere etj. Nuk e sheh qe i ka pelqy edhe ores se malit pi Shkodre qe ja ban plus njeQInd.

Trop non dare colpi bassi, mos perfito nga superioriteti yt anatomik, ki meshire per dobesite anatomike mashkullore. 

Ja nje barcalete me brezin e ri dhe te vjeter..smiley

bab e bir pasi dalin nga nje lloto pyet djali te atin:
- babi babi ca do bejm po fituam lloton
-po e fituam,Majami,wiski dhe femra
-po nuk e fituam babi?
-durres,raki dhe nonen tate

smiley (se thone pastaj qe femrat nuk dine te qeshin)

Ketiiiiii E madhe.hahahahaha

ja dhe i tjeter per rinine e sotme....

kur ishte baba i ri, kish shku me te gjitha femrat e katunit dhe aq shume saqe i njifte dhe me ere. Ju rrit çuni dhe mesoi zanotin e babes. Kthehet nji here vone dhe baba u bo merak... pasi i kerkoi llogari, duke ju afru afer ndjeu eren e njones.... eeee, paske qen me Marien.....e mylli sherrin baba dhe u shtri..... te nesermen prape vone çuni...... Per te mos bo sherr me pare baba e nuhati..... eeee, sot e paska pas radhen Marta....... e keshtu disa dite..... I iku zari çunit.... e shkon dha ja rras lopes..... Krenar shkon para babes dhe i thote... po sot a e gjen dot...??? i vje verdalle baba po nuk po ja njifte eren...... Gruu...... bertet... shpejt opingat se paska ardh nje p.... i ri ne fshat.....

Si shpjegohet qe s'kane pike humori keto barsoletat e 50 viteve me pare?

e parashikon menjehere se c'do te ndodhe

them se eshte ceshtje kohe. keshtu i tregova nje histori nje kusheriri adolesh e humori atij iu duk sa c'mu duk mua kjo me humor

po ashtu dhe humori i adolesheve tingellon shume kot. 

si duket cdo brez ka nivelin e vet te asaj qe pranohet si humor.

Di edhe un nje barcolete shume te bukur. Shkoi nje her nji shqiptar ne Amerike, hyri ne nje restorant qe quhej Amerike, hengri buke, mbaroi e u ngrit te ikte. "Prit ku shkon pa paguar" i tha kamrieri. U pergjigj shqiptari: "Po pse nuk quhet ky restorant hA-merr-ike". Hahaha ehoehoeho.  

si gjithmone...niveli i serotonines shume basso...Bjeri mbrapa vedit....smiley

Kush po ça kryt per nivel serotonine, mjafton te kemi te larte nivelin e testosteronines. 

Nuk quhet keshtu e sidomos jane ne raport te drejte njera me tjetren......Nga sa shkruan e si hakerrehesh edhe ai nivel nuk eshte nder me te miret...Fjala e mjekutsmiley

Amon ...per symbolet albanezi qe po na sjell ky smiley

Bir nona vet !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).