Nga ky realitet i mbushur me politikane te prodhuar nga ngjarje te jashtezakonshme do ta kemi te veshtire te ecim dhe zhvillohemi ne gjendje normale dhe te zakonshme

Eshte mars, eshte fillimi i nje pranvere tjeter dhe pemet kane nisur te nxjerrin sythet e tyre, dhe si te jene ne gare me pemet, ne Shkup pernjehere me to fillojne te dalin edhe sythet e urrejtjes se fjetur nderetnike. Eshte bere e pritshme qe cdo pranvere te kete ndonje shprehje te kesaj urrejte ne Maqedoni, dikush do te dale dhe ta shpreh kete dhunshem ndaj dikuj tjeter, ose nje maqedonas ndaj nje shqiptari ose anasjelltas.  Mjafton nje akt dhe ai nuk do mbetet i vetmi ne pak dite, do te filloje si sythi i pare dhe pastaj shume shpejt do te mbushen gjithe deget e urrejtjes qe fshihen si nga frika e te ftohtit te dimrit.

Si cdo peme tjeter edhe kesaj peme te urrejtjes i shihen vetem sythet ne dege, ndersa rrenjet nuk i duken, e sic duket as nuk i intereson dikujt te germoje per t'ia gjetur. Pas cdo sulmi lindin edhe akuzat e ndersjellta, fillon ndarja e roleve si neper filma, dikush do te jete fajtori, dikush viktima e dikush heroi, secili kerkon kete rolin e fundit, sepse ashtu si ne filma eshte me i paguari.

Cuditerisht shqiptaret kane mesuar shume mire te jene viktima dhe duket sikur ka filluar t'u pelqeje ky rol, ndoshta kane degjuar se rruga per te te qene nje hero shpesh kalon nga te qenit viktime. Vetem roli i fajtorit eshte i lire dhe si duket do te mbetet i lire pergjithmone, keshtu ne mungese te ketij personazhi nevojitet qe projekti i filmit te rifilloje pranvere pas pranvere.

Pervec se shqiptarve ju pelqen disi roli i viktimes ju pelqen gjithashtu qe te qeverisen nga heronjte, dhe keshtu jane pak a shume ata qe na qeverisin ne Shqiperi, Kosove dhe gjithashtu ne Maqedoni. Populli shqiptar pamvarsisht ku voton, pelqen te votoje njerezit qe kane bere heroizma dhe kane hyre ne skenen politike si produkte te ngjarjve te vecanta te historise se tyre. Pothuajse keshtu ka qene gjithmone ne historine tone qe nga Skenderbeu e deri me sot.

Kemi Sali Berishen qe drejton Shqiperine duke qene kryesisht i votuar si njeriu qe shembi nje sistem totalitar, i larguar nga pushteti per disa vite kur u be i dyshimt heroizmi i tij. Dhe i rikthyer perseri ne pushtet, si per ti thene na fal qe dyshuam te ti, o heroi yne.  Kemi Kosoven te drejtuar nga Hashim Thaqi, nje ish drejtues i luftes clirimtare i cili erdhi ne pushtet dhe vazhdon te rrije aty kryesisht per shkak te asaj lufte qe beri. Gjithashtu kemi Ali Ahmetin qe erdhi ne pushtet si nje hero, si nje drejtues legjendar i "luftes" se 2001-shit ne Maqedoni, dhe vazhdon te rrije aty duke pasur edhe ekskluzivitetin e patriotizmit e heroizmit.

Te drejtohesh nga heronjt e tu duket nje gje shume normale dhe mbase edhe ideale, por heronjte e gjalle kane edhe te metat e veta. Keta udheheqes made in "Lufta" mund te behen te rrezikshem ne pushtet, ata e kane te lehte te luajne me ndjenjat e atyre qe ju kane fituar zemren, dhe kthehen ne donzhuan politik qe te marrin ne qafe. Ata kane rrezikun te jene te votuar per shume kohe nga njerez qe votojne me zemer dhe te drejtuar nga emocionet, dhe jo nga nje mendje e ftohte dhe e arsyeshme.

Duke ditur se nga kush jane votuar dhe pse jane votuar, politkanet e ketij lloji e kane te lehte te punojne vetem ne ate pike ku votuesit e tyre preken, ata kujdesen qe ate arsye per te cilen jane votuar ta mbajne te gjalle. Keta lloj votuesish jane shume te sinqerte, por per fat te keq preken me gjera te vogla, gezimi i tyre eshte i lidhur me shume me realitetin nga i cili kane shpetuar se sa me realitetin e deshiruar per te ardhmen  e tyre,  keshtu politikaneve te tille nuk ju duhet shume pune qe t'i prekin perseri ne zemer.

Dhe ne e veme re lehtesisht me cfare luan Berisha sa here nuk do apo nuk ka mundesi te beje ndonje gje me shume, ai gjithnje ju kujton votuesve te tij se kush eshte ai, duke kujtuar se sa shume e urren komunizmin, dhe kete mundohet ta beje me sa me pak shpenzime. (pervec rasteve ku i duhet te shemb ndonje veper "komuniste" sic eshte piramida). Gjithashtu Hashimi ben te njejten gje sa here qe nuk ka cfare te tregoje, i kthehet historise se suksesit dhe kohes se luftes, ju kujton shqiptarve te Kosoves se cfare beri ai ne vitet e tij te lavdishme.

E akoma me keq lideri shqiptar ne Maqedoni, ai i bie akoma edhe me me pak shpenzime, nuk lodhet fare, atij nuk duhet te beje asgje me shume per t'i mbajtur zemrat e shqiptarve te vet te  ndezura dhe te flakta pas tij.

Ka ndertuar nje Skenderbe te vogel ne Shkup dhe i sillet rreth per vite me rradhe, nje here i mbjell lule nje here i shtron guret, pastaj ia heq per t'i hedhur betonin e keshtu me rradhe, gjithmone gjen arsye per ta permendur ne fushatat e tij. ( me nje fjale ia ka pare hajrin Skenderbeut me shume se cdo shqiptar tjeter.)

Ky eshte nje realitet i veshtire.

Nga ky realitet i mbushur me politikane te prodhuar nga ngjarje te jashtezakonshme do ta kemi te veshtire te ecim dhe zhvillohemi ne gjendje normale dhe te zakonshme. Me politkane te tille te shpallur heronj me kauza te verteta apo jo, ka nje rrezik shume te madh, ata sapo ta shohin qe populli ka harruar qe ata jane heronjt e tij, ata do duan situata te reja ku tregohet heroizmi, dhe nese ju duhen do kene gjithmone mundesine t'i krijojne.

Prandaj cdo pranvere Shkupi perjeton akte te tmerrshme dhune mes shqiptarve dhe maqedonasve, akte te cilat ju krijojne mundesine e mire politikanve te prodhuar nga "lufta" te tregojne edhe nje here qe ata jane akoma heronj. Pas nje akti te tille ata e kane shume te lehte te nxjerrin ne pah patriotizmin e tyre pa bere ndonje shpenzim, (pervec cmimit qe paguajne shqiptaret e rrahur) mjafton te shpallin fajtor ate qe per "fatin e keq" nuk ishte ne "luften" e tyre te dikurshme.

Keshtu keta politikane te dale nga ngjarje te jashtezakonshme pelqejne shume qe te kete situata te tilla, mund te kene nostalgji per kohen e zbulimit te dellit te tyre politik, ose i perdorin per te arritur ate numer votash qe do te arrinin me shume shpenzime ne nje menyre tjeter.

Realiteti shqiptar ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni do ta kete shume te veshtire te ndryshoje per mire per aq kohe sa udhehiqet nga te tille politikane. Nevoja me e madhe e shqiptarve kudo qe ato jane, eshte qe te qeverisen nga politikane te lindur e zhvilluar ne kushte normale, qe nuk shquhen per heronj te medhenj perpara se te votohen, por qe ju duhet te punojne per tu bere te tille. Dhe populli shqiptar duhet te mesoje ta largoje nga skena politke kedo qe i eshte mbushur mendja se eshte hero, sepse ketu fillon rreziku i madh i nje heroi te gjalle. 

Theksova pak me shume liderin e shqiptarve te Maqedonise, sepse aty eshte edhe me e dukshme qe luhet karta e e heroizmit per te fituar pike politke. Luhet deri ne ate pike sa po te ishte Skenderbeu nje imazh i gjalle, do ishte bere milioner nga paret qe kjo parti do duhej t'i paguante, te pakten deri kete vit qe ishte i vetmi imazh, sepse tani e kane edhe Hasan Prishtinen nje vegel e re e kesaj partie "heronjsh" te gjalle.

13 Komente

Pyetja 1 milion dollareshe nga  kuizi shperblyes :

Gjeni emeruesin e perbashket te personaliteteve ne foto

a)Te djathte

b)Te majte

c)Kat'nare

 

p.s.

Aman,se na e turbulluat kafen e mengjesit.

g) turan
h) pasat
j) golf
i) cherokeesmiley

Limit mandatesh! 2 here ne krye dhe pastaj shpejt e ne pension! 

Maqedoni do ta kete shume te veshtire te ndryshoje per mire per aq kohe sa udhehiqet nga te tille politikane. Nevoja me e madhe e shqiptarve kudo qe ato jane, eshte qe te qeverisen nga politikane te lindur e zhvilluar ne kushte normale, qe nuk shquhen per heronj te medhenj perpara se te votohen, por qe ju duhet te punojne per tu bere te tille. Dhe populli shqiptar duhet te mesoje ta largoje nga skena politke kedo qe i eshte mbushur mendja se eshte hero, sepse ketu fillon rreziku i madh i nje heroi te gjalle.

smiley

Bravo keshtu duhet, duhen heq herojte, sepse u merzitem me ta, u bene bajat, duhen te zevendesohen me legene. Pastaj kur te merzitemi me legenet, s'ka problem kthehemi prap tek herojte, pastaj prap me legenet, pastaj prap me herojte ... e keshte pa fund deri ne shkaterrimin perfundimtar qe te mos ngelet asnje hero e asnje legen mbi dhe.

Ali Ahmetin kot e ke futur ne valle. nese ne kosove ka parti te tjera qe jane kunder thaqit , psh LDK AAK e VV, ne maqedoni ke nje koqe karjani sic eshet Menduh Thaqi.  me keq se ben nena. Ali Ahmeti sigurisht qe nuk eshte engjell , ama ka bere dicka te mire per shqiptaret atje. AI ka ber koalicion si me LSDM si me VMRO. kete vit komunat e kercoves u bashkuan me qytetin sic ka qen para 1996 dhe kercova bashke rrethiant ka shume mundesi te kete drejtim shqiptar, sikurse struga e dibra dhe jane shume te rendesishme per faktorin shqiptar ne maqedoni sidomos per jugperendimin e maqedonise. 

te jap te drejte per thaqin e berishen , sepse ka udheheqes me te ire se ta, por ne maqedoni , ne fakt me te mire se ahmeti nuk ka nder shqiptare, per me teper qe ai nje dite nuk ka qene ne qeveri. Te gjitha te dhenat flasin qe ai eshte me i mire se menduh thaqi. SIgurisht qe 8-12 vite ne pushtet te gerryejne, sot ai perseri ka raportin 1:2 me thaqin nder shqiptare ne maqedoni, pra per cdo shqiptar qe voton menduh thaqin jane dy qe votojne Ali Ahmetin, besoj se eshet goxha diference dhe tregon qartazi epersine e ali ahmetit.

Une as nuk e ve ne dyshim qe Ali Ahmeti eshte me i votuar e me i pelqyer ne Maqedoni, une po them cfare e ben ate te mos punoje sepse votohet per cfare ka bere dikur. Patjeter qe mungesa e kundershtarit eshte nje arsye e forte qe dergon vota tek ai, por kjo e ben situaten edhe me te dhimbshme. Te mbetet me i miri vetem sepse s'ka tjeter eshte per ti qare hallin shoqerise shqiptare. Nuk kam asgje me personat, pervec se jane heronj te gjalle te cilet nuk duhet te punojne me qe te fitojne respketin dhe voten e shqiptarve.

Dhe egjitha kjo ne demin tone.

Eshte shum e rendesishme qe te vendoset me ligj, qe disa fuksione te jene vetem nje mandat, dhe nese je shum i afte, ben mrekullira, te zgjidhesh dy here por jo me shume, e keshtu vijne figura e ide te reja. Kjo gje duhet te vendoset me ligj ne Shqiperi, ku shohim depudete, kryekomunare, kryetar bashkish, kryeministra, etj, qe zgjidhen 2-3 here dhe vazhdojne te pretendojne se jane te pazevendesueshem. 

Jam komplet me ty pjer! 3 mandate ne parlament maks, dy si kryetar partie! 

Dy mandate, dhe jane shume,  3 me duket e tepert dhe te hyn semundja/sindromi i karriges. 

Zgjidhjen njerzit e kane,nuk duhet te shpikin e kerkojne kund heronj per mua...Ne Shqipri emrin e ka Edi Rama,Ne Kosove Albin Kurti e Jakup Krasniqi,Ne Maqedoni nuk di,ne fakt une nuk di pse ekzistojne dy parti shqiptare ne Maqedoni njeher..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).