Është një rruge këtu pranë komunes së Parisit e cila u shtrua 2 javë para zgjedhjeve lokale të fundit nga Edi Rama . Kuptohen keto lloj investimesh apo jo, lëvizje fast junk food ku investimet publike bëhen për qëllime elektorale dhe ku sigurisht në të ardhmen do të ri -investohet në të pasi kemi të bëjmë me një produkt që bëhet si buka në mikrovale, me shpejtësi marramendëse dhe pa standarte. Por ndërkohë që e kuptoj se standartet e kushtueshme shkojnë në harmoni me lëvizjet politike alla shqiptare nuk e kuptoj përse kaq shumë kushtokan vijat e bardhe apo e thënë ndryshe ato zebër.
Un jam miope, dhe daltonike ndaj nuk shoh mirë, megjithatë mundohem të jem reaguese në këtë shoqëri apatike me keto aftësi që kam. Por sistemi që kemi krijuar të zhyt e të tret derisa bëhesh pjese e tij me një mënyrë subkoshiente. Kështu ndodhi para disa kohësh në rrugën ku nuk ka vija të bardha u mundova të kaloja nga një kah (trotuar) tek tjetri , nga ana e djathte po vinte një makinë që sigurisht e kalonte normën e shpejtësisë urbane, i ra borisë aq fort sa u shtanga, instiktivisht i kërkova falje , por më tej ndërsa po vijoja itinerarin tim në ato ecjet e ngadalta e reflektive i thashë vetes : Po përse duhej ti kërkoje falje ti? A nuk duhej te kishe prioritet si këmbësore në një rrugë ku nuk ka vija zeber ? E pra lexues, miq apo thjesht të njohur, kolegë apo thjesht ndjekës dua ti them Lulëzim Bashës se nëse nuk vihen vijat e bardha brenda Marsit tek kjo rruge që ndodhet afër një stadiumi te vogël këtu tek Komuna e Parisit do mundohem të gjej gëlqere dhe ti bej vete keto viza në formë njolle të paktën në shenjë proteste!

62 Komente

Ftoj dhe komunitetin peshkist nese kane mundesi te krijojme nje fond per blerje gelqereje, ose te tregohen te gatshem te bejme ca njolla te bardha nese ne fund te Marsit nuk kemi reagim  !

Thank you shum! 

Blerje gelqere per vizat e bardha? smiley Je ne rruge te drejte.smiley

Po pra po Donkishotlleku i radhes, do fillojne te me marrin per te cmendur me keto reagime qe kam smiley 

Absolutisht jo. Ti je ne rruge te drejte. Ne nje spital te cmendurisht i semuri s'eshte doktori.smiley

Alidea, sa per eksperience, shko e dil i here anej kah Myslym Shyri.... se osht njona qe ka hap.... kurs per lymje me gelqere....

ps

pertej shakase, a je munduar valle te kontaktosh me lul Bashen dv, dhe t'ja shprehesh direkt shqetesimin...??' Mbase ka me shume duk se te lyesh rruget me gelqere......

I shkrujta Bashes jo zyrtarisht po facebukisht tek  faqja vet. No answer .. megjithate ke shume  te drejte alidems, eshte mire ti bej nje leter zyrtare sepse me sa kam degjuar pergjigjet. 

jan disa gjana i dashur lidemso qi s'munt me i ba as alidea, basha, ti o un t'gjith s'bashku.

 i baka veq numri viktimave për fat të keq..

komshijt e mij kan qen nga ma t'part qi shpikn maqinën e megjith at' viktimat ma t'shumta t'kamsorve ndodhin tek vijat e bardha...

ça bon?

po eleminojn kryqzimet n'favor te rrethrrotullimeve (nji)

dy- para vijave t'bardha po vendosin shumë barriera për të bërë të mundur uljen e shpejtësisë...

tre- rrisin nivelin e rruges tek vijat e bardha

e megjithëatë

..edhe po ti vene vizat e bardha nuk i zbatojne rregullat e qarkullimit, dhe skane akoma edukat trafiku, kshu qe eshte e kote me harxhu parate! smiley

Si bo dhe ti mo , gjithe ato leke qe merr , 40 mije leke te vjetra ben nje kove boje hidromat smiley

mire Brad mirpres sponsorizimin tend smiley  per hidromatin

E lame per te premten kafen hahaha smiley ec more punemadhe pse e marrin vesh te gjithe!

E mire mire pse budall jam une qe thashe per te dielen per bojen ? smiley

jo jo po nuk do jesh brenda kufijve te ne budallenjve ate dite me shume gjasa smiley

t'premten kafe,t'djelen hidromatin,nga e merkura ishalla po arrin me e von i her n'pun bradinsmileyti boj ato dreq vizash pertoksmiley

E kishim llafin tek Boja Alke , shume gabim qe ja shtive ndermend dhe vijezimin , se po tha ajo ske nga E lu , do i vijezosh smiley

smileybrado me i 10mij leksh ka qe e mushin rrugen me viza smiley mos u boj kurnacsmiley

Jom shume dakort per 10 mije lekshin me e pagujt , kurse une sdi hyc me bo viza smiley

tashi alidea se m'solle ndermend diçka serioze qe e kam akoma perpara syve.parvjet kur isha ne tirane se ç'me hypi ne kok dhe dola i xhiro n'kom afer 21't ka semafor me viza t'bardha.kur u ndez jeshilja dhe po kalonim,ja behu nje motorr me dy tipa siper qe trehoqen zvarre nje goc nje gjys metri mrapa meje.motorri u ndal nje sekond sa i futen nji t'shajtme asaj t'shkretes dhe vazhdun pa teklif.m'erdhi shum gjynof se kur e pyta a kishte nevoj per ndihme tha vetem ;un isha me te drejten ishte jeshil semafori.shyqyr qe e kaloi vetem me nj t'gervishtme. asnji tjeter se ndali hapin,vetem un.kur tregova episodin si pergjigje m'dhan; "dukesh qe vjen nga jasht" e shoqerume me i t'qeshme

Lene mo , aty afer zyres sime eshte i njejti skenar, jeshil per makinat jeshil per kembesoret , nuk e di si kam shpetu , para ca javesh ishte Blend Fevziu me fuoristraden e vet qe tolerova.. Por e pare ne simbolike kur shef jeshil nga te ghjitha anet behet fjale per kaos te mire instituciuonalizuar .. ec e kerkoje te drejten , kjo situate keeps going..

zakonisht kur vij anej boj megjithmen turistin dhe e kaloj skiç çdo gje. ky episod solli nji nga ato shperthimet e rralla qe kam pasur.akoma edhe sot ma kujtojne.me dhembi me shume fakti qe e merrnin si  ngjarje normale

nje nga streset per mua kur shkoj ne shqiperi, eshte fiks kalimi nga nje trotuar ne tjetrin. fizionomia e ngaresit shqiptar/ ngareses eshte nje nga dhuratat me te bukura te demokracise autoktone.

Ne fakt eshte fenomen shume i zhvilluar ne Jugun e Globit, por dhe kudo tjeter qe bie nen kategorine "developing state".

jugu i globit?smiley me e sakte pjesa e dyte e fjalisesmiley

shif se dora se ka horizontin e ngusht si ne qe maksimumi deri n'gjermani dhe holland  e majm vrapinsmiley

po fliste per jugun e globit me G t'modhe te shtypitsmiley

Po normal ktej nga maja e botes, i shef te gjithe si ne pellemb te doressmiley

do m'shpjegoni ju te dy si ja boni qe i fshini si me gom komente qe boni dhe s'ju pelqejnsmileysmiley.pse un se boj dotsmiley

Behet Alke. Pasi e dergon , anash tek komenti,del nje opsion Redakto . Futesh tek komenti yt dhe e fshin ose rregullon. Ne pergjithesi ke nje kohe rreth 1 minute pastaj s'ke mundesi ta redaktosh me.

Si u bere ti njehere?smiley

iku gripi smileysa po e harroja faresmiley

Me thone te drejten nuk e di se sa e ka dora horizontin , por kur e thua ti domethene qe ke te drejte smiley

Ne fakt ke te drejte. Termi eshte i perdorshem por jo gjersisht i njohur. Por eshte i sakte.smiley

Po i bere vete, beji te pakten vija leopard. I kam vdekje zeber. Me duken si gomere te stamposur me vija te bardha asfalti.

shqetësim shumë i drejtë alidea por për këtë punë nuk duhet gëlqere o hidromat.

kazma e lopata mbarojnë punë. krijimi i nji disniveli 10, 20 apo 50 cm ku duhet të jenë vizat e bardha, mbaron punë më mirë.

për këtë përgëzoj bashën unë..

O Mirjam smiley mireqofsh gjithmone,  zgjidhje me vend !

Problemi me mungesen e vijave te kembesoreve eshte nje nga ato misteret shume-vjecare shqiptare. Gati nje legjende. Mjafton te dalesh pak fare nga territori i Shqiperise, qofte edhe ne Mal te Zi apo FYROM dhe ve re qe cuditerisht atje vizat nuk mungojne, ndersa ne Shqiperi nuk mbaj mend ndonjehere qe ato te kene rezistuar per me teper se 1 muaj.

Ka nje zgjidhje shume te thjeshte per te zgjidhur kete problem: vizat te realizohen me boje cilesore dhe te rilyhen sa here qe fillojne te zbehen.

Si ne cdo vend tjeter te botes.

Jo vetem me boje cilesore por eshte nje shtrese e holle cimentoje qe vihet aty te vijat, pak mm e ngritur nga toka. Po pse autorja i thote vija zeber? Nga anglishtja mbase?

Nuk e dija kete te cimentos, por ne fakt kam vene re qe ne Milano pershembull vizat e kembesoreve jane aq shume te lyera sa qe dore pas dore kjo shtrese ndihet qe eshte ndonje milimeter mbi nivelin e asfaltit dhe fillon te sillet ndryshe ne bymim dhe tkurrje nga pjesa tjeter e rruges aq sa me kalimin e kohes krijon nje kornize carje te vogel perreth cdo elementi drejtekendesh.

Atje nuk presin qe vizat te shuhen qe t'i ribejne. Kam pershtypjen se lyerja behet periodikisht cdo "x" kohe. Madje edhe gerryerja e rishtrimi i pjeses se siperme te asfaltit behet cdo "x" kohe pa pritur shkaterrimin e rruges.

Kane qene ca kohe ne TR ne ca vende, kur Edi punonte seriozisht. Dhe kur u ikte boja, prape dukeshin pjesa me gri ndryshe e vijave te bardha. Sigurisht qe dhe ato do te lyhen.

medemek, ke te drejte mbase duhet ta kisha titulluar kete postim 'Vijat e bardha' ne vend te atyre zeber, por duke mos qene e fushes  mendova se termi teknik eshte ' vijat zeber' pasi bera nje kerkim te shpejte. 

Po leri ato tani se e dime qe je frankofile. smiley

sikur makinat t'ecin n'korsite e tyne si ne t'gjithe boten dhe jo ti hipin siper sa majtas djathtas  , vijat e bardha apo vijat ndarse sigurisht qe do jetonin shume shume ma teper...

Cen, te me falesh, por kjo qe po thua eshte nje budallallek. S'e kam aq shume me ty se sa me faktin qe ne kohen e Rames keto gjera pohoeshin nga njerez te bashkise dhe kjo eshte absurde, si puna e asaj mencurise tjeter para-zgjedhore qe "fajin per trafikun ne Tiranen (pa vijezime, semafore e rruge normale) na e kishin shoferet". Te pakten bashkia aktuale nuk bene pohime te tilla pa kuptim.

Vizat e bardha te kembesoreve do te shkelen patjeter nga makinat. Nuk ka alternative tjeter. Vecse makina te beje nje salto per t'i kapercyer ato.

Vijat e kembesoreve jane bere per tu ndale makinat siper si bejme ne ne Shqiperi apo duhet me rregull te ndalin nja 50cm para ?

A vazhdon budalliku im edhe per punen e vijave ndarese te korsive ? Edhe ato jane bere per tu shkelur nga njerezit dhe makinat si behet ne Shqiperi ?

Me te njejten cilesi boje cilesi pune , sikur te rrespektoheshin rregullat kembesor-shofere nuk mendon se ato vija do i rrezistonin dicka me shume kohes ?

 

 

 

Ore Cen, mos insisto kot. Po kur semafori eshte jeshil, cfare duhet te bejne makinat? Te ecin ngadale qe te mos konsumojne vijat e kembesoreve?

Ketu po flasim per vijat e kembesoreve jo per pjesen tjeter te sinjalistikes horizontale.

Me te njejten cilesi boje cilesi pune , sikur te rrespektoheshin rregullat kembesor-shofere nuk mendon se ato vija do i rrezistonin dicka me shume kohes ?

Jo, nuk do t'i rezistonin me shume sepse sipas meje jane te lyera jo ne respekt te rregullave teknike.

Vija zebre? Wow . smiley . E keni mbush kete blog me idera full of shit. ( pardon my language)

Iu shtua edhe nje sociopate tjeter ketij blogu.

tani kur kane te drejte kane,   verejtjen ama e pata pranuar iher smiley

Me ka lindur deshira ---->> I want to change the world!!  ( sot jam zgjuar me mendje t'keqe) smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).