Dhimbja që shkaktoi lajmi i vdekjes së Roland Trebickës i kaloi kufijtë e Shqipërisë, ajo u ndje në çdo vatër shqiptare, kudo në botë. 

<--break->

Emigrantët e viteve 90 e panë se në bagazhin e tyre kishin marrë me vete dhe kujtimet që i pati falur aktori Roland Trebicka. Bashkë me atë vdiq dhe një pjesë e kujtesës sonë kolektive, një pjesë e jetës sonë, atyre emocioneve që na shkaktojë ai me lojën dhe talentin e tij përgjatë një karriere 40 e ca vjeçare.

Jo vetëm në ekran, por dhe në atë krijimtari jetëshkurtër që lind e vdes çdo natë sa herë ngrihet e ulet perdja, ai do të qëndrojë në mendjen e mijra spektatorëve. E atyre që e panë të gjallë mbi skenë nën lëkurën personazheve të ndryshëm. E përherë brilant.

Vdekja e tij shkaktoi ato emocione që shkakton vdekja e artistëve popullorë që me rolet e tyre hyjnë në jetën tonë pa e kuptuar as ne vetë, e na shoqërojnë. Artistëve popullorë, dhe jo populistë. Jo atyre që ulen e pijnë « gju më gju me popullin » e që flasin si populli (mundësisht si fshatarë). Jo, Roland Trebicka ishte njeri sqimatar. Modest e i përmbajtur. Vetëm në skenë, atje ku duhej, ai transformohej. Kjo më bënte përshtypje sa herë e shikoja pas provave apo pas shfaqjeve kur kthehej për në shtëpi duke kaluar nga rruga e Durrësit. Dhe kur e takova për herë të fundit në linjën Tiranë-Paris. Gjatë qëndrimit në Lubjanë më foli për një dhimbje në krahëror që po e bezdiste kohët e fundit ; kishte nxjerrë disa herë gjak nga goja, por doktorët në Tiranë nuk arrinin që të përcaktonin diagnozën. Kjo nuk i kishte pëlqyer (as mua nuk më pëlqeu), prandaj po vinte në Paris për të parë se çfarë do t’i thonin. Më tregoi se atë ditë kishte qenë në varrimin e Hysen Hakanit, e atij që e kishte angazhuar për herë të parë si aktor në filmin « Debatiku », nga ku do të niste e gjithë karriera e tij e mëvonshëme ; të gjitha këto mi tregonte me zë të ulët në një qoshe të aeroportit, ai që çdo natë e bënte sallën e teatrit të gumëzhinte. Aktor i madh e qytetar model, nuk e vuri asnjëherë në skenë jetën e tij private, as nuk luajti artistin bohem për të na tërhequr vëmendjen. Talenti i mjaftonte.

Të gjithë ne sot kemi humbur një njeri të afërt. Sepse të afërt nuk të bëjnë vetëm lidhjet familjare apo shoqërore, të afërt të bën shkëmbimi i emocioneve. Trishtohemi gjithashtu për humbjen, për ato krijime të tij që nuk do të mund t’i shohim më. Ai vdiq i ri.

Lamtumirë Artist ! dans TEATER trebicka-189x300Kam patur fatin të ndjek çdo ditë provat e shfaqjes « Nata e dymbëdhjetë », vënë në skenë nga Pirro Mani, që në atë kohë na jepte mësim. Rolandi luante rolin e Sir Tobit. Një nga rolet e tij më të bukur, ku sëbashku me Robert Ndrenikën që luante atë të Malvolios, krijonin një dyshe të jashtëzakonshme (nga ajo kohë më ka mbetur dhe kjo skicë që bëra me rezervë të kuqe mbi një fletë të vogël), ndaj kariera e tij nuk mund të kufizohet vetëm me rolin e Jovan Bregut në komedinë « Pallati 176 ». Roland Trebicka, si dhe disa të tjerë, i përkasin asaj trupe që do të shkëlqente nën drejtimin e Pirro Manit.

Sot largohet nga ne, për të mos u kthyer më, një nga figurat më të shquara të Teatrit shqiptar, një artist i palodhur që nuk pushojë asnjëherë së interpretuari (kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard.”), një aktor i madh që për dyzet vjet « thithi pluhurin e skenës », siç njerzit e teatrit mes tyre, për të na falur kënaqësi.

Lamtumirë artist !

YD.

 

14 Komente

Ndoqa mbrëmë intervistën e tij të para një viti dhe më bëri të lotoj, e të buzëqesh njëkohësisht. Roland Trebicka ishte një artist dhe njeri i madh! Gërshetimi i të dyjave është diçka e rrallë dhe shumëpak janë të tillë. 

Dhimbja që ndjeka njeriu s'kufizohet vetëm tek të afërmit e miqt, por edhe tek njerëz të cilët na e kanë mbushur shpirtin e jetën me momente të paharrueshme. Ky artist s'do harrohet lehtë! 

Lamtumirë z. Trebicka! smiley 

smiley

Hera e fundit qe e kam pare ishte para 10 vjetesh ne Tirane , isha me babain , kisha nje porosi nga Ny per nje artiste teatri .......dhe ai ndaloi , folem pune 10 minutash , dhe pata fatin e madh t'i them " Je nje aktor i madh dhe te falenderoj qe na ke fal aq shume humor ne shtepite tona , gezohem shume qe kam shancin te ta them personalisht - ........Faleminderit - ma ktheu- mos ma bej qefin aq shume smiley

Lamtumire smiley

Y.D,flm qe na solle ca detaje me shume per figuren e ketij artisti.!

Ne sigurisht do ta kujtojme ashtu ,te  afte per t'na dhuruar kenaqesi,familjes se tij do i mungoje jashtzakonisht!smiley

Ne nje ambjent publik te zhytur thelle ne mediokritet artistik e shoqeror, humbja e R.Trebickes nuk eshte vetem nje humbje per miqte dhe te njohurit. Eshte nje humbje qe prek "telat" e cdokujt prej nesh. Paste paqe shpirti i tij! I lehte i qofte dheu..!

Ndoshta, ndoshta, ka ardhur koha te reflektojme me shume mbi vlerat e asaj shoqerie qe tallavaja i ka mbytur me mediokritetin karakteristik. Njerez, artiste, kreatore si R. Trebicka duhen respektuar e vleresuar me shume per se gjalli. Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika,etj jane ikonat e artit cilesor. Jane ikonat te nje kalibri te madh per nje vend kaq te vogel si Shqiperia. Duhen ndalur ne rruge, lokale, farmaci, supermarkete. U duhet dhene dora, u duhet thene nje FALEMINDERIT!!

bashke me te vdiq dhe nje pjese e kujteses tone kolektive...

Perkundrazi, vdekja e tij u percoll me kaq emocion dhe nderim sepse ajo cfare ka krijuar mbetet si vlere e pa prekur nga nderrimi moteve . Pikerisht se eshte pjese e vyer e kujteses kolektive u nderua dhe respektua. Fraza klishe ne kete rast ose lapsus.

shume dakort, te njejten gje mendova kur e lexova

sa peshtire me vinte tek shihja plehrat nen kembet e Trebickes. Keta plehrat qe te vrane, te moren jeten me ane te diagnozave idjote qe japin smiley

 

Këto kanë qenë ndër fjalët e fundit që Roland Trebicka i ka thënë së shoqes, përpara se të ndahej nga jeta.

“Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero”.

Aktori i njohur u kthye vërtet në teatër, por për herë të fundit, ku iu bënë homazhet dhe nderimet nga miq, kolegë, e politikanë.

Disa kohë para vdekjes, aktori kishte folur pikërisht për sëmundjen e tij.

“Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”. Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin. Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm… Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem. Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime. Ndërkohë nisëm “Tablonë absurde” të Ferdinand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç’kisha sa pashë fytyrat e tyre…”

*

Me duket si fundi i nje epoke...Lamtumire!

Jane te rralle artistet jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote, qe me artin e tyre arrijne te prekin jeten e nje populli te tere. Jovan Bregu u erdhi shqiptareve ne nje nga momentet me te veshtira te historise se tyre. Jeta e atyre viteve linte shume pak hapesire per gaz e hare dhe shqiptaret shpetonin per disa caste nga ai realitet mbytes i kohes, duke hyre ne boten teatrale te Roland Trebickes. Roland Trebicka u fali te qeshura popullit te tij kur realiteti u falte vetem dhimbje e brenga.

I perjetshem kujtimi.

12 postime tek lajmi qe vdiq roland trebicka, 29 te lajmi qe vdiq chavez?

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).