Ambasadori amerikan në vendin tonë do të zhvillojë ditën e enjte një bashkëbisedim me qytetarët në lidhje me angazhimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Bashkëbisedimi do të zhvillohet në rrjetin social “Facebook”, ku qytetarët do t’i drejtojnë pyetje dhe vetë ambasadori Aleksandër Arvizu do t’i përgjigjet. Lajmi është bërë i ditur nga një lajmërim i bërë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, ku thuhet: “A patët mundësi të merrni pjesë në bashkëbisedimin online me Ambasadorin Arvizu, i cili u zhvillua në janar?

Nëse nuk mundët të postoni pyetjet tuaja herën e kaluar, tani ju keni një tjetër mundësi. Ditën e enjte, Ambasadori Arvizu do të diskutojë, në Act Now - Albanians Coming Together Now mbi zotimin “Premtoj, Sepse e Dua Vendin Tim!” dhe mbi angazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. A do të merrni pjesë në këtë bashkëbisedim online?”

21 Komente

keta ambasadoret amerikane ne Shqiperi duhet te jene me te lumturit sepse behen direkt te famshem atje.
tashi qe po e mendoj, megjithse i ndjek lajmet rregullisht, kaq vite ne Hollande, jo qe se di kush ka qene e kush eshte ambasadori amerikan, po as emrin sja kam degjuar ndonjehere..smiley

Ketu mbahen mend dhe pasi ikin, t'i rendisin njerezit me mire se amerikanet presidentet amerikane.

I bera dy pyetje heren e shkuar e nuk mu pergjigj.

ti rruje trapin Sales ky per pune Facebooku smiley

mos e ngacmo ne seder, se nga inati do hap llogari ne Twitter ky te konkuroj ate tjetrin..smiley

nejse, une them qe ndonjeher, papritur, pas ores 12 te natessmiley, do na cfaqet ketu te peshku ky, si Meksi..smiley

snuk 

Sala ka profil katunari dhe ka per target katunaret, nuk besoj se do merrej me Twiterin.

Ne FB ka msy katunari mbare, so thats his best playground smiley

Shkruani pyetjet tuaja ketu dhe do caktojme 3 peshkdelegate qe tja bejne pyetjet Amerikes te enjten.

Pyetja 1: Zoti ambasador, a jane ndikuar ndopak qendrimet tuaja te ftohta ndaj Edi Rames nga ndonje ndjenje e perbrendshme xhelozie per gjatesine e tij kur jeni afer me te fizikisht, si fjala vjen kur beni xhiro ne Tirane ose gjera te tjera si keto, apo eshte thjesht ceshtje parimore?

Pyetja 2: Burrash, ke dashnore shqiptare?

Kam i pytje per Arvizun. A ndjehet tani me shume i mikpritur ne Shqiperi? Ne fillim e qujten "aziatiku ndyre" "diplomat i paafte dhe me i parendesishmi i qeverise amerikane" "verdhacuku" "legeni" "burre kurve"  biles i dedikuan edhe nje titull gazete me te medha "WTF" Po tani qe e quajne "diplomat me eksperience shumevjecare qe nuk flet kot kur i del kundra Sales" a ndjehet i mikluar? A ndjehet me mire tani qe "populli opozitar" ka filluar ta doie?

Po tani qe e quajne "diplomat me eksperience shumevjecare

Tamam pra e kane, beri vitet e eksperiences ne Shqiperi smiley

Unë mezi pres që këta ambasadorë e burokratë të ikin e të na lënë mo vlla, të fusim përsëri dënimin me vdekje. Këta mirë që të çajnë trapin, por as me vdekje të dënosh nuk të lënë. Kjo është, të mos pjerdhësh dot, në shtëpinë tënde. 

Pyetjet dhe pergjigjet do te jene ne shqip apo anglisht, kete gje nuk e sqaron artikulli. 

Nese ka njeri ketu, ti bej nje pyetje ambasadorit per ndarjen shabllone dhe antidemokratike ne KQZ ku 50% jane te PD e 50% te PS , dhe pse nuk behet me 9 a 11 persona ku çdo force politike te kete nga 1 perfaqesues, sipas skemes qe u kam sugjeruar une ne letrat dhe komentet e mia ketu. 

Pyetje tjeter interesante do te ishte se pse ne qendrat e votimit, tonin ia japin perfaqesuesit e PD e PS dhe ata te partive te tjera nuk perfillen, dhe pse s'ka aty perfaqesues te shoqatave civile, apo administratore votash, te paparti/apolitik. 

Do marr dhe pyetjet i kam shume interesante .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).