Lexoj sa here ne komentet e shume "bashkeluftetareve" virtuale te zemeruar me ngjarje te caktuara se "do te vije dita dhe keqberesit do ta shlyejne". 

P.sh. nje komentues te Peshkupauje shprehet ne lidhje me drekosjen e Kulicit me nje te akuzuar per vrasje: "Do vije dita qe do te paguajne cfaredo lloj te keqe qe i kane kurdisur atij vendi....." 

Teoria ime eshte se ka disa motive per kete optimizem (nuk po merrem me arsyet pse jemi pesimiste):

1. Avatari (ose personi pas tij) eshte teper optimist nga natyra (e tij virtuale ndoshta, nesa do ta ndanim);

2. Personi eshte i angazhuar politikisht ose identifikohet me nje zgjidhje politike te caktuar, ne kete rast me opoziten qe ai shpreson se nese ne pushtet do t'i ndreqe te gjitha;

3. Personi ka shkaqe dhe arsye te forta te besoj se shpagimi per te gjithe keqberesit eshte i percaktuar. Origjina e nje besimi te tille mund te jete hyjnore (Ndeshkimi i Zotit) ose argumentimi nga pervoja (empirik) i personit se "cdo gje rrotullohet", ose ndonje arsyetim fillozofik qe nuk me shkon ne mend. 

Ju si mendoni? A kemi arsye dhe argumenta te mjaftueshme per te besuar se do te kete nje dite gjykimi dhe shpagimi per te gjithe keqberesit, kriminelet (edhe per ata qe vetem besojme se jane te tille)? Me intereson mendimi personal i optimisteve ose empatia e pesimisteve per optimistet. 

28 Komente

E thena me te beren o bulkthi..........nuk e maj men mo si vazhdon .

të thenen nga e bëra / e ndan e tërë vërr...   e harrova dhe un 

Mos eshte kjo ?

"Nga e thena ne te bere e ndan nje det i tere"

edhe po nuk ishte keshtu , pune e modhe mu po me pelqeka , me det ......

Ashtu muntjet... Nuk do i vejmë të gjitha pikat mbi i,   nji mjafton.

Bulktho, pse s'thu qe t'paska mbulu optimizmi? smiley

dua te gjej burimin e optimizmit kur vjen llafi tek ndeshkimi i keqberesve, krimineleve, pedofileve ... dua te gjej drite ne erresiren e deshirave njerezore

E megjitheate njerzit sidoqe te jete besojne tek drejtesia tek ligji dhe jo tek vetgjyqsia.sic ndodhi me Dritan Lamaj...ne kushtet qe ka shqiperia nuk perjashtohet edhe vetgjysia, ne te ardhmen  e pa shmangshme kjo sepse krimi pjel krimin pa mbarim, ne se nuk ka shtet Kjo vlen per te gjithe per kuc e per mac sic i thone! Drjetesia vonon po kurre nuk harron! Ali Pasha ishte Pasha horri i horrave trim i fuqishem por ju pre koka ne Janine. Vjen sahati si i thone prandaj ndoshta disa prej komentuesve jane `optimist`, Poty me qe ra fjala te ka zene meraku apo frika? smiley

dua te kuptoj burimin e ketij besimit tend te drejtesia dhe ligji... nuk tregon se ne cilen kategori ben pjese ... apo je keshtu optimist i lindur? nga interpretimi i cfare ke shkruar mund te them se ben pjese tek ata besimtaret e fshehur si "empirik" (shih siper per kategorite)

dua te kuptoj burimin e ketij besimit tend te drejtesia dhe ligji.

 

. burimi i besimit ? e reja gjithmone e shemb te vjetren , eshte klasike kjo, ka shkatrim renie pastaj ka edhe rritje Rritja do te vije nga ata qe do te marin pushtetin. rruget  1 rrezimi i qeverise me vote pa vote ajo ka per te hik nje dite... , 2 verifikimi i shkeljeve ligjore, abuzimet me fondet, kallzime penale, 3 futje ne burg simbas ligjit  te gjithe atyre qe kane probleme me ligjin! Pik.

lol, ky dhe rrugzgjidhjen per kepucet e reja qe i vrasin kembet e shef te ndrrimi i qeverise

 nuk mund te rije me  tre mandate nje  qeveri  e perfolme qe ska takat te bej nje lek pune per popllin, ngelen duke thone , kemi fut shqiperine ne nato, kemi ngrit rrogat dhe pensionet, ke pa ti noi kryeminister me gersher ne dore, me tmush menjen me zor qe shqiperia po ndryshon ?  smiley

Identike te njejten gje tha edhe Berisha ne fushaten e zgjedhjeve te 2005

what goes around comes around - kete  e besoj une

pse ?  sepse nga eksperienca kam pare qe cdo kujt dhe cdo gjeje i vjen dita , si per mire dhe per keq

Deduksion:

Qe mos te kesh ket optimizem, duhet qe:

1) Ta kesh vene te temthi dhe mos ta kesh shkrepur akoma.

2) Personi i angazhuar politiksht te identifikohet me poziten, dhe ne kete menyre t-ja njohe qelbin, nga brenda. 

2a) Personi i tille, me nje fije ndergjegjeje, kthehet ne (1)

3) Personi nuk ka ndonje kod moral ose etik, te cilit mund ti referohet. 

3a) Nese personit i bi llotaria ta gjeje nje kod te tille, te plurosur brenda vetes, ai mund te kthehet ne personin optimist, ose te kthehet te (1)

 

Bulktho,

tide me downy!!! 

 

3) Personi nuk ka ndonje kod moral ose etik, te cilit mund ti referohet. 

Hë këtu më rri. And start digging.

Ka dhe një mënyrë tjetër, how to survive: adoptimi i stoicizmit si qëndrim filozofik.  

gje-e-gjeze ishte kjo? ... eshte loop .. sido te jete, ai kthehet tek njeshi 

dmth mund ta kesh koment te funit ket? Ah me fal, e paske lon i dere te hapme...

kalo tek artikulli i qumeshtit per nje laksativ kancerogjen

sa e bukur kjo qe the per zotin! skam kohe se do isha marre fjali per fjali me ate pacavuren e gjymnazistve qe ke shkrujt me larte si pyetje. shnet!

Bulkthi, problemi qe shtroni Ju, por sidoms menyra si e trajtoni ka te fshehur thelbin e te keqes....se pandeshkushme.Aspektin e pasojes shoqerore te mosndeshkushmerise, qe buron nga nje sistem ekonomiko-politik i percaktuar.
Historia e ecjeve te shoqerise ka treguar dhe sa shofim po e tregon me se miri edhe me sa trajtoni Ju se shpagimi i te keqes nuk duhet pritur as nga All Llahu e as nga kundervenia te liges ne menyra individuale apo me forcim te ligjeve qe kurre nuk zbatohen.Duhet te ndodhe permbysja e vet sistemit qe sjell pasojen qe trajtoni Ju.Pasi nuk jemi para disa perjashtimeve me keto pasoja, por para nje mentaliteti , i cili sjell kete dukri, kete gjendjen polivalente te mbreterise se te keqes,qe e ka emrin "mosndeshkushmeria e fajit" ne gjirin e shoqerise.Kjo zgjidhet vetem me revolucion, me permbysjen e tere ngrehines qe pjell kete mentalitet.
Nuk e kam fjalen per "Revolucionin Permanent",Se ajo do ishte me idealja gje por...permbysjen e mentalitetit qeverrises me revolta popullore.Nuk duhet pritur rezultatin qe nxirret nga kuti qe vidhen...E jo nje here, por gjith heret qe shifet se ritentohet po drejt kesaj te tanishmes.....Shpagimin brenda ketij sistemi, duhet ta gjejme vetem tek revoltat popullore qe sjellin permbysjen...

jam teresisht dakord, por me tremb revolucioni me shume se status-quo-ja

Ka dhe nje interpretim tjeter. Optimizmi eshte pesimizem i kamufluar si optimizem per hir te optimizmit, apo qe mos vrasim veten. Me nje llaf, me kollaj te mendoj se do vij nje dite qe do e paguajne, se sa te mendoj realitetin, se ajo nuk dite nuk do vij kurre, e rrjedhimisht, fuck it.

pikerisht Lulian, ky eshte thelbi i pyetjes, sic e shpreh edhe grava: nuk ka arsye te jemi optimist per ndeshkueshmerine..

njeriu eshte i prirur te ngaterrohet me veten. ne mendojme per rrugacin e lagjes, sesi e gjete belane dhe u viktimizua edhe vete gjekundi, e gjejme konfirmim se te gjithe keqberesit do ta hane ... ne fakt harrojme se ky lloj automatizmi, lidhja shkak-pasoje, nuk ka te beje aspak me rrugacin, por me shume me lagjen dhe me ne qe mendojme kesisoj... rrugaci zgjodhi nje rruge per te mbijetuar ... ne i zgjedhim nje trajektore rrugacit ne koken tone per te rehatuar veten tone .. kenaqemi me determinizmin tone se te gjithe do ta gjejne... e nuk ka si te jete tjeter ky optimizem pervetem se nje pesimizem fshataresk i fshehur nen 100 petka mendimi i bere lakror ne koken tone sa nuk dallojme me byrekun si njesi nga petet ... problemi eshte se kush e ka okllain ne dore?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).