LSi kthehet në zyrë punësimi: Një votë për një post pune? Kjo duket se është motoja e fushatës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka publikuar në sitin zyrtar të saj një formular aplikimi për punë të shqiptarëve, me të drejtë vote.

Po të klikosh në faqen zyrtare të LSI-së ku shkruhet “Praktika Pune-Apliko Tani, menjëherë të shfaqet kërkesa për plotësimin e një formulari të posaçëm për aplikimin për punë. Shumë të rinj dhe të reja ftohen të aplikojnë duke plotësuar disa kërkesa minimale, si dhe mbi të gjitha pozicionin ku ata duan të punësohen: në shtet apo në privat. Kjo është oferta më e re e LSI-së, e cila tashmë duket se ka gjetur si zgjidhje ofrimin e një vendi pune në këmbim të votës së zgjedhësve, kryesisht të atyre shqiptarëve, të cilët kanë mbaruar një shkollë të lartë dhe enden të papunë.

Politikat tona në Lëvizjen Socialiste për Integrim synojnë një punësim cilësor, certifikim të cilësisë së profesioneve dhe mbrojtje të drejtë të punëmarrësve në këtë treg. Në këtë kuadër, Lëvizja Rinore për Integrim ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në këtë drejtim, duke krijuar një projekt me një program praktikash pune, i cili do t’u ofrojë studentëve eksperiencën e nevojshme për të aplikuar për një vend pune pas përfundimit të studimeve të tyre.

Falënderojmë për hapësirat e bashkëpunimit dhe ndihmën që po u ofrojnë studentëve të gjitha bizneset private që pranuan të bëhen pjesë e këtij projekti si ‘Balfin Group’”, shkruhet më tej në faqen zyrtare. Firmën “Balfin Group” e zotëron Samir Mane, i cili ka në pronësi disa firma dhe ofron shërbime të ndryshme si në supermarkete dhe qendra tregtare. “Të dhëna mbi praktikën e punës: Jeni i/e interesuar për praktika pune në sektorin: Privat apo Shtetëror;

Në cilën prej praktikave të punës së mëposhtme jeni i/e interesuar: Financë; Financë Bank; Menaxhim; Menaxhim burimesh njerëzore; Teknologji Informacioni; Inxhinieri Informatike; Inxhinieri Elektronike/Telekom; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Design; Gazetari; Media; Drejtësi; Punë Sociale; Shkenca Politike; Mjekësi; Infermieri; Farmaci”, thuhet në pyetësorin e LSI-së”, thuhet në një nga pikat e pyetësorit.

Për më shumë Shqip

Titulli i ilir-janit*

82 Komente

ne skraparllinjt jemi shqu gjithe kohen per sensin praktik. Lenini ka thon qe komunizem = sovjet + elektrifikim + pragmatizem skraparlli.

ps. tangerllikun kot me banderola ua kena lon shkodrejve.

ne foto: inverno a Verzhezha:

http://sphotos-a.xx.fbcdn.net/hphotos-prn1/29581_439845856076231_191721714_n.jpg

Lol dhymbet e ke sahati mor djal.

Si u ndave nga takimi me uncle sam, apo sje taku akoma per ket vit? 

Akoma.

Mos ma kujto, pash Zotin. T'kalojm shkurtin rahat i her...

emo amon vetem skraparllinjve dhe shkodranve bashke mos iu dil perpara per mendjemedhenj....te viheni me brire sa lart e mbani .....pastaj un skuptoj ..shqiptare jemi e i njohim te gjitha zonat ska nevoje te shfaqesohemi per sesi jami ,andej nga vime....te gjithe dime si jemi nese do benim nje perkufizim vetem nga zona nga vime..ska justifikime per ca gjera

Ca gallate, LSI-ja eshte fytyra e vertete  e sistemit.

Ka hequr dore fare nga hipokrizia, po i thote gjerat troç publikisht, me pak fjale shteti nuk eshte fare i shqiptareve, por nje ndermarrje private e kryetareve te partive me nja 150 mije te punesuar, ndermarrje me te cilen jane lidhur gjithe ndermarrjet e tjera private, keshtu qe kush do pune, te beje kerkese, se po s'iu gjet 1 vend nga ato 150 mije nen kontroll direkt te kryetareve te partive, do i gjendet jashte saj.

Gjuha e ekonomise ka kohe qe perdoret per fenomenet politike, si tregu ose merkatoja politik/e, kapital politik, biznes politik, kredi politike etj.

Tashme politika eshte pune private, i duhet nderruar per korrektese e koherence logjike emri, nga politike ne privatike.

Rrofte privatika, votoni o popull per sistemin privatik te Shqiperise.

u terhoq edhe Sala nga puna e pasaportave per shqiptaret jashte kufijve.Ashtu asht puna tha, skena munsi.Tani dua te shof gjithe delet e PD ketu.

Flitet qe Rama ka derguar ca te vertet si diversante per te aplikuar per specialiste te gatimit te ngjalave.

ca zanati ke ti ? - shofer . makina e pare qe do vije ti do ta marresh.

po ti ca zanati ke?- Une kam qene tankist ne ushtri.Tanku I pare qe do vije ti do ta marresh

Une e them shpesh ketu kur flas per partite shqiptare dhe menyrat se si i marrin votat se nuk jane gje tjeter pervecse zyra punesimit. Kjo shpjegon nder te tjera pse partite tona nuk jane idologjike - njeriu voton per nje ideologji kur beson se idete e rrjedhura prej saj do i permirsojne jetesen, kur e merr vendin e punes direkte nga partia nuk ka pse ta vrasesh mendjen. Por shpjegon edhe pse ne Shqiperi nuk ka volatilitet te madh ne numrat e votimit. Shqiptaret nuk votojne per te "miren publike" apo ndonje gje te ngjashme. Votojne per interesa shume te ngushta personale qe jane te lidhura me partine qe ata mbeshtesin. 

Te pakten LSI-ja e shpreh hapur, pa patur nevoje per te thene #rilindje apo #perpara. 

p.s kuptohet qe nepermjet ketij mekanizmi krijohet dhe kryetari i gjithepushtetshem sepse kur je ne pritje te vendit te punes, e jo ne lufte idesh, nuk do ta rrezikosh ate me rebelim ndaj kryetarit. 

njeriu voton per nje ideologji kur beson se idete e rrjedhura prej saj do i permirsojne jetesen

Po pra: ideologjia e punesimit. Dhe gjetja e punes ua permireson jetesen. Keshtu qe ne rregull e kane smiley

po Thuje dhe ti " Ne vjedhim hapur".madje bejeni dhe ligj.

Shyqyr qe e arrite o Endrit, beji po deshe primarie-t per te forcuar demokracine. Ketu eshte per t'u hedhur sistemi ne ere, me gjithe rrenje. Po te ishte ndonje ndertese materiale ky sistem, e kisha vene i pari dinamitin, po s'eshte ndertese, muti.

 

... po nqs primaret behen ashtu si them une, te hapura e jo thjesht per militantet premtimi i vendeve te punes behet me e veshtire. Ne fakt kete pike e kam permendur shpesh kur them pse duhet te jene te hapura. 

Gjeja e dyte, mundesia per te gjetur pune dhe bere favore per te tjeret krijohet nga individe qe kane nje rrjet influence. Le te themi psh, e ka shume me te lehte per te te rregulluar pune Gramoz Ruci se sa Saimir Tahiri. Duke i nderruar ne menyre te vazhdueshme politikanet, atehere ua ben te veshtire krijimin e rrejtit te influences. 

Po kuptohet qe limitimi i mandave, per te cilen te dy biem dakort, eshte po ashtu nje elemenet shuuuuuume i forte ne kete pike. 

Partia LSI e Ilir Metes behet sot e tutje " Partia e Punes" smiley 

smiley  Po shkojne mbrapsht ne origjine.

Me 1 fjal hyne ne pune ai qe ka biografine e miresmiley, ai qe thote Rrofte Ilir Metja!  I pafshin hajrin! Me c`shikohet do t`blejne votat me nje leter pune?!!smiley Pune te perkoheshme 3 muaj, pastrim halesh! Pastaj ne rruge! smiley

E bukur kjo smiley po edhe me pare ka qene Partia e Punes . Te gjitha partite qe dolen nga gjiri i Partise se Punes, jane Parti te Punes.

Pune, pune nate e dite tha i Madhi, te gjithe Rilindas jane, rrofte Rilindja.

Te pakten LSI-ja e shpreh hapur

Kete kerkonte edhe shoku Enver kur i thoshte Kadri tradhtarit: "Foli more hapur Partise, sic te sugjeroi edhe shoku Shevqet Peci".

ligj I ri ne Shqiptaristan. Ai qe vjedh dhe e thote hapur "vjedh o se me do trapi o" eshte burre I mire dhe nuk denohet.Denohen vetem xhepistat e linjes Kombinat - Kinostudio.

Fjalia e fundit, do ndryshuar, denohen vetem xhepistat qe s'kane bere kerkese per pune ne partite politike.

E dhjera ne kete mes eshte se LSI-ja te gjen vertet pune, eshte e sinqerte, ta respekton CV nqs behesh anetar  i saj. Nuk i ka llogje keto qe thote, i ben sa i .i robte.

Nje i njohuri im, i mbaroi ketej me shkolle e me master lv 2 e ishte ne vitin e fundit doktorature. Meqe ishte edhe i persekutuar, nga ata te vertetet, u drejtua per pune tek PD-ja. Prit e prit, leshte, e mbylli edhe doktoraturen prape leshte, 1 vit e gjys, duke gjetur leshte.

Kerkesen LSI-se, menjehere vendi i punes.

Nuk eshte skrapalli, po eshte bere vellam i skrapallinjve (sha thu 'r taj). Me siguri teorite lubonjiste rreth identitetit fluid e identifikimeve, i kane hyre ne pune goxha.

 

Emigracion apo neo-skrapalli, kjo eshte çeshtja.

Une kisha nje shok qe ishte militant me PS para se te vinte PD ne pushtet dhe punonte ne policin financiare dhe cdo dite vinte ne shtepi me nje Ariston , video, apo tv e kompletoj shoku shtepin dhe pastaj bleu dhe makine . Problemi eshte se ne Shqiperi njerezit jane materialista dhe pa ideale ,prandaj ketu politikanet bejne c 'te duan dhe nuk ja ndjen shume

Ne fakt eshte e kunderta, dhe kjo eshte ajo qe njerezit nuk kuptojne. 

Pikerisht se politikanet bejne ca te duan ne kete vend, sepse nuk kemi krijuar institucionet per t'ua frenuar pushtetin, eshte e pamundur per shumicen e njerezve te ecin thjesht me punen e tyre e detyrohen te behen pjese e nje sistemi pa ideale. 

Nuk ka popuj idealiste ne kete bote.Popujt Jane njesoj, materialiste.Provo te zhdukesh shtetin ne amerike per nje ore dhe do shohesh idealizmin amerikan.

+1 .. per me shume shiko "Katrina, Hurricane"

 

Popujt jane materialiste por kane pergjegjesi per to, kur flas per ideale nuk flas per ideale komuniste apo kapitaliste por per ideale morali dhe pergjegjesie 

Ah mor shoku , Une dhe ti ja kemi hedher bythes dhe nje dite te diele mund te bejme edhe filozofira me materializma e idealizma..Barkploti thone nuk pyet per barkthatin.

Pikerisht pra, Katrina te tregon se sa te "pergjegjshem" jane kombet ne raste kur mungon kontrolli dhe ekziston mundesia per te vjedhur pa u denuar. Ne fakt une as nuk besoj ne gjera te tille si pergjegjesi kombetare, mentalitet kombetar etj. 

Gabohesh.  Shiko si silleshin japonezet mbas katastrofes se trefishte te termetit, cunamit dhe aksidentit te shkalles me te larte te centralit berthamor dhe krahajose se sjelljen e njerezve ne NO mbas Katrines.

E dija qe do ma permendte kete dikush smiley 

Ok, ka perjashtime te vogla per cdo gje. 

Nncncncn vetem tek primaries nuk heq dore kaq kollaj.  Mire mire, jam zemergjere smiley.

Japonia si komb ka nje traume historike me gjerat nukleare.  Nga ku solidariteti.

Ne NYC nga ana tjeter, ne blackout te 1977 pati vjedhje, vandalizem, dhune.  Ne blackout te 2003, asgje e tille.  9/11 krijoi njefare solidariteti ne NYC state of mind. 

Kur te me gjesh njerez qe kane heq dore nga pushteti absolut kollaj, atehere e bej dhe une smiley 

Thjesht besoj qe pertej rasteve spontante te sjelljeve te mira, nje shoqeri nuk duhet organizuar ne pritje te tyre, po duke i detyruar njerezit me ligje dhe institucione. E njejta llogjike dhe me primaret. 

Mire, une vec desha me te ndih me ca fakte per argumentin tend ne ate shkembim.  Te tjerat ishin garniture smiley.

Ncuk, nuk ka perjashtime.  Kultura ka te beje me gjithecka.

Ti ngaterron ca gjera te thjeshta! Ato lagje te New Orleans qe permend jane ghetto te verteta. Nuk eshte thjesht kthim ne identitet ne mungese te shtetit; ata kane identitet te perdhunuar, dmth shkon thelle puna. E njejta situate eshte ne veri te Parisit. Ka disa  ghetto te tilla ku nuk hyn dot polici ne kohe te qeta. Francezet me shtet, ligj e polici s'i bejne dot zap.

Keto me lart jane incidentet e izoluara ne perendim, dhe jo sjellja si ne rastin e Japonise qe eshte norma. Interesi eshte ai qe rregullon mardheniet, ben ligjin dhe jo shteti.Shteti eshte thjesht nje administrator.

 

 

Nuk ngaterroj asgje.  Kultura eshte alfa dhe omega.  Pikerisht kultura e ghettos zezake, i ben ata te sillen ashtu sic u sollen ne kaosin dhe anarkine e Katrines.

No kidding! Ti ke rendimentin ditor per te mbushur, kushedi sa e ke kuoten e postimeve,  s'lexon gje cfare shkruhet.

E kisha me ate mikun qe beson se forca e shtetit (policia) zgjidh problemet e skalit njerezit.

Po pra, kur s'ke c'te thuash me futja nje ad hominem non sequitir.

Materialista, por me mend ne koke.

Cfare fitimi ka nje materialist nga nje Shqiperi e cila sundohet nga paaftesia ? Cfare sigurish ka materialisti ne Shqiperi ? Cfare Shqiperie do i lere femijeve materialisti, nje te shkaterruar e te mbytur ne borxhe deri ne fyt ?

Problemi eshte se shqiptaret jane materialiste pa mend ne koke, nuk kuptojne abetaren e materializmit, e cila thote po nuk zhvilluam materialen s'ka material dhe zhvillimi i materiales, lidhet me aftesine e kapacitetin.

Fakti qe ne krye del nje i paafte, nuk rrit fitimet e materialistit por i ul, prandaj duhen njerez te afte, rregulla e institucione, ne menyre qe fitimet e materialistit te rriten.

Kaosi nuk eshte mjedisi i materialistit por i sharlatanit, kriminelit, hajvanit, aventurierit etj.

Kur materialistet shqiptare ta kuptojne kete, se duhet rregull, disipline, etike, meritokraci, institucione, ne menyre qe te kenaqen interesat e tyre materiale, atehere do kemi hapa perpara.

Dakort me Ty po per mendimin tend kush prej teje ka per akt te denueshem, Ai qe vete aplikon per Pune apo Ai qe ka vene kete formular te turpshem?

Si puna e korrupsionit, faj kane te dyja palet.

E din pse rrime ne kaos ? Se shumica derrmuese duan te behen te pasur brenda nates, jane gati te bejne hajvanin e te korruptuarin, sapo t'u vije zogu ne dore, prandaj presin me enderra kalimin e pushtetit nga nje dore tek tjetra.

Problemi eshte ontologjik, dmth arsyes se ekzistences shumica derrmuese i ka dhene pergjigjen, Leku me çdo kusht.

Per mua fajtoret me te medhenj, nuk jane politikanet, po intelektualet qe s'kane dashur e ditur minimalisht te drejtojne problemin ontologjik ne hulline e duhur, te zene siç jane edhe ata ne perfitimet e majme prej kaosit.

Intelektualet sherbejne qe te frenojne instiktet natyrore dhe egoizmin e masave, po tek ne e para qe deshtoi totalisht eshte Shoqeria civile.

Kur intelektualet prodhojne nje shoqeri civile totalisht te deshtuar, çfare pret ti nga shoqeria politike.

nje analize shume e mire me pelqeu shume edhe un nganjehere mendoj se ne shqiperi asnje nuk perpiqet per nje shoqeri cicive beles nganjehere kam frike se disa perpiqen per nje lufte civile

Meta thote: Korrupsionin nuk jua solla une, ate e gjeta ne mes jush.

Ne kur sdo bejme shtet duke i trajtuar  individin si cope lecke qe e heq  dhe e ve ne nje vend pune sa here te duash. Tamam si ne kohe te partise jemi bere vetem se kominstet e djeshem i kemi nderuar me ate te Lsi, Came, Demoktate e Socialiste. Po dhe politikanet e kane kuptuar se sa me rumpalle te jete administrata aq me te te gjate  e kane dhe jeten ata. Shembulli me i mire eshte Lsi nje parti totalisht Hajdute. Une sinqerisht nuk e kuptije si mund ta votosh dhe kush peshkohet nga keto vende pune qe zgjasin vetem 6muaj ne rastin me te mire.

Peshkohen ata qe bejne llogarine se Meta do bashkohet me kedo me te cilin ben shumicen.

Shumica e domosdoshme per qeverisje nuk eshte 50%+1 por 54%, aq e ka edhe Italia,  i jep bonus koalicionit te pare qe te veje ne 54%. Senati qe e ka ndryshe, eshte pre e luhatjeve.

Edhe Greqia ka nje bonus per koalicionin e pare, ne pergjithesi sistemet parlamentare, kane telashe te medha me shumicen.

Ne demokracite parlamentare, mjaft qe nje grup i vogel deputetesh te largohet, bie qeveria.

Prandaj edhe sikur koalicioni i PS-se te veje 71 deputete me forcat e veta, i duhet LSI-ja qe te garantoje nje qeverisje te qendrueshme 4 vjeçare.

Ne Shqiperi, duhen te pakten 74-75 deputete qe te qeverisesh rehat, prandaj LSI-ne sipas gjasave e ke prape ne pushtet, keto llogari bejne ata qe kerkojne pune tek LSI-ja tani ne fushate.

... dhe nuk e kane gabim, nga ana pragmatike.

 

Nuk eshte shteti qe ben individin por individi ben shteti dhe nuk duhet te pritet gjithcka nga shteti

Tani qe te rini shtremet dhe te flisni drejte.... Ky kokelopa, nje gje e ka te mire, gjithmone ne baze te tribalizmit shqiptar, ate 20% e kontrates e ka çuar ne 30% dhe te gjithe ata te LSI-se, shkojne ne pune dhe vetem marrin rrogen, te pakten ne adminiatraten qendrore, dredhin zinxhirin, dhe e tera kjo ne baze te nje marreveshje PD-LSI. PO ata te PD qe kane dhe barren kryesore, nuk i shofin dot me sy keta te LSI-se, por thjeshte i mba organika u japin rrogat dhe nuk u ngarkojne asnje pune, pasi dhe nuk kane asnje te drejte juridike mbi keta...... eshte tamam si thote kenka...

.......kush i qan hallet e njerezise...???????

         .................Ilir Meta i LSI-se....

Ate te LSI-se jane te vetmit per te vjedhur ... dhe llafet i ha PD...

21 Janari u be per Ilir Meten dhe videon Prifti - Meta --> te dy ne LSI ne ate kohe -- koston e mori Berisha dhe Basha...

Meta doli i palare ...

"Meta doli i palare", normale 1 nate perpara ishte per darke te shtepiat e monikes Sala. Kush do dilte ndryshe drejtesia dhe ekspertet shqiptare si ai tipi qe na hodhi poshte FBi dhe ligjin e Anjshtanjit per plumbin qe ben nje xhiro mer nje ashkel me vete dhe e le te bluza e te ndjerit e moren qarte mesazhin dhe skane kellqe ta kundurshtojne. Helbete bej ndryshe mund te ngelesh dhe papune.

Per mendimin tim vendi ka nevoje per nje qeveri bashkepunimi midis te gjithave partive per kater vitet e ardhshme ,ku te behen gjitha reformat , ku vendi te integrohet dhe administrata te punesoje profesionale dhe klima politike te ndryshoje 

keto idete per te mirat utopike qe nuk i kane as shtetet me te zhvilluara vetem nje Pjer Thomas i ka shprehur ketu te PPU

Asnje nuk thote qe ne shqiperi eshte kalbezuar gjthe sistemi dhe korrupsioni eshte kalipar ne cdo qelize. Me e keqja eshte se ka perfshire drejtesine dhe arsimin (ate private), dhe 90% e militanteve te partise jane persona totaisht te pa afte qe kane mbarur arsimin dhe masterin pa qene asnje dite ne shkolle. Jane po ata juriste qe kane paguar nga 100000mije euro per shkollen e magjistatares dhe qe kursesi smund ta lujftojne korrupsionin se jane vete pjese e sistemit te kalbur. dhe qeverise i  novojit kjo amulli se i zgjat jeten.

Ne fakt me duket qe pikerisht kete po themi, qe nuk eshte ceshtje individesh te mire vs. individeve te keqinj, po qe ne kemi nje problem te madh institucional ne kete vend. 

te dhenat e mia flasin per 150 mije eur per magjistrture ( per gjyqtar) 100  mije do jete prokurori.

Agron Cenkollari: A ka një program PS për emigrantët dhe si mund të votojnë edhe ata?

Rama- Në qershor, duhet të bëjë një rrugë me makinë apo avion për të rilindur vendin e vet. Duke ardhur, sjell një garanci më shumë kundër vjedhjes. Sa më shumë vota!

Kurse LSI-ja:

- Nëse i jep kësaj force 40 vota, LSI-ja i premtonte punësim personit që plotësonte formularë.

Dritan: Z. Rama, a keni një plan B, në rast se kundërshtari politik, iu bën rrengje të ndryshme në ditën e zgjedhjeve?

Rama- Të lutem, ti bëj tënden, duke votuar dhe duke tërhequr edhe të tjerë në votim. Dhe ji i sigurt, se ne do bëjmë tonën që fitorja të mos preket. Duke bërë secili të tijën, ti duke votuar dhe duke tërhequr me vete edhe shokë e të afërm, ne duke minimizuar shtigjet për vjedhësit.

Perfundimi personal, duke pare rrethanat LSI-ja i mban shqiptaret per te mençur, PS-ja i mban per budallenj.

Shën Agustini: (shqiptarët)... e përjetojnë problemin, por nuk dinë ta shpjegojnë. 

Goxha reklame po i beka gazeta. Duket si insercion publicitar.

po jo bre jo

nuk eshte aq e thjeshte me vetem nje vend pune, kta te specializojne dhe per tu bo kryehajdut ne ate vend pune

Dmth me nje gur vrasin dy zogj, paguaj 1 merr 2. Keta qenkan bishe, e kunderta do ishte me te futur, te te gjenin nje vend pune dhe te shihje gjithe dhembje koleget tek mbushin xhepat. Ja shih si ankohen pedeistat, ngaqe leseistat jane mjeshtra, pa punuar marrin rrogat, le po te punojne ça i bejne gjese.

      A e dini sa administrata figurojne  duke ...u paguar ?Kjo puna e LSI-se eshte nje tjeter "qeverri",  me vehte.

Pra kemi:

   Administraten,  qe eshte e gjendur ne pune dhe qe sikuder thuhet e kalon 140.000 vetet.Nje sistem njerezish  te burokratizuar  te cilet ne shumice kane  predispozicionin jo te zgjidhin, pune, halle te njerezve, por si e si  ti zvarrisin, ti  merzisin, ne menyre qe prej vendit te punes si sherbim ndaj qytetarit, te mund te  mxjerrin perfitimin e dites.Nje administate e korruptuar  dhe krejtesisht e mbushur me te paafte.

 -"Administrata" e njerezve me me dy punesime, dhe pa asnje pune  reale, prej te cilave nuk bejne asnjeren, por qe paguhen si 'twe punesuar ne adminsitate me qe jane ...militante te PD-se, LSI- se, PR-se dhe partise  Idrizit.Numuri i ketyre nuk dihet sa, por duan te thone se vertitet  diku tek 15-20.000 vete

-Administrata e ish te  punesuarave,  te larguar nga puna, pa motive dhe qe kane fituar te gjitha gjyqet, duke u hapur "pune " morise se permabruesave private te cilet po  mjelin e vjelin pare prej kesaj administrate ne menyre qe te mund te marrin pagat sipas veendimeve gjyqesore.Me kete administrate po lulzon nje lloj i ri  korrupsione, qe perfshin gjyqtare, avokate, permbarues dhe shefa llogarishe te administates se zyrave.Numuri i ketyre eshte  me shume se 12.000 vete.

    Shembulli tipik, i fresket fare eshte rasti i greko-Pdistit , minister Spiro Ksera.Ky grek deri ne genin e thoit te kembes dhe antishqimtar deri ne majen e fijes se leshit, prere kare, me nisjen e eres se fushates prej kumbarit  Sali, zevendesoi Grekun e vet normalin Thoma Miço  me nje "grek" te konvertuar ne shpirt dhe per shpirtin e vet dorezuar  djallit, permetarin Ilir Ibrahimi.Pse valle Ksera largoi ate te  gjakut duke e zevendesuar  me kete te shpirtit?Se Ksera mba ne pune edhe perfaqesuesin me tipik qe punon nate e dite per Vorio Epirin.Dhe askush nuk i thote: "marshallah o grek..!"

   Thone ata qe e njohin me rrenje e dhemballe, se Ilir Ibrahimi ka vite qe eshte sekseri i Spiro Kseres ne te gjitha aferat e ndyra.Qysh kur Spiro  e beri  zv. prefekt  per zone  Permetit, ndersa Salihu e pati  bere Spiron prefekt te Jugut.Ky  Iliri, sa zuri kolltukun e Drejtorit te Sherbimit Kombetar te Punesimit, largoi  pa asnje motiv, te gjithe ata qe kishte prure Spiro me Thomain.Ne vend te tyre, kundrejte nje  gjobe te mire, solli njerez, qe do te  jene...ne 23 qershor, votues ne zonen e Spiro  grekut.Nuk i duhen greke, se  ata i ka Spiro , por nepermjet Ilirbeut solli  muslimane fakire, me din e iman te thyer,  si  ata qe  kembyen eshtrat e te tyreve, per ti kunguar prifti shqiptar i  Kosines  ne  kokalle ...greke... Dhe u ka "gjetur vendin sipas profesionit".Psh.  ne zyren juridike solli  nje 64 vjeçar me histori gjografi marre diplomen per 13 vite sira! Edhe Iliri,  duke qene dentist ne profesion, u kerrreu dhembe e dhemballe te punesuarve....,por dhe binane sektorit qe drejton.

  Kjo eshte adimistrata e "Nryshimit ",   administatat e PARAVE

 

 

Administrat sekseresh.Grava i ke shpjeguar shume mire! Une nuk kam asnje dyshim qe adminitrat qe sherbejne per publikun nuk kane asme te voglin kujdes per qytetarin, eshte shume siperfaqsor! Atu sherbimet jane te korruptuara, japin nje asitence qesharake, ne nje kohe qe edhe i punesuar te jesh, te duhet te mbijetosh koston e larte te jeteses, duke i shtuar ketu plus , korrupsionin! 

Ka ca pune  , mund te vije pak me vone smiley

Grava nuk e di pse me dukesh nga nje here si Maqo Lakrori!

lulindo , je  i prere per,... ne partine e shokut  Meta! Kallup...,  per te! Tu duka ashtu,  nga cila ...shenje mo.... i gjithi  mendje ?

Perveç fjales "lakrori", veshtire te  dishe gje tjeter ti.Se Maqon as qe e nejf fare.

njesoj funksionojne te gjitha partite shqiptare, nuk kane ndonje ndryshim te madh mes tyre.

Te vetmin propozim per luftimin e korrupsionit e kam degjuar nga nje fjalim i vetevendosjes; duhet qarkullim njerzish, nga saranda ne Mitrovice, bie llafi dhe zhvillim te bizneseve te medha ne menyre qe lidhjet familjare e krahinore, qe qendrojne ne baze te pislleqeve, te mos bejne me efekt. 

Ne kete kontekst dhe bashkimi kombetar do mund ta vinte klasen politike dhe institucionet para nje pergjegjsie me te madhe.

Njesoj o djali njesoj. edhe ata te rinjte -jo komuniste qe zgjidhen inagurohen nga dora vete e komunisteve nano berisha

LSi turpi me i madhe i politikes shqipetare

LSI-ja eshte pararoje ne politiken shqiptare.  Partia e pare qe e dokumenton korrupsionin e saj haptaz fare dhe me ane te nje nga figurave me te rendesishme te saj, duke e regjistruar me video e audio dhe tani partia e pare qe e dokumenton klientelizmin e saj me formulare aplikimi per pune te afishuar ne faqen e internetit te saj.

Matane kesaj ama, mua me duket me interesant fakti se si PS-ja e PS-istat kritikat e sulmet e tyre kete katervjecar i kane perqendruar ne pjesen derrmuese te tyre mbi Berishen e PD-ne, mbi tiranin, gjakatarin, vrasesin, percaresin, mashtruesin, te paeturin per pushtet, tradhetarin, malokun e Vicidolit e Berishe.  Me qellim apo jo keta kritizere parimore e harrojne fare qe qeverisja e Berishes kete katervjecar do ishte bere e pamundur pa ato kater mandatet e florinjta te MetLSI-se qe ja ofroi Berishes gjithe zell ai kaloresi i antikorrupsionit, cimkaxhiu Prifti.  Harrojne qe demonstrata e 21 janarin ku garda e Berishes ekzekutoi kater qytetare te pafajshem, u thirr e organizua si reagim te korrupsionit te dokumentuar nga dy ministrat LSI-se te qeverise Berisha.  Harrojne qe reagimi i MetLSIse mbi 21 janarin s'ishte aspak ndryshe nga ai i BerishPDse.  Harrojne qe MetLSI-ja i mundesoi atij vendosjen e Bujo mustaqelliut si president, LLalles si kryeprokuror, shperndarjen e mandateve si ne 2009 e kshu gjerash.  Harrojne pra me pak fjale qe pa MetLSI, nuk ka Berishe keto 4 vjete.   Nga ana tjeter krietari i tire rilindas ja lyp me takt Metes, i le shtigje te hapura ne librin e tij kurse eksponente te tjere te larte te PS-se ja kane lypur rendshem fare.

Q*fsha #rilindjen!

Metode origjinale smiley per te krrejtur sa me shume vota. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).