Pak para orës 19:00, ish shefi është vrarë në afërsi të shkollës Vasil Shanto

Duket se ka qenë një pusi e ngritur me kujdes. Komisari është vrarë me breshëri arme automatike AK ndërsa ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë private në një zonë të lagjes ku mungon ndricimi. Nuk ka deri më tani asnjë pistë zyrtare hetimi mbi vrasjen e ish komisarit Dritan Lamaj.  Lamaj u shkarkua nga posti në muajin nëntor pas disa akuzave publike dhe padive nga grupe të ndryshme.

Tiranë- Më në Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj ka firmosur shkarkimin nga detyra të shefit të komisariatit numër 6 në Tiranë Dritan Lamaj, i cili u denoncua publikisht nga disa sipermarres per ushtrim dhune verbale dhe shantazhi, me qellim vjeljen e gjobave ndaj tyre. Nderkohe qe ne dy raste u roganizuan edhe protesta ndaj kesaj dhune.

Sipërmarrësit dhe qytetarët, që janë cënuar nga ky drejtuesi policie, dhanë dëshmitë e tyre publike për mediat, ku sollën provat për dhunën dhe presionin që kanë pësuar. Ata bashkuan firmat në një “padi komunitare” të përbashkët ndaj z. Dritan Lamaj, duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre, cënim të pronës, personalitetit, prishje të imazhit dhe kërkuan një dëmshpërblim prej 10 milionë Euro.

 

Gazeta IDEA

 

144 Komente

Nuk kisha degjuar me pare per te, por nga nje kerkim i shpejte ne google, nuk e di pse me erdhi ne mendje shprehja: "Karma is a bitch".

'Sipermarresit'  thone kta peer Arben Frrokun & Co , ah mor zot mot ...smiley

Na kane myt horrat . Kta kane qene njelloj gango dhe me policine ne kohen e PS-se.

E tmerrshme, gangsterrliku ne cdo kohe qe ben ligjin.

ky pra eshte problemi, se Blendi citon gazeten thashethemnaje IDEA se sipermarrsit or tie ... lloto? po kush te le te kesh kompani llotoje ne shqiperi po nuk kishe nje ushtri me roje apo t'i besh zbor studenteve nga zonat rurale dhe t'i rrjepesh per se gjalli (http://www.mete.gov.al/doc/2012030710043...) - se keta nuk duan fakte, duan qe te flasesh qesim,

"opinone - tha njeri -me ato ushqehemi, na jep opinionin e perditshem o prijesi yne ne qiell, bekuar qofte ..."

Nuk po ben dot nje lidhje logjike qe argumenti yt te qendroje. Gazeta IIDEA nuk hyn fare ketu, se ai lajm  qe citohet ne kete rast eshte konfirmuar nga pothuajse te gjitha mediat. Ka patur nje konflikt midis ketyre, dhe ka patur protesta te organizuara nga Levizja Shqiperia e Re. Dime qe levizja ne fjale buron nga grupi i UV. Keto jane ato qe i dime me siguri, per te tjerat spekullojme. Une e kuptoj qe dyshimet e tua jane logjike, por kjo nuk i provon ato. Mund te jesh duke ia futur kot. Dhe nuk eshte se po flasim per ndeshje futbolli. Mendoj se duke qene se ceshtja eshte serioze na takon te mbajme qendrim serioz. Po mund edhe t'ia mbysim si na e pret mendja ne, se fundja ne kete vend keshtu flitet, dhe ky eshte problem serioz. smiley

nuk ta kuptoj ate emotikonin aty? jam nje cik i ngadalte me ata qe duan sforcojne te zgjuarin

Ndjese paste se qenka i ri.Eshte rrezik qe ben pjese ne kete profesion ,pra i venene "hesap".Zoti iu çofte force familiareve.Nuk kane gjetur me siguri foton me te mire per ta sjelle ketu... smiley

....njerzit bejne drejtesi vete kur krimi eshte shteti...ske ca ti besh...
 

njerezit bejne drejtesi vete se s'ka shtet,bandat kane shtetin e tyre e shpesh per fat te keq edhe profesionistet kane rregullat e tyre.Mungese totale e shtetit ne te gjitha anet.

e keni keqkuptuar situaten,

lamaj ka qene ne terezine e vete, dhe ka kryer detyren ne shkollen vitrina, por keta iu qepen, sic i jane qepur edhe ministrave kur kane pasur probleme, por ky u doli kocke e forte dhe i perballi,

po te shohesh me kujdes burimet ne lidhje me konfliktin qe ka pasur me keta lacianet e vitrines, jane te gjitha te shoqates se tyre dhe nje pacavure qe shperndahet falas neper tirane, 77, keta jane tip organizate mafioze 

Mendoj se ben gabim qe ve gishtin mbi njerez. Kjo eshte ceshtje shume serioze, nuk mund te flasesh kaq qesim. Jo vetem qe ben akuza shume te renda por as ketij te ndjerit nuk i tregon respekt me kete menyre. Le te flasin faktet or mik.

iu pergjigja atyre qe aludonin se lamaj si nepunes i shtetit e kishte perdorur ofiqin per interes te vet (shteti te vret), pasi kishin lexuar tek 77 se ai ishte akuzuar per dhune dhe arbitraritet .. nuk kam akuzuar asnje per kete vrasje, as permendur emra si atentator

faktet kane nje vit qe ja bejne muuuuuuuuuuuuu dhe eshte turp ti permendesh tani .

ja permend keti Blendit, se njeher ka fshire nje artikull per kete shkollen vitrina ngase eshte si puna e Indira Zhakut, qe u behet qejfi kur i ftojne neper konferenca katunaresh dhe u ndricojne fytyren per kamerat ... o Zot!

Mos eshte ky tipi qe pati nje perplasje me ate bossin e Vitrines...??? Bossi, nuk la gje pa bere kunder ketij, bile mbushi Tironen me fletushka duke e cilesuar si kriminel, bile ky beri edhe nje parti vetem e vetem qe te mbante kobure ne brez......(sipas thashethemeve)....

Sidoqoftë humbi jetën KOT në nkë shtet KOT një njeri . Ngushëllime familjes dhe miqve e shokëve të tij !

Kjo verteton se ne Shqioperi ndryshe nga Tregisti i Lire Henri Chili , që sheh "kufizim lirie tregu or tie " është kaluar ne Liri pa cak . Liri ne Ushtrimin e Profesionit pa Kontroll te Policise , Liri pa kontroll e pa rregulla ne zhvillimin e Bizneseve . Komplet Klientelizëm . Unë paguaj 250 mijë dollarë taksa ???? E po pastaj ? Se mos i paguan për bamirësi ?

Zaten llafazane te tille me teoriperpjekje te mënçurisë së lartë  shohin pertej se tashmes e pertej të ardhmes dhe na kane dhururar as me shume e as me pak nje Shtet XHUNGEL ! Sindozot dhe nje Grup qe po postohet ketu me nje artikell si Gazetare Investigativ jane nje Lloj Kuakkuarakuakesh qe jo vetem nuk Informojne por per te mos thene Mashtrojne , duket se anojne nga ai qe KA LEK se " o bo keq per lek mer Jahu "  Çfarë tha Policia në këtë rast ?

Dhe çdo njeri në atë shoqeri keshtu do bëjë .Perderisa familja e Babasqapit eshte ne Krye te Lekisteve , e perse Policia , Bizneset , njerzit e thjeshte dhe Kushdo te mos zbatojne thenien "Per Para çe shet ( vret )  të anë " pavaresisht nga Llogjet Çiliste ku zbulohet se keshtu kerkohet  "forcimi shtetit "

Ish shefi, tashme nje ish  njeri, nje ish baba, nje ish vella, nje ish bashkeshort, nje ish ish ish. Te gjithe keto ishat,e thjesht sepse jetoi ne nje ish shtet.

Nje ish-polic qe (ndoshta) ka thyer ligjin dhe dikush qe (ndoshta) ben vetgjyqesi. Yes Karma can be a bitch.

Ne nje vend ku vriten police dhe pasurohen gjyqtaret, eshte mafja qe "qeverris" tere jeten e qytetareve.Sado fajtor a i prape qe te kete qene ky njeri, do te duhej ta luftonin ose ta xhvishnin ne menyre qe te mos arrinte te goditej ...roba e policise
Te Qofte i lehte dheu more djale!

me vjen kea per Tanin e kam patur shok ,,,,ka qen djal flori para se te futej ne polici

grava si eshte e verteta di gje ti? me vjen sh keq jo vetem si shok por edhe si ushtarak ne sherbim te ketij shteti te kalbur

Jo Altin, nuk kam info te plote per te.Me nje oficer te larte te drejtorise Policise qe fola ne tel, mu tregua shume i rezervuar.Ama dhe ai me tha sikunder e thoni Ju.Ka qene djale shume i mire... Doemos, jetojme kohen kur ...nuk vritet i ligu...

Zana, vetem per kete mos u habit hic! Eshte aqe problematike sherbimi ne polici sot sa ....ja qe te vrasin!

un jam rritur me te ishte djal sh trim e i drejt,por kisha vite pa e takur 

mu mbushen syte me lot

Kjo shoqeri eshte perfundimisht e dale mendsh. Dritanin (ndjese) nuk e ka vrare krimineli, po mafia universitare dhe shoqeria civile. E ka vrare sazan guri, mentor kikia e kompani, se bashku me shtetin, para se ti marri jeten vrasesi. Terminatorit i takon vetem "colpo di grazia". 

kjo shquperiaere eshte partia qe ky tipi ka krijuar

Bido, rrofsh me ete prurjen?Nuk e kisha pare se pergjithesisht keto...civilet nuk i ndjek fare.Keta i bien vrangalles per te marre projekte, dmth fonde.Ke te drejte shume ne ato qe citoni!Keta jane Allahu na ruajt!

Asnje nuk e di te verteten Grave, dhe veshtire se do te mesohet.... po ti degjosh palet veç e veç, te dyja kane te drejte ne ato qe thone, po se si qendron e verteta e vertete, pakkush e di... megjithate ngushellime familjes......

Alidems, ka nje aksiome qe vjen si pasoje e gjykimit te vetvehtes.Ne se ku djali do ta ndjente vehten aqe te fajshem vec te ishte i mete te rrinter aqe i pambrojtur.Ka shume pandehma qe do te duhej ta benin Drejtorin e Pergjithshem te merrej personalisht me sa ish fole per kete shef komisariati.Por ku ja u di radhen puneve burgaj...Dhe ja pasoja...!

vetem Tani i bente zap  ''trimat'' e laazaratit  kur iste komandan rendi ne gjirok

Grave te jap te drejte ne ato qe thua, por duhet te marrim parasysh edhe ate tjetren qe veshja e uniformes, i ben disa te mendojne se jane te  "paprekshem".... se nuk i ze plumbi..... Ja shiko ata policet rrugore, qe kur ndalojne ndonje makine, nuk marin fare parasysh ruajtjen dhe sigurimin e vetes apo te tjereve, por i shkojne si kapadainj shoferit dy apo edhe tre police e i kerkojne llogari... e rasti me i paster eshte ai i Dritan Dajtit, i cili i vrau te kater policet qe i shkuan per ta arrestuar..... se ata shkuan si cjapi tek kasapi, pa marre asnje mase vetmbrojtese..... e ç'te them me une i ngrati......

Ja alidems ja se na ka sjelle Al bano si shprehet gjykata! E imagjinon tani ku fle lepuri...?Ashiqare qe cubat e kan vra!..."Univesiteti "privat....Konflikti....etj!

Shiko se e kemi diskutuar kete ngjarje edhe ketu te peshku, http://www.peshkupauje.com/2012/01/trupr... po asnjehere nuk e morem vesh se si eshte e verteta e vertete, ndaj ne flasim me pandehma..... i marrim me mend se si ka ndodhur..... Po mbase ata nuk kane te bejne fare me kete ngjarje, mbase i ndjeri ka prishur pazare, po mbase e ka honger per bedel, a ku di une, ndaj ne te tilla raste bejme mire te mos nxitohemi dhe te mos veme etiketa kot me kot, ketu e kam une Grave......

grava me cdi un ka sh pak shefa komisariates qe jan nga jugu ne tr, nejse 

Altin ne tr e bejne ligjin serbet... Keta qe hiqen si trima kan krah te ngrohta nga pushteti politik dhe mafia nderkombetare, sidomos sherbimet sekrete serbe. Ne tr ke deri ne nivel ministror qe mbrohen nga bodiguarde (ose ndoshta roje!!) serbe. Kushedi sa ka edhe qe flasin shqip... nuk do me bente fare pershtypje sikur edhe Berishovici vete, si kryekeput ne sherbim te interesave serbe qe eshte te mbrohej (ruhej) nga truproja serbe, ai ose te afermit e tij.

serbet nuk kane gisht ne kete pune.Fajin e kane kokat me cepe te shqipove qe nuk dine te mbajne nje shtet.

Jooo e ke gabim, fajet per te gjitha na i kane te huajt, asnjehere ne. Ah po, edhe Saliu.

Nashi  Saliu nuk eshte komplet i lare ne kete mes.Gjate kohes se tij u mbush policia me katnare me diploma fallco te shkolles se mesme te cilet u bone grup me kriminelet.Ne 97 sa plasi koburja e pare  u zhduken si krypa ne uje dhe e lane popllin ne meshire te krimineleve.Bile shefi i tyre Agim Shehu per mosmbrotjen e popullit dhe thyerjen e betimit ushtarak u shperblye me 100 mije euro rroga te prapambetura.

Ndoshta skan gisht ne kete pune, por kan gisht qe cke me te... Jo vetem ato qe kam thene une me siper qe jan fakt, por ka edhe te tjera. Shiko edhe fenomenin Fazllo, apo ate qe ka thene vete me gojen e tij Milloshevici. Ata kan investuar jo vetem pune agjenturash, strukturash etj por edhe para te thata (plot) qe Shteti dhe shoqeria shqiptare te degjenerohet.

po ca djal trim qe ishte,nuk e ke iden.te siguroj se vellezeri   e tij do hakmerren,dhe duhet te hakmerren ndaj ketyre vraseseve te pabese,

e pra te zene pusin neper cepa 'trimat' e pastaj largohen ne drejtim te preherit te qeverris.

Altin..........................................................

Grava s,e kuptoj ....

vec me dhimset sh Tani,çfar djali tipik lab me çika,s,ta bente dy,jua kerrciste pistonin ballit.

Per mendimin tim do bere si ja benin romaket... vallai ai ka qene qyteterim o vlla, te kthenin ne kerme persegjalli varur kokposhte ose kryqezuar. Os edhe si Aliu makari, ama dicka duhet bere, i mori frymen llumi atij vendi. Ata qe rine e bejne sehir me tragjedine e shqiptareve ju a nxjerrte perendia tek femijet e tyre... 

ME KANUN.

Tre komisare ne 3 muaj?  Me kete ritem ...

Ngushellime familjareve.

Ne lidhje me kete ngjarje te rende, Policia e Shtetit, vendos ne dispozion shumen e parave prej 100 mije dollare per cdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te indetifikimit te autorit, ne cdo rast duke ruajtur anonimatin.

O shteti, vendoseni njehere e mire, o dollare, o euro.  He derman shtet.  Leku i shtetit nuk. 

ky eshte skandali: News24 mëson se Lamaj kishte bërë disa ankesa në prokurori për shkak të kërcënimeve që kishte marrë së fundmi

me nje lajm te tille drejtori i pergjithshem duhet te jape minimalisht doreheqje dhe te behet direkt pergjegjes

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/tira...

Ndonese te departamentit te informacionit, keta te bazes, nuk i njifkan te gjitha bizneset e bekuara nga Ai. 

Ps: cer karme thoni mer njezer? Nuk ka karme ne Shqiperi, kerme po.

Policia: 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit 

...Polica vë në dispozicion nr. 0694102932 për çdo informacion mbi vrasjen e Dritan Lamaj.

 Vrasje e paralajmeruar! Ky eshte kritikuar publikisht per "konflikte " me dite te tera., per dhune ndaj bizneseve, personave private, dhe Universitetit Vitrina! Ne ate kohe shteti duhet te ndante shapin nga sheqri, te sqaronte pozicionin e ketij komisari se ne emer te kujt ky e ushtronte dhunen. Ne emer te shtetit, ligjit, apo ne emer te vet!!!  Ishte shkeles i ligjit ky apo biznesmenet privatet ata qe ankohershin?!!

 Ose ta mbronte ose ta shkarkonte ta denonte ne emer te shkeljes se ligjit qe ky komisar ka bere ndaj personave biznesmen universitetit Vitrina etj.. shteti siduket ka qene indiferent ose i paafte te sqaroje pozicionin e tij ne lidhje me "dhunen"..te vrasesh nje komisar policie ne Tirane eshte nje ngjarje e madhe per shtetin! Por siduket atje policia veperon me 700 standarte dhe jeta e njeriut nuk vlen as edhe nje grosh! Pasiguria e madhe vjen pasi shteti nuk funksionon

 

www.youtube.cohttps://m/watch?v=0tzbNvdg0jc

E sakte.po te ishte denuar per dhunen do ishte gjalle tani.E njejta gje vlen edhe per vrasesit e 21 Janarit.Duke I nxjerre nga burgu mos kujtojne se po I mbrojne.Prandaj thone qe drejtesia I zgjidh konfliktet.

te ne s 'ka mistere hiç.te ne dihet cdo gje po s'behet kurrgje.ku do e cojne shpirtin pergjegjesit?
Me duket se e shoqja ka pasur probleme me shendetin keto kohesmiley rip e Zoti ndihmofte te gjallet!

mu kujtu sesi paten shperndare fletushka, gjer tek lagjja ime neper makina e poshte dyreve qe te shkarkohej ky komisari.

 

bohhh...ky shtet eshte i paftyre fare...
100K$ per info...? nga dalin keto lek ?... kaq shume ne levizje per 1 person ? 
Eshte per te vjelle sepse aty shpertheu gjithe Gerdeci dhe nuk levizi njeri gishtin, u vran 4 veta ne manifestim dhe dolen te gjithe te pafajshem duke qene te fajshem, e sa e sa historira te tjera dramatike, me njerez te thjeshte dhe vertete hallexhinj, me viktima qe thjeshte ishin ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar....
dhe se rrujti njeri ...
Dhe kta japin 100K$ per informacjone per nje person qe nuk ishte me ne krye te detyres prej disa muajsh, qe ndoshta ishte i implikuar ne pislliqe ndoshta jo, ndoshta dyshohej per disa krime e ndoshta jo....
dhe per viktima reale, te sigurta si te tilla...behet asgje, leviz asnji, demshperblehet askush, biles...edhe pak edhe do dalin deshmor kriminelet...

 

po ca 100K$ aman.

Kush kujton ti se do guxoka te jepka info, qe shteti te nxirrka nga xhepi aq leke. Me siguri, e dine se kush e ka vra. Ja prit gjer neser sa ta marrim vesh te gjithe smiley

Une e gjykoj te rende kete ngjarje, sepse eshte vra nje njeri qe ka qene i supozuar te mbroje jeten e shume personave, sepse ka qene komisar policie. Plus ai vertete ska qene komisar por mesa di une ka qene gjer sot efektiv policie. Kjo smund te shperfillet. Kjo mbjell panik dhe pasiguri te madhe, kushdo qofshin arsyet e ngjarjes. Dhe eshte vra ne mes te Tiranes goce, atje ku une mund te kaloj pernate.

Dmth eshte nje karshillik i madh.

Ai ka qene njeri i perfshire ne konflikt haptas. Te thashe, ne na kane pas ardhe poshte deres fletushka kunder tij kur ne se njihnim fare. Ska pas bere nai here vaki te sulmohet njeri ne ate forme ne menyre nominale dhe personale.

Tani ti degjon qe e kane vra.

Me fal, por mua sme ben pershtypje se sa leke jane vene ne kembim te infove. Sikur vertete dikush te jepte nje info te sakte per kete pune, asigje fare sjane 100$K

 

...ti teorikisht je shume ok, dhe une teorikisht do isha shume ok me ty, nese sistemi do funksjononte
,nese shteti do funksjononte...nese drejtesia do te ekzistonte.
Paniku dhe pasiguria jane aty, ishin aty edhe para zhdukjes se tija...
Mua kjo ndodhi me ngjall vetem nje ide : njerzit smunden me ...dhe po shperthejne...dhe do plasi prap...
Pbmi eshte se nuk po i jepet te gjitha ngjarjeve e njejta rendesi, por sipas interesave (te disa nderhyresve) po behet nje fare lloj marketingu rreth e rrotull...
Fundja te gjitha jetet njelloje jane...pse e ketit vleka me shume ? boka 100K$ ...

Ngushellime per te familjen e te ndjerit.kur vritet polici vritemi te gjithe.Kur do mesojne policet shqiptare se kriminelet duhet te vriten perpara se te te vrasin?

Mbaj mend qe kam gjet nja 2 here fleta ne makine kunder ketij. Lexonin dicka e tille si: ky njeri dhunon te pafajshem, ky kriminel duhet te hiqet nga detyra etj. 

Kush i shkruante keto letra? smiley Me ne fund policia e ka heq qafe "kriminelin dhunues" smiley

Nuk e di kush i shkrunte por ishin si kto fletet e reklamave

ishin fletushkat qe shperndante pronari i vitrines pas konfliktit qe paten

shife policin ne USA per me shum se 15 sec kur ai nuk e ka menien, edhe ta shofesh te Lemes, pa arrit me thone "pse".

boji llafe naj punonjsi te metrose - gjithe minj metroja e NYC, e? por boji, boji karshillik nanjonit prej atyne uniformave aliene, kur te hash naj gjobe per te cilen duhet me kap edhe naj second job, se helbete... shtrenjtsi jetese shum.

shteti per 6 muj e shtro e bo qingj miletin, me dash. nga e di une kte? po ja, ma ka msu Ali pashe tepelena dhe Zogu dhe Enver Hoxha. Ky i funit i her, ka qen professor emeritus.

shteti per 6 muj e shtro e bo qingj miletin, me dash.

Ka nje konflikt te madh interesi midis "shtruarjes" dhe votave. Shqiperia eshte shembulli me i paster ku demokracia parlamentare nuk mund te funksionoje.

Ka nevoje per nje lloj pakti kombetar midis dy poleve kryesore per aspekte thelbesore dhe jetesore te bashkejeteses te nje komuniteti. Fjala vjen te dyja palet mund te zotohen qe nuk do te kete perfitime elektorale mbi ceshtje si rendi publik, prona, shembja e ndertimeve abuzive, evazioni, pagesa e faturave te sherbimeve dhe drejtesia ne pergjithesi, etj.

Fatkeqesisht partite ne Shqiperi e bazojne fushaten e tyre elektorale mbi mbylljen e syve perballe fenomeneve kriminale.

Ne jemi nje vend qe nuk kemi kaluar faza si rilindja (europiane), iluminizmi, etj. Ne kembim morem frustracionin e pushtimit otoman me gjithe pasojat e tij.

Per te pare ndryshimet (per mire) qe mund te ndodhin ne shoqerine tone ndoshta nuk do te mjaftoje nje jete e as dy. Mund te mos kete ndryshime fare. Shiko Rusine. Nje shoqeri ashtu si vete njeriu mund te gjeje nje lloj ekulibri mbijetese ne keq-qenien e saj.

bo bo...ca te perdhenuari i ke bere peshkut pa uje me kete koment,per te ardhur keq!!

Europa e leshit ku dum te hyjme se lejon denimin me vdekje. E kam enderr ti shof njehere te varen nja 10 a 15 vete nga kto trrimat. Pa ja mbulu ftyren. Ta shofin robt kur ti nxihet surrati e ti dalin syte ene gjuha jashte. Po thuj ca denim leshi me vdekje te vesh ketu se do fillojne ti pagujne gjykatsit pastaj qe te denojne me vdekje "konkurrentet" kur bien brenda.

Duhet rivendosur denimi me vdekje.Europa nuk ka per te na pranuar ne nje te ardhme te afert .keshtu rivendosja e denimit me vdekje nje nate e shen bartomelomeut do te siguroje nje qetesi shembellore per vite me rradhe.shqipot jane trima me ata nga te cilet nuk kane frike.

ti cdo tem do e lidhesh me enver hoxhen,allahu na ruajt.

allahu ne ruajt por per tjeter gje ama. 

Ne tre muaj, tre komisare te vrare.  Gjykatese me acid.  Vrases te pafajshem.  Te pafajshem te vrare.  

Mbaj mend ne nje diskutim njehere je shprehur qe s'para i lexon mediat shqiptare, me ndonje perjashtim te vockel.  Je me fat dhe mire ben.  Sot u vra ky komisari, nje faturino 22 vjec dje u therr me thik nga nje person me precedent penal.  E se c'kishte ca menxyra te tjera kjo jave.  

Se me cfare do lidhet nuk e di, por ama duhet lidhur, se eshte bere per ta lidhur se s'mban me. 

Apo ndoshta mban, xhanem.

e kisha me tjetrin qe cdo teme duhet te nderlidhe me e hoxhen.

flm per (kaq pak) infot ' kronika e zez' vazhdon

e lidhin me enver hoxhen ,ndoshta sepse athere kishte rend, shtet modern, duke i refuruar ketu vetem konceptit shtet dhe jo atij politik. Enver Hoxha kishte polici ne sherbim te popullit! Populli kishte besim tek policia! Cfare duhet ? Te rikthehet besimi i popullit tek policia! Kaq! Si behet kjo? Duke forcu drejtesine! Ka drejtesi hic i m...! Prandaj njerzit i referohen kohes se enverit! smiley 

e lidhin me enver hoxhen ,ndoshta sepse athere kishte rend, shtet modern

Lidhja eshte e gabuar. Nuk mund te krahasohen mollet me dardhat.

Nuk ieshte e gabuar jo! Kishte qetsi athere! Krimi ordiner ndeshkohej! Qytetaret ishin te sigurte! Ti mos tjerr vetem nje fraze lexo pak me poshte cfare them! Besimi tek policia duhet te kthehet si ne kohen e enverit, perjashto anen politike! nuk diskutojme kete! 

Ishte nje burg i madh sklleverish ne funksion te pushtetit dhe komoditetit te nje personi dhe te bandes se tij qe ushtronte nen masken e nje ideologjie te caktuar te gjithe kontrollin e mundshem, ligjor, gjyqesor, egzekutiv, ushtarak e policor mbi popullaten ne interes te tij. Nuk mund te krahasohet me situaten aktuale.

ti po i bi fyllit mbrapsht,.. une po them se duhet te rikthehet besimi tek organet e drjetsise, tek policia, si ne kohen e enverit! ..nuk po permendim sklaverine! e ckuptim ka, cndryshim ka,  skllaveria nga krimi  sot, dhe skllaveria nga diktatura dje?  

Duhet te kthesh me koke mbrapsht, athere diktatura ishte ne mbrojtje te jetes se njeriut, prones se perbashket, sot duhet te jete ne mbrojtje, te njeriut dhe te prones private! Ma kape idene? 

Ndjese, por je ti qe i bie fyellit mbrapsht, sepse pikerisht ai regjim ose me sakte menyra se si ai regjim abuzoi me besimin ndaj strukturave te drejtesise dhe policise, ben qe sot besimi ndaj ketyre strukturave te jete i tille.

Ti krahason burgun me lirine.

Duhet te kthesh me koke mbrapsht, athere diktatura ishte ne mbrojtje te jetes se njeriut, prones se perbashket,

Mendoj se e ke shume gabim. Atehere diktatura mbronte vetem nje gje: interesin, frustracionet dhe vizionin e kufizuar e provincial te nje personi te vetem (Enver Hoxhes) dhe bandes se tij.

Eshte e trishtueshme qe edhe sot e kesaj dite, shume njerez vazhdojne te mos distancohen ndaj tij dhe te mos kuptojne ndryshimin thelbesor midis normales dhe anormales e mbi te gjitha demet e medhaja qe ai i solli struktures se shoqerise tone te cilat po i jetojme ende sot.

" e trishtueshme-thua ti -qe nuk distancohen.." e trishtueshme eshte perarsye sepse nuk ka shtet nuk funksionon shteti sic duhet per sigurine e jetes sigurine publike te prones private dhe asaj shteterore, ect.. prandaj njerzit i kthehen te kaluares! Njerzit duan siguri jete, kujdesin e shtetit, kujdesin policise ndaj qytetarit! Evrisje dot policin ne kohen e enverit ?!! E ofendoje ? Ihapnin rrugen e respektonin policin ne rradhe  ! 

..dhe qytetaret ishin te edukuar, te ndershem, bile deri atje sa qytetaret dorzonin ne polici, tek  *kendi i sendeve te gjetura, te gjitha sendet e humbura nga qytetare te tjere!.. kishte edukate te regullave te qarkulliimit rrugor ect..smiley .. eh cbente ligji, diktatura te edukonte me zor! 

Si mund te edukohet nje popull kur ligji zbatohet vetem per disa dhe per disa te tjere jo!Ja kjo sundon atje ligji nuk zbatohet per te gjithe njesoj. zbatohet ne baze te klaneve politike qe kontrollojne gjithshka ne formen e mafies, vetem per interesa te veta te vecanta! Per popllin hurin ne b..! 

rregulla te qarkullimit rrugor kur nuk kishte as edhe nje makine.....!!!

Ca thu o Zane. Ka pas shume trafik atehere. Vinte Idriz Ferra verdalle gjithe diten me biciklete Ylli per me bo noi spiunllik

Olsi

krasimi i enverit me nje polic (jo me policin ne fiale )kalohet por ta krasosh me zogun apo me Pashan ton kjo esht e rrezikshme.por varja muhabet kapterrash qe enderronin te beheshin gjeneral por u rrezu sistemi

ah, pse me mu e paske pas, mre?

vazhdo punen, mer zotni, ene ma krahun, te lutmi, se ne s'kena gjo me llafos bashk. ti per vete permen cer te dush, ne te thonca gjymes llafi, po si enveri ma bofsh. ktu vim e bojm i llaf e muhabet me ato rob qe na hahet muhabeti, se gjo me zgjidh nuk kena.

kshu pra, shnet e pare belge.

Emi ....Mos fol me kopace te frustuar . Si gjithnje vidhen nga palltot e ballove te mamave !

Nuk flas, mer, jo.

Thjesht kom at kompleksin e babes qe po i kallxojte i biri ku i kishte arat.

Peshku na sherbe edhe si ushtrim per anger management; falas.

Jave te bukur anej nga nahija jote, Ziko.

"Po si enveri ma bofsh"

ne radhe te pare ti sdi te besh muhabet. kto ironit 2lekshe mblidhi edhe keta kapterrat e tjer e i fusni na i dor muhabet.publiko tani ndonje vidio te dulles qe te ngazelleheni.

njatjeta e te mira

Kjo flet shume. Tamam shtet te fortesh. Kjo vlen dhe per policine. I mungon krejt kultura e sherbimit, e shofin punen si konflikt personal. Kush ka pas te beje me policine shqiptare, qofte dhe rastesisht, e di mire per ca flas

Me Hoxhen duhet Lidhur jo se ti e Urren apo nuk do ti ndigjoh emrin. Duhet Lidhur thejsht me pyetjen qe i beri nje ish i denuar nje hetuesi duke pire kafe se bashku .Kishte shuajtur dritat ne nje mbremje vallezimi ne Kombinat dhe kishte kapur nje shtojzovalle per bythe .

pash zotin pse me denove ?...Dhe Hetuesi Ju pergjigj :

Nuk te denova une .Te denoje URDHERI ( Ligji ) ...Ne Shqiperi kushdo mund te levize i Lire naten apo diten,  brenda 24 oreve pa patur frike se dikush i cenon personalitetin e tij qofte Mashkull ose Femer .

Ja kaq duhet te kutptosh qe te mos permendesh Enver Hoxhen . Si do t'ja besh ? Ne se nuk di ose nuk ke se si ja ben ,  vecse te leshosh of afe , dhe nderkohe dhjetra njerez te keputen si prase ne mes te dites e te nates per nje vije uji e nje fjale goje Kthehu tek AI ...dhe pa medyshje duke  sakrifikuar .... te parin pa pike dhimbje ! Jane pikerisht keto pasthirma , Jo kriminele ne Dukje por ne Permbajtje me se Kriminale "se Enveri zotrie " qe nxisin KRIMIN ore e cast ne kete sistem te KALBUR Hajnash e Banditesh Politike te mbeshtetur nga lloj Tubacionesh InteliDjente qe kane shperthyer si Anale !

Gjeja me e shtrenjte nder Lirite dhe Filli i saj eshte  E drejta per te Jetuar ! Apo je ne Demokraci Politike babasqapore "se diktatura zotrie "  dhe mjafton "of af - se Dritani zotrije sa shok i mire . I bente zap lazot ...Na do i bejme nje percjellje madheshtore "

ti cdo tem do e lidhesh me enver hoxhen,allahu na ruajt

Busulla busulla kjo dynja, busulla busulles nuk i ngja.

Ne kuptimin qe, ca tipave i ka ngelur sahati tek Enveri, e ca te tjere e kane jo thjesht sahat por busull, pike orientimi, si puna e Mekes per muslimanet. Enveri akbar me nje llaf.

Na ben njexeberthimpermbledhessqarues Xhibole se keshtu me " lesh lesh lesh ...Iku Leshi " kemi Beharin qe kendon smiley

Keshtu e vrane dhe nje shokun e dajes tim, ish-shef krimesh ne Elbasan, shok me Kosenin , i ndjeri Doda ......policia ne Shqiperi eshte e pambrojtur edhe kur duan t'a bejne punen kercenohen me jete . Keshtu kane shkuar punet atje , asgje nuk ishte e sigurt , cdo lloj skicofreni per nje inat ose prekje interesi , rrokte armen .

Kur ska shtet , kriminelet do jene te lire . Zoti ju dhashte o popull

Ngushellime familjes.

Mos harro qe i vrane edhe vellain Lilin. Kane qene icik me te thella ato pune sec kujton ti.

E di o Patek, i kam pas komshinj .......smiley une sdi ca kan bere se kam vite qe kam ik , po kur takova te jemen e tyre kete vit , nene zezen ........fliste rrugeve me vete e qante  e me perqafonte sa here e shihja ....

Une i kam pas njoft para ca vitesh, me Lilin kam pas muhabet me shume. Me erdhi keq kur e mora vesh......Mora vesh dhe pse-ne....eshte per faj te tyre...koka vet ja boni...Hec mo, keshtu eshte jeta.

e si vjen jeta .......kur ishim te vegjel Doda ishte shume here me i mire dhe i beses se sa Lili .......Lili kishte ego te rende.........mbaj mend vellai tyre i vogli , se jan 3( ishin te shkretet, po nje ka ngel )....me rrahu vellain keq per pune kafazesh zogjsh , e beri gjak vellain , dhe imagjino ne ishim kalamaj dhe ishim rrit ne nje lagje .........Doda na kerkoi falje dhe e detyroi te vellain te vinte ne shtepine tone te na kerkonte falje dhe ai ...........dmth nuk ishin te keqinj kur ishim te vegjel , edhe adoleshente ........me vone se di ca u be ........nejse qofshin ne paqe atje ku jane

Se di vallai une i kam njoft kohen e Kosenit. Lili vinte ne Tir me i palester ktu se e kishte qef stervitjen. Hyme ne muhabet goxha. Disa miq te mi ne Elb ma shajten shume kur i thashe qe e njoh. Pastaj mora vesh "bemat" Kjo bote eshte me rrota Elba. Iku koha e te forteve. Kush eshte i zgjuar sheh hallin e vet. Lili hallin e vet po shihte sepse kur e takova heren e fundit me tha qe kishte hap i kompani Security po ja qe historite e "vjetra" e moren ne qafe. Nejse. I qofte dheu i lehte.

Duhet te behen burra e te vrasin kriminelet e jo demonstruesit e paarmatosur.Nuk e di ku humben kuciotet e ministrise se perbrendshme.Ata firaune ndonese te leshte e kokeshtypur ishin esnafe per mbajt rregull e qetesi.

Kuçioti i fundit që ka qenë në Polici, unë di se ka qenë z. Fadil Cami. Pas tij, me kokë, apo pa kokë me cepa, nuk di më të ketë. Këta që janë, dihet nga janë, por nuk kanë shumë kohë të merren me krimin e detyrën e tyre, sepse shumica e kanë katin e epërm të vilës në ndertimi ende pa mbaruar.

Ke dhe grupin e shkodraneve, prezent qe para 90. U moren me biznese qe ne fillim te 90, dhe mbajten nje kembe brenda e nje kembe jashte sistemit. 

Ata firaune ndonese te leshte e kokeshtypur ishin esnafe per mbajt rregull e qetesi.

smiley

Kjo e folmja jote kshu shqeto,pa u merakos per kurfare ndjeshmerie,nacionaliste,krahinore apo politike,mu per vete me kenaq! smiley

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shprehet se policia po paguan me jetë tradhtinë e pushtetit ndaj policisë kur një tjetër oficer policie humb jetën tragjikisht.

 

“Edhe një komisar i vrarë! Në mes të Tiranës. Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhtia e pushtetit ndaj Policisë? RILINDJE”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

- Shqip

Shto dhe ate qe eshte esenciale e nderuar Xhib ....... dhe LefKOPETE e PD-hit merren me Kosta Barjaben akoma ... smiley...se diktatura zotrie ...

Vrasja e nje zyrtari te forcave te rendit (qofte ky nje polic i thjeshte apo komisar ) ne mes te dites ( them keshtu sepse ate ore qarkullimi ne Tirane eshte ne kulm) te le nje shije shume te hidhur. Shume komentues ketu jo paqellim e lidhin kete ngjarje direkt me politiken...pse e dine ata vete !

Do te thoja le te presim te flasin faktet dhe pastaj hidhemi tek komentet politike !

100K$ nuk i jep seriositet ngjarjes, perkundrazi e ben ate jo serioze .. ky eshte mendimi im personal.

Familjes ngushellime ...

 

Gjon me thuaj ti ; si mund ta shikosh kete ngjarje pa e lidhur me politiken !? dhe nese di ndonje rast te ngjashem qe nuk eshte lidhur me politiken....

Fakti se si ka ndodhur ngjarja me le pershtypjen se jane grupime qe jane pak me lart se politika, pra jane ne nje pozicion ku politika dhe institucionet e shtetit fatkeqesisht nuk arrijne dot...  qofsha i gabuar por koha do na e tregoje

Ngjarja me sa di une eshte atentat me kallash  ne nje cep pallati , duke ju referuar ngjarjes nuk e di se cfare te shtyn te mendosh qe qenka grupim me lart se politika.. por gjithsesi, mendoj se ne cdo vend te globit po te ndodhte kjo ngjarje do te trajtohej pervec te tjerave EDHE POLITIKISHT

Tani po flasim dhe mund te jemi dhe gabim ...por une do te thoja se si ka ndodhur ngjarja eshte fjala per dore lekesh.  Nje shume e madhe qe nuk ta fal njeri pra grupime qe qarkullojne leke te medha dhe nuk dun tja dine gjalle ne bote per shtet dhe politik ..nuk diskutohet qe ka dhe politikane qe vegjetojne ne grupime te tilla.

Ah jo, nuk mund te diskutojme ne pllajen politike. Kurrsesi nuk mundemi, pasi Ai nuk ka fol akoma. Ai sot u morr me feisbukun dhe EdRamen.

Nga sa po lexoj pra qenka nje rast si thona na:ça ka lyp ka gjet.....te shkretet femije nese ka

A ishte akoma komisar i ndjeri kur u vra, apo i shkarkuar sic thote kryet e artikullit supra? 

"menyra se si ai regjim abuzoi me besimin ndaj strukturave te drejtesise dhe policise, ben qe sot besimi ndaj ketyre strukturave te jete i tille."

smiley Hajt e mungo noi dite ne peshk; shif cer humbet.  

Nga Amerika mund te beje per te qeshur kjo. Largesia dhe harresa, bejne te veten. Ketu ne Shqiperi une i jetoj dite per dite pasojat e atij abuzimi me besimin e njerezve ndaj shtetit.

kan paguar qe ta vrasin, pronare llotosh e universitetesh legen si vitrina, nuk e kane per gje te paguajne per te vrare .  jo per gje por kane dale haopur si armiq. per me teper qe shteti nuk te perkrah por te largon me marifet qe te ulen gjakrat qe i bie qe te thote terthorazi bejini cte doni une sdi gje ....

jo per te mbrojtur policet pasi shpesh here jane me ndyer se kriminelet vete, por kur krahasoj pronaret e xhoi llotos, universiteti vitrina, smund te simpatizoj keta te fundit. 

 

Ne teme rendi publik, m'u dhimbsen sot ata policat qe rrinin ne mes te shiut ne kryqezime duke drejtuar trafikun. smiley Parkova pak me pare tek 21-shi ne rradhe te dyte edhe polici po afrohej edhe une u drejtova nga makina per ta levizur. "Mos ki merak, mbaro pune" me tha i shkreti. smiley

Nuk e kuptoj pse tu dhimbsen Ols....po benin punen e tyre ,si ç'dokush tjeter....

Po c'punen e tyre o Zane?! Pse pune e quan ti qe ende ne 2013-en trafiku ne kryqezimet e kryeqytetit te Shqiperise e te shqiptareve te rregullohet nga policet e jo nga semaforet?! Eshte turp pervecse mizore ndaj atyre qyqareve qe rrijne ne mes te pluhurit e te shiut per 2 leke e pa pike dinjiteti. Po si nuk doli ndonje shqiptar me leke qe te beje nje veper bamiresie e t'i dhuroje ketij qyteti nje sistem semaforesh e vijezime per kembesoret mqs. shteti shqiptar ka 22 vjet qe nuk po ja arrin dot.

sidoqofte gjendja ,ne ato kushte ,me a pa semafore ata po bejne punen e tyre.Pse ti punon ne kushtet e Fuksias ?apo nje mjek ne spital punon ne kushtet e Gemelli-t?

Ngushellime famlijes. Ska gje me te keq se tre komisare te vrare ne nje muaj, mungese totale e shtetit. Respekt per policine e shtetit, shtresen me pak te paguar dhe me keq te drejtuar.

O Zane, une nuk punoj ne kushtet e Fuksas se s'jam cuni i babes se Fuksasit, por ama nje tavoline, nje karrige dhe 1 kompjuter ja kam gjetur vetes. Per analogji, te vazhdosh te drejtosh trafikun me polica ne 2013-en do ishte sikur une te punoja ne dysheme me laps e me leter. Po flasim per gjera elementare. Jo lukse. Per mua nje shtet (qe eshte shteti i ketyre njerezve te rinj te Hoxhes qe gjysma jane sajuar ketu e gjysma ja ka mbath jashte vendit), e qe nuk arrin te informatizoje as kryqezimet kryesore te kryeqytetit te vendit e le ata police te shkrete te vuajne dite per dite ne shi e ne diell, ne vape e ne te ftohte, eshte nje shtet i deshtuar.

Edhe shume te mos te dhimbsen xhanem!Po t'funksiononin ato semaforet si perjashtashtetit,do ngelnin pa pune e,si rrjedhoje ,pa i'u cu koromanen kalamjve ke shpia.

Nje i njohuri im,pak qyfyrexhi, duke prit t'i hapej jeshilja ne semafor me "ML",pyet policin qe ishte me sherbim,nga xhami i "ML"se vet.

- sa t'shkon dita shoku?

-ja,i psdhjetshe,-i'a kthen polici,t'u i shkel synin.

-O,ta lumsha ty,a ndrrohna bashke,i'a pret prap ky. smiley

He si ja cove sot? Si duket?

Dobet, dobet - ja kthen polici i rrugores. Me zor 20mije.

Periudhe vjeshte kjo, pak trafik, pak emigrante e targa te huaja.

varet Ols ..varet..Polici eshte i instruktuar,njeh ligje,rregulla ,eshte ne uniforme ,i armatosur,pak me ndej ka motorin a makinen e sherbimit,ka nje orar pune...pra edhe polici nje tavoline e nje komputer e nje laps i ka....tesh te pretendosh me ate zhvillim total te Shqiperise ,nje sherbim trafiku si i Tokios...hm

Pjeter, kurimin per pasojat shendetesore (minimalisht ne sistemin e frymemarrjes) kush do t'ja paguaje ketyre te shkreteve? Do te doja qe nje nga ato OJQ-te e shumta te fletushkave dhe fondeve te shperdoruara te kryente nje studim shkencor mbi pasojat shendetesore qe personeli i policise rrugore ka si rrjedhoje e kryerjes se detyres. Sa vjet iu shkurtohet jeta?!

Une kam respektin me te madh per policine rrugore. Jane heronj.

Zane nuk po pretendoj nje sherbim trafiku si i Tokios por te pakten si ai i Shkupit (FYROM) per kryeqendren e Shqiperise e te shqiptareve. Semaforet te ashtequajtur "inteligjente" te pakten ne kryqezimet kryesore te Tiranes nuk jane luks, por normalitet. S'ka nevoje te ekstremizosh krahasimet.

Blend,

Ben shume gabim qe krimet aktuale i hap per thasheme blogu.

Kur kryhet nje krim, nuk mund te lejosh lloj lloj debilash te njollosin cilindo person, apo dhe vete viktimen ne anonimat.

Gjithe mediat e botes keto lloj lajmesh i japin me komente te mbyllura deri sa mbaron gjyqi ne fjale.

Per sa kohe Policia e Shtetit do te drejtohet nga militante nuk do te zgjidhet gjendja kaotike kundra krimit.

Njerez servile edhe te paditur profesionalisht do ta rrenojne me shume sigurine qytetare ne Tirane edhe ne rrethe.

Per sa kohe qe policia i sherben nje grupi te caktuar njerezish nuk behet fjale per ndryshim.

Sot lexova nje artikull ne BBC per policine Afgane. Nuk shoh ndonje ndryshim me ate Albanese.

Polici qe drejtohet nga kufoma edhe bandite ordinere.

... I here m'vaktit i kina pas thone : " SHTET ne BOTE !!!

Sa keq! Edhe sa vrasje te tilla do te degjojme? Mjere familjaret cfare traume. smiley  Ngushellime.

Se m'u kujtua, po shefi i sigurise se burgut te Fushe-Krujes di gje njeri a shpetoi?...mbaj mend qe  vjet ne mars ishte ne koma, nje plumb i kish demtuar 6 organe.

 

Eshte nje fryme e pergjithshme, nje gjendje e acaruar qe vjen prej kesaj politike mashtruese, agresive dhe jashte mase percarese.Kjo eshte fryma konfliktuale e kultivuar dhe mbajtur ne gjendje alarmi, prej Sali Berishes.
Pasojat e kesaj politike vrasese bien mbi djem me cika si ky djali.Dihet mire tadhme prej kujt i ishte dhene ..."denimi me pushkatim"Vetem nje dit me pare i ndjeri, pasi pati lajmeruar te gjitha strukturat e irarkise, beri denoncimin edhe ne prokurori...Por mafia ne nivele te sigurise maksimale, ....e pati dhene verdiktin

cfare te beje edhe Burgaj i shkrete, po iku ai nje tjeter me i keq e merr, nga ana tjeter mendon robi: po gje nuk po ben gjithsesi, as per mire e as per keq! - duhet te jesh vete ne nje situate te tille ta provosh kete dileme ... sidomos kur nuk gjen mbrotje nga eproret e tu qe te tradhetojne per rehati a frike te tyre

Lajm i mire ne se eshte i vertet . Dy te dyshuar jane arrestuar ne Selanik qe mendohet se jane implokuar ne vrasjen e Komisarit . Medoemos duhet gjyq i HAPUR ne se vertetohet se nuk kane "gjaknarrje " por jane te "paguar " Medoemos ! Ne se ka nje fije moral ajo "qeno-kullash " Polici e Ollit qe kercenon Opoziten me Paret e taksapaguesve Opozitare !

Lajm Hipokrit . Berisha derdhi perseri "lot krokodili" per heroizmat e Policise or tie .Bash njani prej tyre ka ngrejt nji Fjamur Lecke te hedhur ne toke nga Protestuesit e 21 janarit dhe me kshill te vet Fariut asht dekorue .. A do te imponoje ne pikmapje Ekzekutive ndonje shkarkim , te pakten te tregoje qe SHTETI nuk eshte i Politizuar dhe ne perKARIe te teforteve qe i ka mbjellur prej VITESH ??? LefKOPEJA mund te na beje me dije edhe per vendimet perkatese . Po Jozefffffajni pas intervius tek seksprogramatori Cani a u mvrejt nopak ? Zane ????

Sic po lexojme neper medja ( gazetashqiptare.com ) deri para dy vjetesh ky dhe Jaku paskan qene shoke te pandare !!!!!!

Jemi shoke peshkatare/shoke te pandare/gjujme sardele,koce e krap/dhe ne toke te thate.

Belul,e gjen dot? smiley

dheu i qofte i lehte Tanit, sa per komentet e mesiperme mjere ju ne cfare derexheje kini rene, nje gje eshte e sigurt jeten ia moren se ishte trim.

Iu riktheva edhe nje here ketij diskutimit se sapo pashe te Shqiptarja.com ca foto. Kush i shikon e kupton se ku eshte katandis shteti.

 

Ajo foto apo me mire te them ato fotot jane per mendimin tim thjesht nje manover per te humbur gjurment e verteta, ose me mire te them per te zhdukur akoma me teper gjurme per te cuar tek dora e vertete.

Per nje gje jam i bindur se ne kete rast ka qene pare shume e modhe ne loje dhe nje situate shume e rrezikshme per disa se per ndryshe nuk te vijne me kallac ne mes te qytetit.

Temat per kete ceshte u mbyllen ...shume pak komente ..kur mendo qe per nje lgbt hesapi shkruhen tek 200 komente smiley

Sipas fjales se urte se cudia e modhe vetem 3 dite zgjat ...

Me hajer tha tek vrasjet e komisarve apo vip-ave te tjere tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).