Në zgjedhjet e 23 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i cilësojë si të vlefshme të gjitha fletët e votimit, pavarësisht se cili simbol do të përdoret nga qytetarët për të shënuar preferencën e tyre politike në fletën e votimit.

KQZ miratoi dje me 7 vota pro udhëzuesin që do të përdorin komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve dhe grupet e numërimit të votave për të vlerësuar fletët e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

Edhe pse KQZ ndër vite ka zhvilluar fushata sensibilizuese që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre në fletën e votimit vetëm me shenjat (X),(+) dhe shenjën “mirë”, këtë vit do të pranohet çdo shenjë. Fletë të vlefshme sipas KQZ-së do të konsiderohen edhe ato fletë që shënohen me simbole, siç përdoret në mesazhet telefonike simboli i buzëqeshjes (smile). Fletë të vlefshme votimi do të konsiderohen edhe në rast se votuesi vendos simbolin e tij jashtë kutisë, apo qarkon me rreth emrin e subjektit.

Një rast “ekstrem” që do të pranohet si i vlefshëm është dhe ai kur votuesi në fletën e 23 qershorit i vendos vizë të gjitha partive politike dhe le të pashënuar një subjekt zgjedhor.

Ky rast, sipas KQZ-së, do të vlerësohet si i saktë dhe se qytetari i ka “hequr vizën” partive që nuk preferon, duke lënë vetëm atë subjekt që ai kërkon të mbështesë. Po ashtu do të pranohet edhe fleta e votimit, kur qytetari do t’i heqë një vizë nga fillimi deri në fund subjektit që ai preferon.

Sipas kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi: “Nuk ka rëndësi nëse është vizë apo ke hequr të gjitha viza dhe ke lënë vetëm një, apo i ke vënë të gjitha partive jo dhe ke lënë vetëm një me po. Në qoftë se identifikohet qartë vullneti i zgjedhësit, për ne është fletë votimi e vlefshme”.

43 Komente

Kjo eshte shenje e mire per votuesit. Sa me shume zhgarravina tek fleta e votimit. smiley

belleair i Bashes paguan biletat nga italia ketu, me gjithe familjen, kot per informacion ... shih mos perfito te marresh nje fluturim falas ... LSI thone se i jep cash (nuk e di me siguri)

Sigurohu mire per cashin dhe ec na jep informacion te sakte. smiley

Do te bej kurs pikture, qe te le dicka mbreselenese.

 

mqrf, kush e degjoi ate savianon ne TV? Ai tha qe nje metode qe perdorej ne Itali ishte qe me nje flete votimi manipuloheshin me mijera vota. Ai tha qe votuesit manipulues i jepej nje flete votimi ku ishte shenuar paraprakisht partia. Pastaj votuesi hynte, regjistronte emrin normalisht me karte identiteti e me gjithcka sipas rregullave, merrte fleten e votimit e pastaj fuste ate te shenuaren. Kur dilte, si prove, dorezonte fleten e votimit bosh, te vulosur e ne rregull. Pastaj kjo fleta e votimit bosh shenohej prape partia qe duhej, dhe i jepej nje tjeter votuesi qe te bente te njejten gje. Saviano thoshte qe ne Itali behej duke u dhene ketyre votuesve si kembim favore ne dokumentacione te ndryshme qe atyre u takonin me te drejte nga shteti, por qe zyrtaret ua refuzonin, ose ne kembim te nje pagese, ose me kercenim.

Kot nuk e la Silvio biznesin e "riciklimit" te plerave ne duart e mafias. 

Sigurisht qe te gjitha votat do jene te vlefshme.

Une do te shkruaj ne maje te fletes me germa te medha:

PER VUQIDOLIN

dmth edhe kete do ta quajne si vote te vlefshme?

nuk lejohen shenjat e qarkullimit shtetor

I vetmi shpjegim qe PD e ka bere kete eshte se ka shumicen e votuesve injorante qe bejne shkarravina, ndaj e di qe fletat e ndotura jane kryesisht me vota per ta.

Thua te kene friken e ndonje Grillo-je shqiptar? smiley

Venus, ti tek sigla e Edit do te vizatosh nje zemer <3 apo nje lule? smiley

Ajo per Edin jep shpirtin, ca zemre thu ti i morsh te ligat

Ju maloket besoj se te Berisha prape bythen tuaj do vini, sa me te hapur, apo  jo?

A ka limit kohor sa muntrrish ne gabinë ?

Ça votimi elektronik thu ti mer daj ?!

Nje shans i mire per te demonstruar aftesite pikturonjese te popllit shqiptar. 

 

Nuk ka rëndësi nëse është vizë apo ke hequr të gjitha viza dhe ke lënë vetëm një 

Dhe une qe prisja qe ti te thoshe kot qe lodhen smiley.  Pale qe kur thote Fiqo, do shkojne me buke e qofte me vete. 

Se sic do thoje ti qe ka thene nje Nalmadhni tjeter: "Those who vote decide nothing. Those who count the vote decide everything" smiley

 

Kshu po ka lezet. Kushedi sa fleta votimi do interpretohen filozofikisht sipas interesit...app jo Brado smiley

Jo nuk eshte kjo ,por tani kemi si ti identifikojme votat e blera ,cdo vote nje shenje ndryshe smiley

Shyqyr qe behet sikur votohet e shyqyr qe behet sikur kontrollohet thuaj

Kete vit vertet qe jane marr masat gjithandej. smiley

Nje pyetje kisha une: Si shpjegohet qe njerezit me diabet mezi u dalin shenjat e gishtave?

Po , po sic i mori Bushi votat e fundit ne Florida smiley long time ago........kur behet ketej , imagjinon ti ca behet andej smiley

Po pse ata nga kane mesuar? Si eshte ajo barcaleta qe i tregonte italiani shqiptarit qe kishte ngritur vilen e tij se kishte ngushtuar nje pellembe rrugen qe kishin shtruar, kurse kur erdhi italiani ne Shqiperi, shqiptari nuk kishte ndertuar rruge hic, i kishte vjedhur te gjitha parat..

Capitalism : A love story

ps. nuk e di ka qene ky dokumentar apo nje tjeter por Michael Moore is a  GENIUS . I love  his movies

KQZ miratoi dje me 7 vota pro

He mo, keni ndonje dyshim qe jane njesoj te gjithe?

me siguri do te dali nga ato vendime qe ps do te bjere brenda me kembet e veta.

Sic ja medemek qiti voten Bamirit ne ekran heren e kaluar, sivjet NMN do ja qise voten Rames per te vertetuar qe, sic tha Lefty i Peshkut, Rama s'eshte socialist sepse voton per Partine e Gjelber.

Kjo eshte arsyeja, pervec faktit qi Bradi do te kete te dhena me te sakta per investimet votenaltmadhnoreblerese. Rama nga ana tjeter thjesht do te dije komisioneret qe i shiten (se ai s'ka para te blere vota, ato 3 mije eurot qi kishte i mbaruan), kshu qi e aprovoi dhe ai vizevoterregulloren. 

Po te kesh parasysh se partia ne pushtet ka ardhur historikisht aty me votat e zonave rurale, eshte e kuptueshme se cfare synon ky ndryshim.

KQZ miratoi dje me 7 vota pro udhëzuesin ......................

 

paskan rene dakord, asnje kunder..    lajm   i mire.. jemi ne rruge te mbare!

smileysmileysmileysmileysmileysmileysmiley

Nuk ka rëndësi nëse është vizë apo ke hequr të gjitha viza dhe ke lënë vetëm një, apo i ke vënë të gjitha partive jo dhe ke lënë vetëm një me po. Në qoftë se identifikohet qartë vullneti i zgjedhësit, për ne është fletë votimi e vlefshme”

Ja ku qendron problemi. Si do te identifikohet vullneti i zgjedhesit? Qe njeri qe ka vene kryq e ka pasur me gjithe mend kurse tjetri qe ka vene rreth ne te vertete eshte kunder dhe vota behet e pavlefshme? Si puna e kesaj edhe shume interpretime te tjera si t'u doje qejfi...

fletat e votimit do jen te vlefshme pamvarsisht cdo shenje....

kurse vet vota... nuk e pjerdh njeri

zgjedhjet do jete perfekte deri ne 23 qershor ne 24H00, perjashto ndonje incident tek tuk me ndonje fshtat te humbur si gjithnje. Por aty nga data 24 ne dreke, kur te bien rezultatet e para, Edi do filloi te "mbledhe provat e manipulimit".

Ne darke te se henes 24 qershor, do filloi kontestimi dhe skenari i 2009 do te perseritet gati pike per pike!

 

lefto

ta kesh te sigurt ne 23 qershor ps fiton

e di vet ti pse

Si mund te fitoje dicka qe nuk ekziston?

Edi Rama e ka shkaterruar komplet PS, bravo i qofte.

Jo vetem qe nuk fiton ne qershor, por nuk fiton kurre me ne te ardhmen e larget

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).