Rudolf G. Binding

Unë jam vdekja e vërtetë,
ajo që drejt fundit tjetër
në heshtje më përcjell,
që prej meje dritën e ligë,
që zbardh Tokën,
që tremb zogjtë,
që frik shpirtrat,
rrëqethshëm gatit.

Orët më syrgjynosin
unë shqetësoj dritën
dhe fëmijët kthejnë fytyrat
si prej zbulimeve të mjerueshme.

Çka jetoj ende
është e pakuptimtë;
e nëse dridhem edhe më
s’është veçse një valle të vdekurish.

Kush jam unë, pasi
theva një shenjt?
Ç’jam unë, pasi
helmova një lumturi?

Mbytur në heshtje
yjet atje lart.
Në të njëjtën mbyten
afërsia dhe largësia,
lart e poshtë.

Kam jetuar -

Vëlla fjalëpaktë
ty dua të të lëvdoj,
ty që po më varros.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).