Nuk është planeti i duhur,
Mos iu afro, shkruar në guida të vjetra,
Dhe gjithë manualet kozmike, planete të tillë duhen shmangur,
Bluja e saj gënjen, ajri i saj të djeg,
Rrafshnaltat mbuluar me hi meteorësh
Që guxuan,
Duhet mençuri hëne
Në daç ta kundrosh,
Ftohtë,
Ashtu ia trazon ujrat,
Fytyrën e vërtetë mos ia rrëfe,
Nuk është planeti i duhur,
Mos u gënje.
Ky shkrim është importuar automatikisht. Lexoni artikullin origjinal
2 Komente
ban pjese ne racen njerezore ,me e provu...me shku pertej...ç'te kushton ,jemi te gjithe vdekatare...pse me ndejt ne pasivitetin e henes....Hena eshte e trishte...
Shume bukur Em ,shume te asimilueshme poezite tuaja te kesaj periudhe.