“Passion” - film amerikan me regji te Brian De Palma

Kur ne vitet ‘70-’80 De Palma perfaqesonte padyshim te vetmin trashegimtar te denje te Hitchcock-ut me kryeveprat e tij (Phantom of paradise, Carrie, Obsession, Dressed to Kill, Blow Out, Scarface, Body Double, The untouchables, Carlito’s Way) une nuk kisha dale akoma nga “veza-albaneza”. Keshtu qe filmat e tij te lartpermendur jo vetem qe i kam pare shume shume me vone, por dhe pasioni im per vepren e tij, gjithmone brenda ‘kinofilise’ sime, me ka lindur po aq vone. Amà kur kam kuptuar e ndjere fuqine e magjise De Palmiane, jam ‘dorezuar’ pa kushte : pakkush qe i thote vetes autor ne kinematografi ka trajtuar aq magistralmente tema te tilla si simulimi, manipulimi, tradhetia, fetishizmi, vuajerizmi (te gjitha keto, para se gjithash e mbi te gjitha ne planin e pikeshikimit filmik e filozofik, e jo vetem ne ate skenaristik - narrativ).

Nga ana tjeter, De Palma më eshte dukur regjizori, ‘vënësi në skenë’ i drames se kapitalizmit, por jo vetem ne sensin ekonomiko-marksist te fjales, por shume më gjere : po aq sa Hitchcock-u, më duket se behet fjale per regjizorin qe pershfaq me mizorine me te shkelqyer faktin se ne ç’pike, se ne ç’derexhé, paraja infekton mardheniet njerezore, thyen e nenshtron iluzionet qofte ato edhe me te pastra, se deri ne ç’pike genjeshtra, mashtrimi, e rrejtshmja i ben pis, i perdhos ndjenjat, qofte edhe ato më naivet e me te pastrat. Po te shikosh me vemendje, kete gje ai e ka bere gjithmone me nje sens grotesk barok prodigious, qofte tek ”Body Double”, qofte tek “Dressed to Kill”, tek “Phantom of the Paradise” apo ”Obsession” : nje grotesk qe “ngacmon me shakà” afekte te thyera, ndjenja te plagosura, ku pikerisht, çdo e çare e çdo krisje, i rivë ne pyetje bindjet tona, ‘piketat’ tona ne kete bote shejtane.

Megjithate, filmat e tij nuk me kane prekur, ‘tronditur’ aq nepermjet identifilimit (projektimit) tim tek personazhet e tyre, sesa nepermjet prejektimit tim tek ideja qe ata misherojne. Ndofta ky fakt, pra identifikimi jo aq me personazhet e nje filmi sesa me ate qe ata perjetojne ‘ici et maintenant’ (HERE & NOW) eshte tipike per filmat eksploitative (mainstream), por mrekullia me filmat e De Palma-s eshte pikerisht thellesia dhe pasuria e pikeshikimit regjizorial (ajo qe komentova me lart : grotesku barok, meditimi mbi boten qe jetojme… etj etj). Qe i ben ata te tejkalojne stadin e ‘filmit mainstream’.

Tashti vijme tek “Passion”, filmi i fundit i Mjeshtrit.

Ka vite qe Hollywoodi e ka flakur De Palma-n, nuk e puneson më, qe kur “Mission to Mars” ne 2001-shin deshtoi financiarisht. “Redacted” ne 2007 (http://filmjournal.net/autori/2009/03/14/redacted-film-amerikan-nga-brian-de-palma/) ishte nje perjekje e regjizorit per te thene permes nje filmi teresisht indipendent fjalen e tij mbi aktualitetin irakian (por mbi te gjitha, ne sensin e te vertetes dhe te genjeshtres : tema fondamentale e krijimtarise se De Palma-s). Por qe ishte, gjithsesi, nje film me se shumti ‘eksperimental’ (ta quajme keshtu), pra jo ‘tradicional’. “Passion”, qe u prezantua vjet ne festivalin e filmit ne Venecia, u komentua si rikthim i tij ne traditen e tij ‘dePalmiane’, tipike e viteve ‘80-’90. Lajm më i mire s’ka ku te shkoje!

Por ndofta çdo gje “ka kohen e vet”. Nese regjizori nuk ka humbur asnje miligram nga magjistraliteti i tij persa i perket, per shebull, zgjedhjes se aktoreve, duhet pranuar se jo pak gjera kane humbur finesën e tyre : personazhet nuk e kane me ate groteskun e tyre karakteristik,  gje qe ne kete film u jep atyre nje fare statusi prej agjenti qe permbushin disa funksione te “mire-caktuara” permes nje skenari, nje linje estetike te ftohte dhe … kaq. Pjesa e pare e filmit eshte tmerresisht telefimeske, banale, e pa pasionushme. Dhe ne dy te tretat e tij, kur me ne fund duket sikur regjizori i merr gjerat seriozisht… eshte shume vone.

Me siguri, De Palma eshte i ndergjegjshem per kete : per faktin qe nuk mund te vere më ne skene drama te tilla humane, me te njejten sinqeritet (pafajesi, virgjinitet, thjeshtesi, pasterti) të “pisët”, me te njejtin grotesk te mendafshte si dikur… . Ne kete sens thoja qe ndofta çdo gje “ka kohen e vet”. Ose thene ndryshe, “Passioni” nuk eshte me i mundshem sot, ashtu siç ishte i mundshem “Obsessioni” dje… . Mendafshi duket si shume i hekurosur…

nota : 6.9

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?v=uLJWoxFtQkY

19 Komente

I love your sense of analysis. Thank you for sharing.

Nga ana tjeter, De Palma më eshte dukur regjizori, ‘vënësi në skenë’ i drames se kapitalizmit

Michael Moore-it do i mbetej shume hatri po te lexoje kete fjaline smiley

smiley  shpresoj ta kesh me humor. Moore nuk eshte regjizor (dmth nuk ben filma artistike, fiksione apo dokumentare qofshin), por pamfletist (por dhe si pamfletist, eshte relativisht medioker). Ose thene ndryshe : nese te gjathtet do nxirrnin nje 'Moore te djathte', ç'a do thonin te majtet, qe ai tjetri eshte i madh (si Moore, me demek) por ka te keqe se eshte i djathte ?? E shiko qe Moore nuk eshte i madh, po hiç fare fare ? E shiko qe te ka marre ne qafe ideologjizmi (dhe jo ideologjite) ty gjembo ?? smiley

S'guxon njeri te beje humor.

Une s'di c'do me thene "pamfletist", por di qe ben filma dokumentare, eshte skenarist dhe regjizor.

Une i dola te keqes para : thash qe "shpresoj ta kesh me humor"
terhiqem ! smiley

Mire o mire, edhe ai ashtu i thote vetes, edhe ca te tjere ashtu i thone per ti bere qejfin (Tarantino i dha edhe Palmen e Arte "per gallate"). Por ne po flisnim per De Palma-n, kupton ti ? smiley Ne raport me te, i bie te jete gjys regjizori (meqe "Roger & me", filmi i tij i pare, nuk eshte fort i keq, edhe mund te futet tek ajo qe quhet commonly 'du cinéma'. por jo pjesq tjeter, qe mund te quhet pamflet vizual - meqe do qe ti veme medoemos nje emer).

Keto jane subjektizma e tua qe neser mund te thuash qe edhe Spielbergu ashtu i thote vetes, dhe ne raport me De Palman eshte gjys regjizor.  Nga ana semantike eshte regjizor.  Kaq.

Ne pjesen e fundit, kam folur per grotesk te mendafshte. Me se shumti, kam dashur te flas per grotesk te atllastë, per me teper qe filmat e De Palma-s, nese do ti permblidhnim ne nje simbolike te vetme, patjeter qo do ishte ajo e atllasit.

Njesoj si kapitalizmi (kjo per gjembin smiley )


 

Nga foto duket se Bjondja po perpiqet ta mbysi me lak, mjeti i preferuar i strangulimit ne filmat e de Palmes te viteve 80-te

weeeeeee "blow out" falas ne youtube !! smiley

Kam shume pasion (dmth dhe respekt!) per ate film (ndofta nje nga dy-tre me te mrekullueshmit e De Palmas ! ndofta me i bukuri ? me i 'ploti' ?). Sidomos imazhi i filmit (por dhe zeri, the sound of the movie !!) tmerresisht i pasur, 1000 gjera ne nje imazh ! apapapa zot i madh sa i talentuar ka qene ai djale

ps: sa per bjonden qe po mbyt brunen me lak, ruaju simulimeve, aparencave.
Jemi tek shpia e De Palmas smiley

eshte e vertete, ne pergjithsi Imazhet e de palmes jane shume te pasura me detaje. Duket sikur argetohet ne kete aspekt. Vi re flamurin gjigand amerikan ne sfond te skena ne fjale. Duket sikur amerikanizmi po e mbyt heroinen, mund te ishte nje interpretim...smiley ose ngjitjen e shkalleve nga shpetimtari, nje element  hitchcockian.

Dhe jo vetem kaq. E kisha edhe ketu : nje imazh i mire, i forte, i pasur, eshte nje imazh qe evokon edhe imazhe te tjera, te cilat padyshim qe ne si spektatore nuk i shohim ne ekran. Por i mendojme. I imagjinojme. I nenkuptojme.
Prej nga : nje film i mire eshte nje fillm qe jo vetem i ka te mire (te pasur, ...) imazhet me te cilet eshte bere, por qe, ato imazhe evokojne ne mendjen tone te tjere te tille "te padukshem". Ose kur themi nganjehere : "Do doja ta shof prap 'blow out' se sikur nuk i kuptova te gjitha, nuk i 'pashe' te gjitha".

 

ps: ne do kemi per nje kohe jo te shkurter probleme me shqipen, sepse si gjuhe me pak tradite te shkruar (ne rast konkret, ne lemin e kritikes kinematografike), perdorimi i disa termave si 'imazh i pasur' (reach)  mund te krijoje probleme, sepse mund te keqinterpretohet e te merret ne sensin imazh lluksoz, pasunar. KURRSESI JO ! I pasur, ne sensin : siç eshte e pasur pena e Kadarese. Keshtu po. Pra edhe imazhet e De Palma-se (e jo vetem te tijte, por te gjithe kienasteve te mire), kane qene e jane te pasur, "siç eshte e pasur pena e Kadarese".

 

shqipja eshte gjuhe e poshter , por jo s'e nuk u kuptumsmiley

Rrofsh Stalker më pëlqejn kto Kinoditarët e tu dhe pse jo rrall nuk jam i fazur me filmin.

De Palma ka bër filma që më kan pëlqyer (ato që kam par)

Për kuriozitet hyj nga ndonjëher tek IMDB dhe një her pash për filmat shqiptar por pothuajse nuk kishte fare analiza a vlersime ,e thashë Stalker nuk "hyka" ktu të bëj ndonjë vlersim ...

...ku Gangster Squad ?! smiley ...apo snuk ? smiley

per ate Goodfather for Dummies e ke fjalen? smiley

 ...bej cfare duhet te besh -> 

 

 

smiley
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).